Prof. Dr. Bekir Topalo-lu
Xhenneti gjendet nėn kėmbėt e nėnės... Muhammedi a.s.
HUTBEJA LAMTUMIRĖSE
Kėtė hutbe nė vitin 632 pas Isait a.s., i Dėrguari i fun¬dit, Muhammedi a.s. pas falėnderimit dhe lėvdatės qė ia bėri Zo-tit, pranė rreth njėqind mijė musli-manėve tha:
Njerėz!
Dėgjoni mirė fjalėn time! Nuk e dij, ndoshta me ju nuk do tė takohem mė deri nė amshim. Njerėz sa e shenjt ėshtė kjo ditė, sa i shenjt ėshtė ky muaj, sa fat¬lum ėshtė ky qytet (Mekka), aq janė tė shenjtė edhe shpirtėrat tuaj, pasuria dhe nderi juaj qė, gjithsesi janė tė ruajtur nga tė gjitha agresionet.
Ashabė!
Nesėr do tė takoheni me Zotin tuaj dhe do tė pėrgjigjeni pėr tė gjitha sjelljet dhe qėndrimet tuaja. Pas meje mos u ktheni nė rrugėt e gabueshme qė tė mos therreni me njėri tjetrin. Kėtė emanet (porosi tė fundit) ju tė pranishmit ua pėrcillni atyre qė nuk janė tė pranishėm kėtu. Ėshtė e mundur qė fjalėt e mia ti kup¬tojė mė mirė ai tė cilit i janė pėrcjellur se sa ai qė gje¬ndet kėtu.
Ashabė!
Kush ėshtė duke ruajtur ndonjė emanet, le tia kthejė pronarit tė tij. Tė gjitha fajdet janė asgjėsuar dhe janė hedhur. Por bazėn e borxhit duhet larė. Sduhet as tė bėni zullum e as tu kthehet ai. Me urdhėr tė Zotit, fa¬jdeja tani nė ėshtė e ndaluar. Kėtė zakon tė keq i ngelur nga koha e xhahilijetit (koha paraislamike, koha e injorancės) e hedh si zakon tė keq. Fajden e parė qė po e hedh ėshtė ajo e Abbasit, tė birit tė Abdulmutalibit (xhaxhait tim).
Ashabė!
Gjakmarrja e kohės sė xhahilijetit ėshtė zhdukur totalisht. Gjakmarrja e parė qė po e zhduki ėshtė gjak¬marrja e Rebijes, nipit tė Abdulmutalibit.
Njerėz!
Sot djalli nė tokat tuaja pėrgjith-monė e ka humbur fuqinė e ndikimit dhe tė mbizotėrimit ndaj jush. Por, pėrpos kėtyre gjėrave qė ndalova, ju, po u pajtuat me djallin pėr disa punė qė ju duken se janė imtėsira, edhe mė do ta kėnaqni atė. Edhe nga kėto duhet ta ruani be¬simin dhe duhet tė frikėsoheni.
Njerėz!
Do tu porositja tė keni parasysh tė drejtat e gruas dhe frikėn ndaj Zotit. Ju i morėt gratė si emanet nga Zoti. Nderin dhe pastėrtinė shpirtėrore i pranuat nė emėr tė All-llahut xh.sh.
Ju keni tė drejta ndaj grave e edhe ato kanė tė dre¬jta ndaj juve. Tė drejtat qė keni ju ndaj grave janė qė, ato tė mos lejojnė qė askush qė nuk u pėlqen tua prishė ēerdhen. E, nėse ajo pranon dikė nė shtėpinė tuaj qė nuk u pėlqen, ato mund ti detyroni tė heqin dorė nga kjo gjė, madje edhe me njė tė rrahur tė vogėl. E drejta e gruas ndaj jush ėshtė qė ti siguroni legalisht me ushqim dhe veshmbathje.
Besimtarė!
Po u lė njė emanet tė atillė qė kur ta pėrqafoni nuk do tė ngatėrroheni fare. Ėshtė ky Kurani, Libri i All-llahut.
Besimtarė! Dėgjoni dhe mbani mirė nė mend fjalėn time! Muslimani ėshtė vėlla me muslimanin. Kėshtu, tė gjithė muslimanėt janė vėllezėr. Askujt nuk i lejohet ta sulmojė tė drejtėn e bashkbesimtarit tuaj. Vetėm nėse ai vetė lejon njė gjė tė tillė, me dėshirė tė veten.
Ashabė!
Mos e mundoni as veten. Keni ob-ligime edhe ndaj vetes.
Njerėz!
All-llahu i Lartėsuar, secilit bartės tė tė drejtave, i ka dhėnė tė drejta nė Kuran. Trashėgimtarit, nuk ėshtė e nevojshme ti leni testament. Nė shtratin e kujt ka lin¬dur fėmija, atij i takon. Ai qė fiton fėmijė nga marrėd-hėniet jasht kurore, i mirret e drejta e pėrvetėsimit tė fėmijės. Ata bastard-hues qė thonė se nuk janė tė babait tė vet ose ai bukėpėrmbysės qė veē zotėrisė sė vet i pėrulet edhe dikujt tjetėr, le ta gjejė mallkimi i Zotit, zem-rimi i melekėve dhe pėrbuzja e tė gjithė muslimanėve. Zoti spranon nga njerėzit e tillė as falje, as tė jenė gjykues dhe as tė jenė dėshmitarė.
Njerėz!
Zoti ėshtė njė. Edhe babai juaj ėshtė njė. Tė gjithė jeni bij tė Ademit. E Ademi ėshtė krijuar nga dheu. Para Zotit ėshtė mė i ēmueshėm ai qė ēmon mė shumė. Arabi nuk ka asnjė pri-oritet nga joarabi, pėrveē masės sė re-spektit ndaj Zotit. Njerėz! Nesėr do tu pyesin pėr mua. Ēka do tė thoni?
-Se nubuvetin (pejgamberinė) e Zo-tit e ēove nė vend, se e kreve dėtyrėn tėnde, se na kėshillove dhe na le emanet. Kėshtu do tė dėshmojmė (para Zotit).
Pastaj Muhammedi a.s. ngriti kah qielli gishtin tregues tė bekuar, mė pastaj duke e lėshuar nga tė tubuarit tha:
-Jij dėshmitar o Zot! Jij dėshmitar o Zot! Jij dėshmitar o Zot!
Krijoni Kontakt