Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    It's Good to Be Yourself Maska e new-man
    Anëtarësuar
    16-10-2008
    Postime
    355

    Arta Kamberi - E bukur në shumë mënyra

    Thjesht të jesh e bukur nuk mjafton për të prekur suksesin. E megjithatë, të jesh një vajzë e bukur ka sigurisht pluset e veta. Nëse kësaj i shton një vullnet të çeliktë, atëherë po, që ke në dorë çelësat e duhur për të arritur suksesin e dëshiruar. Këtë leksion e ka kuptuar me kohë bukuroshja preshevare Arta Kamberi, e cila radhitet ndër bukuroshet më të kërkuara shqiptare. Për t’u përballuar pak nga pak me kureshtjen, vëmendjen, sfidat, së fundmi edhe me këtë bisedë, që plotëson tërësisht detajet e një jetë prej protagonisteje në qendër të vëmendjes.

    E keni nisur me fitoren e një kurore miss-i... Je zgjedhur përcjellësja e parë e "Miss Shqipëria 2008" në Tiranë, në një konkurrencë të madhe në mesin e 31 konkurrueseve nga trojet shqiptare... Në spektaklin ‘Miss Globe 2008’ je nderuar me çmimin “Miss Cosmopolitan”...
    Ishte këmbëngulja që më shtyri të merrja pjesë në konkurse bukurie. “Miss Presheva” ka qenë një kurorë që më shërbeu shumë dhe më hapi disa dyer.

    A ke marrë pjesë edhe në ndonjë konkurs tjetër bukurie apo mode?
    Po, në “Miss Kosova 2007”, ndërsa në vitin 2008 në “Miss Shqipria”, “Miss Europa junior”, “Miss globe” dhe në të gjitha jam shpërblyer.

    Sa e rëndësishme është bukuria për një miss?
    Nuk mendoj se është e rëndësishme vetëm bukuria. Mendoj se çdo femër ka veçantinë e vet. Është mendja e femrës, inteligjenca, besimi në vetvete, mënyra se si prezanton klasin e saj që kanë rëndësi. Mendoj se Miss-i është një femër kompletuar në të gjitha aspektet. Mund të jesh e bukur në shumë mënyra...

    Si një vajzë e bukur, sa e vlerëson pamjen e jashtme?
    E vlerësoj pamjen e jashtme, është diçka që më tërheq, por pastërtia është primare.

    Mund të thuhet për ty se je një vajzë me karakter të fortë?
    Po. Shpresoj të thuhet.

    Vuan nga ndonjë kompleks?
    Se, jam e bukur... hahaha. E kam sa t’i njoh njerëzit e të krijoj një përshtypje për ta.

    Në murin e dhomës tënde, ke ngjitur fotot e tua?
    Po kam, nganjëherë mbetem duke i shikuar.

    Çfarë natyre është Arta?
    Jam natyrë e qete dhe vëzhguese. Mund të jesh e bukur në shumë mënyra…

    Të pëlqen të ndjesh të gjitha vështrimet drejtuar mbi ty?
    Në rastet kur duhet të ndjehen, atëherë po, ama jo gjithmonë duhet.

    Diçka për jetën tënde private...Sa e hapur je të flasësh?
    Së pari, jam maturante dhe po përgatitem për obligimet që do t’i kem. Jam shumë e hapur, ndoshta edhe nga fakti, që nuk jam e lidhur, sepse kam qenë shumë e impenjuar gjatë gjithë kohës, ndoshta edhe nuk e kam takuar personin e duhur.

    Për ty, është më i rëndësishëm: Gëzimi, fati apo dashuria?
    Mendoj se duhet të kesh fat që të kesh gëzim dhe dashuri. Janë të lidhura me njëra-tjetrën.

    Beson në dashurinë me shikim të parë?
    Po jam me dy mendje, s’e kam shijuar dashurinë ende.

    Çfarë cilësish duhet të ketë një person, që të jetë i duhuri për Artën?
    Upsss, i pashëm, i gjithanshëm, etj.

    Konkretisht cili do të jetë profesioni juaj me të cilin do të merreni në të ardhmen?
    Mjeke apo aktore. Shpresoj që në momentin e duhur të më qartësohen idetë.

    Momentalisht me çfarë po merret Arta?
    Me reklama të kalendarëve, reklama në përgjithësi.

    Me sa para dole sot nga shtëpia?
    Prit sa të shoh portofolin…


    Më shumë për Artën:
    Ditëlindja: 19.04.1990
    Shenja e horoskopit: Dash
    Hobi: Noti
    Familja: Babai gjinekolog, mami infermiere, 2 motrat e mëdha, mjeke të diplomuara, motra e tretë studente e mjekësisë, po ashtu edhe vëllai student i mjekësisë, e unë Miss... hahhaha... pres që edhe unë të bëhem studente.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    Ndryshuar për herë të fundit nga [Perla] : 05-11-2009 më 12:11 Arsyeja: Editim teksti
    I don't like to fuss or fight, just tryin' to live life right ! Florim Qerimi

  2. #2
    It's Good to Be Yourself Maska e new-man
    Anëtarësuar
    16-10-2008
    Postime
    355
    ______________________
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    I don't like to fuss or fight, just tryin' to live life right ! Florim Qerimi

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Vetem ne Shqiperi ndodh qe konkurueset per miss jane 18 vjec e poshte.
    Feelings change - memories don't.

  4. #4
    Citim Postuar më parë nga dea_07 Lexo Postimin
    Vetem ne Shqiperi ndodh qe konkurueset per miss jane 18 vjec e poshte.
    Sepse ndoshta ngaqe jemi i vetmi vend qe e shikojme nje miss nga kembet dhe jo nga koka.

  5. #5
    pirg hologramesh Maska e Inteligjentja
    Anëtarësuar
    08-10-2005
    Vendndodhja
    Ne kontinentin e Kurrkundit
    Postime
    862
    Citim Postuar më parë nga new-man Lexo Postimin


    Vuan nga ndonjë kompleks?

    Se, jam e bukur... hahaha. E kam sa t’i njoh njerëzit e të krijoj një përshtypje për ta.

    Në murin e dhomës tënde, ke ngjitur fotot e tua?

    Po kam, nganjëherë mbetem duke i shikuar.


    Çfarë cilësish duhet të ketë një person, që të jetë i duhuri për Artën?

    Upsss, i pashëm, i gjithanshëm, etj.

    Konkretisht cili do të jetë profesioni juaj me të cilin do të merreni në të ardhmen?

    Mjeke apo aktore. Shpresoj që në momentin e duhur të më qartësohen idetë.

    Si perfundim pervec bukurise , cfare cilesish kishte vajza?

    Tek fotot e dyta duket me e mire se tek te parat. S'mu besua qe eshte vetem 19 vjece.
    Homo sum; humani nil a me alienum puto.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga Inteligjentja Lexo Postimin
    Si perfundim pervec bukurise , cfare cilesish kishte vajza?

    Tek fotot e dyta duket me e mire se tek te parat. S'mu besua qe eshte vetem 19 vjece.
    Ajo s'njeh veten akoma. Cilesi ajo vetem bukurine di.
    Me ka ardh pak per te qeshur kur lexova intervisten e nje missi te mepershem. E mbante trupin ne forme me diete dhe nuk ishte shendoshur si Misset e tjera adoloshente. Asaj si eshte formuar trupi akoma. Une ne moshen e saj, nuk e dija c'ishte dieta. E kisha trupin shume te rregullt dhe pse haja cdo gje.
    Feelings change - memories don't.

  7. #7
    i ç'regjistruar...
    Anëtarësuar
    07-04-2006
    Postime
    736
    Citim Postuar më parë nga Inteligjentja Lexo Postimin
    Si perfundim pervec bukurise , cfare cilesish kishte vajza?
    epo, ishte e bukur ne shume menyra...

    hahahaha sa kam qesh.

    Injoranca kombinuar me analfebitizmin jane bere arme shume e fuqishme e budallenjve.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anëtarësuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    e bukur pra eshte.

  9. #9
    faraone Maska e tutankamon
    Anëtarësuar
    11-03-2009
    Vendndodhja
    perball komshiut
    Postime
    3,009
    Citim Postuar më parë nga INFINITY© Lexo Postimin
    Sepse ndoshta ngaqe jemi i vetmi vend qe e shikojme nje miss nga kembet dhe jo nga koka.
    tani ja fute kot fare ti.....nuk ekziton asnje vend ne bote qe miset i shohin edhe nga koka ....flitet vetem per bukuri......
    Cdo Gje Ne Jete Paguhet , Eshte Thjeshte Ceshtje Kohe . . .

  10. #10
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Femer simpatike,joshese
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  11. #11
    ***LOVE*** Maska e Tironcja_BLN
    Anëtarësuar
    01-02-2008
    Vendndodhja
    Berlin City
    Postime
    3,440
    Citim Postuar më parë nga dea_07 Lexo Postimin
    Vetem ne Shqiperi ndodh qe konkurueset per miss jane 18 vjec e poshte.
    nuk esht ashtu dhe ne gjermani ke keshtu gjerash mbase jo per miss se nuk edi 100% por per topmodele jan nga 16 vjec pershembull...

    simpatike qenka....
    zemra ime tull shpirti jot llac dashurija jon pallat 15 kac

Tema të Ngjashme

  1. Dy mënyra për ta njohur Krijuesin
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:31
  2. C++ - Katër mënyra për të shoqëruar një objekt me një dritare
    Nga Neritan Hyso në forumin Arti i programimit
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 23-04-2007, 04:39
  3. Dy mënyra për ta njohur Krijuesin
    Nga llokumi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-03-2006, 18:49
  4. Shteti, mënyra dhe forma e ndërtimit të shtetit të Kosovës
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-03-2006, 12:47
  5. Shteti, mënyra dhe forma e ndërtimit të shtetit të Kosovës
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 14:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •