Sakramentet ne Kishen e Krishtit - katolike
Per shelbimin e botes mbare Krishti themeloi Kishen e shenjte. Vete Kisha eshte nje sakrament i madh i shelbimit per tere boten. Mirepo, ajo ka shume rruge, shkalle dhe mjete te posacme te shelbimit per secilin besimtar, nder te cilat me te rendesishmet jane shtate sakramentet, qe i themeloi vete Jezu Krishti.
Kisha eshte si nje qytet i madh me shtate burime uji te gjalle, qe krijojne nje lum te vetem prej te cilit pine dhe jeton secili qytetar, secili i krishtere. Keshtu edhe shtate sakramentet e Kishes e permbushin me hirin e Zotit tere jeten e te krishtereve - prej lindjes deri ne vdekje.
Cka eshte sakramenti?
Fjala Sakrament vjen prej fjales latine "sacramentum", e cila ne kohen e romakeve kishte disa kuptime te ndryshme. "Sacramentum" ishte: pengu i se vertetes ne gjyq, betimi i ushtarit ne besnikeri ndaj shtetit, fshehtesi e shenjte ndersa ne greqishten antike quhet mysterion.
Ne Kishen katolike sakramenti percaktohet si shenje e dukshme dhe vepruese, e themeluar prej Krishtit, e cila shenon dhe realizon shenjterimin e njerezve.
Sakramenti eshte mjet neper te cilin Zoti na e jep hirin e vet per shelbimin tone.
Ēka eshte fjala Hiri?
Fjala Hiri ose hiresia eshte dhurate mbinatyrore e Zotit, e pameritueshme per njeriun, te cilen Zoti na e jep per shkak te meritave te Jezu Krishtit, qe te mund te bejme mire, t'i shmangemi te keqes dhe ta fitojme shelbimin-jeten e amshuar ne lumturi.
Sakramenti eshte shenje e dukshme - si cdo shenje tjeter. Secili sakramente ka ndonje send ose gje te dukshme, qe quhet: "materia" e sakramentit. Ka edhe fjale qe i shqipton ndaresi. Ato quhen "forma" e sakramentit. P.sh. materia e kungimit jane buka dhe vera, ndersa forma jane fjalet e shugurimit. Vetem materia dhe forma se bashku e bejne nje sakrament, shenje qe shihet dhe ndihet, qe me siguri na sjell hirin e Zotit, i cili perndryshe eshte i padukshem.
Sakramenti eshte shenje vepruese. D.m.th. se nuk eshte sikur shenjat e tjera: natyrore dhe konvercionale, qe me te vertete i shenojne sendet, por nuk i prodhojne. Tymi eshte shenje se dicka digjet, por nuk e ben zjarrin. Flamuri shenon shtetin, shkronjat shenojne tingujt, por nuk i prodhojne.
Sakramentet jane shenja te posacme, qe edhe e realizojne, prodhojne, ate cka shenojne: realizojne hirin e Zotit dhe shenjterimin e njeriut.
Pra sakramentet janė mjetet e shėlbimit, tė themeluara prej Jezu Krishtit, tė cilat nė mėnyrė tė dukshme e shėnojnė dhe njėkohėsisht e realizojnė hirin e Zotit, qė ėshtė i padukshėm.
Sakramentet e Kishės katolike janė shtatė:
1. Pagėzimi
2. Krezmimi (ose Pėrforcimi)
3. Kungimi
4. Rrėfimi
5. Vajimi
6. Urdhri shenjt
7. Kurora e martesės
Pagėzimi ėshtė sakrament nė tė cilin na falet mėkati i rrjedhshėm dhe tė gjitha mėkatet personale. Me pagėzim bėhemi fėmijė tė Zotit dhe anėtarė tė Kishės. Fitojmė hirin shenjtėrues dhe tė drejtėn pėr tė marrė sakramente tjera.
Krezmimi (ose Pėrforcimi) ėshtė sakrament, nė tė cilin marrim Shpirtin Shenjt, qė fenė tonė tė krishterė tė mund ta jetojmė dhe ta dėshmojmė.
Kungimi ėshtė sakrament, nė tė cilin marrim Krishtin nė zemėr.
Rrėfimi ėshtė sakrament i pajtimit tonė me Zotin. Nė rrėfim Zoti nėpėrmjet meshtarit na i fal mėkatet qė i kemi bėrė pas pagėzimit.
Vajimi ėshtė sakramenti i tė sėmurėve, pėr tė mirėn e shpirtit dhe tė trupit tė tyre.
Urdhri shenjt ėshtė sakrament i meshtarisė. Janė tri shkallė tė urdhrit shenjt: diakonati, prezbiterati (apo meshtaria) dhe episkopati (apo shėrbesa ipeshkvore).
Kurora e martesės ėshtė sakrament me anė tė cilit dy njerėz, vetėm njė burrė dhe vetėm njė grua, lidhen nė jetė bashkėshortore deri nė vdekje.
Vepruesi kryesor, edhe pse i padukshem, i sakramenteve eshte vete Krishti, i cili themeloi, veprimi i tyre nuk varet prej shenjterise se ndaresit te dukshem. Sakramentet gjithmone prodhojne dhe japin hirin e Zotit, pa marre parasysh se kush i ndan.
vazhdon-->
Krijoni Kontakt