Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Sefedini_PZ
    Anëtarësuar
    05-03-2009
    Postime
    205

    Mesazhet e Zotit në librat e shenjtë

    Zoti i madhërishëm na ka dhënë të njejtat mesazhe në librat e shenjtë që Ai ja ka zbritur njerëzimit, ne vetëm duhet ti studiojmë ato dhe do të arrijmë në përfundim se udhëzimi i Tij është i njejtë por njerëzit i kanë ndryshuar ose i kanë braktisur urdhërat me kalimin e kohës.

    Ja disa shembuj të ngjashmërisë në librat e Zotit:

    Njëshmëria e Zotit në Bibël:

    Unë jam Zoti, Perëndia yt, që të nxori nga vendi i Egjiptit, nga shtëpia e skllavërisë.

    Nuk do të kesh perëndi të tjerë para meje.

    Eksodi. 20:2:3

    Dhe Jezusi u përgjigj: ``Urdhërimi i parë i të gjithëve është: "Dëgjo, o Izrael: Zoti, Perëndia ynë, është i vetmi Zot",

    Marku. 12:29

    Njëshmëria e Zotit në Kur’an:

    Zoti juaj (që meriton adhurim) është Një, All-llahu, nuk ka zot pos Atij që është mëshirëplotë, gjithnjë mëshiron.

    Kur'an 2:163

    Përkulja ndaj Zotit në Bibël:

    Atëherë Abrami përuli fytyrën në tokë dhe Perëndia i foli, duke i thënë:

    Zanafilla.17:3

    Atëherë Jezusi shkoi bashkë me ta në një vend, që quhej Gjetsemani, dhe u tha dishepujve: ``Uluni këtu, ndërsa unë po shkoj aty të lutem``.

    Dhe, si shkoi pak përpara, ra me fytyrë për tokë dhe lutej duke thënë: ``Ati im, në qoftë se është e mundur, largoje prej meje këtë kupë; megjithatë, jo si dua unë, por si do ti``.

    Mateu. 26:36:39

    Përkulja ndaj Zotit në Kur’an:

    Argumentet tona i besojnë, në të vërtetë, ata që kur këshillohen me to, bien në fytyra (bëjnë sexhde), që madhërojnë Zotin e tyre në shenjë falënderimi dhe ata nuk bëjnë kryelartësi,

    Kur'an 32:15

    Agjërimi në Bibël:

    Atëherë Fryma e çoi Jezusin në shkretëtirë, që djalli ta tundonte.

    Dhe, mbasi agjëroi dyzet ditë e dyzet net, në fund e mori uria.

    Mateu. 4:1:2

    Agjërimi në Kur’an:

    O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.

    Kur'an 2:183

    Mbulimi i gruas në Bibël:

    Edhe çdo grua, që lutet ose profetizon kokëzbuluar, turpëron kryet e saj, sepse është njëlloj sikur të ishte e rruar.

    Sepse në qoftë se gruaja nuk mbulohet, le t`ia presin flokët; por në qoftë se për gruan është turp të qethet a të rruhet, le të mbulojë kryet.

    Korintasve. 11:5:6

    Mbulimi i gruas në Kur’an:

    Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, t'i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le të venë shamitë mbi kraharorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përveç burrave të vet...

    Kur'an 24:31

    Përgatiti: Sefedin Muqaj, Prizren, Kosovë.

    Referencat: Bibla – Diodati i Ri, dhe Kur’ani – Përkthim i Sherif Ahmetit.
    Vetëm Zoti mund të më gjykojë!

  2. #2
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Sefedin
    Ne se ka mundesi shkruaj ne katin e eperm keso budalliqesh e mos na bezdis ketu me to.
    Ne se eshe ashensoni i prishur, per Alluhen mundesh edhe neper shkalla te hypesh dr atje.
    Perndryshe po fillojme te gjithe tebshkruajme te forumi taleban, ater po ikim te gjith per lesh.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-07-2008
    Postime
    285
    sefedin
    keto pralla une dhe asnje Shqipetare nuk i beson, ky eshte mendimi yne, kurse ne nuk kemi te drejte qe te thojme ty mos i beso, ti mundesh me i besu kujt te duash.
    Por na lere rehat, sepse edhe ne e kemi kete Atdhe kurse ti me islamiket e ke Arabine!
    Shpresoj se na kupton, edhe pse po dyshoj me shume siguri se ti je nje nder aso shqipefolsa qe paguhesh!

Tema të Ngjashme

  1. Perkthimi i librit "Jezusi ne Islam"
    Nga Maximus*_NY në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 24-09-2015, 02:49
  2. Përgjigje: 1013
    Postimi i Fundit: 30-06-2011, 13:05
  3. Kisha është Një
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  4. DOKTRINA - Kapitulli III: Trinia e Shenjtë
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2005, 23:02
  5. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •