Kercelli
Bimet janė gjallesa fotosintetike shumė qelizore, te pershtatura pėr te jetuar kryesisht ne mjedisin tokesor.
Siē dihet bimet gjatė veprimtarise se tyre, thithin nga toka kripera minerale dhe ujė dhe me pas i percjellin ato ne pjeset fotosintetike mbitokesore. Funksione te tjera janė aftėsia pr rritje, kryerja e fotosintezez, depozitimi i lendeve rezerve, sigurimi i funksionit mbėshtetės etj.

Pėr te kryer gjithė kėto procese, te bimet ndodhen dgrupe qilizash te veēanta ne formė, funksion e ndertim. Kėto grupe qelizash ne biologji quhen inde.

Indet bimore ndahen ne dy grupe:

1 - Indet e perkohshme, meristematike ose embrionale, qe ruajnė aftėsinė qe te ndahen gjatė gjithė jetės se bimes.

Sipas vendit ku ndodhen dhe sigurojne rritjen kėto ndahen ne:
- meristemat e majave, qe rritin ne gjatesi kercellin, deget anesore dhe rrenjen.
- meristemat anesore ose te rritjes ne trashesi(te perfaqsuara nga kambiumi, felogjeni dhe perycikli).



2 - Indet e perhershme, qelizat e te cilave kryejne funksione te caktuara por humbasin aftėsinė pėr tu ndare.
Kėto ine rrjedhin nga indet meristematike dhe sipas funksionit qe kryejne ndahen ne:
- indet e mbulimit ose te mbrojtjes
- struktura me e perhapur e kėtij indi ėshtė epiderma qe mbulon gjethet dhe kercejte e gjelbert. Ne pjesė te veēanta te epidermes ndodhen gojezat nėpėrmjet te cilave bėhet kembimi i gazeve me mjedisin. Shpesh formohen qime epidermike.
- indet e percimit
- Sigurojne qarkullim e dy limfave kryesore. Limfes se paperpunuar (uji dhe kriperat minerale) dhe limfa e perpunuar (lendet qe rrjedhin nga fotosinteza)
Pėr kėto dy limfa ka dy lloj enesh percuese.Pėr limfen e paperpunuar sherbejne gypat e drurit ose ksilema.
Pėr limfen e perpunuar sherbejne gypat e liberit ose floema.
- indet e mbeshtetjes ose mekanike
- sigurojne fortesi e qendrese.
Kolenkima siguron qendrese ne kercej e gjethe tė reja.
Sklerenkima, e perbere nga qeliza te vdekura qe formojne fibrat ose fijezat.
Sklereidet, ndeshen kryesisht ne tulin e frytit te dardhes, ftoit etj
- indet parenkimore
- Janė qelizat qe perbejne tulin e gjetheve, fryteve e farave si dhe levoren dhe palcen.
Spas funksionit ndahen.
parenkima pervetesuse ku zhvillohet fotosinteza
parenkimat rezerve ku grumbullohet amidoni, proteina sheqernat etj
parenkimat ujembajtese, ne bimet e vendeve te thata.
parenkimat ajermbajtese, ne bimet e zhytura ne ujė
- indet te sekretimit
Quhen ndryshe tahitese dhe perbehen nga qeliza te cilat grumbullojne brenda tyre ose derdhin lende te tilla si qumėshti bimor, rreshire, tanine etj

Ndertimi i gjethes
Gjethja tipike perbehet nga llapa. nervurat dhe bishti.
Nervurat qe pershojne gjethen vendosen ne mėnyra tė ndryshme. p.sh ne gjethen e gjershise nga nervura kryesore dalin nervura te tjera anesore. te tilla nervura quhen nervura pendore.
Nervura te tjera janė nervurat pellembore (gjethja e rrapit).
Nervura paralele kanė gruri.misri etj.
.
Gjethja qe ka vetėm njė llape quhet e thjeshtė. Kur ėshtė e ndare ne gjetheza quhet e perbere.


Parenkina pervetesuese e gjethes qe ėshtė e perbere nga qeliza fotosintetike, ėshtė e ndertuar nga parenkima gardhore, ku zhvillohet pjesa me e madhe e fotosintezes, dhe parenkima sfungjerore me qeliza te crregullta e me hapėsira te mėdha nderqelizore. Kėto hapėsira janė te mbushura me gaze, avuj uji oksigjen, dioksid karboni.
Tė dy parenkimat formojne mezofilin. Mezofili ėshtė i rrethuar nga njė shtrese qelizash epidermike te ngjeshura mirė njera - tjetrėn. Kėto qeliza formojne njė shtrese te holle kutikule ose dylli mbi qelizat e epidermes. Qelizat e epidermes dhe kutikules janė te tejdukshme

Lendet hyjne e dalin ne gjethe pėrmes dy rrugėve, nga tufa enezore dhe nga gojezat
Neper tufat enezore uji dhe kriperat minerale qe vijnė nga rrenjet e kercelli hyjne ne gjethe.
Tė gjethet kėto tufa enezore janė nervurat.. ne perberje te ēdo nervure marin pjesė ksilema qe transportojne ujin e kriperat minerale dhe floema qe transportojne lenden organike..

Shnerrimet e gjethes.
Sipas kushteve te mjedisit rrethues, trajta dhe ndėrtimi i gjethes te disa bime ka pėsuar shnderrime (metamorfaza), te cilat janė te tilla sa ėshtė vėshtirė tė besosh se gjethet e kaktusit, lozet e bizeleve, luspat e qepes janė forma te shnerruara te gjethes, pra metamorfaza e saj
Bimet me gjethe mishtore quhen sekulente.

Kercelli
EShte njė organ i rėndėsishėm i bimes qe mban gjethet, lulet, frytet dhe sythat.. Kercelli kryen transportimin e lendeve nga rrenja ne gjethe dhe anasjelltas. Kercelli kryen dhe funksion mbėshtetės pėr bimen.
Kercelli mund te jetė barishtor ose drunor.

Kercelli barishtor pėrmban pak ose fare druine.
Pozicioni i drejtė i kercejve barishtore sigurohet nga turgori i qelizave, pra nga trysnia e lengut qelizor brenda mureve te qelizes.
Kercelli drunor perbehet kryesisht nga qeliza te vdekura por te forta.

Ndertimi i kercellit.
Indet kryesore qe perbejne kercellin janė indet percuese dhe indet mekanike. Kercelli i bimeve barishtore ka ndertim te ndryshėm nga kercelli i bimeve drunore.

Ndertimi anatomik e kercellit te bimet drunore.

1. Shtresa e jashtme e levores, e perbere bga indi i tapes.

2. Pjesa e brendshme e levores,e perbere nga gypat me shoshe te floemes

3. Shtresa e lenget, e perbere nga qeliza te gjalla te kambiumit. qeliza me veti embrionale ose siē quhen ndryshe meristematike.

4. Druina, e perbere nga rrathet vjetore.

5. Palca, qe ndodhet ne qendėr te brendesis se kercellit..


Indi mbulues qe quhet epiderma, mbulon gjethet dhe kercejte e rinj.. Shpesh qelizat e epidermes vdesin nga te ftohtet, prandaj nėn teformohet njė ind tjetėr mbulues, tapa. Qelizat e kėsaj shtrese i kanė muret te tapezuara, pra te papershkueshme nga ajri, uji dhe ngrohtesia..
Ne disa vende shtreza e tapezuar nderpritet nga njė grup qelizash te patapezuara e me hapėsira nderqelizore, qe ne kercell krijone disa te ngritura ne trajte thjerrezash ose lenticele. Kėto struktura i sigurojne kercellit kembimin e gazeve me amjentin rrethues.
Veē gypave me shoshe ne floeme ka dhe fibra
Kambiumi, si ind formues ndahet, dhe nga jashtė jep qeliza te floemes, kurse nga brenda jep qeliza te ksilemes ne sasi me te mėdha, duke siguruar kėshtu dhe trashjen e kercellit.
Ne zonen e drurit ka qeliza te gjalla me mure te holla, qe permbajne lende rezerve si dhe edhe ( trake) e fibra druri.
Ne kercejte e farezhveshurve, elementet kryesore te ksilemes nuk janė trakete por elemente me primitive trakeide. Ne floemen e tyre mungojnė qelizat shoqeruese

Ndertimi i kercellit barishtor.
Kercelli i bimeve njethelbore ka ndryshim nga kercelli i bimeve dythelbore.
Tė bimet barishtore dythelbore ka tufa percuese te vendosura ne formė rrethi. Midis floemes e ksilemes ka kambium i cili duke prodhuar floem e ksilem largon (hap) floemen e pare nga ksilema e pare.. Pėr kėtė arsye kėto lloj tufash quhen dhe tufa te hapura.
te bimet dythelbore gjatė gjithė jetės kercelli peson ndryshime nga te cilat pernmendet, shfaqja e kambiumit nga qelizat parenkimatike qe ndodhet ne zonen midis dy tufave fqinje.
Ne njė kohe te dytė ky kambium ndertufezor bashkohet me kambiumin e tufave dhe formon njė unaze te plotė.
Nga veprimtaria e dy kambiumeve formohet floeme dhe ksileme e re, pra formohen tufa tė reja percuese qe formojne e trashin kercellin.

Kercelli i bimeve njethelbore (p.sh. misri) ka njė numer tufash percuese te shperndara pa rregull ne gjithė zonen e kercellit. Ato nuk permbajne kambium prandaj quhen tufa te mbyllura dhe rrethohen nga njė shtrese e indit mekanik (qelizat e sklerenkimes), te cilat rrethoje si njė kellef te gjithė pjesen e kercellit.

Rrenja
Rrenjet janė shfaqur gjatė procesit historik te kalimit te bimeve nga mėnyra e jetese ne toke.
Tė bimet me lule rrenja shfaret qe ne embrionin e fares. Prej saj zhvillohet rrenja kryesore dhe rrenjet anesore.
Tė gjethe shjqiponja apo tek urthi (Hedera helix), vihen re edhe disa rrenje ajrore qe nuk kanė lidhje me rrenjet e vėrteta . Kėto rrenje qe lindin nga kercelli ose hjethet quhen rrenje mitake.
Tė gjithė rrenjet e njė bime formijne sistemin rrenjor te saj.
Kur rrenja kryesore ėshtė me e zhvilluar se rrenjet anesore, atėherė sistemi rrenjor quhet boshtor.. Kur rrenja kryesore zhvillohet njelloj me rrenjet anesore , atėherė siastemi rrenjor quhet xhufkor

Ne prerjen gjatesore te njė rrenje vihen re katėr zona.
1 - maja e rrenjes me qeliza meristematike
2 - zona e rritjes qe ndodhet mbi majen e rrenjes.
3 - zona e qimeve thithese
4 - zona percjellese.

Tė bimet dythelbore dhe te shumė bime njethelbore, indet perberese te rrenjes vendosen ne tre shtresa bashkeqendrore(koncentretike), ne epiderme, ne levore, edhe ne cilindrin qendror ku ndodhen enet percuese.

Epiderma qe ndodhet ne siperfaqen e rrenjeve tė reja thith ujin dhe kriperat minerale nga toke dhe i percjell ne indet e brendshme. Shpesh kutikula mungon ose ėshtė shumė e holle..
Ne njė zone te caktuar te renjes nga qelizat epidermike dalin disa zgjatime te holla qe quhen qime rrenjore. Funksioni i tyre ėshtė te thithin pjesen me te madhe te ujin dhe kriperave minerale qe merr bima nga rrenjet.
Levorja perbehet nga disa rradhė qelizash parenkimatike, te vendosura nėn epiderme. Ne kėto qeliza mungojner kloroplastet. si lende rezerve permbajne amidon dhe lende te tjera organike. pėrmes hapesirave nderqelizore te levores, ne brendesi te rrenjes qarkullon lirisht oksigjeni, i nevojshem pėr frymarrjen. Ne dallim nga qelizat e tjera te levores, qelizat e shtreses me ne brendesi janė kompakte dhe nuk kanė hapėsira ndrqelizore. Kjo shtrese qelizore formon endodermen. Hapiesira midis mureve te endodermes bėhet e papershkueshme sepse ēdo qelize e endodermes qarkohet nga njė shirit ose brez i dyllte qe quhet brezi i Kasparit., i cili ėshtė i papershkueshem nga uji.. Kėshtu qe uji dhe lendet tretura ne te, qe livizin lirisht rreth dhe brenda qelizave te tjera te llevores, duhet te kalojne domosdoshmerisht nėpėrmjet cipes se qelizave endodermike. Ne ke mėnyrė, cipat e qelizave endodermike lejojne jje hyrje te kontrolluar te lendeve ne indet percuese te rrenjes.
Cilindri qendror i rrenjes perbehet kryesisht nga inde percuese ( floeme dhe ksileme). Ai qarkohet nga njė ose disa shtresa qeliza qe formojne periciklin. Nga qelizat e periciklit kanė prejardhjen rrenjet dytesore te bimes
Bimet
Qeliza bimore


Struktura e qelizės bimore
Qeliza eukariote te kėto qeliza bėrthma rrethohet me dy membrana, po ashtu shume organele te qelizes rrethohen me membrana.Muri qelizor - shumica e qelizave bimore dhe kerpudhave jane te rrethuara nga muri qelizor, gje qe i dallon nga qelizat shtazore.Protoplasti eshte pjesa relativisht e gjalle e qelizes eukariote, perbehet nga membrana qelizore, e cila rrethon citoplazmen. Citoplazma eshte mjedis ujor ku ndodhen :
• rrjeti endoplazmatik, aparati i golgjit, mikrotrupthat, sferozomet(oleozomet), citoskeleti, ribozomet, mitokondritė, plastidet;
• bėrthama; dhe
• vakuola.
Qeliza prokariote ėshtė karakterisike pėr bakteret dhe cianobakteret, gjallesa kėto me moshė evolutive 3 miliard vjet. Matreialin gjenetik e kanė tė vendosur nė qender tė qelizės qė quhet nukleoid, dhe nuk ėshtė i rrethuar nga membrana. Qelizat prokariote rrethohen nga muri qelizor qė nuk pėrmban celulozė.
[redakto] Fara dhe bima
[redakto] Fara
Pjesa mė e madhe e bimėve qė jetojnė aktualisht nė tokė zhvillohen duke u nisur nga njė strukturė e veēantė qė quhet farė. Ajo lind nga njė vezore ku ndodhet qeliza vezė e cila pasi fekondohet i jep jetė zigotes. Nga kjo zhvillohet embrioni i cili shoqėrohet nga shumė lėndė rezervė. Embrioni nuk jep menjėherė njė bimė tė rritur, por kur arrin njė moment tė caktuar pjekurie e ndalon zhvillimin sė bashku me lėndėt rezervė, dehidratohet pothuajse plotėsiht dhe bie nė njė gjendje qetėsie. Kjo gjendje mund tė zgjasė njė ose dy stinė, derisa kushtet e mjedisit tė jenė tė pėrshtatshme qė embrioni tė rritet dhe tė formojė njė bimė tė rritur. Qė kjo tė ndodhė embrioni ka nevojė pėr lėndė organike tė cilėn nuk e prodhon dot vetė sepse nuk kryen fotosintezė : ėshtė bima nėnė, autotrofe, qė e furnizon me ushqime tė cilat mblidhen nė farė dhe shėrbejnė pėr zhvillimin e embrionit derisa tė kthehet nė bimė qė kryen fotosintezė. Pra fara ėshtė njė embrion me njė sasi tė madhe lėndėsh rezervė, qė vendosen nė njė ind parenkimatik qė merr emrin endospermė dytėsore ose albumine, e mledhur kjo me njė mbulesė mbrojtese. Nė shumė raste rezervat transferohen tek kotiledonet, gjethėzat embrionale, tė cilat marrin njė formė tė fryrė. Avantazhi i bimėve me farė ndaj atyre pa farė ėshtė qė zigota pasi formohet nuk jep menjėherė njė bimė tė rritur, por embrioni mund tė presė kushtet e pėrshtatshme pėr tė zhvilluar njė bimė tė re. Meqė bimėt durojnė nė menyrė pasive tė gjithe kushtet e mjedisit, me tė vetmen mundesi mbrojtėse aktivitetin e tyre metabolik, fara pėrfaqėson njė hap tė madh evolutiv. Nė fakt ajo ka njė funksion tė dyfishtė: tė pėrhapė specien dhe ta bėjė atė tė mbijetojė.
[redakto] Lėndėt rezervė tė farės
Ekzistojne bimė qė prodhojnė njė numėr tė madh farash tė vogla, me pak lėndė rezervė, tė tjera prodhojne pak fara shumė te medha me shumė lėndė rezervė. Kėto janė strategji tė pėrshtatura nga bima; nė rastin e parė shumė fara sjellin mundėsine e krijimit te shume bimėzave, por varfėria nė lėndė rezervė i jep pak autonomi embrionit prandaj bimėza duhet tė bėhet autonome nė njė kohė tė shkurtėr. Nė rastin e dytė bimėzat e formuara janė tė pakta, por lėnda e bollshme rezervė i lejon atyre tė arrijnė njė zhvillim tė caktuar pėrpara se tė bėhen autonome. Lėndėt rezervė tė bimės janė kryesisht glucide, lipide dhe proteina. pėrveē kėtyre embrioni ka nevojė edhe pėr njė sasi tė vogėl jonesh organike tė cilat nuk mund ti thithė nga terreni sepse nuk ka aparat pėrthithės. Nė farė pra gjenden molekula organike qė pėrmbajnė fosfor, squfur etj, tė nevojshme pėr rritjen.
[redakto] Mbirja e farės
Kur kushtet bėhen tė pėrshtatshme fara mbin dhe formon bimėzėn. Kėto kushte janė kryesisht: sasi e tepėrt uji, temperaturė e pėrshtatshme dhe sasi e mjaftueshme oksigjeni. Kur kėto kushte plotėsohen, fara mbin. Nė njė kohė tė shkurtėr vihen re disa ndodhi. E para ėshtė pėrthithja e ujit qė manifestohet me njė rritje tė dukshme tė vėllimit tė farės. Ky fenomen ėshtė thjesht fizik dhe pėrbėn njė ēlirim tė madh energjie dhe ėshtė i pakthyeshėm. Ky ēlirim energjie i lejon farat tė ēajnė ēimentot e rrugėve, ose enėt ku ndodhen kur ato nuk mbajnė dot vėllimin e tyre pas thithjes sė ujit. Thithja e ujit ēon dhe nė aktivizimin e disa enzimeve tė pranishme nė embrion. Keto enzime shpėrbėjnė rezervat pėr tėė pėrfituar molekula tė vogla tė pėrshtatshme pėr tu transportuar nėpėr embrion. Fazat e tjera varjojne nga lloji i bimės.
[redakto] Zhvillimi i embrionit dhe formimi i bimes
Kur nė vezore ndodh fekondimi i vezės dhe formohet zigoti, ajo ndahet menjėherė nė dy qeliza, njėra mė e madhe e tjetra mė e vogėl. Mė e madhja formon furnizuesin me ushqim tė embrionit, e vogla formon embrionin. Ndarjet e para tė kėsaj tė fundit ndodhin nė tė gjitha drejtimet derisa formohet njė embrion me 16 qeliza. Nė kėtė pikė embrioni merr njė formė zemre, pra polaritet, me njė anė tė thepisur qė pėrfaqėson fillimin e rrėnjėzės dhe anėn tjetėr tė zgjeruar qė perfaqėson formimin e boshtit embrional dhe kotiledoneve.
[redakto] Morfologjia e Dikotiledoneve
[redakto] Kėrcelli
Duke parė njė bimė dythelbore vihet re menjėherė qė kėrcelli ėshtė i ndarė nė nyje, zona ku futen gjethet, dhe ndėrnyje, zona tė lėmuara pa gjethe. Ne majė gjendet bula e majės e ndėrtuar nga ind meristematik, i mbeshtjellė nga grupe gjethesh qė ai vetė i ka formuar. Kur bima hynė nė fazė riprodhuese bula e majės shėndrrohet nė gonxhe qė mund tė formojė njė ose mė shumė lule. Nėn bulen e majės gjendet zona e zgjatjes; ndėrnyjet janė tė dukshme por gjethet janė mė afėr se ato qė ndodhen mė poshtė sepse shtrirja e tyre nuk ka pėrfunduar. Duke vazhduar mė poshtė gjendet struktura parėsore. Kėrcelli zakonisht ėshtė cilindrik, duket i gjelbėr sepse nėpėrmjet epidermės duket ngjyra e kloroplastev te parenkimės klorofiliane. Duke vazhduar mė poshtė formohet njė strukturė dytėsore qė ėshtė pak a shumė e zhvilluar.
[redakto] Gjethet
Gjethet futen tek kėrcelli nėpėr nyje nė mėnyrė tė rregullt: tė alternuara, te kundėrta, qerthullake, tė perqafuara. Mes bazės sė gjethes dhe kėrcellit dallohet sqetulla gjethore ku ndodhet dhe ku gjendet njė mbetje e meristemės sė majės qė merr emrin bule sqetullore, e cila mund tė formojė njė degė ose njė lule. Zakonisht vetėm njė pjesė e vogėl e kėtyre bulave zhvillohet. Gjethet pėrbėhen nga baza e gjethes, bishti dhe fletėza.
[redakto] Rrėnja
Rrėnja rrjedh nga rrėnjėza embrionale dhe ruhet pėrgjithėsisht gjatė gjithė jetės sė bimės; tipi mė i pėrhapur ėshtė ai me njė rrėnjė kryesire nga e cila pėrhapen disa rrėnjė anėsore qė nuk e kalojnė gjatėsinė e kryesores. Rrėnja ka njė zonė meristematike, njė zonė shtrirje dhe njė zonė strukture parėsore e cila ėshtė e dallueshme pėr shkak tė qimeve rrėnjėsore. Nė disa raste mund tė formohen edhe rrėnjė me origjinė nga kėrcelli, nga gjethet dhe nga pjesėt e vjetra tė rrėnjės. Kėto mund tė zhvillohen si pasojė e plagosjeve, traumave ose nė organe qė ndodhen larg bimės nėnė. Njė tjetėr lloj morfologjie qė vihet re tek dikotiledonet barishtore, tek bimet trėndafilthe: gjethet janė tė mbledhura nė majė duke formuar njė figurė si gonxhe trėndafili; duket sikur kėrcelli mungon. Kjo morfologji ka si shkak qe kėrcelli i ka nyjet shumė afėr mė njėra tjetrėn sepse ndėrnyjet janė tė pazhvilluara mirė, dhe gjethet mbeten tė shtypura njėra mbi tjetrėn.

[redakto] Morfologjia e pemėve, shkurreve dhe bimėve kacavjerrėse
• Pemėt i pėrkasin qė tė gjitha Gimneospermeve ose Dythelboreve. Ekzistojnė raste tė rralla qė pemėt i pėrkasin grupeve tė tjera sistematike, si pėr shembull palmat. Karakteristika kryesore e njė peme ėshtė masa e bollshme e indit drunor. Kjo do tė thotė qė pothuajse e gjithė bima pėrbėhet nga struktura dytėsore qė nė bimėt barishtore ėshtė e reduktuar ose mungon. Struktura e rrėnjėve dhe e gjetheve gjendet dhe tek pemėt, madje ėshtė thelbėsore sepse pėrcakton rritjen nė gjatėsi. Dy indet kryesore tė strukturės dytėsore janė: barma dhe fellogjeni. Pėrveē masės drunore pema karakterizohet nga lloji i degėzimit. Nė shumė pemė degėt ndahen nė makroblaste dhe brakiblaste. Pemėt duke qėnė bimė qė jetojnė pėr vite tė tėra kanė sythe tė mirė organizuar pėr tė kaluar stinėt pa u dėmtuar. Kur afrohet dimri sythet flenė, qė do tė thotė qė gjethėzat nė ekstremet e majva shndėrrohen nė pėrule, marrin njė pamje tė lėkurezuar, vishen nga shtresė e trashė qimesh dhe lyejnė sipėrfaqet e tyre me rrėshirė. Nė pranverė pėrulet bien dhe sythi fillon aktivitetin e tij normal. Aparati i rrėnjėve mund tė jetė pak a shumė i gjėrė, varet nga bima dhe ambienti ku ajo jeton. Gjithėsesi ėshtė gjithmonė goxha i shtrirė duke marrė parasysh pafundėsinė e rrėnjėve tė holla qė nuk duken sepse ngelen nė tokė kur bima ērrėnjoset. Jetėgjatėsia e gjetheve varjon; ekzistojnė bimėt gjethėrėnėse, gjethet e tė cilave jetojnė vetėm njė stinė bimore. Bimė tė tjera, tė quajtura me gjelberim tė pėrhershėm, i ruajnė gjethet gjatė gjithė vitit. Kėto zakonisht jetojnė mė shumė se njė stinė bimore, po edhe ato vdesin dhe zėvendėsohen, vetėm kur gjethet e reja janė formuar plotėsisht, prandaj pema nuk duket kurrė e zhveshur.
• Edhe shkurret dhe bimet kacavjerrėse janė Gimneosperme dhe Dythelbore me sasi tė madhe indi drunor por me pėrmasa mė tė vogla se pemėt.
[redakto] Morfologjia e monokotiledoneve
Monokotiledonet janė pothuajse tė gjitha barishtore, me perjashtim tė Palmave. Gjethet qėndrojnė pingul me tokėn prandaj nuk ka ndryshime mes faqeve tė brendėshme e tė jashtme tė tyre, nuk kane bisht, janė tė zgjatuara dhe tė thepisura, me forme lineare. Shirita tė shumtė hyjnė nga kėrcelli nė gjethe, duke ndėrtuar nervaturat qė ecin paralelisht dhe janė tė ndėrlidhura nga breza tė vegjėl tė ndėrvendosur. Shpesh baza e gjethes pėrqafon kėrcellin gjatė njė pjese tė tij prandaj gjethet janė me kėllėf. Nė disa raste nė pikėn e futjes sė fletėzės nė kėllėf, gjethet shfaqin njė fletėz transparente qė quhet gjuhėz. Struktura e kėrcellit: majė meristematike, zonė shtrirje, strukturė parėsore. Kėrcenjtė janė zakonisht mė tė mėdhenj se tė Dythelboreve barishtore dhe shpesh tė forcuar nga sklerenkime ose parenkime e drurezuar. Shpesh organizimi i bimės ėshtė me gjethet tė mbledhura nė truall, vetėm nė periudhėn e riprodhimit formohen lulet. Kėto bimė duke qėnė barishtore, shpesh janė tė pajisura me organe nėntokėsore si rizoma,zhardhoke etj. qė i bėjnė tė mundur specjes mbijetesėn. Aparati rrėnjor zakonisht pėrbėhet nga rrėnje provizore qė formohen nė bazėn e kėrcellit, sepse rrėnja kryesore atrofizohet dhe vdes shumė herėt.
[redakto] Ciklet jetėsore
Me kėtė term pėrcaktohet historia e jetės sė njė organizmi, qė nga lindja, qė vjen nga njė akt riprodhues, deri nė vdekje. Nė bazė tė jetėgjatėsisė sė njė bime dallohen: bimėt njėvjeēare, bimėt dyvjeēare dhe bimėt shumėvjeēare.
[redakto] Pershtatjet
Rrenjet, kercenjte dhe gjethet mund te pesojne ndryshime aq te medha sa te behen te padallueshme. Nje shembull mund te jete ai i rrushkullit qe mban mbi vete nje kercell me disa shtrirje fletezore qe duken si gjethe, por qe ne te vertete jane kercenj te shtypur qe kane funksionin e gjetheve. Kercelli mund te transformohet ne gjemba me funksion mbrojtes, ose ne loze qe sherbejne per tu kacavjerre. Te gjitha keto organe te siperpermendura jaen organe homologe, sepse megjithese kaen pamje te ndryshme, jane modifikime te te njejtit organ. Pershtatje te tilla mund te ndodhin edhe tek gjethet dhe rrenjet, te cilat mund te behen gjemba e loze. Ne kete rast flasim per organe analoge sepse megjithese kaen morfologji te ngjashme kane origjina te ndryshme, duke u formuar disa nga kercenjte e disa nga gjethet. Ndonjehere ne ekzemplare qe i perkasin specieve te ndryshme, nga ana sistematike larg njera tjetres, ndodhin pershtatje te te njejtit lloj, qe percaktohen nga rrethana ekologjike te ngjashme.
[redakto] Zhardhoket
Nje shembull modifikimi eshte zhardhoku, i cili eshte modifikimi me qellim rezerimin e nje organi e si rrjedhoje formimin e nje sasie te madhe parenkime rezerve. Zhardhoku per antonomazi eshte patatja ku ky modifikim prek disa nyje dhe ndernyje te kercellit nentokesor. Tek nyjet jane te pranishme disa katafile, gjethe rudimentare qe bien heret dhe qe i lene te zbuluar sythet sqetullore, te quajtur sy.
[redakto] Rizomat
Jane kercenj teresisht nentokesore te zhardhokuar qe zhvillohen horizontalisht ne territor duke ndenjur gjithnje goxha thelle nentoke. Gjethet jane te shnderruar ne katafila te vogla te futura tek nyjet. Ne sqetullat e tyre ndodhen sythet, nga te cillat mund te zhvillohen filizat. Po tek nyjet por ne anen e poshtme gjenden rrenjet. Zakonisht ne fillim te sezonit bimor, sythi i majes zhvillon nje fidan te drejte qe del nga toka dhe formon gjethe e lule, duke mos u rritur me. Rizoma vazhdon te rritet nentoke nepermjet sythit sqetullor. Me rralle sythi i majes nuk del nga toka, por dalin disa sythe sqetullore qe celin gjethe e lule.
[redakto] Bulbet
Modofikim ku ndodh nje zhardhokim i gjetheve dhe kercellit. Kjo strukture tipike per Monokotiledonet perbehet nga nje kercell i shkurtuar, per shkak te mungeses se zhvillimit te ndernyjeve, quhet zemer, con lart sythin e majes dhe ne baze disa rrenje. Tek nyjet futen katafilat.
[redakto] Gjembat
Gjethet dhe kercenjte mund te transformohen ne gjemba si pasoje e klimes se ashper dhe thatesise. Gjembezimi i rrenjes eshte i vecante dhe vihen re ne disa palma.
[redakto] Lozet
Lozet jane tipike per ato bime kercelli i te cilave nuk eshte aq i fuqishem sa te mund ti mbaje ne kembe, duke qene se zhvillohet shume ne gjatesi e pak ne diameter. Ne disa bime transformohet ne loze pjesa fundore e kercellit, ne disa te tjera i gjithe kercelli. Lozet rrenjore sherbjene per te fiksuar bimen shume fort pas mbeshtetjes. Edhe gjethet dhe bishti i tyre mund te transformohen ne loze.
[redakto] Heteromorfizmi
Shfaqet kur kercelli dhe gjethet kane forma te ndryshme ne te njejtin individ. Nje rast heteromorfizmi jane stolonet: kercell i shkurtuar nga ku nisin disa kercenj te gjate e te holle. Kane si funksion perhapjen e specjes. Heteromorfizmi i gjethes quhet heterofili. Heteromorfizmi i rrenjes quhet heterorizi.
[redakto] Struktura anatomike e bimes
[redakto] Kercelli
Tė gjitha bimėt e larta kanė kėrcell , ai ėshtė ndėr organet e rėndėsishme vegjative tė atyre.
[redakto] Gjethja
[redakto] Rrėnja
[redakto] Indet bimore
[redakto] Indet meristematike
Nje menyre per te klasifikuar keto inde eshte grupimi i tyre ne baze te vendndodhjes se tyre ne bime; keshtu dallojme meristemat e majes qe ndodhen ne maje te kercellit dhe rrenjes,meristemat anesore qe ndodhen paralel me siperfaqen e organeve ku gjenden dhe meristemat e ndermjetme. Por ekziston dhe nje klasifikim qe i ndan ne meristema paresore, ato qe e kane prejardhjen te drejtperdrejte nga qelizat meristematike te embrionit, dhe ne meristema dytesore, ato qe vijne nga qelizat tashme te rritura por qe pervetesojne veti meristematike.
[redakto] Indet e rritura
E kane prejardhjen nga diferencimi i indeve meristematike, kane qeliza goxha me te medha se ato te indeve meristematike. Kjo sjell qe citoplazme perqendrohet afer murit si nje shtrese e holle. Muri, pak a shume i shpeshte, varet nga indi ne ind, shfaq gjithmone pervec murit paresor edhe nje dytesor. Ne disa inde si tek tapa apo tek druri ne fazen e rrijes citoplazma perthithet krejtesisht prandaj qelizat kane vetem mur. Qelizat qe kane vetem mur quhen qeliza te vdekura.
[redakto] Sistemi thelbesor
[redakto] Indet parenkimatike
Eshte indi me i perhapur ne bime dhe nga ana morfologjike ma pak i diferencuari. Ky ind kryen te gjitha aktivitetet metabolike: qe nga fotosinteza, deri tek rezervimi, frymemarrja, sinteza e proteinave dhe e gjithe molekulave te tjera te nevojshme per jeten e bimes. Gjithashtu me zgjerimin e qelizes, ushtron funksion mbaeshtetes per kercej apo gjethe te permasave te vogla apo organeve te reja. Hapesirat qelizore te ketij indi lejojne ajrosjen, pra shkembimet e gazrave ne bime. Gjethet jane te ndertuara kryesisht nga parenkima; organet e rezervimit, endosperma e farave, rrenjet etj perbehen kryeshit nga indi parenkimatik. Indi parenkimatik mund ta kete prejardhjen si nga meristemat e majes ashtu nga ato anesore. Qelizat parenkimatike kane mur celulozo-pektik zakonisht jo shume te shpeshte, nje vakuol te madh qendror qe ze rreth 90% te vellimit qelizor dhe ne citoplazem gjenden organe pergjegjese per aktivitetin metabolik te qelizes. Shpesh jane te pranishme hapesira qelizore shume te zhvilluara aq sa mund te formojne boshlleqe, sic vihet re ne disa lloje gjethesh. Ne baze te aktivitetit fiziologjik qe kryejne, dallohen disa tipe parenkime.
[redakto] Sistemi mekanik
Sistemit thelbesor i bashkangjiten elemente mekanike qe kane funksion mbeshtetes si kolenkima e cila eshte parenkime me mure te trashura dhe sklerenkima e cila ka nje funksion mbeshtetes me te spikatur me mura shume te shpeshta e te drurezuar. Funksioni i tyre eshte ti bejne te mundur bimes qendrimin ne kembe dhe pasjen e nje forme te caktuar. Ne bimet tokesore, ku rritja e qelizes nuk eshte e jaftueshme, pranija e ketyre indeve siguron aktivitetin normal jetesor te bimes. Ato shmangin qe humbjet e e teperta te ujit, sic ndodh shpesh gjate veres, te vyshkin organet.
[redakto] Sistemi percjelles
Perbehet nga inde qe kane si detyre te transportojne ujin, jonet dhe molekulat organike ne pjese te ndryshme te bimes. Transportimi i ujit dhe joneve organike fillon nga rrenja ku perthithen, vazhdon ne pjeset ajrore te bimes, ndersa substancat organike qe perpunohen ne gjethe shperndahen neper te gjithe bimen. Pergjithesisht uji dhe kriperat sillen nga indi drunor ose ksilema, nga rrenja drejt gjetheve, ndersa lendet e perpunuara, te transportuara nga indi shoshor ose floema, nga gjethet ne pjeset e tjera te bimes, ku perdoren ose magazinohen. Si druri dhe shosha jane inde qe perbehen nga shume qeliza.
[redakto] Sistemi tegumental
Jane inde mbrojtes qe veshin gjithe siperfaqen e jashtme te bimes dhe qe rregullojne shkembimet e gazrave mes ambjenteve te brendshem e te jashtem. Keto inde mbrojne bimen nga tharja, nga veprimi i agjenteve atmosferike dhe nga sulmet e paraziteve. Ne sistemin tegumnetal bejne pjese indet qe veshen pjesen ajrore te bimes (epiderma dhe tapa) dhe indet e rrenjes (rizoderma, ekzoderma dhe endoderma).
[redakto] Strukturat sekretuese
Ne te kaluaren eshte debatuarmbi rendesine e ketyre substancave q equhen metabolite dytesore; neso keto ishin jashteqitje te bimes apo sekrecione. Momentalisht mendohet qe jane sekrecioneqe prodhohen enkas nga bima per te terhequr insketet per poelnizimin ose per tu mbrojtur nga kashet barngrenese, ose si reagim ndaj nje sulmi parazitar. Keto lende sekretohen nga citoplazma dhe zakonisht mblidhen ne vakuole, sic ndodh per shume alkaloide etj. Por ne shume raste metabolitet dytesore prodhohen, vecohen dhe mblidhen ne disa struktura te vecanta qe quhen struktura sekretuese. Duhet nenvizuar qe zakonisht sekretimi nuk ndertohet vetem nga nje perberje, por nga disa, madje me natyra te ndryshme midis tyre. Sekretimi mund te perbehet nga metabolite dytesore por dhe nga produkte te metabolizmit paresor ose nga lende te cilat bima i ka me teprice. Si pershembull nektaret qe clirojne polisakaride. Nga ana citologjike qelizat sekretuese paraqesin invaginime te shumta te membranes qelizore per te rritur siperfaqen e saj te jashtme dhe lehtesoje sekretimin.
Marrė nga "http://sq.wikipedia.org/wiki/Bim%C3%ABt"