Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1

    Dhimiter Pango - "Enigma Otranto '97"

    Ngjarjet tė cilat do tė pėrpiqem t’i pėrshkruaj nė kėtė shkrim sikurse edhe ata tė cilėt i jetuan ato, janė reale. Emrat e vėrtetė tė tyre nuk janė tė rėndėsishėm nė vetvete, pasi nuk mendoj tė jenė fiksuar nė botimet apo almanakėt e veēantė tė ndojė akademie, si njerėzit mė tė rėndėsishėm tė vitit, dekadės apo shekullit, por ngjarjet me tė cilat u mpleks jeta e tyre, i bėjnė mė tė rėndėsishėm se titujt e porositur e tė shpallur nėpėr salla pompoze akademish e parlamentesh apo fondacionesh, tė lakmuara nga tė eturit pėr pushtet e lavdi.
    Njė ndėr personazhet ėshtė mjeshtri plak orėndreqės N. Tufi.
    Atė ditė pranvere tė 1997 sahatēiu i motēėm ishte ulur nė njė nga shkallėt e pallatit tė kulturės, me vėshtrimin tė mbėrthyer mbi akrepat e orės sė madhe tė kryeqytetit tė atdheut tim. Akrepat nuk kishin lėvizur nga vendi edhe pas llullės se katėrt tė duhanit. Zoti Tufi e pėrplasi lehtas ēibukun pas buzės sė shkallės dhe psherėtiu duke ndjekur me sy kalimtarėt qė gėlonin disa hapa mė poshtė mbi trotuar e qė nuk tregonin as mė tė vogėlin interes pėr orėn e akoma mė pak pėr plakun e ngulur nė krye tė shkallėve si i mbėrthyer pas pragut tė parė tė kolonadės gjatėsore tė pallatit.
    Dikur, shumė vjet mė parė, kur sahatēiu tashmė plak nuk i kishte mbushur tė njėzetat, e ndjente veten tė nderuar e tė respektuar, madje tė rėndėsishėm pėr bashkėqytetarėt e tij.
    "Ishte koha e Zogut",-i shkoi ndėr mend sahatēiut plak. "Dreqi e mori",- mallkoi me vete. "Koha e turkut, koha e nemses, koha e grekut tė parė, koha e Italisė sė parė, koha e shkjaut, koha e Nolit, koha e Zogut, koha e Enverit*! Jo, jo", - gati sa nuk thėrriti ai, -" koha nuk ėshtė e askujt. Tė gjithė jemi tė kohės, tė gjithė ishin tė kohės*; ajo I kullufiti tė gjithė*: edhe turkun edhe nemsen edhe shkjaun edhe ‘talionin edhe priftin, matjonin ashtu si dhe gjinokastraliun. Ah, nė ato vite tė rinisė gjithshka ishte ndryshe".
    Njerėzit kalonin rreth pazarit tė vjetėr, anash teqesė sė Rufaijve, ngrinin kokėn nė drejtim tė kullės sė sahatit pastaj kontrollonin orėt e tyre tė vogla pėr t’u siguruar nėse ato ecnin mirė dhe jo rrallė i drejtoheshin djaloshit Tufi gjithė respekt pėr t’a pyetur nėse ora ishte e saktė. Nė ato vite atij i drejtoheshin mė tepėr ata tė cilėt nuk kishin as orė xhepi – shumė nė modė aso kohe- e as orė dore sikundėr patėn filluar tė mbanin disa tė rij.
    A ėshtė mirė ora e madhe*? – pyeste ndonjė kalimtar.
    Ky sahati i madh sikur ėshtė gabim usta, - i thoshte njė tjetėr.
    Jo, jo, tamam ėshtė, veēse ėshtė allafrėnga, - sqaronte sahatēiu i ri, jo pa njė farė krenarie.
    Epo kjo pikė e zezė, - pėrgjigjej tjetri. – Ja, hoxha po thėrret ezanin, pra ora ėshtė dymbėdhjetė, ndėrsa ky kodosh sahat na tregon gjashtė. Ujem, ujem, po na i bėjnė punėt. Nuk zumė njė herė karar.
    Orėndreqėsi i ri vinte buzėn nė gaz, u shpjegonte me durim njerėzve ndryshimin dhe pjesa mė e madhe e tyre largohej pa e shprehur mendimin pėrsa i pėrket mėnyrės sė re tė matjes sė kohės qė po aplikohej nė tė gjithė mbretėrinė me urdhėr tė qeverisė.
    Nga minareja e xhamisė, kulla e sė cilės rivalizonte me atė tė sahatit, hoxhėt i drejtoheshin Zotit nė vakte tė caktuara tė ditės, nė orare tė ngulitura thellė nė ndėrgjegjen e njerėzve.
    Sa shkoi ora or ēun*? – e pyeste pothuajse pėrditė njė nga qeleshepunuesit sapo hapte dyqanin.
    Shtatė, shtatė fiks, - ia kthente ai, megjithėse e dinte se tjetri do tė mbetej i pakėnaqur nga pėrgjigjja e tij.
    Kur shkoi shtatė or ēun*? Dielli s’ka njė sahat qė ėshtė ngritur. Pra njė sahati. Njė or ēun, njė. C’na bėri ky malok*! Hiqni ferexhetė, ēoini vajzat nė shkollė, shtyni orėn gjashtė sahat pėrpara*! Lahutevela*! – mallkonte ai dhe hynte nė dyqan.
    Djaloshi Tufi e kishte pėr zakon tė mos pėrzihej nė asnjė bisedė qė mund tė lidhej me problemet e qeverisė, por kur vinte puna pėr orėn, kishte filluar tė mbronte sistemin e ri tė matjes sė kohės pa e ditur as vetė pėrse e bėnte kėtė me aq zell. Vetė mbante njė orė xhepi "*omega*" me zinxhir prej floriri me tė cilėn lėvdohej, sa herė e nxirrte nga xhepi, duke thėnė*:*"*Eshtė zviceriane.*" Shumica e tė rijve qė mund tė mbanin njė orė, preferonin markat zviceriane, ndryshe nga tė moshuarit qė mburreshin duke nxjerrė nga xhepat e jelekėve tė qėndisur sahatėt prej sėrmi tė Stambollit qė kishin shėnuar ēastet mė tė lumtura tė viteve tė rinisė. Secili syresh sillte ndėr mend copėza jete tė gėzueshme, ēaste tė hareshme e tė pashlyeshme, duke lėmuar lehtas kapakėt e argjendtė tė sahatėve tė stampuar me arabeska enigmatike, si tė pėrkėdhelnin dashuritė e shkuara, mbėshtjellė nė tymnajėn e kohės sė kaluar. Sahatėt e tyre nuk ishin thjesht mekanizma pėr matjen e kohės. Nėn kapakun me ato arabeskat enigmatike, si nėn njė ferexhe apo prapa grillės sė njė penxhereje, rishfaqej syri i dėshiruar, buza e drithėruar, faqja e bėrė prush nga pasione tė ndrydhura e tė mbuluara. Ata sahatė nuk mund t’a matnin ndryshe kohėn, nuk mund tė ndryshonin; e pėrse tė ndryshonin*? Avash de, pėrse tė nguteshin*?
    Tė rijtė hidhnin vėshtrimin nxitimthi mbi fushėn drejtkėndėshe apo tė rrumbullakė tė orėve tė tyre tė dorės me njė lėvizje tė beftė tė parakrahut, duke shpejtuar hapin. Ecja e tyre gjithė gjallėri tė bėnte tė kuptoje se koha ishte flori. Atėherė shpejt, sa mė shpejt…

    Disa shkallė mė poshtė, kalimtarėt e shumtė tė asaj dite tė hershme pranvere nxitonin nė tė gjitha drejtimet. Orėndeqėsi i moshuar pėrpiqej tė gjente me mend ē’orė mbanin ata qė parakalonin para tij disa metra mė tej. Ai I njihte pothuajse tė gjitha markat*; kishte riparuar sahatė Stambolli, pastaj orė zviceriane, mė vonė italiane e pas viteve pesėdhjetė, orė ruse. Tė parėt qė i sollėn kėto tė fundit ishin studentėt, - kujtoi orėndreqėsi plak. Ishin orė tė forta «*pobjedat*». Sot e kėsaj dite ata e masin kohėn me pobjedat, madje edhe kur nuk funksionojne mė, i ruajnė diku poshtė tė fshehura nė ndonjė sirtar tė mbushur gjithė pluhur pėr t’i vėnė nė dorė sapo tė gjejnė ndonjė pjesė kėmbimi. Thellė nė shpirt ndjente njė zemėrim tė pėrzier me diēka shpėrthyese revoltuese, pa e ditur nga i buronte ajo ndjenjė.
    "Si nuk mundėm tė ndėrtojmė njė orė tonėn, njė mekanizėm tė saktė, njė orė tė bukur, tė thjeshtė me njė emėr lumi, p.sh. «*Vjosa*» ose «*Buna*», apo me njė emėr mali, p.sh. «*Tomorri*» a «*Dajti*»*?
    Shumė vjet mė parė ai kishte sajuar njė orė xhepi me pjesė tė ndryshme sahatėsh tė prishur, kishte shkruar me bojė kine «*Kruja, Made in Albania*» mbi fushėn e bardhė, ishte mburrur disa vjet me krijimin e tij, por njė ditė prej ditėsh e kishte flakur larg tij, e kishte pėrplasur pėrdhe me sa forcė kishte duke thėrritur*: «*Jo, nuk ėshtė shqipėtare, nuk ka asgjė shqipėtare nė tė*!*» dhe nuk ishte dukur nė dyqan pėr mė tepėr se njė javė.
    Atė ditė pranvere njerėzit dukeshin tė vraponin nė mėnyrė kaotike nga tė gjitha drejtimet, megjithatė po tė tregoheshe pakėz i vėmendshėm vije re se dy ishin rrugėt kryesore nėpėr tė cilat nxitohej. Njėra, rruga e Durrėsit dhe tjetra, e Elbasanit. Nė fakt secila ėshtė vazhdim i tjetrės nga lindja nė perėndim apo nga perėndimi nė lindje. Hyrje dalje ose anasjelltas.
    *"Po pse o Zot e bėre detin nė Durrės e Vlorė e na le as andej e as kėtej*?*",-pėrpiqej tė gjendte me mend i shkreti plak duke ndjekur me vėshtrimin e tij tė lodhur kalimtarėt e nxituar. *
    "Ku shkojnė kėta njerėz*? … Si atėherė*!….. Atėherė*?*!…*"

    * * *

    Pranverė 1939.
    "*Nga vjen tėrė kjo mori buratinėsh*?*",- kishte pyetur veten mjeshtėri Tufi i ulur nėn strehėn e teqesė sė Rufaijve, me vėshtrimin tė mbėrthyer te rreshtat e pafund tė ushtėrisė italiane.
    "*Ku do gjejė bukė tėrė kjo lukuni*? C’ti bėsh tėrė kėsaj hordhie? O Zot sa pak jemi*!",- kishte klithur ai gjithė zemėrim dhe kishte ngritur krahėt drejt qiellit porsi minareja qė ngrihej pranė tij, pastaj i kishte ulur ato duke zėnė kokėn me duar e duke filluar tė flasė me vete.*
    "Ku janė trimat o Zot, ku janė*? Ku janė kosovarėt*? Ku janė Camėt*? Po Ulqinakėt*? Ah, po, Njė Ulqinak e kishte bėrė fora nė Durrės*". Lukunia nuk kishte tė sosur atė ditė. Mjeshtri Tufi ishte ngritur me mundim dhe ishte mbyllur nė dyqan mes sahatėve e orėve, me qepenin tė ulur, nė errėsirė. I ra ndėr mend tė kishte parė diku njė tablo, ku ushtari i mbramė dukej si njė milingonė. Ai kishte qėndruar gjatė para asaj tabloje pėr tė numėruar ushtarėt e pikturuar, por andej nga fundi ata ishin si mizat e lisit, tė pambarim, tė pakapshėm, tė padallueshėm dhe kishte hequr dorė. Edhe atė ditė pranvere 1939 ai ishte pėrpjekur tė llogariste sa buratinė me nga njė pendė nė ato kapelet e tyre qesharake kishin hyrė nė tokėn e tij, nga deti e nga qielli, ishte lodhur dhe vetėm pastaj ishte kujtuar tė dėgjonte radion. Gjysmė million bajoneta*! Tetė million bajoneta*! Vinceremo*! Duēe.

    * * *

    Nė sallonin e pritjeve tė vilės impozante "*Gli Cervi*", ish oficeri i ushtrisė sė Imperios Romane, Zoti Salvadore Piretti i gozhduar prej gati dhjetė vjetėsh nė njė kolltuk lėvizės elektronik e kishte mbėrthyer vėshtrimin e tij tė plakur mbi njė tablo tė mbėshtetur anash vatrės sė njė oxhaku antik stil barok, mbi tė cilin ishte varur portreti nė vaj i njė oficeri tė ri me gjoksin tė zbukuruar nga dekorata tė epokės fashiste tė luftės sė dytė botėrore. Disa metra prapa shpinės sė tij, me bėrrylin e majtė tė mbėshtetur mbi njė vitrinė eksponatesh etruske e objektesh tė rrallė tė qyteteve ilire tė Apollonisė, Butrintit e Amantias, i nipi ishte zhytur nė mendime me shikim e tij tė hutuar qė dukej tė ishte fiksuar nė nje pikė tė papėrcaktuar nė hapėsirė. Zoti Piretti e kishte kthyer prej kohėsh sallonin e tij tė pritjeve nė njė muze tė vėtetė, qė megjithėse ishte i vogėl , paraqitte goxha interes, si pėr koleksionistė njohės tė mirėfilltė ashtu dhe pėr miliarderė snobė e mediokėr, tė etur pėr tė ekpozuar nė sallonet e tyre tė sapoformuar objekte nga mė tė shtrenjtat. Tė ftuarit, sidomos kėta tė fundit qė propozonin shifra jo tė pakonsiderueshme, shifra tė cilat e kalonin shpeshherė vlerėn reale tė objekteve e bėnin tė zotin e vilės ta ndjente veten gjithmonė e mė tė rėndėsishėm.
    Nipit tė tij, Silvio, oficer i marinės luftarake italiane i ishte dukur shumė i habitshėm interesimi i gjyshit tė tij pėr tė blerė medoemos njė tablo me njė emėr tė ēuditshėm*:*"*Plakat e Kėlcyrės*", por serioziteti dhe toni i prerė e urdhėrues i Zotit Salvadore Piretti nuk kishte lėnė asnjė vend pėr diskutim.
    "Ajo tablo duhet tė vijė kėtu sado qė tė kushtojė",- kishte ulėritur ai me sa kishte nė kokė duke tėrhequr me nervozizėm levėn e kolltukut lėvizės pėr tė dalė nga salloni drejt ashensorit tė hollit tė hyrjes.
    "*Pėrse tė jetė aq e rėndėsishme ajo tablo*? Kush tė jetė piktori*? C’lidhje mund tė kishte ndėrmjet gjyshit tė tij dhe asaj tabloje*?*",- kishte pyetur veten oficeri i ri dhe ishte nisur menjėherė pėr Tiranė me avionin mė tė parė tė Alitalias.
    Ish oficeri, gjysmė i paralizuar tashmė, po i afrohej centimetėr pas centimetri tablosė tė cilėn nipi kishte mundur t'a gjente pa ndonjė vėshtirėsi tė veēantė . Ai kishte paguar tetė milion lireta dhe ishte kthyer i kėnaqur qė mundi t'i plotėsonte dėshirėn gjyshit tė tij tė respektuar.
    -Po,… ja,… ja ku jam, - klithi gjithė mllef, duke ngritur shkopin qė mbante anash kolltukut lėvizės nė drejtim tė njėrit prej ushtarakėve pa grada tė tablosė dhe koka iu var si e kėputur mbi gjoks.
    -Benzinėn, – thėrriti ai gjithė tėrbim, - benzinėn*!
    Silvio Piretti mbeti i shtangur pėr njė ēast, pastaj bėri disa hapa gjithė ndrojtje nė drejtim tė plakut qė po dridhej i tėri me shkopin tė ngritur nė drejtim tė pikturės gati pėr tė goditur.
    -C’keni ndėrmend tė bėni gjysh*?*! Janė harxhuar tetė million lireta pėr tė blerė kėtė tablo.
    Plaku u rrotullua befasishėm bashkė me kolltukun e tij dhe u gjend ballė pėr ballė me oficerin e ri.
    -Kjo nuk ėshtė tablo*! Kjo pėlhurė e bojatisur ėshte turpi ynė*! Ky turp duhet zhdukur*! Duhet kthyer nė hi*!
    -C’farė turpi, pėr ē’turp e keni fjalėn*? – pyeti Silvio duke tundur kokėn nė mėnyrė mohuese pasi nuk e kishte as mė tė vogėlėn ide pėr ēfarė turpi mund tė bėhej fjalė.
    -Turpi i mė tepėr se njė gjysėm shekulli mė parė, - tha ai gjithė pezm duke lėshuar njė ofshamė tė zgjatur dhe vėshtrimi i tij i tretur u fiksua pėrsėri te piktura.
    -E vetmja gjė qė mėsova nga ato plaka,- vijoi ai pas pak, duke mbėshtetur shkopin mbi njėrėn nga plakat shamizeza tė tablosė - ėshtė se gjaku mund tė falet por jo turpi. Jo, jo*! –pėrsėriti ai zemėrueshėm.
    -Kėto plaka, - atij iu duk tė lėviznin drejt shkrepave tė pėrhimtėtė sfondit tė tablosė, prandaj nxitoi tė godiste rrėmbimthi me shkopin e tij me tė gjithė forcėn ,qė i kishte mbetur, mbi gjoksin e njėrės prej plakave tė Kėlcyrės, - kėto plaka janė njė brumė i ēuditshėm. Turpin thonė ato e lan vetėm gjaku, gjaku, vdekja, vdekja pra*!
    Shkopi i paralitikut kishte pėrshkuar tej pėr tej gjoksin e plakės, ai e tėrhoqi atė me njė furi tė papėrmbajtur duke pritur tė vėrshonte gjaku i kuq nga jeleku i saj i zi i mbėrthyer me nje gajtan kuq e zi.
    -Benzinėn*! – urdhėroi nė mėnyrė tė prerė ai, pa e kthyer kokėn duke kundruar me vetėkėnaqėsi ēarjen e madhe tė shkaktuar mbi gjoksin e plakės.

    * * *

    Inxhinieri mekanik Ardian Tufi kishte gjithė ditėn qė sillej vėrdallė nė kėrkim tė gjyshit tė tij orėndreqės. Nuk e kishte gjetur as nė dyqan, as te kafeneja ku zakonisht pinte kafenė me ndonjė bashkėmoshatar e as prapa pallatit , te parku i vogėl ku mblidhej me disa pleq tė tjerė pėr tė bėrė njė dorė tavėll.
    -E ke te vendi,- i kishte thėnė njė komshi dhe ai qe kujtuar mė nė fund se orėndreqėsi plak kishte zakon tė shkonte tė ulej nė tė njėjtin vend karshi sahatit tė madh tė Tiranės. Pak mė vonė Ardiani u gjend te qoshja e kolonadės sė fasadės sė pallatit tė kulturės.
    -Kam gjithė ditėn qė tė kėrkoj e ti mė qėnke ngulur kėtu, - shprehu ai padurimin e tij sapo u gjend pranė plakut.
    -Ja ku mė gjete mė nė fund, - iu pėrgjigj orėndreqėsi pa e prishur terezinė, i pėrqėndruar te akrepat e sahatit tė madh. -Hajde, ulu*! -shtoi ai menjėherė me atė zėrin e tij tė qetė dhe zgjati dorėn si tė donte tė shtrėngonte tė nipin tė ulej detyrimisht pranė tij.
    Ardiani u ul pranė tij pa ditur nėse po e bėnte kėtė nga dėshira e tij pėr t’u shplodhur paksa apo i detyruar nga dora e shtrirė e plakut.
    -Ky sahat i dashur nip ka gati njė shekull qė mat kohėn, ka historinė tij ky sahat, ka brenda vetes edhe historinė e vendit tonė, sepse historia nuk shkruhet vetėm nėpėr libra, por kryesisht nė sahatė si ky qė pėr fat tė keq nuk kanė gojė tė rrėfejnė tė vėrtetėn, tė cilėn jo rrallė e deformojnė politikanėt …
    -Dėgjo tate, mua nuk mė duhen kėto. Unė jam nė pikė tė hallit e ti …
    -Edhe unė jam nė hall, prandaj dua tė tė tregoj njė nga historitė e kėtij sahati, - e ndėrpreu orėndreqėsi plak
    -A nuk e kupton se jam nė hall*? S’kam kohė pra, nuk mė pret puna, duhet tė nisem patjetėr pėr nė Vlorė.
    -Nuk ke para pėr tė paguar biletėn*?
    -C’para*? Nuk mė duhen para, mė duhet emri dhe adresa e atij italianit qė mbajte nė dyqan gjatė kohės sė luftės, - tha i vendosur Ardiani.
    Mjaftoi kjo fjalė pėr t’i kujtuar plakut atė pasdite vjeshte tė 1943.

    Ishte muzg, orėndreqėsi sapo kishte ulur qepenat e dyqanit tė tij tė tij tė vogėl, nė qoshen e pazarit tė vjetėr, nga ana e rrugės sė Dibrės, kur njė burrė rreth tė tridhjetave i veshur me uniformė oficeri, pa spaleta , trokiti lehas nė derė. Ishte njė oficer italian, i parruar, i pakrehur, i palarė. Nė kryeqytet si nė gjithė Shqipėrinė kishte qindra tė tillė qė vėrtiteshin rrugėve, pa spaleta, pa armė nė kėrkim tė njė strehe, pune a njė cope bukė. Nė fakt pas kapitullimit, njė numėr ushtarėsh e oficerėsh ishin larguar pėr nė atdheun e tyre, por muajt e fundit largimi nga Shqipėria ishte bėrė i pamundur pėr arsye tė bombardimeve nė det tė hapur nga ana e aviacionit tė forcave aleate apo gjermane kėshtu qė njė numėr i madh syresh kishte marrė malet, ishte organizuar nė batalionin partizan "Antonio Gramshi*" duke u futur nėn vartėsinė e komandės sė pėrgjithshme tė ushtėrisė Nacional-ēlirimtare tė komunistėve shqipėtarė, ndėrsa shumė tė tjerė tė lodhur nga lufta kishin gjetur strehė nė fshatrat e djegur pranė po atyre fshatarėve kundėr tė cilėve kishin luftuar.
    -Urdhėroni,- i qe pėrgjigjur orėndreqėsi duke hapur derėn.
    -Zotėri, kam njė orė tė mirė floriri. Eshtė njė "*longines*" shtatėmbėdhjetė gurė. Ju lutem mė jepni diēka pėr tė ngrėnė nė kėmbim tė orės,- tha ai dhe pas njė pauze i konfrontuar me vėshtrimin e ftohtė tė bashkėbizeduesit shtoi me njė vėshtrim lutės,- kam tri ditė pa futur gjė nė gojė Zotėri.
    -Hyni brenda,- e ftoi tjetri bujarisht.
    Oficeri i uritur hodhi sytė rreth e qark dyqanit, iu afrua tavolinės sė punės tė orėndreqėsit, hoqi orėn nga dora me njė farė keqardhjeje dhe e vendosi mbi njė cep tė tryezės. Mjeshtri vuri lupėn nė sy, e kontrolloi me kujdes dhe pastaj ia zgjati duke tundur kokėn nė mėnyrė mohuese*:
    -Zotėri, ora juaj vlen tė paktėn pesė napolona flori e unė nuk mund t’a mbaj pėr njė copė bukė.
    -Ju lutem mbajeni, s’kam mė fuqi, s’qėndroj dot nė kėmbė, mos mė lini tė vdes.
    Koka e oficerit u var si tė ishte kėputur gjė qė kontrastoi thellė me muskujt e fuqishėm tė qafės e tė shpatullave. Drithėrima e zėrit tė tij e tingujt e pashpresė qė lėshoi ai si i mbyturi qė kapet pas ēka tė mundi pėr tė shpėtuar nuk mund tė tė linin indiferent. Orėndreqėsi Tufi e kapi pėr krahu duke i rrasur orėn nė xhepin e jashtėm tė palltos, e goditi lehtas nė shpatullat e tij tė gjėra dhe doli bashkė me tė nga dyqani.
    -Hajt tė shkojmė tė hamė, - i tha ai me njė buzėqeshje tė lehtė qė ndriēoi fytyrėn e tij dhe tėrhoqi fort pas vetes derėn e dyqanit.
    Pas asaj darke gjatė sėcilės orėndreqėsi dhe ish oficeri italian folėn pėr shumė gjėra me pėrjashtim tė politikės, ndėrmjet tyre filloi njė afrim, qė duke u rritur gjithnjė e mė shumė u kthye me kalimin e kohės nė njė miqėsi e cila do tė forcohej dita ditės, sidomos me ardhjen e ushtrisė gjermane e cila i kėrkonte kudo italianėt e mbetur, njė pjesė tė tė cilėve i mobilizonte pėr t’i dėrguar nė frontin e lindjes, njė pjesė nė kampe pėrqėndrimi e njė numėr tė konsiderueshėm syresh i pushkatonte nė vend. Pėr mė se tre vjet Mario Mancini, ndonėse inxhinier xhenoje, jetoi e punoi bashkė me mjeshtėrin Tufi, i veshur me kostumin tradicional tiranas e me njė dokument identifikimi tė lėshuar nga bashkia nė emėr tė njė fshatari shqipėtar, si ēirak i orėndreqėsit. Kur u largua nga Shqipėria nė 1946 i la ustait tė tij nė shenjė kujtimi "*longines*"-in prej floriri dhe adresėn e familjes nė Itali pėr ndonjė vizitė tė mundshme nė tė ardhmen…

    -Pėrse tė duhet adresa e tij*?- pyeti plaku duke vrejtur vetullat.
    -Si ē’mė duhet*?*! Mė duhet pra, e kam vendosur, do tė iki. Kėtu nuk ka gjė nė terezi*!
    -E kush do e sjellė nė terezi po ikėm*? Duhet t’i japim kėtij vendi bir e jo vetėm t’i kėrkojmė.
    -Pak i dhamė pėr njė gjysmė shekulli*? E ē’u bė*? Na shkuan tė gjitha pėr dhjamė qeni*! Tė gjithė ata qė hypin nė krye e kujtojnė kėtė tokė ēiflig tė tyre, e kujtojnė dashin e tyre dhe e shkojnė nė hell pėr t’i ndukur e brejtur edhe fijen e fundit tė mishit. E unė s’jam nga ata qė ulen nė atė sofėr. Kurrė, dėgjon ē’tė them, kurrė*! - turfulloi idhnueshėm inxhinieri i ri.
    -Mos mė ngatėrro me politikė*! – urdhėroi ftohtė plaku, dhe pėr t’i ndyshuar tonin bisedės shtoi me dashamirėsi,- jam njeri pa shkollė e nuk merrem me tė tilla stėrhollime, por ama Frashėrllijtė, Qemalėt e Buletinėt i dhanė kėsaj toke jo vetėm pasurinė, por edhe jetėn e tyre pa kėrkuar gjė prej gjėje.
    -Dhe pastaj vdiqėn nė mjerim larg Shqipėrisė, sepse ata qė zėnė kolltuqet janė gati qė pėr njė kacidhe ta flakin kėtė vend nė koritėn e qenve qė i ndėrsehen kėsaj toke pėr shekuj me radhė. Unė nuk rri mė kėtu. Turpi le tu mbetet atyre. Tani mė jep adresėn e italianit*! Ai me siguri do tė mė ndihmojė,- foli gjithė mllef e i vendosur i nipi, - unė kam vetėm njė jetė, nuk kam dy*: njė pėr atdheun e njė pėr vete. Dua tė jetoj, nuk kam ndėrmend tė zvarritem drejt varrit pėr t’u lėnė pasardhėsve borxh faturėn e varrimit, - pėrshkroi ai vizionin dėshpėrues tė sė arthmes pas njė pauze tė shkurtėr.
    -Nuk ke faj jo, faqja tregon ē’pėrtypin dhėmbėt e ara farėn qė ėshtė mbjellur. Pėr 50 vjet me radhė u mboll dashuria pėr partinė e tani qė ajo plasi si fluskė sapuni, nuk duhen shumė mend pėr tė kuptuar se ēfarė do tė mbushė nė vend tė saj shpirtin e mendjen e njerėzve.
    -Oh, gjysh, gjysh, nuk do t’a kuptosh kurrė…,- ēfyu dhe njė herė dufin e tij inxhinieri.
    Biseda e tyre nuk mbaroi me aq, ajo vazhdoi gjatė derisa mė nė fund inxhinieri i ri shėnoi adresėn e kėrkuar nė njė copė letėr, ndėrkohė qė usta Tufi i zgjati edhe orėn prej floriri tė cilėn nuk e kishte hequr nga dora qysh me largimin e italianit.

    * * *

    -U vonove shumė,- e qėrtoi jo pa njė ndjenjė shqetėsimi e dashura e tij qė e priste pranė stadiumit "*Selman Stėrmasi*" dhe ata nxituan tė marrin autobuzin e linjės Tiranė – Vlorė.
    Autobuzit iu desh kohė tė dilte nga kryeqyteti, nėpėr rrugėt e tė cilit turma tė ndėrkryera njerėzish thėrritnin, shanin dhe kėrkonin para e dorėheqje qeverie, pa kursyer gjithfarė kėrcėnimesh e thirrjesh pėr revansh, pėr vdekje e pėr varje nė litar. Autobuzi doli nga Tirana i shoqėruar herė pas here nga krisma e batare automatikėsh tė njė marke me emėr tė pėrgjysmuar.
    -Krismat dhe bataretė shoqėrojnė nė krahinėn time gėzimet e mėdha si lindjet e dasmat,- i pėshpėriti me pėrkėdheli nė vesh e dashura e tij.
    -Arkivolet e trimave gjithashtu,- ia ktheu ai pa u menduar si tė ishte njė automat dhe u pendua pėr pėrgjigjjen e tij ogurzezė.
    -Ne s’jemi nisur pėr nė luftė e s’jemi as trima,- u ngut tė thoshte ajo si tė donte tė pėrjashtonte ēdo lidhje tė mundshme ndėrmjet arkivolit e trupit tė saj.
    -Vetėm arkivolet e trimave tė rėnė nė luftė shoqėrohen me batare, - sqaroi ajo, mė tepėr pėr tė bindur veten se udhėtimi qė po ndėrmerrnin ata ishte pa ndonjė rrezik tė madh, sesa pėr t’i shpjeguar traditat krahinore tė dashurit tė saj,- ndėrsa ne jemi nisur…
    -Pėr nė dasmė,- plotėsoi Ardiani duke vėnė buzėn nė gaz.

    * * *

    Iliaz Xharai, i ulur galiē nė karrocerinė e njė kamioni, me kokėn e mbėshtetur mbi pėllėmbėt e duarve e me bėrrylat mbi gjunjė, i zhytur nė mendime, pėrpiqej me vėshtirėsi herė pas here tė ndiqte bisedat zemėrake e pa bosht tė pasagjerėve tė paktė tė kamionit qė mezi i ngjitej malores gjithė gropa duke troshitur ngarkesėn e dėshpėruar qė mbartte me vete. Kur ishte nisur pėr nė Vlorė, karroceria e kamionit ishte mbushur plot e pėrplot saqė nuk kishte ku tė hidhje kokrrėn e mollės, por gjatė rrugės kishin zbritur mė tepėr se dy tė tretat e pasagjerėve tė saj. Tė gjithė sa kishin mbetur ishin krahinarė. Njeri syresh, njė burrė rreth tė gjashtėdhjetave mbante nė kokė njė qylaf tipik labi, njė palė qillota shajaku tė zeza e njė gunė tė dhirtė, tė vjetėruar, tė stėrmadhe qė i jepte njė pamje tė rėndė e autoritare*; nė kėmbė kishte veshur njė palė ēorape leshi tė zbukuruara me motive gjeometrike futur nė njė palė opinga meshini tė zi. Tė tjerėt nuk kishin asgjė labe*: nė kėmbėt e tyre atlete "*Nike*" ose "*Adidas*", pantallona "Jeans", pulovra tė stampuar me lajle lule , trupat e tyre tė mbėshtjellė me xhupa tė gjithėfarėsoj markash europiane. Fytyrat e tyre dukeshin jo vetėm tė brengosura, por edhe tė egėrsuara. Biseda e nisur prej ndonjėrit, kthehej shpejt nė njė lloj diskutimi tė nxehtė, plot tension*; presioni i fjalėve tė lėshuara, nga dufi i papėrmbajtshėm, mbi ndėrgjegjjet e tyre bėhej i padurueshėm e pėr pasojė shpėrthenin sharje nga mė tė ndryshmet qė do i linin vendin ndonjė sherri tė vėrtetė sikur tė mos ndėrhynte plaku me gunėn e tij hijerėndė qė ngjallte frikė e respekt.
    -Kodoshi i Manajve na e ka fajin. Ai qėn bir qėni u bė sebep,- ia pat gjithė mllef njėri nga tė rijtė.
    -O po na pėlqeu thuaj, - ia priti njė tjetėr. –Ver pesė e merr dhjetė. As punė as zanat. Ku ka mė mirė*? Investim o vlla, si nė Europė, - u tall njė zeshkan i ulur pranė plakut.
    -Europė e sat ėme*!- erdhi njė zė nga qoshi i karrocerisė.
    -Ime ėmė ėshtė bėrė njėsh me shatin e nuk ka hapur dyqan nė Europė, u pėrgjigj zeshkani.
    -Qepe ti rrufjan, lėre rehat miletin*! Sekush ka hallet e veta, - e qėrtoi plaku.
    -E ē’halle o Xha Braho*?*! Na ka shkuar thika nė palcė. Punova si kalė dy vjet nė Greqi dhe tėrė ajo para, ai mund, ajo djersė, ai gjak na shkoi pėr dhjamė qėni*!- foli dikush nga ana tjetėr.
    -Kur ke njė qėn nė krye tė shtetit, pėr dhjamė qėni do tė shkojnė punėt,- u hodh e tha njė faqekuq i mbėshtetur te kabina e kamionit.
    -Qepe ti zagar*! Tya nuk tė dhimbsen paratė, tyj tė dhimbset kryetarllėku i tėt eti, - ia priti njė tjetėr.
    -Po qe fjala pėr tim atė, kur ishte ai kryetar, tė gjithė e kishin njė copė koromane e nuk bridhnin hyzmeqarė rrugėve tė botės e as motrat e nėnat nuk i zunė nė valle dyerve tė kuplarave, - ia ktheu faqekuqi.
    -Ashtu, ashtu ėshtė, ke hak, tė gjithė e kishim nga njė copė koromane, se yt atė, shtatė ditė java, tetė shkonte nė hell, - e qesėndisi njė vajzė e re.
    -Im atė nuk e hante vetė, por kur vinin shokėt e partisė, njė ēikė kėrmė do t’ua vinte pėrpara de*,siē e do zakoni ! - e ngriti tonin faqekuqi.
    -Tė bėfsha shokėt e partisė*! – nuk iu durua mė njė tjetri.
    -Tė bėfsha Salėn me gjithė larot e tij*! – shau gjithė zemėrim faqekuqi ndėrkohė qė tjetri iu sul pėr t’a goditur.
    Plaku me gunėn e dhirtė brofi nė kėmbė dhe u gjend mes dy tė rijve qė filluan tė kacafyten. Bashkė me tė u afruan dhe dy, tre tė tjerė pėr tė shuar sherrin e nisur.
    -Urtė, rrini urtė se pėr Abas Ali do ua pres, pėr nur t’Allahut do ua pres, pizevengė*! Doni tė hani njėri-tjetrin pėr shokėt e partisė, pėr Salėn e pėr Lalėn. Shihni hallin qė u ka zėnė qerratej e lėreni politikėn*! Isaf de*! – thėrriti kėrcėnueshėm plaku duke i ndarė dy tė rijtė.
    Dy djemtė u veēuan secili nė njė nga qoshet mė tė skajshme tė karrocerisė ndėrkohė qė kamioni po zbriste qafėn e malit.
    -Turp pėr Abas Ali, turp*! -tha sė fundi plaku duke nxjerrė nga xhepi i gunės kutinė e duhanit. Dikush i ofroi njė «*Malboro*» dhe plaku e futi pėrsėri nė xhep kutinė e tij, ndezi cigaren e ofruar, lėshoi njė shtėllungė tymi dhe pėrsėriti gjithė mėrzi*: - Turp*!
    -Po ja o xha Braho, ai e nisi. Pse tė ma shajė Salėn*? Mė pėrpara nuk guxonim tė hapnim gojėn, se t’a ngjeshnin njė dhjetshe pėr agjitacion e propagandė e po tė na shkonte ndėr mend tė shihnim njė ēikė botė, na hante dreqi me kuē e me maē si armiq tė popullit. Pesė shtėpi tė fshatit tonė i shoi ai qėn Enver.
    -Qėn e zagar ėshtė Sala yt e si zagar do t’a varim, se po i vjen dita. Ja ke pėr t’a parė, - ia nisi sėrisht faqekuqi.
    -Qepe se pėr nur t’Allahut tė hėngri dreqi, zabėrhan e bir zabėrhani, - iu hakėrrua plaku qė tashmė e kishte humbur durimin. – Fshatit tonė nuk i dha gjė as Enveri, as Sala, as i ati i Salės e as ai qė do tė vijė pas Salės. Mblidhni mendjen nė kokė*! i pari na i mori tė gjitha me ligj, i dyti me hile, me huamarrėse e piramida. Dikush futi nė to gjithė ē’kishte fituar me mund, me djersė e gjak, nė Greqi a gjetkė, dikush shiti bagėti e katandi a dreqi e di ēfarė dhe ja mbetėm tė gjithė me gisht nė gojė*! – pėrfundoi plaku gjithė zemėrim.
    -E pra, mbetėm me gisht nė gojė. C’do tė hamė, ē’do tė bėjmė*? – shtroi pyetjen mė thelbėsore njė pasagjer i strukur nga fundi I karrocerisė tė cilit deri nė atė moment nuk i ishte dėgjuar fare zėri.
    Gjithė vėshtrimet u ngulėn mbi atė qė mė nė fund kishte guxuar tė thoshte me zė tė lartė pyetjen e vetme qė pėrsėriste nė heshtje secili prej tyre. Njė qetėsi e frikshme pllakosi karrocerinė e kamionit. Koha* u duk tė kishte ndaluar pėr njė ēast.
    -Ore, nuk do tė rrimė tė vdesim. T'u biem magazinave tė rezervave tė shtetit, - u hodh e tha si tė ishte gjėja mė e natyrshme njė burrė rreth tė tridhjetave.
    -Pse t’u biem o Sheme*? Ti vetė je magazinieri, ēelsat i ke ti, hapi magazinat e me kaq i japim fund, - ndėrhyri zeshkani.
    -Jo more, e pastaj ta ha unė, - u pėrgjigj Shemja.
    -C’ka qenė pėr tė ngrėnė, e ke ngrėnė, po thuaj qė ke hallin tė marrim ne nga njė thes pėr tė mbuluar kamjonat qė ke vjedhur zotrote, - ndėrhyri pėr herė tė parė Iliaz Xharai.
    -Ju Xharajtė jeni me erz, ju nuk thyeni magazina, po pyet mė mirė Shegushen se tė tregon ajo kush i plaēkiti magazinat e italianėve nė 1943.
    -Mbylle e mos mė pėrmend nėnėn mua*! Laje mirė gojėn kur tė pėrmendėsh emrin e saj, se ne nuk i kemi dalė njeriu jallan shahit, pėr t’a kalbur nė burg, siē bėri yt atė.
    -Ashtu, ashtu ėshtė, ama nė fisin tonė mbase kemi shitur ndonjė ēikė djathė, gjizė apo raki, por jo njerėz. Tre burra pėr njė gomar i shiti jot gjyshe, pyete, pyete tėt ėmė se tė tregon ajo.
    -More, keni lojtur tė gjithė sot, - e ngriti zėrin plaku.
    -Po ē’mos tė lozim o xha Braho*?*! I humbėm tė gjitha. Sherr do tė bėjmė tani, ē’tė bėjmė tjetėr*? Nuk thonė kot fukarallėk maskarallėk. Zotrote e ke nė rregull se vu markat nga Gjermania, edhe nė humbe, humbe vetėm 500 DM, po ne tė tjerėt ē’do tė bėjmė*? E mori fjalėn dikush tjetėr nga fillimi i karrocerisė.
    -Tu biem magazinave, s’kemi ē’bėjmė tjetėr, - propozoi sėrish magazinier Shemja.
    -Unė pėr vete do tė iki, do tė shkoj nė Itali. Kam njė shok tė shkollės qė ka shkuar aty qė me eksodin. Eshtė rregulluar pėr bukuri. Ka edhe veturė. Eshtė bėrė bos i vėrtetė.
    -E me se do tė shkosh*? Ku do t’a gjesh vizėn*?
    -Me para do t’a gjej. Do tė mbledh ē’kam e ē’nuk kam e fap nė anije nė Vlorė, mos do rri tė ha ndonjė plumb kėtu? Ata malokėt e Salės po i armatosin.
    -Nga e more vesh ti qė po i armatosin*? Kush tė tha*?- pyeti Iliazi.
    -C’rėndėsi ka kush i tha*? Maloku po i armatos tė tijtė, po edhe ne ama nuk do tė rrimė duarkryq. Malokėt e Salės me pushkė, ne me top*! – ndėrhyri menjėherė faqekuqi.
    -Ore bukurosh, trim i madh zotrote*! Po kė do tė qėllosh me top ti*? Vėllezėrit*? Jo, djem, jo, na vunė njė herė tė vritemi vėllai me vėllanė. Nuk ma do mendja tė na fusin prapė nė sherr. Kėshtu thotė kjo rradakja ime, ja kėshtu. Nuk ka toskė e gegė. Pesėdhjetė vjet i harruam kėto ndarje e ja na del njė pizeveng qė kėrkon tė hamė kokėn e njėri-tjetrit. Nė vazhdofshim t’i bėjmė varrin shoshoqit, qari ėshtė i atyre qė duan tė na pėrlajnė, tė na shuajnė njė herė e pėrgjithmonė nga faqja e dheut. Pėr pesėqind vjet nuk na shuan dot e ja tani po shuajmė veten pėr pesė para tė qelbura. Ta dini nga unė se ai qė ngre dorė kundėr shqipėtarit, nuk ėshtė shqipėtar e ju thoni si tė doni, - pėrfundoi xha Braho.
    -Pėr hesapin tim, tė drejtė ke, sherrin na e kanė futur gjithmonė tė huajt e ne si ēilimij u kemi besuar, i kemi bėrė vėllezėr, i kemi vėnė nė krye, nė vend tė babait e kėta na bėnė t’ia mbathim tani nga sytė kėmbėt, mė keq se ēifutėt nė shkretėtirė, - aprovoi djali i ulur pranė tij.
    -Ashtu ėshtė mor bir, por ama ēifutėt i ndiqte Firauni, po ne kush po na ndjek*?
    -Edhe ne Firauni, ėshtė mbushur vendi gjithė firaunė. Se mos i dinim ne kėto piramidat. Tė huajt na i sollėn e tani duan edhe tė na japin mend.
    -Ore skuqej vajza kur i hidhje synė e sot tė zbulon bythėn mu nė mes tė Tiranės. Nė Vlorė mezi presin tė nisen matanė pėr tė hapur dyqanin e ca tė tjerė shesin llo-j lloj pisllėqesh e fshatarėt po mbjellin kanabis nė vend tė bukės sė gojės…
    -C’tė bėjnė njerėzit e shkretė duan tė jetojnė, - e ndėrpreu menjėherė shoku qė kishte pranė si tė mos tė donte tė dėgjonte mė ato mėnxyra.
    Bisedat ndėrpriteshin herė pas here e ndizeshin pėrsėri, pėr tė kaluar nė nervozizėm, nė sharje ndaj njėri-tjetrit, ndaj pesėdhjet vjetėve tė humbura, ndaj partive politike e udhėheqėsve tė tyre. Tė paktėn tani mund t’a shfrynin dufin e tyre pa patur frikė, por nuk dinin si do i bėhej sė ardhmes*? Leitmotivi i pasigurisė turbullonte mendjet e tyre tė lodhura, plagoste gjithnjė e mė rėndė zemrat e tyre tė vrara.*"Si do tė na vejė halli*? Ku do ta pėrplasim kokėn*?", ishte pyetja pa pėrgjigjje nė buzėt e kujtdo.
    Pėr sa i pėrket Iliaz Xharait, ai e kishte mbledhur mendjen top. Gjatė gjithė rrugės, edhe kur kishte marrė pjesė nė kuvendimet e tendosura, pa krye e pa fund, mendjen e kishte te ish pronari i ēantės sė tij, e cila e kishte shoqėruar qė nga fėminia e deri atė ditė qė hoqi dorė nga arsimi. Ajo ēantė ishte ēelėsi i vetėm i zgjidhjes sė problemit.
    Sapo kishte hyrė nė shtėpi dy ditė mė parė, pa u ulur mirė nė sofėr, ndėrsa e ėma po i vinte pėrpara ēanakun me fasule, ai ndezi njė cigare dhe pa e parė nė sy i tha*:
    -Mbaruam nėnė*! Paratė ikėn*!
    -Si ikėn*? C’domethėnė kjo*? I humbe*? T’i vodhi njeri*?- nxitoi t’a pyeste e shqetėsuar ajo dhe u ul pėr tė ruajtur ekuilibrin.
    -Falimentuan firmat, mbaruam.
    -Si falimentuan*? C’domethėnė kjo*? – ngriti zėrin plaka gjithė padurim.
    -Si tė t’a them*? Kapitulluan firmat, ja kjo ėshtė e tėra,- u pėrpoq tė ruante gjakftohtėsinė i biri.
    -Epo aq mė mirė,- tha e lehtėsuar gruaja plakė.
    -Si moj nėnė aq mė mirė*? Ti nuk e kupton se …
    -Aq mė mirė Laze*! kur falimentoi Italia nė 1943 ne u mbushėm me miell zero, makarona e sheqer, more edhe kafe me thes,- e ndėrpreu ajo.
    -Po jo moj nėnė nuk ėshtė ashtu kjo punė.
    -E pse s’na qėnka ashtu*? A falimentuan, pra kapitulluan*? Domethėnė s’kanė mė fuqi. Aq mė mirė.
    -Jo fuqi, jo. Nuk kanė mė para. Thonė se i nxorrėn jashtė shtetit. Ja kėshtu. Nuk mallkojnė kot "*t’a pafsha mallin para*", ne e bėmė para dhe ja tani mbetėm me gisht nė gojė. Duhet tė bėjmė derman nėnė. Duhet tė ikim*!
    -Tė ikim*?*! E ku tė shkojmė*?
    -Nė Europė, ku gjetkė*? Nė Amerikė, ku tė jetė, sa mė larg qė kėtej.
    -Nė Europė*?*! Nė Amerikė*?*! Nuk e sheh, e kanė shtruar pėr ne.. Po tė ishin aq mirė nė atė Europėn tėnde, nuk do tė na ishin sulur kaq e kaq herė me ato taborret e tyre si mizė e lisit. Ti ke bėrė shkollė, por ca gjėra i di mė mirė plaka. Kėtu, vetėm kėtu nė kėto skėrka kemi qenė denbabaden e kemi rrojtur jo keq. Pa bukė nuk kemi mbetur e nuk u katandisėm kurrė tė bredhim me trastė nė krah pėr njė copė bukė. Mbase nuk i mban mend se ishe i vogėl nė ato kohėra, po kjo gėrdalla plakė nuk i harron grekėt kur vėrshuan nė viset tona e jepnin gjithshka pėr njė copė bukė, pėr njė grusht miell. Flori, njė grusht flori pėr jė grusht miell jepnin.
    -Po nėnė, por ne nuk kemi mė asgjė, as teneqe e jo mė flori. Ne kemi vetėm krahėt tona, por kėtu edhe ato nuk i do njeri. Ndoshta i shesim andej nga Europa, - kėmbėnguli I biri.
    -Mos u gėnje bir*! Krahėt e tu duhen vetėm kėtu. Andej do tė tė marrin erzin, do tė tė vėnė t’u fshish haletė e tyre, t’u bėsh ē’do lloj pune, mė keq se njė kafshė pa emėr, pa namuz.
    -Ashtu ėshtė nėnė, ke tė drejtė. Andej do tė punoj si njė kafshė, biles mė keq se njė kafshė, por do tė rroj si njeri, ndėrsa kėtu ndonėse zot nė truallin tim, po jetoj mė keq se skllav, mė keq se njė shtazė. A nuk e shikon se si u rrjedhin paratė lumė komshijve tanė*? Si i vinė markat e dollarėt xha Brahos*? Tė shkojmė ca vite andej, tė vemė ca para e pastaj tė rregullojmė punėt tona kėtu. Ti i ke bėrė ca tė mira, i ke mbajtur me bukė ca italianė. Ata ose nėmos ata, fėmijėt e tyre do tė na ndihmojnė.
    -Po, ashtu ėshtė, i kam mbajtur me bukė, por buka nuk i pėrmendet kujt. Sa mė pak tė vlejė ai tė cilit i bėn nder, aq mė i madh ėshtė nderi yt. Mos i pėrmend kujt nderin e bėrė, e mos e harro kurrė tė keqen qė tė kanė bėrė*; pastaj ajo puna e italianėve ėshtė shumė e koklavitur. Vėrtet i mbajta me bukė, por edhe ata punuan.
    -Sidoqoftė, ti me gjyshin e gjyshen i mbajtėt, i shpėtuat nga gjermani, apo jo*?
    -Po bir, por pastaj i kėmbeva me njė gomar nė pazarin e Kėlcyrės,- iu pėrgjigj plaka duke sjellė ndėr mend atė fillim tė verės sė 1943.

    * * *

    Forcat italiane kishin organizuar njė operacion tė rėndėsishėm spastrimi ndaj reparteve partizane e atyre balliste, tė cilat ndėrmerrnin shpesh por veēmas veprime rezistence e mė rrallė sulmuese, tė mbėshtetura nga popullata nė tė gjithė territorin shqipėtar. Fshati I tyre po bombardohej pėr tė dytėn ditė me radhė, megjithatė italianėt nuk po mund tė pėrparonin. Terreni i thyer malor nuk i favorizonte lėvizjet e tyre, ndėrsa luftėtarėt e rezistencės tė cilėt e njihnin vendin me pėllėmbė e kishin bllokuar ushtrinė italiane ne pozicionet e saj anash xhadesė sė vetme qė pėrshkonte krahinėn. Asnjėra nga palėt nuk po shkėpuste dot njė pėllėmbė nga pozicioni i tjetrės e megithatė zona quhej e liruar nga pushtuesi, ndonėse ai nuk ndodhej mė larg se njė qitje pushke nga fshati. Fshati nuk dorėzohej. Ushtria pushtuese qėndronte pėrtej dy pėrrejve malorė nė anė tė xhadesė ku kishte ndėrtuar fortifikimet e saj dhe mė tutje magazinat. Dukej sikur ajo gjėndje do tė vazhdonte pėrjetėsisht, por kapitullimi i dha fund gjėndjes sė fshatrrethimit. Qė tė nesėrmen njė grup fshatarėsh u paraqit te komanda dhe mori nė dorėzim gjithshka qė i pėrkiste ushtėrisė. Mė vonė i gjithė fshati u lėshua mbi depot pėrtej xhadesė. Secili prej fshatarėve dilte nga depot e armatimit ngarkuar me pushkė e municione. Kush kishte akoma ndonjė mushkė apo gomar, nuk mungoi t’a ngarkonte rėndė kafshėn e gjorė me gjithshka qė i zinte syri apo dora. Dikush tėrhoqi me mundim tė madh njė top dhe e vendosi nė krye tė lėmit tė tij, njė tjetėr, i mbushi qilarėt me miell, sheqer, makarona e konserva. Ishte njė ndarje e plaēkės sė luftės, pa rregull, pa marrėveshje e ligje, qė nuk nxorri as edhe mė tė voglin problem pėr fshatin. Problemi i vėrtetė dhe objekti i diskutimeve mė tė ashpra e tė acaruara si dhe i mos marrėveshjeve pa fund u bė ndarja e ushtarėve tė mbetur.
    -Jo more, ti dashke vetėm djem tė rij*! Po tė moshuarit e tė sėmurėt kujt do t’ia lemė*?- hidhej ndonjėri
    -Le tė ikin ku tė duan*! Kush i grishi*? – pėrgjigjej tjetri indiferent.
    -S’ėshtė ashtu jo, se mos erdhėn me dėshirėn e tyre. Ai xhuxhi mustaqelli e ajo kokė-lopa, Duēja, i degėdisi kėtej pėr tė lėnė kockat, - ndėrhynte dikush tjetėr.
    -I degėdisi kush i degėdisi, s’mė hyn nė punė. Shtėpitė na i dogjėn kėta e unė do tė marr ata qė janė nė gjendje pėr punė. Me se do t’i transportoj gurėt e qerestenė*? Ma vranė gomarin. C’punė u prishte gomari im*? Mė lanė pa hajvan, hajvanėt e dreqit*! Tani o burra, t’i futen punės.
    -Qė ke tė drejtė, tė drejtė ke, por ku t’i lėsh kėta tė tjerėt*? Tė ngordhin rrugėve*? Na vret Zoti nė i lėnēim rrugėve. T’i marrim nė vatrat tona. Do t’u japim tė hanė e tė pinė ē’tė kemi, por edhe do tė punojnė baraz me ne, - propozoi njėri nga djemtė e fshatit.
    U deshėn disa ditė qė ushtarėt e oficerėt e mbetur tė shpėrndahen nėpėr familjet e fshatit. Ata uleshin nė sofėr bashkė me fshatarėt, ngriheshin nė mėngjes me ta pėr tė ndrequr gjithshka kishin shkatėrruar ditė mė parė me predhat e tyre, apo pėr t’u marrė me lloj-lloj punėsh tė stinės. Pas disa javėsh, pothuajse i gjithė fshati po fliste italisht.
    -Kot u vratė e u cfilitėt, - pat thėnė njė nga ushtarėt italianė ato ditė. Nuk ju pushtuam dot me tankse e me topa e ja ku ju bėmė tė flisni italisht pėr pakė javė nė paqe.
    -Pikės i ke rėnė,- ne shqipėtarėve na ka ngrėnė mė shumė paqja se lufta, - i qe pėrgjigjur i zoti i shtėpisė.
    Ato ditė edhe familja Xharai kishte pranuar nė shtėpi dy ushtarė tė rij dhe oficerin e batalionit, njė burrė rreth tė njėzetepesave.
    -Eh, kur nuk gjetėm njė gjeneral*! Shkrumb e hi tė ma kishin bėrė shtėpinė, veē tė kisha njė gjeneral nėn hyqėm, - kishte thėnė komshiu i Xharajve duke parė me zili oficerin qė ngrihej herėt nė mėngjes tė lante dhėmbėt me njė furēė nė fund tė oborrit pranė musllukut. Ai iu kishte ofruar Xharajve dy thasė makarona nė kėmbim tė oficerit, por plaka i qe pėrgjigjur*: "e ke me hile zotrote, kush e di se sa fiton me tė kur mė jep mua dy thasė*" dhe me kaq ishte mbyllur pazarllėku.
    Fshatarėt dhe italianėt filluan pak nga pak ta ndjenin veten tė kėnaqur me njėri-tjetin, por njė ngjarje nė fshatin fqinj krijoi pėrsėri njė lloj pėrgjimi e dyshimi reciprok. Njė fshatare e moshuar tė cilės ia kishin vrarė burrin italianėt, nuk kishte dashur tė pranonte asnjė nga robėrit, por kryepleqėsia e kishte shtrėnguar tė pranonte nje komandant te madh. Labja e kishte futur nė shtėpi dhe e kishte mbajtur pėrbukuri, por zotėria e tij i ishte qepur sė bijės dhe labja i kishte rėnė me sėpatė nė kokė. Ky lajm i pėrhapur me shpejtėsi rrufeje u bė sebep pėr atė mur dyshimi, pėrgjimi e mosbesimi ndėrmjet tė dy palėve.
    -Dėgjo mirė more zotėri*! – i ishte drejtuar kėrcėnueshėm plaka e Xharajve oficerit italian ndėrsa po hanin drekė.
    -Urdhėroni zonjė.
    -Tė pėlqen gjella e buka jonė*?
    -Si urdhėroni zonjė. Janė shumė tė mira,- gėnjeu italiani qė mezi po shtynte gjellėn e yndyrshme dhe bukėn e zezė tė pjekur nė saē.
    -Ashtu janė me tė vertetė, por mos harro se erdhe kėtu pėr tė na vrarė e grabitur. Na vrave, na dogje shtėpinė, na shove mallin e katandinė e ne po tė mbajmė si njeriun tonė. Tė pėlqen kjo*?
    -Si urdhėroni zonjė. Ashtu ėshtė, keni tė drejtė,- pohoi oficeri.
    -Atėherė, ha e pi e zullum mos bė. Tė tėra i kemi hedhur pas kurrizi, por po ngrite sytė nga vajzat tona, paēe pėr derra do tė tė grij, ja, ja me kėto duar, - iu hakėrrua plaka duke i zgjatur gishtat e lashtė eshtakė, si ēatallė, drejt gurmazit tė tij.
    Plaku i Xharajve dhe i biri (I ati i Iliazit) dilnin me oficerin qė nė mėngjes nga shtėpia gjysmė e rrėnuar pėr tė shkuar diku poshtė fshatit, rrėzė njė pėrroi ku kishin gjetur njė damar shkėmbor tė pėrshtatshėm pėr rrasat e nevojshme qė duheshin pėr meremetimin e ēatisė dhe gurė pėr muret e dėmtuara nga predhat. Oficeri kishte piketuar vendet ku duhej vendosur eksplozivi, ndėrsa plaku me ushtarėt e tė birin hapnin me ndihmėn e qysqive dhe daltave ca tė quajtura furnela, nė thellėsi tė shkėmbit, tė cilat oficeri i mbushi me barutin e nxjerrė prej predhave tė artilerisė, i taposi me njė lloj argjili qė fshatarėt e quanin llatare, duke lėnė jashtė rreth njė metėr fitil. Ditėn e shpėrthimit, gėzimi ishte i papėrshkrueshėm. Materiali i prodhuar mjaftonte pėr njė kėshtjellė e jo mė pėr shtėpinė e vogėl tė Xharajve, por mė pas plaku filloi tė pezmatohej kur pa gjithė materialin qė duhej transportuar. Si do t’i transportonte gjithė ato rrasa pėr ēatinė*? Po gurėt e rėndė*? Po qerestenė*? Mushkėn qė kishte pasur ia kishte marrė ushtria italiane dhe nė kėmbim i kishte dhėnė njė copė letėr, por tashmė ajo letėr nuk vlente mė pėr asgjė.
    -Ngarkoi qentė*! Ata ta prishėn shtėpinė, ata ta ngrenė*!- i kishte thėnė njė bashkėfshatar.
    -Jo, pėr Abaz Ali*! Do tė thonė nesėr qė i bėmė hajvanė, do tė na qeshė bota e nuk do tė na e dinė pėr faleminderit, - ishte pėrgjigjur plaku.
    Ndėrkohė po afrohej dimri dhe bashkė me tė filluan tė pėrhapeshin fjalė pėr pushtimin gjerman. Flitej se sapo kishin hyrė nė Shqipėri kishin djegur njė fshat tė tėrė e se paskėshin shkuar nė hell pleq, gra e fėmijė, por gjahu i tyre i parapėlqyer na qėnkėshin italianėt, tė cilėt i mobilizonin, pėr t’i dėrguar nė frontin e llindjes apo nėpėr kampe shfarosėse nėse nuk i vrisnin nė vend. Pėrballė gjendjes sė krijuar fshatarėt i veshėn italianėt qė kishin strehuar me veshje tipike tė krahinės. Nė lagjen e pėrtejme, njė ish oficer nuk pranoi t’a zhvishte uniformėn e tij tashmė pa spaleta, mė tepėr ngaqė nuk e duronte dot shajakun sesa nga ndonjė kompleks ushtaraku, por ky ishte dhe fundi i tij. Ai kishte dashur t’ju shpjegohej gjermanėve, por oficeri gjerman kishte turfulluar njė «*shade*» dhe e kishte qėlluar derisa i ishin mbaruar fishekėt e kobures. Trupi i italianit kishte mbetur shtrirė nė mes tė fshatit pėr mė se 48 orė. Kur forcat gjermane u larguan, i zoti i oficerit shkoi dhe e mori kufomėn, e lau dhe e varrosi sipas gjithė zakoneve krahinore. Kėnga e vajtimtarėve labė kishte ngjethur shumė kalimtarė qė sėbashku me dhimbjen pėr tė vdekurin e panjohur, morėn me vete edhe fjalėt e kėngės vajtimtare pėr t’a kėnduar kur tu jepej rasti.
    Mish pėr top ē’tė nisi
    Duēja o i zi
    Qė tė lije kockat
    Larg nė Shqipėri
    Nėnėn ē’e le qyqe
    Motėrėn mavri
    C’tė tė qaj e shkreta
    Emėrin s’ta di
    Njė nga ushtarėt iu drejtua njė kaporali qė u ndodh rastėsisht pranė tij*:
    -Kuptoni gjė ju nga kjo kėngė*?
    Kaporali ngriti supet. Ushtari iu drejtua oficerit tė Xharajve me tė njėjtėn pyetje. Oficeri pėrsėriti xhestin e kaporalit, duke i shtuar atij njė palosje tė buzėve dhe njė lėvizje tė lehtė tė kokės nga e majta nė tė djathtė e ansjelltas. Pas varrimit tė tre italianėt e Xharajve u kthyen nė shtėpinė e tė pėrzishmit pėr tė pirė kafenė sipas zakonit, pastaj u nisėn bashkė me tė zotėt e tyre pėr nė shtėpi.
    Njė mbrėmje vere tė 1944 tė tre italianėt ndodheshin vetėm nė lėmin – oborr tė shtėppisė akoma tė parindėrtuar tė Xharajve, pasi tė zotėt e shtėpisė kishin shkuar tė gjithė nė dasmėn e njė komshiu dy apo tre shtėpi mė tej. Oborri i shtruar me rrasa guri ishte njė rreth i vėrtetė nė mes tė tė cilit ishte ngulur njė strumbullar, qė pėrdorej kur oborri kthehej nė lėmė gjatė kohės sė shirjeve. Shirja e grurit ishte njė gėzim i vėrtetė pėr fėmijėt, tė cilėt e ndiqnin pėr orė tė tėra kafshėn e lidhur te strumbullari me njė litar i cili e lejonte tė arrinte qoshen mė tė largėt tė oborrit e qė duke u rrotulluar do tė shkelte detyrimisht ēdo pėllėmbė tė oborrit tė shruar me duajt e grurit qė do tė shiheshin. Disa ditė mė parė plaku i Xharajve kishte marrė me qera gomarin e njė fshatari pėr njė shinik grurė. Ai e kishte lidhur te strumbullari dhe e kishte vėnė tė shinte, ndjekur nga njė tufė fėmijė dhe nga tre italianėt. Fėmijėt bėnin kollotumba njėri pas tjetrit. Njėri nga ushtarėt pasi bėri disa kollotumba, u rrotullua dy herė nė ajėr dhe ra qiri nė kėmbė mbi grurin e artė. Veprimi i tij ngjalli njė lloj admirimi te fėmijėt dhe dėshirėn pėr ta imituar. Aty nga mbrėmja disa nga fėmijėt arritėn tė bėjnė saktė ushtrimin pėr tė cilin ushtari italian i stėrviste me durim e dashamirėsi.
    Tė tre italianėt qenė ulur mbi njė sofat rrasash nė fund tė lėmit – oborr, ndėrsa njė varg milingonash, ngarkuar me kokra gruri tė mbetura nxitonte tė futej nė njė vrimė rrėzė sofatit. Flladi i mbrėmjes sillte deri nė veshėt e tyre fjalėt e njė kėnge dhe ison e saj tė zgjatur, tė ndėrprerė herė pas here nga krisma armėsh.
    -Kuptoni gjė ju nga ky vaj*? – pyeti njėri prej tyre , dy tė tjerėt.
    Oficeri pėrsėriti atė xhest qė kishte bėrė muaj mė parė gjatė varrimit tė oficerit tė vrarė nga gjermanėt.
    -Nuk ėshtė vaj. A nuk thanė tė zotėt e shtėpisė se po shkonin nė dasmė*? – u pėrgjigj me njė pyetje ushtari.
    -Sidoqoftė, pėr mua nuk ėshtė kėngė, - tha oficeri, - kėta njerėz nuk kanė kėngė ose mė saktė nuk dinė tė kėndojnė, - shtoi ai menjėherė.
    -Pėr mua, kėta njerėz nuk dinė tė qajnė, sepse edhe kur qajnė ata kėndojnė dhe kėtė se luan topi, - tha gjithė kompetencė tjetri.
    -Ashtu ėshtė, nuk dinė tė qajnė, - pohoi tjetri i bindur nga argumentimi i shokut tė tij.
    -Ose qajnė kur duhet tė qeshin dhe anasjelltas. Nė ēdo kėngė tė tyre ka njė notė vaji e nė vajin e tyre gjithmonė njė notė shprese. Kėshtu ėshtė jeta e tyre. Lordi anglez u habit me ‘ta. Diku nė njė poemė shkruajti*:* "ē’armiq pėr vdekje e ē’miq besnikė*!". Eshtė tej mase e ēuditėshme, te kėta njerėz janė pėrzier ēuditshėm armiqėsia e miqėsia, kopracia e bujaria, egėrsia dhe butėsia, dashuaria dhe urretja, kėnga dhe vaji aq sa po tė mos jesh i kujdesshėm nuk i ndan dot nga njėra-tjetra*? – pėrfundoi oficeri analizėn e tij tė stėrholluar.
    -Rracė e ēuditshme*! Nuk e kuptoj nga iu vjen gjithė kjo fatkeqėsi*?*!
    -Nga mendjemadhėsia, apo mė saktė nga krenaria. Kėta janė tė varfėr deri nė mjerim e krenarė deri nė marrėzi. A keni parė ndonjė shqiptar tė lypė*? Me siguri qė jo, - u pėrgjigj vetė ushtari qė shtroi pyetjen.
    -E si jo*! Ca ditė pas fitores sė prillit nėpėr tė gjitha rrugėt e Durrėsit dhe tė Tiranės kam parė me sytė e mi dhjetėra fėmijė qė tė qepeshin pas palltos pėr njė lek, pėr pesė lireta*; vajza te reja qė tė ngjiteshin pėr tė tė lexuar fatin e qė pėr pesė lekė ishin tė gatshme tė tė ndiqnin pas si manare. Njė syresh i zbrazi xhepat njė skuadre tė tėrė. S’e sheh, na qėnka ndryshe*! E kam parė me sytė e mi.
    -Si ishte ajo qė ke parė*?
    -Si ishte*?*! Njė zeshkane, me ca flokė tė dėndura sa tė mbushje njė jastėk, me ca dhėmbė tė bardhė si inxhi, veēse mishin e dhėmbėve e kishte ca tė verdhė nga paushqimi.
    -Thashė unė*! S’ke kuptuar gjė fare*! Ka qėnė ndonjė arixhofkė.
    -Nga e di ti*?
    -E di fare mirė. Biles unė i dalloj shqipėtarėt edhe nga cila krahinė janė, sepse ēdo krahinė ka tiparet e saj, qė nuk pėrzihen me ato tė njė tjetre, ngaqė shqiptarėt nuk janė ekzogamė, lidhjet martesore bėhen zakonisht brenda tė njėjtės treve. Nuk ke gjak tė pėrzier kėtu. Vajzat janė tė destinuara tė martohen me atė qė u ka zgjedhur i pari i shtėpisė e shpesh kjo vendoset qė nė bark tė nėnės. Edhe me djemtė ndodh e njėjta gjė. Asnjė shqipėtar nuk do tė kishte mė vend mes burrave po tė martohej me njė cigane apo evgjitkė, ndėrsa ajo vajzė qė do tė afrohej me ndonjė tė tillė do t’a shihte diellin pėr herė tė fundit.
    -Po ekzagjeron. Unė vetė kam njohur njė shqiptar qė ėshte martuar me njė italiane tė luajtur, qė nuk e kuptoj ē’e shtyu tė afrohej me atė malok tė pagdhendur*!
    -Tė besoj. Me njė italiane po. Pati studentė qė u kthyen nė Shqipėri me njė grua italiane, kjo ka shkaqe tė tjera, e megjithatė, po tė dėgjosh miqtė e tij, tė jesh i sigurt se gruan e tij e quajnė me plot gojėn prostitutė qoftė ajo e virgjėr si vetė Shėn Maria. I njoh mirė unė. Janė brumė i koklavitur. Janė me tė vėrtetė tė ēuditshėm. Vlerat e vėrteta tė rracės njerėzore tė papėrpunuara gjatė shekujve, mund tė studiohen vetėm kėtu, - ndėrhyri oficeri.
    -Tamam ashtu*! Si puna e diamanteve. Bruto, tė papėrpunuar. Vlerat e tyre morale janė mjaft origjinale. Kjo ėshtė fatkeqėsia e tyre,- shtoi ushtari qė e ndiente veten si biēim antropologu ,a sociologu.
    -Eshtė krenaria e tyre qė i merr nė qafė e jo…
    -Pėr mua janė tė marrė. Nė iu mbushtė mendja njė shqipėtari, hedh pushkėn nė krah e kujton se mund t’i bėjė ballė njė taborri. Kjo ėshtė ajo qė i merr nė qafė. Nuk dinė tė peshojnė, - e ndėrpreu ushtari tjetėr oficerin.
    -Unė them se ėshtė ai koncepti i mikut qė i shkatėrron.
    -Nė fakt janė shumė naivė.
    -Jo, jo aspak, janė tepėr mosbesues.
    -Edhe njėra edhe tjetra, - saktėsoi oficeri duke zgjedhur rrugėn e mesme mė pranė sė vėrtetės, - ata besojnė verbėrisht atė qė duan tė besojnė dhe nuk besojnė tė vėrtetėn mė tė pakundėrshtueshme, kur nuk duan, apo kur ajo nuk pėrputhet me dėshirat e vlerat e tyre morale.
    -E ēuam larg bisedėn. E kishim fjalėn te krenaria e tyre, te tė lypurit, te prostitucioni…
    -Sa pėr lypjen, duhet tė dish se njė shqiptar mė kollaj tė vjedh apo tė grabit sesa tė lyp, e sa pėr femrat, ato janė tė xhindosura, por tė urta e skllave tė bindura ndaj burrit tė tyre. Kanė mėnyrėn e vet tė vlerėsimit pėr moralin apo pėr nderin. Ja t’ju pyes njė gjė tė thjeshtė.
    -Urdhėro, - thanė dy tė tjerrėt nė kor.
    -Ta zėmė se nė jorganin tuaj nė Vincensa do tė gjenit njė morr apo njė plesht, - iu drejtua ai oficerit, - ē’do tė bėnit*?
    -C’t'ju them*? Sa isha i vogėl me kėto punė merrej ime ėmė e mė pas ime shoqe, por besoj se ato do tė urdhėronin qė jorgani tė dezinfektohej, tė zihej shumė-shumė, - u pėrgjigj oficeri pa kuptuar ku donte tė dilte bashkėbizeduesi i tij.
    -E pra, kėta njerėz do tė mbeteshin pa jorgan. Kėta kanė njė fjalė tė urtė pėr kėtė*: "*Pėr njė plesht djeg jorganin*". E pėr diēka qė e konsiderojnė turp, djegin shtėpinė dhe e bėjnė me tė vėrtetė, sepse po nuk e bėnė vetė, ua bėn fshati, duke i shtuar dhe njė turp tjetėr familjes.
    -Pėrsėri e humbėm fillin e bisedės, - vėrejti oficeri.
    -Sido qė t’a nisim, pėrsėri do tė ngatėrrohemi sepse nuk i kuptojmė dot. Duhet tė kesh mėnyrėn e tyre tė tė menduarit qė tė kuptosh veprimet e tyre, por pėr t’a mbyllur, dua t’ju siguroj se e mira dhe e keqja me tė gjitha pėrbėrėset e tyre janė mpleksur keq nė kėtė tokė. Kanė qenė gjithmonė kufi mes lindjes dhe perėndimit, mes Bizantit dhe Romės, mes kristianizmit dhe islamizmit, e nėpėr kufij nuk merret vesh asnjėherė ku fillon njėra botė e ku mbaron tjetra. Gjithshka ėshtė e pėrzier, por sidoqoftė, unė kam arritur nė pėrfundimin se nė krenarinė e tyre ka njė vetėmjaftueshmėri ekstreme e cila nuk i lė tė bashkohen, nė mikpritjen e tyre vihet re njė adhurim e kult i mikut i cili i ēon nė vetėsakrifikim, - u pėrpoq tė filizofonte ushtari qė gjendej nė krahun e majtė tė oficerit.
    Kėto analiza pėr veset e virtytet e atyre qė i kishin strehuar do tė kishin vazhduar gjatė sikur nė atė kohė tė mos ishte shfaqur nė krye tė lėmit plaka e Xharajve me praninė e saj imponuese si tė ēdo gruaje shqipėtare qė vetėm nė pleqėri, pasi tė ketė martuar djemtė fiton njė autoritet tė padiskutueshėm nė familje, pas njė jete tė tėrė pa emėr. Plaka nuk iu foli fare. Ajo iu drejtua derės sė qilarit ku kishin vendosur mallin e grabitur dhe ata dy thasė grurė tė pėrfituar nga korrja e sė vetmes arė tė vogėl qė i kishte shpėtuar zjarrit tė luftės. Doli nga dera e qilarit dhe iu mbėrtheu sytė tre robėrve italianė. Gjatė dasmės njė nga plakat moshatare i kishte treguar se nė Kėlcyrė na qėnkėsh hapur njė pazar robėrish, ku ajo mund tė shiste robėrit e saj e me paratė e fituara mund tė blente ndonjė kafshė pune aq tė domosdoshme pėr transportin e rrasave dhe gurėve qė duheshin pėr tė rindėrtuar shtėpinė, pa pėrmendur kėtu faktin se ajo mundej gjithashtu ta jepte kafshėn e saj me qera te tė tjerėt pėr tė siguruar edhe ndonjė shinik misėr, pakėz gjizė apo diēka tjetėr tė nevojshme pėr tė mbajtur frymėn gjallė. Plaka i ishte pėrgjigjur se nuk mund ta bėnte njė gjė tė tillė, por pamja gati bosh e qilarit, ishte njė uri gati e prekshme, njė kėrcėnim serioz pėr jetėn e burrave e tė fėmijėve, tė nipave e mbesave tė saj. "*Po si t’i shes o Zot*? Bij nėnash janė edhe kėta. Si t’ia bėj unė e zeza*?*"- mendonte ajo ndėrsa vėzhgonte tė tre italianėt.* "*Nuk do t’i shes, e gjeta*! Do t’i shkėmbej*!*" i tha vetes ajo dhe njė buzėqeshje e lehtė ndriēoi fytyrėn e saj tė ngrysur. I thėrriti tė tre italianėt, u tregoi zahirenė e mbetur dhe u pėrpoq t’i sqaronte se nuk ishte nė gjendje t’i mbante mė , kėshtu qė tė nesėrmen nė mėngjes pa zbardhur dita i vuri pėrpara dhe u nis nė pazarin e Kėlcyrės bashkė me nusen e djalit tė madh, nėnėn e Iliazit. Sapo arritėn nė pazar, zuri vend pranė disa plakave tė tjera shamizeza, i uli ndėnjur tė tre italianėt dhe po pritte t’i afrohej dikush pėr pazar. Njė mustaqelli, rreth tė dyzetave, i veshur me njė uniformė oficeri pa spaleta, me njė pelerinė krahėve e me njė palė ēizme lėkure tė llustruara qė i godiste herė pas here me njė thupėr thane, ndaloi para plakės sė Xharajve dhe nuses sė saj, i ngriti nė kėmbė tė tre italianėt, i vuri tė tregojnė muskujt dhe pastaj e kapi ish oficerin pėr nofullash.
    -Hape gojėn*! - e urdhėroi ai dhe u shtrėmbėrua pėr t’i kontrolluar dhėmbėt.
    Plaka brofi nė kėmbė.
    -Ore aga, janė djemt e mij kėta, nuk janė hajvanė qė m’i kundron kėshtu, - ngriti zėrin plaka.
    -A i ke nxjerrė pėr t’i shitur o plakė*? Ke dy napolona pėr kokė.
    -Jo aga, jo. Nuk shet njerėz nėna, ē’ti bėj hallit qė mė ka zėnė, pa edhe me flori tė mi peshoje nuk i jepja. Nė paē ndonjė hajvan pėr t’i kėmbyer, shohim e bėjmė.
    Ofertat qenė tė shumta, por plaka nuk lėvizte nga e saja. Nuk mund tė pranonte kurrsesi t’i shiste.
    "*Pėr t’i kėmbyer, po. Doemos, unė kam nevojė pėr njė kafshė pune, ti ke nevojė pėr krahė tė fortė, na qoftė pėr hajėr*! Tjetėr ėshtė tė kėmbesh, tjetėr ėshtė tė shesėsh. Nuk jemi tregėtarė, jemi tjetėr sua ne Xharajtė*", pėrpiqej tė justifikohej plaka me vete.
    -Mė duhet njė hajvan barre, por ama dhe njė derė e mirė ku t’i lė amanet, - i tha ajo njė plake qė ndodhej nė tė djathtė tė saj.
    Aty nga mbrėmja, njė fshatar qė i mbyshi syrin plakės, i afroi njė gomar me tė gjitha takėmet, i cili iu duk i shėndoshė e i mirė dhe ajo pranoi mė nė fund t’i kėmbente italianėt, duke iu lutur tjetrit qė t’i mbante mirė.
    -Tė dhimbset njė kėlysh qėni kur angullin e jo mė kėta tė mjerė qė kanė lėnė pėrtej detit shtėpi e katandi, nėna, motra, gra e fėmijė. Nuk janė mė tė kėqij se ne. Fajtorė nuk janė kėta tė zes , fajin ua kanė ata gjeneralėt e tyre qė heqin bythėn mėnjanė sapo bien ngushtė. Mbaji mirė se tė vret Zoti! Mos hy’ nė gjynah, se gjynahu lahet nė shtatė breza*! Janė punėtorė e tė ndershėm, nuk tė ngasin nė nder, janė tė sojmė e jo si ca nga rraca e tyre qė mos pafshin fustan se u qan syri*! - nuk pushoi sė porosituri ajo tė zotin e gomarit e nuk i bėnte zemra tė largohej nga pazari.
    - Ikė, ikė tani, merri dhe mos harro ē’tė porosita. Mos hy’ nė gjynah me ‘ta*! - pėrfundoi plaka dhe iu kthye nuses.
    - Tė presim sa tė mos na i hajė mė syri dhe pastaj nisemi*!
    Kur fshatari i panjohur nuk dukej mė nė horizont, plaka i hipi gomarit anash si tė gjitha gratė e krahinės, urdhėroi nusen ta tėrhiqte prej kapistre dhe pėrsėriste pa pushim*nėpėr dhėmbė : "*ma bėj hallall o Zot i madh*! Ma bėj hallall o Abaz Ali*!*". Ndėrkaq iu kujtuan fjalėt qė i kishte thėnė tė zotit tė gomarit*: "*Mirė thashė. Ashtu ėshtė. Paguhet gjynahu. Paguhet qė ē’ke me tė*!*", mėrmėriste plaka ndėrsa nusja tėrhiqte me mundim gomarin pa e vrarė mendjen pėr ato qė pėshpėriste plaka me vete. Ajo ishte mėsuar me tė vjehrrėn noprane e cila nuk pushonte sė foluri me vete, me tė vdekurit, me hajvanėt, me gardhet e rrugės. Plaka nga ana e saj vazhdonte ligjėratėn, pa u merakosur nėse e dėgjonte kush. Zakonisht ishte e bindur pėr ēdo fjalė qė thoshte. Kur nuk bindej pėr atė qė kishte thėnė, pyeste gjithė zemėrim pėr tė marrė pėrgjigjjen e duhur dhe kėpuste njė "*ashtu de*" ose "doemos, doemos" dhe vazhdonte dialogun e pashterueshėm me veten. "Po ne o Zot, ē’gjynah paguajmė kėshtu brez pas brezi*? Mos ndoshta gjynahun qė i ramė hasha Krishtit*?*! Kaq keq tė jetė zemėruar qė i patshim uratėn*?*! E ē’hasha zeza, nga Jezu e kthyem nė Isa, nga Ilia e bėmė Iliaz. Brenda pragut i pėrziem nga halli, se na lanė nė baltė qė i lėntė i madhi Zot nė zindan*! Njėrėn Marie, tjetrėn Mejreme dhe shėn Kozmait ia vumė emrin Coban baba dhe e nderojmė dhe e festojmė pėr mot. Ashtu de*! E atėherė ē’paguajmė*? Mbase paguajmė … ēfarė, ēfarė paguajmė pra*? … Budallallėkun*? Doemos. Jemi cazė tė krisur. C’tė them tjetėr*?… ja bishtpėrpjetė*! Ashtu de*!"
    -Hiqe moj nuse kėtė gomar, hidhi kėmbėt se na zuri nata*!- iu kthye rėndė plaka nuses sė saj ndėrsa dielli po perėndonte prapa malit.
    Sapo mbėrritėn nė shtėpi, urdhėroi nusen tė lidhte gomarin te mani nė qoshe tė oborrit dhe hyri shpejt nė tė vetmen dhomė tė banueshme tė shtėpisė gėrmadhė. Mbi oshmakun e oxhakut vuri re njė ēantė ushtarake tė lėkurtė. "*Uf , mė raftė pika*! E paska harruar i shkreti. Do tė kujtojė se ia kemi mbajtur kastile*", pėshpėriti me vete, e mori dhe ia zgjati nuses sapo kjo hyri nė dhomė.
    -Na, hape ti nuse*! Nuk mė bėjnė duart.
    Nėna e Iliazit filloi tė hapte ēantėn si me frikė.
    -Hape de*! Nuk ka bombė brenda, - e urdhėroi i shoqi.
    Nėna e Iliazit, ndonėse sapo i kishte kaluar tė tridhjetat e ishte bėrė nėnė e tre fėmijėve, thėrritej gjithnjė "*nuse*". Ajo nxorri me kujdes disa fije letre tė shkruara italisht, njė a dy zarfa, njė fotografi tė oficerit me njė femėr shumė tė bukur – sipas saj duhet tė ishte e shoqja – dhe mė nė fund njė zinxhir tė zakonshėm me njė pllakėz metalike, ku ishte stampuar njė numėr. Plaka e mori ēantėn, futi brenda fotografinė atė varėsen e ēuditshme bashkė me letrat e zarfet dhe e vendosi nė fund tė sepetit tė vetėm qė kishte mbetur pa u djegur nga ato pak orendi qė kishin patur dikur. Canta mbeti atje pėr shumė kohė dhe s’doli qė aty veēse kur Iliazit iu desh tė fillonte klasėn e parė unike. Ai e mbante atė me shumė kujdes si diēka me vlerė jashtėzakonisht tė madhe. Ajo i shėrbeu atij gjatė gjithė unikes, mė vonė nė shkollėn pedagogjike e mė pas gjatė punės sė tij si arsimtar.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #2
    * * *

    Orėndreqėsi plak nuk kishte lėvizur nga shkallėt e pallatit te kulturės edhe pasi i nipi ishte larguar. Njerėzit nxitonin disa metra poshtė kėmbėve tė tij, ndėrsa ai vazhdonte tė qėndronte pa e prishur terezinė nė tė njejtin pozicion. Dikush nga turma kėpuste njė tė sharė kundėr mustaqeve tė kryeministrit, njė tjetėr ulėriste kundėr presidentit, dikush zbraste njė karikator tė tėrė nė drejtim tė qiellit. Laraskat largoheshin tė trembura nga kulla e sahatit tė madh e nga minareja e xhamisė pėr tu rikthyer po aty sapo tyta e kallashnikovit tė heshtte. Njė turmė qėllonte me copa pllakash tė shkulura nga trotuaret nė drejtim tė xhamave tė pallatit e tė lokaleve pėrreth. Sharje tė tė gjitha llojeve ndaj gjithkujt e gjithshkaje, kėrkesa pėr para, pėr dorėheqje qeverie, pėr borxhe tė vjetra e llogari tė ardhshme pėrziheshin nė njė kakofoni tė padurueshme nėn breshėrinė e ndonjė automatiku. Njerėz tė nxituar s’dihet pėr ku, tė trembur, tė zėmėruar, tė zhgėnjyer, mashtrues e tė mashtruar, tė dehur a esėll shpejtonin si nė ethe, ndėrsa orėndreqėsi i qetė e i duruar nuk ia shqitte sytė sahatit.
    " Nuk po lėvizin akoma nga vendi kėta dreq akrepė ", gati pėshpėriti me vete. Koha kishte ndaluar. Ndoshta po shkonte prapa. " Si dreqin kurdiset kjo orė ? Mirė si kurdiset, po ku dreqin kurdiset kjo orė ? ", nuk e kuptoi pėrse e shtroi papritur atė pyetje. " Duhet t’a kem bėrė mė pėrpara kėtė pyetje qė mė erdhi ndėrmend tani. Ndoshta dikush tjetėr e ka bėrė mė pėrpara, ndoshta ", nė fakt, ai ishte i sigurt se pėrgjigjen pėr atė pyetje e kishte marrė shumė vjet mė parė.

    * * *

    Nėntor 1944. Aty nga darka e njėzetė Nėntorit njė patrullė partizane kishte vėnė pėrpara orėndreqėsin megjithė ēirakun e tij (Mario Manēini) dhe i kishte shoqėruar deri te ish bashkia e qytetit ku ishte vendosur komiteti ekzekutiv i kėshillit antifashist nacional – ēlirimtar.
    Sapo hynė nė sallėn e pritjes, njė partizan i urdhėroi tė futeshin nė zyrėn e kryetarit ku ata u gjendėn ballėpėrballė katėr ushtarakėve tė pėrkulur mbi njė tavolinė tė madhe vezake tė vendosur pothuajse nė mes tė dhomės.
    - Afrohuni ! – urdhėroi njėri prej tyre.
    - Ju duhet tė jeni orėndreqėsi, - iu drejtua ai mjeshtrit Tufi.
    -Siurdhėroni, - u pėrgjigj ai, - dhe ky ėshtė ēiraku im, - nxitoi ai tė paraqiste Mario Mancinin i cili parapėlqente tė thėrritej Dine qėkurse nė kryeqytet hynė forcat gjermane.
    Tė katėr ushtarakėt drejtuan trupin, ndėrsa kryetari zgjati krahun dhe me gishin tregues e detyroi tė hidhte vėshtrimin mbi tavolinėn e vetme ku ishte , shtrirė njė tabak i madh letre.
    -Besoj se e keni marrė vesh qė ora e sahatit tė madh ka mbetur. Pėr sa mė pėrket mua, unė dėrgova dy partizanė qė tė shikojnė cili ėshtė shkaku, ndonse jam i bindur se kjo punė ėshtė njė sabotim i armiqve e tradhėtarėve, tė cilėt duan t’a shohin tė ngecė orėn tonė, por ne nuk do t‘a lejojmė njė gjė tė tillė.
    -Siurdhėroni , - aprovoi orėndreqėsi.
    -E pra, dy partizanė mė informuan se atė mekanizmin e orės armiqtė e kishin fiksuar mbi shėnjėn zero. Ja afroju t’a shikosh !-e ftoi ai dhe i afroi tabakun e letrės qė shtrihej mbi tryezė.
    Oėndreqėsi u afrua dhe vuri re qė ajo copė letėre paraqiste saktėsisht me njė vizatim tė paqortueshėm pjesėn e poshtme tė orės sė madhe tė qytetit dhe lavjerėsin qė pėrfundonte me njė shigjetė. Shigjeta tregonte njė shėnjė qė mund tė merrej pėr shkronjėn ’O’ ose pėr shifrėn zero. Nė anėn e majtė njė ’L’ e nė tė djathtėn njė ’P’ .
    - Tamam, zoti kryetar, por…
    Shoku Kryetar, - e ndėrpreu bashkėfolėsi.
    -Tamam shoku kryetar, por mė duket se shkronja e djathtė ėshtė ‘R’ e madhe e shtypit e jo ‘P’ e madhe e shtypit .
    -Jo, jo nuk ka mundėsi. Partizanin Dyl e kemi me shkollė ; ai i di mirė kėto punė. Unė dua tė di ē’ kuptim kanė kėto shkronja dhe mbi cilėn duhet drejtuar shigjeta pėr t‘a vėnė orėn nė punė .
    -Unė jam i bindur se kuptimi ėshtė : lindje–perėndim, - ndėrhyri njėri nga partizanėt.
    -Ose : Liri Popullit, - tha shoku i tij.
    -Kuptimi tyre ėstė : Links-Rechts, po qe se ora ėshtė prodhuar Gjermani , ose Left-Right, po qe se ėshtė prodhuar nė Angli,-sqaroi ēiraku Dine.
    Krytari i mbėrtheu sytė pėr njė ēast ēirakut Dine, pastaj e kaloi e kaloi vėshtrimin me radhė mbi secilin nga partizanėt, pėr tė fiksuar pėrsėri ēirakun, cili iu afrua zotit Tufi si tė donte tė strehohej pranė tij pėr t’i shpėtuar shikimit dyshues e kėrcėnues tė kryetarit.
    -Po qe se ėshtė prodhuar nė Angli, domethėnė se ėshtė punė anglezėsh dhe e ka hilenė brėnda. Nga ju si specialistė duam tė dimė kuptimin e atyre dy shkronjave, qė pėr hesapin tim, nė daēi gjermanēe, nė daēi inglezēe, kanė vetėm njė kuptim i cili pėrputhet me mendimin e shokut partizan. Pra ‘L’ dhe ‘P’ siē del nga diskutimi duan tė thonė ose ‘Lindje–Perėndim’, ose ‘Majtas–Djathtas’.
    -Pak a shumė kėshtu ėshtė ,- pohoi orėndreqėsi.
    -Pėr mua gjithēka ėshtė e qartė. Ata e kanė vėnė qėllimisht shigjetėn nė zero, pėr tė ndaluar orėn tonė. Mė parė e kanė kurdisur te ‘P’-ja. Ata e kanė kurdisur pas qejfit tė tyre, kurse ne do e kurdisim pas qejfit tonė. Shkoni ma vini atė orė nė punė ! Shigjetėn fiksojeni te ‘L’-ja ,-urdhėroi kryetari.
    Orėndreqėsi e dinte mirė se ēfarė dėmi do i vinte orės sė madhe nga fiksimi i lavjerėsit , por nuk e pa tė udhės tė jepte ndojė sqarim, para bindjes sė palėkundur tė kryetarit dhe u nis menjėherė tė vinte orėn nė punė, shoqėruar nga patrulla partizane, qė mori porosinė t’a kontrollonte nėse ai do ta kryente saktėsisht urdhėrin e dhėnė.

    * * *

    Edhe atė ditė pranvere qėndronte pa lėvizur para orės sė madhe tė kryeqytetit , akrepat e sė cilės nuk lėviznin qė nuk lėviznin nga vendi.
    "Me siguri tani do e kenė fiksuar regullatorin e bilancierit nė anėn tjetėr"-mendoi ai, ndėrsa pranė tij njė djalosh rreth tė tetėmbėdhjetave zbrazi njė karikator tė tėrė nė drejtim tė orės.
    - Luaj vendit xhaje!-dėgjoi ai tė riun t'i hakėrrehej.
    - Kot i harxhove tėrė ata plumba. Mos gjuaj pėr laraska or ēun! Nisu drejt Durrėsit Atje ėshtė dushmani. Atij ktheja grykėn e automatikut!-ia ktheu plaku dhe u kujtua qė ato nuk qenė fjalėt e tij. Kishte qėnė pranvera e 1939-ės. "Pse fillokan kėshtu pranverat te ne ?"-pyeti veten orėndreqėsi.

    * * *

    Edhe atė pranverė tė largėt ai ndodhej nėn strehėn e teqesė sė Rufaijve me vėshtrimin mbėrthyer te sahati i madh. Pranė tij njė djalė i ri kishte qėlluar disa herė nė drejtim tė sahatit tė madh, ndėrkohė qė njė grup tė rijsh po kalonte nė anėn tjetėrtė rrugės duke thirrur "Duam armė! Duam armė!" Armė nuk kishte. Qeverri nuk kishte.
    "Nga ja mbathin kėto kodosh qeverrish sa herė qė bėn pushka bam?"-pyeti me vete orėndreqėsi Tufi. Nuk ka qeverri, pra nuk ka shtet. Doemos qė nuk ka, pėrderisa nuk ka burgje. Duhen futur qeverritė nė burg. Pun'e ngatėrruar.
    Ndėrsa sahatēiu ishte zhytur nė analizat e trinomit qeverri, burg, shtet, pa ia ndarė sytė sahatit, njė dervish qė sapo dilte nga teqeja i qe drejtuar tė riut e i kishte thėnė "Mos qėllo pėr laraska or ēun! Vrapo, vrapo drejt Durrėsit! Atje ėshtė dushmani."
    Qyteti tremijėvjeēar dridhej nga tė ftohtėt e atij mėngjesi Prilli. Pamja nėn kėmbėt e tij ishte njė ritual antik i pėrsėritur gjatė gjithė egzistencės sė tij, por nuk u kishte futur drithmat banorėve.Ata ishin ndeshur burrėrisht dhe shpesh i kishin hedhur nė det ata qė kishin ardhur nga deti pėr ti grabitur e kthyer nė skllevėr. Jo rrallė nuk kishin mundur t'u bėnin ballė dhe qenė tėrhequr nė brendės tė truallit nėpėr gryka malesh drejt majave tė tyre tė thepisura, pėr t'u kthyer nė grupe tė vogla e pėr tė plaēkitur e djegur vatrat e kthyera nė koloni romake, greke e bizantine e mė pas nė fortesa pararojė tė perandorisė osmane. Atė ditė prilli banorėt e qytetit ishin zgjuar me ndjenja tė shuara, tė bindur se ishin domosdoshmėrisht e fatalisht tė mundur. Ata ishin nė dijeni tė qėndrimeve tė mė tė mėdhejve tė Europės; dinin se parlamenti i kishte kėshilluar mbretit tė largohej me gjithė kabinetin qeveritar.
    Atė ditė nė dyqanin e orėndreqėsit Tufi njė nxėnės gjimnazi me ēantėn nė dorė, si ndonjė zyrtar i thekur, me zėrin tė ngjirrur nga thirrjet "duam armė", i kishte zgjatur atij njė orė xhepi pėr ta riparuar.
    E more vesh? Mbreti iku.
    Me vendim tė parlamentit, apo jo?-ia ktheu orėndreqėsi.
    Parlament leshi.Si tosku mosku,-tha gjimnazisti me dialektin e tij tė njė krahine tė jugut.Puna ėshtė se nuk kemi armė.
    Njerėzit e dinin se nuk kishin armė, se ishin vetėm njė milion pėr tė pėrballuar "oto millioni di bajonete".Ishte e pamundur. Deti nxinte nga luftanijet e shumta. Qielli nxinte nga aeroplanėt e panumėrt, njė pjesė e tė cilėve kishte fluturuar njė ditė mė parė mbi qiellin shqiptar, duke hedhur fletėfluturake nė tė cilat i bėhej thirrje popullit shqiptar t'i pritte si miq, t'i pritte me lule ushtarėt italianė qė vinin pėr tė liruar Shqipėrinė. Njerėzit i merrnin nė duar, i lexonin me sy tė zgurdulluar dhe pyesnin veten."E ē'miq qėnkan kėta qė na vinė me aeroplanė bombardues, me anije e me topa? Jo, jo, miku nuk tė vjen me kobure nė brez e pushkė nė krah. Edhe kur vjen ashtu, ato, sipas zakonit, duhet t'i dorėzojė dhe nė odėn e miqve tė hyjė me dorė nė zemėr. Po, nė fund tė fundit nga kush do n'a lirojnė? Janė pesė shekuj me vonesė. Pesė shekuj mė parė na u desh t'i pėrballonim vetė hordhitė aziatike e tė mbronim edhe europėn me gjakun tonė, ndėrkohė qė doxhėt e tyre u lėpinin kėmbėt sulltanėve dhe lidhnin marrėveshje miqėsore me ta, kurse krajlėt sėrbė pasuronin haremet osmane me vajzat e veta, pėr tė ruajtur fronet e kurorat e tyre. Atėherė po, atėherė le tė vinin se do i pritnim me lule e tantana, po sot ē'kėrkojnė? Sot do i presim me plumba .O zot, sa pak pushkė kemi,sa pak plumba! "Mos gjuaj pėr laraska or ēun! Vrapo, vrapo drejt Durrėsit! Atje ėshtė armiku…." Po miku? Si s'e kemi njė mik! Tė dilte dhe njė herė njė Wilson! Hej, hej Europė!-kishte psherėtirė orėndreqėsi Tufi duke ndjekur me sy djaloshin qė u largua nė drejtim tė rrugės sė Durrėsit.
    "Europa nuk ka veshė pėr tė dėgjuar ankesat e njė lagjeje"- kishte thėnė njė nga burrat e mbledhur njė natė mė parė nė shtėpinė e tij.
    "Jemi njė komb, njė shtet, heqim efendi"-i qe pėrgjigjur njė nga tė moshuarit.
    "Ke tė drejtė zotrote, por vetėm njė mėhallė e Londonit ka mė shumė milet se gjithė Shqipnia. Jemi tė vegjėl, jemi pak."
    Orėndreqėsi Tufi psherėtiu sėrish."Oto milioni di bajonete", dėgjuar me dhjetra herė qysh se kishte nisur lufta nė Abisini, sikur i shponin trupin tejpėrtej."Si mund tė pėrballohet tėrė kjo mizėri? Me pesė pushkė tė ndryshkura?"- pyeti veten orėndreqėsi si shumė e shumė tė tjerė.

    * * *

    Nė Durrės, njė nėnoficer i ushtėrisė mbretėrore me skuadrėn e tij ishte bėrė pengesė e pakapėrcyeshme pėr zbarkimin e trupave fashiste tė mbretėrisė italiane. Kapteri i Mbretit, njė ulqinakas ishte bėrė njė i vetėm me mitralozin, me sytė tė mbėrthyera nė drejtim tė detit e veshėt te radioja."C'bėjnė ata kodoshėt e UNO-sė? Ndoshta po ngrejnė dolli pėr Duēen. S'ka si shpjegohet ndryshe" mendoi ai dhe tėrhoqi me forcė kėmbėzėn e armės, duke sprapsur pėr tė tretėn herė tentativat e zbarkimit tė desantėve tė fregatės "Toskana".
    - Tė qėllohet nė drejtim tė qytetit me tė gjithė baterinė e topave urdhėroi kapiteni Salvatore Pireti, togerin e baterisė sė artilerisė.
    Grykat e topave tė fregatės "Toskana" flaknin gjithė tėrbim gjylet qė binin si breshėr i zjarrtė mbi qytetin e lashtė. Salvatore Pireti vėzhgonte me dylbi shtėllungat e tymit qė ngriheshin nga shpėrthimet dhe muret qė shėmbeshin e shkėrmoqeshin si kala rėre tė ndėrtuara buzė detit nga fėmijė ėndėrrimtarė e qė dallga shkumėzuese i fshinte pa mėshirė. Njė a mė shumė predha ranė mbi fortifikatėn e kėshtjellarėve tė qytetetit mijravjeēar. Ishte njė sulm i filluar para se Jul Cesari tė vinte tė mėsonte artin e tė luftuarit nga stėrnipėrit e Piros, njė sulm i pėrsėritur nė shekuj me mjete e armė gjithmonė e mė moderne. Pėr njė ēast u duk sikur fortifikata ishte shkulur nga vendi. Jo. Nuk kishte luajtur nga vendi. Ajo qė kishte luajtur nga vendi ishte njė kokė e rrumbullaktė si kupolė bunkeri me faqet akoma pa qime e , cila u pėrplas pas kėmbėzės sė mitralozit tė fortifikatės, me sytė tė zgurdulluara dhe ndali nė ije tė kapterit ulqinakas tė mbretit.
    - Hajde bir, nuk je vetėm. Nuk do tė ndahemi mė un'e ti? Hajde bir,-i tha Mujua kokės, afroi buzėt dhe e puthi nė ballė.
    Dallga e desantėve u lėshua drejt bregut. Kapteri Mujo Ulqinaku klithi me njė zė tė fuqishėm qė dukej se dilte nga njė shpellė, si nga zemra e dheut. Nuk ishte thirrje njeriu, nuk ishte klithmė, ishte njė brurimė luani."Zjarr!" dhe nė tė njėjtėn kohė tėrhoqi kėmbėzėn e mitralozit. E gjithė skuadra hapi zjarr nė drejtim tė desantėve qė u detyruan tė sprapsen sėrish. Valėt e njė radioje tė vendosur pranė hyrjes sė fortifikatės sillnin nė veshėt e mbrojtėsve fjalėt e pakuptueshme tė folėsit tė B.B.C.
    "Me siguri tani po flasin pėr ne",- mendoi Ulqinaku dhe iu kujtuan vargjet e njė kėnge labe "Evropa shruajn e thonė / shqipėtarėt po lėftojnė / me njė mbret dyzet milionė". Pas folėsit nė hapėsirėn gjysmė sfere tė fortifikatės u shpėrndanė, tingujt e marshit tė triumfit, qė u ndėrprenė nga njė shpėrthim i fuqishėm, i cili e mbuloi fortifikatėn me njė re tymi e pluhuri. Radioja heshti. Gishti qė tėrhiqte kėmbėzėn e mitralozit e humbi forcėn e u squll, gryka e mitralozit pushoi sė vjelluri urrejtjen e grumbulluar diku nė barkun e vet a tė njeriut qė e zotėronte njė grimė mė parė. Njėri prej ushtarėve tė Ulqinakut u zvarrit drejt komandantit tė tij qė mbante shtrėnguar nėn sqetull kokėn bjonde tė mė tė riut tė skuadrės, e zhvendosi trupin e pajetė mėnjanė, mbėrtheu mitralozin me tė dy duart dhe tėrhoqi kėmbėzėn duke thirrur: Italianėt nė det! Asnjė kėmbė italiani nė tokėn arbėrore!
    "C'tu bėj, ē'tu bėj unė i shkreti! Eh, sikur tė ishte si dikur "me shpatė zhveshur shqipėtarisht" do ua tregoja mirė qejfin, po ē'ti bėj un'i shkreti tėrė atij ēeliku, ē'tu bėj unė i shkreti tėrė atyre katanave?!"- hahej me vete ushtari i mbretėrisė shqiptare.
    Nė krah tė Piretit njė oficer tjetėr me dylbi nė dorė kqyrte me kujdes njė kodėr tė vogėl shkėmbore nė tė djathtė tė qytetit." Ja, atje mund tė ngrihet njė hotel. C'vend i mrekullueshėm! Turistėt do vėrshonin kush e kush mė parė, pėr tė parazėnė njė dhomė nė hotelin me pesė yje". Fshatarėt e zonės do i luteshin t'u blente prodhimet e tyre, ndėrsa ai do i shtynte koshat me majėn e kėpucėve llustrafine, pėr t'i detyruar tė ulnin ēmimin akoma mė shumė.
    Nostromi ndiqte ng kabina e tij zhvillimin e betejės, duke bėrė kryq herė pas here si tė donte tė thėrriste dėshmitar mishėrimin e shenjės qė pėrsėriste dhe pėshpėriste me zė tė mekur: "Jezu, po ē'faj kanė ata njerėz? Pse na ke lėnė vegla nė duar tė dreqit?"
    Fortifikata e mbrojtėsve tė qytetit ishte kthyer nė njė llogore tė thjeshtė tė zbuluar. Mitralieri tėrhoqi me vėshtirėsi armėn, hodhi sytė nga arka e municionit, thartoi pak fytyrėn dhe u tėrhoq zvarr nė pjesėn e prapme tė fortifikatės. Skuadra mbrojtėse nuk kishte mė plumba. Ulqinaku nuk kishte mė frymė. Fortifikata nuk kishte mė mbrojtės.
    Zbarkimi filloi nė mėnyrė masive. Pranė bankės kombėtare filluan tė grumbullohen pak nga pak njė numėr qytetarėsh tė kollarisur, me tufa lulesh nė duar e me njė banderolė mirseardhjeje nė italisht e shqip. Njė fotoreporter i ardhur rreth njė muaj mė parė nė qytetin bregdetar, filmonte nga plane tė ndryshme, pritjen e pėrzemėrt e festive tė shqiptarėve bėrė ushtėrisė fitimtare tė imperios romane.

    * * *

    Pranverė 1939."Trethtenėntė mos arē kurrė / se na rrėzove flamurė ",-kėndohej kudo ku dy Vlonjatė takonin njė tė tretė, pėr tė mbajtur iso, ndėrsa…

    * * *

    Iljaz Xharai me tė vllain, tė ndjekur nga gratė dhe tri fėmijėt e tyre po i afroheshin qytetit tė Vlorės, tė lodhur nga rruga e gjatė. Grupi i udhėtarėve ndaloi nė krye tė njė kodheleje. Poshtė tyre nė largėsi shtrihej qyteti, ngritur nė njė ultėsirė e i rrethuar nga jugu lindja dhe veriu prej kodrash tė veshura me ullij." Ullijtė kėmbėzbathur brigjeve …." kėndonte Ardit Gjebreja vargjet xhevair tė poetit Xhevair Spahiu. Se mos vetėm ullijtė! Tema e kėmbėve tė zbathura, kishte qėnė jo rrallė subjekt i preferuar i poetėve. Migjeni i kishte "poetizuar" ato te tullumat e Lulit tė vocėrr, kurse mė vonė Malshoviti do t'a pasuronte me "Kėmbėzbathur, bythėējerrė, punon vetėm pėr tė tjerė", ndonėse para tij gjėmonte nga kurbeti thirrja "Mjaft punove pėr tė tjerė o fatkeq, kujto vendin ku ke lerė e ku heq!" Iljaz Xharai i kishte recituar dhe ua kishte mėsuar vocrrakėve vargjet e kėtyre poetėve, pėr vite me radhė dhe ja ku ishte nisur vetė tė shkonte tė punonte pėr tė tjerė, larg vendit ku kishte hequr dhe hiqte akoma pėr dreq. Kujt i hynin nė punė vargje e ide tė atilla?! Kokat ishin zbrazur dhe boshllėkun e krijuar e kishte zėnė para-mania. Para, para me ēdo kusht e me ēdo mjet. ."Njė jetė ka njeriu.Duhet jetuar si njeri, por sa para ke, aq njeri je ",u kthye nė njė ide fikse e mbizotėruese, qė sprapste ēdo mendėsi tjetėr.Paraja kishte pėrmbysur e zėvėndėsuar legjendat, eposin kreshnik, burrėrinė, besėn ,madje dhe dashurinė. Paraja ishte kthyer nė etalon, nė njėsinė e vetme me tė cilėn peshohej mikpritja, besnikėria, nderi e tė gjitha virtutet dhe cilėsitė e vlerėsimit tė moralit tradicional. Nė kėrkim tė parave ishte ngritur njė pjesė e madha e shqiptarėve, tė nxitur nga dhjetra gazeta, stacione televizive e kapso-politikanė, qė pasi i kishin shėrbyer qenėrisht diktaturės komuniste ishin gati tė shitnin gjithēka pėr tė mbushur e fryrė kontot e tyre bankare me ēmimin zjarrit e nderit, hajdutllėkut e gjakut tė cilitdo qoftė.
    Nė kėrkim tė parasė ishte nisur edhe grupi i udhėtarėve mes tė cilėve ndodhej edhe familja Xharai.
    Pas pak orėsh grupi i udhėtarėve do tė ndodhej nė qytetin qė i pėrngjan njė amfiteatri tė madh antik rrethuar nga kurora e ullijve, Nė fakt nė rrethinat e qytetit ruhen nė gjėndje tė kėnaqshme mė shumė se dy, tre amfiteatro tė tillė, por dramat dhe tragjeditė mė tė mėdha nuk janė luajtur nė to, por pikėrisht nė gjigandin e stėrlashtė naturor, themeluar para lindjes sė Romus dhe Romulus. Betejat gjithashtu nė kėtė amfiteatėr nuk kanė qenė pėrleshje gladiatorėsh me luanėt e lėshuar prej kafazėve, nėn sytė e patricėve spektatorė. Nė kėtė amfiteatėr gladiatorėt ndodheshin gjithmonė nėn sytė e ullijve kėmbėzbathur, ndėrsa luanėt vinin gjithmonė nga deti.
    Grupi i fshatarėve me Iljaz Xharain nė krye po i afrohej pėr herė e mė shumė kėtij amfiteatri., Vlorės sė tyre tė dashur……Ja do bėhet Vlora jonė / ja do bėhet shkrumb e hi…….Bėri poshtė nga Babica / me treqind e ca komita…….Moj Vlor'e bukur nė gropė , moj Vlor'e / Vlorė tė shitėn tė zotė moj Vlor'e ……, i vinin nė mend fragmente kėngėsh, si bulėza tė shndritshme ajėri qė ngrihen nga fundi i njė pellgu tė trazuar. Nė largėsi, nga maja e Karaburunit, ca shtėllunga resh tė zeza, tė shtyra nga era e jugut, nxitonin mbi qytetin e bukur nė gropė, si flokė tė shpupuritur e tė trazuar mbi kokėn e njė fėmije. Qyteti buzė detit, si njė kokė gjigande me mijėra sy, i rrethuar nga kodrat e veshura me ullij qė i pėrngjanin njė kurore paqeje mbi tė, kishte ditė qė ishte i trazuar. Njė motobarkė e ngarkuar me djersėn dhe mundin e shqiptarėve tė varfėruar pėr pesėdhjetė vjet nga qeveria e tyre nė favor tė loj-lloj marksistė -leninistėve, ishte larguar drejt perėndimit.Treqind milionė dollarė, thuhej se kishin lėnė qytetin pėr tė arritur pėrtej detit nė perėndim tė kanalit tė Otrantos. Njerėzit vėrtiteshin nga njė qoshe e qytetit nė tjetrėn, brėnda arenės sė amfiteatrit duke thirrur "duam paratė tona". Nė njė nga ndėrtesat e universitetit ishin ngujuar nė grevė urie njė numėr i madh studentėsh. Njė pjesė e madhe e banorėve tė Vlorės dhe fshatrave pėr rreth ishin pajtuar me kėrkesat e studentėve duke u shtuar atyre kėrkesa tė tjera. Ato ditė filluan tė dėgjohen krismat e para tė armėve ardhur nga deti me njė anije tė huaj e mė pas sasia e armėve nė qarkullim u rrit me ato qė u rrėmbyen nga depot e ushtėrisė.
    Iljaz Xharai kishte parė me dhjetra fshatarė tė armatosur tė nxitonin nė drejtim tė qytetit, si pėr t'iu pėrgjigjur kushtrimit "Ja do bėhet Vlora jonė / ja do bėhet shkrumb e hi"
    "Po Selami ku ėshtė? Po ushtėria italiane ku ėshtė ? C'bėhet kėshtu o Zot? Ku po shkojmė?"
    Nė tė vėrtetė asnjeri nuk dinte ku po shkonte. Njėsoj si ato ret'e zeza, qė nxitonin mes qiellit, nė drejtim tė qytetit me kurorėn e ullinjtė mbi kokė, tė shtyra nga erėrat e jugut, pėr tė shkarkuar mbi 'tė zemėrimin e tyre, edhe njerėzit vraponin drejt qytetit pėr tė zbrazur dufin e ekuilibrit tė prishur papritur.
    "Kush ishte ai kodosh qė e kishte prishur atė ekuilibėr?"
    Njerėzit kishin punuar pėr gati pesėdhjetė vjet radhazi, qė kur lindte dielli e deri sa perėndonte, pėr tė ndėrtuar njė jetė tė re, njė lloj parajse tokėsore, tė prekshme, duke flakur tutje shpresėn e xhenetit nė mbretėrinė e pėrtejme tė Zotit tė gjithėfuqishėm, pėr t'iu shtruar e bindur Shokut tė gjithėpushtetshėm. Rinia pat vėrshuar nė tė gjitha anėt e vendit, nė ndėrtime rrugėsh, hekurudhash, kanalesh, fabrikash e uzinash, martohej, lindte fėmijė pėr t'i rritur me dashuri pėr "prijėsin e popullit" pėr "Timonierin e madh", qė do t'a ēonte anijen socialiste shqiptare drejt brigjeve tė mirėqėnies, bollėkut e barazisė, ku secili do tė merrte aq sa kishte nevojė e do i jepte shoqėrisė aq sa kishte mundėsi. Edhe Iljaz Xharai kishte marrė pjesė nė tė gjitha aksionet qė partia i kishte besuar rinisė e qe kthyer prej tyre me dekorata e fletė lavdėrimi, tė cilat i ruante si sende tė ēmuara nė fund tė sepetes qė kishte shpėtuar pa u djegur nė shtėpinė e bėrė shkrumb e hi gjatė ofensivės fashiste nė pėrpjekje pėr tė shuar luftėn liridashėse tė ēetave partizane. Ai kishte ėndėrruar e besuar nė jetėn e re edhe kur pritte muaj tė tėrė pėr tė marrė njė copė mish me rastin e ndonjė feste, edhe kur gjalpin apo copėn e djathit me shumė vėshtirėsi mezi i ndeshte njė herė nė muaj. Nė vend tė jetės sė re e tė parajsės sė premtuar, partia lėvdohej tė kishte ndėrtuar njeriun e ri e t'i kishte dhuruar popullit fabrika e uzina tė tejkaluara e defiēitare apo ndonjė pallat kongresesh a piramidė. Nė fshatin e tij Iljazi kishte qėnė i fundit qė e kishte flakur, jo pa pishmanllėk e ndėrgjegje tė vrarė, tesėrėn e partisė e qė filloi tė merrej me tregėtimin e sendeve mė tė nevojshme, tregėtim nga i cili nuk fitonte aq sa tė quhej i pasur, por siguronte aq para sa tė jetonte me to mė mirė se sekretari i rrethit nė kohėn e vet .
    Fshati nuk ishte mė ai qė kishte qėnė dikur. Shumė djem kishin marrė rrugėt e kurbetit, pjesa mė e madhe nė Greqi e disa qenė shpėrndarė nėpėr vende tė tjera tė Europės. Letrat qė vinin prej andej ishin marramendėse, trullosėse, dehėse e haluēinante pėr mendjen e fshatarėve, ndėrsa pakot dhe dėrgesat nė para ishin vula vėrtetimi pėr fjalėt ndaj tė cilave shqiptarėt kishin kohė qė nuk besonin mė.
    - Epo qerrata mesele, - thoshte komshiu i tij,- tė punon tjetri njė ditė e ke pėr tė ngrėnė njė muaj, e ne punonim treqindegjashtėdhjetepesė ditė pėr tė ngrėnė mė tridhjetenjė dhjetor nė darkė.
    - Ngrėnė zeza, njėherė qė vajta bėra vitin e ri te vajza e martuar nė Tiranė na zuri pizga tė gjithėve, papo nuk kishte vend nė spital se ku duronin barqet e telekosura, - pėrsėriste vend e pavend vjerri i komshiut.
    - Ajo qė ishte, shkoi e vate. Hani o qerratej se ua bėri kismet perėndia tė mos shkoni tė babėzitur!-u thoshte Qano qorri atyre qė hapnin muhabetet e sė djeshmes.
    Mirė e ka Qanua. Punuam njė jetė tė tėrė e ē'fituam? - ishte fjala qė dėgjohej rėndom kur pyetej pėr ushqimin e punėn.
    Ushqimi e jetesa filloi tė sigurohej kollaj. Fshati i tėrė hoqi dorė nga puna. Dikush me paratė e ardhura nga jashtė, dikush me ndonjė tregėti tė vogėl, njė tjetėr duke pėrvehtėsuar apo shitur mallin e kooperativės si tė qe mall pa zot, filluan tė jetojnė disa herė me mirė se mė parė.
    Pas muajve tė parė tė 1992-shit gjithēka filloi tė konsiderohej e pranueshme nga shumica e njerėzve, ndonse tė gjithė filluan tė kėrkojnė gjithmonė e mė shumė nga qeverria. Tė gjithė ishin tė kėnaqur e njėkohėsisht tė pakėnaqur, por mė tė pakėnaqurit ishin ata qė kishin pėrfituar padrejtėsisht mė shumė se kushdo tjetėr nga ndarja e pasurisė dikur shtetėrore. Tė gjithė po bėheshin pronarė. Kishte plot qė binin tė flinin nė njė dyshek me lecka e zgjoheshin nė krevatė perandorėsh.
    Presidenti kishte premtuar t'i bėnte tė gjithė shqiptarėt pronarė. Shqipėria duhej ndarė. Kush mundte po bėhej pronar duke pėrfituar nga ndarja e pronės "Shqipėri"
    C'mund tė bėjė mė shumė presidenti? Se mos ka ndonjė pronė e nuk e ndau. Ai ka vetėm njė diplomė kirurgu tė fituar me pėrpjekje e punė serioze. Atė nuk mund t'a ndajė,- kishte thėnė njė nga fshatarėt , kur qe hapur muhabeti i pronave.
    Politika , ekonomia, historia qenė kthyer nė objekte diskutimi, grindjesh, sharjesh, ku secili hiqej si ekspert me pėrvojė.Cdo fshat ishte nė gjendje tė furnizonte Shqipėrinė me tė paktėn dhjetė presidentė, njė duzinė kryeministra e njė parlament tė plotė. E gjithė kjo pėrputhej plotėsisht me deklaratėn e Ramiz Alisė nė mbledhjen e byrosė politike tė partisė sė punės nė ato ditė kur secili prej drejtuesve komunistė trėmbej se mos mbaronte si Caushesku ."Duan pluralizėm? Duan parti politike ata? Me djemtė qė kemi pėrgatitur (nė institutin e studimeve marksiste-leniniste ) ne jemi nė gjendje tė formojmė dhjetė komitete qėndrorė nė daēin",pati deklaruar ai dhe me tė vėrtetė ,brėnda pak javėsh ,mbinė njė duzinė partish qė ēbetoheshin pėr betimet e bėra. Populli u rreshtua i tėri nėpėr rreshtat e tyre, por pati edhe nga ata ,qė erdhėn duke u shtuar e ,qė nuk besonin mė nė asgjė
    " O Zot sa shumė kemi besuar! O Zot sa shumė jemi shgėnjyer! S'duhet besuar mė as nė parime as nė premtime as nė miqėsi as nė …Nė asgjė. Sekush pėr vete!"- kishte turfulluar Iljaz Xharai ditėn e parė kur qe nisur pėr tė filluar aktivitetin e tij tregėtar, pa e larguar vėmėndjen nga ndarja e madhe dhe iu kujtua historia, fundi i njė beteje tė lashtė. Ushtėria romake festonte fitoren nė kampin e saj. Plaēka e luftės ishte atje, nė mes tė kampit. Perandori kishte urdhėruar ndarjen e saj, por meqėnėse po binte nata, njėri nga gjeneralėt propozoi qė ndarja tė fillonte tė nesėrmen nė mėngjes.
    - Po si do t'a ruajmė deri nesėr?- e pyeti njė nga ēenturionėt.
    - Do vendosim roje t'a ruajnė,- i qe pėrgjigjur gjenerali.
    - Po rojet kush do t'i ruajė?- e kishte pyetur ēenturioni.
    Kėtė pyetje nuk e kishte bėrė njeri nė Shqipėri, prandaj edhe i tėrė vendi, i kthyer nė plaēkė lufte filloi tė ndjente egėrsinė e ndarjes sė saj dhe shthurjen e batėrdinė morale qė shoqėron konceptin "rrėmbe ē'tė rrėmbesh", derisa ata qė mbetėn pa gjė tė ngrihen pėr tė kėrkuar njė rindarje tė asaj qė u rrėmbye padrejtėsisht apo direkt me fermane presidenciale.
    Tė gjithė dėshėronin tė ishin pronarė. Argatė nuk kishte mė.
    Iljaz Xharai pėrpiqej tė gjente fillin e arėsyetimit, ngatėrrohej pėrherė e mė keq dhe fillonte nga e para.
    "U ndanė si u ndanė malli e gjėja, vodhi kush vodhi, mjaft qė i shpėtuam socializmit. U bėmė kapitalizėm e punėt u rregulluan pėr bukuri. Qejf, o qejf qė bėn dervishi! Fut njėqindmijė te "Kamberi" nė fillim tė muajit, vu fitimet nė fund tė muajit.Ver pesė e merr dhjetė. As punė as zanat. Kapitalizėm o vlla. Puno paranė e puna fjollė,-tha me zė plot Iljaz Xharai.
    C'farė the ?-e pyeti i vėllai.
    C'tė them? Ishim mirė e bukur. C'pati me firmat jeziti?! Po rronim si pronarė, si kapitalistė tė vėrtetė. Nuk e kuptoj ē'pati me firmat ai derr maloku? Para njė muaji ulėriste se paratė tona janė mė tė pastėrtat nė botė.Tani na nxorri tjetėr teori. Tani na qenkan firma piramidale! Po ē'tė duhet o kodosh bir kodoshi?!-shfryu ai gjithė zemėrim.
    C'faj pati ai? Ai ėshtė pėr ta puthur nė ballė. Nė na iktė, pėr tu bėrė qejfin kėtyre zuzarėve, do e qajmė, do e kėrkojmė me qiri e nuk do ta gjejmė.
    E hėngrėn me tė pabesė. Paratė tona i degėdisėn pėrtej detit.
    Andej erdhėn, atje shkuan, -u pėrpoq ta qetėsonte i vėllai.
    Mbase ke tė drejtė pėr Salėn, ama sa pėr paratė s'ėshtė ashtu, se shumica e atyre parave ishin bagėtia jonė, ishin pyjet tona, qė u hymė me sėpatė e pjesa tjetėr ishin djersa e djemve tanė qė rropaten nė kurbet si gabelėt me njė bohēe lecka majė stapit, - ia ktheu Iljazi.
    Qenė ē'qenė, ato fluturuan pėrtej detit
    O burra! Edhe ne pėrtej detit! Vetėm tė marrėt dhe budallejtė rrinė akoma kėtu, - shfryu Iljazi dhe u zhut pėrsėri nė mendime." Ku kėtu? Kėtu anės detit." Anės detit I palarė anės … Po hiqmu o prift i prapė! "Nėno moj vrapo merr malin / Larot t' a pėrmbysėn ….Namin……" Si? Si? Namin?- pyeti ai me vete. Po pse s'thua qė nuk na ka mbetur mė asgjė? -Epo, o burra atėherė! -pėrsėriti Iljazi duke treguar me dorė nė drejtim tė qytetit.
    Pak orė mė vonė, ndėrsa krismat e armėve gjėmonin nė gjithė qytetin, ai me gjithė familjen ndodhej nė "Skelė", bashkė me njė grumbull tė madh njerėzish qė pritnin tė hipnin nė anijen "Kateri i radės"

    * * *

    Nė krye tė shkallėve tė pallatit tė kulturės nė kryeqytet, mbėshtetur pas njė kollone, orėndreqėsi plak kishte humbur ē'do lidhje me mjedisin qė e rrethonte. Me sytė tė mbyllur ai qe zhytur nė kujtime tė njė kohe tė largėt, pa e ditur nėse ishte ai vetė kronikani i atyre ngjarjeve apo mėrgimtari anonim qė shtrėngonte pas gjoksit ikonėn "Zoja e kshillit tė mirė", duke u lutur pėr njė kėshillė tė mirė. Edhe atėherė ishte pranverė.

    * * *

    Pranverė 1467. Varka, maune, anije me vela, tė mbushura plot e pėrplot me njerėz tė dėshpėruar, tė plagosur e gjymtuar nga jataganėt e mizėrisė osmane, dyndeshin drejt brigjeve italiane sėbashku me simbolet e shenjta kristiane, tė tokės qė linin prapa. Njė eksod mbi ujė, mbi det, pa profet nė krye, pa tokė tė premtuar. Mbrapa shpinės sė tyre njė tokė e tėrė e djegur e pėrflakur e pėrgjakur, e mbytur nė tym. Tėrė njerėzit e asaj toke po paguanin ēmimin e mosnėnėshtrimit, ēmimin e dėshirės sė tyre pėr liri, dhe ruajtjes sė simboleve tė tyre kristiane. Kėtė radhė furia e hordhive shkatėrrimtare e lirivrasėse kishte ardhur nga Azia. Kalorėsi qė do hynte nė tymnajėn e legjendės e qė do kthehej nė simbol pėr popullin tė cilin e udhėhoqi njėzetepesė vjet kundėr atyre hordhive kishte vdekur. Shpatės shqiptare i qe thyer tehu. Ndėrsa tė mundurit me tė gjitha mjetet e lundrimit kėmbėngulnin tė arrinin brigjet e lirisė dhe Otranto ushqente peshkaqenėt e uritur me mish tė freskėt kristian tė varkės sė pėrmbysur tė fisit tė Mark Markgjinit, i dėrguari i doxhėve tė Shėn Markut pranė Sulltanit fshinte me tė prapmen e dorės lyrėn e pilafit me gjoks dashi, pėrhapur mbi mjekėrr e faqe, kurse veziri i madh i dorėzonte fermanin e Sulltanit me anė tė tė cilit porta e lartė angazhohej tė njihte juridiksionin e Republikės mbi qytetin e besėlidhjes shqiptare tė Lezhės.
    Ata qė do tė arrinin nė brigjet perėndimore tė Adriatikut do i kėndonin pėr shekuj radhazi, me vaj e lot tokės sė braktisur pa asnjė shpresė kthimi. "Ku tė lash, ku tė lash, ku tė lash e mė s'tė pashė" Tė mbeturit duhet tė mbijetonin me ēdo kusht, pėr tu lėnė pasardhėsve zakonet, traditat e mbi tė gjitha gjuhėn, pėr tė cilėn do u duhej tė derdhnin pėrsėri e pėrsėri gjakun e tyre. Krishti nuk i kishte ndihmuar, Muhameti nuk do i njihte kurrė. Ata do mbeteshin ndėrmjet Lindjes dhe Perėndimit tė harruar nga bota nė skajin e dy perandorive , me dashurinė e parė nė zemėr derisa njė ditė tė pėrzienin kryqin e gjysmėhėnėn, pėr ta patur mirė me tė dy, por xhelozia e tė dyve do i shkatėrronte edhe mė keq ". Ulen kryqet, ngrihen minaretė"-do shkruante lordi anglez; "I komeni" do lėshonte anatemat Patriarkana."Tė pabesėt"do i munxosnin fermanet e dovletit dhe ata pėr inat do u binin hasha tė treve duke mbetur pėrgjithmonė nė mėshirėn e tyre.

    * * *

    Orėndreqėsi u shkėput nga e kaluara si tė zgjohej nga njė ėndėrr e keqe dhe befas u zhyt nė njė kohė mė tė afėrt, nė atė pranverė tė 1939-ės.kur rreshtat e pafund tė bersalierėve kalonin fitimtarė mes sheshit "Skenderbej" dhe ngriti sytė nga xhamia.
    - O Zot, kudo e kushdo qofsh, deri kur,… deri kur? C'kanė me kėtė tokė? Herė nga lindja, herė nga veriu, herė nga jugu e herė nga perėndimi, na vėrsulen si egėrsirat, kush e kush tė ndukė njė copė, duke mbjellė vdekje e kob. Gjaku ynė ėshtė derdhur vetėm kėtu e kockat tona janė mbuluar vetėm me baltėn tonė. Nuk lakmuam kurrė tokat e tyre, kurse ata nuk pushuan sė dynduri, herė me hushta, herė me jataganė, me pushkė, me topa e tani me aeroplanė. O Zot deri kur? Mallkuar qoftė rraca jonė po i falėm pėrsėri! Njė bruhaha e mbytur nga thirrje histerike e qitje armėsh e bėri tė fėrkonte sytė me tė dy duart e tė vinte re njė turmė tė madhe qė ulėrinte nė tė katėr anėt e sheshit dhe e kuptoi qė kishte ngatėrruar kohėn.
    Ishte pranverė 1997.
    - O Zot, ē'gjynahe po paguajmė? - pėshpėriti orėndreqėsi Tufi dhe u mbėrtheu sytė akrepave tė sahatit tė madh. Nuk kishin lėvizur nga vendi. Ora zero. C'bėhet kėshtu o Zot? C'bėrtisni e thėrrisni si tė marrė ? Mbetėt tėrė jetėn duke thirrur qė ju vraftė Zoti, ju vraftė! Mjeranė! - shfryu ai gjithė inat, duke rrotulluar kakėrdhokėt e skuqur nga njė zemėrim i brėndshėm qė sa vinte po e rrėmbente gjithmonė e mė shumė pėr t'u zbrazur mbi turmėn qė thėrriste nga ana e saj me njė tėrbim tė verbėr, tė shkaktuar nga njė tjetėr burim po aq i errėt e i verbėr "duam paratė tona" duke e shurdhuar sheshin "Skėnderbej".
    "Janinės ēi panė sytė", i ranė ndėrmend plakut fjalėt e njė kėnge. "Eh, ē'nuk i panė sytė kėtij sheshi!"- pėshpėriti me vete duke psherėtirė.
    - Si e katandisėt kėtė popull o pushtėr tė ndyrė!…..Filluat me druzhe Tito, baba Stalinėr, partia mėmė, Mao ce dunėr, Cu En Lalė, partia motėr, kollosi kinez, Zhoao Amazonas, Zhak Gripėr, Rajersonė, Patersonė, ēeqe tė bardhė! Ju zbardhshin sytė inshallah! Faqezes! Ku i gjetėt tėrė kėta miq?! Ku na i sajuat dollomaxhijtė vllezėr tė njė gjaku o tė pa gjak! Mjeranė! - ulėriti ai gjithė zemėrim.
    "C'nuk i panė sytė kėtij sheshi!"-pėrsėriti duke psherėtirė pėr tė dytėn herė dhe filloi tė numėronte sėrish vargun e "vėllezėrve tė dashur" e "udhėheqėsve tė shtrenjtė" pėr tė cilėt edhe ai si gjithė tė tjerėt i kishte skuqur shuplakat, ndėrsa turma thėrriste, ulėriste, kėrcėnonte me rrjepje, me litar.
    - Thėrritni, thėrritni, paratė nuk i gjėni dot mė. Nė kėtė shesh keni thirrur e kėnduar hosana, -Hosana Baraba-, pėr ata qė u vritnin, qė u vidhnin e poshtėronin, nga ky shesh keni lėshuar thirrje pėr vėllezėr, motra e baballarė qė nga ēinemaēini e deri nė filifistun duke i rėnė hasha vėllait, motrės e babait, por jo, jo mor tė mjerė, kurkush nuk do u bėhet vėlla. Mos i kėrkoni gjetkė e mos u besoni mė, nė daēi tė mos mbeteni edhe pa njė tokė ku t'u mbulojnė e t'u qajnė! -thirri ai me gjithė dufin qė i ziente brėnda krahėrorit tė lodhur dhe u mbėshtet sėrish pas kollonės e nė ēast filloi tė fliste me zė tė ulėt sikur fliste me vete nga frika se mos e dėgjonte njeri. Gjatė gati gjysmė shekulli ai kishte zbrazur gjithė keqardhjen e tij, pėr vlerat e shkelura, pėr mundimin dhe vuajtjen e tė tjerėve, pėr kohėn e humbur, gjithė pakėnaqėsinė dhe mllefin e mbledhur ndaj ministrave karrocierė apo udhėheqėsve "dru me pre", ndaj moralizuesve imoralė e herojve zemėrlepur, duke mallkuar me gjysmė zėri nė kthinėn e vogėl tė dyqanit e mė pas nė nevojtoren e errėt tė shtėpisė sė tij me tė njėjtat fjalė: "Lugetėr, pėrbindėsha, ju arthtė fundi! U zėntė gjaku i shokėve tuaj!….Tė shkretėt shokė! Tė shkretėt djem!"… Djemtė qėndronin tė heshtur mbuluar me pllaka betoni. Orėndreqėsi plak kalonte herė pas here ndėmjet rreshtave tė varreve, ndalonte te ndonjėri me tė cilin e lidhnin kujtimet e rinisė tė atyre viteve tė zjarta e plot shpresė, i vendoste njė tufė lule te koka, hidhte vėshtrimin rretheqark pėr t'u siguruar se ishte i vetėm dhe thėrriste : "Cohuni tė merrni hak pėr gjakun tuaj!", pastaj largohej duke thėnė :Sa keq ua punuan!
    Cdo pesė Maj shkonte pėr vizitė te nėna e shokut tė tij, hante kokrrėn e mollės duke mėrmėritur "sa pak paska vlejtur gjaku juaj!" dhe kur dilte nga porta e saj pėshpėriste "Sa keq ua punuam!"
    I ulur te kreu i shkallėve me sytė nga sheshi, ku zallamahia ēmendėse kishte arritur kulmin, u ngrit rrėmbimthi nė kėmbė dhe thirri pėr tė parėn herė me zė plot:
    - Sa keq ua punuan!
    - Tė lumtė xhaje! Po do ua punojmė mė keq, do i varim si qenėr, do i grijmė,- i tha njė i ri qė po zbriste shkallėt duke shkrehur nė ajėr "kallash"-in e tij.
    - Grijini bir, grijini! Grijeni edhe Shqipėrinė, nė mundshi t'a ktheni nė dollarė, marka, lireta a dhrahmi - mėrmėriti orėndreqėsi
    - Si the xhaje?-pyeti i riu duke u kthyer me tytėn e kallashit nė drejtim tė plakut.
    - Paratė bir, paratė, gjejini!-ia ktheu plaku.
    - Do t'i gjejmė, do i nxjerrim edhe nga varri,- u pėrgjigj djali i ri, shkrehu njė batare dhe bėri mė tej.
    - Ashtu de ! Nxirrini dhe varrosni aty Shqipėrinė o tė mjerė, o vulėhumbur, qė ju humbtė vula ju humbtė, pa nam e pa nishan!
    Nė rrugicėn ndėrmjet xhamisė dhe bashkisė njė vajzė me njė fustan bojė qielli si syt'e saj u shėmb papritur pėrdhe. Nėna qė e kishte pėrdore u rrėzua mbi tė. Fustani u skuq. Gjaku qė filloi tė rridhte nga gjoksi i njomzakes lagu duart e nėnės fatkeqe ulėrima e sė cilės pllakosi mbi shesh si njė sirenė ndjellakeqe zjarrfikseje.
    - E pat e shkreta fėmijė, - tha njė kalimtar.
    - Ndonjė rikoshetė do e ketė kapur, - ia pat njė tjetėr.
    - Ndonjė plumb qorr,-shtoi njė i tretė.
    - Epo ē'do qė del?! Luftė ėshtė, - vėrejti dikush duke kaluar para kėmbėve tė orėndreqėsit .
    - Eshtė luftė!C'luftė ėshtė kjo?!-guxoi tė pyeste orėndreqėsi
    - Luftė o xhajė, luftė. C'ka lufta mė tepėr, po ikė nė shtėpi dhe mbylli dritaret mos tė hash ndonjė qorr.
    - Pse, luftė qorrash ėshtė kjo?
    - Ikė o xhajė, shko se tė pret plaka! Mos e kėrko sherrin
    me para!
    "Sherr me para. Para me sherr. As dreqi se merr vesh kėtė punė", mendoi ai pėr njė ēast dhe vuri veshin tė dėgjonte gazetashitėsin qė nuk donte t'ia dinte pėr gjė, i vendosur tė shiste gazetat e tij. Ai ishte ngulitur nė qoshen e trotuarit disa metra poshtė kėmbėve tė orėndreqėsit.
    -Profesor, "Albania"-n, - i thoshte njė blerės.
    -Profesor , "RD"-nė, - kėrkonte njė tjetėr.
    Ish profesori u jepte klientėve gazetėn e kėrkuar, fuste paratė nė xhep, i kėnaqur qė kishte mundur tė gjente njė punė si ajo e nuk qe katandisur si disa kolegė e tė pastronte lokalin, apo maqinėn luksoze tė bosit me katėr klasė shkollė. Sapo blerėsi largohej me gazetėn nė dorė ai fillonte tė njoftonte si tellall titujt e gazetave. Ato ishin trullosėse."Italia rrezikohet nga fluksi I papėrballueshėm I klandestinėve shqiptarė", " Emma Bonnino kėrcėnohet me vdekje", Kryeministri Prodi, Napoletano e Andreata diskutojnė pėr zgjidhjen e problemit", "Emergenza Rifugiati", "Masakrohet njė ShIK-as. Vlonjatja I pi gjakun", "Sudja deklaron: Nuk e di a kam falimentuar apo jo. Pres pėrgjigje"" Kryeministri deklaron: Doni luftė ? Jemi gati.", "Vefa do tė paguajė", "Presidenti shpall gjėndjen e jashtėzakonshme.", "Pranuat fitimet, pranoni humbjet", "Sulmohen dhe plaēkiten depot e armatimit nė Gramsh", "Veriu do sulmojė Jugun", "Marrėzi!", " Europa do na ndihmojė", "Marrėzi!".
    Tė gjithė i kishin sytė nga Europa. Dikush, jashtė kufijve shtetėrorė, ndiqte me kujdes planin e hartuar nė dreqi e di ē'kancelari matrapazėsh politikė.
    " Diēka po pėrgatisin, prandaj dhe na futėn sherrin, pėr tė na telekosur",- "telegramet ven e vinė nga Belgradi nė Athinė".
    - E gjeta !-thirri plaku Tufi. E gjeta!
    - Cfarė gjete ?-e pyeti shitėsi i gazetave, nė tė njėjtėn kohė me dikė qė iu afrua plakut tė ēuditshėm tė ulur nė krye tė shkallėve.
    - Gjithė ky sherr kėtu bėhet pėr Kosovėn e do paguhet me gjakun e kosovarėve. Duan tė na lėnė pa armė, pa ushtėri, pa bukė, qė tė mos kemi mundėsi tė hapim gojėn kur t'u hyjnė me satėr.
    - Ke tė drejtė, - u pajtua ai qė iu afrua para njė grime dhe u ul pranė tij me disa gazeta tė sapoblera nė dorė.
    - Kam qė ē'ke me atė punė, si nuk kam,-pohoi ai.
    - Pėr Zotin qėnke politikan. Si nuk tė kam parė ndonjė herė? Ku dreqin ke qėnė futur? Ti duhet tė shkruaje nė kėto gazeta. Ja shiko ē'shkruajnė! U beson ti kėtyre qė shkruhen nė kėto paēavure?-iu drejtua ai orėndreqėsit.
    - C'tė tė them? Unė jam plak pa shkollė. Ata qė i shkruajnė dinė me siguri mė shumė se unė, por ti qė i lexon duhet ta dish mė mirė nėse u duhet besuar apo jo,-u pėrgjigj ai sipas standartit tė tij mosbesues.
    - Kėta qė i shkruajnė janė tre kategori.Njė pjesė janė tė shitur, njė pjesė janė tė trullosur e nuk dinė ē'shkruajnė, ndėrsa pjesa tjetėr janė anarkistė tė pandreqshėm ose idealistė fanatikė tė lindur. i di mirė kėto punė se njėher'e njėkohė kam shkruar edhe vetė, -sqaroi lexuasi i gazetave.
    Po veten nė cilėn kategori e fut?-e pyeti plaku Tufi.
    Nė kėta tė fundit.Se qė ta dish nuk jam i sotshėm unė. O
    jemi moshatarė o i kam ca vite mė shumė se Zotrote e sa pėr tė tė bindur pėr ē'ka tė thashė mjafton tė dish se ē'do qeverri qė ka ardhur mbi kėtė truall mė ka mbajtur nė shtėpinė pa qera. Nė fillim mė futi brėnda mbreti mė 1937, pastaj fashistėt mė 1940, pastaj komunistėt mė 1948 dhe besoj se ti e di pse mė futnin brėnda?
    - Nuk e di , si mund t'a di?
    - Duhet ta dish. Si nuk e ditke?
    - Tė thashė njėherė qė nuk e di. Nga ta di unė, pse tė futnin tė tėrė nė burg!?
    - Nuk mėrzitesh tė ta tregoj?
    - Jo, aspak, pse tė mėrzitem?
    - E pra, nga qė njerėzit tė rrėmbejnė gjithmonė atė qė do mė shumė. Si pun'e Zotit. A nuk na merr Zoti gjithmonė atė qė duam mė shumė?
    - Mos hy nė gjynah me Zotin, nė daē tė bisedojmė bashkė, se nga qė hymė nė gjynah me tė, po e paguajmė brez pas brezi, u zėmėrua orėndreqėsi Tufi.
    - Mė fal, mė fal pėr kėtė, se nuk desha tė tė prek nė tela, por nė fakt desha tė tė them…..
    - Thuaj atė qė ke pėr tė thėnė e mos mė hidh degė mė degė se nuk tė ndjek dot, - e ndėrpreu ai.
    - Dakort, po i bie shkurt. Sikundėr tė thashė, sėpari mė futi nė burg mbreti, sepse u pėrzieva me Ali Kelmendin e komunistėt e Korēės. Sė dyti mė rrasėn brėnda italianėt ngaqė thashė se po tė mos e kishte qėlluar Vasil Laēi atė xhuxhin e tyre, do e kisha qėlluar unė.
    - Me tė vėrtet do e kishe bėrė?-e pyeti gjithė interesim orėndreqėsi duke u kthyer drejt tij e duke i ngulur sytė.
    C'tė tė them? Ashtu thashė, po nuk e di a do isha i zoti ta bėja .
    Po partia pse tė futi, a nuk ishe qė nė fillim me komunistėt?-e pyeti ai meqėnėse bashkėbiseduesi.filloi t'i pėlqente .
    Pėr ēėshtje gjeografike.
    Si?! - zgurdulloi ai sytė i habitur.
    Po, po, pėr ēėshtje gjeografike, mos u habit fare! Thashė se Shqipėria nuk shtrihet nga Konispoli deri nė Vermosh e se partia na kishte harruar pjesėn mė tė madhe tė saj pėrtej kufijve, njėsoj si englezėt mė 1913-ėn. Po meqė ra fjala, e di zotrote se ēfarė kanė shkruar anglezėt nė librin e tyre tė bardhė?
    Jo. C'ėshtė ky libėr i bardhė?
    - Njė libėr ku …Nuk di si tė ta shpjegoj, por njė shok burgu, i cili kishte mbaruar pėr avokat a kumarxhi nė Angli e kishte parė me syt'e tij shėnimin "Albania esse delendam".
    C'janė kėto fjalė pa kuptim?
    Janė latinisht e kuptimi i tyre ėshtė : Shqipėria duhet shkatėrruar ose zhdukur, as unė nuk e di mirė,- u pėrpoq tė pėrkthente tjetri.
    E ē'punė kanė Anglezėt me ne?!
    C'punė kanė ?! Po ē'punė patėn kur erdhėn e na thanė "ejani kėtu t'u tregojmė kufijtė "! Ja, kėtu ėshtė Sėrbi, pun'e madhe se flitet shqip. A thua se Sėrbėt na paskishin mėsuar shqip!-tha ai dhe uli kokėn pėr t'u shpėtuar rikoshetove tė plumbave qė goditėn pak pėllėmbė mbi kokat e tyre.
    Ikim, ikim mė mirė ! Ky milet ka luajtur mendsh, ka rjedhur fare, -tha orėndreqėsi duke ndėrprerė bisedėn e duke u larguar.
    - Po iki dhe unė. Nuk bėra dot gjė gjithė jetėn e jo mė tani,- foli me vete i burgosuri i tė gjitha qeverrive tė kaluara nė Shqipėri dhe u nis nė drejtim tė stacionit tė autobuzėve tė jugut.

    * * *

    Lulzim Xharai - vėllai i Iljazit - sėbashku me gruan shtatzanė, kunatėn dhe tre fėmijėt, tė strukur nė qoshen e majtė tė hangarit tė karretės " Kateri i Radės", ia kishin nisur muhabetit me njė familje fierake tė pėrbėrė nga tri gra dhe pesė fėmijė, burrat e tė cilave, sikundėr Iljazi ndodheshin nė kuvertė.
    Shumica e bisedave tirreshin rreth tė nesėrmes. Ajo ishte e pranishme nė ēdo fjalė, nė ēdo plan tė tyre. Secili prej tė rriturve tregonte me hollėsi se si do tė gėzoheshin "miqtė" e tyre tė kohės sė largėt tė luftės sė dytė botėrore, si do tė shtronin menjėherė gosti me rastin e arritjes sė tyre, si do u jepnin menjėherė strehim nė vilat e tyre, derisa mysafirėt tė fillonin tė blenin vilat, mobiljet dhe veturat e veta. Kishte midis asaj mase njerėzore edhe nga ata qė ishin akoma mė tė sigurtė, pasi do tė shkonin menjėherė te vėllai, te motra a te kunati, ikur disa vjet mė parė qė na qėnkeshin bėrė milionierė. E nesėrmja shkėlqente me gjithė lumturinė dhe madhėshtinė e ėndėrruar, pėr t'u dhėnė dritė syve tė tyre tė lodhur e tė trishtuar, mes errėsirės sė atij hangari tė ndryshkur e tė lagėsht. Fėmijėt gati i preknin me duar lodrat e papara ndonjėherė veē nė ndonjė ekran televizori, ēokollatat, ėmbėlsirat, copėt e bukės me nutela, xhinset e reja e kėpucėt atlete me tė cilat s'kishin si tė mos arrinin rekorde nė garat lokale e pse jo edhe nė ato kombėtare apo ndėrkombėtare.. Secili ėndėrronte tė shpaloste gjithė forcėn e shpirtit e tė muskujve nė tokėn drejt tė cilės ishte nisur, si tė vetmen garanci qė mund ti jepnin dhuratė asaj toke e atyre njerėzve bujarė qė do i pritnin nė breg. Nė kuvertė bisedat zhvilloheshin sipas tė njėjtit skenar tė shkruar nga i njėjti autor.Vetėm njė autor i tillė mund tė shkruajė skenarė tė tillė, ku e nesėrmja shkėlqen nė imagjinatėn e shpirtrave tė pastėr e naivė si ėndėrrat e tė dėnuarve me vdekje,e tė uriturve, tė munduarve, tė dėshpėruarve e kamikazėve ėndėrrimtarė tė parajsės, me tė vetmin ndryshim se pasagjerėt e asaj kuverte i mbėshtesnin ėndėrrat e tyre tė sė nesėrmes nė ca dokumenta tė "pakundėrshtueshme", si numėra telefoni -qė do u binin sapo tė vinin kėmbėn nė tokėn e ėndėrruar-, emėra, tituj, e adresa tė gati gjysmė shekulli mė parė., nė mirėsinė e bujarinė e kohėve tė shkuara.
    Ndėrmjet pasagjerėve tė kuvertės ndodhej edhe inxhinieri i ri Tufi bashkė me tė fejuarėn. Ai nuk pushonte sė foluri pėr tė nesėrmen me bindjen e njė profeti.
    Tė jesh e bindur se jeta jonė do ndryshojė brėnda njėzetekatėr orėve. Inxhinieri italian punoi kaq vjet me gjyshin. Ai nuk ishte mė ēiraku i tij nė dyqan. Italiani qe bėrė djali i shtėpisė. Gjyshi i kishte vėnė emėrin Dine. Ja shiko ēfarė ore i la gjyshit kur u riatdhesua,-i thoshte ai duke i treguar lonxhinezin prej floriri.- Ishte inxhinier xhenioje, por pėr ēudi nuk e donte fare fashizmin. Kishte njė ofiēinė tė vetėn nė ato kohėra, por mos harro se sot Italia ėshtė njė ndėr shtatė vendet mė tė industrializuara tė botės. Pra merre me mend ku mund tė ketė arritur ai,-e shtyu ca mė tej fantazinė djaloshi Tufi .
    Po sikur tė ketė vdekur?-e ndėrpreu e fejuara.
    Dyshimi i shfaqur prej saj e bėri inxhinier Tufin tė bukosej, tė ndjente njė tė ftohtė, qė e ktheu nė copė akulli, nė njė si masė opake, pa konture, pa formė, gjithė ėndėrrėn e tij tė sė nesėrmes. Kjo zgjati vetėm njė hop.
    Edhe nė ka vdekur, ai ua ka treguar peripecitė e tij fėmijėve e ata do na presin nė kujtim tė amanetit tė babait a gjyshit tė tyre,- tha ai duke mos besuar asnjė nga fjalėt e thėna dhe shtoi mejėherė : Pastaj se mos do u kėrkojmė lėmoshė. Punė do u kėrkojmė. C'u kushton tė mė emėrojnė, nėmos inxhinier, njė mekanik tė thjeshtė nė fabrikat e tyre?
    Pranė tyre, njė moshatar po i pėrkėdhelte flokėt shoqes sė vet duke e siguruar se brėnda pak vjetėsh, duke punuar nė dy punė tė njėpasnjėshme brėnda ditės, do grumbullonin aq para sa tė ngrinin njė fermė moderne nė pronat e trashėguara nga paraardhėsit e tyre, tė konfiskuara nga shteti mė 1946-n .
    Mė tej njė tjetėr e garantonte tė dashurėn e vet, njė brunetė tė veshur me njė minifund e xhakoventė lėkure tė zezė, se disa shokė i kishin siguruar asaj njė punė tė leverdisshme, ku ajo pa u lodhur fare mund tė fitonte jo mė pak se pesė gjashtėqind dollarė nė ditė, nėmos mė shumė.
    Nė njė qoshe tė kuvertės, i rrethuar nga disa djem e vajza tė reja, "lexuesi i gazetave", i cili qe ndarė me orėndreqėsin te shkallėt e pallatit tė kulturės, pėr t'u shpėtuar rikoshetove tė plumbave, ishte i vetmi pasagjer mbi atė anije, qė nuk fliste e as ėndėrronte pėr tė nesėrmen. Ai tregonte me hollėsi rreth dy pėrpjekjeve tė tij pėr arratisje gjatė viteve tė shkuara, pėr vuajtjet e torturat nė kampet e riedukimit, nėpėr bonifikime, ndėrtime uzinash e fabrikash, e nė miniera tė ndryshme bakri, piriti e kromi. Dėgjuesit largoheshin prej tij, pėr ti lėnė vendin ndonjė tjetri qė gjithashtu largohej prej tij pa i thėnė ndonjė fjalė rrėfimtarit tė padėshėruar. Vetėm vajza e veshur me kostumin prej lėkure tė zezė, nuk mundi ta mbajė veten.
    Na ēave bythėn xhaje. Ato qė thua ti i mori historia Nuk ke ndonjė gjė tė gėzuar tė na tregosh, ndonjė dashuri tėnden tė rinisė apo ndonjė plan pėr tė arthmen?
    Eh sikur tė kisha bėrė njėherė dashuri, pa le tė vdisja! Ja, pėr kėtė mė vjen keq. Nuk mė vjen keq pėr vuajtjet, pėr varfėrinė e mjerimin ku na vithisėn, mė vjen keq se nuk mė lanė asnjė ēast tė vetėm tė dashuroja, mė vranė e rrėmbyen tė gjithė dashuritė e palindura brėnda kėtij krahėrori, prandaj edhe nuk kam mė asnjė plan, asnjė ėndėrr pėr tė nesėrmen. Dua vetėm tė shkoj diku ku tė mė japin, njė copė bukė. Pėr gjithė vitet e burgut mė dhanė ca letra me vlerė e me vėrė, tė cilat i grumbulluan pėr dhjamė qeni po ata qė mė rrėmbyen e vranė ėndėrrat e mia. Dijeni prej meje se nuk ka gjė mė tė tmershme se tė tė vrasin ėndėrrėn. Ai tė cilit i kanė vrarė ėndėrrėn ėshtė i vdekur. Ja shikomėni mua e do bindeni! Nuk ngjaj me njė tė vdekur ?
    Ai plak flet gjėra tė llahtarshme, - i tha e fejuara inxhinier Tufit.
    Hajt tė ikim sa mė larg prej tij ! Ky njeri ėshtė ogur i keq, - i tha vajza me minifund shokut tė saj.
    Disa minuta mė vonė ish i burgosuri i mbretit, i italianėve, i Enver Hoxhės, i zhgėnjyeri e i rrahuri nga shkopijtė e shtetit tė ri demokratik, ndodhej, i padėshėruar nga pasagjerėt, i vetėm, i mbėshtetur te parmakėt e kuvertės duke vazhduar tė rrėfente e parashikonte tė djeshmen. Fliste me valėt, me erėn e ftohtė, me pulbardhat kalimtare e herė pas here ngrinte kokėn drejt qiellit.
    - Flet me retė, tha njė djalė, duke kaluar pranė Iljaz Xharait e grupit qė e rrethonte .
    - Ku t'a dish! Ndoshta flet me Zotin,- iu pėrgjigj Iljazi.
    Nė kuvertė ishte pėrhapur me shpejtėsi njėfarė antipatie, qė po kthehej pak nga pak nė njė lloj zėmėrimi, gati nė urrejtje ndaj tij. Pėr tė gjithė ai ishte njėfarė tersi. "Kujt i hynin nė punė vuajtjet e tij. Pse duhej tė fliste pėr gjithė ato vuajtje, fatkeqėsi e tmerre, pse qe nisur drejt sė arthmes me mendjen, sytė e shpirtin nga e kaluara ? Larg, larg nga njerėz tė tillė !" mendonte pothuajse gjithkush kishte dėgjuar fjalėt e tij, ndėrsa ish i burgosuri vazhdonte tė fliste papushuar dreqi e di me kė a pėr kė, pa e prishur terezinė, ndonse kishte mbetur sėrish i vetmuar, i flakur nga tė gjithė. Ajo gjėndje nuk i bėnte pėrshtypje. Ishte liruar tri herė nga burgu e tė tri herėt ishte trajtuar si njė armik i popullit, pa asnjė tė drejtė, e kishte parė veten pa mė tė vogėlėn mbėshtetje a pėrkrahje, pa ndonjė mik a tė dashur, e kishte ndjerė peshėn e vetmisė, tė braktisjes e tė flakjes edhe nga mė tė afėrmit , tė cilėve u kishte prishur biogrfinė. Vetėm nė burg e ndjente veten ndryshe . Atje kishte edhe ai dinjitetin e personalitetin e vet ndėrmjet tė barabartėve .
    Karakatina " Kateri i Radės" ēante me mundim dallgėt nė drejtim tė brigjeve italiane.

    * * *

    Nė vatrėn e oficerit tė ish Imperios Romane, Salvatore Piretti, tabloja "Plakat e Kėlcyrės", e njomur nga benzina, filloi tė digjej, pėr tė kthyer nė hi kujtesėn e fiksuar mbi pėlhurė nga njė piktor i fantaksur shqiptar i cili kishte dashur tė pėrjetėsonte fundin e palavdishėm tė ushtėrive tė Duēes nė Shqipėri.

    * * *

    Nė det tė hapur, mė shumė se tridhjetė kilometra larg brigjeve Italiane, u shfaq si njė bajloz i pėrhimtė njė luftanije e marinės luftarake italiane. "Sibila". Kapiteni i anijes shqipėtare urdhėroi boshatisjen e kiēit, por hangari i vogėl, ku pasagjerėt qenė ngjeshur si sardelet, nuk i nxinte tė gjithė, kėshtuqė njė pjesė u zhvendosėn nė kuvertė ku u ulėn rrėzė parapetit tė krahut tė majtė, pėr tė mos u dukur nga anija italiane.
    Pasagjerėt ėndėrrimtarė ndjenė t'u futej diēka shkatėrruese mes ėndėrrave tė tyre. Shpresa nga buronin ato ėndėrra u thėrmua. Njė dėshpėrim kolektiv, pėrfshiu masėn e pasagjerėve. Ai ishte i dukshėm e i prekshėm nė sytė dhe ballin e secilit, njėsoj si ato retė e zeza qė nxitonin mbi qytetin e bukur nė gropė, tė shtyra nga era e jugut .
    Komandanti i "Sibila"-s u lidh me radio me pikėn e kontrollit tė Otrantos dhe njoftoi se kishte zbuluar karretėn shqiptare qė ishte nisur nga Vlora dhe kėrkoi udhėzimet pėrkatėse .
    Nė sallonin e Salvatore Piretit, qė kishte shtrirė pėllėmbėt nė drejtim tė tablosė qė digjej, si tė donte tė lante turpin nė atė afsh djegjeje tė benzinės, bojės e pėlhurės sė tablosė, tingėlloi zilja e telefonit. Nipi nxitoi t'i afronte plakut aparatin GSM. Ai vuri aparatin te veshi, dėgjoi zėrin e njė femre qė fliste nga diku larg, pastaj thirri me zė tė lartė e i vendosur "Me tė gjithė baterinė e topave, zjarr!". Ishte urdhėr i dhėnė mė shumė se gjysmė shekulli mė parė, jo nga njė dhomė, por nga bashi i njė luftanieje nė hyrje tė portit tė Durrėsit. Zėri i femrės nė telefon erdhi konfuz, mesa duket nga urdhėri konfuz i plakut Piretti, pastaj u qartėsua dhe informoi me hollėsi pėr detajet e u shter pėr ti lėnė radhėn komandantit Salvatore Piretti.
    Tė lumtė ! Ashtu de, bravo Irena ime ! Asnjė kėmbė, asnjė …..Tė flaken nė det !- hungėrriu ai dhe i zgjati telefonin oficerit tė ri.

    * * *

    Kapiteni i "Sibila"-s po dėgjonte me vėmėndje urdhėrat dhe porositė e eprorėve tė tij. Vendimi qe marrė diku lart nė organet drejtuese, kishte kaluar nėpėr shkallėt e shumta zbritėse, pėr tė arritur deri te kapiteni. Ai nuk linte vend pėr mėdyshje. Duhej zbatuar. Anieja shqiptare nuk duhej tė akostohej nė portin italian.Tė pengohej me ēdo kusht e me ēdo mėnyrė! Urdhėri ishte i qartė e i prerė. Kapiteni i luftanijes urdhėroi tė merrej kontakt me anijen shqiptare dhe ti kėrkohej asaj tė kthehej menjėherė mbrapsh.
    Nuk zgjidhet ky problem nė mes tė detit, - u pėrgjigj kapiteni shqiptar.- Nė anije kam gra me fėmijė, kam tė sėmurė. Autoritetet tuaja le tė vendosin nė Otranto mbi fatin e tyre, - vazhdoi ai.
    Urdhėri i dytė nga "Sibila " ishte mė i prerė, mė i ashpėr e kėrcėnues, por kapiteni shqiptar ngulte kėmbė, se problemi nuk u takonte ushtarakėve, por qeverritarėve tė tė dy vendeve dhe organizmave europiane qė merren me ēėshtje tė refugjatėve.
    - Ju dhe unė jemi marinarė zotėrij. Hiqni dorė nga ēdo tentativė pėr tė mė penguar. Ngarkesa ime janė njerėz paqėsorė, tė mjerė e tė pashpresė. Nė anijen time nuk ka as drogė, as armė as kriminelė. Ju mund tė na shoqėroni nė port konform gjithė rregullave ndėrkombėtare, por hiqni dorė nga ēdo pėrpjekje pėr tė na penguar! Kjo qė kėrkoni tė bėni ėshtė njė krim mė i madh nga kontravajtja e anijes time . Mos e ngarkoni shpirtin tuaj me ….
    Zoti i shpėtoftė shpirtrat tuaj , -lėshuar nga kapiteni i "Sibila"-s. "God save your souls!"nuk do ti linin kohė kapitenit tė anijes shqiptare tė lėshonte thirrjen epitaf "Save Our Souls". Ishin fjalė tė shpėrndara nė eter, qė era do i merrte me vete pėr t'i tretur pa lėnė gjurmė, fjalė qė kurrė nuk do mund tė provoheshin..
    Me tė gjithė forcėn pėrpara!-urdhėroi kapiteni I "Sibila"-s
    Luftanija u lėshua si njė peshkaqen i tėrbuar mbi prehun e vet. Ajo po e pėrpinte distancėn qė e ndante nga karreta e vjetėr dhe e ndryshkur shqiptare.
    Nė hangarin e " Kateri i radės" njė grua lėshoi njė britmė tė zgjatur dhe u shtri sa gjerė gjatė mbi dysheme.
    E ka nga dhimbjet e lindjes, -tha njė grua e moshuar .
    Thirrni njė doktor!-u dėgjua zėri i njė tjetre.
    C'doktor kėrkoni nė kėtė magje tė krimbur?!-tha njė nga gratė fierake.
    Ngreuni o gra , t'a ēojmė nė dhomėn e kapitenit! C'ėshtė ky turp?! Nuk luan njeri bythėn nga vendi!-tha njė grua e moshuar.
    Unė jam mjek, por nuk jam pėr gra, - ndėrhyri gjithė ndrojtje njė riosh, ndėr tė paktėt qė ndodheshin nė atė pjesė tė hangarit.
    Epo lėviz de !- urdhėroi fierakja dhe tė dy bashkė u pėrpoqėn tė ngrejnė shtatzanėn pėr ta zhvendosur drejt dhomės sė kapitenit.
    Luftanieja italiane, jo mė shumė se ca qindra metra larg rrėshqiste me tėrė shpejtėsinė drejt karakatinės shqiptare. Kapiteni kishte mbėrthyer vetė timonin. Kapiteni shqipėtar e kuptoi se nuk mund ti shpėtonte goditjes sė bashit tė ēeliktė tė "Sibila"-s, por megjithatė bėri njė pėrpjekje tė dėshpėruar duke rrotulluar me shpejtėsi timonin e duke urdhėruar nė tė njėjtėn kohė "motorrat me tė gjithė forcėn prapa" me shpresė se me atė manovėr do tė shmangte pėrplasjen e se luftanieja do tė kalonte detyrimisht tė paktėn disa metra pėrpara pa e ndeshur karretėn e tij tė brejtur nga koha , por ndėrkaq manovra e tij qe kuptuar . Mjaftoi vetėm njė korigjim i lehtė i kursit , prej kapitenit tė "Sibila"-s, qė bashi i saj, si njė bri rinoceronti gjigand ti futej viktimės nė ije , pėrmes brinjėve tė kalbura. " Kateri i radės" u pėrshkund nga fundi nė krye prej goditjes sė fuqishme, u anua me kuvertėn gjysmė tė mbuluar nga dallgėt, si njė delfin i pėrshkuar nga fuzhja vdekjeprurėse, i kthyer brinjazi me barkun drejt qiellit pėr tė mos lėvizur mė kurrė.
    Vajzė! - sapo kishte njoftuar me gėzim mjeku i ri, duke i zgjatur tė porsalindurėn fierakes, qė po ndihmonte tė panjohurėn, bashkė me dy gra tė tjera.
    Kjo fėmijė ėshtė me fat .Verja emėrin Fatime! - i tha ajo nėnės sė re qė sapo ishte liruar nga dhimbjet me thirrjen e fundit tė lindjes e mbuluar nga djersėt.
    Goditja e pabesė e bėri fieraken tė pėrmbyset sėprapthi, pa mbaruar akoma emėrin e propozuar, e tė pėrplaset te dera e dhomės sė fjetjes sė kapitenit, duke e shqyer atė nėn peshėn e dy shoqeve tė saj. Lehona u rrokullis nga krevati i ngushtė ndėrsa mjeku i ndodhur nė anėn tjetėr tė tij e pa veten tė zgėrlaqej nga pesha e raftit metalik qė gjėndej pėrballė krevatit, gati ngjitur me kurrizin e tij.
    Kapiteni i luftanijes italiane urdhėroi tėrheqjen. Briri gjigand u shkul nga karena dhe skeleti i ndryshkur i anijes vjetėrsirė e cila u trondit si nga njė troshtitje thėrmuese. Barku i delfinit u mbulua pėrsėri nga uji dhe u duk tė bėnte disa metra pėrpara. Goditja e kishte shkėputur kapitenin shqiptar nga timoni e kishte pėrplasur pas kiēit dhe e kishte flakur mes valėve shkumėzuese qė suleshin tė mbulonin anijen e tij. Doli pėr njė ēast mbi ujė dhe vuri re direkun e kiēit tė kthyer gati horizontalisht si dhe kuvertėn e boshatisur ku disa forma njerėzore tė mbėrthyera pas parapetit tė majtė tė saj pėrngjanin me dordolecė tė varur pezull nė ajėr. Dora i ndeshi diēka tė butė. Ai u spraps instiktivisht me njė lėvizje te menjėhershme dhe pasi u bind se sendi qe takoi nuk mund ta dėmtonte, u zhyt pėr ta nxjerrė nė sipėrfaqe. Ishte njė kofshė. Dy. Njė trup njeriu. Kapiteni zgjati krahun, arriti ta kapi pėr krahėsh e tė dalė nė sipėrfaqen e trazuar bashkė me trupin e peshkuar tė njė femre tė veshur me njė fund lėkure.
    - Merr frymė! Merr frymė!-i bėrtiti ai me sa kishte nė kokė duke e kthyer brinjazi.Vajza e re filloi tė gulēonte duke nxjerrė ujin e kripur nga goja dhe hundėt e duke u kollitur nė pėrpjekje pėr t'u mbushur me frymė.
    O Zot! Fėmijėt! - thirri i dėshpėruar kapiteni shqipėtar dhe befas ndjeu njė goditje nė shpatull. Ishte njė nga stolat prej dėrrase tė kuvertės, qė ishte shkėputur, sigurisht bashkė me ata qė qenė ulur mbi tė.
    Mbaju pas tij! - i tha kapiteni vajzės se re pasi u sigurua se ajo dinte te notonte dhe u lėshua pash nė drejtim tė njė krahu qė po zhytej .
    Pėr pasagjerėt e hangarit goditja e fuqishme pėrplasėse kishte qenė fare e pakuptueshme. Ajo i kishte flakur tė gjithė nė anėn e majtė tė hangarit mish mash mbi njėri tjetrin. Tehu i ēeliktė i "Sibila"-s ishte shfaqur si njė satėr gjigand qė vinte tė kėpuste mė dysh, me njė tė rėnė, ėndėrrat e tė gjithėve. Sytė e shqyer tė pasagjerėve u mbėrthyen mbi satėrin e stėrmadh dhe ata nuk po e mblidhnin dot veten pėr tė kuptuar atė qė kishte ndodhur. Ujėt kishte shpėrthyer tėrbueshėm nga anėt e tehut tė ngulur nė karenė.
    U mbytėm!- lėshoi klithmėn Lulzim Xharai, rrėmbeu tė parin nga fėmijėt qė i zuri dora dhe u lėshua me vrull nė drejtim tė derės sė hangarit, e cila ēuditėrisht ishte shkurtuar e zgjeruar si me magji, por kėmbėt nuk mund tė mbėshteteshin mė nė dyshemenė e pjerrur gati vertikalisht, kėshtu qė u rrėzua mbi trupa qė pėrpiqeshin mė kot tė gjenin njė pozicion ekuilibri. Dyshemeja ishte kthyer nė mur e paretet anėsore, nė dysheme lėvizėse. Nuk kishte mė as ligje as rregulla fizike, as parime, mirėsjellje apo dashamirėsi. Kaos. Ulėrima, britma, thirrje, klithma tė lėshuara nga tė gjithė nė tė njėjtėn kohė, shoqėronin dyndjen shtypėse drejt derės sė ngushtė tė hangarit. Shkelej mbi koka tė vogla fėmijėsh, mbi gjokse vajzash tė reja, mbi barqe pleqsh e shpatulla tė rijsh, shtyhej me duar, me bryla e me shkelma pėr tė arritur te dera, e vetmja dalje shpėtimi nga ajo dhomė apokaliptike, derė qė pėr ēudi ishte shkurtuar duke penguar e bėrė akoma mė tė vėshtirė daljen prej saj, tė trupave tė ngjeshur pas njėri tjetrit e mbi njėri tjetrin .
    Inxhinieri Tufi dhe e fejuara e tij qenė lėshuar bashkė me Iljas Xharain e disa tė tjerė nė drejtim tė shkallėve qė tė ēonin nė hangar.Ai dhe e fejuara e tij nuk kishin asnjeri nė hangar.
    Duhen shpėtuar njerėzit!-tha ai i vendosur duke tėrhequr tė fejuarėn pėr dore, por pa mbaruar fjalėn anieja qe kthyer brinjazi e ai fluturoi nė det bashkė me shumė tė tjerė.
    Shkallėt nuk qenė mė nė pozicionin e tyre normal. Ato ishin tashmė tė shtrira dhe pragjet e tyre vertikale ngjanin me pengesa tė njė piste vrapimi nė miniaturė. Tre katėr vetė kishin mundur tė dilnin ndėrkaq nga dera e hangarit, kishin kaluar zvarr nėpėr to, pėr t'u ngjitur nė kuvertė, por mbaruan mes dallgėve duke rrėshqitur mbi kuvertėn e pjerrur tashma gati vertikalisht.
    Nėn kuvertė uji vazhdonte tė vėrshonte pėrmes masgallės qė kishte lėnė prapa ai tehu i stėrmadh e i ēuditshėm qė u kishte shqyer sytė e i kishte lėnė gojėhapur pasagjerėt e atij hangari.
    "Sibila" u lėshua pėr tė dytėn herė mbi prehun e saj. Kėtė radhė goditja qe pėrfundimtare. Delfini qe goditur nė zemėr e nuk do mund t'a nxirrte mė kokėn mbi ujė; do vazhdonte tė kridhej gjithmonė e mė thellė pėrmes errėsirave detare deri sa tė arrinte fundin e kanalit tė Otrantos.
    O Zot!- qe dėgjuar thekshėm njė thirrje e dalė nga njė fyt tetėdhjet a nėntėdhjetė herė mė i madh se fyti i njė njeriu tė zakonshėm, kur dallga e ujit vėrshoi e papėrmbajtėshme nga brėnda , drejt koridorit tė ngushtė ndėrmjet derės sė hangarit, dhomės sė kapitenit dhe shkallėve pėr t'u ngritur si shatėrvan mbi kuvertė. Trupat u pėshtjelluan edhe mė shumė si lodėrza, tė rrėmbyera nga vorbulla trazuese. Uji qė kishte vėrshuar nga e ēara mbushi vetėtimthi ēdo hapėsirė boshe, duke vulosur njėherėsh gojėt e hapura e duke i shtyrė me forcė trupat lodėrza, tė cilave u pėrkitnin ato gojė, anash mureve anėsore tė hangarit apo pas tavanit. Nuk kishte mė asnjė dalje, asnjė shpėtim pėr secilin nga qeramarrėsit e atij hangari qė edhe nė ēastin e fundit mundohej tė gjėnte njė dalje drejt sipėrfaqes duke lėvizur kėmbė e duar, duke shtyrė a larguar ēdo gjė qė e cikte rastėsisht, qoftė edhe dorėn e zgjatur apo trupin e ndonjė tjetri qė pėrpėlitej e mundohej dėshpėrueshėm tė kapej instiktivisht pas diēkaje me shpresė tė gjente njė rrugė shpėtimi pėr tė mbijetuar. Brėnda pak sekondash pėrpjekjet ishin shuar. Planet, ėndėrrat e shpresat qė i jepnin dritė hangarit dhe tė nesėrmes sė tyre po zhyteshin gjithmonė e mė thellė nė errėsirė larg tė dashurve tė tyre qė plluskonin mes dallgėve tė ftohta tė Jonit.

    Ish i burgosuri ndjeu tė dilte pėr tė dytėn herė mbi ujė. Mori frymė thellė dhe filloi tė lėvizte me zor duart dhe kėmbėt e lodhura."Si atėherė ",-i shkoi nėpėr mend, por atėherė kishte qėnė lakuriq. Rrobat i kishte hequr e mbuluar me rėrė nė breg dhe ishte futur shpejt e shpejt nė ujė me bindjen e patundur se do tė arrinte nė Brigjet e Korfuzit, ku do ta pritnin si hero, por motoskafi i patrullės kishte lėshuar mbi tė prozhektorin. Ai dėgjonte vetėm kėrkėllitjen e mitralozit dhe automatikėve, pastaj ndjeu diēka pėrvėluese qė i pėrshkoi pulpėn e djathtė e mė nė fund njė rrjetė e cila e shkėputi nga uji, pėr ta pėrplasur si dėng mbi dyshemenė metalike nė mėshirėn e ca kėpucėve me kambalka qė e goditnin nė tė gjitha pjesėt e trupit .
    Disa pash mė tej vuri re dikė qė notonte disi mė i qetė e mė i sigurtė nė drejtim tė tij.
    "Ky ka qėnė me siguri ai qė mė qėllonte nė kokė e ja tani tė dy bashkė nė mes tė detit. Hajde, hajde afroju po ta mbajti! Tani nuk mė ke as kambalka, as automatik.Tani jemi tė dy njėsoj. Hajde vėlla !…..Atėherė na vritnin vėllezėrit. Tani po na vrasin pepinot. Mirė tė na bėhet! O hamė njėri tjetrin pėr tė tjerėt, o na hanė tė tjerėt. Mirė tė na bėhet, deri sa s'vumė mend njė herė!
    Mbaju! Jepi! Noto!-dėgjoi ai zėrin zemėrdhėnės tė tjetrit.
    Disa minuta mė vonė, nuk kishte mbetur asnjė gjurmė nga karreta shqiptare. Mbi sipėrfaqen e trazuar tė detit dėgjoheshin herė pas here thirrje tė pakuptueshme ose emra femrash e meshkujsh tė shqiptuara shpresushėm, frikshėm, dėshpėrueshėm e dhimbshėm njėkohėsisht, tė mbytura nga buēima e dallgėve dhe oshėtima e erės qė i merrte me vete pėr ti pėrplasur mbi ndonjė shkėmb anės sė detit. Dėshpėrimi dhe dhimbja plluskonin mbi kurrizin e detit, ndėrkohė qė karreta vazhdonte tė zhytej gjithmonė e mė thellė bashkė me ngarkesėn e saj, trupat e pajetė tė mė shumė se tetėdhjetė shqiptarėve, qė linin mbi ujė dhimbjen e kujtimeve dhe dashurive tė shuara si dhe dėshpėrimin e pashpresė, tė pashėrueshėm e brejtės qė do i ndiqte tė gjallėt si njė makth gjumėprishės gjatė gjithė jetės.
    Njė nga oficerėt e "Sibila"-s qe futur vrullshėm nė dhomėn e kapitenit duke u dridhur nga tėrbimi.
    - Kapiten, ju jeni njė vrasės! Ju jeni njė pėrbindėsh!
    Ky nuk ėshtė aksidenti i parė detar,-u pėrgjigj qetė kapiteni.
    Jo, kjo qė ndodhi kėtu nuk ishte aksident. Ky ėshtė njė krim!
    Toger Marini, Unė jam oficer i republikės italiane, zbatoj vetėm detyrat e ngarkuara pėr patrullimin e ujėrave teritoriale tė shtetit nė pėrputhje me tė gjitha ligjet, ndėrsa anieja pirate shqiptare u pėrplas pėr faj tė saj. Ne nuk mundėm ti shmangemi manovrimit tė gabuar e tė paparashikuar tė kapitenit shqiptar, por ne po pėrpiqemi e po rrezikojmė pėr tė shpėtuar jetėt e tyre,- tha ai me njė ton autoritar qė i solli fundin bisedės.
    Pas nj'a dy orėsh kapiteni dha urdhėr pėr kthim drejt portit tė Otrantos.
    Gjithēka qė mundi tė peshkohej atė natė ishte grumbulluar nė mencėn e ngrohtė tė kapitenerisė sė portit, qė ndryshonte nga njė varr vetėm nga pėrmasat, shkėlqimi i llampave neon dhe dritaret me korniza duralumini. Heshtje. Heshtje varri. Tė vdekur e tė gjallė nė tė njėjtėn sallė, pa dritė nė sy, pa fjalė nė gojė, pa ėndėrra, madje pa kujtime. Mpirje. Vėshtrimet e pajeta tė tė gjallėve ishin fiksuar hutueshėm diku nė hapėsirėn qė i ndante nga kufomat, fundi makabėr i te cilave i sillte nė realitetin e pabesueshėm. Vetėm atėherė secili kthente kokėn nė drejtim tė derės, e cila hapej nga sanitarėt qė hynin e dilnin, me sy, mendje e shpirt tek ai qė kishte humbur, duke shpresuar. Ishte njė shpresė shurdhane, absurde, e paformė, qė shuhej pak nga pak, pėr ti lėnė vendin dhimbjes, lotėve, ngashėrimit, dėnesave tė mbytura e mė nė fund kujės.
    Nė mencėn e kapitenerisė sė portit tė Otrantos, bilanci i mė tė famshmes beteje detare rezultonte nė afėrsisht tetėdhjetė e ca tė mbytur.
    Nėpėr qytetet shqiptare ishte trėmbur gjumi. Sikur tė kishte qėnė dėshmitar i asaj pranvere shqiptare , anglezi i Stratford-upon-Avon do kishte shkruar : Methought I heard a voice cry "Sleep no more, Politic doth murder sleep".
    Gjumi i shqiptarėve ishte vrarė. Njerėzit duhej tė rrinin zgjuar me kallashnikov nė dorė ose nėn jastėk. Qėllohej nė tė gjitha drejtimet. Makbethėt mbanin konferenca shtypi.

    E P I L O G

    Nė shtėpinė botuese "Qelepiri e bij" kryeredaktori i gazetės po pėrpiqej t'i mbushte mendjen shefit tė tij se titulli "Odiseja e …"ishte mė i pėrshtatshėm se "Epopeja e…" , por drejtori i gazetės ngulte kėmbė pėr titullin e dytė, pasi ai kishte tė bėnte me njė vepėr letrare ku pėrmendeshin djaj qė ngrihen nga fundi i dheut e mund tė perifrazohej me peshq qė ngrihen nga fundi i detit e i kėrkojnė hesap dovletit.
    Titujt e tė gjitha gazetave tė kryeqytetit shqiptar ishin mbushur me krerė nga mė tė ēuditėshmit pėr tė cilėt gazetarėt kishin shtrydhur tėrė erudicionin e tyre. Lajmet e botuara nė to ishin akoma mė tė habitshme. Nė njerėn prej tyre shkruhej pėr njė fshatar qė kishte vendosur katėr topa 120 milimetėrsh nė oborrin e shtėpisė e se Mato Gruda e ndjente veten tė turpėruar. Njė tjetėr njoftonte pėr njė fshatar qė na paskish instaluar njė raketė, por kėtė lajm e pėrgėnjeshtronte njė gazetė tjetėr ecila sillte prova se raketat kishin kaluar kufirin shqiptaro-grek, pa u penguar nga nėpunėsit e doganave tė tė dy vendeve. Thashethemi i fundit gazetaresk me njė terminologji tė zgjedhur e tė sofistikuar linte tė nėnkuptohej se pėr ēdo tė mbytur nė kanalin e Otrantos familjarėt do tė pėrfitonin njė pension tė pėrjetshėm nga qeverria italiane, nėse rezultonte qė aksidenti kishte ardhur si pasojė e pakujdesisė dhe paaftėsisė sė ekuipazhit shqiptar.

    * * *

    Orėndreqėsi Tufi gjysmėshtrirė nė kanapenė e dhomės sė pritjes me pėllėmbėn e dorės shtrėnguar pas kyēit tė dorės sė nipit tė tij, po ndiqte i tendosur lajmet e RAI Uno-s. Prokuroria e republikės italiane kishte ngritur padi kundėr dy pilotėve amerikanė qė duke fluturuar nė lartėsi tė vogėl kishin kėputur kavon e njė teleferiku e shkaktuar pėr pasojė vdekjen e shtatėmbėdhjetė turistėve.
    - Po prokurorėt tanė ē'lloj njerėzish janė ?!-shfryu gjithė zemėrim plaku dhe ndėrroi stacionin. Ishte kanali i TVSH qė jepte nė atė ēast lajmet e mesditės.I dėrguari i televizionit shtetėror informonte nga Vlora. Nė krye tė njė tribune ishte fiksuar kryeministri italian nė shoqėri tė Zani Caushit , disa pėrfaqėsuesve tė komitetit tė shpėtimit publik, dhe dy tre politikanėve tė njohur tė kohėve tė fundit. Pjesėmarrėsit kishin shpalosur parrulla tė shumta mirseardhjeje pėr mikun e nderuar italian, i cili i kėnaqur nga pritja e pėrzemėrt , u premtoi Vlonjatėve njė port tė ri, njė konsullatė dhe viza punėsimi nė Itali. Kamerat nuk kishin lėnė jashtė objektivit as plazhin, as ishullin e Sazanit e as vilėn e njė ish kryeministri buzė detit nė njė nga kodrinat e "Uji-t tė ftohtė.
    -Faqezes!-mėrmėriti orėndreqėsi, u ngrit nga kanapeja duke tėrhequr nipin pėr dore, doli nga dhoma nė koridor dhe veshi kėpucėt.
    - Ku do shkosh?-e pyeti i nipi.
    - Nė Vlorė,-upėrgjigj shkurt plaku.
    - C'do bėsh nė Vlorė gjysh?
    - Do shkojmė tė dy. Dikush duhet t'ia thotė tė vėrtetėn nė sy. Nxito tė marrim njė taxi,-tha ai prerė.
    Kur orėndreqėsi me tė nipin arritėn nė Vlorė, rrugėt ishin gjysmė tė shkreta. Plaku pyeti shumė njerėz se ku mund tė takonte kryeministrin Italian, por mori vesh se ai ishte larguar menjėherė pas mitingut. Rreth njė orė mė vonė po ecte buzė detit pranė tunelit dhe kundronte i heshtur gadishullin e Karaburunit dhe Sazanin. Nėn kėmbėt e tij nė njė nga shkėmbijtė e gjirit vuri re njė si hije qė lėvizi majė shkėmbit , njė si mace e zezė e bėrė kutullaē. Pėr habinė e orėndreqėsit mjaullitja qė era sillte nga maja e shkėmbit deri te veshėt e tij kishte diēka njerėzore. Nuk ishte mjaullitje. Ishte vaj, njė vajtim qyqeje me ca "u" , "o" dhe "i" tė zgjatura ngjethėse. Pas njėfarė kohe hieja u zgjat.Ishte njė silhuetė gruaje e veshur nė tė zeza. Flakte diēka mbi sipėrfaqen e detit dhe qante .Qante e zeza. Orėndreqėsi dhe nipi qėndronin tė palėvizur me sytė tė mbėrthyer majė shkėmbit.Era valėvitte kindat e fustanit si tė njė flamuri gjysmė shtize.
    - Nėma!-tha plaku.
    - Cfarė?-pyeti I riu.
    Lonxhinezin.
    Inxhinier Tufi nxorri orėn qė i kishte dhuruar vetė gjyshi kohė mė parė dhe ia vuri nė pėllėmbėn e zgjatur.
    Orėndrerqėsi e kapi si ata gurėt petashuqė qė flakin fėmijėt mbi sipėrfaqen e ndonjė pellgu dhe e fluturoi me forcė mbi sipėrfaqen e lėmuar tė detit .Ora bėri disa rikosheto mbi valėzimet e buta ritmike, si tė donte tė arrinte sa mė larg tė qe e mundur dhe humbi pa lėnė mė asnjė gjurmė.
    Plaka e Xharajve qėndronte mbi majėn e shkėmbit anė sė detit duke hedhur me butėsi njė nga njė lule tė freskėta nga tufa e luleve qė mbante nė dorė dhe lutej pėr njė lajm a pėr njė letėr, por nė veshėt e saj arrinte vetėm njė ofshamė e mbytur ndėrsa nė qiellin qė vazhdonte tė errėsohej pulėbardhat fluturonin drejt brigjeve tė Karaburunit, pėr ta lėnė plakėn vetėm me detin e pafund para syve tė saj .Orėndreqsi i futi krahun tė nipit dhe mori xhadenė drejt qytetit.
    - A e di pse ndodhi kjo ?-iu drejtua ai tė nipit.
    C'do tė thuash gjysh? Nuk po tė kuptoj, -tha ai pa e patur mendjen.
    Kjo, kėto qė po ndodhin, gjėma.
    Jo, -u pėrgjigj ai shkurt, duke ngadalėsuar hapin.
    Nga gjumi. Ne shqiptarėt fjetėm gjatė dhe kur u zgjuam tė tjerėt kishin bėrė goxha rrugė. Veē kėsaj ka edhe njė marifet a shkak apo fakt tjetėr, sikundėr i thoni ju tė rijtė. Kur babai yt nuk kishte mbushur ende tre vjeēėt , njė ditė pranvere isha ulur te teqeja e rufaijve nė pazar tė vjetėr dhe vėshtroja rreshtat e pafund tė bersalierėve qė parakalonin nė sheshin "Skėnderbej"."Mallkuar qoftė rraca ime , po qe se do ua fal",-u betova atė ditė dhe ja kur njė nga ata pushtues erdhi e trokiti te dera e dyqanit tim i uritur e i pashpresė, me kokėn nė torbė nga gjermanėt e partizanėt njėkohėsisht , unė e ndava krodhen e bukės me tė dhe i a fala , i harrova tė gjitha. Ne e kemi kujtesėn e shkurtėr, prandaj jemi destinuar tė vuajmė.
    Ai heshti njė copė rrugė , pastaj tha: Nxitojmė! Ku i dihet nė kėtė gurgule
    Ndėrsa gurguleja kishte pėrfshirė gjithė Shqipėrinė, dhe orėndreqėsi me tė nipin udhėtonin drejt kryeqytetit njė veturė Porsch ndaloi para njė vile nė Kifisia, lagja e miliarderėve grekė nė periferi tė Athinės, dhe prej saj zbritėn dy zotėrij tė veshur me smoking dhe njė shqiptar inkonjito.
    Njėri nga burrat me smoking nxorri prej njė ēante marokini njė mbajtėse ēelėsash, e ngriti deri para hundės sė shqiptarit dhe ia lėshoi nė pėllėmbėn e tij tė hapur.
    E gėzofshi ! Eshtė vila juaj. E keni merituar zoti "K".
    Tjetri i zgjati njė ēantė tė zezė duke i thėnė : Brėnda keni gjithė dokumentacionin e blerjes dhe aktin e pronėsisė.
    Shqiptari tundi kokėn, u pėrkul, nė shenjė falenderimi dhe me ēantėn nėn sqetull e ēelsat nė dorė u nis nė drejtim tė vilės moderne . Ai nuk ishte i pari politikan shqiptar qė shpėrblehej pėr shėrbimet e tij .
    Disa ditė mė vonė televizioni shqiptar transmetonte njė kronikė nga qyteti i Vlorės. Kamera kishte fiksuar nga larg bregun e detit dhe shkėmbijtė e "Ujit tė ftohtė". Nė majė tė njė shkėmbi dallohej nga larg njė si mace e zezė e ngulur nė njerin nga shkėmbijtė. Ishte njė grua labe e veshur nė tė zeza. Njė tufė lulesh dilnin nga gjoksi i saj. Ajo kishte ngrirė majė shėmbit . Trupi i saj nuk mund tė drejtohej. Ishte bėrė kutullaē. Nuk dihej prej sa ditėsh kishte vdekur, majė atij shkėmbi duke pritur ndonjė lajm a ndonjė letėr, plaka e valėve.
    "Dhe bota qesh dhe bota tallet, dikush nė krye pi e zdėrhallet", ishte shkruar me bojė tė zezė nė murin e bashkisė sė kryeqytetit
    - Taksirat!… E kush do t'ia dijė shqiptoi orėndreqėsi dhe fiku televizorin.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Tema tė Ngjashme

  1. Mitrush Kuteli - Dhimitėr Pasko
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 30-11-2022, 10:57
  2. Dhimitėr Anagnosti sot dhe dje
    Nga Humdinger nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 24-01-2022, 10:48
  3. Dhimitėr Shyteriqi
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 27-07-2005, 08:42
  4. (Shkėputur nga ditari im) "Na ishte njėherė... Otranto '97"
    Nga Auloni nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Shuhet Prof. Doc. Dhimiter Shyteriqi
    Nga Enri nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2003, 08:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •