Flet anëtari i kryesisë së PD, Aleksandër Biberaj
“Ky ’sekt’ në PD ka si qëllim kryesor pushtetin dhe pasurimin nëpërmjet tij”
– intervistë nga Aristir Lumezi, Panorama, 14 mars 2009
Deputeti i PD-së, Aleksandër Biberaj, akuzon kryeparlamentaren Topalli se ka krijuar një grupim brenda kësaj partie, i cili po pasurohet financiarisht përmes shpërdorimit të pushtetit. Anëtari i kryesisë së PD-së flet në një intervistë për gazetën “Panorama” edhe për zgjedhjet brenda kësaj partie.
Z. Biberaj, si e vlerësoni fushatën e zgjedhjeve të reja në Partinë Demokratike?
Nuk kam informacion se si po shkon kjo fushatë në nivel kombëtar, por në përgjithësi vihet re njëfarë ngadalësimi, njëfarë topitje. Mungon transparenca në përzgjedhjen e kandidatëve për kryetarë degësh, pasi kryesia qendrore nuk është mbledhur për të diskutuar dhe selektuar kandidatët që vijnë nga baza, siç edhe e parashikon statuti. Edhe vetë kandidatëve për kryetarë degësh nuk po i lihet kohë e mjaftueshme për të bërë fushatë brenda partisë. Ka një frenim të pashpjegueshëm të fushatës së zgjedhjeve në Tiranë, e cila duke pasur 32 deputetë në Parlamentin e ardhshëm, merr një rëndësi të jashtëzakonshme, pasi Tirana përcakton edhe fituesin e zgjedhjeve të 28 qershorit, pra edhe qeverisjen e ardhshme.
Nga përvoja 18-vjeçare e zgjedhjeve, rezulton se kush ka fituar Tiranën, ka fituar Shqipërinë. Në këto kushte do të gjykoja se fushata e zgjedhjeve në Tiranë duhet të vazhdojë pa humbur kohë, në mënyrë që PD-ja eTiranës të ketë një lidership të ri, që të jetë i aftë dhe me autoritet për të na çuar drejt fitores së zgjedhjeve të 28 qershorit. Para 4 vitesh premtuam se zgjedhjet e këtij viti në parti do të bëheshin me parimin “një anëtar, nje votë”, duke u nisur jo vetëm nga rëndësia e PD-së Tiranë, por edhe me qëllim që të fillojmë zbatimin e këtij parimi. Parimi “një anëtar, një votë” është parimi më demokratik, i cili zbatohet si nga Partia Republikane dhe ajo Demokratike në SHBA, por edhe nga të gjitha Partitë Popullore Europiane. Në të njëjtën kohë gjykoj se duhet të fillojmë përgatitjet për Kuvendin Kombëtar të PD-së, Kuvend i cili zgjedh edhe organet e reja drejtuese, shpalos platformën elektorale dhe përgatit partinë për zgjedhjet e 28 qershorit.
Kongresi siguron gjithashtu edhe rinovim dhe rrotacion të elitës politike të PD-së, aq i nevojshëm dhe i domosdoshëm për të fituar zgjedhjet e 28 qershorit, pasi një pjesë e elitës politike është konsumuar në mënyrë të pariparueshme. Në fund do të thosha se nëse duam një fitore në zgjedhjet e 28 qershorit, duhet që strukturat e PD-së nga qendra në bazë, të cilat janë në një gjumë të thellë letargjik të zgjohen, dinamizohen, motivohen dhe orientohen për fitore, pasi koha po kalon.
Si i gjykoni rezultatet e fundit të sondazheve të “Zogby International”, ku PD del parti e dytë pas PS?
Mendoj se sondazhet nuk bëhen edhe aq për t’u gjykuar sesa për t’u lexuar. Nga leximi më rezulton se ne si PD duhet të bëjmë korrigjime, përmirësime dhe ndryshime të thella para zgjedhjeve, me qëllim që t’i fitojmë zgjedhjet.
Është folur për ekzistencën e klaneve ose grupimeve në PD. Cila është e vërteta sipas jush?
Në çdo parti ose organizatë ku njerëzit anëtarësohen ose inkuadrohen është normale që të ketë mendime, ide apo vizione të ndryshme, gjë që natyrisht mund të sjellë edhe ekzistencën e grupimeve apo lobingjeve brenda tyre, Nëse këto grupime kanë si bazë zhvillimin dhe demokratizimin e partisë dhe kanë një debat konstruktiv, mendoj se kjo është një gjë pozitive. Asnjëherë nuk duhet pretenduar që të gjithë ata që anëtarësohen në një parti ose organizatë do të jenë dakord qind për qind të kohës me venndimmarrjen dhe strategjinë e lidershipit, pasi kjo ndodh vetëm në diktaturë. Realisht sot në PD nuk ka grupime të bazuara në prejardhje, origjinë apo trashëgimi, të cilat mund të gjeneronin një debat konstruktiv brenda partisë, ndërkohë që ka individë potencialë, të cilët dëshirojnë të ketë një debat të shëndoshë dhe konstruktiv brenda partisë.
Sot në PD, përveç linjës zyrtare, fatkeqësisht ka edhe një linjë tjetër që përfaqësohet nga një grup i ngushtë individësh, të cilët dirigjohen nga kryetarja e Parlamentit, dhe në shumë raste linja e këtij grupi etiketohet si linjë zyrtare e PD-së. Ky grupim ka pikëpamje, filozofi dhe qëllime të ndryshme nga pikëpamjet, filozofia dhe qëllimet e PD-së, lidhet në bazë të interesave personale dhe është totalisht i shkëputur nga elektorati demokrat. Po t’i referohcmi fjalorit të gjuhës shqipe, një grupim i tillë quhet “sekt”.
Siç dihet “sekti” merr emrin e liderit ttë tij, kështu që në rastin konkret kemi të bëjmë me “sektin Jozefinë”, ose “sektin Topalli”. Ky “sekt”, që përfaqëson një pakicë në PD, ka si qëllim kryesor pushtetin absolut dhe pasurimin nëpëmjet tij. Për të realizuar qëllimet e veta, ky “sekt” jo vetëm që po keqpërdor dhe abuzon me pushtetin, që i është dhënë nga demokratët më 3 korrik 2005, por po përdor edhe çdo mjet tjetër jo-demokratik, jo-institucional dhe jo-etik, si dhe një makineri të tërë shpifjesh, mashtrimesh, intrigash, prapaskenash, si dhe sulmesh të paprincipta, me qëllim likuidimin apo goditjen e çdo personi, që nuk është anëtar apo shërbëtor i “sektit”.
Zakonisht “sektet” dalin më vete me ideologjinë e vet dhe shkëputen nga partia mëmë, por me “sektin Jozefinë”, po vihet re një dukuri e paparë më përpara: transformimin e sektit në partinë mëmë. Që nga viti 2005, kur PD-ja erdhi në pushtet dhe deri sot, ky “sekt” është përpjekur të shtrijë rrjetin e vet gjithandej dhe tani po përpiqet të finalizojë strategjinë e vet, duke synuar të komandojë gjithkë, gjithçka dhe gjithkund. Tani që jemi në fushatën e zgjedhjeve të reja në PD, “sekti” po përpiqet që të privatizojë partinë, duke synuar të vendosë ithtarët e vet gjithandej, gjë që do të përpiqet ta bëjë edhe me listën e deputetëve për zgjedhjet e 28 qershorit.
Natyrisht që në realizimin e qëllimeve të veta, por edhe duke i dhënë një kosto shumë të lartë PD-së, “sekti”, në planin e jashtëm është armiqësuar me botën demokratike dhe institucionet ndërkombëtare, ndërsa në planin e brendshëm është armiqësuar me institucionet shtet-formuese dhe me bazën e partisë, të cilën nuk e ka përfillur fare gjatë këtyre 4 viteve. Strategjia e tyre në këtë prag-fushate është më
se e lexueshme, pasi futen në fushatën e zgjedhjeve, duke pasur barazimin në xhep. Nëse fiton PD, do të synohet qeverisja e vendit, çfarë nënkupton vazhdimin e shfrytëzimit të pushtetit për interesat e tyre, nëse PD humbet zgjedhjet, ata nuk e kanë për gjë që të fajësojnë dhe të bëjnë përgjegjës për humbjen lidershipin e PD-së, dhe pastaj të përpiqen që të marrin në tavolinë lidershipin e PD-së.
Ne si anëtarë të kësaj partie, kemmi disa ideale që na bashkojnë dhe disa ide që na ndajnë, por për asnjë moment diferencat në ide nuk duhet të përçajnë partinë kur vjen puna për qëllimin final, fitoren në zgjedhjet e 28 qershorit, me qëliim vazhdimin dhe implementimin e reformave demokratike. Ne anëtarët e PD-së nuk mund të futemi në një kosh me “Sektin Topalli” dhe në asnjë mënyrë uk duhet që “Sekti Jozefinë” të unifikohet me PD-në. Ky 4-vjeçar tregoi mjaftueshëm se ky “Sekt”, përveç interesave personale për pushtet dhe pasurim, nuk ka asnjë lidhje tjetër me PD-në dhe demokratët.
Pse është lejuar për kaq gjatë një sjellje e tillë në PD dhe pse nuk ka pasur reagime nga grupi parlamentar apo z. Berisha?
Kur diçka negative ndodh, në fillim nuk beson që po ndodh, pastaj mundohesh ta ndryshosh apo korrigjosh, dhe në fund s’të mbetet gjë tjetër veçse ta denoncosh, dënosh dhe luftosh. Në parti ka ekzistuar dhe ekziston që prej 4 vitesh një paralizë institucionale për të analizuar, debatuar, rregulluar dhe dënuar të keqen dhe përqafuar të mirën. Ky fenomen tepër negativ, fatkeqësisisht është lejuar që nga maja deri te baza e partisë. Heshtja ndaj këtij fenomeni, nënkupton mosdije ose mbështetje. PD-ja tani ndodhet para një zgjedhje historike, që do ketë efekt për vitet në vazhdim, pasi reformimi i saj dhe pastrimi i radhëve të saj nga individë, që i japin asaj imazhin e keq apo tentojnë ta kthejnë atë në një parti-sekt është kusht për fitoren e zgjedhjeve të 28 qershorit.
Mendoj që ka ardhur koha që ne demokratet të beje një analizë brenda vetes, tani sa nuk është vonë, përpara zgjedhjeve të 28 Qershorit. Debati i shëndoshë vetëm do të forcojë PD-në dhe do të krijojë kushte për të fituar në zgjedhjet e 28 Qershorit. PD-ja është një forcë e madhe politike, që ka bërë shumë gjëra pozitive për Shqipërinë dhe shqiptarët. Nuk duhet në asnjë mënyrë që gabimet, emri i keq apo imazhi negativ i individëve të caktuar, të përcaktojnë se kush është PD-ja.
PD-ja e vërtetë është PD-ja e mijëra e mijëra anëtarëve dhe simpatizantëve demokratë, të cilëi kanë sakrifikuar gjithçka gjatë 8 viteve të vështira të qëndrimit në opozitë, me qëllim që PD-ja të vinte në pushtet, dhe kur PD-ja erdhi në pushtet, ata u lartë rrugëve nga këta individë. Anëtarët dhe simpatizantët e PD-së nuk mund të pajtohen me këta individë, nuk mund të unifikohen me ta dhe as të përfaqësohen më prej tyre. PD-ja duhet patjetër të bëjë një vetë-pastrim dhe filtrim të hollësishëm para zgjedhjeve të 28 qershorit, përndryshe këta individë me veprimet apo mosveprimet e tyre do të sjellin nje bllokim dhe paralizë të partisë.
Në këto kushte si i shikoni shanset e PD-së në zgjedhjet e 28 qershorit?
PD-ja dhe aleatët e saj i kanë kushtet për të fituar edhe një mandat të dytë qeverisës, por rreziku dhe kërcënimi real PD-së aktualisht nuk i vjen nga opozita, por i vjen nga brenda, i vjen nga “Sekti Jozefinë”, i cili po gërryen, dobëson dhe ngushton bazën e PD-së çdo ditë. Këta individë pa ide dhe pa vizion, me mentalitet primitiv dhe psikologji bizantine, që kanë si qëllim të vetëm pushtetin absolut dhe pasurimin, ka kohë që po mbjellin frymën e përçarjes dhe të përjashtimit në PD. Këta individë përbëjnë edhe virusin më të egër dhe më shkatërrrues që ka prekur ndonjëherë PD-në, virus ky që përpiqet të kontrollojë dhe të realizojë gjithçka me dhunë, virus që ka krijuar në PD klimën e një lufte të paprinciptë, të pamoralshme, të pabarabartë dhe të panevojshme “brenda llojit”.
Por kaq rrezik përbën PD-në edhe heshtja ndaj të keqes dhe mbulimi i saj. Gjithësesi gjykoj se prapë PD-ja ka forca progresiste, që mund ta çojnë PD-në drejt një mandati të dytë qeverisës dhe ky duhet të jetë qëllimi ynë i përbashkët deri në fitoren e 28 qershorit. Ne si demokratë kemi ç’të ofrojmë dhe mund të ofrojmë më shumë se kundërshtarët tanë politikë, pasi kemi idetë, kemi vizionin, kemi përvojën, kemi inteligjencën dhe njerëzit e duhur për reforma demokratike, që do çojnë Shqipërinë përpara. Populli shqiptar është një popull për t’u admiruar për nivelin e mençurisë dhe zgjuarsisë dhe besoj se më 28 qershor, shqiptarët nuk do të ndërpresin në mes reformat e filluara tashmë nga PD-ja dhe maxhoranca e djathtë, reforma që po e anëtarësojnë Shqipërinë në NATO dhe për disa vjet edhe në BE.
Mendoj se parimet, idealet dhe qëllimet tona janë më të pastra dhe më të pasura se ato që përfaqësojnë dhe përkrahin krahu majtë. Është i domosdoshëm edhe një mandat i dytë qeverisës për të djathtën, për aq kohë sa mbetemi alternativa më e mirë në vend, dhe për aq kohë sa e majta nuk o ofron ndonjë alternativë bindëse.
Mendoj që duhet të përqehdrohemi tek ajo që është thelbësore, kush ka ide dhe vizion më të qartë për zhvillimin e vendit dhe afrimin e Shqipërisë sa më shpejt në BE. Faktet janë të dukshme dhe çdo person që ka parë Shqipërinë këto 12 vjet, di të bëjë dallimin e 8 viteve të qeverisjeve së majtë me këto 4 vite të qeverisjes së djathtë.
Pas përplasjes që patët me kryetaren e Kuvendit për shkarkimin tuaj nga delegacioni shqiptar në KE, çfarë të ardhme ka karriera juaj politike?
Unë karrierën politike e kam filluar në Dhjetorin 1990 me idealet e lëvizjes sonë për liri dhe demokraci, për patriotizëm dhe bashkim kombëtar, si dhe për europianizim të Shqipërisë. Më pas kuptova që të kesh sadopak ndikim në demokratizimin dhe lirinë e vendit tënd, e vetmja mënyrë ishte të jesh pjesë aktive e politikës dhe të japësh kontributin tënd. Si në çdo fushë, karriera është diçka pozitive për të ndikuar sadopak në atë që bën. Mendoj që karriera ime politike ka nisur, është dhe do jetë gjithmonë e bazuar në parime, vlera dhe ideale pozitiviste, në shërbim të Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo që janë, me qëllim demokratizimin, zhvillimin dhe integrimin e vendit tim. E ardhmja nuk më tremb aspak, edhe pse në disa raste ka pengesa provizore.
Krijoni Kontakt