Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698

    Diktatura FIKS FARE dhe Persekutimi i Pusht-etareve

    Tirana Observer, E Martė , 24 mars 2009

    Pėr Filip Ēakulin. Ne me lule, ti me hithra
    Shkruar nga Fiqiri Sejdiaj

    E gjithė bota njeh Filipin II tė Maqedonisė. Po shqiptarėt? Shqiptarėt njohin Filipin e parė tė Dyrmishit, Filip Ēakulin, tė birin e Koēos dhe tė Firdullės, lindur mė 1955. Filipin tonė e njohin edhe nė Greqi, se ėshtė minoritar dhe greqishten e ka gjuhėn e nėnės. Pardje, Kėshilli Bashkiak i qytetit tė Lushnjės e bėri zotin Ēakuli “Qytetar Nderi”. Titullin, nė prani tė qytetarėve lushnjarė dhe tė shumė intelektualėve, miq dhe shokė tė Filipit, ia dha kryetari i bashkisė. Ceremonia u zhvillua nė pallatin e kulturės “Vaēe Zela”. E pėr Filipin foli Koēo Devole, Virgjil Karaj, Cekja, Agron Llakaj e shumė tė tjerė. Natyrisht e lavdėruan. Po ē’ka bėrė Filip Ēakuli pėr Lushnjėn?! I ka marrė Vasilikėn njėsoj si Ali Pasha qė mori Vasiliqinė.

    Filipi ynė na paska shkruar edhe dy libra tė tjerė me humor dhe satirė. Bukur fort! Titulli “Qytetar Nderi” qė iu dha pardje dhe dy librat e fundit qė na paska shkruar janė rasti mė i mirė pėr tė shkruar edhe ne nja dy fjalė pėr tė. Do t’i pėrgjigjemi me tė njėjtėn monedhė. Do tė shkruajmė pėr tė, siē shkruan ai pėr tė tjerėt. Do ta vėmė nė lojė, do ta shajmė, do ta thumbojmė e do ta telendisim ashtu siē bėn edhe ai jo vetėm nė dy librat e tij, por edhe nė atė “Fiks”-in e “Top”-it, qė nė fakt nuk ėshtė i “Top Channel”, por i Filip Ēakulit, sepse nė kėtė emision ai i bėn qė tė gjitha. Doktori me Sajmirin nuk bėjnė gjė tjetėr veēse riprodhojnė ato qė u thotė Filipi.

    Nė dy librat e tij: “Ndėrhyrje tek Njutoni” dhe “Kur qeshim me politikanėt”, Filipi ua fut tė gjithėve, deputetėve e qeveritarėve, Parlamentit e Presidentit, bashkiakėve e komunarėve, kongresmenėve dhe kryetarėve tė partisė, sikur tė ishin kryetarė kooperativash. Madje ia fut dhe kryeministrit tonė, pėr tė cilin populli kėndon: “O Sali, o flori!”. Dy vjet mė parė, Berisha e ngriu Filipin.

    Mire ia bėri. E ngriu qė tė rrinte urtė, nė paqe e tė shikonte hallet e tij, se hallet e Shqipėrisė i sheh vetė Doktori. Kėtė kuēkė Shqipėri nuk po e rregullon njė botė e tėrė e jo mė Filip Ēakuli. Po ku merr vesh Filipi ynė. Ai shkruan libra, e rrokullis rrotėn e “Fiks”-it natė pėr natė. Arrin deri atje sa tė vėrė ēimka nė zyrėn e kryeministrit e tė ministrave, siē ishte rasti mė i fundit, ai i Pangos. Ku ėshtė parė e dėgjuar njė gjė e tillė? Budalla ishte Sefgjini qė i ēoji tre engjėjt e SHIK-ut para disa vjetėsh? E morėn Filipin si njeri, e shėtitėn me “Benz” nėpėr Tiranė dhe pastaj e ēuan..., ata e dinė se ku e ēuan! Askush nuk vuri dorė mbi tė. Bėnė muhabet pėr qejf deri nė tė gdhirė, kuptohet pėr tė mirėn e Filipit e jo tė Doktorit.

    Mirėpo Filipi pėrdori dredhi, nuk u tregua i sinqertė, vuri gruan tė qajė sa Berishės i erdhi keq dhe e liroi. Mirėpo si grekofon qė ėshtė, Filipi ēėshtjen e tij e paketoi si “Kalin e Trojės” dhe e ēoi nė Nju Jork, nė sallėn qendrore tė OKB-sė, nė OSBE dhe nė Helsinki, nė njė kohė qė as Sefgjini, as ShIK-u, as policia nuk kishte cėnuar tė drejtat e Filipit. Pėrkundrazi Filipi kishte cėnuar jetėn private tė kryeministrit e tė qeveritarėve tanė, siē bėri edhe me Pangon qė kėrkonte tė zbėrthente mbėrthecka.

    Por le tė kthehemi tek librat e tij. E ē’libėr ėshtė “Ndėrhyrje tek Njutoni”? Njė libėr me bordello, ku Filipi porosit pronarėt e tyre: Po t’u shkojė puna keq e t’ju bjerė biznesi, mos ndėrroni dyshekėt e krevatet e vjetėr, po ndėrroni putanat. Hiqni tė vjetrat e merrni tė rejat. Imoralitet dhe degjenerim. Kėshillon tė hiqen gratė e vjetra, duke rritur numrin e papunėsisė. Vazhdojmė mė tej. Po tė lexosh librin “Kur qeshim me politikanėt”, sipas Filipit, nuk na paska ndryshuar asgjė gjatė kėtyre 18 vjetėve. Shkruaj Filip, shkruaj! Tirr sa tė duash, se nė kėtė tė uruar Shqipėri nuk lexon njeri. Jo gjashtė libra, por 116 tė shkruash ti, nuk ėshtė ndonjė hata e madhe.

    Prej tyre politikanėve, qeveritarėve, parlamentareve, kryeministrit nuk i vjen asgjė e keqe. Jo 18 vjet, por 118 vjet rrinė ata nė pushtet me librat e tu. Kėshtu halli ynė nuk janė librat e tu, por “Fiks Fare”. Se vėrtet shqiptarėt nuk lexojnė libra, mirėpo shohin televizor. Pėr ēudi, kėtė “Fiks Fare” e shohin tė gjithė. Sondazhet tregojnė se 90% e shqiptarėve shohin “Fiks”-in. Madje e shohin jo vetėm shqiptarėt e Shqipėrisė, por edhe shqiptarėt e Kosovės e tė Maqedonisė, ata qė ndodhen nė Greqi e Itali, nė Gjermani e Angli, nė Amerikė e Kanada, kudo nė botė.

    A e dini se kush ėshtė Filip Ēakuli qė drejton “Fiks”-in? E mban veten pėr drejtor, por nė fakt ėshtė diktator. Sa vjen nė mėngjes zė e bėrtet. Sa shumė qė bėrtet, o burrė! Dridhen korridoret e Piramidės. Deri tek roja, nė hyrje tė godinės dėgjohet. Ēdo ditė kėshtu bėn. Pastaj si pėr tė mbuluar gjithė kėtė zhurmė qė bėn gjatė javės, ditėn e shtunė, nė orėn 10:00, mbledh redaksinė nė zyrėn e tij dhe i pyet njė pėr njė: Ēfarė do tė marrėsh ti, kafe, ēaj, kapuēino? Po ti tjetri? Pasi i dėgjon tė gjithė, dėrgon Elsėn pėr t’i marrė nė bufe, se Elsa ėshtė mė e vogėl. Kur vjen Paloma, e ha Paloma! Paloma vjen mė vonė se tė tjerėt dhe rri afėr derės. - Ty Paloma, - thotė Filipi, - nuk po ta heq ditėn e punės, por shko nė bar e merr kaq kafe, kaq ēaj, kaq kėshtu e kaq ashtu.

    Tė dėgjosh pastaj kėshillat qė i jep Doktorit e Sajmirit? Nuk harron asnjė emėr, asnjė datė, asnjė dokument. Ata ia kanė marrė dorėn. Sa shkojnė nė studio, gjysmat i harrojnė, gjysmat nuk ia thonė pėr inat e kėshtu katandiset kokoshi njė thelė. Shyqyr, o Zot, se po t’i thoshin tė gjitha ato qė u thotė Filipi, kushedi sa njerėz tė tjerė do tė ishin marrė nė qafė. Fiksim ka dokumentet, fletoret zyrtare, tenderat, Kushtetutėn, ngjarje konkrete e njerėz konkretė. Ben sikur godet fenomenin, por nė qendėr vė njeriun. Kėshtu mund tė vazhdojmė gjatė, por pa dobi, Filip Ēakullin se vėmė dot nė lojė, se ai ėshtė gatuar pėr tė vėnė tė tjerėt nė lojė. Duam tė bėjmė humor me tė, por s’bėjmė dot, se nuk kemi as aftėsinė dhe as talentin e tij. Filip Ēakulli, qė ka shkruar humor qė nė bankat e shkollės, krahas Qamil Buxhelit, Hysk Barabojkės, Niko Nikollės, Dritėro Agollit, Dionis Bubanit etj., etj., ėshtė vlerė jo vetėm pėr njė kanal televiziv, por edhe mė gjerė. Asnjė emision televiziv nė Shqipėri nuk ka rezistuar kaq gjatė dhe me kaq sukses sa “Fiks Fare”.

    Ėshtė fat qė edhe tani, pas 6 vjetėsh transmetim, “Fiks Fare” ruan tė njėjtėn freski si ditėn e parė. Ai ėshtė njė nga emisionet mė tė ndjekur jo vetėm nė Shqipėri, por edhe jashtė saj. Asnjė kanal televiziv, nga 72 radiotelevizione qė operojnė nė Shqipėri, nuk kanė njė format qė t’i afrohet “Fiks”-it. Ėshtė i vetmi, mė i miri, mė i sakti, prandaj edhe impakti i tij vazhdon tė jetė i madh. Prej tij publiku shqiptar ka qeshur dhe ka rėnė nė mendime.

    Prej tij qeveritarėt kanė rrudhur buzėt, por janė bėrė mė tė mirė, kurse publiku ėshtė emancipuar mė shumė. Vetėm Filipi mund ta bėjė njė gjė tė tillė. “Fiks Fare” ka vetėm njė emėr: Filip Ēakuli. Natyrisht nė suksesin e kėtij emisioni kanė meritė tė padiskutueshme Armir Shkurti, Denisa Haxhia, Sajmiri, Doktori, si dhe gjithė gazetarėt dhe operatorėt qė kontribuojnė nė tė. Mirėpo Filipi ngelet Filip. Vetėm ai mund ta ushqejė me humor dhe satirė kėtė format. Vetėm ai mund ta mbajė nė kėmbė strukturėn e kėtij emisioni. Vetėm ai mund t’ju rezistojė presioneve qė i vijnė nga tė gjitha anėt. Njė tjetėr do tė ishte thyer qė nė telefonatėn e parė. Filipi, jo!

    Filip Ēakuli ėshtė padyshim humoristi qė ka rezistuar mė shumė se askush tjetėr. E ka filluar karrierėn e vet nė universitet e ka vazhduar nė Lushnjė, mė pas nė revistėn “Hosteni”, duke mbetur rilindėsi i fundit nė fushėn e humorit. Tani me “Fiks Fare” ai renditet i pari, duke qenė kėshtu mė prodhimtari: humorist i epokės dixhitale. Ai gėzon avantazhin e madh se asnjėherė nuk e ka ēarė kokėn pėr ata qė venė e vijnė nė pushtet, ndėrkohė qė kėta tė fundit janė preokupuar pėr tė. Krijimtaria e tij ėshtė kthyer nė ushqim shpirtėror, jo vetėm pėr mijėra shqiptarė anembanė Shqipėrisė, por dhe jashtė saj.

    Ēdo natė, pėr 6 vjet Filip Ēakuli u ka dhėnė shikueseve diēka tė re, qė i ka befasuar, pėr tė mos thėnė qė hera-herės i ka shtangur. Nė botė ka me dhjetėra shkrimtarė humoristė. Edhe nė Shqipėri ka njerėz qė bėjnė humor, madje shkruajnė edhe libra. Filip Ēakuli i ka mundur tė gjithė. Madje edhe kryeministrin. Ai ėshtė vetė kryeministėr, jo i Shqipėrisė, por i humorit shqiptar.
    Edhe kur tė mos jetė mė, pėr tė do themi: Ai ishte mė i miri.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e kleantin
    Anėtarėsuar
    11-01-2003
    Vendndodhja
    ku shkel aty jetoj
    Postime
    74
    sa mire e ke shkruar por nuk del ndonje gazetare me kamer te fshehte kur u berrtet ose kur i thote se do te heq diten e punes a kur i dergon per kafe

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    fiqua.. gjithashtu ka bere libra..
    ne ato libra cfaqet enveristi i terbuar fiqiri qe urren demokracine e adhuron caushet e arapet e PPSH-se.. qe i gezohet "sukseseve" te falangave caushoiste albert shytoiste ne gjėmėn qe ja bejne shtetit shqiptar.. packa se mijra jet njerzish vane .. e miliarda dallers.. vlera materiale u percelluan.. rendesi ka qe fiqua e realizoj endrren e tij.. qe shqiperia te mos kete kurre demokraci por vetem te sundohet nga krokodilet staliniste.. kalemxhi i te cilve ishte fiqua ne te tera kohet..
    sejdiu ka vite qe dallohet si armik i betuar i PD-se e nje pathologjik kunder Berishes..
    thx josif qe e solle kte shkrim..
    jini ne te njejtat ujra me fiqot e lipet..
    ska gabuar brari..
    boll te luftohet Doktor Berisha se per fiqon.. nuk ka rendesi me cfar mjetesh..
    edhe vajzat e vogla 14 vjece mund te perdoren lakuriq ne zbukurimin e banakut te fiksit.. qe sa me shum sy e vesh lumpenesh te mblidhen rreth ekranit te top chanellit.. ku do derdhe vrer anti pd e anti berish lipja i fiqos se nexhit te enver edvin ramizit..
    interesant.. se fiqua.. njohesi i vjeter i cimka tartabiqeve.. nuk ben fare cudi se lipja kurre nuk i perdori kto mjete ramizo envero pobratoiste.. kunder pushtave te selis roze..
    prandaj fiqua e do lipen.. sepse jan rrota te nje biciklete.. pra vegla te kupoles mafioze..

Tema tė Ngjashme

  1. Diktatura ne nje tjeter aspekt
    Nga citizen insane nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 10-11-2010, 11:48
  2. Pėrgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 14-02-2009, 12:25
  3. KADAREJA mbi Fene ne Shqiperi !!
    Nga NoName nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 126
    Postimi i Fundit: 01-07-2006, 00:09
  4. Diktatura e opinionit
    Nga Albin nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-01-2006, 12:56
  5. Diktatura e adoleshentėve
    Nga ALBA nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 25-04-2003, 23:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •