Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-08-2005
    Vendndodhja
    Tetovė
    Postime
    307

    Orientalistet rreth Islamit

    Ketu eshte nje teme ne te cilen paraqiten paragjykimet dhe keqdashjet e tyre rreth muslimaneve.

    Takimet dhe pėrvoja ime me orientalistėt

    Shkruan: Dr. Mustafa es-SIBAI

    Para se tė vizitoj shumicėn e Universiteteve tė mėdha Evropiane nė vitin 1956,unė shkrova librin “Synneti dhe vendi i saj nė legjislacionin dhe fenė Islame”. Nė kėtė libėr bėra njė vėshtrim tė shkurtėr pėr orientalizmin dhe orientalistėt. Ndėrkaq pas vizitave tė mija nėpėr disa nga qendrat universitare evropiane, dhe bisedave e shqyrtimeve me profesorėt e atyre vendeve, tek unė edhe mė tepėr u shtua besimi dhe bindja pėr atė ēka kisha shkruar nė lidhje me orientalistėt dhe orientalizmin, pėr rreziqet dhe kėrcėnimet e tyre pėr trashėgimin e tėrėsishme islame, pa marrė parasysh se a ėshtė fjala pėr fe e legjislacion, apo kulturė e civilizim.
    Unė te ata njerėz (lexo profesorė) vėrejta njė zemėrngushtėsi tė madhe ndaj Islamit, Arapėve dhe myslimanėve. Personi i parė me tė cilin u takova gjatė udhėtimit ishte prof. Andersoni, shef i sektorit qė hulumton tė drejtėn familjare tė cilat aplikohen nė botėn Islame, i cili punonte nė Institutin pėr studime orientale pranė Universitetit tė Londrės.
    Prof. Andersoni kishte kryer Fakultetin teologjik nė Universitetin Kembrixh. Pėrveē kėsaj ashtu siē mė pat treguar vetė ai personalisht kishte qenė edhe anėtar i shtatmadhorisė sė armatės Britanike nė Egjipt gjatė luftės sė dytė botėrore, dhe se gjuhėn dhe letėrsinė arabe e kishte mėsuar pėrmes ligjėrimeve tė cilat mbaheshin njėherė nė javė gjatė tėrė vitit, nė Universitetin Amerikan tė Kajros. Ligjėratė mbajtėsit ishin nga Az-hari. Nė tė njėjtėn kohė ai duke kontaktuar me Egjiptianėt e pėrvetėson edhe gjuhėn popullore. Gjatė ligjėrimeve tė cilat i mbante Ahmed Emin, dr. Taha Hysejn dhe shejhu Ahmed Ibrahimi specializohet pėr studime Islame. Pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore ai tėrhiqet nga shėrbimet ushtarake dhe vendoset nė punėn e shefit tė sektorit pėr hulumtime tė sė drejtės familjare qė aplikohen nė botėn Islame pranė Universitetit tė Londrės. Nuk dėshiroj tė theksoj tė gjitha shembujt e armiqėsisė dhe zemėrngushtėsisė sė tij ndaj Islamit pėr tė cilat mė fliste shumė dr. Hamid Garabe, drejtor i atėhershėm i Qendrės Kulturore Islame nė Londėr. Mjafton tė pėrmendi njė rast tė cilin personalisht ma tregoi prof. Andersoni; pėr atė se si e kishte ngelur nė provim njė tė diplomuar nė Az-har, i cili kishte ardhur nė Universitetin e Londrės pėr tė doktoruar nė Legjislacionin Islam. E ngel vetėm pse pėr disertacion tė doktoraturės kishte zgjedhur temėn, “E drejta e femrės nė Islam”. Ai nė disertacionin e vet ka sjellur prova pėr atė se Islami i ka dhėnė femrės tė drejtat e plota.
    Me kėtė gjest unė mbeta i habitur, dhe nuk mujta tė pėrmbahem pa e pyetur kėtė orientalist:
    Si keni mundur ta rrėxoni dhe pengoni njeriun pėr tė doktoruar vetėm pėr kėtė shkak? Vallė, a thua ju nėpėr universitetet e juaja nuk flisni pėr tė drejtėn e mendimit dhe tė shprehurit?
    Mu pėrgjigj me kėto fjalė:Ai student me kokėfortėsi thoshte : “ Islami i lejoi femrės kėtė dhe kėtė, Islami ka vendosur pėr femėr kėtė dhe kėtė…” A thua ėshtė ai zėdhėnės i Islamit qė tė flasė nė emėr tė vet? Ose ėshtė ai Ebu Hanife apo Shafiu qė tė flasė ashtu nė emėr tė Islamit? Sa i pėrket mendimit tė tij pėr teorinė e sė drejtės sė femrės nė Islam, pėr kėtė nuk kemi kurrfarė tė dhėnash nga juristėt e mė hershėm Islam. Ai student ishte kryelartė dhe mahnitej duke e paramenduar veten si njohės mė i mire i Islamit se Ebu Hanifeja dhe Shafiu.
    Ishin kėto fjalėt e profesorit . Anderson nga Instituti i studimeve orientale pranė Universitetit tė Londrės.
    Nė Skoci e vizitova Universitetin Edinburg. Atje nė krye tė sektorit pėr studime Islame, ndodhej njė prift i veshur me rroba civile. Ky njeri titullin e tij fetar dhe emrin e kishte tė shkruar nė derėn e shtėpisė.
    Nė Universitetin Gllazgou, prapė nė Skoci, shefi i sektorit pėr studime arabe gjithashtu ishte njė prift. Ky njėkohėsisht ka qenė kryetar i Ekspeditės misionare nė Kuds (Jerusalem) gati plot 20 vite. Atje kishte mėsuar gjuhėn arabe tė cilėn e fliste sikurse gjuhėn e vet amtare, e gjithashtu njihte edhe gjuhėn lokale. Pėr kėtė mė tregoi gjatė vizitės time. Me te isha njohur mė herėt nė Liban nė vitin 1954, me rastin e mbajtjes sė Konferencės Islame-Krishtere pėr dialog Islame- Krishtere.
    Nė Universitetin e Oksfordit, nė pozitėn e shefit tė sektorit pėr studime Islame-arabe, ndodhej njė ēifut i cili shumė ngadalė dhe me vėshtirėsi tė madhe e fliste gjuhėn arabe. Ai gjatė Luftės sė Dytė Botėrore nė Libi kishte punuar nė kuadrin e shėrbimeve informative Britanike. Atje kishte mėsuar gjuhėn popullore tė nėn qiellit Libian. Pas mbarimit tė luftės kthehet nė Angli dhe vendoset si shef i.. sektorit pėr studime Islame-arabe nė Oksford . Ėshtė pėr t’u habitur pėr njė gjė, se nė plan-programin e ligjėratave tė tij qė iu mban studentėve nė degėn e orientalistikės, kam hasur disa komentime tė ajeteve tė Kuranit nga tefsiri i njohur” El-Keshshaf”tė Zamahsharit, pastaj nga Sahihu i Buhariut dhe Muslimit, nga fikhu-kapituj nga veprat kryesore tė medh-hebit hanefi dhe hanbeli, kurse ai njeri nuk ėshtė nė gjendje tė kuptojė fjalinė mė tė thjeshtė tė ndonjė gazete po ashtu tė thjeshtė tė sė pėrditshmes arabe,.
    Atė e pyeta pėr burimet dhe literaturėn e kėtyre studimeve, ai mu pėrgjigj; tė gjitha kėto i marrim nga literatura e orientalistikės autorė tė sė cilave janė: Goldziheri, Margalioti, Skahti etj.
    Pra mjafton tė pėrmenden kėta emra qė tė jetė e qartė se me ēfarė intriga dhe kurdisje punohet kundėr Islamit dhe myslimanėve dhe e tėrė kjo nė emėr tė shkencės.
    Nė Universitetin e Kembrixhit shef i sektorit pėr studime arabe-islame ishte orientalisti i njohur Arbery i cili kishte specializuar nė gjuhėn arabe.
    Gjatė bisedės me te, ai mė tha:
    “Ne orientalistėt nė studimet tona nė lidhje me Islamin shpesh bėjmė gabime tė mėdhaja. Mendoj qė ne duhet t’u shnangemi kėsaj lamie, sepse jeni ju arabėt dhe
    muslimanėt mė tė merituar pėr kėto hulumtime”. Nuk jamė i sigurtė, se, a e tha kėtė nga mirėsjellja apo me tė vėrtet asaj i besonte.
    Nė Manēester, tė Anglisė, jamė takuar me prof. Robsonin. Ky e posedonte Sun-en e Ebu Davudit.Prof. Robsoni ėshtė autor i veprave nga historia e hadisit, nė tė cilat parimisht pajtohet me mendimet tendencioze tė orientalistėve. Provova t’i bėj njė sqarim, pėr studimet e mė hershme orientalistike tė cilat kanė qenė me pėrmbajtje tendencioze dhe jo objektive. Ia paraqita disa mendime tė Godziherit, duke dėshmuar me argumente nė disa gabime historike dhe shkencore tė tija .Ndėrsa pėrgjigjja e tij ishte:
    “Nuk ka dyshim se orientalistėt e kėtij shekulli kanė mundėsi mė tė madhe pėr njohjen e Islamit burimor, se sa qė kishte atėherė Godziheri, duke marrė parasysh se janė botuar dhe publikuar shumė vepra nga literatura Islame , e qė kėto nuk ishin tė njohura gjatė kohės sė Goldziherit”.
    Atėherė unė i thashė : shpresoj qė hulumtimet e juaja nė orientalistikė gjatė kėtij shekulli do tė jenė mė afėr tė vėrtetės dhe objektivitetit se sa qė kanė qenė nė kohėn e Goldziherit, Margoliotit dhe tė tjerėve tė ngjashėm me ta.
    Gjithashtu edhe unė shpresoj. Ishte kjo njė pėrgjigje e shkurt e tij.
    Nė Holandė nė Universitetin Lliden u takova me orientalistin Skakton . Ky ishte njė hebre me prejardhje gjermane. Ai ishte pėrgjegjės dhe bartės kryesor i ideve tė Goldziherit pėr mbathjen dhe intrigat kundėr Islamit, si dhe tė shtrembėrimeve tė doktrinave tė saja. Me te kam diskutuar shumė pėr gabimet e Goldziherit, si dhe pėr shtrembėrimet e qėllimta tė tija qė i ka bėrė nga tekstet tė cilat i kishte marrė prej burimeve tona. Nė fillim ai me kokėfortėsi refuzoi t’i pranoj kėto. Skakton mbeti i habitur kur e binda me njė shembull tė cilėn e citova nga historia e synetit tė shkruar nga vetė Goldziheri. Pasi qė ishim tė ulur nė bibliotekėn e tij personale , ai menjėherė mori librin e Goldziherit dhe i vėrtetoi fjalėt e mija.
    Pastaj mė tha:
    “Ju keni tė drejtė, me tė vėrtetė Goldziheri kėtu ka gabuar”.
    Me kėtė rast unė e pyeta:
    A thua ėshtė fjala vetėm pėr gabim?
    Nga kjo pyetje ai u hidhėrua, dhe tha:
    “Pėr se keni mendim tė keq pėr te?
    Nė kėto fjalė tė tija nuk u pėrgjigja, por kalova nė njė analizė tė Goldziherit qė kishte thėnė pėr imam Zuhrin dhe Abdull-Melik b. Mervaniun. Nė lidhje me kėtė ēėshtje kisha nxjerr fakte tė vėrteta nga historia, qė i demantonte tė gjitha pohimet e Goldziherit.
    Nė fund tė diskutimit tė kėsaj teme, ai tha:
    Po, gjendet edhe ky gabim te Goldziheri, dhe vazhdoi duke thėnė: A thua shkencėtarėt janė tė pa gabuar?
    Unė iu pėrgjigja:
    “Goldziheri ėshtė iniciator dhe themelues i drejtimit tė orientalistikės dhe qėndrimet e tija ndaj Islamit, ai i bazon nė ngjarjet e historisė Islame. Atėherė pėrse ai kur flet pėr imam Zuhrin nuk e pėrdor principin e vet? Si ka mundur ai t’i lejoj vetes kur pohon pėr Ez- Zuhrin se ėshtė trillues i hadisit nė tė cilin flitet pėr vlerat e Mesgjidu-ll-Aksaa-s, vetėm sa pėr tė pėrfituar pėrkrahjen e Abdu-ll-Melikut i cili nė atė kohė ishte nė luftė me Ibn Zubeirin? Edhe pse nė histori dihet se Zuhri me kalifin Abdu-ll-Mellik ėshtė takuar disa vjet pas vrasjes sė Ibn Zubeirit”.
    Nė kėtė moment fytyra e Skaktomit zbehej dhe duke bėrė lėvizje me gjeste filluan tė vėrehen shenja tė nervozizmit. Te ai shihej mllefi dhe de stabiliteti.
    Bisedėn time e pėrfundova duke i thėnė:
    Gabime tė tilla- si i quani ju- gjatė shek. tė kaluar janė zgjeruar, ndėrsa ju orientalistėt i bartni nga njėri te tjetri sikur tė ishin fakte shkencore. Te ne myslimanėt ato libra arrinin tek pas vdekjes sė autorėve tė tyre. Unė shpresoj se ju nė kohėt e tashme do t’i dėgjoni vėrejtjet tona nė lidhje me gabimet tuaja, ashtu qė t’i pėrmirsoni sa jeni ende gjallė, qė ato mos tė pranohen si fakte shkencore.
    Ky orientalist punonte si profesor nė Universitetin e Kajros (mė herėt ishte Universiteti i mbretit Fuad) dhe ėshtė autor i veprave nė fushėn e historisė sė legjislacionit Islam, vepra kėto me trillime dhe shtrembėrime, dhe nė tėrsi janė tė modelit tė mėsuesit tėtij Goldziherit.
    Nė Universitetin Upsalla tė Suedisė, u takova me Nebirgon i cili i udhėhiqte orientalistėt e vendit. Sa mė kujtohej mua, ai kishte mbikėqyr korrekturėn e librit “Ell-intishar”-tė Ibnu-l-Hajatit, tė cilėn mė herėt e kishte botuar-“Legjnetu-t-te’lif ve terdgjene”-nė Kajro. Me te kamė biseduar gjerė e gjatė pėr hulumtimet dhe veprat e orientalistėve qė kanė tė bėjnė me historinė Islame. Gjatė bisedės e kamė pėrmend Goldziherin si dhe gabimet dhe shtrembėrimet e tija tė qėllimta qė u kishte bėrė argumenteve. Pas pėrfundimit tė bisedės nė lidhje me kėtė, ai mė tha:
    “Nė shek. e kaluar(fjala ėshtė pėr shek.XIX vėrejtja; SH. V.) Goldziheri gėzonte njė popullaritet tė madh. Atėherė ai kishte njė autoritet nė mesin e orientalistėve. Por pasi qė nė kėtė shekull(lexo shek. XX vėrejtje SH. V.) janė pėrhap me shumicė librat Islame, tė cilat i keni botuar ju, atėherė autoriteti i tij nuk ėshtė sikur qė ka qenė nė shekullin e kaluar. Mendoj se koha e Goldziherit ka kaluar.
    I falėnderohem Allahut-xh. sh. qė me rastin e kėtij udhėtimi nėpėr Evropė i vizitova tė gjitha Universitetet e rėndėsishme tė kryeqyteteve Evropiane, si Belgjikė, Danimarkė, Norvegji, Finlandė, Gjermani, Zvicėr dhe Paris. Nė kėtė mėnyrė mu dha rasti qė tė takohem me orientalist tė cilėt jetonin dhe punonin nė ato vende. Nė bazė tė asaj ēka kam cekur mė herėt dhe ēka kam shėnuar nė kujtimet e mia nė lidhje me kontaktet qė kam pasur me orientalistė gjatė kėtij udhėtimi, nė mėnyrė tė qartė dalin nė pah kėto fakte:
    E para-Pjesa e madhe dėrmuese e orientalistėve janė, ose priftė, ose personalitete tė cilėt janė drejtė pėr drejt tė lidhur me regjimin kolonialist, apo janė edhe ēifut.
    E dyta-Intensiteti i orientalizmit ėshtė shumė mė i dobėt nė vende jo kolonialiste sikurse pėr shembull nė ato Skandinave, se sa nė ato kolonialiste.
    E treta-Nėpėr vende jo kolonialiste, orientalistė bashkėkohor heqin dorė nga Goldziheri dhe tė tjerė qė janė tė ngjashėm me te, tė cilėt e tepronin nė animet e tyre.
    E katėrta-Orientalizmi shikuar nė aspektin global, heq rrėnjėt nga kisha. Ajo nė shtetet kolonizatorė qėndron krah mė krah me kishėn dhe ministrinė e punėve tė jashtme tė atyre vendeve, tė cilėt u japin pėrkrahje tė gjithanshme.
    Dhe e pesta-Vendet e mėdha kolonizatorė sikur Britania e Madhe dhe Franca ende vazhdojnė qė ta rrėnojnė Islamin dhe tė shtrembėrojnė shėmbėlltyrėn e muslimanėve duke pėrdorur orientalizmin, dhe duke i drejtuar andej.

    Ata (ėshtė fjala pėr profesorė nga qendrat Universirare nė Kembrixh, Londėr, Oksford, Edinburg, Glazgov etj.) nuk lejojnė qė nė ato vende tė mbrohen disertacione dhe
    doktorata shkencore tė cilat nė mėnyrė objektive flasin pėr Islamin, duke i zbuluar trillimet e orientalistėve tė tillė.
    Do tua sjelli kėtu njė rast tė cilėn ma pat treguar dr. Emin el Misri pėr problemet dhe vėshtirėsitė me tė cilat ishte ballafaquar me rastin e temės sė disertacionit tė doktoraturės nga fusha e filozofisė, tė cilėn kishte pasur dėshirė qė ta mbroj nė ndonjėrėn nga Universitetet Angleze. Emin el Misri kishte kryer nė Az-har Fakultetin e shkencave Islame, si dhe Fakultetin e letėrsisė dhe pedagogjisė nė Universitetin e Kajros. Pėr studime pas universitare nė fushė tė filozofisė shkon nė Angli. Nė Universitetin e Londrės, pas shikimit tė plan programit mėsimor, e sidomos ato qė kishin lidhje me studimet e shkencave Islame, ai befasohet shumė kur i vėren tėrė ato shkrime me akuza e sulme tė pabaza nėpėr literaturat e orientalistėve. Kėto shkrime veēanėrisht vinin nė shprehje te Skaktomi (pėr te cilin kemi folur mė herėt), dhe vendosė qė tema e doktoraturės sė tij tė jetė: “Kritikė librit tė Skaktomit pėr historinė e legjislacionit Islam”. Nga prof. Andersoni kėrkon qė t’i lejoj kėtė temė dhe njėkohėsisht t’i bėhet mentor pėr kėtė, por ai refuzon qė kjo temė tė jetė kritikė e librit tė Skaktomit. Tė gjitha lutjet dhe pėrpjekjet e tija njerėzore ishin tė kota. Pas kėtij zhgėnjimi tė cilėn e pėrjetoi nė Universitetin e Londrės, ai shkoi nė Kembrixh. Nė degėn pėr studime Islame kėrkoi tė gjejė mentor pėr temėn e njėjtė, dhe me gjithė insistimin e tij nuk pranon askush qė pėr kėtė temė tė bėhej mentor. Kur pas shumė provave dhe lutjeve mendon se mė nė fund dikush do tė pranoj qė tė bėhet mentor, atėherė rrodhi diēka tjetėr. Ata tekstualisht i pėrgjigjen me kėto fjalė:
    “ Nėse dėshiron tė doktorosh, atėherė duhet ta lė anash kritikėn pėr Skaktomin, sepse Universiteti kur nuk do ta lejojė njė temė tė tillė”.
    Pas kėsaj, ai e sheh se duhet gjithsesi ta braktisė temėn e zgjedhur, dhe nė vend tė saj pėr temė tė doktoraturės pėrgatitė njė punim me titull: “Kritika metodologjike e hadisit te dijetarėt e hadisit” Kėtė menjėherė ia pranojnė, dhe nė kėtė temė e merr titullin e doktorit tė shkencave.
    Ishte ky njė shikim i shkurtėr i asaj ēka unė personalisht kamė zbuluar te orientalistėt, e sidomos kur ėshtė fjala pėr Goldziherin dhe veprat e tija.

    FUND.

    * Nga libri “Orientalizmi dhe orientalistėt pėr dhe kundėr” ZENICĖ 2003.

    Pėrktheu dhe pėrshtati: SHEVKI SH. VOCA
    "Arsyeja e mosarsyes qė i bėhet arsyes sime aq shum ma dobėson arsyen sa qė me arsye e vajtoj bukurinė tėnde"

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-08-2005
    Vendndodhja
    Tetovė
    Postime
    307

    Nje orientalist me objektiv!

    Karen Armstrong

    Muhamedi Njeriu i Allahut


    Gjate muajit te Ramazanit rreth vitit 610, nje tregtar arab i qytetit te Mekes, ne Hixhaz pati nje perjetim qe me ne fund do ta ndryshonte historine e botes. Muhamed Ibn Abdellah mbyllej ēdo vit me gruan dhe familjen e tij ne nje shpelle ne Malin Hira ne luginen e Mekes per te bere nje meditim shpirteror. Per kohen ky ishte nje rit shume i njohur ne Gadishullin Arabik: Muhamedi kalonte muajin me lutje dhe i jepte lemoshe e ushqime te varferve, te cilet vinin per ta vizituar gjate kesaj periudhe te shenjte. Nga maja e thepisur e malit ne pllajen poshte, qyteti ne lulezim i Mekes ishte plotesisht i dukshem. Si te gjithe banoret e Mekes, Muhamedi ishte shume krenar per qytetin e tij, qe ishte bere qender financiare dhe qendra e populluar me e fuqishme ne Arabi. Tregtaret e Mekes me te pasurit ne Hixhaz, gezonin nje siguri qe ishte e paimagjinueshme dy breza me pare, kur ata benin nje jete te ashper nomade ne stepat e Arabise. Mbi te gjitha mekasit ishin teper krenar per Ka’aban*, tempullin e lashte ne forme kubeje, qe siē besonin shume, ishte vertet Tempulli i Allahut, Zoti i Larte i arabeve.
    Ai ishte tempulli me i rendesishem ne Arabi dhe ēdo vit pelegrinet vinin nga te gjitha anet e Gadishullit per te kryer pelegrinazhin e haxh-it.
    Fisi Kurejsh, fisi i Muhamedit, ishte pergjegjes per suksesin e tregtise se Mekes dhe ata e dinin se prestigji me sinjifikativ i tyre midis fiseve te tjera arabe vinte nga fakti se ata kishin privilegjin fisnik te ruanin altarin e madh prej graniti dhe te siguronin mbrojtjen e shenjterise se tij.
    Disa arabe besonin se Allahu, qe thjesht do te thote ’Zoti’, ishte perendia te cilit i faleshin edhe ēifutet dhe kristianet. Ne dallim nga ‘popujt e shkrimeve’, siē i quanin arabet popujt e ketyre dy besimeve te moēme, arabet me keqardhje ishin te vetdishem se Ai nuk u kishte derguar nje mesazh ose liber te tyrin, megjithese ata e kishin tempullin e tij mes tyre qe nga kohe qe s’mbaheshin mend. Ata arabe qe binin ne kontakt me ēifutet dhe te krishteret kishin nje ndjenje te thelle inferioriteti: dukej sikur Zoti i kishte lene arabet jashte bekimit te Tij hyjnor.
    Kjo gjendje ndryshoi ne te shtattembedhjeten nate te Ramazanit, kur Muhamedi befas u zgjua nga gjumi ne shpellen e tij dhe e ndjeu veten te perfshire nga nje prezence hyjnore marramendese. Me vone ai e spiegoi kete perjetim te pashprehshem duke thene se nje engjell e mbeshtolli ate me nje perqafim dermues saqe iu duk sikur i iku fryma. Engjelli i dha atij urdherin e prere: ‘ikre!’’lexo!’
    Muhamedi me kot kundershtoi se nuk dinte te lexonte; ai nuk ishte nje kahin, nje nga profetet e rreme dhe te dalldisur te Arabise. Ai tregoi, se engjelli e perqafoi ate perseri, pikerisht kur po mendonte se i kishin shterrur fuqite, ai e pa veten se fjale me frymezim hyjnor po delnin nga goja e tij. Fjala e Zotit po flitej per here te pare ne Arabi dhe Zoti me ne fund ishte ēfaqur te arabet ne gjuhen e tyre. Libri i shenjte do te quhej Kur’an: leximi.
    Pasojat e ketij perjetimi te jashtezakonshem ishin te shkelqyera. Kur Muhamedi filloi te predikoje Fjalen ne Meke, e gjithe Arabia ishte ne perēarje te vazhdueshme. Secila prej tribuve te shumta beduine te Gadishullit kishte nje ligj me vete dhe ishte ne nje statukuo te luftes se vazhdueshme me grupet e tjera fisnore. Dukej e pamundur qe arabet te bashkoheshin dhe kjo do te thoshte se ishin te paafte te themelonin nje qyteterim dhe qeverisje, te cilat do t’i lejonin te zinin vendin e tyre ne bote. Hixhazi dukej nje perpjekje e destinuar te deshtoje perballe barbarizmit te eger qe gjendej pertej cakut te qyteterimit. Njezet e tre vjet me vone, kur Profeti Muhamed vdiq me 8 Qershor 632, ai kishte grumbulluar pothuajse te gjithe tribute ne nje bashkesi myslimane. Vertete, kjo ishte nje gjendje shume e pasigurt. Shume nga beduinet, sikurse e dinte edhe Muhamedi, mbanin ne menyre sekrete lidhje me paganizmin e vjeter. Por ne kundershtim me te gjitha parashikimet (ne menyre te ēuditshme) uniteti arab u ruajt. Muhamedi kishte dhuntite politike te nje cilesie te larte: ai i kishte transformuar krejtesisht kushtet e popullit te tij, i shpetoi ata nga dhuna e kote dhe shperberja dhe i dhuroi atyre nje identitet te ri madheshtor. Tani ata ishin gati te krijonin kulturen e tyre origjinale nisur nga mesimet e Muhamedit qe kishin ēliruar rezerva te tilla energjie te cilat brenda 100 vjetesh, Perandorine Arabe e shtrine nga Gjibraltari ne Himalaje.
    Neqoftese kjo veper politike do te kishte qene arritja e vetme e Profetit Muhamed, ai nuk do te ishte dakord me admirimin tone. Suksesi i tij eshte i lidhur me vizionin fetar qe ai i transmetoi arabeve dhe qe u adaptua me zell nga popujt perberes te perandorise, duke permbushur keshtu plotesisht nje nevoje te thelle shpirterore. Muhamedi dhe myslimanet e pare nuk e arriten kete triumf me lehtesi, siē supozohet shpesh. Ata u angazhuan ne nje lufte te eger dhe tej fuqive te tyre, keshtu qe po te mos kishte qene feja paresore, Profeti dhe shoket e tij me te ngushte nuk do te kishin mbijetuar.
    Pergjate ketyre viteve te rrezikshme, Muhamedi besoi se ai kishte nje frymezim te drejtperdrejte nga Zoti, por ai gjithashtu vuri ne veprim ēdo talent qe zoteronte nga natyra.
    Myslimanet ishin te vetdishem per zotesine e jashtezakonshme te Profetit dhe ishin te ndergjegjshem se ai e kishte ndryshuar rrugen e historise. Ne periudhen klasike islamike, kater historiane kryesore shkruajten mbi jeten e tij. Muhamed ibn Ishak (v.767), Muhamed ibn Sa’d (v.845), Ebu Xhafar et-Tabari (v.923) dhe Muhamed Omer el- Uekidi (v.820), te cilet u perqendruan ne fushatat ushtarake te Profetit. Keto jane burime vitale per jeten e Muhamedit dhe une vazhdimisht do t’i referohem atyre. Keto historiane thjesht nuk hedhin vetem idete e tyre, por jane perpjekur te bejne nje rivlersim serioz historik. Ata perfshijne dokumenta te hershme ne hulumtimin e tyre, i kthehen historive, thenieve gojore (hadithet- perkth.) ne burimin e tyre origjinal dhe megjithese e nderojne Profetin Muhamed si njeri te Zotit, ata nuk kane shkruar nje hagiografi * pa te meta. Keshtu Tabari tregon ēeshtjen e sotme famekeqe te Vargjeve Satanike, qe mesa duket paraqet Muhamedin duke bere nje gabim. Te dy, Ibn Sa’d dhe Ibn Ishak perfshijne episodet dhe historite qe nuk jane vetem lavderime: veēanerisht gruaja e Muhamedit, Aisha, ishte nje grua e ēilter dhe komentet e saj te mprehta rreth burrit te saj jane ruajtur me kujdes te madh. Nga keto biografi te cilat jane mjaft te besueshme rreth cilesise se permbajtjes se tyre dhe jo per t’i bere qejfin vetes me zbukurime, ne kemi nje portret qe te ngjall admirim dhe realist te ketij njeriu te jashtezakonshem.
    Sigurisht qe keto historiane te hershem nuk kane shkruar ne te njejten menyre si historianet moderne perendimore. Ata ishin njerez te kohes se tyre dhe shpesh japin histori te nje natyre mrekullie, te cilat sot mund t’i interpretojme ndryshe. Ata jane te ndergjegjshem per kompleksitetin e materialit te tyre dhe per natyren bishtnuese te se vertetes. Ne do te shohim se shpirti mysliman eshte thellesisht egalitar. Ne artin islamik, arabeskat, me motivet e tyre qe perseriten vazhdimisht, nuk nxjerrin ne pah me mjetet e perspektives ose ne plan te pare ndonje tematike te veēante me teper se ndonje tjeter. Efekti krijohet nga shembelltyra si nje e tere dhe nga lidhjet komplekse qe ekzistojne midis pjeseve te barabarta.
    Te njejten fryme e gjejme se tepermi te keta kater historiane. Ata zakonisht nuk i japin perparesi nje teorie apo komenti te ngjarjeve ne dem te tjerave. Shpesh ata japin dy versione te ndryshme njeri pas tjetrit per nje episod dhe nuk perpiqen te shmangin ndonje mosperputhje. Do te shohim p.sh., se Tabari na jep dy tabllo krejt te veēanta te Vargjeve Satanike dhe se Ibn Ishak ve perkrah njeri tjetrit dy versione reciprokisht ekskluzive mbi perqafimin e fese Islame nga Omer ibn el-Khatab, bile pa komentuar kontradikten e qarte. Ne ēdo rast historianet rendisin me vetdije burimet e tij edhe pse ky ‘zinxhir’ burimesh te besueshme (silsilah) nuk ploteson kerkesat moderne. Ata bejne ēmos per t’i dhene te njejten rendesi secilit vleresim te ngjarjeve. Ata nuk jane gjithnje dakord me te gjitha episodet qe perfshijne. Kjo ne vetevete tregon se pavaresisht nga nderimi i tyre i dukshem per Profetin, keta historiane te pare jane perpjekur te paraqesin historine e tij ne menyre sa me te ndershme dhe te besueshme qe ata kane mundur.
    Ka hapesira ne pershkrimet e tyre. Praktikisht nuk dime asgje rreth fillimeve te jetes se Muhamedit, para se ai te fillonte te merrte mesazhin ne moshen rreth te dyzetave. Legjenda plot perkushtim, te cilat jane te paevitueshme, dolen rreth lindjes, femijerise dhe rinise se Muhamedit dhe te cilat jane ruajtur mire, por nuk ka shume te dhena te plota. Perseri ka shume pak material rreth karieres se hershme profetike te Muhamedit ne Meke. Ne ate kohe kur ai ishte nje figure deri diku e panjohur, askush nuk mendonte se ia vlente te shkruante per misionin e tij. Gjate dhjete viteve te fundit te jetes se tij, pas emigrimit ne Medine, myslimanet ishin te ndergjegjshem se historia po zhvillohej para syve te tyre dhe episodet jane ruajtur ne menyre shume me te hollesishme.
    Historianet kane shkruar episodet (hadithet) gojore te cilat jane transmetuar nga shoket e pare te Profetit te brezat me te vonshem. Ne shekullin e nendte, studiues te tille si Muhamed ibn Ismail el-Bukhari dhe Myslim ibn el-Hixha el-Kushejri me shume kujdes shqyrtuan prejardhjen e secilit hadith per t’u siguruar qe ishte plotesisht i vertetuar. Ndonje tregim per te cilin zanafilla ishte e pabesueshme si per arsye te boshlleqeve shqetesuese ose per arsye se burimi kishte reputacion te dyshimte fetar, eshte flakur pa hezitim nga koleksioni i madh i episodeve gojore (ahadith) si i papershtatshem, pa marre parasysh sa lartesuese ose lajkatues mund te ishte per Profetin dhe myslimanet e pare. Siē do ta shohim, ahadith u bene burimi kryesor i Sheriatit, Ligjit te Shenjte Islamik dhe botimi i haditheve tregon se myslimanet ishin ne gjendje te mbajne nje qendrim kritik per historine e tyre te hershme. Ky objektivitet eshte gjithashtu i dukshem ne punen e historianve te pare dhe as ata as brezat e mevonshem te myslimaneve nuk i kane konsideruar hadithet e ruajtura, si njelloj te vlefshme dhe autoritative.
    Burimi yne kryesor eshte vete Kur’ani. Ai natyrisht nuk eshte pershkrim i jetes se Muhamedit: ai ben te njohur Krijuesin me shume se te Derguarin e Tij. Por ai indirekt na jep ne informacion me vlere rreth historise se hershme te bashkesise islame. Perendimit i duket Kur’ani nje liber i veshtire. Une do te flas per te me me hollesi ne kapitujt pasardhes, por ndoshta eshte me rendesi ne fillim te spiegojme se ēfare eshte ky shkrim i zbritur dhe si duhet ta vleresojme ate. Muhamedi predikoi se per 23 vjet ai mori mesazhe direkt nga Zoti, te cilet u mblodhen ne liber te quajtur Kur’an. Kur’ani nuk zbriti nga qielli pernjehere, sikurse Tora ose Ligji, te cilet bazuar ne rrefimin biblik i zbriten Moisiut ne nje séance ne Malin Sinai. Kur’ani i erdhi Muhamedit rresht pas rreshti, varg pas vargu, kapitull pas kapitulli. Shpesh mesazhet trajtojne situata te veēanta ne Meke ose Medine. Ne Kur’an, zoti i pergjigjet shqetesimeve te Muhamedit; Ai spiegon domethenien e thelle te nje beteje apo konflikti brenda bashkesise myslimane. Sapo nje mesazh i ri i zbriste Muhamedit (qe si shume arabe te Hixhazit, thuhej se ishte analfabet), ai e deklamonte me ze te larte, myslimanet e mesonin ate permendesh dhe ata qe dinin shkrim e kendim e shkruanin. Kur’ani iu beri shume pershtypje arabeve: ai nuk ishte si letersia tjeter qe kishin ndeshur me perpara. Siē do te shofim, disa e perqafuan menjehere fene myslimane, duke besuar se kjo gjuhe e jashtezakonshme mund te spiegohej vetem nga frymezimi hyjnor. Ata qe nuk besuan ishin te ēoroditur dhe nuk dinin si t’ia benin me kete mesazh turbullues.
    Myslimanet ende e konsiderojne Kur’anin thellesisht prekes. Ata shprehen se kur degjojne Kur’anin, ndjejne sikur jane pushtuar nga dimension hyjnor i fjales, deri diku si Muhamedi ne Malin Hira kur ai ndeshi perqafimin e engjellit ose kur me vone, ai pa kete qenie te mbinatyrshme te perhapej ne te gjithe qiellin, kudo qe ai veshtronte.
    Njerezve ne perendim, kjo ju duket shume e veshtire ta kuptojne. Ne kemi pare se edhe njerez te tille si Gibon apo Kalaili, te cilet jane simpatizant objektiv te Islamit, jane hutuar me Kur’anin. Kjo padyshim qe nuk eshte befasuese. Eshte gjithnje e veshtire te vleresosh librat e shenjte te kulturave te tjera. Eshte shume e njohur nje histori e disa turisteve japoneze te cilet vizituan per te paren here perendimin. Anglishtja e tyre ishte mjaft e mire dhe meqenese atyre iu pelqente te dinin rreth fese ne vendet ku vizitonin, ata me respekt u ulen dhe filluan te lexojne Biblen. Ata u trullosen krejtsisht prej saj dhe kur shkuan ne Shtetet e Bashkuara ia spieguan paqartesite nje studiuesi te njohur. Ata tregonin se vertet ishin perpjekur me kembengulje, por nuk kishin mundur te gjenin fe ne te! Studiuesi, i zbavitur pa mase, pranoi se ne rast se ndokush i vlereson keto shkrime nga nje kendveshtrim i veēante, eshte me te vertete e veshtire te gjesh ndonje gje fetare apo te jashtezakonshme ne rrefimet e saj mbi historine e popullit te lashte ēifut.
    Ne rastin e Kur’anit eshte gjithashtu problem edhe perkthimi. Vargjet me te bukura nga Shekspiri shpesh tingellojne banale ne gjuhe tjeter sepse pak poezi mund te bartet ne shprehjet e gjuhes se huaj; dhe arabishtja veēanerisht eshte nje gjuhe e veshtire per t’u perkthyer. Arabet theksojne se perkthimet e poemave ose historive qe ata i kane pelqyer ne origjinalin arabisht i duken te huaja ne gjuhe tjeter. Ka diēka nga arabishtja qe eshte jo e komunikueshme ne gjuhe tjeter: bile fjalimet e politikaneve arabe te perkthyera ne anglisht tingellojne te fryra, artificiale dhe te huaja. Neqoftese kjo eshte e vertete per arabishten e zakonshme, te te folmes se perditshme ose letersise tradicionale, eshte dyfish e vertete per Kur’anin qe eshte shkruar me nje gjuhe teper komplekse, te ngjeshur dhe me nenkuptime. Bile edhe arabet qe flasin rrjedhshem anglisht thone se kur lexojne perkthimin anglisht te Kur’anit, iu duket sikur po lexojne nje liber krejt tjeter. Une vazhdimisht do te citoj nga Kur’ani, por lexuesi nuk duhet te prese te magjepset nga fjalet siē u magjepsen myslimanet e pare.
    Kjo nuk dmth se ne duhet ta largojme Kur’anin me mosperfillje. Nuk eshte e thene as qe te lexohet si librat e zakonshem. Siē deklarojne besimtaret, neqoftese ēmohet siē duhet, ai te krijon nje ndjenje te prezences hyjnore. Kjo eshte e veshtire per dike qe ka jetuar me traditen e krishtere, ta kuptoje sepse te krishteret nuk kane nje gjuhe te shenjte, sikurse sanskrishtja, hebraishtja dhe arabishtja jane te shenjta per: hindute, ēifutet dhe myslimanet. Eshte Jezui vete dhe jo tekstet e shkruajtura, qe perben mesazhin kristian sidhe nuk ka asgje te shenjte ne Dhiaten e Re greke. Ēifutet e kuptojne spiritualitetin mysliman me kollaj, sepse ata adhurojne Toran (i pari nga pese librat qe te krishteret e quajne ‘Dhiata e vjeter’) ne te njejte menyre. Kur studiojne Torah, ēifutet nuk bejne nje kalim te thjeshte nga njera faqe ne tjetren per te marre mesim. Ata i flasin fjalet me ze te larte, duke shijuar gjuhen qe Zoti perdori kur Ai ia zbriti Moisiut, derisa ta kene mesuar permendesh (nje fraze hyjnore). Gjithnje ata perkunden para e prapa ndersa recitojne, thuaj se jane hukatur nga fryma e shpirtit te Zotit. Prandaj, kuptohet se kur ēifutet lexojne Torah ne kete menyre ata kane perpara nje liber krejt te ndryshem nga ai i te krishtereve, te cileve shpesh pjesa me e madhe e Pentateukut iu duket nje permbledhje ligjesh tejmase te paqarta dhe te merzitshme.
    Myslimanet gjithashtu kane ndjenjen e berakah (bekimit) me fjalet e shenjta te Zotit ne Kur’an. Sikurse Eukaristi, qe perfaqeson nje Prezence Reale te Botes hyjnore ne mes tone; te ai Zoti ka shprehur Veten ne forme njerzore.
    Fuqine e Kur’anit mund ta shohim nga fakti qe shume popuj te Perandorise Islame lane gjuhen e tyre amtare per te adaptuar gjuhen e shenjte te librit te shenjte.
    Ashtu siē eshte sot, Kur’ani nuk jep suret e ndryshme sipas radhes se shprehur nga Muhamedi. Kur u be permbledhja e pare zyrtare e Kur’anit ne vitin 650, rreth njezet vjet pas vdekjes se Profetit Muhamed, botuesit renditen suret me te gjata ne fillim dhe me te shkurtat, te cilat perfaqesojne ato qe i zbriten ne fillim Profetit, ne fund. Kjo nuk eshte arbitrare siē mund te duket, sepse Kur’ani nuk paraqet nje tregim ose argument te cilit i duhet renditja e vijushme. Perkundrazi kemi shpallje dhe pasqyrime te temave te ndryshme, si prezenca e zotit ne natyre, jeta e profeteve, dhe Gjyqi i Fundit. Lexuesit ne perendim priren ta shohin Kur’anin si perseritje te lodhshme, sepse duket sikur trajton te njejtin subjekt here pas here, por ky liber nuk eshte paracaktuar per lexim vetiak, por per lexim liturgjik.
    Kur Myslimanet degjojne nje sure ne xhami, ne nje lexim te vetem ata kane ēuar mendjen ne parimet baze te besimit te tyre. Megjithate, edhe jomyslimanet gjejne te Kur’ani nje burim te ēmueshem njohurie rreth Muhamedit. Pavarsisht se Kur’ani u botua zyrtarisht pas vdekjes se Muhamedit, ai duhet konsideruar si autentik. Studiuesit moderne, te cilet kane qene ne gjendje t’i datojne suret e ndryshme me saktesi te pranueshme, theksojne se p.sh. kapitujt me te hershem te Kur’anit i referohen problemeve te veēanta qe Muhamedi ndeshi kur feja e tij ishte ende nje sekt i vogel ne rritje dhe qe keto probleme mund te jene lene ne harrese me vone, kur Islami ishte nje fe e stabilizuar dhe ngadhnjyese. Keshtu ne Kur’an ne kemi komente bashkekohore te karieres se Profetit Muhamed, gje qe eshte unike ne historine e fese: kjo na ben ne qe te njohim veshtiresite e posaēme me te cilat eshte ndeshur dhe si vizioni i tij evoloi duke u bere me i thelle dhe me universal.
    Ne dallim me kete ne dime shume pak rreth Jezuit. Shkrimtari me i hershem ishte Shen Pali, qe shperndau letren e tij te pare rreth njezet vjet pas vdekjes se Jezuit. Pali nuk kishte interes per jeten tokesore te Krishtit, por u perqendrua gati teresisht ne kuptimin shpirteror mbi vdekjen dhe ringjalljen e tij. Me vone, ne ungjije, evangjelistet shkruan tregime gojore, ku tregonin me teper se ai mbi jeten e Jezuit ne Palestine dhe shkruanin fjalet e tij. I pari Marku shkruajti ne vitet 70 rreth 40 vjet pas vdekjes se Jezuit; Mateu dhe Luka shkruan gjate tetedhjetave dhe Gjoni rreth vitit 100. Por keto rrefime ungjillore jane krejt te ndryshme prej biografive te para te historianve arabe per Muhamedin. Ata jane perqendruar me teper ne kuptimin fetar te jetes se Jezuit se sa te faktet historike dhe here pas here shprehin me teper nevojat, shqetesimet e dogmat e kishave te para sesa ngjarjet origjinale. Studiuesit e Dhiates se Re p.sh. theksojne se rrefimet e ungjillit mbi pasionin dhe vdekjen e Jezuit fatkeqesisht jane kontradiktore; faktet jane ndryshuar. Te krishteret ne kete periudhe ishin ne ankth te veēoheshin prej ēifuteve, prandaj fajesonin ata dhe jo romaket per vdekjen e Jezuit. Fare pak fjale nga fjalet e tanishme te Krishtit jane te dokumentuara. Sidoqofte, kjo nuk dmth se ungjilli nuk eshte i vertete. Ata shprehin nje besim fetar te rendesishem. Jezui premtoi se dishepujt e tij do te sjellin shpirtin e tij, keshtu qe frymezimi i tyre ne nje fare menyre eshte i tij.
    Muhamedi vjen krejt ndryshe krahasuar me personin e idealizuar, te Krishtit ne ungjill. Myslimanet kane zhvilluar nje perkushtim simbolik ndaj Muhamedit, siē do ta spiegoj ne Kapitullin 10, por ata kurre nuk kane deklaruar se ai eshte hyjnor. Vertete, ai eshte nje figure shume njerzore ne historite e hershme. Ai bile nuk bart shembellimin e nje shenjti kristian – megjithese, sapo dikush futet ne biografine e ketyre shenjtave, vete te gjithe keta behen njerezor. Profeti Muhamed ngjason me shume me figurat plot jete te shkrimeve hebreje – Moisiu, Davidi, Solomoni, Elia ose Isaia – te cilet ishin burra te dhemshur fetar, por jo te pacen.
    Eshte nje perpjekje e dhimbshme te misherosh realitetin e mrekullueshem, te paperceptueshem qe shume e quajme ‘Zot’ ne kushtet banale dhe tragjike te jetes njerzore.
    Profeti Muhamed nuk ishte nje shenjt allēie. Ai jetoi ne nje shoqeri te dhunshme e te rrezikshme dhe disa here pershtati metoda, te cilat ēdokush prej nesh qe jemi mjaft te lumtur se jetojme ne nje bote me te sigurte, do t’i quante befasuese. Por neqoftese leme menjane paragjykimet tone te krishtera te shenjterise, ne do shofim nje qenie njerzore te dashur dhe komplekse. Muhamedi kishte dhunti te medha shpirterore sidhe politike – te dyja keto jo gjithnje shkojne bashke – dhe ishte i bindur se te gjithe njerzit fetare kane pergjegjesine te ndertojne nje shoqeri te mire dhe te drejte. Ai mund te behet shume i zemeruar dhe i paepur, por ai mund te behet gjithashtu i bute, i meshirshem, i dobet dhe jashtezakonisht dashamires. Ne kurre nuk kemi lexuar qe Jezui te kete qeshur, por shpesh e gjejme Muhamedin te buzeqeshur dhe duke bere shaka me njerezit me te afert te tij. Ne do ta shohim ate duke luajtur me femijet, i shqetesuar nga grate e tij, duke qare me denese kur vdiste nje shok dhe duke u mburrur me birin e tij te porsalindur si nje baba i emocionuar.
    Neqoftese ne do ta vleresojme Muhamedin siē bejme me ndonje figure tjeter te rendesishme historike, ne patjeter duhet te arrijme ne perfundimin se ai eshte nje nga gjenite me te medhenj qe ka njohur bota. Te krijosh nje kryeveper letrare, te themelosh nje fe te madhe dhe nje fuqi te madhe boterore, keto nuk jane arritje te zakonshme. Por qe ta ēmojme gjenine e tij plotesisht, ne duhet te analizojme shoqerine ne te cilen u lind dhe forcat me te cilat ai u perball. Kur ai zbriti nga Mali Hira t’ju transmetonte arabeve Fjalen e Zotit, Muhamedi u perball me te pamunduren. Fare pak arabe te Gadishullit po leviznin drejt monotezimit, por edhe ata nuk kishin zbuluar plotesisht kompleksitetin e ketij besimi vetem ne nje Zot. Kjo eshte shume e habitshme. Ēifuteve iu eshte dashur shekuj qe te besojne se Jehva ishte Zot i vetem. Israelitet e lashte ka mundesi qe praktikonin monolatrine: qe dmth, ata kishin pranuar se mund t’i luteshin vetem Jehvas, por qe besonin se ekzistonin edhe zoter te tjere. Bile edhe Moisiu mund te mos kete qene nje monoteist i vendosur. Dhjete Urdhresat qe i solli popullit te tij marrin ekzistencen e zotave te tjere si te vertete: ‘Ti nuk duhet te kesh zota te panjohur para meje’. Gati 700 vjet kaluan nga eksodi prej Egjyptit nen udheheqjen e Moisiut (1250 p.k.) deri ne monoteizmin e qarte te profetit te njohur si Isaiah i dyte, i cili jetoi ne Babiloni ne emigrim me ēifutet rreth 550 (p.k). Prapseprape Muhamedi ia arriti t’ķ bente arabet te bejne kete ndryshim te madh vetem ne 23 vjet! Do te shohim se disa arabe i kerkuan atij te miratoje nje zgjidhje monolatriste dhe te pranoje kultin e zotave te tjere, ndersa ai dhe pasuesit e tij t’i luteshin vetem Allahut; por Muhamedi refuzoi kategorikisht te bente kompromis.
    Te pohosh besimin vetem ne nje Zot nuk ishte thjesht nje nocion, pelqim mendor. Kjo kerkonte nje ndryshim ne ndergjegje. Bibla na tregon se izraelitet e lashte e shihnin joshjen nga paganizmi te perezistueshme dhe ne do te shohim se perspektiva e lenies se perendive dhe perendeshave te lashta arabeve iu dukej tej mase e dhimbshme.
    Nuk eshte edhe aq i habitshem fakti se ēifutet perfundimisht hoqen dore nga paganizmi gjate kohes se emigrimit te tyre ne perandorine babilonase. Ashtu si fete e tjera te medha te botes, monoteizmi ne nje fare menyre eshte produkt i civilizimit. Ne nje perandori boterore, njerezit fitojne nje perspektive me te madhe dhe nje kendveshtrin krejt te ri per boten, gje qe i ben perendite lokale te duken te parendesishme dhe te pamjaftueshme. Perandorite antike mbajten rendin publik dhe sigurine e duhur per perhapjen e qyteterimit, keshtu qe njerezit filluan te mendonin se vete universi ishte nje vend i rregulluar dhe mund te ishte nen nje komande unike. Ne qytetet e medha ndryshimet kulturale u shpejtuan dhe lindi ndergjegja individuale pasi njerzit u bene te vetdishem se veprimet e veta mund te ndikonin ne fatin e brezave te ardhshem. Ne nje shoqeri me primitive si Arabia e shekullit te shtatte, nje perspektive e tille ishte pothuajse e pamundur. Ishte gati e pamundur te besoje ne nje perendi te gjithefuqishme dhe miredashese, kur jeta ishte e rrezikshme dhe fati dukej kapriēioz, kur ne vend te individualizmit sundonte komunalizmi dhe ku kishte pak siguri sociale aq te deshiruar. Ne nje bote primitive, pagane, idhujt e shumte perfaqesonin burimet e forces e te pushtetit dhe dukej shume e mbrapshte t’i kthehej shpina nje burimi te fuqishem ndihme, per te zgjedhur vetem nje zot. Eshte e vertete se disa arabe si populli i Mekes, jetonin ne qytete, por shkretetira ishte nje kujtese shume e fresket dhe normat morale te tribuve mbeteshin mbisunduese.
    Nje nga aspektet me sinjifikative te arritjeve te Profetit Muhamed ishte veēimi i tij. Ai dinte diēka per hebraizmin dhe krishterimin, por njohurite e tij ishin shume te kufizuara. Ne ndryshim me profetet e Izraelit, profeti nuk po punonte drejt nje rruge monoteiste te veshtire me mbeshtetjen e nje tradite ekzistuese, qe kishte ecurine dhe teorine e saj, e cila ishte konsoliduar gjate shekujve dhe qe mund te jepte keshilla morale. Jezui dhe Shen Pali te dy ishin te edukuar nga hebraizmi, prandaj dhe te krishteret e pare dolen nga ēifutet dhe perkrahesit e tyre ne sinagoga, qe i frikesoheshin Zotit. Krishterimi zuri rrenje ne Perandorine Romake ku bashkesite ēifute kishin shtruar rrugen dhe kishin parapregatitur mendjet e paganeve. Muhamedi duhet te fillonte fare nga zeroja dhe te punonte ne rrugen e tij drejt nje spiritualiteti radikal monoteist me forcat e tij. Kur ai e filloi misionin e tij nje analist objektiv nuk do t’ķ kishte premtuar asnje shans. Ai do t’i kishte sugjeruar se arabet nuk ishin te gatshem per monoteizem: ata nuk ishin aq te zhvilluar sa ta pranonin kete vizion te sofistikuar. Ne fakt te perpiqeshe ta paraqisje ate ne nje shkalle te gjere, ne kete shoqeri te tmerrshme, te dhunshme ishte jashtezakonisht e rrezikshme dhe Muhamedi duhet te ishte me fat po te mbeste gjalle.
    Vertete, Muhamedi ishte vazhdimisht ne rrezik per vdekje dhe mbijetimi i tij ishte gati mrekulli. Por ai arriti sukses e plote. Nga fundi i jetes se tij ai i kishte prere rrenjet ciklit kronik te dhunes fisnore qe kishte turbulluar rajonin dhe paganizmi nuk kishte me jete. Arabet ishin gati per te nisur nje faze te re te historise se tyre. Per ta ēmuar kete arritje unikale, ne duhet te kuptojme kushtet ne te cilat ishte Arabia para Islamit – periudhe te cilen myslimanet e quajne xhahilijeh, koha e injorances.




    * Ne te folmen e perditshme ne gjuhen shqipe njihet me emrin Qabe (shenim i perkth.)
    * hagiografi - jeteshkrim per nje njeri te shenjte (shenim i perkth.)
    "Arsyeja e mosarsyes qė i bėhet arsyes sime aq shum ma dobėson arsyen sa qė me arsye e vajtoj bukurinė tėnde"

Tema tė Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesėr
    Nga llokumi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  2. Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-04-2009, 15:02
  3. Feja e vertete
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-04-2007, 16:39
  4. Muhamedi, Nje Perpjekje Perendimore Per Te Kuptuar Islamin
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 10:44
  5. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •