Haki Stėrmilli (45) (1895-1953) ka qenė njė tjetėr prozator e dramaturg mjaft sentimental. Lindi mė 7 maj 1895 mė Dibėr. Shkollėn e kreu nė Selanik. Ndoqi edhe njė shkollė tė mesme nė gjuhėn turke nė Manastir, drejtor i sė cilės qe atdhetari shqiptar Bajo Topulli (1868-1930). Gjatė Luftės Ballkanike tė vitit 1913 Stėrmilli me gjithė familje u shtrėnguan tė arratisen nga Dibra, e pushtuar prej ushtrisė serbe, dhe tė gjejnė strehė nė Shqipėri. Nė fillim u ngulėn nė Elbasan e mė pas nė Durrės. Stėrmilli dėshironte tė studionte nė Evropėn Perėndimore, por nuk mundi, sepse familja e detyroi tė martohet me tė venė e tė vėllait mė tė madh, tė vrarė mė 1912. Nė krahinėn e Matit gjeti punė si sekretar nėnprefekture, kurse mė 1918 u bė vetė zėvendės nėnprefekt. Mati ishte vendlindja e ēifligarit feudal Ahmet Zogu (1895-1961), qė mė pas do tė bėhej Mbret i Shqiptarvet. Nė fillim Stėrmilli shkonte mirė me Zogun, meqenėse ishte mėsues i motrave tė shumta tė tij, princeshave tė ardhshme. Mė 1920 u emėrua sekretar i Ministrisė sė Brendshme nė Tiranė, por shumė shpejt u bė armik i betuar i Zogut tė etshėm pėr pushtet. Sė bashku me Avni Rustemin (1895-1924), tė adhuruar nga rinia e Shqipėrisė pėr vrasjen e ēifligarit Esad Pashė Toptani (1863-1920) nė Paris mė 13 qershor 1920, Stėrmilli themeloi mė 1922 shoqėrinė demokratike 'Bashkimi', e cila pati pėrkrahje tė gjerė nė atė kohė, kur mbizotėronin trazira politike. Zogu organizoi vrasjen e Avni Rustemit dhe mė nė fund mori fuqinė pas rėnies sė qeverisė sė Fan Nolit mė 1924.
Stėrmilli u shtrėngua kėshtu tė largohet nga vendi, sikundėr edhe shumė intelektualė dhe demokratė tė tjerė. Pas njė viti nė Itali e nė Francė, vajti nė Bashkimin Sovjetik, ku, gjatė katėrmbėdhjetė muajve tė qėndrimit atje, u takua me Ali Kelmendin (1900-1939) e me brezin e parė tė revolucionarėve komunistė shqiptarė, qė studionin atje. Nga Bashkimi Sovjetik vajti nė Austri dhe bashkėpunoi nė Vjenė si gazetar dhe veprimtar politik kundėr regjimit zogist nė Shqipėri. Mė 19 mars 1929, Stėrmilli u kap nga policia jugosllave dhe iu dorėzua autoriteteve shqiptare, njė akt ky qė shkaktoi protesta energjike nė qarqet e majta nė Evropė. Kongresi i Dytė i Lidhjes Antiimperialiste, i mbledhur nė Frankfurt nė pranverė 1929, dėrgoi letra e telegrame proteste nė Jugosllavi e Shqipėri, tė nėnshkruara ndėr tė tjerė nga shkrimtari francez Anri Barbys (Henri Barbusse, 1873-1935), fizikani Albert Ajnshtajn (Albert Einstein, 1879-1955), udhėheqėsi komunist bullgar Georgi Dimitrov (1882-1949), social-demokrati japonez Tecu Katajama (1887-1945), filozofi gjerman Teodor Lesing (Theodor Lessing, 1872-1933), e nė veēanti nga Fan Noli (1882-1965). Me gjithė kėto protesta, Stėrmilli u dėnua nė fillim me pesė vjet burg, kurse nė gusht 1935 me njė afat tė dytė burgimi. Gjatė Luftės II Botėrore, mori pjesė nė lėvizjen nacional-ēlirimtare dhe kryesoi komitetin ekzekutiv tė Kėshillit Nacionalēlirimtar nė krahinėn e vendlindjes Dibėr. Pas marrjes sė pushtetit nga komunistėt, Stėrmilli u zgjodh anėtar i Kuvendit Popullor. Nė tetor 1946 u emėrua gjithashtu drejtor i Bibliotekės Kombėtare, kurse nė tetor 1949 drejtor i Muzeut tė Luftės Nacional Ēlirimtare. Haki Stėrmilli vdiq mė 17 janar 1953 pas njė sėmundjeje tė gjatė, duke mbetur autor i tre romaneve, mbi tridhjetė tregimeve, pesė pjesėve teatrale, dy ditareve dhe dhjetėra artikujve nėpėr gazeta.
Mė e shquara ndėr veprat e Stėrmillit ėshtė romani Sikur t'isha djalė, Tiranė 1936, i cili rrėfen nė formė ditari pėrpjekjet e njė vajze tė re, me emrin Dije Kėrthiza, pėr t'u ēliruar nga prangat e shoqėrisė. Dijen nuk e ka lejuar i ati patriarkal, Sula, tė vejė nė shkollė dhe e ka mbyllur brenda mureve tė shtėpisė gati qė nė fėmini. Ajo do qė tė martohet me atė qė dashuron, Shpend Rrėfenė, por dėshira nuk i plotėsohet, sepse e martojnė me forcė siē kėrkonte i ati, me njė tregtar tė pasur e tė moshuar, tė cilin ajo nuk e do. Ankthi e vuajtjet shpirtėrore, bashkė me sėmundjen qė e ka zėnė (tuberkulozin), e bėjnė Dijen tė hedhė nė ditar pėrsiatjet e saj pėr domosdoshmėrinė e ndryshimeve sociale nė jetėn e gruas shqiptare pėrgjithėsisht. Shpresat i ka mbėshtetur vetėm tek ardhja njė ditė e njė udhėheqėsi, mbinjeriu migjenian, pėr t'i ēliruar gratė nga fati i tyre i vajtueshėm.
Si njė nga romanet mė popullore shqiptare tė viteve tridhjetė, Sikur t'isha djalė ishte e para vepėr e rėndėsishme nė letėrsinė shqiptare me temėn e emancipimit tė gruas. Shumė vajza shqiptare tė kohės u ulėn e mėsuan shkrim e kėndim, siē thuhet, vetėm e vetėm qė tė mund tė lexonin kėtė libėr. Ai ishte ndėr romanet e para shqiptare nė formė ditari, ēka i jepte dorė tė shtjellonte karakteret e protagonistėve me njė monolog dramatik tė fuqishėm. Ndonėse nė pėrgjithėsi bindės nė ide dhe i pasur nė elemente leksikorė tė dialektit tė gegėrishtes sė mesme tė autorit, romani prapėseprapė nuk ka shpėtuar nga shumė dobėsi stilistikore, tė cilat bėjnė tė mos ngrihet deri nė shkallėn e njė letėrsie tė madhe. Ai ėshtė shkruar me njė stil narrativ shumė realist plot me psherėtima romantike, pasthirrma e mallkime. Me gjithė qėllimin e mirė pėr ta nxitur lexuesin qė tė ndalej e tė mendonte pėr njė problem social tė rėndėsishėm, Stėrmilli nuk ishte nė gjendje tė kapėrcente sentimentalizmin lotndjellės tė kohės, tė cilin ai e ndihmoi tė rrėnjosej nė letrat shqiptare. Pėr kėtė arsye, Sikur t'isha djalė, revolucion modest pėr mesin e viteve tridhjetė, do tė vjetėrohej shpejt si vepėr letrare. Megjithatė, romani u prit me shumė interes nė Kosovėn e pasluftės, ku pozita e gruas nė shoqėri nga shumė aspekte ngjante me pozitėn e gruas nė shoqėrinė e Shqipėrisė sė kohės kur u shkrua romani.
Krijoni Kontakt