Superstruktura e kombinuar kriminale serbe në Kosovë 1998-1999


OPERACIONI „PATKOI“ - SYNIM PËR SHFAROSJEN
E SHQIPTARËVE!


http://pashtriku.beepworld.de/files/...n_berisha_.jpg
Shkruan: Sheradin Berisha

_____________________________


Superstruktura kriminale shtetërore serbe kishte vetëm

një kokë komanduese, ai ishte varrmihësi i Kosovës

Sllobodan Millosheviç



Gjatë luftës në Kosovë (1998 - 1999), regjimi pushtues serbë angazhoi një superstrukurë të gjerë forcash ushtarake - policore…, kundër popullit Shqiptarë dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këto forca përbënin një kombinim kompleks të,

- strukturave policore speciale të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë,

- njësive ushtarake speciale të Ushtrisë serbe,

- njësive të shumta paramilitare si dhe

- të një spektri forcash të tjera vullnetare që vinin nga vendet ish’sovjetike si nga: Rusia, Bjellorusia, Ukraina, pastaj Rumania etj.

Dhe kjo superstrukturë kriminale kishte vetëm një kokë komanduese, e ai ishte varrmihësi i Kosovës Sllobodan Millosheviç.
http://www.collider.com/uploads/imag..._milosevic.jpg

Për të argumentuar përfshirjen e kësaj superstrukture kriminale në veprimtarinë e saj me përmasa gjenocidale, po i referohem një raporti të organizatës ”Human Rights Watch”. Në raportin e tetorit 2001, kjo organizatë hulumtuese (faktmbledhëse) për krimet e kryera në Kosovë, shkruan (citoj): „Ushtria Jugosllave kishte komandën e përgjithshme gjatë periudhës së bombardimeve të NATO-s. Sipas ligjit, ajo kishte nën varësinë e saj policinë dhe forcat paraushtarake, megjithëse zyrtarët e lartë në Ministrinë e Punëve të Brendshme serbe ushtruan dukshëm një influencë të rëndësishme gjatë fushatës. Ushtria kontrollonte rrugët kryesore dhe kufijtë duke koordinuar dhe lehtësuar kështu “spastrimin etnik” (në Kosovë). Policia dhe forcat paraushtarake u përfshinë në mënyrë më të drejtpërdrejtë në dëbimin e civilëve dhe shkatërrimin e fshatrave, për të cilën kishin mbështetjen e artilerisë së ushtrisë (serbe - vërejtja Sh.B). Gjatë këtyre operacioneve burrat veçoheshin nga gratë dhe fëmijët për t’u marrë në pyetje për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe egzekutoheshin në vend.“


http://gdb.rferl.org/30CB2D49-CCC2-4...w800_mh600.jpg
Foto: Kriminelët Pavkoviç, Milutinoviç, Ojdaniç, Lukiç, Shahinoviç dhe Lazareviç


Sipas këtij raporti, Ushtria serbe ishte nën kontrollin e plotë të Këshillit të Lartë të Mbrojtjes, i përbërë nga presidentët e Serbisë, Malit të Zi dhe “Jugosllavisë” dhe që kryesohej nga kryetari jugosllavë Millosheviç. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë serbe gjatë luftës në Kosovë ishte Gjenerali Dragoljub Ojdaniç. Gjen. Ojdaniç pas përfundimit të luftës, do të emrohet si Ministër i Mbrojtjes së UJ-së, dhe në këtë post qëndroi deri në tetor të vitit 2000.


http://www.beepworld.de/memberdateie...ujnekosove.jpg

Skema: Struktura e ushtrisë serbe në Kosovë, mars - qershor 1999


Kush e projektoi operacionin e koduar ”Patkoi” ?!



Operacioni i koduar »PATKOI » është projektuar nga Shtabi i ushtrisë jugosllave (lexo: serbe) dhe kreu i politikbërjes serbe Sllobodan Millosheviç, duke pasur përkrahjen e përhershme edhe nga Kisha serbe. Ky projekt për shfarosjen e shqiptarëve, duket se është bazuar plotësisht në platformat e mëhershme antishqiptare, duke filluar nga „Naçertanija“ e Ilia Garashaninit e deri te „Memorandumi…” i Akademisë së Shkencave të Serbisë », kreatorë i së cilës ishte shoveni Dobrica Qosiç.


Tri fazat e realizimit të operacionit „Patkoi“!


· Operacioni « Patkoi » është planifikuar të zbatohet në tri faza:

- Faza e parë ishte paraparë që të kryhej gjatë muajit janar 1999, e që kishte për qëllim spastimin etnik nga popullsia shqiptare, pjesën veriore të Kosovës.

- Faza e dytë ishte planifikuar gjatë muajit shkurt, për ta përfshirë pjesën qendrore të Kosovës, përkatësisht Drenicën dhe rajonet përreth, ku përveç vrasjeve dhe dëbimit të popullsisë shqiptare, kishte për qëllim edhe shkatërrimin e njësiteve të UÇK-së.

- Faza e tretë gjatë marsit dhe prillit 1999, kishte për qëllim spastrimin etnik të Kosovës.

Për këtë qëllim strukturat komanduese dhe politike të Serbisë, kishin hapur dy vendkalime kufitare, një me Shqipërinë në Qafë të Morinës dhe tjetrën me Maqedoninë në Bllacë.


Cilat forca ushtarake morën pjesë në zbatimin e

operacionit „Patkoi“?!



· Në operacionin „Patkoi“ ka marrë pjesë korpusi ushtarak i Prishtinës, që përbënte superstrukturën ushtarake të Armatës së tretë serbe në Kosovë.

Komandant i armatës së tretë ishte Gjen.Kol. Nebojsha Pavkovic, ndërsa Komandant i Korpusit të Prishtinës ishte Gjeneral major Vlladimir Llazareviç.

· Korpusin ushtarak të Prishtinës (sipas raportit “Human Rights Watch”) e përbënin:

- pesë brigada,

- një njësi policore ushtarake dhe

- një regjiment aviacioni.


Në operacionin “Patkoi“ morën pjesë edhe korpuse tjera nga Serbia dhe Mali i Zi,

si:

· Korpusi 21 i Nishit i përbërë nga:

- Brigada e Blinduar 211 (Nish) në përbërje prej 1258 trupa, 75 tanke, 13 topa dhe 4 RBV,

- Brigada 150 e Vranjës e përbërë prej 1300 trupa, 72 topa dhe 12 RBV,

- Brigada e motorizuar 78 e Vranjës e përbërë nga 1316 trupa dhe 31 tanka, Brigada e 2-të e Nishit e përbërë nga 1600 trupa dhe 10 tanke,

- Brigada 175 e Leskovcit e përbërë nga 1600 trupa dhe 18 tanke,

- Brigada e motorizuar e 4-të e Pirotit e përbërë nga 1600 trupa, 31 tanke dhe 18 topa,

- Njësiti i inxhinierisë 352 i Prokuples nga 1000 trupa dhe

- Njësiti i Logjistikës 85 i Nishit i përbërë prej 1000 trupash.


· Korpusi 37 i Uzhicës me:

- Brigadën e 37-të të motorizuar të Rashkës që kishte në dispozicion 1695 trupa, 31 tanke dhe 18 topa dhe

- Brigada 19 e Pozhegës e përbërë nga 1600 trupa dhe 18 topa.


Në Kosovë kishte ardhur edhe:

· Korpusi 24 i Kragujevcit, i cili përbëhej nga:

- Brigada 80 e Kragujevcit me 1600 trupa dhe 18 topa si dhe


· Korpusi 12 i Novi - Sadit që në përbërje kishte:

- Brigadën e 18 të Novi - Sadit që në përbërje kishte 1600 trupa dhe 18 topa.



Në Kosovë ishte stacionuar edhe:

· Armata e parë e Beogradit, e cila në përbërje të vetë kishte:

- Brigadën 252 të blinduar të Kralevës, me 1121 trupa, 82 tanke, 12 topa dhe 4 RBV.


Këtu ishte edhe:

· Korpusi special i Beogradit me

- Brigadën e parë të Blinduar,

- Brigadën speciale 72 dhe

- Brigadën 63 të parashutistëve.

- Brigada e parë e Blinduar kishte 1184 trupa, 112 tanke, 12 topa dhe 4 RBV,

- Brigadën speciale 72 kishte 1189 trupa, ndërsa

- Brigada 63 e parashutistëve kishte 460 trupa.



Në këtë operacion famëkeq, ishte angazhuar edhe:

· Korpusi 2 i Podgoricës, ku bënin pjesë:

- Brigada e 5-të e motorizuar me 1478 trupa dhe 31 tanke.

- Brigada 1 B/4 alpiniste e Kollashinit me 350 trupa dhe

- Brigada 4 e Policisë ushtarake e Podgoricës me 359 trupa.


http://www.beepworld.de/memberdateie...patki1dhe2.jpg

Skema: Plani 1 + Plani 2 i Operacionit “PATKOI”


Strukturat e MUP’it dhe njësitë paramilitare serbe


Përveç forcave ushtarake, në realizimin e operacionit “Patkoi” në Kosovë, janë përfshirë: strukturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, njësitë tjera speciale e paramilitare serbe. Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë (Ministarstvo Unutrashnjih Poslova, apo siç thirrej shkurt MUP), drejtohej nga Ministri Vlajko Stojiljkoviç.

Në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë bënin pjesë:

- policia e rregullt e Kosovës, e komanduar nga Sreten Lukiç

- Forcat policore speciale (Posebne Jedinice Policije, apo PJP) e që komandoheshin nga Gjen. Lt. Obrad Stevanoviç dhe

- Forcat Antiterroriste (Specijalna Antiteroristiçka Jedinica, apo SAJ), të cilat komandoheshin nga Kol. Zhivko Trajkoviç.

- Ndërkaq kreu i sektorit të sigurimit publik në Ministrinë e Punëve të Brendshme ishte Gjeneral Vlastimir Gjorgjeviç...



Në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë vepronte edhe Shërbimi i Sigurimit, e ashtuquajtura UDB-ë, e cila konsiderohej si syri dhe veshi i regjimit pushtues serbë në Kosovë. Kreu i sigurimit të shtetit serb (UDB-së) gjatë luftës në Kosovë ishte z. David Gajiç. Shërbimi sekret i Serbisë (UDB-a), për të zbuluar aktivitetin e UÇK-së, në radhët e veta ka rekrutuar edhe shumë shqiptarë.

http://www.beepworld.de/memberdateie...itnekosove.jpg

Skema: Struktura e MUP’it serbë në Kosovë, mars - qershor 1999


Ky shërbim famëkeq në Kosovë dislokoi gjithashtu edhe të ashtuquajturën »njësi operative speciale, JSO-në (Jedinica za Specijalne Operacije) », e cila i ndihmoi në forma të ndryshme njësitë kriminale paramilitare, si:

- "Shkorpionët",

- “Tigrat e Arkanit”,

- “Beli Orlovi” (Shqiponjat e Bardha) të Voisllav Sheshelit,

- “vullnetarët e ardhur nga Republika serbe e Bosnjes dhe mercenarë nga ish-vendet sovjetike, si dhe

- “Beretat e Kuqe” apo “Djemtë e Frenkit” (emertim ky që u morë sipas Frenki Simatovic, një personalitet kyç në Ministrinë e Punëve të Brendshme, dhe njihej si themeluesi i këtij grupi). Gjatë luftës kjo njësi speciale «

- Jedinica za Specijalne Operacije (JSO-ja 9 komandohej nga Milorad Lukoviç, i njohur me nofkën “Legija”.


Ndërkaq në njësitë e lartëpërmendura paramilitare janë rekrutuar edhe qindra serbë lokal - vendës (kishte edhe njësi të veçanta kriminale nga serbët e Kosovës, siç ishte njësia kriminale “Munja” - Vetëtima, që ka vepruar në rrethin e Pejës etj), të cilat kanë kryer krime mbi popullsinë e pambrojtur shqiptare. Ata, kishin për detyrë të vrasin pamëshirshëm shqiptarë, por edhe të djegin, të plaçkisin dhe ta shpërngulin popullatën shqiptare nga Kosova. Për këtë aktivitet kriminalë flasin shumë argumente. Pas përfundimit të luftës, shumë paramilitarë serbë (por edhe të huaj) u kanë deklaruar hetuesve ndërkombëtarë dhe gazetave të huaja, se gjatë luftës në Kosovë ( me theks të veçantë gjatë vitit 1999 kur po realizohet Operacioni “Patkoi“), shpeshherë prej zyrtarëve të lartë të ushtrisë dhe të policisë serbe kanë marrë lista me emra të shqiptarëve, të cilët janë ekzekutuar në forma të ndryshme !!!

( … )

Komentin tuaj mund ta shkruani KËTU

( www.pashtriku.org )