Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1

    Zonja e Djallit, edhe sot krenare për kobet që i ka sjellë Shqipërisë

    Zonja e Djallit, edhe sot krenare për kobet që i ka sjellë Shqipërisë

    21-03-2009

    Nga Halit Shamata

    Me lejoni te shpreh kenaqesine time per botimin me te ri ne frengjisht, te librit te Fahri Balliut “Nexhmije Hoxha, Zonja e Zeze” nga Shtepia Botuese, Favre.
    Botimi i ketij libri eshte ndër ato raste kur autori dhe lexuesi ndaj ngjarjen me njëri - tjetrin. Ky libër, duke qenë një ngjarje për lexuesin shqiptar që ka provuar njërën nga diktaturat më të egra që historia ka koleksionuar, përbën një ngjarje edhe për lexuesin francez qe ka rastin të njihet, së brendshmi dhe se afermi me kupolen e regjimit komunist shqiptar, si dhunuesit me ekstrem e te drejtave dhe lirive te individit.
    Libri “ Nexhmije Hoxha, Zonja e Zeze” është ndër ato pak vepra qe bejne skanimin e diktatures permes skanerit te publicistit dhe stilit të shkrimtarit. Per fat te keq ende i kemi te pakta, deri ne te rralla ato vepra qe tregojne se ç’ka qene diktatura dhe diktatori shqiptar, nje “Robiesper stalinist” siç thote autori. A mund të gjendet nje shartese me e keqe. Nuk besoj! Por këndveshtrimi i Balliut eshte krejt i veçante.
    Libri i Balliut eshte nje liber i domosdoshem qe te mos riciklohet historia e diktaturave, eshte nje liber i dobishem per dekomunistizimin e shoqerise shqiptare, si nje kusht pa realizimin e te cilit, ajo nuk mund te emancipohet plotësisht, per te ndertuar demokracine dhe shtetin e se drejtes.
    Autori ka hedhur drite mbi te vërteta te medha e demaskuese te historise se diktatures, i fokusuar tek e veja e tij, qe ka qene bashkepunetorja e tij kriminale qe siç thote Ismail Kadare ne parathënien e këtij botimi, u shqua per mendjelehtesine dhe egersine e pashoqe, çka beri qe populli shqiptar ta quante “Pantera e Zeze”.
    Qemtues i fakteve nga me tronditëset, argumentave te pazevendesueshem, perballjes se drejteperdrejte me personazhet e vepres se tij, stilit dhe vizionin e shkrimtarit, Balliu ka dhënë në menyre të personalizuar historine e diktatures, të mbushur me masakra dhe krime, intriga e prapaskena, me hije dhe njerëz, dhunim te te drejtave dhe lirive njerezore dhe mjerim ekstrem.
    Enzo Biaxhi, publicisti i shquar italian, thote se komunizmi nuk pati Nurembergun e tij. Asnje nga xhelatet nuk kërkoi falje dhe asnjë nga viktimat nuk kërkoi shpagim. Shqiperia postkomuniste eshte vendi me tipik i kësaj dikotomie ironike. Zonja e djallit e cila jeton ende, eshte bere sot avokatja me e palodhur e djallit, pa e fshehur krenarine e saj te kobshme. Ndersa viktimat e saj nuk reshtin se kërkuari nje ligj per denimin e krimeve te komunizmit, nuk reshtin se luftuari per te drejtat dhe lirite njerezore, ne emer te te cilave ata u denuan nga regjimi komunist.
    Ne mbyllje me lejoni te falënderoj se pari Moderatorin e Republikes Franceze, Zhan Pol Delevuaje per organizimin e shkelqyer te promovimit te librit, shtepine botuese Favre per botimin cilësor, te falënderoj përkthyesin, gjithe te pranishmit dhe nje falenderim te veçante per publicistin dhe shkrimtarin Fahri Balliu duke i uruar njekohesisht suksese te metutjeshme

    Përshëndetja e zëvendësministrit të Arsimit dhe Shkencës në ceremoninë e promovimit të librit “Zonja e Zezë Nexhmije Hoxha”, në frëngjisht të shkrimtarit Fahri Balliu

    55

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    a eshte ki liber ne internet qe ta lexojme?

    ne se eshte silleni..

    nje miku i mikut tim.. qe e ka njohur Nexhin qe kalama me thoshte nje dizaj..

    ka qen nje vajz shum e mire ne rini..
    kurre sna shkonte ne mendje se do benej ajo qe u be..
    pra tek njerzit ndodh metamorfoze.. e cuditshme..
    edhe vitua tha ishte goxha vajze.. mirpo u prish dhe ajo..
    e kishin fiqereten shoqe qe ne shkolle qe te dyja.. e bashk u futen ne levizje..bashk ne partizanllik.. bashke pastaj jetuan si gra te udheheqesve kriesore.. te parti-shtetit.. e nje dite.. e lan mikeshen e vjeter ta marin xhelatet e ta rrahin e tja genocidojne familjen e ta lene te vdese ne biruca.. megjithse ish e ngrata fiqeret 70 e ca vjece gati e me kancer ne gji..
    tmerr..


    ,,,


    lavdi azem hajdarit qe i dha fund atij regjimi..!

    mirpo duan prape kupola e PPSH-se te marrin dhe nje here te gjitha pushtetet me ane te kelishit te tyre.. edvinit.. gjatovinos se enverit.. se shumicen e pushteeve e kane ne fakt.. e.. vec ajo karreklla e berishes u ka mbetur pa e marre..

    po me cduken bathet dhe asaj po i vijne rrotull.. me shum mencuri dinakeri e djallezi te sofistikuar..

    ka ne forum ndonje antar te PD-se?



    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 22-03-2009 më 17:18

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    lavdi azem hajdarit qe i dha fund atij regjimi..!
    Lavdi Gorbacovit qe i tha fund sistemit, se perndryshe Nexhmija e Ramizi jetojne akoma.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    edhe Gorbit Lavdi o borius..
    nuk ka dyshim se ai beri mrekullira..

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Zonja e djallit ashtu eshte po nuk mertion te shkruhet nga Fahri ballisti se ai i ka sherbyer ne menyren me te keqe atij regjimi.
    Lake oborresh ky Balliu

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-12-2005
    Postime
    538
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Zonja e djallit ashtu eshte po nuk mertion te shkruhet nga Fahri ballisti se ai i ka sherbyer ne menyren me te keqe atij regjimi.
    Lake oborresh ky Balliu
    Qe e shkroi ky Balliu, e shkroi o Juanito. Nashti te shohem cka shkruar. Se po ta marc ashtu o djal, te gjithe hartime e vjersha per diktatore kemi bere. E ti besoj qe do kesh bere yje ose ke vene gur ne faqe mali. Rendesi ka si e shohim sot diktaturen dhe diktatoreshat. Si eshte e mundur qe sot e pas kaq vitesh Vasiliqise ( tek rri e pret ti vije Ai.) nuk i mbyllet goja. Si nuk i vjen turp nga shoqet e saje qe i shkoi ne sater, si si vjen rende nga Liri Belishova per ate te bijen e saje qe ju tret ne spital pa e pare me sy? Si skane vene mend ajo dhe shpura e saje pas kaqe vjetesh.. Me sa duket mendojne se nuk jane permbysur dhe me te vertete qe duan shporrur nga syte tane qe te mos i shohim me te na ngrejne nervat neper ca TVëra.
    Ndryshuar për herë të fundit nga djaliepirotas : 30-03-2009 më 21:03 Arsyeja: kot
    Heeej
    Shqipëria është e Bukur
    Shqipëria është më e Madhe.....

  7. #7

    Liri Belishova: Nexhmije Hoxha e meriton të quhet Gruaja e Djallit

    Liri Belishova: Nexhmije Hoxha e meriton të quhet Gruaja e Djallit


    31-03-2009 / Intervistoi: Flori Slatina

    Në një intervistë të posaçme për gazetën, ish-anëtarja e Byrosë Politike të PPSH-së, më pas e përndjekur prej kësaj partie prej 30 vjetësh, komenton deklaratat e fundit të bashkëshortes dhe ortakes së diktatorit komunist. Si njohëse e vjetër e gruas së diktatorit, Belishova thotë se botuesit francezë kanë plotësisht të drejtë kur librin “Zonja e Zezë Nexhmije Hoxha” e kanë titulluar “Gruaja e Djallit”, pasi ata janë plotësisht të informuar për rolin e rëndësishëm që ajo luajti në ashpërsimin e regjimit më të egër komunist të Evropës

    -Ne jemi përballë një ngjarjeje shumë të rëndësishme dhe historike, pranimin e Shqipërisë në NATO. Cili është komenti juaj?

    - Mendoj ashtu si të gjithë shqiptarët, se është një ngjarje e një rëndësie historike të jashtëzakonshme. Shqipëria po hyn në familjen e shteteve më demokratike, më të qytetëruara të botës. Dhe ky është një shans i jashtëzakonshëm për kombin shqiptar. Shqipëria, duke u bërë anëtare e NATO-s, për herë të parë gjatë gjithë historisë së tij, populli ynë garanton pavarësinë e vet, prej aleancës politike ushtarake më të fortë të botës. Po të hedhim një vështrim pas, gjatë gjithë historisë sonë, del se pikërisht kjo gjë na ka munguar dhe ky ka qenë shkaku i shumë fatkeqësive që ka pësuar populli shqiptar. Po të marrin ngjarjet e shekullit të XX, siç ishte p.sh. copëtimi i territoreve shqiptare. Po të kishim pasur mbështetjen e një aleati të fuqishëm, kjo gjë nuk do të kishte ndodhur kurrë. Po të marrim pushtimin e Shqipërisë më 7 prill 1939, ku populli ynë i vogël, u gjend krejtësisht pa një aleat, pa një mbrojtje, pa një mbështetje. E kështu me radhë, edhe në shumë raste të tjera. Sondazhet që janë bërë, për futjen e Shqipërisë së NATO, kanë treguar se 90 e ca % i ka thënë "po". Në vende të tjera, kjo shifër, me sa kam lexuar në gazeta, është tek 50-60%, në mos më pak. Pra, është nevoja historike e madhe, që shqiptarët i thonë “po” NATO-s.

    - Këto ditë, në shtyp, është botuar edhe një replikë e Nexhmije Hoxhës, të vesë së diktatorit. Cili është mendimi juaj për këtë replikë të saj?

    - Në këtë situatë gëzimi, përpara kësaj ngjarjeje të madhe, të jashtëzakonshme, historike, është mëkat të merresh me Nexhmije Hoxhën. E kam thënë dhe e përsëris se kjo grua ka degjeneruar, ka falimentuar plotësisht. Gjatë këtyre 20 vjetëve kanë ndodhur ndryshime shumë të mëdha në Evropën Lindore e atë Juglindore, sikurse edhe në Shqipëri. Diktaturat komuniste dështuan, falimentuan, u përmbysën nga vetë popujt e tyre. Nexhmije Hoxha vazhdon të flasë sikur jeton në një planet tjetër, jo në ish-pularinë e Tiranës. Ajo ka një perceptim shumë të deformuar të realitetit, ose bën sikur nuk e shikon këtë realitet. Më kujtohet se në vjeshtën e 45-s kam qenë në Itali e kam parë një komedi që ishte shumë popullore atëherë. Flitej për një hierark të lartë fashist, i cili kishte rënë në gjumë letargjik në kohën kur fashizmi ishte në kulmin e fitoreve të tij, dhe pas shumë kohëve ai zgjohet, por fashizmi kishte rënë dhe në Itali kishin zbarkuar aleatët, pra kishte ndryshuar krejtësisht situata. Dhe ishte shumë komike, shumë për të qeshur, sidomos mënyra se si ai fliste e se si sillej, pa e ditur se ç’kishte ndodhur, derisa më në fund e kuptoi realitetin.
    Kështu edhe znj. Hoxha e vë veten në një pozitë shumë qesharake, sidomos në atë të ashtuquajturën “replikë”. Ajo foli me një ton shumë agresiv, si "mytebere” mund të them. Më kujtohet se në prag të çlirimit të Shqipërisë, gjatë një mbledhje të KQ të Rinisë, Nexhmija u largua e para. Atëherë Nako Spiro tha: “Kjo grua ka marrë fund. Për këtë mbi gjithçka, e para dhe e fundit është karriera e të shoqit”. Me inteligjencën e tij, Nako Spiro e parashikoi të ardhmen e saj. Që atëherë kanë kaluar 65 vjet dhe gjatë këtyre vjetëve kjo grua nuk ka bërë gjë tjetër veçse është preokupuar për karrierën e të shoqit. Dhe këtë gjë po bën edhe tani. Sa herë që flet atë nuk e preokupon asnjë problem i popullit shqiptar, nuk e preokupon as historia e tij, as e sotmja dhe as e ardhmja e tij. I ka vënë detyrë vetes të mbrojë Enver Hoxhën dhe diktaturën e tij. Diçka e pamundur!

    - Në këtë replikë që Ju përmendët, ajo flet se gjoja po bëhen shpifje ndaj Enverit dhe kohës së tij, por thotë se për të duhet të flitet me objektivitet, me fakte. Si mendoni Ju?

    - Ato që janë thënë deri më tani për Enver Hoxhën, për diktatorin më të egër të Lindjes, që me të drejtë është quajtur përbindësh, nuk janë gjithë e vërteta. Diktatura dhe diktatorët bëjnë çmos që të mos lënë pas gjurmë të krimeve të tyre. Megjithatë sa dokumente ka sot që flasin për këto krime, në Arkivin e Shtetit, në Arkivin e Ministrisë së Brendshme, në dosjet hetimore, në dosjet gjyqësore, etj. Duhet të kemi parasysh se edhe ato dokumente nuk janë të plota se - siç ka dalë edhe në shtyp - një pjesë e tyre edhe janë zhdukur, në kohën kur u përmbys diktatura nga vetë njerëzit enveristë. Sidomos ato dosje të Sigurimit, apo të Ministrisë së Brendshme. Nexhmija e quan Enver Hoxhën “personalitet të madh”, i cili si politikan, si diplomat, ishte një nga figurat më të larta ndërkombëtare, që mbajti gjithë jetën interesat e popullit të Shqipërisë, bile edhe të shqiptarëve të trevave që mbetën jashtë kufijve të saj". Madje ajo thotë se gjatë 25 viteve, pas vdekjes së tij, nuk ka një personalitet që mund të krahasohet me të. Ky është absurditet. Enver Hoxha krahasohet me kolegët e tij, me diktatorët e tjerë, dhe në këtë rast mund të themi se Çaushesku nuk ka qenë kaq gjakësor sa Enver Hoxha, por ai ka qenë më pak gjakësor se Pol Poti. Mos të preokupohet zonja Hoxha, se Enver Hoxha do të mbetet në histori, mos t’i prishet gjumi. Ka mbetur në histori edhe Neroni. Edhe Enver Hoxha do mbetet, krahas Hitlerit, Stalinit, Pol Potit etj. Po se çfarë ka bërë Enver Hoxha për të mbrojtur interesat e popullit shqiptar, këtë e di vetë populli shqiptar, i cili e përmbysi diktaturën e tij, e hoqi zvarrë monumentin e tij nëpër rrugët e Tiranës dhe do ta kishte hequr zvarrë edhe Enver Hoxhën, po të ishte gjallë. Studentët që ishin në ballë të kësaj lëvizjeje, ishin njerëz të zgjedhur, nuk pranoheshin në universitet fëmijët e familjeve me biografi të keqe. Dhe megjithatë këta studentë e hoqën zvarrë Enver Hoxhën. Ishin me qindra, me mijëra të rinj që mësynë ambasadat e huaja, ishte gjithë populli shqiptar që u ngrit në këmbë. Kurse zonja Hoxha thotë "i adhuruar prej popullit të tij”!!!
    Mjafton të përmendim këtu edhe këtë fakt, që shteti modern, që thotë zonja Hoxha, ishte ai aparat shtetëror i përgjakshëm, policor, që shkaktoi vrasjen me gjyq e pa gjyq të qindra e mijërave shqiptarëve. Torturimin mizor, burgosjen, internimin, persekutimin në format nga më të ndryshmet, të mijëra e dhjetëra mijëra njerëzve. Nuk i mjaftojnë këto fakte zonjës? Nuk i lexon gazetat që shkruajnë pothuajse çdo ditë për kujtimet e njerëzve që kanë vuajtur?!!. Le të përmendim së fundi botimin e kujtimeve të klerikut Zef Pllumi, ku dëshmonte me emra, me data se si janë torturuar priftërinjtë katolikë, si janë pushkatuar krejt të pafajshëm, apo se si janë mbytur, duke u mbajtur kokën në gropat e nevojtoreve?!!!
    E gjithë rinia shqiptare ka qenë nën kontrollin policor, nën kontrollin e Sigurimit Shqiptar, ku njeriu nuk kishte besim jo te shoku i i afërm, duke menduar se ai mund të ishte i lidhur me Sigurimin, por nuk kishte besim babai te fëmija, burri te gruaja, vëllai te vëllai. Më kujtohet në Shtëpinë e Partisë, që kishim atëherë, duke ndenjur pranë zjarrit, Kadri Hazbiu tha: “Përsa i përket Tiranës, ne i kemi në grusht. Ne dimë sa lugë e sa pirunj ka çdo njeri në shtëpi”. Dhe Enver Hoxha i kënaqur, qeshi dhe i rrahu krahët. Ky ishte shteti “modern” që krijoi ai, ku frika paralizonte një komb të tërë. Sa intelektualë shqiptarë u vranë, vetëm për faktin se nuk ishin komunistë, ose dyshoheshin se nuk e donin komunizmin, vetëm për faktin se kishin studiuar në SHBA, në Francë, në Itali etj. Pastaj filloi drapri edhe mbi intelektualët që u përgatitën nga vetë ky shtet, nëpër vendet socialiste të Evropës Lindore. Filloi kosa brenda Partisë. Në Ushtri, nuk mbeti oficer i dalë nga lufta, oficerë që u përgatitën në akademira e shkolla ushtarake. U vranë, u burgosën, u degraduan ose u poshtëruan. Njerëzit e ekonomisë, të naftës, të kulturës e të artit, u dënuan pa mëshirë

    - Përse Nexhmije Hoxha revoltohet kaq shumë nga thënia e Dr. Berishës se “ajo ka drejtuar në fakt Shqipërinë 15 vitet e fundit, pasi Enver Hoxha nuk ka qenë në gjendje për shkak të sëmundjeve?

    - Unë jam ndarë jo vetëm shpirtërisht, por edhe zyrtarisht prej tyre 49 vjet më parë, në 1960. Nuk e kam ndjekur nga afër sëmundjen e Enver Hoxhës, por e dija që ishte diabetik dhe kam lexuar e dëgjuar për këtë sëmundje dhe mund të përmend rastin e Naserit të Egjiptit, se diabeti shoqërohet edhe me turbullime psikike. Kam lexuar gjithashtu, më duket nga një mjek që ka kuruar E. Hoxhën, se ai vitet e fundit vuante edhe nga parkinsoni dhe dihet se parkinsoni gjithashtu është shumë i influencuar nga këto gjëra. Mbaj mend shumë mirë se mbasi na u hoq dënimi dhe erdhëm në Tiranë, korrespondentë të huaj, gazetarë, dhe kanë qenë jo pak, ose kur kam qenë unë jashtë shtetit, në Holandë, në Belgjikë, në Gjermani, në Itali, etj, shumë vetë më kanë bërë pyetjen që ato që ka bërë Enver Hoxha në Shqipëri tregojnë se ai nuk ka qenë një njeri normal dhe sidomos kur këta udhëheqës të vendeve të tjera të Lindjes, pas vdekjes së Stalinit, dhe pas Kongresit të XX, filluan të bëjnë disa reforma, ndryshime, drejt një zbutjeje, një liberalizimi, drejt një politike hapjeje më paqësore me Perëndimin, ky bëri të kundërtën. Ai mori flamurin e stalinizmit dhe për 30 vjet në Shqipëri shtypja dhe persekutimi arriti kulmin. Mendoj se jo çdo njeri normal bëhet diktator. Për t'u bërë diktator njeriu duhet të ketë disa "cilësi", duhet të ketë diçka nga djalli për t'u bërë diktator, por jo nga njeriu. Por aq më tepër gjatë jetës si diktator, duke qenë përgjegjës për gjithë këto krime, gjithë këto vrasje, a mundet psikika e njeriut të jetë normale, truri i tij të jetë normal?!!
    Zonja Hoxha e thotë vetë se ka qenë jo vetëm bashkëshortja e Enver Hoxhës, por bashkëpunëtorja e tij gjatë gjithë jetës. Këtë gjë e ka thënë edhe vetë ai në përvjetorin e lindjes së Nexhmijes, kur ajo mbushi 60 vjeç dhe e dekoruan me këtë rast se "Nexhimja ka qenë jo vetëm bashkëshortja ime, por edhe bashkëpunëtorja ime e ngushtë që nga viti 1941”. Dhe është e kuptueshme dhe e natyrshme se ajo ka bashkëqeverisur me Enver Hoxhën dhe kur ai nuk ka qenë fizikisht në mundësi për të drejtuar, ka drejtuar ajo. Ajo thotë se kishte një shtet e një parti shumë të fuqishme dhe nuk mund të drejtoja unë. Por ai ishte një shtet dhe një parti-diktaturë dhe diktaturë e egër staliniste, ku njëshi kishte në dorë të gjithë pushtetin e piramidës. Përgjegjësia e saj është e madhe dhe ajo është me gjithë mend në pozita qesharake, absurde, kur flet për persekutimin e saj. Është në mes të Tiranës, fëmijët e saj janë po ashtu në mes të Tiranës, pension merr nga shteti, bile merr pension edhe si veterane! Po i bëjmë një pyetje zonjës Hoxha: “Sikur ky pushtet të zbatonte ato parime, sikur prokuroria, hetuesia, gjykatat e këtij shteti të vepronin si ato të shtetit “modern” të Enver Hoxhës, atëherë ku do ishte zonja, ku do ishin fëmijët e saj, nipërit dhe mbesat? Mendoj se francezët, të cilët shquhen për shprehjet e bukura, e kanë përcaktuar më mirë se kushdo tjetër se kush është Nexhmje Hoxha: Gruaja e Djallit!
    A e di zonja Hoxha se si është pritur ai libër në Francë, si e ka pritur publiku dhe shtypi francez? 50 vjet kaluam në rrugë të gabuar dhe sot e kësaj dite pengohet nga mbeturinat e së kaluarës zhvillimi i popullit shqiptar. Dhe kjo zonjë vazhdon akoma të përpiqet t’i bëjë dëm popullit shqiptar. Të them të drejtën kur lexoj kujtimet e atyre njerëzve që kanë vuajtur nuk më zë gjumi natën. Po ajo nuk ka një brerje ndërgjegjeje xhanëm? Por zaten, duhet të kesh ndërgjegje që të të brejë!



    55

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Citim Postuar më parë nga Borix Lexo Postimin
    Lavdi Gorbacovit qe i tha fund sistemit, se perndryshe Nexhmija e Ramizi jetojne akoma.
    Haha
    Edhe kete se kish degjuar lavdi Gorbacovit. Me fjale te tjera lavdi Ramiz Alise se te dy katovicen realizuan e ja leruan nenen te dy popujve respektive duke krijuar kapitalizmin komunist ku gjithe klasa komuniste te shnderrohej ne pronare te kombit.
    Tamam si eshte Shqiperia sot

    Pronen e kane komunistet
    Pushtetin komunistet
    Ligjin komunistet
    Biznesin komunistet
    Token e ajrin komunistet

    Populli me duar ne xhep

    Rrrofsh o djale se na ndricove

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Huanito, akoma DS pi derzi?
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    1,230
    Citim Postuar më parë nga Borix Lexo Postimin
    Huanito, akoma DS pi derzi?
    Mos ndoshta po e ngateron me Marihuana




    P.s juanito02 nuk ke ndonje gje te re per te thene, se perher te njejtat gjera behesh dhe bajat. Shpresoje te me kuptosh ti dhe disa te tjere qe i keni kthyer partit sikur ti kishit "nena"... Pa ofendim.

Tema të Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipëria
    Nga Albin në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Incidenti i Korfuzit - 22 tetor 1946
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 10-06-2011, 08:32
  3. Projektet greko-serbe për pastrim etnik
    Nga Drini_i_Zi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 136
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 08:19
  4. Historia politike e Shqipërisë në tre vjet
    Nga no name në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-03-2007, 19:49
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •