Standart


--

Sytė blu





Dorėshkrim / Pėr herė tė parė nė media botohen hyrja dhe njė nga kapitujt e censuruar tė “Zadig”, tė cilat mungojnė nė pėrkthimin e Vedat Kokonės, nė 1990





Sytė blu

Nė pėrkthimin e “Zadig”-ut prej Vedat Kokonės te libri i Volterit, “Novela”, botuar nga shtėpia botuese “Naim Frashėri”, Tiranė 1990, krahasuar me pėrkthimin e Vilson Blloshmit, mungojnė tre kapituj, mė saktė hyrja nė krye tė librit dhe dy kapitujt e fundit. Nuk dihet pse mungojnė kėta tre kapituj (dimė qė nė komunizėm tė gjithė autorėt, vendas dhe tė huaj, pėrfshi edhe Volterin, censuroheshin) por mendojmė se sidomos dy kapitujt e fundit janė me shumė rėndėsi pėr mesazhin qė pėrcjell kjo novelė filozofike, njė nga mė tė bukurat e penės sė Volterit. Botimi i cunguar keqas i vitit 1990 tė lė pėrshtypjen se heroi dhe heroina e novelės pas shumė peripecish, mė sė fundi si nė pėrralla, u martuan, u trashėguan dhe vdiqėn tė lumtur





Volter

Nė 18 tė muajit tė Schewal-it, viti 837 i Hixhirit

Juve, bukuri e syve, vuajtje e zemrave, dritė e shpirtit, juve qė s’mund t’ju puthėsh as pluhurin e kėmbėve, se s’shkelni kurrė mbi tokė, barisni vetėm mbi qilima tė Iranit, apo pėrmbi trėndafila, jua dhuroj kėtė pėrkthim, librin e njė dijetari tė vjetėr, i cili, duke pasur lumturinė tė mos bėjė asgjė, pati ngenė tė dėfrehej duke shkruar historinė e Zadigut: libėr qė thotė mė shumė nga ē’shkruhet nė tė. Ndonėse jemi nė pranverėn e jetės, ndonėse gjithė dėfrimet ju thėrrasin, ndonėse jeni e bukur dhe me talentin qė i shtohet bukurisė suaj, ndonėse ju lavdėrojnė nga mbrėmja nė mėngjes, ju lutem ta lexoni dhe ta gjykoni kėtė vepėr, edhe pse, pėr gjithė arsyet qė rendita mė lart, keni tė drejtėn tė mos jeni tė njė mendjeje me tė tjerėt; jeni shumė e ditur, me njė shije shumė tė hollė dhe ju kam dėgjuar tė arsyetoni mė mirė sesa dervishėt me mjekėr tė gjatė dhe me kėmbėt nė majė. Jeni e matur, pa qenė plotpėrplot mosbesim, jeni e ėndshme pa qenė e dobėt; zemėrgjerė nė gjykim, i doni miqtė dhe nuk bėni kurrė njė armik. Shpirti juaj nuk preket asnjėherė nga ėndjet e vetėkandjes, nuk e thoni tė keqen, dhe as e bėni, megjithėse i keni gjithė mundėsitė dhe fatin qė ta bėni.

Mė nė fund, shpirti juaj mė ėshtė dukur gjithmonė i pastėr ashtu si dhe bukuria juaj. Ju zotėroni njė fond filozofik qė mė bėn tė besoj se do tė merrni vesh mė tepėr se ndonjė tjetėr nga vepra e kėtij dijetari.

Ky libėr nė fillim qe shkruar nė kaledishten e vjetėr, qė as ju, as unė nuk e marrim vesh. E pėrkthyen mė pas nė arabisht pėr tė dėfryer sulltanin e famshėm Ulug-beg. Ishte koha kur arabėt e persianėt filluan tė shkruanin “Njė mijė e njė net”, njė mijė e njė ditėt e tė tjera. Ulug-begu e donte mė shumė tjerrjen e Zadigut, por tė tjerė sulltanė donin “Njė mijė e njė netėt”.

“Si ka mundėsi, - u thoshte atyre Ulug-begu i ditur, - tė pėlqeni disa tregime qė janė pa arsye dhe qė s’shprehin asgjė? “Pikėrisht pėr katoi duam ato”, - pėrgjigjeshin sulltanėt. Unė mburrem qė ju nuk u ngjani aspak kėtyre dhe qė jeni si njė Ulug-beg i ri dhe i vėrtetė. Shpresoj qė, pasi tė jeni mėrzitur nga llafosjet e pėrgjithshme, qė ngjajnė mjaft me “Njė mijė e njė netėt”, megjithėse janė mė pak dėfryese se ato, do tė gjenit njė minutė kohė pėr mua, qoftė dhe sa pėr tė pasur nderin se mė jepni tė drejtė pėr sa ju thashė. Pėr ju qė mund tė kishit qenė Thalestris e kohės sė Skėnderit, birit tė Filipit, mund tė kishit qenė mbretėresha e Sabės e kohės sė Sulejmanit, mbretėr kėta qė e kryen udhėtimin e tyre, unė i lutem virtytit qiellor qė dėfrimet tuaja tė jenė pa ngatėrresė dhe qė bukuria juaj tė gjejė lumturinė e pafund.



Sytė blu

“Trupi dhe zemra”, - i tha mbretit Zadigut... Sa tha kėto fjalė, Zadigu nuk mundi tė pėrmbahej pa ia ndėrprerė fjalėn Madhėrisė sė Tij. “Sa mirėnjohės ju jam, - tha ai, - qė nuk thatė “shpirti dhe zemra”, sepse nuk dėgjohet veē tė thuhet kėshtu nėpėr gjithė kuvendet e Babilonisė; fare tė rrallė janė edhe librat mbi ēėshtjet e zemrės e tė shpirtit, tė cilėt nuk janė shkruar nga njerėz qė s’kanė asnjė njėrėn as tjetrėn, por pėr Perėndi, Madhėri, vazhdoni”. Nabusani, vazhdoi kėshtu: “Trupi dhe zemra janė tė destinuara pėr t’u dashuruar nga unė, jo pėr t’i sunduar. Kam kėtu nė shėrbimin tim njėqind gra, tė gjitha tė bukura, tė dashura, tė sjellshme dhe plot epsh, ose qė shtiren tė tilla me mua. Zemra ime ėshtė e mbushur me shumė kujdesje sesa e shumicės sė tyre. Kam prova se tek unė ato mė shumė ledhatojnė mbretin e Serendibit dhe nuk shqetėsohen aspak pėr mua, Nabusanin. Kjo nuk do tė thotė qė unė i pandeh gratė e mia tė pabesa, por do tė desha tė gjeja njė shpirt qė tė ishte vetėm e vetėm pėr mua; do t’i falja pėr njė thesar tė tillė tė njėqind bukuroshet, tė cilave ua zotėroj bukuritė; shikoni, pra, nėse nė kėto njėqind sulltane, mund tė mė gjeni njėrėn, pėr tė cilėn do tė jem i sigurt qė mė do”.

Zadigu iu pėrgjigj siē kishte bėrė pėr pėrzgjedhjen e financierėve. “Madhėri, lėrmani mua nė dorė; si fillim, duhet ta zotėroj gjithė thesarin tuaj dhe ta pėrdor, siē e pėrdorėt ju nė galerinė e provės pėr financierėt. Pastaj thesarin do t’jua kthej njė mė njė, ju nuk do tė humbni gjė”. Mbreti e la zot tė plotfuqishėm. Ai zgjodhi nė Serendib tridhjetė e tre fisnikė tė vegjėl nga mė tė kėqijtė qė mund tė gjenden, tridhjetė e tre pazhė nga mė tė bukurit, dhe tridhjetė e tre fetarė nga mė gojėtarėt dhe mė tė fortėt. I la tė gjithė tė hynin lirisht nė dhomat e sulltanėve; ēdo fisnik i vogėl pati katėrmijė monedha ari pėr tė dhėnė, dhe qė nė ditėt e para gjithė fisnikėt qenė tė lumtur. Pazhėt qė nuk kishin asgjė pėr tė dhėnė veē vetvetes, nuk ngadhėnjyen veēse nė fund tė tri ditėve. Fetarėt e patėn pak mė vėshtirė, por, mė nė fund, tridhjetė e tre besimtarė u kthyen nga ata. Mbreti me xhelozi po i ndiqte tė gjitha sjelljet e sulltanėve tė tij dhe mbeti pa mend nga ato qė pa. Nga tė njėqind gratė qė kishte, nėntėdhjetė e nėntė ranė nė sy qė ia dridhnin.

Mbeti vetėm njėra qė ishte shumė e re, fare axhami, sė cilės Madhėria e tij nuk ishte afruar kurrė. I dėrguan asaj njė, dy, tre fisnikė, qė i dhuruan deri nė njėzet mijė monedha, por ajo qe e pakorruptueshme dhe nuk po i mbante tė qeshurat nga mendimi qė kishin kėta fisnikė pėr gratė; besonin qė me para mund tė shtinin nė dorė cilėn tė donin. I paraqitėn dy nga pazhėt mė tė bukur, ajo tha se kishte mbretin akoma mė tė bukur. I lėshuan mė gojėtarin e fetarėve dhe pastaj mė tė diturin prej tyre; ajo e gjeti tė parin llafazan, tė dytin nuk e pėrfilli edhe pse nuk ia mohoi meritat. “Zemra ėshtė gjithēka, - tha ajo, - atė nuk e jap kurrė, as pėr arin e njė fisniku, as pėr nurin e njė djali tė ri, as pėr arsyetimet e njė tė dituri. Unė dua vetėm Nabusanin, burrin e Nusabanit dhe pres qė ai tė denjojė tė mė dashurojė”. Mbreti qe i ngazėlluar, i mbushur plotpėrplot nga gėzimi, habia dhe dhembshuria. Ai mori tė gjithė paratė qė i kishin ndihmuar fisnikėt tė fitonin dhe ia bėri dhuratė Falidesė sė bukur; ky ishte emri i kėsaj vajze tė re. Ai i dha asaj zemrėn e tij: ajo e meritonte plotėsisht; kurrė lulja e rinisė nuk qe kaq e shkėlqyer; kurrė veshjet e bukurisė nuk qenė kaq magjepsėse. E vėrteta e historisė nuk na lejon tė heshtim dhe pėr atė qė ajo i bėnte shumė keq nderimet, pėrkuljet; por ajo vallėzonte si njė zanė, kėndonte si sirenat dhe fliste si tė bukurat e dheut; ajo ishte plot talente e virtyte.

Nabusani, i dashuruar, e adhuroi; por ajo kishte sytė blu dhe qe burimi i fatkeqėsive mė tė mėdha. Ishte njė ligj i vjetėr qė ua ndalonte mbretėrve tė dashurojnė njė nga ato gra qė grekėt i kanė quajtur “boopies”. Kryetari i Fetarėve e kishte vendosur kėtė ligj mė tepėr se pesėdhjetė vjet mė parė, pėr tė pėrvetėsuar tė dashurėn e mbretit tė ishullit Serendibit. Ky fetar kishte bėrė qė mallkimi i dy syve blu, tė shkruhej nė ligjin themelor tė shtetit. Tė gjitha rangjet e Mbretėrisė erdhėn ta qartėsojnė Nabusanin.

Thuhej sheshit qė mbretėrisė po i vinte fundi, qė urrejtja ishte nė kulm, qė gjithė natyra po i vinte fundi, me njė katastrofė tė kobshme; qė, me njė fjalė, Nabusani, i biri i Nusanabit, donte dy sy tė mėdhenj blu. Pronarėt financonin fetarėt dhe syzinjtė qė ta mbushnin mbretėrinė me ankimet e tyre.

Popujt e egėr qė banonin nė veri tė Serendibit pėrfituan nga kjo pakėnaqėsi e pėrgjithshme. Ata bėnė njė vėrshim nė shtetet e Nabusanit tė mirė. Ky kėrkoi ndihma nga nėnshtetasit e tij; fisnikėt qė zotėronin gjysmėn e tė ardhurave tė shtetit, u kėnaqėn, ngritėn duart nė qiell dhe nuk deshėn tė fusin duart nė arkat e tyre pėr tė ndihmuar mbretin. Ata bėnin lutje tė bukura tė shoqėruara me muzikė dhe e lanė shtetin nė duart e barbarėve.

“O Zadigu im i shtrenjtė, mė nxirr nga halli, mė nxirr edhe njė herė nga kjo vėshtirėsi e tmerrshme!”, - thirri plot hidhėrim Nabusani. “Me gjithė qejf, - u pėrgjigj Zadigu, - ju do tė keni para nga fisnikėt aq sa t’ju duhen.

Lėrini mbas dore tokat ku janė vendosur kėshtjellat e tyre dhe mbroni vetėm tuajat”. Nabusani nuk mėnoi, bonzėt erdhėn dhe u hodhėn nė kėmbėt e mbretit, i kėrkuan duke u lutur ndihmėn e tij. Mbreti iu pėrgjigj me njė pjesė muzikore tė bukur, fjalėt e sė cilės ishin lutje pėr Qiellin qė tė ruante tokat e tyre. Fisnikėt, mė nė fund, tundėn paret dhe mbreti e mbaroi fatmirėsisht luftėn. Kėshtu Zadigu me kėshillat e tij tė menēura e fatlume, me shėrbimet e mėdha pėr mbretin, kishte tėrhequr mbi vete armiqėsinė e papajtueshme tė disa prej njerėzve mė tė fortė tė shtetit; fetarėt dhe ezmerėt u betuan pėr ndjekjen e tij, dhe financierėt e fisnikėt nuk kurseheshin nė kėtė drejtim, filloi ta shohė me dyshim edhe Nabusani i mirė. Shėrbimet e kryera shpesh mbetėn nė paradhomė, dyshimet nxitojnė e hyjnė gjer edhe nė nėnkalimet. Sipas sentencės nė Zoroastrės; dita e re sjell akuza tė reja; e para ėshtė tė tė shtyjnė, e dyta tė tė fshikullojnė, e treta, tė tė plagosin, e katėrta, vrasja.

Zadigu ishte i trembur. Punėt e mikut tė tij, Setokut, i kishte kryer mirė, ia kishte lėnė atij t’ia mbante dhe paratė e veta. Tani nuk mendonte mė veē tė nisej nga ishulli dhe tė shkojė tė kėrkojė vetė lajme pėr Astartėn. “Sepse, - thoshte ai, - nė qoftė se qėndroj nė Serendib, fisnikėt do tė mė copėtojnė. Por ku tė shkosh? Nė Egjipt do tė jem skllav, nė Arabi njė i djegur nė turrėn e druve, njė rabin i mbytur nė Babiloni. Megjithatė mė duhet tė di se ē’ėshtė bėrė Astarteja; tė nisem dhe tė shoh se ēfarė mė ka taksur fati im i trishto”.

Zagid

Kėtu mbaron dorėshkrimi i atyre ē’kanė gjetur nga historitė e Zadigut. Dy kapitujt e mė sipėr, sigurisht, duhet tė ishin vendosur pas tė dymbėdhjetit, para arritjes sė Zadigut nė Siri. Dihet qė ai ka provuar dhe shumė e shumė aventura tė tjera, tė cilat i patėn pėrshkruar besnikėrisht. Janė tė lutur zotėrinjtė e gjuhėve orientale qė tė na i bėjnė tė njohura, nė se ato arrijnė deri tek ata.

Pėrkthyer mė 18 prill 1970

Shqipėroi: Vilson Blloshmi





Box



Censurėn e Kokonės, e zbulon Vilson Blloshmi



Sadik Bejko

Blloku i tretė dhe mė i vėllimshmi pėrmban pėrkthimin e plotė tė novelės “Zadig” tė Volterit. Nuk dimė se nė ē’rrethana i ka rėnė nė dorė novela “Zadig” dhe pse e ka pėrkthyer. Nė fund tė pėrkthimit Vilson Bloshmi ka vėnė datėn 18 prill 1970, vit kur ai ka qenė ushtar nė brigadė punė, brigada ku shkonin fėmijėt e kulakėve dhe gjithė ata me “biografi tė keqe”. Ushtarėt e brigadave tė punės nuk stėrviteshin pėr tė pėrvetėsuar armėt si gjithė ushtarėt e tjerė, se “bijtė e armiqve” nuk ishin tė denjė pėr njė privilegj tė tillė, ata punonin nė bujqėsi, nė ndėrtim. Vilson Blloshmi ka punuar, ka ecur mė tej nė studimin e frėngjishtes dhe ka pėrkthyer Volterin, Hygoin etj.

Me rastin e kėtij botimi, dorėshkrimin e pėrkthimit tė novelės sė Volterit, e kemi redaktuar, plotėsuar nė pak fjalė e fraza dhe mendojmė se me kėtė pėrkthim vjen nė shqip pėr herė tė parė e plotė novela “Zadig”. Themi kėshtu se nė pėrkthimin e “Zadig”-ut prej Vedat Kokonės te libri i Volterit “Novela”, botuar nga shtėpia botuese “Naim Frashėri”, Tiranė 1990, krahasuar me pėrkthimin e Blloshmit, mungojnė tre kapituj, mė saktė hyrja nė krye tė librit dhe dy kapitujt e fundit. Nuk dihet pse mungojnė kėta tre kapituj (dimė qė nėn komunizėm tė gjithė autorėt, vendas dhe tė huaj, pėrfshi edhe Volterin, censuroheshin) por mendojmė se sidomos dy kapitujt e fundit janė me shumė rėndėsi pėr mesazhin qė pėrcjell kjo novelė filozofike, njė nga mė tė bukurat e penės sė Volterit. Botimi i cunguar keqas i vitit 1990 tė lė pėrshtypjen se heroi dhe heroina e novelės pas shumė peripecish, mė sė fundi si nė pėrralla, u martuan, u trashėguan, dhe vdiqėn tė lumtur. Volteri me dy kapitujt e fundit tė novelės “Zadig” ėshtė larg nga njė moral i tillė prej pėrrallash me mbret e mbretėreshė. Dhe pikėrisht kėta dy kapituj mungojnė nė botimin e Tiranės tė vitit 1990.


21/03/2009