Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2009
    Postime
    11

    Question kostumet popullore

    Na ishin dikur kostumet popullore...

    ________________________________________
    Mungesa e konsulencės me Institutin Popullor bėn qė dyqanet me suvenire ta deformojnė traditėn. Riprodhimi i kostumografisė popullore mund tė bėhet i saktė vetėm nga gra shumė tė vjetra, qė e kanė trashėgimi dhe qė e njohin mirė kėtė punė.



    Tashmė nuk ėshtė mė ēudi kur dėgjojmė njė kėngė tradite nė version modern apo njė kėrcim tradicional nė supermodern. “Modernizimi” ka marrė pėrmasa gjithėpėrfshirėse nė ēdo fushė tė jetės artistike. Hapi, mė tė cilėn kapėrcehen epokat ėshtė bėrė supergalopant; nė tė gjitha sferat e artit dhe kulturės asgjė nuk ka mbetur e pa u cenuar. Kėtij fati jo tė mirė i ėshtė dashur t’i nėnshtrohet dhe tradita popullore. Shumė dyqane me suvenire e pėrdorin si mjet fitimi riprodhimin e traditės pa kurrfarė kriteri. Mjafton tė bėsh njė paralele krahasuese, pėrmes njė kostumi origjinal popullor tė ēfarėdo krahine, qė ndodhet nė fondin e Insitutit tė Kulturės Popullore, me njė qė blihet nė dyqanet me suvenire tė riprodhuara, jo vetėm qė ka ndryshime tė dukshme, por ka njė tjetėrsim total deri nė humbjen e gjurmėve tė tij. Drejtoresha e kėtij Instituti, Afėrdita Onuzi, thotė se ”organet pėrkatėse qė licencojnė duhet tė japin urdhėr tė shkruar edhe nė kontratė, qė riprodhimi i kostumeve popullore dhe suvenireve nga kėto dyqane tė mos bėhet pa u konsultuar me specialistė tė traditės popullore”. Ky fenomen ėshtė tepėr i rėndė, pasi tradita popullore ėshtė pėrēudnuar deri nė ekstrem, shton Onuzi. Edhe pse prej kohėsh ky institucion e ka shprehur shqetėsimin nė kėtė aspekt, ēdo gjė ka ikur nė vesh tė shurdhėt, pasi ēdo ditė pronarėt e kėtyre dyqaneve vazhdojnė tė riprodhojnė ēdo gjė tė traditės popullore me papėrgjegjshmėri. Ndėrsa shitėsit e kėtyre dyqaneve pretendojnė qė ēdo gjė e prodhuar nga ata ėshtė origjinale, dhe i pėrket epokės pėrkatėse. E kjo tingėllon qesharake, pasi njohuritė rreth traditės, jo vetėm janė tė cunguara, por nė shumicėn e rasteve rezultojnė tė jenė pa asnjė bazė. Stėrgjyshėrit tanė, po tė ngriheshin nga varri, do tė ēuditeshin kur tė shikonin njė kostum popullor tė qėndisur pa shije e pa pėrshtatje me krahinėn e tyre. Onuzi thotė se “riprodhimi i kostumografisė popullore mund tė bėhet i saktė vetėm nga gra shumė tė vjetra, qė e kanė trashėgimi familjare dhe qė e njohin mirė kėtė punė. Hanke Bajrami ėshtė gruaja, me tė cilėn edhe jemi konsultuar pėr teknikėn e krijimit, e qė ndodhet nė fshatin Kėrrabė nė Tiranė,” shton Onuzi.

    Ja ku ndodhin deformimet

    Sipas Onuzit, “qė nė pamje tė parė ato janė lehtėsisht tė kuptueshme, sepse nuk janė e njėjta gjė, pasi kuptohen qė nga ngjyra, materiali, kombinimi i ngjyrave etj.”. Me tė vėrtetė gratė qė prodhonin kostume aso kohe nuk mund tė dinin tė shkruanin as emrin e tyre, por kombinimi i ngjyrave dhe ruajtja e skemės kompozicionale ishte perfekt. Mjaftojmė tė japim njė shembull, thotė Onuzi, kostumi i Dardhės ėshtė ngjyrė vishnje, ai nuk pranon asnjė lloj ngjyre tjetėr. Zbukurimi i tij domosdoshmėrish duhet me gajtan tė zi dhe tė verdhė, dhe nuk pranon tjetėrsim.

    Riprodhimi ėshtė domosdoshmėri

    Nė fondet muzeale tė Institutit tė Kulturės Popullore ruhen njė numėr i konsiderueshėm kostumesh popullore, dhe jo thjesht si numėr, por variante tė shumta qė pėrfaqėsojnė tė gjitha tipet e veshjeve popullore shqiptare. Variante qė konsistojnė nė veshje ceremoniale, nė veshjet e pėrditshme, nė veshjet sipas grupmoshave, nė veshje pėr fėmijė, vajza, pėr gra tė njė moshe tė kaluar. Po, pėrsėri nevoja e riprodhimit ėshtė domosdoshmėri, sipas zonjės Onuzi, pasi shumė prej kostumeve, qė janė nė fondin muzeale, kanė nevojė pėr riparime. Por edhe riparimi i tyre bėhet nė laboratorin e specializuar dhe nga njerėz kompetentė e tė specializuar nė kėtė fushė. Sipas Onuzit, do tė thotė se nė ēdo ndėrhyrje pėr riparim ruhet skema kompozicionale, ngjyra, pėrbėrja e materialit dhe qėndisja. Ndėrsa riprodhimi nga njerėz jo kompetentė shmang ēdo gjurmė qė tė ēon drejt origjinės sė veshjes; dhe kjo ėshtė pėr tė ardhur keq.

    Veshjet mė tė lashta

    Kostumi mė i hershėm, qė pėrcjell njė mesazh qindravjeēar ėshtė xhubleta, e cila e ka origjinėn pėrgjatė Alpeve dhe kalon deri nė malėsinė e Malit tė Zi. Megjithėse etnografėt mė tė shquar tė Shqipėrisė kanė bėrė studime nga mė tė ndryshme, pėr tė akoma nuk ėshtė arritur nė njė shpjegim konkret, pse kjo veshje ka qenė ekzistente vetėm nė malėsinė e Veriut. Ndėrsa elemente tė tjera tė antikitetit, qė pėrcillen nėpėrmjet veshjes popullore, janė kėmisha e gjatė, struka (pelerina e gjatė) dhe opingat me majė.

    Pse duhen ruajtur kostumet popullore

    Mbledhja e kėtyre kostumeve popullore ka filluar pas Luftės sė Dytė Botėrore, mė saktė nė vitin 1947, kur u ngrit sektori i etnografisė, i drejtuar nga etnografi i mirėnjohur Rrok Zojzi.

    Pėr veshjet popullore duhet ruajtur origjinaliteti i tyre, se janė njė shprehje e qartė e identitetit shqiptar. Nė njė festival folklorik, tė zhvilluar jashtė shtetit, ne duhet tė pėrfaqėsohemi me kostumin tradicional. Edhe bota i ruan dhe i mirėmban shumė. Ėshtė njė element identiteti. Gjinden forma tė ndryshme pėr organizimin e festivaleve folklorike. Me tė vėrtetė, njė festival i bėrė para 30 vjetėsh nuk ngjan me njė festival tė bėrė sot, por forma tė tilla duhen ruajtur, pasi janė vlera tė trashėgimisė kulturore tė pakontestueshme tė ēdo populli. Kostumet kanė rėndėsi pėr procesin studimor. Kėtu pasqyrohet edhe historia e zhvillimit ekonomik e kulturor tė njė vendi, tė njė krahine e tė njė fshati. Nėpėrmjet njė veshjeje ne kuptojmė edhe nivelin e zhvillimit kulturor, si dhe psikologjinė e njė vendi. Krahina e Zadrimės ka njė kostum femėror nė formė kokete dhe tė zbuluar, gjė qė tregon lirshmėri. Ky kostum nė Kukės ėshtė ndryshe, i mbyllur deri nė fyt. Nė njė formė, tregon fanatizėm. Tė gjitha kėto elemente, tė marra njė nga njė, kompletojnė fizionominė e krahinės.

    Kostumet sė shpejti nė njė ekspozitė

    Tradita e krahinave tė ndryshme tė Shqipėrisė do tė pasqyrohen nė njė ekspozitė etnografike. Kjo ekspozitė do tė vijė si rezultat i bashkėpunimit tė Institutit tė Kulturės Popullore me Muzeun Historik Kombėtar. Ky aktivitet do tė pėrcjellė historinė e vendeve, psikologjinė dhe tė fshehtat qė fshihen pas njė kostumi popullor. Ekspozita nė miniaturė me kukulla janė bėrė dhe herė tė tjera, por me kostume origjinale tė mėdha ėshtė hera e parė qė realizohet, pasi kanė munguar hapėsirat fizike.

    Leontina Nika


    TIRANE - Relacioni midis modės dhe vizatimit shpesh ėshtė i fortė dhe disa herė i dobėt, por megjithatė ėshtė njė pėrpjekje e vazhdueshme e ideve dhe tensionit estetik midis tyre, gjė e cila ndikon nė influencėn e kėtyre dy fushave paralele.

    Fushat e tjera tė funksioneve tė ndryshme u vijnė nė ndihmė duke ardhur gati automatikisht nė njė ide pėr veshje, aksesorė, etj. Forma mė minimale e modės pastaj zbulon njė sekret tė ri, qė pjesa e ideuar ėshtė shpesh mė interesante se veshja e pėrfunduar.

    Porse, mund tė ndodhė edhe qė pjesa e prodhuar tė jetė mė e specifikuar dhe mė interesante se ideja e fillimit.

    Nga Merita Toēila
    Stiliste

    Disa produkte tė modės prodhohen mbėshtetur mbi abstrakten. Ato injorojnė edhe mbajtėsin e veshjes duke mos respektuar as tė dhėnat fizike, duke mos i vėnė nė vendin e duhur pjesė tė ndryshme tė veshjes dhe duke e sjellė atė jo praktike. Qė kėtu ka lindur ideja qė trupi duhet konsideruar si njė telajo ku duhet piktuar, ose si njė objekt tė cilit do t`i jepet forma skulpturore sipas konceptit tė krijuesit.

    Arkitektura e parė qė ka realizuar njeriu ėshtė veshja, pėr tė krijuar njė ambient mbrojtės. Pra nė kuptimin e parė, veshja tė ēon tek mbrojtja nga tė ftohtit apo tė nxehtit. Porse nė kuptimin e dytė ajo pėrcjell kėnaqėsinė e pėrkatėsisė nė njė grup apo shkallė tė caktuar dhe nė sisteme tė tjera pėrcjell mesazhe sensuale ndaj njė grupi tė caktuar njerėzish, tė njė tribuje apo klani.

    Me kohė ajo filloi tė perfeksionohej duke u shtuar dhe me objekte zbukurimi, apo ornamente, pėr tė treguar hierarkinė apo dinastinė. Pak e nga pak veshja krijoi gjuhėn e vet vizive e cila duhej tė ishte nė koherencė me gjeometrinė e kohės. Kėshtu pėr shumė kohė veshja i pėrshtatej trupit dhe ndryshimet nga shekulli nė shekull ishin shumė tė vogla.

    Vetėm nė fund tė shekullit XIX, filloi tė zbulohej kėnaqėsia e ērregullsisė dhe e mos respektimit tė raporteve; e pėrmbysjeve tė gjuhės sė ndėrtuar vizive. Kjo filloi me pėrmbysjen e rregullave nė pikturė nga avangardat ruse, vazhdoi me eksperimentet e Yves Klein nė vitet `60 (pėr ta parė trupin si njė vėllim mbi tė cilin mund tė manipulosh idetė duke vepruar direkt me ngjyrė mbi tė) dhe tė tjerė pas tij qė ushtruan body-art duke u dhėnė shkak stilistėve tė krijonin veshje direkt nė trup vetėm me ngjyrė.

    Kėto ide qenė shumė novatore, saqė i shndėrruan pasarelat nė njė shfaqje tė vėrtetė arti. Ēdo lėvizje nė pikturė apo nė gjinitė e tjera tė artit pasqyrohet dhe nė modė. Ēdo stilist mund tė krijojė njė fytyrė tė vetėn, njė krijimtari artistike tėrėsisht personale dhe tė pavarur nga tė tjerėt.

    Pėr tė krijuar njė individualitet tė tillė stilistėt rendėn pėr tė zbuluar ide tė reja pėr tė qėndruar gjithmonė ndėr mė tė mirėt dhe ky kėrkim idesh solli dhe kthimin tek tradita, si baza mė e mirė pėr tė justifikuar krijimet dhe pėr fat tė mirė, tradita duke qenė njė ekstrat i krijimtarisė nė shekuj ka se me ēfarė tė furnizojė; mbetet gjithmonė njė fushė qė duke e eksploruar zbulon gjėra tė reja.

    Edhe tradita jonė nė kėtė drejtim ėshtė shumė e pasur. Njė veshje popullore shqiptare ėshtė njė ekspozitė mė vete e artit popullor.
    Ėshtė e mahnitshme larmia e kostumeve popullorė nė vendin tonė dhe puna aq e hollė me detajin. Kemi njė pafundėsi florealesh tė qėndisura mrekullisht nga duart e vajzave dhe grave.

    Qėndisja dhe endja kanė qenė traditė vetėm pėr femrat tė cilat kalonin njė pjesė tė mirė tė ditės mbi to. Ato qėndisnin veshjet pėr femra, meshkuj dhe pėr fėmijėt e familjes. Mund tė ndodhte qė pėrgatitja e njė kostumi shkonte me vite tė tėra dhe ajo ishte njė pasuri e madhe pėr familjen, e cila trashėgohej nė ēdo brez. Rrallė ndodhte qė njė veshje tė ishte e thjeshtė nė ndėrtimin artistik tė saj, edhe ato qė i pėrkisnin shtresave jo tė larta tė shoqėrisė shqiptare.

    Pothuajse tė gjitha veshjet kishin tė njėjtin seriozitet pėrgatitjeje dhe tė njėjtin shpenzim nė kohė, nė punė dhe nė materialet e pėrdorura nė tė. Ēdo veshje kishte ngjyra, shumė ngjyra. Gjejmė nė to tė bardhėn qė zė pjesėn mė tė madhe tė veshjeve(kėmishat, fustanellat, jelekė, tirqe, ēitjane…);kjo e bardhė e plotė(reminishencė e veshjeve ilire) kombinohet me tė kuqen hallej, tė artėn, me blu kobalt, tė gjelbrėn smerald, vishnjen e errėt madje dhe tė zezėn (jelekė, xhubletė, gjoksore, tunikė…).

    Si pėlhura ka ndėrthurje tė damaskut apo velurit me mėndafshin dhe tė gjitha kėto tė qėndisura me fije fine metali tė ēmuar(ar ose argjend). Motivet e qėndisura janė kryesisht floreale, lulet e stilizuara, shpendė, insekte si evokim i kohės sė interesimit tė njeriut mbi natyrėn, arabeskat dhe motive gjeometrike mė tė vona dhe mė pak me simbole pagane, por edhe nė ato veshje qė gjenden janė shumė potentė si motive, sepse mbizotėrojnė dukshėm.

    Qėndisja shpeshherė shoqėrohet me punė kryq pėr tė krijuar njė element tjetėr dekorativ dhe copa tė mbivendosura si reliev. Pjesėt mė tepėr tė qėndisura janė jakat, mėngėt shpinoret, gjoksoret, tunikat, etj., tė cilat gjenden nė modele nga mė tė larmishmet. Ēdo krahinė ka njė veshje tė ndryshme nga tjetra.

    Ēdo ceremoni apo rast gėzimi ishte njė okazion pėr tė veshur kostumet mė tė bukura nė botė. Ato qė janė mė tepėr tė pėrdorshme janė jakat rrumbullake, mėngoret e qėndisura nė fund, tek burrat i gjejmė tė mbledhura, tunikat janė tė pėrdorura shumė dhe tė larmishme nė formė nė pjesėn fundore tė tyre, gjoksoret e Shqipėrisė sė mesme me jakat e mėdha dhe tė gjera, Xhubletat me kindet e mėdha, rripat e trashė me togėzat e rėnda prej bronxi, dhe njė mori kapelesh, shamish apo pėrparjesh. Dhe tė gjitha kėto tė qėndisura me fije tė arta dhe argjendtta, me motive ku asnjė nuk i pėrngjan tjetrit.

    Edhe nė veshjet e mesjetės tė imponuara nga sundimi turk, pėrsėri u ruajt karakteri kombėtar duke i sjellė ato si njė vepėr origjinale shqiptare, siē ėshtė veshja e Shqipėrisė sė mesme me ēitjanet qė zbresin deri tek kavilja. Me qėndismat nė rrethorin mbyllės, me jelekun qė zbret sa mbaron gjoksi dhe ka vetėm njė mbyllje duke lėnė tė kuptohet forma e gjoksit, veshja ėshtė trasformuar nė njė veshje tėrėsisht shqiptare dhe po aq e hirshme dhe joshėse. Edhe kaftani qė ėshtė njė xhaketė e gjatė qė zbret deri nė fund tė kėmbėve mė mėngė tė gjatė tė rėna nga pas.

    Kokat zakonisht mbuloheshin me shami nė zona tė veēanta dhe diku me kapele tė stilizuara ku gratė mund tė shprehnin gjithė dėshirėn dhe talentin e tyre pėr t`i zbukuruar me lule ose dhe me zbukurime me gurė ose pare. Njė veshje tė tillė dhe njė mbretėreshė e asaj kohe do ta kishte zili. Njė fakt ėshtė qė veshja shqiptare eshte prekur pak, ose thuajse fare nga tendencat fetare, nė tė nuk gjenden kryqe, figura shenjtėsh, aty gjithmonė ka lule tė stilizuara, flutura, zogj, figura gjeometrike etj. Nė kėto kohė dhe pėlhurat filluan tė zėvendėsohen me linone dhe pambukun si mė pak tė kushtueshme.

    Edhe nė kohė tė mėvonshme qėndisja ka zėnė njė pjesė tė mirė kohe tė vajzave shqiptare deri nė mesin e viteve `80 duke e zhvilluar si hobi nė kohėn e lirė, madje nė kėto vite pati njė ndryshim tė stilizimeve tė cilat vinin mė tė studiuara dhe inspiroheshin shpesh herė nga krijimet e artistėve qė punonin nė ndėrrmarrjet artistike tė asaj kohe.

    Sot qėndisja vjen si njė objekt koleksioni. Interesimi ndaj saj qėndron nė vlerėn historike tė veshjes shqiptare edhe pse nė kėndvėshtrim tė vogėl nuk mund tė quhet njė vepėr e mirėfilltė arti, ajo vjen si njė thirrje e fortė e sė kaluarės tonė, pėrcjell mendimin, ndjenjat dhe informacione tė ēmuara tė kohėve tė tjera. Ėshtė njė pasuri e jona.

    Nga gjithė ajo trashėgimi kulturore qė kemi, nga dokumentet historike, artistikė dhe muzealė dhe nga objektet e gjalla qė kanė mbetur nė sėndukėt e vjetėr tė shtėpive karakteristike shqiptare apo dhe nėpėr ato pak muze etnografike, jemi tė ndėrgjegjshėm pėr atė pasuri tė madhe qėndismash, aksesorėsh tė mrekullueshėm byzylykėsh, togėzash, varėsesh aq tė rralla, veshjesh mėndafshi dhe kadifeje tė qėndisura dhe tė punuara aq bukur, saqė mahnitin mbi tė gjithė vizitorėt e huaj.

    Kjo tėrheqje ka ndodhur nė ēdo kohė, aq sa artistė, piktorė dhe estetė tė huaj nuk kanė mbetur pa e vėnė nė dukje kėtė krijimtari tė larmmishme, duke krijuar vepra me vlera dhe artistike. Ndėr kėta mund tė pėrmendim; piktorin anglez Eduart Lir, piktorin francez Leon Zherome, piktorin kroat Pajo Jovanoviē, autoren angleze Edit Durham, etj, qė me krijimtarinė e tyre kanė lėnė dokumente shumė tė vyera jo vetėm artistike, por dhe historike mbi veshjet karakteristike shqiptare.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 06-07-2017 mė 22:39

  2. #2
    ILIR NĖ GEN Maska e flory80
    Anėtarėsuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzė Vjosės Kaltėroshe
    Postime
    1,531
    Etnografia Shqiptare ėshtė njė nga thesaret e paēmuara nė Europė. Larmia e kėtyre kostumeve ėshtė e jashtzakonshme, duke ndryshuar edhe nga fshati nė fshat, brėnda njė krahine.
    EH I ZIU NJERI, GĖLLTIT DIKU NJE LUGĖ ĒORBĖ TĖ PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PĖR GJITHĖ JETĖN!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e firaku
    Anėtarėsuar
    03-04-2008
    Vendndodhja
    Nen qiell
    Postime
    660
    Deme qe sote te gjithe ngapake nuk i perdorim neper festa familjare dhe shtetrore nje pjese te fajit e mbartim te gjithe ne pa dallim.

Tema tė Ngjashme

  1. Polifonia Popullore
    Nga Eni nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 23-05-2023, 16:43
  2. Muzika popullore ne dileme.
    Nga ChuChu nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 16:00
  3. Enciklopedia e Muzikes Popullore Shqiptare
    Nga Darius nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-08-2006, 20:09
  4. Zgjedhjet lokale 2005
    Nga babadimri nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 07-03-2005, 13:52
  5. Ndue Shyti, krijues i pėrsosur i muzikės popullore
    Nga StormAngel nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-09-2004, 11:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •