Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 81
  1. #1

    Cool “Sekti Topalli rrezikon fitoren e PD në zgjedhje”

    Flet anëtari i kryesisë së PD, Aleksandër Biberaj

    Ky ’sekt’ në PD ka si qëllim kryesor pushtetin dhe pasurimin nëpërmjet tij

    – intervistë nga Aristir Lumezi, Panorama, 14 mars 2009

    Deputeti i PD-së, Aleksandër Biberaj, akuzon kryeparlamentaren Topalli se ka krijuar një grupim brenda kësaj partie, i cili po pasurohet financiarisht përmes shpërdorimit të pushtetit. Anëtari i kryesisë së PD-së flet në një intervistë për gazetën “Panorama” edhe për zgjedhjet brenda kësaj partie.

    Z. Biberaj, si e vlerësoni fushatën e zgjedhjeve të reja në Partinë Demokratike?

    Nuk kam informacion se si po shkon kjo fushatë në nivel kombëtar, por në përgjithësi vihet re njëfarë ngadalësimi, njëfarë topitje. Mungon transparenca në përzgjedhjen e kandidatëve për kryetarë degësh, pasi kryesia qendrore nuk është mbledhur për të diskutuar dhe selektuar kandidatët që vijnë nga baza, siç edhe e parashikon statuti. Edhe vetë kandidatëve për kryetarë degësh nuk po i lihet kohë e mjaftueshme për të bërë fushatë brenda partisë. Ka një frenim të pashpjegueshëm të fushatës së zgjedhjeve në Tiranë, e cila duke pasur 32 deputetë në Parlamentin e ardhshëm, merr një rëndësi të jashtëzakonshme, pasi Tirana përcakton edhe fituesin e zgjedhjeve të 28 qershorit, pra edhe qeverisjen e ardhshme.

    Nga përvoja 18-vjeçare e zgjedhjeve, rezulton se kush ka fituar Tiranën, ka fituar Shqipërinë. Në këto kushte do të gjykoja se fushata e zgjedhjeve në Tiranë duhet të vazhdojë pa humbur kohë, në mënyrë që PD-ja eTiranës të ketë një lidership të ri, që të jetë i aftë dhe me autoritet për të na çuar drejt fitores së zgjedhjeve të 28 qershorit. Para 4 vitesh premtuam se zgjedhjet e këtij viti në parti do të bëheshin me parimin “një anëtar, nje votë”, duke u nisur jo vetëm nga rëndësia e PD-së Tiranë, por edhe me qëllim që të fillojmë zbatimin e këtij parimi. Parimi “një anëtar, një votë” është parimi më demokratik, i cili zbatohet si nga Partia Republikane dhe ajo Demokratike në SHBA, por edhe nga të gjitha Partitë Popullore Europiane. Në të njëjtën kohë gjykoj se duhet të fillojmë përgatitjet për Kuvendin Kombëtar të PD-së, Kuvend i cili zgjedh edhe organet e reja drejtuese, shpalos platformën elektorale dhe përgatit partinë për zgjedhjet e 28 qershorit.

    Kongresi siguron gjithashtu edhe rinovim dhe rrotacion të elitës politike të PD-së, aq i nevojshëm dhe i domosdoshëm për të fituar zgjedhjet e 28 qershorit, pasi një pjesë e elitës politike është konsumuar në mënyrë të pariparueshme. Në fund do të thosha se nëse duam një fitore në zgjedhjet e 28 qershorit, duhet që strukturat e PD-së nga qendra në bazë, të cilat janë në një gjumë të thellë letargjik të zgjohen, dinamizohen, motivohen dhe orientohen për fitore, pasi koha po kalon.

    Si i gjykoni rezultatet e fundit të sondazheve të “Zogby International”, ku PD del parti e dytë pas PS?

    Mendoj se sondazhet nuk bëhen edhe aq për t’u gjykuar sesa për t’u lexuar. Nga leximi më rezulton se ne si PD duhet të bëjmë korrigjime, përmirësime dhe ndryshime të thella para zgjedhjeve, me qëllim që t’i fitojmë zgjedhjet.

    Është folur për ekzistencën e klaneve ose grupimeve në PD. Cila është e vërteta sipas jush?

    Në çdo parti ose organizatë ku njerëzit anëtarësohen ose inkuadrohen është normale që të ketë mendime, ide apo vizione të ndryshme, gjë që natyrisht mund të sjellë edhe ekzistencën e grupimeve apo lobingjeve brenda tyre, Nëse këto grupime kanë si bazë zhvillimin dhe demokratizimin e partisë dhe kanë një debat konstruktiv, mendoj se kjo është një gjë pozitive. Asnjëherë nuk duhet pretenduar që të gjithë ata që anëtarësohen në një parti ose organizatë do të jenë dakord qind për qind të kohës me venndimmarrjen dhe strategjinë e lidershipit, pasi kjo ndodh vetëm në diktaturë. Realisht sot në PD nuk ka grupime të bazuara në prejardhje, origjinë apo trashëgimi, të cilat mund të gjeneronin një debat konstruktiv brenda partisë, ndërkohë që ka individë potencialë, të cilët dëshirojnë të ketë një debat të shëndoshë dhe konstruktiv brenda partisë.

    Sot në PD, përveç linjës zyrtare, fatkeqësisht ka edhe një linjë tjetër që përfaqësohet nga një grup i ngushtë individësh, të cilët dirigjohen nga kryetarja e Parlamentit, dhe në shumë raste linja e këtij grupi etiketohet si linjë zyrtare e PD-së. Ky grupim ka pikëpamje, filozofi dhe qëllime të ndryshme nga pikëpamjet, filozofia dhe qëllimet e PD-së, lidhet në bazë të interesave personale dhe është totalisht i shkëputur nga elektorati demokrat. Po t’i referohcmi fjalorit të gjuhës shqipe, një grupim i tillë quhet “sekt”.

    Siç dihet “sekti” merr emrin e liderit ttë tij, kështu që në rastin konkret kemi të bëjmë me “sektin Jozefinë”, ose “sektin Topalli”. Ky “sekt”, që përfaqëson një pakicë në PD, ka si qëllim kryesor pushtetin absolut dhe pasurimin nëpëmjet tij. Për të realizuar qëllimet e veta, ky “sekt” jo vetëm që po keqpërdor dhe abuzon me pushtetin, që i është dhënë nga demokratët më 3 korrik 2005, por po përdor edhe çdo mjet tjetër jo-demokratik, jo-institucional dhe jo-etik, si dhe një makineri të tërë shpifjesh, mashtrimesh, intrigash, prapaskenash, si dhe sulmesh të paprincipta, me qëllim likuidimin apo goditjen e çdo personi, që nuk është anëtar apo shërbëtor i “sektit”.

    Zakonisht “sektet” dalin më vete me ideologjinë e vet dhe shkëputen nga partia mëmë, por me “sektin Jozefinë”, po vihet re një dukuri e paparë më përpara: transformimin e sektit në partinë mëmë. Që nga viti 2005, kur PD-ja erdhi në pushtet dhe deri sot, ky “sekt” është përpjekur të shtrijë rrjetin e vet gjithandej dhe tani po përpiqet të finalizojë strategjinë e vet, duke synuar të komandojë gjithkë, gjithçka dhe gjithkund. Tani që jemi në fushatën e zgjedhjeve të reja në PD, “sekti” po përpiqet që të privatizojë partinë, duke synuar të vendosë ithtarët e vet gjithandej, gjë që do të përpiqet ta bëjë edhe me listën e deputetëve për zgjedhjet e 28 qershorit.

    Natyrisht që në realizimin e qëllimeve të veta, por edhe duke i dhënë një kosto shumë të lartë PD-së, “sekti”, në planin e jashtëm është armiqësuar me botën demokratike dhe institucionet ndërkombëtare, ndërsa në planin e brendshëm është armiqësuar me institucionet shtet-formuese dhe me bazën e partisë, të cilën nuk e ka përfillur fare gjatë këtyre 4 viteve. Strategjia e tyre në këtë prag-fushate është më
    se e lexueshme, pasi futen në fushatën e zgjedhjeve, duke pasur barazimin në xhep. Nëse fiton PD, do të synohet qeverisja e vendit, çfarë nënkupton vazhdimin e shfrytëzimit të pushtetit për interesat e tyre, nëse PD humbet zgjedhjet, ata nuk e kanë për gjë që të fajësojnë dhe të bëjnë përgjegjës për humbjen lidershipin e PD-së, dhe pastaj të përpiqen që të marrin në tavolinë lidershipin e PD-së.

    Ne si anëtarë të kësaj partie, kemmi disa ideale që na bashkojnë dhe disa ide që na ndajnë, por për asnjë moment diferencat në ide nuk duhet të përçajnë partinë kur vjen puna për qëllimin final, fitoren në zgjedhjet e 28 qershorit, me qëliim vazhdimin dhe implementimin e reformave demokratike. Ne anëtarët e PD-së nuk mund të futemi në një kosh me “Sektin Topalli” dhe në asnjë mënyrë uk duhet që “Sekti Jozefinë” të unifikohet me PD-në. Ky 4-vjeçar tregoi mjaftueshëm se ky “Sekt”, përveç interesave personale për pushtet dhe pasurim, nuk ka asnjë lidhje tjetër me PD-në dhe demokratët.

    Pse është lejuar për kaq gjatë një sjellje e tillë në PD dhe pse nuk ka pasur reagime nga grupi parlamentar apo z. Berisha?

    Kur diçka negative ndodh, në fillim nuk beson që po ndodh, pastaj mundohesh ta ndryshosh apo korrigjosh, dhe në fund s’të mbetet gjë tjetër veçse ta denoncosh, dënosh dhe luftosh. Në parti ka ekzistuar dhe ekziston që prej 4 vitesh një paralizë institucionale për të analizuar, debatuar, rregulluar dhe dënuar të keqen dhe përqafuar të mirën. Ky fenomen tepër negativ, fatkeqësisisht është lejuar që nga maja deri te baza e partisë. Heshtja ndaj këtij fenomeni, nënkupton mosdije ose mbështetje. PD-ja tani ndodhet para një zgjedhje historike, që do ketë efekt për vitet në vazhdim, pasi reformimi i saj dhe pastrimi i radhëve të saj nga individë, që i japin asaj imazhin e keq apo tentojnë ta kthejnë atë në një parti-sekt është kusht për fitoren e zgjedhjeve të 28 qershorit.

    Mendoj që ka ardhur koha që ne demokratet të beje një analizë brenda vetes, tani sa nuk është vonë, përpara zgjedhjeve të 28 Qershorit. Debati i shëndoshë vetëm do të forcojë PD-në dhe do të krijojë kushte për të fituar në zgjedhjet e 28 Qershorit. PD-ja është një forcë e madhe politike, që ka bërë shumë gjëra pozitive për Shqipërinë dhe shqiptarët. Nuk duhet në asnjë mënyrë që gabimet, emri i keq apo imazhi negativ i individëve të caktuar, të përcaktojnë se kush është PD-ja.

    PD-ja e vërtetë është PD-ja e mijëra e mijëra anëtarëve dhe simpatizantëve demokratë, të cilëi kanë sakrifikuar gjithçka gjatë 8 viteve të vështira të qëndrimit në opozitë, me qëllim që PD-ja të vinte në pushtet, dhe kur PD-ja erdhi në pushtet, ata u lartë rrugëve nga këta individë. Anëtarët dhe simpatizantët e PD-së nuk mund të pajtohen me këta individë, nuk mund të unifikohen me ta dhe as të përfaqësohen më prej tyre. PD-ja duhet patjetër të bëjë një vetë-pastrim dhe filtrim të hollësishëm para zgjedhjeve të 28 qershorit, përndryshe këta individë me veprimet apo mosveprimet e tyre do të sjellin nje bllokim dhe paralizë të partisë.

    Në këto kushte si i shikoni shanset e PD-së në zgjedhjet e 28 qershorit?

    PD-ja dhe aleatët e saj i kanë kushtet për të fituar edhe një mandat të dytë qeverisës, por rreziku dhe kërcënimi real PD-së aktualisht nuk i vjen nga opozita, por i vjen nga brenda, i vjen nga “Sekti Jozefinë”, i cili po gërryen, dobëson dhe ngushton bazën e PD-së çdo ditë. Këta individë pa ide dhe pa vizion, me mentalitet primitiv dhe psikologji bizantine, që kanë si qëllim të vetëm pushtetin absolut dhe pasurimin, ka kohë që po mbjellin frymën e përçarjes dhe të përjashtimit në PD. Këta individë përbëjnë edhe virusin më të egër dhe më shkatërrrues që ka prekur ndonjëherë PD-në, virus ky që përpiqet të kontrollojë dhe të realizojë gjithçka me dhunë, virus që ka krijuar në PD klimën e një lufte të paprinciptë, të pamoralshme, të pabarabartë dhe të panevojshme “brenda llojit”.

    Por kaq rrezik përbën PD-në edhe heshtja ndaj të keqes dhe mbulimi i saj. Gjithësesi gjykoj se prapë PD-ja ka forca progresiste, që mund ta çojnë PD-në drejt një mandati të dytë qeverisës dhe ky duhet të jetë qëllimi ynë i përbashkët deri në fitoren e 28 qershorit. Ne si demokratë kemi ç’të ofrojmë dhe mund të ofrojmë më shumë se kundërshtarët tanë politikë, pasi kemi idetë, kemi vizionin, kemi përvojën, kemi inteligjencën dhe njerëzit e duhur për reforma demokratike, që do çojnë Shqipërinë përpara. Populli shqiptar është një popull për t’u admiruar për nivelin e mençurisë dhe zgjuarsisë dhe besoj se më 28 qershor, shqiptarët nuk do të ndërpresin në mes reformat e filluara tashmë nga PD-ja dhe maxhoranca e djathtë, reforma që po e anëtarësojnë Shqipërinë në NATO dhe për disa vjet edhe në BE.

    Mendoj se parimet, idealet dhe qëllimet tona janë më të pastra dhe më të pasura se ato që përfaqësojnë dhe përkrahin krahu majtë. Është i domosdoshëm edhe një mandat i dytë qeverisës për të djathtën, për aq kohë sa mbetemi alternativa më e mirë në vend, dhe për aq kohë sa e majta nuk o ofron ndonjë alternativë bindëse.

    Mendoj që duhet të përqehdrohemi tek ajo që është thelbësore, kush ka ide dhe vizion më të qartë për zhvillimin e vendit dhe afrimin e Shqipërisë sa më shpejt në BE. Faktet janë të dukshme dhe çdo person që ka parë Shqipërinë këto 12 vjet, di të bëjë dallimin e 8 viteve të qeverisjeve së majtë me këto 4 vite të qeverisjes së djathtë.

    Pas përplasjes që patët me kryetaren e Kuvendit për shkarkimin tuaj nga delegacioni shqiptar në KE, çfarë të ardhme ka karriera juaj politike?

    Unë karrierën politike e kam filluar në Dhjetorin 1990 me idealet e lëvizjes sonë për liri dhe demokraci, për patriotizëm dhe bashkim kombëtar, si dhe për europianizim të Shqipërisë. Më pas kuptova që të kesh sadopak ndikim në demokratizimin dhe lirinë e vendit tënd, e vetmja mënyrë ishte të jesh pjesë aktive e politikës dhe të japësh kontributin tënd. Si në çdo fushë, karriera është diçka pozitive për të ndikuar sadopak në atë që bën. Mendoj që karriera ime politike ka nisur, është dhe do jetë gjithmonë e bazuar në parime, vlera dhe ideale pozitiviste, në shërbim të Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo që janë, me qëllim demokratizimin, zhvillimin dhe integrimin e vendit tim. E ardhmja nuk më tremb aspak, edhe pse në disa raste ka pengesa provizore.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Si shume demokrate edhe Biberaj e ka kuptuar qe kupola egzistuese e PD eshte tejet e diskredituar dhe nuk i fiton zgjedhjet.
    Dhe kerkon si shumica e demokrateve te behen permirsime rrenjesore ne menyre qe ti nderrohet faqja PD e te konkuroje me me dinjitet ne zgjedhje.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Si shume demokrate edhe Biberaj e ka kuptuar qe kupola egzistuese e PD eshte tejet e diskredituar dhe nuk i fiton zgjedhjet.
    Dhe kerkon si shumica e demokrateve te behen permirsime rrenjesore ne menyre qe ti nderrohet faqja PD e te konkuroje me me dinjitet ne zgjedhje.
    Bashkohem me mendimin tend. Ne menyre qe PD te riformohet duhet te marri nje pushim, dhe te rikuperohet te pakten ne nje menyre, dhe te fusi ne rradhet e saj, nje fryme pak me te re, dhe me nje program me progresiv si nga ajo e menyres se komunikimit dhe ajo sesi i ben punet e jashtme dhe te brendshme.

    Une kete nuk kuptoj, qe keta vete duhet ta bejne kete, ashtu sic bene ne Amerike Republikanet qe nuk e mbeshtetn aq me force ne zgjedhje John McCain per arsye qe te rikuperojne partine Republikane e cila keto 8 vjet kishte pasur shume deshtime si nga ana e Presidentit dhe ajo e senatoreve dhe e kongresmeneve. Ndaj ketu ne Amerike nuk e lene me teper se 8 vjet dike ne zyre te larte per arsye te ketij fenomeni te cilin e quajme korrupsion, kete duhet ta bejeme edhe ne Shqiperi.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  4. #4
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anëtarësuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Berisha dhe topalli i kan vendet e kunderta!
    Berisha duhet t ejet Kryetar i parlamentit Zonja topalli Kryeminister,pa dhan dorheqja berisha sdo te fiton me Topalli..?
    Kosova është Zemra e Shqipërisë !

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    Zonja Topalli mund te fitoje ne zgjedhjet e ardhshme, nqs PD nuk e merr me kete rradh pushtetin, rikuperohet, dhe ajo vete gjithashtu. Perdor pak psikologjine, kur nje njeri eshte i semure apo i plagosur duhet te terhiqet te rikuperohet qe te vije ne lufte dhe beteja me i fuqishem si nga ana mendore dhe ajo fizike, per arsye sepse kjo parti duhet te jete nje trup e jo si LSI qe po shkrihet nga dita dites.

    Megjithate une po e le me kuoten e te madhit avokat Spartak Ngjela.

    "kjo nuk eshte asnjegje tjeter, vecese Partia e Punes se Veriut kunder Partise se Punes se Jugut, kujt tja fus njeri tjetrit"

    Njela eshte i madh....
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  6. #6
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Postime
    2,806
    Citim Postuar më parë nga _AuLoNa_ Lexo Postimin

    kush te tha ty qe iliri po humbet??????

    cja fut pordhes kot

    do e shifni ne zgjedhje se kush do fitoj!
    vari leshte

  7. #7
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Citim Postuar më parë nga _AuLoNa_ Lexo Postimin
    Megjithate une po e le me kuoten e te madhit avokat Spartak Ngjela.

    "kjo nuk eshte asnjegje tjeter, vecese Partia e Punes se Veriut kunder Partise se Punes se Jugut, kujt tja fus njeri tjetrit"

    Njela eshte i madh....

    Prandaj nuk e ka shumë qef Saliu Spartakun, sepse ja plas të vërtetën surratit, dhe sigurisht që Saliut nuk i pëlqen ti thuash komunist, sepse e di se në atë regjim ka qënë pjesë e krimit qeverritar.
    Kjo shprehja që solle ti është tipike, dhe shumë origjinale e Ngjelës.

    Këto shushunja na i pinë gjakun për 45 vjet dhe përsëri këto shushunja po na i pinë gjakun akoma.
    Shushunj Berisha, së bashku me kolegët e tij të dikurshëm, Ruçin dhe Gjinushin.
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga oliinter Lexo Postimin
    kush te tha ty qe iliri po humbet??????

    cja fut pordhes kot

    do e shifni ne zgjedhje se kush do fitoj!
    Epo tani na vjen edhe ne nganjehre ndonje p***** e ja fusim.

    Ok ne po flasim realitetin e jo c'fare duam te enderrojme. Une ketu nuk du te di kush parti, por kush do bej ndryshime per popullin, sikur edhe Marsian te jene..

    Edhe sot ne Lushnje 150 anetare e braktisen LSI-ne.

    Aman le mos te flasim me pasion partiak, se jena ngop boll me to, le te flasim me pasionin kombetar.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    mas ma shani mare topallen se e kam patriote
    asht politikania ma e bukur ne bote
    ma seksi ne bote
    JO SEKS PARA MARTESE

  10. #10
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Postime
    2,806
    Citim Postuar më parë nga _AuLoNa_ Lexo Postimin
    Epo tani na vjen edhe ne nganjehre ndonje p***** e ja fusim.

    Ok ne po flasim realitetin e jo c'fare duam te enderrojme. Une ketu nuk du te di kush parti, por kush do bej ndryshime per popullin, sikur edhe Marsian te jene..

    Edhe sot ne Lushnje 150 anetare e braktisen LSI-ne.

    Aman le mos te flasim me pasion partiak, se jena ngop boll me to, le te flasim me pasionin kombetar.
    mos harro dicka qe eshte politike edvin kalamonit qe te bej sikur gjithe anetaret e lsi po largohen prej LSI dhe po bashkohen me PS por edvini harron dicka qe para se te jap ndonje lej ndertimi per keta mjeran ben mire te shoh se sa socialist te vertete do ja japin voten ne kete rast edhe une qe kam votuar gjithmon PS kete here do votoj LSI.

    Advin RAMA me mriken e me erionat mund te genjejn ato cupat si puna jote dhe jo popullin shqiptar kur edhe ne tiran edi rama nuk ka per te marr asnje deputet pasi tirana e njohi mire kete hajdut lejesh pallatesh dhe shok i ngusht me hartuesin e gerdecit qe eshte ne burg.

    pra leri ti tifozzlikun partiak dhe hap syte se kush eshte edvin rama!
    vari leshte

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Talking

    Oiiii o lal une si kam pare hairin asnjerit, dhe nuk po flas ne emer te asnje partie, po e shikon, je ti ai qe po flet me tifozllek partiak. Une vetem po te ve ne dukje se c'fare eshte ne aktualitet tani.

    Politikanet te gjithe jane genjeshtare si ata tanet ne Shqiperi, edhe keta ketej ku jetojme, ti duhet te jesh i ndergjegjshem per kete. Eshte vete puna qe te ben ashtu, sikur edhe njeriu me engjellor te jesh apo te kesh qene.

    Tani mesa kam pare dhe lexuar, por edhe degjuar nga te afermit, dicka duhet ndryshuar. Si do ndryshohet, kete e dini ju qe do votoni, mbasi ne jemi larg atedheut. Do te ishte mire qe edhe emigrantet te cilet japin ndihmen me te madhe financiare, te jepnin mendimin me voten tone, mirepo kete rradhe nuk eshte e mundur per ne.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anëtarësuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    Topalli te pakten esht nga fis i mir
    nuk vjen nga fis bythgrisurish si sali berisha
    100 mij her me mir topali ne krye te pd. do ti kishte fut gjith komunistet ne burg e do kishte kthyer pronat 100%

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-08-2004
    Postime
    298

    ..plotesisht dakort

    Citim Postuar më parë nga njemik Lexo Postimin
    Topalli te pakten esht nga fis i mir
    nuk vjen nga fis bythgrisurish si sali berisha
    100 mij her me mir topali ne krye te pd. do ti kishte fut gjith komunistet ne burg e do kishte kthyer pronat 100%
    ..plotesisht dakort..me mire ishdizenjatoren nga nje fis i mire ne krye te PD ..sesa ishkomunistin e pandreqeshem nga nje fis byth.grisurish..

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Ska rruge tjeter per PD. Qe te reformohet mire duhet te iki prej pushtetit. Se keshtu si eshte nuk reformohet kurre.
    E si duken bathet kete radhe e mer Edi Rama.
    Do shikojme zgjedhjet gjithsesi

  15. #15
    :::))))((((::: Maska e ai_shoku
    Anëtarësuar
    03-08-2007
    Vendndodhja
    United States Of Albania
    Postime
    247
    Citim Postuar më parë nga oliinter Lexo Postimin
    kush te tha ty qe iliri po humbet??????

    cja fut pordhes kot

    do e shifni ne zgjedhje se kush do fitoj!
    Po pse do fitoj LSI?
    O shoku po ik me gjith LSI e leshit, cdo fitoj LSI, as 2 deputet ska per te marre.

    Me se do fitoj Ilir Meta me 100 vetat qe kish ne mitingun anti Gerdec, a e pe sa kish PS?

    Dhe largimet nga LSi drejt PS i thone te gjitha TV dhe gazetat, nuk i thote vetem nje media dhe mos thuj qe genjejn mediat.

  16. #16
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Postime
    2,806
    Citim Postuar më parë nga ai_shoku Lexo Postimin
    Po pse do fitoj LSI?
    O shoku po ik me gjith LSI e leshit, cdo fitoj LSI, as 2 deputet ska per te marre.

    Me se do fitoj Ilir Meta me 100 vetat qe kish ne mitingun anti Gerdec, a e pe sa kish PS?

    Dhe largimet nga LSi drejt PS i thone te gjitha TV dhe gazetat, nuk i thote vetem nje media dhe mos thuj qe genjejn mediat.
    eriono mos u hidh perpjet ti kaq shpejt...\

    je ushtari vogel ti qe te flasesh per partin e Ilir METES. Nga vijn keta anetar qe thua ti mer? nga g99 apo nga mjaft????? si e ben idhull nje te luajtur si edi rama njeher? a e kupton se kush eshte ky qe bertiste ne shesh o doktorooooo
    dhe dilte me sopat ne dore ne rruget e tiranes....
    Meta ka 100 anetar????

    kete mendonte edhe tos nona por iku ne pension pas zgjedhjeve...

    kete fat do ken edhe edvin ramet dhe erionet si puna jote!

    Erion ik e merru me mjaftin mos u merr me politik se kamarier ke qen jo me shume.
    vari leshte

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anëtarësuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    Topalli ka ber shum mir qe ka ven njerezit e saj ngado dhe i ka te gjitha mundesit ta kthej pd djathtas. duht te tregohet burnesh e ti thoj berishes o ta bej kryeministre o te cova per lesh. boll e ka duruar at katunar. Topalli eshte shpetimi i PD dhe po te ishte topalli ne 97 skishte me i len gjinushet e imamet te rezonin shtetin. se ajo e din cdo te thot ta maresh pushtetin pasi ke vujt mes burgut e internimit per 45 vjet. kur berisha i lepinte ****** udheheqesve te partis Punes deri ne 90 topalli rezistonte vetem per te mos e shuar at familje te madhe te ciles i perket

  18. #18
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043

    Po hajde mbushi menjen shkodranve te forumit.

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Ama Topalli kryeministre? Nje cope bibe injorante eshte dhe ajo.
    E ka ne balle vulen qe e ka perdorur si dizinjatore komunizmi.

  20. #20
    :::))))((((::: Maska e ai_shoku
    Anëtarësuar
    03-08-2007
    Vendndodhja
    United States Of Albania
    Postime
    247
    Citim Postuar më parë nga njemik Lexo Postimin
    Topalli ka ber shum mir qe ka ven njerezit e saj ngado dhe i ka te gjitha mundesit ta kthej pd djathtas. duht te tregohet burnesh e ti thoj berishes o ta bej kryeministre o te cova per lesh. boll e ka duruar at katunar. Topalli eshte shpetimi i PD dhe po te ishte topalli ne 97 skishte me i len gjinushet e imamet te rezonin shtetin. se ajo e din cdo te thot ta maresh pushtetin pasi ke vujt mes burgut e internimit per 45 vjet. kur berisha i lepinte ****** udheheqesve te partis Punes deri ne 90 topalli rezistonte vetem per te mos e shuar at familje te madhe te ciles i perket

    Cne Topalli kryeministre, ajo sdi me fol shqip.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. I biri i Hysen Sheshorit: Babai im asnjehere nuk e ka akuzuar Berishen
    Nga brooklyn2007 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 150
    Postimi i Fundit: 22-04-2011, 12:30
  2. Jozefina Topalli shkarkon Aleksandër Biberaj
    Nga Nice_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 05:44
  3. Topalli: Presidenti te konsultohet me Kuvendin per emerimet
    Nga new-man në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 10-02-2009, 02:27
  4. Jozefina Topalli, gruaja më e pushtetshme në Shqipëri
    Nga Davius në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 13-11-2007, 07:30
  5. Kryeparlamentarja Topalli viziton Kosovën
    Nga Arb në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-12-2005, 18:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •