Close
Faqja 12 prej 12 FillimFillim ... 2101112
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 231 prej 231
  1. #221
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Gazeta Serbe "B92"
    KFOR-i ne ofenzive per heqjen e barikadave ne Veri
    http://www.b92.net/info/vesti/index....&nav_id=544848

  2. #222
    i/e regjistruar Maska e teta
    Anëtarësuar
    25-10-2005
    Postime
    2,005
    more ketu eshte nje sherr i madh dhe loje politike,se nato e rrezoi tere at jugosllavi,e nuk mundet nje gjysem mitrovice...lere lere se i doli boja

  3. #223
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Obama vendos tërheqjen nga Kosova?

    Obama vendos tërheqjen nga Kosova?
    01-01-2012 21:28 CET


    http://www.zeri.info/fotot/44532/kfori_amerikan.jpg


    Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka vendosur që të tërhiqet ushtarakisht nga Republika e Kosovës, por lajmi është pritur keq nga disa analistë dhe diplomatë shqiptaro-amerikanë të cilët lëshojnë alarmin për pasiguri të mundshme në Kosovë.

    Zyrtarisht Uashingtoni thotë se ka vendosur që për vitin që sapo ka hyrë të ekzekutojë shkurtime në buxhetin e Departamentit të Mbrojtjes dhe kjo do të përfshijë mbylljen e disa bazave ushtarake amerikane në SHBA dhe jashtë vendit e mes tyre Kosova, raporton NOA.

    Nisur nga ky fakt, kryetari i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane Joe DioGuardi, Këshilltarja për Çështje të Ballkanit Shirley Cloyes DioGuardi dhe disa anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të Bordit të Drejtorëve të LQSHA-së janë takuar këto ditë me Kongresistin Buck McKeon (R-CA) në Manhattan.

    Qëllimi i takimit ishte që Kongresisti McKeon, i cili është Kryetar i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura në Dhomën e Përfaqësuesve, të informohet shkurtër për përshkallëzimin e konfliktit në veri të Kosovës dhe nevojën për të zgjidhur konfliktin para se largimi i planifikuar i trupave amerikane nga Kampi i Bondsteel-it të ndodh.

    Prezantimi që lexuesit e NOA mund të gjejnë të plotë në vijim, u bë nga Shirley Cloyes DioGuardi në emër të Lidhjes Qytetare në mbështetje të mbajtjes së lidershipit amerikan në Kampin Bondsteel:

    “Ne jemi të gjithë të vetëdijshëm për faktin se shkurtimet do të bëhen në buxhetin e Departamentit të Mbrojtjes dhe se kjo do të përfshijë mbylljen e disa bazave ushtarake amerikane në vend dhe jashtë vendit.

    Gjatë vitit të kaluar është raportuar se Kampi Bondsteel, i cili u ndërtua në Kosovë nga Shtetet e Bashkuara pasi sulmet ajrore të NATO-s kundër Serbisë i dhanë fund luftës së Kosovës në qershor të vitit 1999, do të vihet nën komandën turke.

    Meqenëse Turqia është një aleate e fortë e Kosovës, në teori largimi i trupave amerikane nga Kampi Bondsteel do të kishte kuptim. Megjithatë, në praktikë, unë do të argumentoja se është e parakohshme për Shtetet e Bashkuara të sinjalizojnë largimin e tyre nga Kosova, pasi ajo është e vetmja pengesë e vërtetë ndaj qëllimeve ekspansioniste të Serbisë.

    Në fund të luftës së Kosovës Beogradi krijoi dhe financoi strukturat paralele politike dhe ekonomike në veri të Kosovës të drejtuara nga serbët e Kosovës.

    Me vetëm një kundërshtim në formë retorike boshe nga Perëndimi, Beogradi ka qenë në gjendje ta destabilizoje Kosovën, dhe me atë, edhe rajonin për më shumë se një dekadë. Beogradi ka qenë në gjendje të ketë dorën e sipërme në veri, sepse vetëm 85 vende kanë njohur pavarësinë e Kosovës (SHBA ishte e para) që kur ajo shpalli pavarësinë në shkurt të vitit 2008.

    Serbia ka thënë vazhdimisht se ajo ka për qëllim ta bëj të përhershme dhe realitet de jure ndarjen e tanishme de facto të veriut të Kosovës, dhe kjo është më afër realizimit, në një masë të madhe për shkak të mosveprimit nga ana e administratës së Obama-s. Administrata e Obama-s ka zgjedhur që të marrë një rol dytësor prapa Evropës kur është fjala për Kosovën dhe Ballkanin. Përderisa në sipërfaqe kjo do të dukej të jetë një vendim logjik pasi që Amerika është zhytur në luftë në Afganistan, megjithatë është një gabim. Siç e di mirë Kongresi, sa herë që Amerika ka marrë një dytësor prapa Evropës në Ballkan, Shtetet e Bashkuara kanë paguar çmimin në fund të fundit me "gjak dhe thesar”.

    Kriza në veri u përshkallëzua me 23 nëntor 2011 kur serbët e Kosovës u përleshen me trupat NATO-s (të njohur si KFOR), duke plagosur rëndë 21, në përpjekjet e tyre për të ruajtur barrikadat që i kishin ngritur që në shtator për të bllokuar zyrtarët e doganave kufitare të Kosovës që ata të mos mund të shkojnë në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. Katër trupa të NATO-s dhe gjashtëmbëdhjetë civilë serbë u plagosën dhe një polic shqiptar e një serb u vranë në përleshjet e mëparshme.

    Zyrtarët e doganave të Kosovës të ndihmuar nga përfaqësuesit e BE-së, kanë qenë duke u përpjekur që të heqin barrikadat dhe që të udhëtojnë deri në kufi në mënyrë që të zbatojnë një marrëveshje paraprake doganore që u nënshkrua bashkërisht nga negociatorët në bisedimet Prishtinë-Beograd, të cilat filluan në pranverën e kaluar në Bruksel dhe janë duke u lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Megjithatë, ekstremistët në veri të mbështetur nga Beogradi refuzojnë të njohin pavarësinë e Kosovës dhe duan ta parandalojnë qeverinë e Kosovës që të shtrijë autoritetin e saj në të gjithë territorin.

    Siç deklaroi me të drejtë një raport i fundit i Grupit Ndërkombëtar të Krizave, “konflikti në veri jo vetëm që i vë serbët e veriut kundër Kosovës dhe Kosovën kundër Serbisë, por edhe Serbinë kundër Bashkimit Evropian."

    Kjo është arsyeja përse Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, e cila është një grup vullnetar avokues që përfaqëson shqetësimet e 750.000 shqiptaro-amerikanëve, beson se Shtetet e Bashkuara duhet të vonojnë largimin e saj nga Kampi Bondsteel deri sa konflikti në veri të jetë zgjidhur.

    Për fat të mirë, dinamikat ndryshuan më 9 dhjetor kur kryeministrja gjermane Angela Merkel me sukses parandaloi BE-në nga dhënia Serbisë e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE këtë muaj. Serbisë iu tha se deri në Mars duhet të demonstrojë se ka shpërbërë barrikadat në veri të Kosovës dhe se ka lejuar lirinë e lëvizjes për trupat e KFOR-it dhe zyrtarët e BE-së dhe Kosovës.

    Merkel tashmë ka sinjalizuar një ndryshim të ri e premtues në mbështetjen e pandërprerë të BE-së për Beogradin kur ajo u takua me presidentin serb Boris Tadiç në Beograd në gushtin e kaluar dhe i tha atij se nëse Serbia dëshiron të arrijë statusin e vendit të kandidatit për anëtarësim në BE, ajo duhet të arrijë rezultate në dialogun me Kosovën, duhet të shfuqizojë të gjitha strukturat paralele të paligjshme në veri të Kosovës, dhe përfundimisht të njohë sovranitetin e plotë e të pandarë të Kosovës gjatë integrimit të Serbisë në BE. Edhe pse Serbia dëshironte të arrinte statusin e vendit kandidat deri në fund të vitit 2011, Tadiç iu përgjigj kërkesave të Merkel-it duke thënë se Serbia nuk do t’i lëshonte pe BE-së për Kosovën. Tani ai përballet në mënyrë të qartë me një zgjedhje në mes të pranimit nga BE-ja dhe mbajtjes mbi Kosovën.

    Ka shumë gjasa që Tadiç të provojë ta mbajë veriun dhe kjo do të vërë Kosovën dhe Evropën Juglindore në rrezik të një dhune të re. Duke përqendruar vëmendjen amerikane diplomatike dhe ushtarake në Kosovë dhe në Ballkan tani, ne mund të parandalojmë një konflikt të kushtueshëm dhe potencialisht vdekjeprurës në muajt përpara.

    Reagime ka pasur edhe nga autoritetet shqiptare. Kryeministri Sali Berisha thotë se prania ushtarake amerikane është vendimtare për stabilitetin. Rreziku nga nacionalistët është ende real, ka thënë Berisha për agjencinë “Bloomberg”.

    Nacionalizmi nuk është zhdukur nga rajoni, thekson Berisha, i cili premton se gjatë vizitës së ardhshme në Beograd, do t’i thotë Presidentit serb Boris Tadiç, se vendi i tij duhet të pranojë vendimin e 22 korrikut të GJND-së, duke njohur legjitimitetin e deklaratës së Kosovës për pavarësi nga Serbia më 2008.

    Trupat amerikane janë të nevojshme në Kosovë për të siguruar paqen në rajon, në një kohë kur ndarjet sektare mbizotërojnë në politikat e rajonit, ka thënë Berisha. /noa/
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  4. #224
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    një fashë në barkun e pacientes

    http://www.zeri.info/fotot/44837/mai...ashi--r.s..jpg


    KUK mohon fashën
    07-01-2012 00:46 CET
    zeri

    Drejtori i Qendrës Klinike Universitare, Njazi Gashi, së bashku me mjeken Prevezë Abrashi, e cila është akuzuar se ka harruar një fashë në barkun e pacientes Feradije Rexhepi gjatë operacionit, e kanë mohuar një gjë të tillë. Ata madje kanë akuzuar mediet se kanë proklamuar një informatë të tillë para se ajo të verifikohet.

    Gjatë një konference për medie të premten, ata kanë thënë se janë duke pritur rezultatet e Komitetit Etik Profesional, i cili është përgjegjës për verifikimin e gabimeve të mjekëve.

    Pavarësisht këtij rasti, drejtori ekzekutiv Njazi Gashi dhe drejtori i Kirurgjisë Mehmet Maxhuni, kanë thënë se edhe sikur të kishte ndodhur vërtet që mjekja në fjalë të harronte fashën, ajo nuk do të akuzohet, pasi siç thonë ata, rastet e tilla ndodhin në gjithë botën, edhe në qendrat spitalore më me renome botërore.

    “Këtë nuk po e them unë, por është e paraparë me kodin profesional. Mund të ndodhë që të harrohet fasha apo diçka tjetër gjatë operacionit, andaj në këtë rast nuk do të ndodhte asgjë, por unë jam megjithatë shumë i bindur se fasha nuk është harruar në klinikën tonë. Sepse ne nga frika se mos po gabojmë nuk e bëjmë këtë punë”, u shpreh drejtori Gashi.

    Ditë më parë mediet plasuan lajmin se mjekja Abrashi ka harruar një fashë në madhësinë e një peshqiri në barkun e pacientes Feradije Rexhepi, si pasojë e së cilës iu kishte keqësuar gjendja, me ç’rast ka shkuar në Maqedoni për një operacion tjetër, ku edhe sipas familjes Rexhepi, mjekët atje e kanë verifikuar një gjë të tillë. Andaj, familja Rexhepi ka ngritur padi ndaj mjekes Abrashi.

    Por edhe pse akuzat vijnë nga familja e pacientes, drejtori Gashi i quajti mediet joprofesionale për paraqitjen e një lajmi të tillë.

    “Mund të them lirisht se keni bërë shkelje të normave profesionale, por edhe fyerje të dinjitetit të mjekut. Në këtë rast ju mediet jeni në anën e arushës e jo në anën tonë. E në këtë rast arushat janë spitalet private, të cilat në fillim kanë qenë agjenci të rrugicave të Kosovës”, u shpreh Gashi, i cili shtoi se për gjithçka do të merret vesh në fund të muajit kur edhe do të arrijnë rezultatet e fashës.

    Në konferencë u paraqit edhe vetë mjekja Abrashi, e cila e prezantoi veten të pastër, dhe për të dëshmuar këtë ajo kishte marrë me vete disa dokumente dhe disa fasha, me anë të të cilave tregoi se ajo nuk e ka harruar fashën.

    “Fashat të cilat janë gjetur në barkun e pacientes që janë bërë publike në medie, janë fasha të kaltërta, e ne në kohën kur e kemi kryer atë operacion nuk kemi pasur aso lloj fashash”, tregon Abrashi, duke paraqitur para medieve dokumentet që tregojnë për llojin e fashave të blera atëkohë nga QKUK. B. Xharra
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  5. #225
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Rastelicë, 7 viktima, edhe 3 të ngujuar



    (E plotësuar) Sipas informacioneve më të fundit, shtatë persona e kanë humbur jetën si pasojë e ortekut që shkaktoi tragjedi në fshatin Restelicë të Dragashit.

    Konfirmimin se shtatë persona janë nxjerrë pa shenja jete e ka bërë edhe ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, transmeton Telegrafi.

    Nga ana tjetër, mjekët kanë konfirmuar se fëmija që është nxjerrë i gjallë është me gjendje stabile shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetën.

    Ndërkohë, njësitë e kërkim-shpëtimit janë në kërkim edhe të tre personave të tjerë, të cilët thuhet t’i ketë bartur orteku pas shkatërrimit të shtëpisë ku kanë qëndruar.

    ***

    Rastelicë, 6 viktima, edhe 4 të ngujuar

    Sipas Arta News, numri i viktimave që janë nxjerrë deri më tani nga shtëpitë e mbuluara nga bora në fshatin Rastelicë të Dragashit, ka arritur në gjashtë.

    Mësohet gjithashtu se të ngujuar mbeten edhe 4 persona tjerë për të cilët ekipet e shpëtimit po bëjnë të pamundurën që t’i nxjerrin sa më shpejtë.

    Këtë e ka konfirmuar Komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati. /Zëri/

    ***

    Restelicë, shkon në 5 numri i viktimave

    Njësia e zjarrfikësve në fshatin Restelicë ka konfirmuar për RTK-në se janë gjetur edhe dy kufoma.

    Bëhet fjalë për dy persona të gjinisë femërore, njëra fëmijë dhe një tjetër e moshës madhore. Dukagjini njofton se fëmija i vdekur është i moshës katërvjeçare.

    Me këtë numri i viktimave nga tragjedia në këtë fshat shkon në pesë.

    ***

    Restelicë, gjendet e gjallë një 7-vjeçare

    Forca e Sigurisë së Kosovës dhe njësitë e emergjencës në fshatin Restelicë të Dragashit, kanë njoftuar se kanë arritur ta gjejnë të gjallë një fëmijë, i cili bashkë me shtatë anëtarët tjerë të familjes, ndodhej në shtëpinë që u godit nga orteku mëngjesin e të shtunës.

    Mësohet gjithashtu se fëmija është një vajzë 7-vjeçare dhe ajo është transportuar me urgjencë në spitalin më të afërt.

    Ndërkohë, njësitë emergjente po vazhdojnë kërkimin e shtatë anëtarëve të një familje tjetër, dhe gjetja e fëmijës ka rritur shpresat se edhe të tjerët mund të jenë të gjallë.

    ***

    Tre të vdekur nga orteku i borës në Restelicë

    Policia e Kosovës konfirmoi edhe viktimën e tretë nga orteku që ka goditur disa shtëpi në fshatin Restelicë të komunës së Dragashit.

    “Gjatë përpjekjeve të vazhdueshme për nxjerrjen e personave të ngujuar nga orteku është nxjerrë edhe personi i tretë pa shenja jete”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

    Ekipet e shpëtimit janë duke vepruar drejtpërdrejt në vendin e ngjarjes në fshatin Restelicë, në shtëpitë, të cilat janë gotitur nga orteku i borës, bën të ditur zëvendës-ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Shemsi Veseli.

    Dyshohet se edhe shtatë persona të tjerë gjenden të ngujuar nëpër shtëpi nga orteku i borës.

    Veseli ka thënë se njësitë e shpëtimit tashmë kanë arritur që ta nxjerrin nga bora një person me shenja jete, të cilit është duke iu dhënë ndihma mjekësore.

    Por, zëvendësministri Veseli ka apeluar te qytetarët që kanë shkuar në Restelicë për të ndihmuar, që t’i largojnë veturat, të cilat, sipas tij, i kanë parkuar në mënyrë të çrregullt në rrugën e ngushtë që çon për këtë fshat dhe e kanë bllokuar qarkullimin e njësive dhe makinerisë së rëndë të FSK-së dhe Policisë së Kosovës. Pengesat në rrugë nga veturat, sipas tij, kanë penguar depërtimin e eskavatorëve në vendngjarje.

    ***

    Një ortek bore, me thellësi 10 metra dhe me gjerësi 500 metra ka goditur 15 shtëpi, të cilat gjenden në anën e djathtë të fshatit Restelicë të komunës së Dragashit. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë zëvendës-ministrisë si Forcës së Sigurisë së Kosovës, Shemsi Veseli. Ai ka thënë se “si pasojë e këtij orteku, vdekjen e kanë gjetur të paktën 2 persona, ndërkaq, që dyshohet se të paktën edhe 6 persona të tjerë gjenden të mbuluar me borë”.

    “Orteku në fshatin Restelicë i ka vërshuar ato 15 shtëpi, në orën 7: 30 të mëngjesit. Sipas informatave të konfirmuara, deri më tash janë gjetur 2 kufoma. Është një mashkull, i lindur më 1958, me inicialen e emrit N. Reka, mbiemrin ashtu siç ne i kemi të dhënat dhe është një kufomë tjetër e gjinisë femërore, mosha e të cilës nuk konfirmohet. Dyshohet që së paku, tash për tash, janë edhe 6 persona në dëborë”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Veseli.

    Në vendngjarje, për të ndihmuar për largimin e borës dhe shpëtimin e mundshëm të banorëve të goditur nga orteku, kanë dalë njësitë e FSK-së, të Policisë së Kosovës dhe banorët lokal. Veseli ka bërë të ditur se në Restelicë kanë shkuar njësitë e gjenios, njësitë për kërkim-shpëtim, njësia për dhënien e ndihmës mjekësore dhe njësia për menaxhimin e krizave.

    “Për momentin, uroj fatin për ata persona të cilët janë të përfshirë nën dëborë, që të jenë në ndonjë pjesë ku kanë mundur të strehohen dhe që orteku nuk ka mundur t’i përfshijë dhe gjithmonë me shpresën që do të arrijmë me kohë që të mund t’i nxjerrim. Ndoshta do të jetë ndonjë prej tyre që do të jetë i gjallë. Do të bëhet maksimumi që me të gjitha ekipet e mundshme të nxirren ata”, ka sqaruar Veseli.

    Ndryshe, dyshohet se janë edhe 11 persona nën borë, anëtarë të familjeve, të cilat i ka goditur orteku i borës. /REL/

    Gjendje e jashtëzakonshme në Dukagjin

    Reshjet e borës kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve, nga qyteti i Gjakovës, Junikut, Deçanit, Klinës nuk ka patur qarkullim as të linjave të autobusëve, ndërkohë që pritet që qarkullimi të filloj në orët e pasdites, ka njoftuar për Radio Dukagjinin drejtori i Stacionit të Autobusëve Elez Gashi.

    Ndërsa Brahim Sadriu nga Policia e Kosovës, deklaroi se qarkullimi nëpër rrugët lokale, ato rajonale dhe në pikëkalimet kufitave është i lirë. Sipas tij ka vështirësi të theksuara në rajonin e Dukagjinit, ku reshjet e mëdha të borës kanë bllokuar shumë rrugë, duke përfshirë këtu edhe pikëkalimin kufitar Kullë-Rozhajë.

    Ndërsa në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës janë duke u realizuar të gjitha fluturimet sipas planifikimeve.

    Gjendja e jashtëzakonshme e paraparë të përfundojë sot në Pejë, do të mbetet në fuqi. Tash kur niveli i borës që pandërprerë po bie në Pejë, ka arritur lartësinë prej 1 m. e 30 cm.

    Kryetari i komunës, Ali Berisha, përkundër paralajmërimeve, i shtyrë nga rrethanat e natës së shkuar dhe këto të sotme, la në fuqi gjendjen emergjente. Sipas, Berishës, procesi mësimor në këtë komunë që ishte paraparë të vazhdonte me 13 shkurt të hënën sipas të gjitha gjasave pritet të shtyhet sërish.

    Berisha thotë se në këtë drejtim po pret koordinimin me ministrinë e arsimit për të marrë një qëndrim të prerë dhe opinioni do të informohet shumë shpejt për këtë çështje.

    Komuna edhe njëherë apelon qytetarët që secili në shtëpitë dhe lagjet e veta të jap kontributin për pastrimin e borës ndërsa që brengë për komunarët mbeten çatitë e shtëpive.

    Ndërkohë edhe komunat tjera në rrafshin e Dukagjinit nuk po e kalojnë më lehtë këtë situatë. Kryetari i komunës së Gjakovës Pal Lekaj, deklaroi për radio Dukagjinin se edhe në Gjakovë gjendja është vështirësuar pas reshjeve të mbrëmshme e që po vazhdojnë edhe tani. Por më e rënduar paraqitet gjendja në disa fshatra të kësaj komune.

    Kryetari Lekaj tha se kompanitë po bëjnë punën e tyre me kapacitetin maksimal.

    Edhe zëdhënësi i komunës së Prizrenit Ymer Berisha e paraqiti të vështirësuar gjendjen në ketë komunë, raporton Dukagjini.

    Shqipëri: Në Tropojë, bora arrin në 2 metër

    Reshjet e borës që vijojnë prej ditësh kanë bllokuar rrugët në veri të Shqipërisë, duke izoluar një numër të madh komunash. Situata më problematike paraqitet në Tropojë, ku reshjet e borës që vijojnë prej mbrëmjes së kaluar e kanë rritur trashësinë e borës, duke i bërë të pakalueshme edhe rrugët brenda qytetit.

    Bajram Curri është izoluar nga pjesa tjetër e vendit dhe nga Gjakova, ndërsa bora vijon të rrisë trashësinë.

    Sipas banorëve të Bajram Currit, të kontaktuar me telefon nga “Shekulli”, rreth 60 cm borë kanë rënë gjatë natës, duke e çuar në rreth 180 cm trashësinë e saj.

    Banorët tashmë nuk mund të lëvizin as nëpër qytet, ndërsa mjekët shpresojnë të mos ketë urgjenca shëndetësore, pasi edhe transportimi me helikopter do të ishte tejet i vështirë për shkak të mjegullës së dendur.

    Sipas burimeve, zonat e thella të luginës së Valbonës, përveç sasisë së madhe të borës duhet të përballen edhe me mungesën e energjisë elektrike, e cila është shkëputur që nga pasditja e djeshme. Ata shprehen se pavarësisht se i kishin marrë masat për rezervat ushqimore, koha e gjatë e izolimit po i çon ato drejt fundit.

    Në Valbonë, ndihmësmjeku i zonës, A. Selimi, shprehet se rezervat e ilaçeve janë drejt fundit. Sipas tij, në fshatin turistik janë të paktën 20 të sëmurë kronikë, të cilët kanë mbetur pa medikamentet e nevojshme për shkak të pamundësisë për t’u furnizuar prej mëse dy javësh.

    Ndërkohë, edhe në Pukë paraqitet një situatë e ngjashme. Të gjitha akset që lidhin qytetin me zonat e tjera janë bllokuar, ndërsa bora vijon të bjerë me intensitet. Trashësia e madhe e borës ka reduktuar edhe lëvizjet brenda qytetit.

    Ndërsa në Kukës, trashësia e borës ka arritur në qytet deri në 90 cm, kurse në zonat e thella ajo i kalon 2.5 metër. Bora e rënë gjatë natës ka bllokuar të gjitha rrugët me komunat, ndërsa qarkullimi është vështirësuar edhe brenda qytetit. /shekulli/

    Zëri
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  6. #226
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Sulm në Mitrovicë - një i vrarë
    Bota Sot 25.04.2012

    Një person ka vdekur dhe një tjetër është plagosur pas një sulmi me armë zjarri që ka ndodhur pak pas mesditës në qendër të Mitrovicës.

    Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, Besim Hoti, i cili ka bërë të ditur se grupi i sulmuesve, i përbërë nga të paktën katër persona, ka përdorur tri lloje të ndryshme të armëve për të ekzekutuar sulmin.

    Incidenti, sipas tij, ka ndodhur pasi sulmuesit me veturën e tyre kanë bllokuar veturën në të cilën gjendeshin viktimat.

    Hoti ka thënë se po punohet në drejtim të identifikimit të sulmuesve të dyshuar, porse, deri më tani, nuk është arrestuar askush.

    “Deri në këtë moment nuk është arrestuar askush, ndërsa motivet besohet të jenë të karakterit kriminal. Besohet se të dyja palët kanë pasur një përleshje të mëhershme dhe kjo besohet të jetë rezultat i asaj zënke të mëhershme”, ka thënë ai.

    Mësohet se të dyja palët e përfshira në incident janë të përkatësisë etnike shqiptare.

    Hetimet për këtë rast thuhet se po udhëhiqen nga Prokuroria e Qarkut në Mitrovicë.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  7. #227
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-06-2012
    Postime
    199
    Diana Avdiu, Miss Kosova 2012




  8. #228
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Për: Lajme të përditshme nga Kosova

    Kosova e vitit 2012

    Viti 2012 do shënohet në kalendarin e shtetit të Kosovës si vit i përmbylljes së mbikëqyrjes ndërkombëtare. Shteti më i ri evropian mori 12 njohje të reja. Po gjatë këtij viti, edhe zyrtarisht Kosova nisi takimet në nivel të kryeministrave me Serbinë. Nga Bashkimi Evropian, Kosovës iu premtua edhe njëherë perspektiva evropiane dhe liberalizimi i vizave, por pasi t’i ketë plotësuar kriteret e parapara me standardet evropiane.

    Protesta e Vetëvendosjes

    Vlimet politike dhe pakënaqësitë me procesin e bisedimeve me Serbinë sollën deri te përplasjet serioze të Policisë së Kosovës me aktivistët dhe zyrtarët më të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje në afërsi të Merdares gjatë një proteste ku kjo parti politike e udhëhequr nga Albin Kurti po synonte të vendoste masa reciprociteti me Serbinë dhe ndalonte produktet e këtij vendi në Kosovë.
    Policia ndërhyri mjaft ashpër. Dhjetëra të lënduar e të arrestuar, duke mos i kursyer as deputetët, ishte bilanci i protestës së 14 janarit. Lideri i Vetëvendosjes shprehej i gatshëm që protestat të vazhdonin.

    Protestat e Vetëvendosjes u përsëritën edhe më 22 janar. por nuk e vendosën reciprocitetin me Serbinë.
    Kryeministri Hashim Thaçi, i kishte cilësuar veprimet e Vetëvendosjes si përpjekje për të përsëritur ngjarjet e përgjakshme të janarit të Tiranës edhe në Prishtinë.

    Fusnota

    Vetëvendosje ishte subjekti politik që kundërshtoi më së shumti dialogun Prishtinë – Beograd. Si rezultat i këtij dialogu, Kosova kishte pranuar marrëveshjen për fusnotën e cila në formë ylli vendosej pranë emrit të saj gjatë prezantimeve në nisma e konferenca rajonale e që më pas u bë praktikë për të gjitha forumet e mekanizmat ndërkombëtar. Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri e kishte cilësuar këtë fusnotë si një fjollë bore që do të shkrihet.

    Tragjedia në Restelicë

    Dimri dhe acari i vitit 2012 nuk mbahet mend për shkrirjen e fusnotës sa mbahet mend për ortekun në fshatin Restelicë të Dragashit nga i cili më 11 shkurt, humbën jetën 9 pjesëtarë të familjes Reka, përderisa e ngujuar në borë e vetmja që i shpëtoi këtij orteku ishte vogëlushja Asmira Reka, 5 vjeç.
    Tragjedia u përcoll me dhimbje në mbarë Kosovën. Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga shpalli ditën e hënë, datë 13 shkurt, ditë zie shtetërore, në nderim të anëtarëve të familjeve Reka, që pësuan në kjo fatkeqësi.
    Pas dimrit dhe acarit, pranvera i solli Kosovës premtimet e Bashkimit Evropian për perspektivën e saj evropiane. Shpërblimi i Brukselit, pasoi gatishmërinë e Prishtinës zyrtare për bisedime politike me Serbinë.

    Studimi i Fizibilitetit

    Ishte vetë Komisionari Stefan Fule ai i cili langoi studimin e Fizibilitetit për Kosovën si hap i parë drejt negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, proces ky që mbetet në vijim edhe për vitin 2013.
    “Jam i lumtur që këtë herë nuk erdha në Prishtinë duarthatë. Kësaj radhe lansuam fillimin e studimit të fizibilitetit për Kosovën, si një proces që qon kah negociatat për marrëveshjen e Stabilizim – Asociimit”, pati deklaruar Fyle në Prishtinë më 27 mars. Më pas, më 14 qershor, Kosova mori edhe udhërrëfyesin, por jo edhe datën e liberalizimit të vizave.

    Përfundimi i mbikëqyrjes

    Më 2 korrik, Grupi Drejtues Ndërkombëtar në takimin e mbajtur në Vjenë vendosi që mbikëqyrja ndërkombëtare e pavarësisë së Kosovës të hiqet më 10 shtator. Për nder të kësaj date, në Prishtinë u ftua edhe arkitekti i statusit të Kosovës, Martti Ahtisaari dhe personalitete tjera ndërkombëtare.
    “Kur e pata propozuar planin e kam ditur se do të jetë një rrugëtim i gjatë dhe i vështirë", ishte shprehur presidenti Ahtisaari më 10 shtator në foltoren e Kuvendit të Kosovës.

    Me përmbylljen e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë, Plani i Presidentit Ahtisaari në bazë të cilit edhe ishte shpallur pavarësia e Kosovës e koordinuar me SHBA-të dhe vendet më të fuqishme evropiane u vlerësua se ishte përmbushur në nivelin e kënaqshëm, ndonëse të gjithë akterët e pranuan se ky plan nuk ishte zbatuar fare në komunat veriore.
    Ndonëse i dha fund mbikëqyrjes ndërkombëtare, Kosova njëherësh u pajtua t’i jap fuqi ekzekutive misionit të Bashkimit Evropian për sundim të ligjit – EULEX, me çka prania ndërkombëtare ruajti një pjesë të konsiderueshme të kompetencave në fushën e sundimit të ligjit.

    Rihapja e procesit ndaj Limajt

    Kompetencat e tij EULEX-i i ushtroi në disa raste. Por ai që më së shumti bëri bujë ishte rihapja e procesit ndaj nënkryetarit të PDK-së dhe deputetit Fatmir Limaj i akuzuar për dy vepra, njërën për krime lufte dhe tjetrën për korrupsion e krim të organizuar.

    Procesi i gjykimit e më pas rigjykimit ndaj Limajt, sidomos në çështjet që kanë të bëjnë me krimet e luftës në procesin e njohur si “Kleçka” nga ana kosovare u cilësua si proces politik, kurse nga EULEX-i si proces i vendosjes së drejtësisë.
    Po në lidhje me aktakuzat për krime lufte, ky vit përmbylli edhe një proces tjetër. Por, ai nuk u zhvillua në Kosovë, por në Hagë.

    Bisedimet Kosovë - Serbi

    Viti 2012 sërish nuk rrumbullakoi simbolikën e 100 njohjeve të shtetit të Kosovës. Por, përfundimisht shënoi fillimin e bisedimeve Prishtinë – Beograd në nivel të kryeministrave.
    Takimi i parë simbolik u mbajt më 19 tetor në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Dacic u mbajt në Bruksel nën ndërmjetësimin e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton.

    Procesi i bisedimeve Kosovë – Serbi mori një dimension të ri pas vizitës së së sekretares amerikane të shtetit, Hilary Clinton dhe Përfaqësueses së Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme Catherinë Ashton në Beograd dhe Prishtinë.

    Mesazhet e tyre ishin të qarta – bisedime duhet të zhvilloheshin por pa prekur në sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Kosovës.
    “Do të jem shumë e qartë, jo vetëm këtu në Prishtinë por për të gjithë ata që na dëgjojnë e shikojnë në rajon se Shtetet e Bashkuara janë të vendosura për integritetin dhe sovranitetin e Kosovës”, ka thënë sekretarja Clinton në Prishtinë më 31 tetor.
    Ndërkaq Catherine Ashton kishte sqaruar se qëllimi i Brukselit ishte që nga këto bisedime të arrihet deri te një normalizim i marrëdhënieve Kosovë – Serbi dhe vendosje e një bashkëpunimi ndërmjet dyja vendeve.

    Lirimi i Haradinajt

    Tribunali i Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi më 29 nëntor, shpalli të pafajshëm Ramush Haradinajt dhe dy ish bashkëluftëtarë të tij duke i liruar ata nga të gjitha akuzat. Haradinaj u prit me ceremoni shtetërore dhe me turma njerëzish të mbledhur nëpër rrugët e Prishtinës.

    “Edhe pse në një proces të gjatë unë kam jetuar me ju me vendin. Jam gëzuar për të arriturat, për fitoret. Jam mërzitur për vështirësitë, për sfidat. Por, sot jam i gëzuar që drejtësia ndërkombëtare e ka konfirmuar se rruga jonë për liri ka qenë e pastër dhe e drejtë”, ka thënë Haradinaj në paraqitjen e tij të parë në Aeroportin e Prishtinës pas kthimit nga Haga.

    IBM-ja

    Nga tri takimet e zhvilluara në Bruksel ndërmjet Thacit dhe Dacic doli dakordimi i tyre për zbatimin e Marrëveshjes për Menaxhim të Integruar të Kufirit.
    Kjo marrëveshje ishte cilësuar nga Hashim Thaçi si njohje e kufirit të Kosovës nga ana e Serbisë, përderisa Dacic kishte thënë se ishte arritur një marrëveshje që njeh kufirin administrativ dhe jo shtetëror të Kosovës.

    100-vjetori i shtetit shqiptar

    Shqiptarët anekënd botës vitin që po e lëmë pas kanë festuar 100-vjetorin e themelimit të shtetit shqiptar. Liderët e Shqipërisë, Kosovës dhe të shqiptarëve të Maqedonisë në këtë 100-vjetor kanë dhënë deklaratat `zjarrta` në favor të bashkimit të kombit shqiptar në një shtet të vetëm. Për nder të kësaj feste ishin organizuar aktivitete të shumta në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, diasporë etj. Për ta bërë edhe më madhështorë 100-vjetorin e shtetit shqiptar, këngëtarja me famë botërore dhe me prejardhje nga Kosova, Rita Ora, ishte paraqitur në një koncert në Tiranë.

    FSK-ja bëhet me uniformë të re

    Viti 2012 ishte vit i suksesshëm për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Në ditën e saj të themelimit, konkretisht më 27 nëntor pjesëtarët e FSK-së janë paraqitur me uniformë të re, e cila është unike dhe urbane. Me këtë FSK-së janë paraqitur me uniformë të re, e cila është unike dhe urbane. Me këtë uniformë pjesëtarët e FSK-së janë paraqitur në Tiranë në paradën e organizuar për nder të 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Edhe në vitin 2013 FSK-ja pritet të avancohet edhe më tutje. Sipas zyrtarëve të kësaj force, në vitin 2013 FSK-ja do të jetë ushtri moderne e Kosovës.

    Shqiptarët me Abetare të unifikuar

    Një ngjarje e rëndësishme që ka shënuar vitin 2012, ka qenë edhe Abetarja e përbashkët Shqipëri-Kosovë. Kjo Abetare nga përfaqësuesit e Shqipërisë dhe të Kosovës është vlerësuar si realizim i një ëndrre të kombit shqiptar. Në Kosovë, Shqipëri dhe Luginë të Preshevës, tashmë fëmijët kanë filluar që hapat e parë në rrugën e dijes t`i marrin në këtë Abetare. Për përurimin e Abetares liderët shtetëror kishin zgjedhur Prizrenin si qytet historik. Abetarja e përbashkët është punë e autorëve nga të dyja shtetet: Mimoza Xhokutaj dhe Shezai Rrokaj nga Shqipëria, si dhe Saranda Pozhegu dhe Islam Krasniqi nga Kosova.

    Grushtohen deputetët PDK-së me të VV-së

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës në mes të deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje! Mosmarrëveshjet në mes vete deputetët e këtyre dy subjekteve politike i kanë zgjedhur me grushte. Fillimisht deputeti i PDK-së, Latif Gashi-Lata, e ka sulmuar fizikisht deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje!, Rexhep Selimin, në dalje të Kuvendit, pas mbajtjes së seancës plenare, ndërsa menjëherë ka pasuar sulmi tjetër i deputetit të Vetëvendosjes, Florin Krasniqi, ndaj deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu-Kamishi.

    Avullohen 1.4 milion euro të pasaportave

    Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) është ballafaquar me shumë sfida dhe skandale gjatë vitit që po e lëmë pas. Në këtë ministri dyshohet se janë keqpërdorur 1.4 milionë euro, të destinuara për prodhimin e pasaportave biometrike. Mjetet për prodhimin e pasaportave ishin paraparë të shkojnë në kompaninë “Osterreichische Staatsdruckerei”. Për shkak të `avullimit` të 1.4 milionë eurove, është arrestuar shtetasja gjermane Natali Veliaj e cila po mbahet në paraburgim. Për shkak të këtij skandali, ministrit Bajram Rexhepi i është kërkuar dorëheqja, por ka thënë se nuk e ka ndërmend të dorëheqjet. Në vend të dorëheqje Rexhepi ka shkarkuar disa zyrtarë të lartë të MPB-së, por të cilët nuk kanë lidhje me këtë skandal.

    Skandali “Pronto”

    Një tjetër skandal, i cili e ka karakterizuar vitin që po e lëmë pas, ishte ai i përgjimeve të telefonave të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Adem Grabovcit, Vlora Çitaku dhe Sami Lushtaku. Në bisedat e tyre telefonike më i atakuari ka qenë kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi.

    “Ikja e Xhabirit”

    Edhe mosrespektimi i vendimit të gjykatës nga ana e ish-kryetarit të Komunës së Kaçanikut, Xhabir zharku, është konsideruar skandal, Zharku ishte dënuar me tre vjet burgim. Kjo është hera e parë kur një zyrtar i lartë publik i ikën drejtësisë. Dyshohet se Zharku ka ikur në Suedi.
    Policia e Kosovës është vënë në kërkim të tij, pas fletarrestimit të cilin e ka lëshuar Gjykata Komunale në Kaçanik. Ndaj veprimit të Zharkut kanë reaguar opozita, shoqëria civile dhe zyrtarët e PDK-së, nga e cila parti vjen Zharku.

    Vidhen 25 kilogramë ari në Pejë

    Në Dhomën e Dëshmive në Stacionin Policor në Pejë gjatë vitit 2012 janë vjedhur mbi 25 kilogramë ari. Pas kësaj vjedhje ka pasur edhe arrestime të zyrtarëve policorë. Për këtë skandal Qeveria e Kosovës është kritikuar ashpër nga përfaqësuesit e partive opozitare dhe shoqëria civile. Pas disa muajve Inspektorati Policor i Kosovës kishte organizuar një aksion, ku kishte arrestuar disa persona në Pejë dhe kishte sekuestruar mbi 25 kilogramë ari. Ende nuk dihet nëse ari i sekuestruar është i Dhomës së Dëshmive në Stacionin Policor në Pejë.

    Telegrafi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  9. #229
    i/e regjistruar Maska e Hanny
    Anëtarësuar
    28-10-2010
    Vendndodhja
    qitu..
    Postime
    349

    Për: Lajme të përditshme nga Kosova

    Po e postoj ktu se s'po di ku tjeter.

    Merrni msim

    MOS MA TESH, QAQ DI ME T'THON

  10. #230
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967

    Për: Lajme të përditshme nga Kosova

    Per ata qe jetojne ne Kosove,hidhni nje sy ketij linku,mbase do ju hyn ne pune...

    Kush eshte i interesuar per projektin e granteve per ndermarrje Mikro, te Vogla dhe te Mesme, mund te gjej informatat ne webfaqen e IPAK-ut duke klikuar ikonen Grantet per NMVM-te!

    http://www.invest-ks.org/sq/projekti...ve-per-nmvm-te

  11. #231
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-10-2016
    Postime
    7

    Për: Lajme të përditshme nga Kosova


Faqja 12 prej 12 FillimFillim ... 2101112

Tema të Ngjashme

  1. Dardani apo Kosovë
    Nga Statovci në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:31
  2. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Kombin shqiptar 7 milionësh në Ballkan e kanë mbuluar retë e zeza
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  4. Kongresi Amerikan: Peticion për pavarësinë e Kosovës
    Nga dodoni në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 22-05-2004, 09:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •