Close
Faqja 1 prej 2 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 33
  1. #1
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    12,736
    Faleminderit
    20
    211 falenderime nė 151 postime

    Haki Stermilli - Sikur Te Isha Djale

    Me ka rene ne dore libri i Haki Stermillit, Sikur Te Isha Djale. Besoj se shume nga antaret e kane lexuar si liber e megjithate si njeri nga romanet e pare te letersise shqipe te viteve 30-te ja vlen te jete dhe i hedhur ne forumin tone.

    Perpara se te fillohet leximi i librit do ishte me vend te rikujtohet dhe njehere cfare thuhet ne Historine e Letersise Shqiptare mbi kete shkrimtar:

    Haki Stėrmilli (45) (1895-1953) ka qenė njė tjetėr prozator e dramaturg mjaft sentimental. Lindi mė 7 maj 1895 mė Dibėr. Shkollėn e kreu nė Selanik. Ndoqi edhe njė shkollė tė mesme nė gjuhėn turke nė Manastir, drejtor i sė cilės qe atdhetari shqiptar Bajo Topulli (1868-1930). Gjatė Luftės Ballkanike tė vitit 1913 Stėrmilli me gjithė familje u shtrėnguan tė arratisen nga Dibra, e pushtuar prej ushtrisė serbe, dhe tė gjejnė strehė nė Shqipėri. Nė fillim u ngulėn nė Elbasan e mė pas nė Durrės. Stėrmilli dėshironte tė studionte nė Evropėn Perėndimore, por nuk mundi, sepse familja e detyroi tė martohet me tė venė e tė vėllait mė tė madh, tė vrarė mė 1912. Nė krahinėn e Matit gjeti punė si sekretar nėnprefekture, kurse mė 1918 u bė vetė zėvendės nėnprefekt. Mati ishte vendlindja e ēifligarit feudal Ahmet Zogu (1895-1961), qė mė pas do tė bėhej Mbret i Shqiptarvet. Nė fillim Stėrmilli shkonte mirė me Zogun, meqenėse ishte mėsues i motrave tė shumta tė tij, princeshave tė ardhshme. Mė 1920 u emėrua sekretar i Ministrisė sė Brendshme nė Tiranė, por shumė shpejt u bė armik i betuar i Zogut tė etshėm pėr pushtet. Sė bashku me Avni Rustemin (1895-1924), tė adhuruar nga rinia e Shqipėrisė pėr vrasjen e ēifligarit Esad Pashė Toptani (1863-1920) nė Paris mė 13 qershor 1920, Stėrmilli themeloi mė 1922 shoqėrinė demokratike 'Bashkimi', e cila pati pėrkrahje tė gjerė nė atė kohė, kur mbizotėronin trazira politike. Zogu organizoi vrasjen e Avni Rustemit dhe mė nė fund mori fuqinė pas rėnies sė qeverisė sė Fan Nolit mė 1924.

    Stėrmilli u shtrėngua kėshtu tė largohet nga vendi, sikundėr edhe shumė intelektualė dhe demokratė tė tjerė. Pas njė viti nė Itali e nė Francė, vajti nė Bashkimin Sovjetik, ku, gjatė katėrmbėdhjetė muajve tė qėndrimit atje, u takua me Ali Kelmendin (1900-1939) e me brezin e parė tė revolucionarėve komunistė shqiptarė, qė studionin atje. Nga Bashkimi Sovjetik vajti nė Austri dhe bashkėpunoi nė Vjenė si gazetar dhe veprimtar politik kundėr regjimit zogist nė Shqipėri. Mė 19 mars 1929, Stėrmilli u kap nga policia jugosllave dhe iu dorėzua autoriteteve shqiptare, njė akt ky qė shkaktoi protesta energjike nė qarqet e majta nė Evropė. Kongresi i Dytė i Lidhjes Antiimperialiste, i mbledhur nė Frankfurt nė pranverė 1929, dėrgoi letra e telegrame proteste nė Jugosllavi e Shqipėri, tė nėnshkruara ndėr tė tjerė nga shkrimtari francez Anri Barbys (Henri Barbusse, 1873-1935), fizikani Albert Ajnshtajn (Albert Einstein, 1879-1955), udhėheqėsi komunist bullgar Georgi Dimitrov (1882-1949), social-demokrati japonez Tecu Katajama (1887-1945), filozofi gjerman Teodor Lesing (Theodor Lessing, 1872-1933), e nė veēanti nga Fan Noli (1882-1965). Me gjithė kėto protesta, Stėrmilli u dėnua nė fillim me pesė vjet burg, kurse nė gusht 1935 me njė afat tė dytė burgimi. Gjatė Luftės II Botėrore, mori pjesė nė lėvizjen nacional-ēlirimtare dhe kryesoi komitetin ekzekutiv tė Kėshillit Nacionalēlirimtar nė krahinėn e vendlindjes Dibėr. Pas marrjes sė pushtetit nga komunistėt, Stėrmilli u zgjodh anėtar i Kuvendit Popullor. Nė tetor 1946 u emėrua gjithashtu drejtor i Bibliotekės Kombėtare, kurse nė tetor 1949 drejtor i Muzeut tė Luftės Nacional Ēlirimtare. Haki Stėrmilli vdiq mė 17 janar 1953 pas njė sėmundjeje tė gjatė, duke mbetur autor i tre romaneve, mbi tridhjetė tregimeve, pesė pjesėve teatrale, dy ditareve dhe dhjetėra artikujve nėpėr gazeta.

    Mė e shquara ndėr veprat e Stėrmillit ėshtė romani Sikur t'isha djalė, Tiranė 1936, i cili rrėfen nė formė ditari pėrpjekjet e njė vajze tė re, me emrin Dije Kėrthiza, pėr t'u ēliruar nga prangat e shoqėrisė. Dijen nuk e ka lejuar i ati patriarkal, Sula, tė vejė nė shkollė dhe e ka mbyllur brenda mureve tė shtėpisė gati qė nė fėmini. Ajo do qė tė martohet me atė qė dashuron, Shpend Rrėfenė, por dėshira nuk i plotėsohet, sepse e martojnė me forcė siē kėrkonte i ati, me njė tregtar tė pasur e tė moshuar, tė cilin ajo nuk e do. Ankthi e vuajtjet shpirtėrore, bashkė me sėmundjen qė e ka zėnė (tuberkulozin), e bėjnė Dijen tė hedhė nė ditar pėrsiatjet e saj pėr domosdoshmėrinė e ndryshimeve sociale nė jetėn e gruas shqiptare pėrgjithėsisht. Shpresat i ka mbėshtetur vetėm tek ardhja njė ditė e njė udhėheqėsi, mbinjeriu migjenian, pėr t'i ēliruar gratė nga fati i tyre i vajtueshėm.

    Si njė nga romanet mė popullore shqiptare tė viteve tridhjetė, Sikur t'isha djalė ishte e para vepėr e rėndėsishme nė letėrsinė shqiptare me temėn e emancipimit tė gruas. Shumė vajza shqiptare tė kohės u ulėn e mėsuan shkrim e kėndim, siē thuhet, vetėm e vetėm qė tė mund tė lexonin kėtė libėr. Ai ishte ndėr romanet e para shqiptare nė formė ditari, ēka i jepte dorė tė shtjellonte karakteret e protagonistėve me njė monolog dramatik tė fuqishėm. Ndonėse nė pėrgjithėsi bindės nė ide dhe i pasur nė elemente leksikorė tė dialektit tė gegėrishtes sė mesme tė autorit, romani prapėseprapė nuk ka shpėtuar nga shumė dobėsi stilistikore, tė cilat bėjnė tė mos ngrihet deri nė shkallėn e njė letėrsie tė madhe. Ai ėshtė shkruar me njė stil narrativ shumė realist plot me psherėtima romantike, pasthirrma e mallkime. Me gjithė qėllimin e mirė pėr ta nxitur lexuesin qė tė ndalej e tė mendonte pėr njė problem social tė rėndėsishėm, Stėrmilli nuk ishte nė gjendje tė kapėrcente sentimentalizmin lotndjellės tė kohės, tė cilin ai e ndihmoi tė rrėnjosej nė letrat shqiptare. Pėr kėtė arsye, Sikur t'isha djalė, revolucion modest pėr mesin e viteve tridhjetė, do tė vjetėrohej shpejt si vepėr letrare. Megjithatė, romani u prit me shumė interes nė Kosovėn e pasluftės, ku pozita e gruas nė shoqėri nga shumė aspekte ngjante me pozitėn e gruas nė shoqėrinė e Shqipėrisė sė kohės kur u shkrua romani.
    Ky material ndodhet ne shkrimin #81 dhe #82 tek tema Histori e Letersise Shqiptare.


    Lexim te kendshem.

  2. #2
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    12,736
    Faleminderit
    20
    211 falenderime nė 151 postime
    Sikur Te Isha Djale




    Haki Stermilli







    Automobili ikte me shpejti dhe tue bamė zhurmė. Herė ngjitesh nė tė pėrpjetat, herė djergesh nė teposhtat dhe herė rrėshqiste ndėr rrafshina. Shokėt e mij bashkudhtarė herė kuvendojshin me njeni tjetrin, herė heshtėshin tė rrėmbyem e tė mahnitun nga bukurit e rralla qė shfaqeshin gjatė rrugės. Boka, kodra, male, skuta, lugina, gryka dhe fusha tė bukura dukeshin e shdukeshin mbrenda pak kohe tue dikue nji kėnaqėsi tė paēansueshme ndėr udhtarė, admiruesa tė natyrės. Rrezet e farfurishme tė Diellit pranveruer puthshin amblas faqet e gjelbėrta tė gjetheve dhe fletėt e shumėngjyrta tė luleve, ama e tė cilave kundėrmonte e kandshme, ndihej fort dhe dehėse. Me nji fjalė atė ditė natyra kremtonte ngadhnimin e bukuris sė Prandverės.

    Nj'aty, n'atė skutė blerimi e lulesh, tė kisha pasė nji shtėpizė - tha njeni tue shique me njė lakmi admiruese kah vendi qė kishte stolisė me aq shije dora hyjnore.

    - Nji shtėpizė qė t'ishte si nji kuvli, por mbrenda tė kishte edhe nji nga Zanat e malevet t'ona - plotsoi shoku me buzė nė gaz. Ndėrsa ata po i argėtojshin fantazit e tyne me andrrime e dėshirime pėr nji jetė paradisore, un po mendohesha nėn pėrshtypjen e hidhėt qė mė kish lanė sėmundja e Dijes. Mė dukej sikur nuk do t'a shifsha ma. Pakon qė mė kish dhanė ajo e kisha marrė me vetėhe. Dishka mė nxitte me e hapė dhe me pamė se ē'ishte shkrue n'at defter qė ajo mė dorėzoi. Ma nė fund mė mundi kėrshėria dhe e ēela pakon. Mbrenda kishte nji defter, nji shami tė bardhė dhe nji letėr tė drejtueme Zotni Shpend Rrėfes nė Tiranė. Gati tri tė katėrtat e fletorit ishin tė shkrueme Menjiherė e njofta shkrimin e imėt tė Dijės. Nė faqen e parė ishte shkrue, me ngjyrė tė kuqe, ky titull: Jeta e eme. Vendosa tė kėndoj disa pjesė sa pėr t'a kėnaqė kėrshėrin.

    Hudfia nji sy nė faqen e parė dhe lexova:

    Mė shkrepi t'a shkruej jetėn t'eme. Ky mendim mė leu tue i pamė fotografit e ndryshme qė pėrfėtyrojne Xha Simonin qysh nė kohen e fėminis. Pėrse tė mos e shkruej? Jeta e eme pėr tjerėt, ndoshta, nuk e vlen asnji dysh, por pėr mue ka randėsi, se asht e emja, se mund tė pėrshkohet nėpėr faza tė ndryshme interesante dhe dikur, tue i kėndue nė kėto fletė gėzimet ase hidhnimet e mija, do tė kėnaqem ase do tė pezmatohem. Sikurse pėson ndryshime trupi i njeriut tue u lakue nėpėr rrathėt e moshės, pa dyshim, ashtu edhe me jetėn.

    Mbasandaj kapėrceva disa faqe e kėndova:

    Mbasandaj kush mund tė pretendojė se nuk ka nė mes tė meshkujve djelm e burra tė bukur? Mos kujton ndokush se nuk ka bukuri mashkullore? Sikur tė mundesh me folė femna me atė liri gjuhe qė kanė mashkujt, kush e di se sa poezi do tė vargėzonte pėr me e pėrshkrue bukurin e shokut tė vet jo gjini. Kush mundet me mė sigurue se nuk ka me mija femna qė, tue kundrue mbas kafazit tė dritares ase nėpėr mjet tė peēes sė hollė, nuk shprazin nga goja mija e mija tubza vjershash pėr ata qė u kalojnė pranė pa dijtė se kanė plagosė randė disa zemra tė strukuna mbrenda do krijesave iė dėnueme me burgim tė pėrgjitshėm?

    Oh sa e sa sy vashash, nga plasat e dyerve ase nga birat e kafazeve, ndjekin e pėrcjellin kalimtarė tė rij me rrafje tė forta tė zemrave qė s'kanė liri e tė drejtė shfrimi e dashunimi, me gjith qė natyra edhe ato, sikurse mashkujt dhe ndoshta ma shum se ata, i ka pajue me ndiesit e dashunis.

    Pak ma andej, mbasi shfletova disa fletė, ndesha nė kėtė pjesė interesante:

    S' dij se ē'farė lidhje mund tė mbetet nė mes tė dy bashkėshortėve kur futet ndėrmjet tyne mėnia nė trajtė shamjeje e rrafjeje? Grueja qė poshtnohet me shamje tė randa dhe rrifet, o duhet tė jetė lopė qė t'I meritojė ase tė ketė interes apo frigė nga burri qė nuk e kėput atė lidhje qė i ka bashkue dikur formalisht e jo shpirtnisht, sepse jeta e pėrbashkėt, nė rasa e nė kushte tė tilla, bahet e padurueshme. Pėr t'a shtėmangc ēdo mosmarrėveshtje, pėr tė pasė harmoni tė vazhdueshme dhe pėr tė bamun nji familje tė lumtun, ata qė do tė martohen - pėrpara se t'a bashkojnė fatin e jetėn - lypset tė jenė njoftė, t'i kenė pajtue karakteret dhe t'a kenė dashunue njeni tjetrin. Pėr ndryshe s' bajnė tjetėr veēse krijojnė nji Ferr pėr me e turturue vetėhen dhe pėr t'i pėrcėUue nė flakėt e tija edhe lėmijt qė do t'u lejnė.

    Nė faqen 33 tė fletorit pashė:

    U bubu si pėsova! E humba fare. Mė duket se mė hyni fitili, mė gjanė se mė kapi grepi i dashunis. Mbramė vonė mė muer gjumi, pse mendojsha, pa dashas, pėr at djaloshin e... bukur qė pashė dje ke Irena. Edhe n' andėrr mė shfaqesh me buzė nė gaz, dhe, tue m'i ngulė syt e vet si shtiza, avitesh tė mė kapi pėr dore. Jam tue ndimė nji farė turbullimi nė shpirt. Kujtimi i pamjes sė tij s' mė hiqet mendsh; fėtyra e tij gjithnji mė paraqitet para syvet tė mendjes sė trazueme jashtzakonisht. Sikur nuk mjaftojshin tė gjitha kėto ngucje qė mė bahen nga duer tė padukshme, edhe Irena mė tha sot nė mėngjez se ai kishte pyetė pėr mue.

    - Ai pyeti pėr ty Dije - tha tue mė shique me nji mėnyrė tė veēantė qė s'u gjasonte atyne tė herėve tjera. Un, si ato qė druejnė se mos u zbulohet tinėzia, e ula kokėn por edhe pyeta:

    - Ē'pyeti?

    Nė ēas u pendova pėr pyetjen qė bana. E ndiva se isha skuqė nė fėtyrė dhe zemra mė rrafi me hof.

    - Pyeti se cila je dhe e kuj je - gjegji ajo.

    M'u mveshėn syt nga nji re e... kuqe. Isha turbullue. M'u shtue kėrshėria. Prandaj u vuna me kėrkue ndonjė copė tjetėr. Hapa disa fletė dhe ndesha nė kėtė pjesė:

    Oh sa shpejt gabohemi e gėnjehemi na femnat. Nji shiqim i thekshėm mjafton me na dėrmue dhe nji nėnqeshje e ambėl mjafton me na robnue. Vetėm se s'guxojmė me i shfaqė ndiesit e adhurimit, kemi turp tė shpallim se e dashunojmė at qė na e plagos zemrėn me nji veshtrim tė mpakėt ase me nji nėnqeshje tė kandėshme. Zemrat t'ona janė ma delikate se qelqet. Nji gur i vogėl, i hudhun nga dora e nji tė pamė shirshmit, i then dhe i ban thėrrime pėr t'u shkelė mandej nga kamba e tij. Zemrat t'ona magnetizohen me dy fjalė, shitohen me dy pika lot.

    Diku mė ra nė sy kjo pėrgjigje:

    - Po t'a kisha pasė nė dorė do t'a grisėsha ēarēafin dhe nuk do tė lejsha femėn pa shkollė, pse grueja asht themeli i shoqnis njerzore, pse ajo asht burim i moralit, pse ajo asht nyeja e shenjtė e qenėjes, pse ajo e mbjell farėn e dashunis vėllazėnore nė mes tė njerėsve. E kur ajo lihet mbas dore vuen e tanė shoqnia njerzore.

    Nė faqen 78 pashė kėt shėnim si pėrfundim i nji mendimit tė shfaqun ma sipėr:

    Un, po t'isha djalė, do t'i tregojsha botės mashkullore se dora qė pėrkund djepin asht ajo qė e rrotullon boshtin e fatit tė njerzis, sepse ajo dhe vetėm ajo e drejton jetėn kah horizontet e ndrituna ase t'errta. Por mjerisht s'jam djalė dhe si femėn nuk mundem me e nxjerrė zanin.

    Kah mbarimi vuna re:

    Na, femnat Shqiptare, jemi krijesa tė vorfėna qė tue kangėtue, si tė trenueme, shkojmė symbyllazi drejt greminės, drejt vorrit qė na pėrgatisin tė tjerėt dhe na shtyjnė me u pėrplasė mbrenda. Po. Na duhet tė jemi tė qeshuna e gastore pėr t'i kėnaqė kapricjet e burrave, lypset tė jemi pa zemėr e pa shpirt pėr t'I ngopė dėshirat e atyne qė na kanė monopolizue. Por edhe nė paēim zemėr e shpirt, kėta lypset tė fonksjo nojnė vetėm simbas andjes s'atyne qė na kanė robnue e jo pėr ata qė na mund tė dashunojmė. Oh fatkeqėsi! Sa e sa breza femnash, qė erdhėn para nesh, u banė viktimet e kėtij zakoni t'egėr dhe flia e asajė mendėsije qė kish pėr tė vetmin qėllim tė kėnaqi kapricjet e nji turme injorante, sunduese mbi fatin dhe jetėn e atyne femnave tė mjera.

    Nji „ta! ta!" e fortė e buris s'automobilit dhe tė truemit e shoferit me za t'egėr, mė shqitėn nga fletori i Dijes.

    - Ē'asht? - pyeta mbassi e ngrita kryet si i hutuem.

    - Nji lopė na e ka zanė rrugėn dhe s'don me u largue - gjegji shoferi dhe e ndaloi automobilin.

    - Ende s'qenka qytetnue dreqja - i a priti njeni nga bashkudhtarėt.

    Tė gjithė qeshėn.

    Mbasi u mjenue kafsha u nis rishtazi automobili. E mbėshtolla fletorin nė gazetėn e vjetėr dhe e futa nė ēantė pėr t'a hapė rishtazi nė qytet, sepse nga lėkundja e automobilit kėrcejshin fjalėt dhe vallzojshin rreshtat para syvet tė mij.

    Vonė sosėm nė qytetin X. Zuna vend nė nji hotel qė ishte nė kėrthizė tė qytetit. Mbassi hangra darkė e mbasi bana nji pushim tė vogėl, u tėrhoqa nė ktbinėn t'eme. E mbylla derėn prej mbrenda dbe, mbassi u shtrina, e hapa fletorin e Dijes. Nisa me e kėndue qysh nė krye.

  3. #3
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    12,736
    Faleminderit
    20
    211 falenderime nė 151 postime
    JETA E EME



    7 Mars

    Mė shkrepi t'a shkruej jetėn t'eme. Ky mendim mė leu tue i pamė fotografit e ndryshme qė pėrfėtyrojnė xha Simonin qysh nė kohen e fėminis. Pėrse tė mos e shkruej? Jeta e eme pėr tjerėt, ndoshta, nuk e vlen asnji dysh, por pėr mue ka randėsi, se asht e emja, se mund tė pėrshkohet nėpėr faza tė ndryshme interesante dhe dikur, tue i kėndue nė kėto fletė gėzimet ase hidhnimet e mija, do tė kėnaqem ase do tė pezmatohem. Sikurse pėson ndryshime trupi i njeriut tue u lakue nėpėr rrathėt e moshės, ashtu ndodh edhe me jetėn. Kush e din se sa mallėngjehet xha Simoni kur e shef fotografin e vet tė dalun nė prehėn tė s'amės me sy tė hapun qė shikojnė, ēuditshėm, kah aparati? Ndoshta ai tash ndin dhimė pėr atė foshnje qė u rrit e u mplak tue kalue pėrmes shumė rreziqeve dhe tue vuejtė tepėr pėr me e ngadhnye jetėn.

    - Ky asht Xha Simoni i vogėl, moj bijė - mė tha disa ditė ma parė tue m'a diftue fotografin me gishtin e trashė diftues dhe mandej shtoi: Oh ma mirė tė mos ishte rritė kurrė e tė mbetesh ēilimi nė prehnin e vokėt tė s'amės. Kur isha e vogėl, nuk i kuptojsha mendimet e Xha Simonit tė shprehun me kėto fjalė, por tash e marr vesht se ai asht pendue q'asht rritė dhe ndoshta edhe qė ka lemė, sepse edhe atij, si shum kuj, nuk i ka qeshė fati aq shum.

    Mbassi e shiqoi edhe nji herė foshnjėn e heshtun, q'asht strukė nė prehėn tė s'amės, kaloi ke e dyta.

    - Edhe kjo, po thuej, i gjason sė parės - tha. - Asht e brydhėt dhe ka anda t'a argėtojsh. Apo jo? - pyeti.

    - Pooo - i u pėrgjigja tue e zgjatė o-nė prej kėnaqėsis qė ndijsha tue e kundrae atė foshnje tė bukur.

    - Kjo disi ndryshon nga tė parat, se duket ma e xritun - spjegoi dhe kapėrceu ke e katėrta.

    Kėtu u ndal dhe mė hudhi nji veshtrim me bisht tė synit. Un shpėrtheva nė gaz dhe pyeta:

    - Po kjo? Pse e ke zanė hundėn me dorė e ke dalė pėr ēudė?

    E kafshova buzėn qė tė mos qesh ma.

    - Mė pat thanė eme amė se kisha dasht me e kapė nji mizė qė mė kish oimbue nė hundė. Prandaj dola, si qyq, me dorė nė hundė - pėrgjegji.

    Atėherė un qesha fort, por edhe ai u bashkus nė gazin t'em. Nji nga nji m'i dėftoi fotografit e veta qė janė ngjitė, me radhė, nė faqen e murit. Ndėr to ai shifet ēilimi, djalė i ri, student, gjimnazi, i martuem – me Mamė Gjystinėn q'asht mveshė me robe tė bardha e me kunorė lulesh mbi krye -, burrė me fėmij dhe ma vonė plak i krrusun e i thijun, si asht sot. Un tash e njof mirė Xha Simonin qysh nė fėmini. Mė duket sikur kam jetue e jam rritė me tė, sikur kam luejtė me tė shkopaxinglli, guraēokthi, vorba, symbyllthi, varėza etje. Tash ai m'asht ma i afėr e ma i miqsueshėm. Qeh se sa vlerė kanė fotografit. Un s'kam asnji, se im atė e quen pėr mėkat me u fotografue. E me tė vėrtetė kam ndigjue edhe un se fotografia nė jetėn tjetėr ka me kėrkue... shpirt prej njeriut! Mue, tė them tė drejtėn, kurrsesi nuk mė mbushet mendja se pikturat do tė bajnė, nė jetėn tjetėr, nji kėrkesė tė tillė. Nė nji rasė tė tillė kėshtu duhet tė jet edhė pasqyra, qelqi ase ujt e kulluet qė na e pasqyrojnė fėtyrėn dhe shtatin.

    Sidoqoftė mue s'mė hyn nė punė kjo ēashtje. Prandaj s'po e nxej kryet me tė. Por sa pėr t'u fotografue, makar nji herė, nuk guxoj se mė shkallmon em atė me dru. Na, nė shtėpi s'kemi asnji fotografi, makar pėr bė, se nuk lejon im atė. Ai asht shum fanatik dhe po t'I zajė syni ndonji figurė njeriu ase shpendi, menjiherė, e gris dhe e flak tej me neveri. Vetėm Shqipen e flamurit nuk e trazon. Nuk dij se a e don a nuk guxon. Ahu se ē'kam shkrue! Ē'mė hyjnė nė punė kėto gjepura, si thonė Toskėt? Pėrse merrem me punė tė kota qė s'vlejnė me i pėrmendė e jo ma me i shkrue? Hėde! Por ani se, pėrveē meje, kurrkush nuk ka me i kėndue kėto fletė.

    Tė kthehemi ku qemė: Po. Sikurse fotografia t'a pasqyron trupin nė mosha tė ndryshme dhe t'a kėnaq kujtimin, ashtu edhe pėrshkrimi i jetės prej njeriut vetė, besoj se t'a ngop dėshirin pėr me e rishfillue e me

    c pėrtrimė jetėn qysh nė fėmini. Sa bukur se? Prandaj vendosa tė shkruej, herė mbas here, nė kėtė fletor, ku do t'shėnoj tė gjitha ngjarjet, pėsimet, mendimet dhe ndiesit e mija. Me kėtė mėnyrė ky fletor, dalė-ngadale, ka me u bamun si arka e tinzive tė mija. Me ba e me e marrė vesht em atė, mė grinė. Por ai shyqyr nuk din me kėndue. Uh korba un se sa e marrė qė jam! U gėzova pse em atė asht i padijshėm. Por jo. Kjo qe nji shprehje e ēastit, nji farė... nji farė kėnaqėsije e shfaqun vetėm pėr kėtė rasė.

    Tash po e mbyll fletorin n'arkė, se m'a grisin fėmijt.



    12 Mars

    Pėrshkrimi i jetės s'eme do tė jetė i paplotsuem dhe do t'i gjasoje nji shtati pa kokė, po tė mos i pėrmendi kėtu edhe kohėt e kalueme, sidomos, kohėt e arta tė fėminis, me gjith qė ato nuk kanė qenė dhe aq t'arta pėr mue. Prandaj mendova t'i pėrmbledh kujtimet e mija tė deritashme, me sa m'asht e mundun, dhe t'i rendoj kėtu.

    Po filloj.

    Eme amė mė la katėr vjetsh. Ajo vdiq e re. Thonė se nuk i kishte mbushė as tė 23 vjetėt kur ndrroi jetė. Pak e mbaj mend: Kish nji shtat tė hollė e tė ajthtė, sy tė kaltėrt, vetulla tė holla, fėtyrė tė bardhė, qafė tė gjatė dhe flokė tė gėshtenjtė qė pjerrin kah e arta. Kaq mund tė shėnoj pėr dukjen e sajė. Nji kohė, kujtoj mjaft tė gjatė, u dergj nė shtrat. Shpesh mė merrte nė prehėn dhe m'argėtonte me dashuni. Nji mėngjes, pak ditė pėrpara se tė vdiste m'i lėmoi flokėt e kokės dhe u zhgreh nė vaj. Edhe un, kur pashė se ajo po qante s'dij se qysh, shpėrtheva dhe qava me dėnes tė madh. Qysh atė ditė mė rrėmbyen nga shtėpia dhe mė ēuen ke Hallė Hatixheja. Atje qėndrova nja nji javė. Disa herė, tue qamė e tue cingrue, kėrkova tė kthehem nė shtėpi, por s'mė lanė. Mė kabojshin me sheqerka e me kuklla dhe mė kėrcnoheshin tue mė thanė se do tė mė futshin spec nė gojė po tė mos rrijsha urtė.

    Mbas nja nji jave mė suellėn nė shtėpi. Sa u futa mbrenda thirra: nan-o! nan-o! Mė kishte marrė malli pėr tė dhe dojsha tė m'argėtojė. E kėrkova nė tė katėr anėt e shtėpis dhe s'lashė ēip pa vėrejtė, me kujdes, se mos m'ishte mshefė, ashtu si bante kur luente me mue symbyllthi. Por s'e gjeta. Em atė ashtu edhe Hallė Hatixheja mė ndiqshin me sy tė pėrlotun dhe pėrpiqeshin me mė ledhatue e me mė ngushullue. Ma nė fund mė thanė se ime amė kishte shkue, diku, nė gosti. Atėhere kėrkova tė mė ēojnė atje, por ata nuk u biridėn. Mezi mundėn me mė gabue me lajka e lodra tė ndryshme.

    Gadi nji muej rresht e kėrkova t'eme amė tue qamė e tue dėnesė, por pa dobi. Oh ajo kishte shkue nė gosti, kishte shkue diku larg, shum larg, tej caqeve tė kėsaj jete. Oh sikur t'ish e mundun me u ngjallė, tė pakėn pėr disa minuta, e tė shifte se edhe nashti, mbas kaq vjetsh, e kam tė pėrvėlueme zemrėn prej mallit qė ushqej pėr tė. Oh sikur tė ngjallesh qė tė m'argėtonte e tė mė puthte disa herė. Sa nevojė kam pėr tė, me gjith qė u rrita. Zjarri i kėtij malli q'asht ndrye nė zemrėn t'eme, pa dyshim, nuk do tė shuhet veēse kur tė mė mbulojė edhe mue dheu i zi.

    Nji mbramje nė shtėpi kishte nji lėvizje tė jashtzakonshme. Pėrveē Hallė Hatixhes, e cila ndodhesh aty qyshse kishte vdekė nana, kishte ardhė edhe e shoqja e Xha Musait dhe e Xha Sadikut. Em atė u kthye nė shtėpi ma heret se kurdoherė dhe darkėn e hangrėm paperėndue Dielli. Mbas darke mė vunė me flejtė heret, me gjith qė un nuk dishirojsha. Tė nesėrmen nė mėngjes, kur u ngrita prej gjumit, pashė nji grue tė huej qė po dilte nga kthina e t ' im et me tespijt e tija nė dorė. Kur mė pa u ndalue dhe m'argėtoi. Dora qė m'i lėmoi faqet m'u duk e ashpėr dhe e ftoftė. Ika me vrap dhe shkova nė kthinėn e bukės, ku ishin mbledhė tė gjithė rreth votrės.

    - Hajde ke halla - mė tha Hallė Hatixheja sa hyna mbrenda dhe desh tė mė merrte, por un shkova dhe u ula nė prehėn tė t'im et. Mbas meje u fut mbrenda grueja e huej dhe, mbassi i a vu babės tespijt pėrpara, nisi me i mbushė finxanėt e kafes. Un po e shifsha, e ēuditun, kėtė grue qė s'e kisha pamė kurrė. Kėrshėria mė ngucte qė tė merrsha vesht se cila qė. Prandaj nuk durova shum dhe pyeta.

    - Ajo asht jot amė. Mbas sodi atė ke me e thirrė nanė - tha Hallė Hatixheja dhe i zgjati duert me mė marrė nė prehen tė vet. Un u shtėmanga qė tė mos mė merrte halla dhe ia ngula syt grues sė huej. Nji copė herė e shiqova, frigueshėm, atė grue zeshkane dhe aty vonė thirra:

    - Jo; s'asht ajo nana e eme.

    - Ajo asht - gjegji halla.

    - Jo, jo; s'e due - brita dhe, tue e rrasė kryet nė gji t'im et, zuna me qamė.

    - Hesht moj bijė! Mos qajė - mė tha em atė me nji za tė mbytun e tė pėrvajshėm tue m'i lėmue flokėt. Duket se edhe ai ishte i pangushlluem nga humbja e nanės. Vonė pushova sė qami. Mė suellėn kuklla, sheqerka, topa llastiku dhe nji macė tė vogėl. Ma nė fund m'i muerrėn ment. Kjo grue e huej ishte eme njerkė qė kishte ardhė me e zavendsue t'eme amė. Ajo ishte, asokohe, nji gjysmė grueje, nja 32-33 vjetsh. Kishte nji trup tė trashė, lėkurė tė zeshkėt, sy e vetulla tė zeza, buzė tė trasha, nofulla tė fryta. Dhambėt i ishin nximė dhe gjajshin si thėngjij. Me nji fjalė ishte si nji katundare e pėrcėllueme nė Diell. Ajo, nji mot ma parė, e kishte pėrcjellė burrin e maparshėm pėr nė jetėn tjetėr, ku kishte pas dėrgue edhe nja dy fėmij. Em atė, atėherė, ka qenė nja 36-37 vjetsh. Me t'eme amė kish jetue vetėm gjashtė vjet. Fėmia e parė - nji djalė - qė kishte pasė me t'eme amė, i kishte vdekė. Un rrojta. Ndoshta pėr tė vuejtė. Me t'eme njerkė, sikundėr duket, u pamė Hana jashtė.

    Un nuk e due fare, por edhe ajo m'urren pėr vdekje. Oh sa herė mė ka rrafė, sa herė m'a ka mbushė gojėn me spec qė tė rnos i kallzoj t'im ėt, sa herė mė ka lanė nė rrugė e vetė ka dalė me shėtitė, sa herė mė ka lanė pa hangėr, sa herė mė ka dhanė bukė e shėllinė kurse fėmijvet tė vet u nepte gjellė tė mira, sa herė m'a ka therė zemrėn me f jalė fyese dhe sa herė mė ka namė e mallkue. Kush i mban mend e kush mund t'i nurnėrojė kėto. Vetėm do tė pėrmendi se mė mundonte si tė mė kishte halė nė sy dhe mė shante me nji gjuhė shumė tė pasun n'kspresione ndyesije, me nji gjuhė tė marrun hua nga jevgat. Vdekja e s'ime amė, pėr mue, qė nji kob, por martesa e t'im et me kėtė shtrigė qė nji mėnyrė e vazhdueshme dhe e pambarueme kurrė. S'dij se ku e gjetėn kėtė korbė.

    „Fėmia pa. nanė, si nata pa Hanė" thotė nji fjalė popullore. Sa mirė e ka qėllue Shqiptari gjendjen e vajtueshme tė foshnjes bonjake me kėto fjalė. I ka hymė nė palcė, nė shpirt dhe na e paraqit fėmin tė mbetun nė mėshirėn e fatit e nė terr tė natės sė pambarueme. Mjerė ato nana qė lanė mbas vetėhes fėmij tė vegjėl, pse shumica e etėnve nuk kujdesohen, si duhet pėr to e njerkat, pėrgjithsisht, nuk dijnė dhimė pėr bonjakėt qė u kanė lanė si trashėgim ato qė u kanė lirue vendin n'atė shtėpi. Ata bonjakė qė janė rritė me njerka tė kėqia - se ka edhe tė mira ndėr to - e kanė kuptue se sa e hidhėt asht me e humbė nanėn. E kėtė provė un e kam bamun.

    Mbas martesės sė dytė im atė e ndrroi qėndrimin e vet kundrejt meje. Nuk e ēante kryet fort pėr mue dhe as qė kujdesohesh tė marri vesht se si mė pėrdorte njerka. Dalė-nga-dale em atė ndryshoi kryekėput, Shpifjet qė trillonte njerka pėr mue atij i dukeshin si qortimet apo kshillat e Hazreti Hatixhės. Kur un mprohesha ase ankohesha, atij s'i bante tėrr veshi. Shumė herė, nė vend qė tė mė ngushllonte, mė shante. Ndryshimi i madh qė bani em atė mbasi u martue me t'eme njerkė, mė bani tė besoj se ekziston nji fuqi magjike dhe se ai u gazit e u skatarit me magji prej saj. Ndryshe nuk kam se si t'a spjegoj mospėrfilljen e tij kundrejt meje dhe pjerrjen kah e shoqja. Nė ditėt e para tė martesės nuk ishte kėshtu. Duket se ende nuk e kishte torrullue magjia. Shpesh mė merrte nė prehėn dhe, tue m'argėtue me dashuni, mė thoshte me za tė ējerrun:

    - Jot amė, Dije, qė e urtė dhe e mirė si nji engjėll. Ti i gjan asaj kryekėput. Edhe kjo - m'a tregonte njerkėn me gisht - do tė bahet pėr ty nji nanė shum e mirė. Kur e ngrejsha kryet shifsha se syt e tij ishin plot lot. Mė puthte, mandej, me nji dashuni atnore aq tė zjarrtė sa edhe un, me gjith qė foshnje, e ndijsha nevojėn urdhėnuese me e rrokė e me e shtrėngue pėr qafe me tė tana fuqit e mija. Sigurisht asht forca e magjis ajo q'e ftofi mbasandaj prej meje dhe e bani tė luejė mendsh mbas asajė lopės sė murme. Gjendja e eme u vėshtirėsue edhe ma fort kur leu Rizai - nė krye tė tre vjetve q'ishte martue. Atėhare em atė u dha kryekėput mbas tė birit tue mos e nxe kryet ma pėr mue. Qysh atė ditė eme njerkė u ba zotnuesja e plotpushtetėshme mbi t'em atė dhe tiranėja ma e egėr mbi mue. Nuk guxojshja as edhe me qamė e jo me shfaqė ndonji mbėhi ase dėshir. Kurrkush mos u rritėt si un!

    Kur i mbusha shtatė vjetėt mė futėn nė shkollė. Nji tė Hane nė mėngjes kushrini i em Hamiti – ēuni i Xha Sadikut - mė muer pėr dore dhe mė ēoi nė shkollė. Njerka nuk kundėrshtoi fare. Ndoshta pse donte me mė shporrė sysh. Jeta e shkollės mė pėlqeu shum, pėr shkak se mėsueset qenė si nana tė mira dhe aty gjeta nji grumbull shoqe tė dashtuna. Zonjusha Maria Frėni, njena ndėr mėsueset, m'argėtonte dhe mė dhelatonte ma fort se tjerat. Kjo ishte jo vetėm nji mėsuese e mirė, por edhe e bukur e simpathike. Duket se Hyu kishte bashkue nė tė bukurin e trupit e tė shpirtit.

    Mbaj mend se kishte nji shtat tė hollė e tė zdrivielltė, sy tė zij si rrushi, vetulla tė hollė e tė harkueme, flokė tė zij si mundashi, hundė tė drejtė, gojė tė vogėl, buzė tė kuqe dhe dhambė tė vegjėl. Ishte nja 19-20 vjetsh. Sa ambėl mė tingėllonte nė vesh zani i saj kur mė kėshillonte se si tė sillem para prindėrve e kundrejt botės. Sa mė pėlqente kur m'i lidhte gėrshetat, kur m'i mbėrthente sumbullat, kur m'i mshinte robet qė ndragsha n'oborr tė shkollės tue luejt me shoqet. Sa mė kandesh kur mė kėrcėnohesh amblas qė tė mos baj mbrapshtina dhe mė porositte tė jem e urtė, e mirė, dhe e pastėr.

    Shkrihesha prej kėnaqėsis; sidomos, kur mė dhelatonte e mė puthte me dashunin e nji motrės sė madhe. Mbas dy vjetsh ajo u shpėrngul nė nji qytet tjetėr. Oh sa qava kur mė puthi pėr herėn e fundme. Qysh a'sokohe s'e kam pamun ma. Pėr tė, edhe tash, ruej nji farė nderimi dhe nji mall tė pashueshėm nė zemėr. Sjellja e mirė e mėsueseve, veēanrisht e Zojushės Marije, m'a pat paksue pezmatimin qė kisha nga humbja e nanės. Pėr kėt shkak ma fort mė pėlqente tė rrij nė shkollė se sa nė shtėpi, ku mė pritte njerka me mashė nė dorė e me namė nė gojė. Zonjushėn Marie Frėni e zavendėsoi Zonjusha Sabrije Qafėtrashi. Edhe kjo qė mjaft e mirė, por kurrė sa Marija. Drejtoresha e shkollės ishte Zoja Sofije Filipiadhi. Si kjo ashtu edhe Zonjusha Kristina Petropullos flitshin Toskėnisht, se ishin nga jugu. Pėr ēdo, mėngjes, kur do tė shkojsha nė shkollė, simbas porosis qė mė kishin bamun mėsueset, i a puthsha dorėn t'im et ashtu edhe njerkės. Kėsaj i pėlqente t'i a puth dorėn e zeshkėt e tė plasarueme, por nuk i vinte mirė kur krifesha dhe mshihesha me kujdes qė tė mos mė qortojshin mėsueset.

    - Hajde shporru ma! Mjaft u mertise, se s'je nuse - mė thotshte me mėllef. Shpesh herė mė kapte pėr krahu dhe mė nxjerrte jashtė portės pa e lamė fėtyrėri e pa i gėrshetue flokėt. Disaherė nuk mė lejonte fare me shkue nė shkollė. Mė mbante nė shtėpi qė t'ia pėrkundsha djepin e Rizait dhe ma vonė tė Ferides e tė tjerve. Tė tanė ditėn rrijsha pranė djepit tue e pėrkrundė foshnjėn dhe fantazin t'eme qė endesh rreth e rrotull shkollės, ku i shifsha tue luejtė e tue u prrallė shoqet e mija tė dashtuna. Nuk ishin tė rralla rasat qė hajsha edhe flakurima prej njerkės, pse un, e tretun nė mendime t'ambla tue i ndjekė shoqet e shkollės ndėr lodra, harrojsha dhe e kėputsha pėf gjysėm kangėn qė i kėndojsha fėmis pėr me i ndiellė gjumin ase, e lodhun krahėsh, e ndalojsha lėkundjen.

    Shumė herė mė ēonte nė shkollė zbathun ase me nalle dhe nuk mė lejonte me i mbathė kėpucėt edhe sikur tė binte shi ase vdorė. Nji herė mė takoi, mb'udhė, kushrini i em Hamiti dhe, kur mė pa me nalle dhe pa ēorapė nė kambė. U lemeris fare, pse moti ishte i keq dhe po binte vdorė. Mė muer pėr dore dhe mė ēoi nė shtėpi tė vet. Atė ditė nuk mė la me shkue nė shkollė. I kishte folė mjaft ashpėr t'im et pėr mos pėrfilljen qė tregonte kundrejt meje tue i a rrėfye edhe ngjarjen e ditės. Kur e pyeti em atė njerkėn se pse mė kishte ēue nė shkollė zbathė, faji mbet mbi mue, se ajo u shfaqsue tue thanė se un vetė s'kisha dashė me i mbathė kėpucėt.

    - Unė nuk i kam vu mendjen se a i ka mbathė kėpucėt apo jo, por edhe nė mos i mbathtė, s'kam seē't'i baj, mbassi nuk mundem me vu dorė mbi tė, se mė dhimbset - tha. Kjo grue e ligė qė me qinda herė mė kishte rrafė kot, kjo shtrigė qė nuk kishte nė shpirtin e sajė tė zi as ma tė voglėn shenjė tė dhimbjes e tė mėshirės, thoshte se i vinte keq tė vente dorė nė mue! Em atė, si pėrherė, edhe kėsaj rradhe i besoi asaj dhe mue mė qortoi e mė shau, pse kisha dalė pa kėpucė! E un, e trembun nga shenjat kėrcnuese qė mė bante njerka prej andaj, nuk guxojsha t'i a them tė vėrtetėn o hidhėt. Me mėsimet shkova mjaft mirė. Mue mė ndihmoi fati, se n'atė shkollė vazhdonte edhe Irena, bija e Xha Simonit, fqi me ne. Ajo ishte dy klasa ma naltė se un dhe mė mėsonte shpesh e shpesh.

    Sonte po mjaftoj me kaq, sepse me nji anė u lodha dhe m'anė tjetėr nuk po mundem me i pėrmbledhė mirė kujtimet.

  4. #4
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    12,736
    Faleminderit
    20
    211 falenderime nė 151 postime
    13 Mars



    Mė ka thanė Xha Simoni se fėmia, kur asht nė moshėn 3 - 8 vjetsh, ngucet fort nga kėrshėria dhe don tė mėsojė gjithshka. Me tė vėrtetė ashtu qenka. Edhe un kam vu re se fėmia nė kėtė moshė pyet pa pra dhe disaherė ban pyetje e verejtje tė ēuditėshme. Veē kėsaj fėmijt e kėsaj moshe mbajnė mend gjithshka tė kenė bamė, por mbasandaj harrojnė dhe, pėr nji kohė, e humbin fuqin e kujtesės. Edhe un, me gjith qė u pėrpoqa mjaft nuk munda me u pėrjashtue nga ky rregull, pse qysh nga tetė e deri mė dymbėdhetė vjet, gati gati, nuk mbaj mend fare.

    Prandaj po e kaloj nė heshtje kėtė kohė. Irena asokohe e kishte krye qytetsen dhe po matesh me ndjekė nji shkollė ma tė naltė. Edhe un dojsha me i vazhdue mėsimet, por s'mė lanė. Eme njerkė, herė mbas here, i flitte t'im et mbi kotėsin e mėsimit pėr femna dhe mbi nevojėn e mbulesės s'eme. Por ai deri atėherė nuk i a pat vu veshin. E- nashti vonė pat nisė me u ndrydhė nėn ndikimet e saj. Nji mbasdarke, pak para se tė fillonte vjeti shkolluer, ndigjova se po i thoshte njerka:

    - Ajo lypset tė mbulohet ma. Asht turp prej botės qė t'a nxjerrim gocėn jashtė si nji kaureshė tė llastueme

    e tė pafrenueme.

    - Mirė, moj grue, por ajo ende asht e vogėl - pėrgjegji ai?!

    - Kush asht e vogėl? A nuk shef se asht bamė sa nji pelė?

    - E shof se ka dhanė shtat, por nuk mė duket se asht bamė pėr t'u mshefė.

    - Ndigjo burrė! Ajo duhet mbulue dhe lypset hjekė nga shkolla ma. Ē'i lypset shkolla asaj? Mos i mėsojnė

    nė shkollė Kuran e punė Ahireti? M'u verbofshin syt n'u mėsojnė ndonji punė tė mbarė. Ajo mbas sodit

    duhet tė rrijė nė shtėpi, tė stėrvitet me gatue, me qepė e me arnue dhe me la e me lye. Shkurt lypset tė mėsohet me matarue nji shtėpi, se nesėr do tė shkojė nė derė tė huej e nuk do tė dijė me u bamė nji amvizė e mirė.

    - Ke tė drejtė, por... I a preu fjalėn dhe vazhdoi: - E kur tė martohet mue do tė mė shajnė bota dhe mue kanė me m'a hudhė krejt fajin tue pamė se ajo s'din kurrgja pėr me e mbarsue shtėpin. Veē kėsaj grat e botės, qysh tashti, pėshpėrisin vesh nė vesh kur e shofin kaq tė rritun dhe mė hudhin veshtrime me bisht tė synit. E un nuk mundem me i mbyllė gojėt e botės. Mbasandaj ajo tash duhet tė mė ndihmoj edhe mue nė punėt e shtėpis, se dhe un s'kam fuqi. Fėmijt, Zoti i lashtė, duen hyzmet. E un s'kam veēse dy duer. Nji mbas nji njerkės i patėn lemė katėr fėmij Rizai, Feridja, Meti dhe Razia. Mbasandaj bani stop! Sikundėr duket u shterpue ma.

    - Mirė, po e mbulojmė - gjegji im atė dhe e mbylli bisedimin.

    Tė nesėrmen nė mėngjes shkova ke Xha Sadiku dhe e lajmova Hamitin mbi sa kisha ndigjue. Ai u nxė e u ba prush. M'u zotue se do tė pėrpiqesh me i a kthye mendjen t'im eti. Me tė vėrtetė ai u mundue, por nuk bani dobi. Em atė mė ndaloi nga shkolla dhe mė mbylli nė shtėpi. Natyrisht un asokohe nuk e ēmojsha vlerėn e mėsimit dhe vrazhdėsfn e jetės qė kalohet nė robni. Vetėm pėr dy shkaqe nuk dojsha me u mbulue dhe mos e lanė shkollėn: Pikėsėpari s'dojsha me u mshefė, se do tė mė duhesh tė rrij gjithnji me njerkėn qė kishte me m'a zbutė shpinėn dhetė herė nė ditė. Mbasandaj mė pėlqente tė rrij me shoqet e shkollės e tė luej me to. E pėr mue kėto kishin randėsi tė madhe.

    Mbas dy ditėsh mė mveshėn nji ēarēaf tė zi dhe mė vunė nė fytyrė nji peēe tė zezė e tė trashė. Atė natė e

    squllosa jastėkun me lotėt qė derdha. Kisha tė drejtė tė qaj, pse mė kishin ndamė nga shoqet, mė kishin largue nga sheshi i lojnave zbavitėse, mė kishin futė nėn zgjėdhėn e padurueshme tė njerkės, dhe, ma nė fund, mė kishin dėnue tė mbetem gjysmake dhe e robnueme pėr jetė. Atė natė, si dhe nėt tė tjera, pashė n'adėrr sikur e kisha fitue prap lirin dhe sikur kisha hymė nė shkollė. Mė bahej sikur bridhsha poshtė e pėrpjetė, pa ēarēaf, tue luejtun me shoqet e mija nė kurt tė shkollės. E shkreta un! Sa e shėmtueshme m'u duk vetja kur pashė se isha futė mbrenda atij thesi tė zi, Mė gjante vetja plotsisht si sorrė e zezė, por pak e gjatė. Po, sigurisht nji foshnje do tė tmerohesh po tė mė shifte papandehun. Mirė, po kėshtu donte zakoni, kėshtu urdhėronte feja, kėshtu dėshironte njerka dhe im atė.

    Ajo qė s'munda me e kuptue asokohe dhe qė ende nuk e kamė marrė vesht, asht shkaku i vėrtetė i mbulesės. Due tė them se ende nuk e kam kuptue qėllimin e vėrtetė qė nė vetėvetėhe pėrmban mbulesa. Ē'farė shėrbimi apo ē'farė dobije na siguron ēarēafi? Po tė m'a bante ndokush kėtė pyetje kur isha e vogėl, sigurisht, do tė pėrgjigjesha tne thanė se ēarēafi na i ruen robet nga pluhuni e nga balta e shumtė qė kanė rrugėt t'ona. Por kurrė nuk do tė thojsha se duhet pėr me e ruejtė nderin e femnės. Ēarēafi qenka prita, pengesa, mburoja e nderit? Ēudi dhe ēudi e madhe!...

    Deri pak vjet ma parė, si e mitun, mnnd tė kem qenė foshnje nga mendja dhe mė ka mungue fuqia gjykuese. Po tash, qė i mbusha 17 vjetėt, mė duket se jam nė gjendje tė shof ma kjarėt dhe tė gjykoj ma kthjellėt. E mue sot, pėr Zotin, nuk mė mbushet mendja se ēarēafi mundet me e ruejtė nderin e femnės. Vallė mos ka ndonji fuqi magjike ai kėllėf qė e mbėshtjell shtatin pėr me i ruejtė thesarėt e nderit t' asajė q'asht futė nė tė? S'mund t'a besoj. Pėrkundrazi kam formue besim se ēarēafi asht mjet turpi e shnderimi. Po. Sa herė kam ndigjue prej plakave tė fisit se jevgat t'ona ase laviret tjera, pėr tė mos ramė nė sy tė botės, mvishen me ēarēaf dhe, nė mes tė ditės, shkojnė ke ky ase ke ai bik. E femna e pambuelueme nuk guxon tė futet nė shtėpin e huej jo ditėn, por as edhe natėn, pse njifet prej shum kuj. Kuptohet fare lehtė, pra, se ēarēafi, nė vend qė t'a ruejė nderin, e lehtėson shnderimin.

    Prandaj ai nuk vlen veēse pėr t'i mbulue robet e bardha ase tė kuqe qė ka mveshė femna fatzezė nėn tė. Kam ndigjue prej pleqsh e plakash se feja urdhėnon tė mbulohen gjymtyrėt e turpshme. Natyrisht edhe moralisti kėshtu porosit. Mirė, por femnat e krishtene qė dalin jashtė pa ēarēaf, mos i zbulojnė kėto gjymtyrė? Mos dalin lakuriq? Jo, kurrė. Atėherė ēarēafi nuk i shėrbyeka qėllimit, pėr tė cilin na kanė thanė se asht i moralshėm, i shenjtė dhe hyjnuer. Veē kėsaj hoxhallarėt thonė se zbulimi i fėtyrės asht i lejueshėm prej fės. Mbassi feja lejon me e zbulue fėtyrėn un kujtoj se nuk i mbetet ma as ma e vogla randėsi mbulesės sė trupit tė mveshun me robe, qofshin kėto tė bukura ase tė shėmtueshme, tė vjetra ase tė reja, t'arnueme ase jo. Rolin kryesuer nė bukurin e njeriut, sikundėr dihet, e luen fėtyra.

    E kur kjo lejohet me u zbulue e me u diftue, nuk mbetet ma as shkak as edhe arėsye me u mbėshtjellė nė nji ēarēaf. Tė gjithė kemi ndigjue tė flitet pėr bukurin e ndonji femne. Kur nis pėrshkrimi i bukuris nuk fillon as nga kambėt, as nga krahėt, as edhe nga shpina. Por nga koka, nga fėtyra. Thuhet, pėr shembėll, kishte vetulla si gajtan, sy si finxhan, hundė si qiri, gojė si kutf, dhambė si inxhi, qafė si zambak dhe, ma nė fund, shtat si selvi. Por shtati, edhe n'u mbuloftė edhe nė mos u mbuloftė, nuk e humb as dukjen as edhe bukurin. Atėherė pėrse vlen ēarēafi? Nuk besoj tė ketė njeri me tru tė shėndoshė qė tė mundet me shfaqė nji arsye pėr me e vleftėsue ēarēafin, kėtė shpikje tė ēuditshme, qė nuk ka, pa dyshim, as bazė morale as edhe fetare dhe q'asht sajue nga fantazia e sėmunė e disa njerėsve tru ndryshkun dhe ziliarė.

    Ma nė fund mė vjen nji pyetje tjeter nė buzė dhe me gjith qė mė vjen turp, do t'a baj pėr hir tė vėrtetės dhe pėr me e zgidhė kėt lamsh kaq tė pėshtjelluem. Due tė pyes se pse vetėm femna duheshka me u mbulue dhe jo edhe mashkulli? Ky gjykim mos rrjedh nga ajo mendėsi e kalbun qė i quen femnat seks i bukur? Oh sikur t'a dijnė meshkujt se sa tė shėmtueshme, tė pėrēuduna dhe pėrbindėshe ndodhen nė mes t'onė! E kėto krijesa tė vorfėna nga bukuria vetėm syt t'ona munden me i njoftė e me i dallue, pse na, domosdo, nuk e shofim njena tjetrėn me syt e nji mashkullit tė turbulluem prej pasionit. Mbasandaj kush mund tė pretendojė se nuk ka nė mes tė meshkujve djelm e burra tė bukur? Mos kujton ndokush se nuk ka buburi mashkullore?

    Si kur tė mundesh me folė femna, me atė liri gjuhe qė kanė mashkujt, kush e din se sa poezi do tė vargėzonte pėr me e pėrshkrue bukurin e shokut tė vet jo gjini. Kush mundet me mė sigurue se nuk ka me mija femna qė, tue kundrue mbas kafazit tė dritares ase nėpėr mjet tė peēes sė hollė, nuk shprazin nga goja mija e mija tubza vjershash pėr ata qė u kalojnė pranė pa dijtė se kanė plagosė randė disa zemra tė strukuna mbrenda do krijesave tė dėnueme me burgim tė pėrjetshėm? Oh sa e sa sy vashash, nga plasat e dyerve ase nga birat e kafazeve, ndjekin e pėr cjellin kalimtarė tė rij me rrafje tė forta tė zemrave qė s'kanė liri e tė drejtė shfrimi e dashunimi, me gjith qė natyra edhe ato, sikurse mashkujt dhe ndoshta ma shum se ata, i ka pajue me ndiesit e dashunis. Prandaj mė takon tė them se nė qoftė se duhet mshefė femna lypset tė mbulohet edhe mashkulli, pse edhe ai ka bukuri, pse edhe ai i nxit lakmit e femnės dhe I a kilikos dėshirin.

    Oh sa tė mjera jemi na femnat Muslimane tė qyteteve. Them tė qyteteve, pse ato tė katundeve dukct sikur janė pėrjashtue nga dėnimi i robnis, mbassi nuk mbulohen. Ato kanė dishka tjetėr kundrejt kėtij privilegji: Janė ngarkue me punė tė randa qė nuk i kryen as mashkulli as edhe kafsha. E na qytetaret bajmė nji jetė ma pak tė vėshtirė, por jemi bamė monopol, plotsisht, si hokat e shkrepseve; jemi si shprepset qė shkėlqejnė e djegin vetėm kur t'i prekish ase t'i shkrepish. Ē'tė bėjmė? Kėshtu e lyp zakoni, kėshtu urdhėron feja, por ajo fė q'asht bastardhue prej disa njerėsve gjysmakė e tė pandėrgjegjshėm.

    Femna muslimane, e mbyllun mbrenda katėr mureve, asht e mpit, e dobėt dhe e pazhdrivillueme, sepse asht shtypė e mbytė nga zgjedha e randė e nji ednkate qė nuk kėshillon e nuk porosit tjetėr veēse ndalime: mos prek, mos dil, mos fol, mos qesh, mos e mos sa tė dojė edukatori. Asht e dobėt, pse nuk merr mjaft ajr, nuk e shef Dielli, nuk lėviz, nuk i kullot syt nė bukurit e natyrės dhe qesh pak e qan shumė. Me nji fjalė asht nji krijesė fatkeqe qė t'a kėput shpirtin sikur tė mundet me e shprazė vėnerin e zemrės pėr padrejtėsit qė i bahen. Dėshprimi i saj s'mund tė matet kurrėsesi. E kjo qyqare, e pashkollueme dhe e robnueme pėr jetė, si mund tė bahet nanė e mirė, edukatore e dėjė?

    Ē'farė aftėsije mund tė ketė ajo pėr me rritė fėmij, ato fėmij qė kanė me qenė shpresat e nesėrme tė kėtij vendi, mburoja e Atdheut dhe krenarija e kombit? Shqipnia ideale qė andėrruen dėshmorėt do tė mbetet si nji dėshir i vorrosun bashkė me kufomat e tyne derisa femna tė mos ketė mundėsin me rritė fėmij tė frymzuem me shpirtin flakues e me vullnetin e papėrkulun tė herojve t'onė. E nji bres tė tillė vetėm nanat e lira e tė miredukueme mund t'i pėrgatisin Kėtij vendi. Ēarēafi pra i ka fajet dhe ai kurrė s'mund tė jetė i nevojshėm pėr mbrojtjen e nderit tė femnės, se nderi i saj mvaret nga edukata qė i nepet, nga karakteri qė i pėrpanjohet, nga morali qė i shartohet dhe nga virtyti qė i injeksionohet.

    Sonte po mjaftoj me kaq.

  5. #5
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    12,736
    Faleminderit
    20
    211 falenderime nė 151 postime
    14 Mars



    Po vazhdoj.



    Po t'a ndjellish urtė e butė Zanėn e kujtimeve ajo nuk vonon me t'ardhė pėr me tė marrė nėn krahėt e saj t'artė e me tė pėrkundė me dashuni nė djepin e foshnjeris. Vargu i ditėve tė kalueme zgjon nė shpirtin t'em kujtime tė pėrmallshme dhe pėrshtypje tė ēuditėshme qė mė lanė vragė tė pashlyeshme. Oh sa do tė kėnaqesha tue i pėrshkrue kėta kujtime sikur tė gjithė t'ishin t'ambla e tė mira, por mjerisht ata janė ma se tė hidhta dhe pezmatuese. Me gjith kėtė lypsen shkrue. Po; duhen pėrshkrue, se janė prona e eme, se ashtu plotsohet ditari i jetės s'eme. Atėhere le tė vazhdojmė; Mbas nji jave, qė qeshė mbulue, shkova ke Hallė Latixheja pėr tė bujtė disa nėt. Me qenė se nuk isha mėsue me ecė symbyllazi, rrugės qesh tue e thye qafėn dy tri herė. Oh sa qeshėn gocat e hallės kur mė panė me ēarēaf. U shkėlyen gazit, pse me nji anė nuk mė njoftėn dhe m'anė tjetėr u habitėn nga shkaku se nuk e kishin paramendue se mund tė mė shifshin tė mbulueme n'ate moshė aq tė njomė. Kishin tė drejtė tė mos mė njofin, pse un isha maskue dhe isha bamun tamam pėr tė marrė pjesė nė nji „Bal masque". Samiu, djali i madh i hallės, tue mė shique ēuditshėm tha:

    - Qenka bamė si ata qė dalin nė karnaval!

    - Uh mashaallah tė qoftė moj bijė! Qenke bamė gjallė jot amė. Sa hije tė paska se?!... - tha halla tue mė marrė n'grykė dhe tue mė puthė. Un me tė vėshtirė i mbajsha lotėt qė dojsnin me mė shpėrthye, pse me gjith qė ende e njomė, e kuptojsha se nuk mund tė kenė bukuri verigat e robnis. Mamė Gjystina dhe Irena m'uruen fat tė mirė. Mė thanė se ēarēafi mė kish dhanė nji hije tė randė. Mė shiquen zymtas. E kuptojsha se ato ndijshin dhimė pėr mue tė gjorėn qė e humba lirin, por mundoheshin me mos e shfaqė dhimshunin qė tė mos m'a thejshin zemrėn.

    - Pse nuk e gris, moj, at dreq ēarēaf? - i a bani kushrini i em Hamiti kur mė pa. U nxe dhe nji conėherė shfreu tue true kundėr t'im et e kundėr fanatizmės verbuese qė po na shpije nė greminė. Gjith far'e fisin e shėtita me rradhė. Diku bujta. dy net e diku tri. Ma nė fund u ktheva nė shtėpi pėr t'a vuejtė denimin e burgimit tė pėrjetshėm qė mė dha em atė simbas mendėsis sė tij prapanike. Nė kohėt, e para u mėrzita shum. Shpesh rrėnkojsha e qajsha tue e soditė lirin, tue i kujtue shoqet e mija q'e gėzojshin jetėn tue luejtė e tue bredhė lirisht. Mbasandaj dalė-ngadale nisa me u mėsue me robnin. E me ē'farė nuk mėsohet njeriu i shkretė nė kėtė jetė? Oh sa mizorė janė disa njerės knndėr atyne qė i gjejnė ma tė dobėt se vetėhen e tyne. Qysh atėhere hyna plotsisht nėn zgjedhėn e njerkės. Ajo nisi me mė pėrdorė si sherbėtore. Mė vente t'i laj enėt, t'i mshi kthinat, t'i laj liveret, tė gatuej dhe vetė dilte me shėtitė. E qė tė justifikohesh thosbte se mė futte nė punė pėr me mė... stėrvitė! Kjo grue, nuk dij se pse, shijohesh e kėnaqesh - ashtu edhe sot - tue mė mundue e tue mė mallkue. Ēuditem se ēfarėshpirti ka.

    Ajo - eme njerkė - nuk ka regull nė punė tė shtėpis dhe asht e hutueme fare. I len punėt verde dhe harron fort. Shum herė harronte, pėr shembėll, se ku i ka vumė robet e Rizait, ēorapėt e Ferides, kėpucėt e Metit apo brekėt e Razijes. E kur nuk i gjente mė kėrcnohesh e mė binte nė qafė tue mė nimtė:

    - Ku i vune ēorapėt e Ferides mori tė preftė kolera? Ku janė robet e Rizait mori tė shpėrlaftė mordja? Ku i ke brekėt e Razijes mori tė marrtė murtaja?...

    Nga ndonji herė mė thosh:

    - Lueji duert mori t'u thafshin! Ē'e bane kuzen mori mos dalsh nė fat kurrė! Po kur mė vente me shtypė kafe? Oh se sa vuejsha! Krahėt e mij, tė hollė e tė brydhėt, nuk kishin fuqi nae e mbajtė shtypsin e hekurt e jo ma me e ngritė pėrpjetė dhe me e lėshue me forcė nė gur. Mirė, por ku merrte vesh ajo se?!. As s'donte tė dijė se a mundesha t'a baj atė punė apo jo. Tue nuhatė e tue rrėnkue 1 mshojsha gurit. Bahesha qull me djersė dhe mė dridhesh krejt shtati prej mundimit. Kur kėputesha fare e mbėshtetsha kryet mbi gur pėr tė pushue sa do pak. Atėherė djersėt e lotėt e mij pikojshin mbrenda gurit. Oh sa killogram kafe tė mbrutjun me djersėt dhe lotėt e sė bijės ka pimė im atė!

    Shkurt mė vinte shpirti :nė majė tė hundės derisa e shtypsha kafen. Kur i mbarojsha punėt e shtėpis ase kur e gjejsha vetėhen tė ngeshme, shkojsha ke Xha Simoni pėr tė ndejtė me Irenėn. Atė e dojsha dhe e due shum, se mė qe bamė si motėr dhe mė nepte mėsim. Tė gjitha mėsimet e shkollės m'i pėrsėritte dhe mė nxitte t'a zgjanoj dijnin e paktė qė kisha marrė nė shkollėn fillcre. Mirė, por ku mė lente njerka. Sa t'a merrte vesht se mungoj nė shtėpi, mė thirte tue bėrtitė me za tė naltė:

    - Dije! Dije mori t'u harroftė emni! Hajde mori mos e prufsh kryet!

    E tanė mahalla e pat marrė vesht se ēfarė shtrige asht kjo grue, por im atė, as atėherė as edhe sot, nuk e ka marrė vesht. Kur kthehesha nė shtėpi, mbassi mė shante e mė mallkonte, shpikte ndonji punė dhe m'urdhėnonte me e krye.

    Derisa i mbusha 14 vjetėt vuejta tepėr dhe hoqa tė zezat prej saj. Mbasandaj ndrroi disi gjendja e eme dhe kėtė ndryshim e bana vetė. Po. Ajo e teproi keqsjelljen e vet ndaj mue sa s'mund t'a durojsha ma. U mbush kupa deri nė zgrip dhe, kur m'u dha rasa, ngrita krye kundėr saj. Qeh se si: Nji ditė para dreke m'urdhėnoi me e mshimė oxhakun e gjelltores tue mė thėnė:

    - Merr e mshije at oxhak se asht mbushė me blozė.

    - Un t'a mshi a?! - i thashė e ēuditun.

    - Pse a un a?! - bani tue mė shique me urrejtje.

    - Po s'pėrtove mund t'a mshish vetė se un nuk mundem.

    Ishte e para herė qė po i kundėrshtojsha. I u turbulluen, mbasandaj, i u skuqėn syt.

    - S'mundesh? - briti me mllef dhe u lėshue tė mė kapi pėr me mė troshitė nėn grushtat e saj tė fortė.

    - Nė daē bane vetė, nė daē merr nji njeri tjetėr. Por duhet t'a dijsh se.un kurrė nuk kam me e mshimė - i thashė dhe ika, fluturim, ke xha Simoni. Atje, t'a merr mendja, s'mund tė vinte me mė marrė, pse i vinte turp prej Mamė Gjystinės. Pėr ndryshe edhe un nuk do tė guxojsha me i kundėrshtue, pse do t'a dijsha se ka me mė marrė rrėshanas dhe tue mos m'i kursye grushtat e shqelmat. Deri nė drekė qėndrova aty. Kur erdh im atė e ndigjbva se mė kėrkoi tue m'a thirrė emnin, por un nuk bėzajta dhe s'luejta vendit. Mamė Gjystina, qė i dinte hallet e mija dhe qė ndinte dhimė pėr mue, mė kshilloi t'i ankohem t'im ėti. Mbas nja nji ore erdh Meti e mė njoftoi se mė kėrkonte em atė. Shkova. Mbrenda asajė kohe njerka, natyrisht, do t'ishte shprazė kundėr meje. Por edhe un e kisha vendosė qėndrimin t'em pėr me e luftue dhe me e shkundė zgjedhėn e saj.

    - Ku asht tata? - e pyeta Metin kur hyna n'oborr tė shtėpis.

    - Naltė - gjegji ai dhe iku tue kėrcye.

    Vuna re se ajo asokohė ishte tue i lamė enėt e drekės nė sqoll tė gjelltores. Kishte plot dy vjet qė nuk kishte prekė enė me dorė. Sot i ishte pėrveshė punės, sigurisht, pėr t'i provue t'im ėti se ajo vetė i kryente punėt e shtėpis.

    U ngjita naltė. Em atė ishte nė kthinėn e vet. Ishte ulė mbi minder dhe po thithte tym duhani. Dukej i zymtė e i egėrsuem. Gjante sikur po i dilto tym nga koka.

    - Ku ishje Dije? - mė pyeti sa hyna mbrenda.

    - Ke Xha Simoni - pėrgjigja tue qėndrue nė kambė mbrenda prakut tė derės.

    - Pėrse? - pyeti me za ma tė ashpėr.

    - Sepse donte me mė rrafė nana.

    Nanė e thres kėtė shtrigė, se ashtu mė patėn mėsue qysh nė vogjėli.

    - E pse nuk i ban ti punėt e shtėpis?

    - Un dhe vetėm un i baj punėt e shtėpfs. Por oxhakun nuk mundem me e mshimė se s'kam fuqi dhe druej se rrėzohem poshtė - i thashė.

    - Mos gėnje! - bėrtiti tue i mrrullė vetullat - se po t'i bajshe ti punėt e shtėpis, ajo nuk do tė donte me tė rrafė.

    Fjala „Mos gėnje" mė ra si plumb nė kokė. Mė kapėn rrebet dhe nuk munda me e zotnue vetėhen. Prandaj

    shpėrtheva:

    - Pėrse un gėnjyekam e nuk gėnjyeka jot shoqe babė? Apo mos asht ajo meleq e un dreq? Em atė u hutue nga guximi i em, pse kurrė nuk i isha pėrgjigjė dhe s'kisha bamė makar nji vrejtje tė vogėl. E hapi gojėn tė thotė dishka, por un s'i lashė kohė dhe vazhdova:

    - Un kurrė nuk rrej babė. Duhet t'a dish se deri mė sot jot shoqe nuk ka prekė me dorė punė shtėpije. Tė gjitha un i kam bamė: Un i kam lamė enėt, i kam mshimė odat, i kam lamė liveret, kam gatue bukė, kam ziem gjellė, e kam la e lye shtėpin, kam shtypė kafe, i kam arnue petkat e kėmishat dhe, pėr rnbi tė gjitha, i kam lamė edhe shpergajt e kalamajve.

    - Ti? - thirri si i habitun e me mosbesim.

    - Po, po, un. Un i kam bamė tė gjitha. Por oxhakun nuk mundem me e mshimun, se ajo asht puna e njej puntori. E nė qoftė se kėtė grue e ke sjellė kėtu pėr me mė bamė shėrbėtoren e saj, m'a thuej qė t'a dij - shtova.

    - Mos fol budallallėqe - thirri me nji za pak tė zbutun.

    - Kėto qė po ju them janė tė vėrteta, babė. Nuk janė budallallėqe. Dhe po tė them se un nuk mundem me punue ma, se jam e dobėt nga shėndeti. N'asht se nuk tė dhimsem ndopak e mė len nė kėtė hall, t'a dish se do tė vijė nji ditė qė do tė pendohesh - i thashė me nji za tė ējerrėt.

    - Ē'thue mori? A je ndėr mend apo jo?

    - Babė! - thirra tue gulēue. - Shtėpin e nanės e shoi vdekja dhe pėrveē dajallarve nuk ka mbetė njeri qė t'i vije keq pėr mue. Nė ju randohem shum. Mė thoni tė shkoj e tė strukem ndėr ta, pėrpara se tė vdos nga mundimet e pėrpara asajė kohė qė vdiq eme amė - i thashė dhe u shgreha nė vaj. Em atė u turbullue fare. U ēue nė kambė dhe m'u afrue. Mė kapi pėrdore dhe, tue m'i lėmue flokėt, tha me za tė plasun:

    - Edhe un s'dojsha qė tė vdiste jot amė, por ashtu urdhėnoi Zoti moj bijė. Ti mos u dėshpro e mos qajė. Un tė kėshilloj tė punosh vetėm pėr tė mirė t'ande, se due tė bahesh e zoja me matarue nji shtėpi.

    - S'kam fuqi. Jam e dobėt nga shėndeti – gjegja pėrvajshėm.

    - Ē'ke moj bijė? Kurrė s'kam ndigjue qė tė kesh qenė sėmunė.

    - Kurrė s'ke pyetė qė tė merrshe vesht – pėrgjigja me mllef dhe tue e shique me sy tė pėrlotun.

    - Pse flet kėshtu moj Dije? Ē'faj tė kam un? - bani.

    - Fajin e ka fati i em qė mė la pa nanė e nė dorė tė njerkės, qė don me m'a marrė shpirtin pėrpara kohės - i thashė me za tė mbytun prej vajit dhe tue u dridhė prej zemėrimit qė mė kishte mbėrthye.

    - Oh si flet moj bijė; Kurrkush nuk mundet me tė shtrėngue me punue. Un qysh sot po e porosis atė - donte tė thote pėr njerkėn - qė mos t'api punė.

    - Rri rahat e mos u mėrzit - tha.

    Sa e mbaroi fjalėn iku i turbulluem e i surbulluem. Tė nesėrmen erdh nji shėrbėtore nė shtėpi. Njerka ishte kah pėlset prej zemrimit, por s'kishte se si me shfry. Edhe oxhakun e mshiu nji puntuer. Qysh ate ditė nuk bana ma punė shtėpije, veēse ndonji gjellė kur mė ftekesh ase qindissha ndonji gja qė mė pėlqente. Mbassi shpėtova nga thundra e njerkės nisa me kėndue, gadi pėr ditė, me Irenėn. Ajo m'i epte mėsimet qė bante vetė nė shkollė dhe, herė mbas here, mė provonte. Nė kėtė mėnyrė vazhdova derisa ajo e mbaroi shkollėn. Irena thosh se jam shum e squet dhe, e kėnaqun nga kjo cilėsi i rrallė, pėrpiqesh tė mė mėsojė sa ma shum. Edhe un i u vuna mėsimit, sidomos Frengjishtes, me tė gjitha fuqit e mija. Tash mund tė them se zotnoj nji farė kulture, tė cilėn i a detyroj Irenės. Herė mbas here lexoj libra tė ndryshėm dhe e ushqej trunin. Librat i marr hua prej Irenės ase prej vėllazėnve tė saj, se vetė nuk mundem me i blemė, mbasi em atė nuk m'ep tė holla pėr ta.

    Irena ka tre vėllazėn: Gjonin, Markun dhe Kolėn. Gjoni parvjet e mbaroi fakultetin e Drejtėsis nė Vjenė dhe Marku simjet i kreu mėsimet nė shkollėn e naltė tregtare t'atij qyteti. Gjoni asht bamė antar nė gjykatoren e kėtushme, kurse Marku ende asht pa punė. Kola asht 11 vjetsh; simjet e mbaron filloren. Xha Simoni, ati i tyre, asht nėpunės i kadastrės me nji rrogė tė vogėl. Mamė Gjystina asht e ama e Irenės dhe e vllazėnve tė saj. Kėta janė Kosovarė, t'emigruem prej andej qysh nė kohen e luftės Ballkanike. Kanė blemė shtėpi kėtu, ngjit me ne. Nėpėrmjet nji deriēke hyjmė e dalim ke njeni tjetri. Xha Simoni asht spenxue shum dhe asht ngarkue me borxhe pėr t'i mėsue djelmt e vet. Tash qė ata mbaruen shpreson t'a pėrmirsojė gjendjen.

    Eme amė - dritė pastė - thonė se ka shkue shum mirė me kėtu. Edhe mue mė duen fort. Un hallet e mija ma fort i qaj me Mamė Gjystinėn e me Irenėn se sa me njeri tjetėr. Besoj se pėrshkrova krejt jetėn t'eme tė deritashme. Edhe nė paēa harue gja e shkruej ma vonė.

    Ashtu? Po.



    18 Mars



    Dje mbas dreke Marku e fotografoi t'amėn e motrėn me nji aparat qė kishte sjellė nga Austria. Mbassi i fotografoi ato, veē e veē, dėshiroi tė fotografohet edhe vetė me to. Prandaj e pėrgatiti aparatin dhe m'a la mue qė t'i a shkrep thumbin. Kėshtu u fotografuen tė tre, nė nji grup, nanė, motėr e vėlla. Sa mirė e sa kujtim i bukur.

    - A don me u fotodrafue edhe ti Dije? - mė tha Irena kur po ēohesh nga karrika.

    - Jooo - pėrgjigja.

    - Pėrse? - pyeti.

    - Ti e din... Nuk guxoj prej babės.

    - Fotografoju, se nuk e merr vesht yt atė. E mshef un. E mbaj un, se e due t'a kem si kujtimin t'and - tha.

    - Ē'e don fotografin, Irenė, kurse mė ke gjallė kėtu e mė shef, tė pakėn, dhetė herė nė ditė? – pėrgjigja me buzė nė gaz.

    - Ahu Dije! Po ti nesėr do tė martohesh dhe un, kush e din, nuk kamė me tė pamė... veēse nė tė rrallė. Tė gjithė qeshėn. M'u vunė shum. Ma nė fund u binda dhe u fotografova vetėm. Sot e pashė vetėhen tė fotografueme. Ajo paraqitte nji blondinė 17 vjeēare qė ka qėndrue nė kėmbė si e trembun prej dikuj me gjithė qė asht mundue tė buzėqeshi. Filmi u hudh dhe kopjet i mbajti Irena. Nė njenėn nga kopjet bana nji shėnim pėr Irenėn tue e shprehė krejt dashunin qė ushqej pėr tė. Me ketė mėnyrė dhe simbas mendėsis sė fanatikve, dje bana nji mėkat apo faj tė pafalshėm qė... duhet ndeshkue rreptė. Po e muer vesht im atė mė hangėr dreqi.



    21 Mars



    Kushrinit tė njerkės i paska lemė djalė dhe kjo ishte grishė sot nė pallagajat. Kishte vendosė me e marrė me vetėhe edhe Metin e Fazijen. Ndėrsa ajo po Sikur t'isha djalė 33 mvishesh e po mertisesh nė kthinė tė vet, un i lava fėmijt. Por me qenė se s'dijsha se ē'duhej t'u mveshi, shkova me e pyetė. Kur e hapa derėn, me habin ma tė madhe, pashė se ajo, e zveshun lakuriq nga mezi e naltė, po e lyente pjesėn e sipėrme tė krahnorit ashtu edhe fytin me zhivė tė bardhė me qėllim qė tė dukesh e bardhė kur t'i mvishte robet dekoltė. Me gjith qė mbahet si fetare e madhe dhe me gjith qė s'len fjalė pa thanė kundėr atyne femnave qė e ndjekin modėn, s'e ka pėr gja t'a zbulojė nji pjesė tė krahėnorit tue u mveshė dekoltė!...

    Trupi i saj i trashė, si nji kėrcu, dukej ma se i murmė dhe gjijt e mėdhej i ishin livarė si dy kunguj tė zi e tė vyshkun. Fėtyrėn e kish lyem nji gisht trashė; mollzat e faqeve i kish ngjyem rrie tė kuq tue bamė nga nji rrotull sa nji tresh Turku; buzėt i kishte skuqė trashė e trashė; vetullat i kishte nximė dhe i kish zgjatė deri ke tamthat! Vetėm dhambėt e nximė prej zhivės qė pėrdor, nuk kish mundė me I zbardhue. Me nji f jalė ishte bamun nji karikaturė e ēuditėshme sa me t'a futė lėngjyrėn. Edhe ndėr gishta tė duerve kish vumė nji grumbull unaza argjandi e florini, si t'ish shoqja e grave tė liga.

    Nė ēastin e parė u tremba kur e pashė nė kėtė gjendje. Pandeha se mos ndodhem para nji gogoles. Por mbasandaj e mblodha vetėhen. I kafshova buzėt qė tė mos shpėrthej nė gaz dhe i fola shpejt e shpejt. U largova s'andejmi me nji habi tė pėrzieme me gaz. I mvesha fėmijt, simbas porosis qė mė bani, dhe shkova

    nė lulishte, ku nisa tė mendohem.

    - A beson kjo grue se asht zbukuruem me ato ngjyra qė ka vumė? - i thashė vetėhes. Ēuditem se sa fort i mungon gustoja kėsajė femne. Nė na e marrtė mendja se e zbukurojnė ngjyrat nji zezake, kemi tė drejtė tė besojmė se edhe kėsaj i a shtojnė bukurin. Pėr tė, simbas mendimit t'em, do t'ishte ma mirė sikur tė mos e trathtonte ngjyrėn e zeshkėt tė natyrės dhe tė mbėtesh e thjeshtė, se sa tė bahesh si nji kukull pėr t'i trembė sorrat nė kopsht. Mirė, por ec e thuej po deshe! Ajo ndoshta kujton se asht tėrhekse dhe e bukur. Ndoshta. Dhe asajė bukurije nashti don t'i shtojė edhe vetė dishka ase atė qė s'ka dijtė me i a dhanė krijuesi!... Ndėr ne nuk asht zakon tė lyhen e tė ngjyhen gocat. Vetėm mbas martese fillon tė tregohet aftėsia e tualetės.

    Un jam kundėr kėtij farė operacioni, pse mė pėlqen bukuria natyrale, ajo qė ka jetė, ajo qė nuk shduket bashkė me errėsinėn e natės. Fund'i fundit nji tualetė tė vogėl me nji ēikė kremė e me pak pudėr mund tė mos e neveris, mbassi e mbajnė mirė lėkurėn, por kur e kalon kėtė masė kujtoj se njeriu, nė vend qė tė zbukurohet, shėmtohet e deformohet. Shum herė e kam pamė njerkėn tė lyeme e tė, ngjyeme, por kurrė si sot. Tė them tė drejtėn u ēudita e u pėrshtypa aq fort sa nuk besoj t'a harroj pėr shum kohė.

  6. #6
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    12,736
    Faleminderit
    20
    211 falenderime nė 151 postime
    Tash rrij e mendoj se si em atė e dashunon kėtė grue qė nuk ka asndonji cilėsi, asndonji meritė ase ndonji shenjė bukurije dhe habitem se si ai ka bamė me tė plot katėr fėmij. Un, po tė kisha qenė mashkull, - pėr Perėndi - do tė mė vinte efsh t'a prek, makar me dorė, at trup q'asht si nji lėkurė e madhe e mbushun me voj. Do t'a neveritsha dhe nuk do t'i afro hesha edhe sikur tė mė sigurojshin e tė mė premtojshin kush e din se shka. Mirė, por em atė e don dhe e dashunon aq fort sa asht bamė vegla e saj e verbėt. Tue pėrfundue mė vjen tė pyes e tė marr vesht se a im atė asht i magjepsun, apo un jam e verbėt e nuk mundem me e dallue bukurin e sajė? S'dij. Prandaj po hesht.



    25 Mars

    Sot nė mėngjes, si ēdo vjet, njerka e bani rnagjin e zakonshme pėr me mos na kafshue insektet gjatė kėtij viti. Nė kėt veprim magjik edhe un marr pjesė, pse me nji anė mė ka stėrvitė ajo qysh nė vogjėli qė tė jem ndihmėsja e saj dhe m'anė tjetėr nuk mundem me e kundėrshtue se duhet t'i shijoj hidhėsit e nji zihjes me tė. Pėr shembull vjetin e kaluem u zumė e u bamė pėr pesė pare pse un, tue thanė se magjia asht nji bestydni e marri, s'dojsha me i ndihmue. Prandaj edhe simjet i u binda. Muer njerka ni spagė, nja dy pash tė gjatė, dhe e lidhi nė hatllat e gjelltores. Mbasandaj u drejtue kah un tue mė shique nė mėnyrė qė mė dha tė kuptoj se ishte gati pėr t'a nisė veprimin magjik. Atėhere un pyeta:

    - Ē'lidh ashtu?

    - Buzė-kuqet - gjegji dhe bani njė nyje nė spagė me besim fetar.

    - Ē'lidh ashtu? - pyeta prap.

    - Buzėzezėt - tha dhe lidhi nji nyje tė dytė.

    - Ē'lidh ashtu?

    - Brinjė-zijt - pėrgjigji dhe lidhi nji nyje tė tretė.

    Me kėtė mėnyrė u ba nji varg nyjesh pėr mos me na kafshue buzėkuqet - ēimkat -, buzėzezat – mizat -, brinjėzit - akrepėt -, kėrcimtarėt - pleshtat -, rrėshitsit - gjarpijt -, fėrshėllyesat - miskonjat. Pėrveē pyetjeve e pėrgjigjeve tė caktueme asnji fjalė tjetėr s'duhet folė kur bahet magjia, se prishet e nuk banė dobi. Gjithashtu nuk lypset tė pėrmenden insektet me emnat e tyne tė vėrtetė, por me emna tė pėrshtatun. Fjala ven ēimkat pėrmenden me fjalėn buzėkuqet, mizat me fjalėn buzėzezat etj.

    Kėshtu njerka qė sigurue nga besdia cimbuese e insekteve pėr simjet, por pėr fat tė keq tė saj Meti na e kishte zgjidhė e marrė spagėn e magjis. Po. Atij i qenka dashtė nji copė spagė pėr balonin qė do tė vente nė fluturim dhe, tue kėrkue andej e kėndej, i a zen syni spagėn e livarun nė hatllat e gjelltores. Gjen mėnyrėn dhe e merr. E muer, por i kushtoi tepėr shtrejt, pse kur e muer vesht njerka e zbruni me grushta e me shqelma. Pėr kėt shkak na u desht t'a pėrsėrisim magjin tue lidhė nji pė tjetėr. Me gjithė qė njerka e pėrsėrit magjin nė ēdo pranverė dhe me gjith qė edhe baba, nga ndonjė herė, ngjit ndėr mure nuska tė shkrueme pėr kėt qėllim, prap se prap na kafshojnė miskonjat me shoqe dhe s'duen tė dijnė as pėr magjit e njerkės, as edhe pėr nuskat ė

    babės!



    28 Mars

    Edhe sot nė mėngjes, si shumė herė, krisi poterja nė shtėpi t'onė. Shkaku i zihjes qė kafja dhe mungesa e do sumbllave nė nji kėmishė tė t'im et. Em atė ka disa vetia, por si njeri mishi ka edhe disa vese e mani qė nuk i hjek sikur t'i a presish kryet. Pėr shembull vetė i lan syt e nuk don qė t'i shėrbejė tjetri; nuk ban potere po tė bahet ndonjė dam, as edhe nuk zemrohet kur merr vesht se e shoqja ka dalė me shėtitė pa lejen e tij. Por po gjet kėmishė ase brekė pa sumblla dhe po i u vonue kafja, nxehet e bahet prush prej zemrimit. Bindet edhe dreqi nga britmat e tija, sidomos, kur i vonohet kafja e mėngjezit. Deri aty nja nji mot ma parė un i shėrbejsha t'im et dhe mundohesha me i a pėrmbushė nevojat e tija, por nė nji zemrim qė pat me njerkėn pėr shkak tė nji mungese, mė porositi qė mbas asajė dite tė mos preksha gja me dorė ma.

    Me kėtė mėnyrė ai donte me provue se a plotsoheshin prej njerkės porosit e tija apo Sot nė mėngjes nana - njerka - vonoi t'i a sjelli kafen. Ai u zemrue dhe shfreu tue nimtė e tue mallkue. Ajo u mundue tė shfajsohet tue thanė se e kishin pengue fėmijt, por ku merrte vesh ai se. Pa u shafitė mirė kjo potere krisi e dyta, pse kėmisha qė do tė ndrronte sot im atė, pėr fat tė keq, kish qėllue me dy sumbulla mangut. Ushtoi e buēiti shtėpia, nji copė herė, nga britmat e t'ime ėt.

    Ēuditem nė pakujdesin e kėsaj grueje dhe nuk marr vesh se pse nuk i ven menden me i pėrmbushė dėshirat e porosit e tė shoqit. Nji grue qė s'ka regull nė punė, qė s'ka kujdes me i pėrmbushė nevojat e burrit, qė nuk pėrpiqet me i kuptue veset ase vetiat e bashkėshortit tė vet, nuk vlen asnji dysh dhe nuk meriton tė jet as shėrbėtore e jo ma Zojė shtėpije. Nga shkaku i grindjeve tė shpeshta qė ngjajnė nė mes tė t'im ėt e tė njerkės edhe mue mė prishet qetėsia dhe mė cenohet prehja, pse ajo, e zemrueme me t'em atė, kėrkon rasė qė t'a shprazi nė mue dufin e vet. Pėr kėtė arėsye shpesh herė shtrėngohem me u mprojtė nga shigjetat helmatuese qė hedh me gjuhėn e sajė tė mpreftė. Vetėm jam e kėnaqun se ky zemrim qė shpėrthen nė mėngjes me aq forcė e furri, nuk ka fuqi tė jetojė veēse derisa tė perdėndojė Dielli dhe disa herė edhe ma heret. Mbas bubullimave dhe shiut len Dielli! Po.

    Nė mbramje paqtohen dhe bahen ... mjaltė e tėlyen, si thotė f jala popullore. Un, tue i pamė nė mbramje qė ligjerojnė amblas e me buzė nė gaz, shpesh dyshoj se mos kam shkallitė. Nuk i besoj vetėhes dhe mė duket sikur e kam pamė n'andėrr atė grindje qė me tingujt e vet kumbues e karakteristik, e ndijnė edhe fqijt me veshė tė ngrehun nė ndigjesė, por me fėtyrė tė thartueme. Sidoqoftė, paqtimi mė pėlqen. Em atė, me gjithė qė pak nopran dhe injorant, ka atė tė mirė qė nuk mban hidhnim. Veē kėsaj edhe kur zemėrohet nuk arrin me e sha randė ase me e rrafė tė shoqen, ashtu si bajnė shum tė tjerė gojė prishun e mizorė. Ai kurrė nuk e kapėrcen kufinin sa t'a fėlliqi gojėn me fymje e poshtnime ase t'a humbi ndėrgjegjen e veprės pėr me e rrafė bashkėshorten e vet. Ndokush mund tė kėrkojė me i a ulė vlerėn kėsaj sjelleje njerzore tue thanė se ai e frenon vetėhen pėr shkak se druen mos bie nga kunora dhe trembet nga porosia e rreptė qė ban Kur’ani pėr me u sjellė mirė e njerzishėm kundrejt grave, e jo nga nderimi e dhimja qė lypset tė ketė kundrejt tyne si njeri.

    Nji pretendim i tillė ka gjasė t'i pėrgjigjet sė vėrtetės, por sidoqoftė mue m'intereson fakti e jo qėllimi apo shtytsi. Mbasandaj e mira, nga do qė tė vijė, nuk e vdjerr vlerėn dhe lypset tė ēmohet si e tillė. S'dij se ēfarė lidhje mund tė mbetet nė mes tė dy bashkėshortėve kur futet ndėrmjet tyne mėnia nė trajtė shamjeje e rrafjeje. Grueja qė poshtrohet me shamje tė randa dhe rrifet, o duhet tė jetė lopė qė t'i meritojė ase tė ketė interes apo frigė nga burri qė nuk e kėput atė lidhje qė i ka bashkue dikur formalisht e jo shpirtnisht, sepse jeta e pėrbashkėt, nė rasa e nė kushte tė tilla, bahet e padurueshme. Pėr t'a shtėmangė ēdo mosmarrveshje, pėr tė pasė harmoni tė vazhdueshme dhe pėr tė bamė nji familje tė lumtun, ata qė do tė martohen - pėrpara se t'a bashkojnė fatin e jetėn - lypset tė jenė njoftė, t'i kenė pajtue karakteret dhe t'a kenė dashunue njeni tjetrin. Pėr ndryshe s'bajnė tjetėr veēse krijojnė nji Ferr pėr me e torturue vetėhen dhe pėr t'i pėrcėllue nė flakėt e tija edhe fėmijt qė do t'u lejnė.

    - Mirė, por femna Muslimane asht e mbulueme dhe s'asht e lejueme me u njoftė me atė qė do tė martohet, - mė pėrshpėriti dikush nė vesh me nji za qė gjante sikur vinte nga thellėsit e njej vorri. Ndoshta qė zani i ndonji martyres Muslimane. Ndoshta. Qeh edhe kėtu del para ēarēafi dhe e prish punėn krejt. Shpesh kemi ndigjue tė flitet, me pėrbuzje, pėr ata djelm qė martohen me vajza tė hueja. Martesa e djelmve Shqiptarė me goca tė hueja, deri diku, asht si nji farė neveritje qė i bahet femnės Shqiptare, pse ajo, si zogu nė kuvli, pret t'i zgjatet nji dorė e vokėt pėr me e pėrkėdhelė dhe me i a ambėlsue jetėn. Por edhe djali - mos na ndigjojė kush - ka tė drejtė, se psenuk mund tė martohet symbyllazi pa e pamė e pa e njoftė ate qė do tė bahet shoqja e tij e pėrjetėshme. Pėr shembull nji student, nji djalė qė asht pajue me nji kulturė tė shėndoshė dhe qė e ēmon vlerėn e jetės me bashkėshorten, si mund tė martohet me nji femėn qė kurrė nuk i ka pamė fėtyrėn, qė nuk i a njef veset e vetiat, qė nuk i a din gradėn e mendjes, qė s'ka as ma tė voglėn kulturė dhe dhe qė nuk e ka dashunue?

    Martesa lypset tė jetė akti i lidhjes sė dy zemrave, i pajtimit tė karaktereve, i pėrshtatjes sė pjerrjeve dhe i bashkimit tė tė gjitha pikpamjeve. Pėr ndryshe ndjell kobe e mbjell mjerime pėr palėn e bashkueme. Ndėr ne ka shumė qė ankohen pėr kėt importim femnash tė hueja qė bahet nga djelmt t'onė dhe kėrkojnė tė merren masa ndeshkimi pėr me e ndalue hovin. Kėta njerės kujtojnė se e kanė zgjidhė problemin tue u impozue tjerve, me forcė, qė tė vepronė kundėr vullnetit e dėshirit edhe nė ēashtjet e tyne jetėsore. Sa gabohen! Kėta, nė vend qė tė bajnė kundėrshtime tė kota, do tė bajshin ma mirė sikur tė pėrpiqeshin pėr emansipimin e femnės Shqiptare, pėr naltėsimin e nivelit tė saj kultural dhe pėr shpėtimin e saj nga verigat robnuese tė ēarēafit qė, mandej, tė mundet me u bamė e dėjė me u bashkue me djalin e kulturuem ndėr shkolla t'Europės. Pėr ndryshe kurr nuk mund tė sigurohet nji barasim i drejtė dhe i nevojshėm, kurr nuk do t'i arrihet qellimit tė dėshiruem dhe femna Shqiptare, e lanun mbas dore si ndonji plaēkė e padobishme, nuk do tė jetė e meritueshme pėr t'u bamė bashkėshorte dhe nanė e mirė.

    Them femna Shqiptare e nuk po baj ndonji dallim, pse edhe Katoliket e Orthodhokset - me pėrjashtimin e disa tė paktave qė rrojnė ndėr qytete dhe qė kanė nji farė ndryshimi - janė nė nji gjendje me femnėn Muslimane. Un po tė kisha qenė djalė, do t'a ngrejsha zanin dhe do tė kėrkojsha lirin e femnės, do tė lypsha qė tė provohet kapasiteti i saj pėr me i zhvillue cilsit e mbrendėshme dhe pėr me n fisnikue shpirti i saj i shtypun e i mbytun deri tash, pse pėrparimi i nji kombi shkon krahas me atė tė femnės dhe poshtnimi i femnės e ēon kombin nė grėminė.

    Tue pėrfundue due tė them se martesa nuk asht nji lojė zarėsh ase nji llotari qė pa kokėēamje tė madhe provon fatin e lojtarit; nuk asht nji lodėr symbyllthi, por asht nji kontratė qė lidh pėr gjithmonė fatin e jetėn e dy vetve dhe qė efekti i saj shtrihet nė tė tanė shoqnin, pse nji shoqni e lumtun pėrbahet nga familjet fatbardhe e jo nga ato qė janė mjerue.

  7. #7
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    12,736
    Faleminderit
    20
    211 falenderime nė 151 postime
    1 Prill



    Tue i krefė flokėt sot para pasqyrės mė shkuen syt ke nji shenjė qė mė ka mbetė nė ball qysh nė vogjėli. M'u rrėqeth shtati kur m'u kujtue ngjarja e hidhėt qė si trashigimtarin e vet m'a la kėtė shenjė. Me qenė se e paskam harrue me e shkrue kur e pėrshkrova jetėn t'eme tė kalueme, po e shėnoj sot, mbassi ajo asht si nji njollė e pashlyeshme pėr njerkėn t'eme zemėr gur dhe si nji pikė e zezė nė kėt ditar qė pėrmbledh nė gji tė vet tė gjitha shfaqjet e jetėn s'eme. Me bije ndėrmend se nė nji mbasdarke Dimni, kur un do tė kem qenė nja 5 - 6 vjetsh, ndodhesha vetėm me njerkėn nė shtėpi. Em atė kishte shkue s'dij se ku. U ngrita me pimė ujė. Kur u ktheva me u ulė nė vend, mė ngeci gishti i kambės sė djathtė nė nji tė grisun tė qylimit dhe u pėrplasa mbi tagarin e q'ishte plot me push. S'dij se qysh, por tė dy duert e mija u rrasėn nė prush dhe hunda mė ndeshi nė tefin e tagarit. Nji klithmė e thekshme, qė u shkėput nga shpirti i pėrvėluem, plasi nga goja e eme si ndonji dinamit. Mandej nji breshėn lotsh shpėrthyen nga syt dhe u pėrzien me gjakun qė kullonte nga hunda e ēame nė buzėn e hollė tė tagarit.

    - Plaē, mori shtrigė, se mė trembe - m'a bani njerka me njiherė dhe mė mshoi me nji grusht. Pėrnjiherė u pėrplasa pėr dheu tue piskėllue nga dhimbja e hundės qė m'ishte ēamė, nga duert qė m'ishin djegė dhe nga grushti i njerkės. Kur un qajsha e ulėrijsha nga djega e madhe qė kisha ajo, tue mė sha e mallkue, m'urdhėnonte me pushue.

    - Mjaft ma, moj buēė, se m'i shurdhove veshėt - thiri ma nė fund dhe u ēue nga vendi si e trenueme. Muer nji grusht spec tė kuq dhe m'a rrasi nė gojė me pėrdhunė. Nji gjamė dy herė mneruese dhe nji dėnes i trefishuem e ndoq mandej kėtė barbarizmė. Atėhere u mėrzit ma fort. Mė rroku pėr krahu dhe, tue mė tėrhekė rrėshanas, mė ēoi e mė mbylli nė kthinė t'eme tue m'u kėrcėnue se do tė mė futte nė pus po tė vazhdojsha me qamė. Edhe nashti ēuditem se si s'plasa atė natė nga dhimbjet e mėdhaja qė pata. Tė nesėrmen nė mėngjes Mamė Gjystina mė bani do barna dhe m'i leu duert e hundėn. Nji kohė mjaft tė gjatė vuejta. Plaga e hundės mė la nji shenjė dhe kjo dalė nga dalė u ngjit deri nė ball. Tash ka arri mu aty ku fillojnė flokėt. S'mbaj mend se si i qe parashtrue ngjarja t'im et. Kjo asht njerka e eme me trup njeriu, por me shpirt prej bishe.



    6 Prill

    Cili qė ai? S'e dij dhe as guxoj me pyetė se mė vjen turp, se druej mos vehem nė lojė prej Irenės. Ndoshta asht i krishtenė, i vluem ase i martuem. Kush e din. Oh ma mirė tė mos e kisha pamė. Syt e tij, tė zij, mė gjajti sikur mė magjepsėn nė ēas. E ndiva se u turpnova, pse m'u nxe shtati pėrnjiherė. Desha me ikė, por s'munda, se s'kisha fuqi. Mbeta shtang dhe u struka nė kandin e kthinės. M'u duk sikur m'a kapulloi shtatin nji dishka qė mė hutoi e mė shpėrdrodh nėn forcėn e vet. Sa bukur e sa ambėl tingėllonte zani i tij! Kishte kumbimin e nji melodis harmonike qė t'a kilikos zemrėn. Ishte nji muzikė nė vetėhe. Ka disa njerės qė s'u vete fare qeshja. Kur qeshin u shtremnohen turijt, u rrudhen faqet, u qajnė syt dhe shėmtohen aq shum sa s'tė kanda t'i shofish. Por atij i kishte hije si qeshja ashtu edhe nėnqeshja. Kur flitte, me buzė nė gaz, t'a merrte mendjen. Shkurt nji ndiesi, e panjoftun prej meje deri m'at ēas, m'a mbushi shpirtin me... dishka.

    - Mos ju trazova Irenė? Duket se Zonjusha... - tha kur u fut mbrenda kthinės, pa pandehun, por s'e mbaroi f jalėn. Mė hudhi nji veshtrim tė mpakėt e tė thekshėm. M'a tronditi zemrėn.

    - Jo; s'ka gja. Ajo asht... - gjegji Irena dhe mė shiqoi me buzė nė gaz. E kuptova se ajo qe tue shpėrthye nė gaz nga shqetsimi qė tregova tue dashė t'i mshifem atij djaloshit tė huej. Ma nė fund ika, por mė duket se dishka lashė aty nga... zemra e eme. A thue kėshtu asht dashunia? Jo or jahu! Ajo do tė jetė, kush e din, disi ndryshe. Mirė, por ē'qe ajo qė mė lėvizi nė thelb tė zemrės dhe mė bani tak? Demede kėshtu qenka dashunia. Demede e... due. Por jo. S'asht e mundun. Si mund tė pėrftohet dashunia vetėm me nji ndeshje vetėm me nji veshtrim? Kjo asht marrėzi, asht foshnjėri... Por ē'po baj? Mė duket se s'jam nė regull. Pėr cilin po mendoj kėsodore? Kush m'ep tė drejtė me u shprehė, nė kėtė mėnyrė, pėr nji djalė q'asht i panjoftun pėr mue dhe ndoshta kushrini i Irenės? Ndoshta ai asht ndonji prej fisit tė saj dhe tash, sikundėr tha edhe vetė, ka ardhė kėtu pėr t'i festue Pashkėt. E un ende po e vras mendjen me marrėzina qė nuk pėrkohen kurrsesi me tė vėrtetėn ase me dėshirin. Mbasandaj, sidoqoftė, mue s'mė ka hije me u marrė me djelmt e botės. Turp, pėr Zotin, turp! Oh si u bana! Lene e mos e trazo ma! S'kam me e kujtue dhe s'kam me e pėrmendė kurrė. S'kam as arėsye qė t'a lodh mendjen me tė. Mos e dashunoj? Jo. Atėhere kalo e mos bėzaj.



    7 Prill

    Ububu si pėsova! E humba fare. Mė duket se mė hyni fitili, mė gjan se mė kapi grepi i dashunis. Mbramė vonė mė muer gjumi, pse mendojsha, padashas, pėr at djaloshin e... bukur qė pashė dje ke Irena. Edhe n'andėrr mė shfaqesh me buzė nė gaz dhe, tue m'i ngulė syt e vet si shtiza, avitesh tė mė kapi pėr dore. Jam tue ndimė nji farė turbullimi nė shpirt. Kujtimi i pamjes sė tij s'mė hiqet mendsh; fėtyra e tij gjithnji mė paraqitet para syvet tė mendjes sė trazueme jashtzakonisht. Sikur nuk mjaftojshin tė gjitha kėto ngucje qė mė bahen nga duer tė padukshrne edhe Irena mė tha sot nė mėngjes se ai kishte pyetė pėr mue.

    - Ai pyeti pėr ty Dije - tha tue mė shique me nji mėnyrė tė veēantė qė s'u gjasonte atyre tė herėve tjera. Un, si ato qė druejnė se mos u zbulohet tinėzia, e ula kokėn, por edhe pyeta:

    - Ē'pyeti?

    Mė ēas u pendova pėr pyetjen qė bana. E ndiva se isha skuqė nė fėtyrė dhe zemra mė rrafi me hof.

    - Pyeti se cila je dhe e kuj je - gjegji ajo. M'u mveshėn syt nga nji re e... kuqe. Isha turbullue.

    - Mbasandaj? - bana pa dashas dhe e hutueme.

    - Kurrgja ma tepėr - tha Irena dhe mbassi m'argėtoi nė sup, shtoi: Mos u shqetso, Dije, se ai asht nji djal' i mirė. Asht biri i nji famljes fisnike qė meriton tė... nderohet prej kombit t'onė si familja qė pjell heroj pėr t'u bamė fli pėr ideale tė nalta. Asht trashėgimtari i dėjė i nji atit qė e ka kalue jetėn e vet ndėr pėrpjekje e lufta tė lavdėrueshme pėr...

    - Hof Irenė! Ē'mė interesojnė mue kėto? – I thashė me padurim.

    Me tė vėrtetė nuk m'interesonte tė dij se ai qenka biri i nji familjes fisnike apo trashanike, i nji tė vorfėnit. Qeshė tue plasė nga padurimi. Un dojsha tė marr vesh se cili asht, ē'asht dhe ē'farė lidhjesh ka me Irenėn. Shkurt m'interesonte personi i tij e jo familja, nga e cila zbritte. Mirė, por ajo vazhdonte tė mė flasi pėr shkallėn dhe pozitėn e familjes sė tij. Me fjalė tė tjera ajo flitte mbi origjinėn e trandafilit, mbi rranjėt, degėt e gjethet. Por pėr trandafilin vetė nuk mė thosh kurrgja.

    - Pse po mėrzite Dije? - m'a bani kur i a preva fjalėn. - Un dojsha me tė kallzue se ai, me qė zbret nga nji familje e ndershme, asht i... mirė.

    - Ahu Irenė! Pėr mue gjith njerzit, derisa tė mos e kem provue ligėsin e tyre, janė tė mirė. Sa pėr rodin...

    - Mirė pra. E lamė - tha tue m'a prė fjalėn.

    Nuk guxova, t'a pyes ma. Oh se ē'm'a punoi!... Un dojsha tė flitte, por jo pėr prindėt e tij. Dėshirojsha tė mė rrėfejė se cili asht dhe... deri ku interesohet pėr mue. Por ajo flitte kot mė kot. Ma nė fund heshti dhe mė la nė terr. Ajo kujtoi se u zemėrova pse po mė bante fjalė pėr tė, pėr nji djalė tė huej. Natyrisht nuk mund t'i a merrte mendja se ē'kisha pėsue qysh at ēas qė syt e tij ndeshėn nė tė mijt. Mbeta me gojė hapėt dhe e harlisun. Pėr nji ēas u humba fare sa, pėr pak, qeshė tue e shamė pėr mundimin qė po mė bante aso dore. Me gjithė atė e mblodha vetėhen. E ndrroi bisedimin Irena dhe s'po prekte andej ma. Un nuk e kisha mendjen ke ajo. Mendja e eme, ndėrsa flitte ajo, pėrpiqesh me bamė zbulime dhe zemra uronte q'ajo tė kthehesh rishtazi nė kallzimin e gjendjes s'atij djalit me vesh tė shpuem.

    Mirė, por ajo nuk pushonte sė foluni pėr sende qė, pėr mue, nuk vlejshin asnji dysh. Hof se ē'm'a plasi shpirtin! Por mirė m'a bani, se edhe un nuk durova pak, derisa ajo tė shpjegohesh ase tė lodhesh tue folė pėr prindėt e tij. Po tė mos isha ngutė me e mėsye me atė vrejtje t'ashpėr, pa dyshim, ajo do t'a vazhdonte rrėfimin dhe ma nė fund do tė vinte ke ai. E un tash do t'isha shlirue nga ky ankth qė mė randon mbi zemėr. Po, do t'a kisha marrė vesht se cili asht e ēfarė asht. Pėr tė parėn herė i mora mėni Irenės dhe m'u duk sharllatane, mėrzitėse, e pamėshirshme dhe... mizore. Un, si t'isha ulė mbi gjemba, shkėpurdhesha nė vend dhe urojsha tė kthehet nė bisedimin e maparshėm. M'anė tjetėr mundohesha me gjetė nji veregzė, nji farė pyetje tė tėrthurtė qė t'a shtyjsha me folė mbi shka dėshirojsha, por ku i mbeten mend njeriut nė rasa tė tilla?

    N'ata pak minuta, qė mė gjajtėn sa vjetėt, trillova njimij mendime pėr me e arri qellimin, por prap s'guxojsha nga droja se mos mė kupton e mos mė heton. Ta pyes kėshtu? Jooo. Ta pyes ashtu? Prap jo, se nuk ban, thojsha me vetėhe dhe nuk mundesha me e ēikė fare ēashtjen. Ndėrkohe hyni mbrenda Mamė Gjystina. U ul pranė meje dhe, tue m'i lėmue flokėt e kokės, mė pyeti pėr shėndetin t'em. Nashti e humba ma keq. Natyrisht, pse nuk mund tė flitesh faqe sajė pėr nji djalė q'ishte i huej pėr mue. Veē kėsaj ajo nisi me e pyetė tė bijėn pėr do punė shtėpije qė pėr mue ishin tė pashijėshme, mėrzitėse dhe tė kota. U mėrzita. Mendova t'iki e tė vij nė shtėpi pa e zgjatė at lamsh qė m'a kishte bamė lamsh mendjen e zemrėn, por nuk m'ikesh se!... Dishka mė ndalonte. Po, kisha shpresė se mos marr vesh gja. Bashkė me zemrėn mė rrifshin edhe tamthat. Pėrnjimend isha shqetsue dhe isha bamė nervoze. Prandaj i mora tamthat nė tė dy shuplakat e duervet dhe, e mbėshtetun me bryla nė tryezė, po mundohesha me u qetsue. Dalėnga-dalė kisha humbė ndėr mendime. Dikur u ēue nė kambė Mamė Gjystina dhe thirri e gėzueme:

    - O mirė se erdhe mor bir!

    - Mirė se tė gjej Mame. Dje s'tė gjeta kėtu. Prandaj erdha me tė pamė.

    Ky bashkėfjalim kumboi nė veshėt e mij si nji pėshpėritje qė vjen prej sė largu, si zana qė ndigjohen nė gjumė. Dikush mė preku riė sup tė majtė dhe m'a thirri emnin nė vesh. E ngrita kryet dhe, si e zgjueme nga jermia, pashė para meje fėtyrėn e tij qė shkėlqente nga nji buzėqeshje e ambėl. Menjiherė u ēova nė kambė si e kapun nė faj dhe bana me ikė. Tue u rrotullue, syt e mij ndeshėn nė t'atij, mu n'at ēas kur e kishte pėrqafue Mamė Gjystina. Ika e hutueme dhe me shpirt nė hundė. Vraga qė e madhe. Me gjithė qė kapėrceu mesnata ende s'po flej, se s'mė merr gjumi.

    Nuk dij se si u bana kėshtu. U skatarita fare. Nuk mė hiqet mendsh fėtyra e tij e kandėshme dhe njikohėsisht pak si e egėr. E shof, si nė vegim, tė mė shfaqet me shtat tė plotė e mesatar me krahėnuer tė gjanė, me kokė vezake tė stolisun me flokė tė zij e tė spėrdredhun pak. Syni i tij, pėrherė I qeshur, robnon ēdo femėn qė e shiqon. Goja e tij gjan sikur kullon mjaltė. Veshin e majtė, s'dij se pse, e ka tė shpuem. Typ i ēuditshėm dhe i pėrsosun. Nji typ qė ka bashkue nė vetėhe bukurin dhe egėrsin, ambėlsin dhe ashpėrsin, butėsin dhe vrashdėsin. I mbylla syt qė tė mos e shof, por nuk mbyllen syt e mendjes e tė zemrės qi ai preku me nji fuqi tėrhekėse. Duket se pėrnjimend e... dashunoj.

  8. #8
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    12,736
    Faleminderit
    20
    211 falenderime nė 151 postime
    8 Prill



    Pata vendosė qė tė mos shkojsha sot ke Irena, por a mund tė qėndrojsha se?... S'mė zinte vendi nė vend dhe u bana si e trenueme... Prandaj s'e zgjata. Shkova. Po, shkova, se sot ishte edhe dita e parė e Pashkėve dhe duhej t'u a uroj tė kremten. Me kėtė mėnyrė u justifikova edhe para vetėhes. Mbasi e urova Xha Simonin, Mamė Gjystinėn dhe djelmt me rradhe shkova nė kthinė t'Irenės pėr me e urure edhe atė. Kur hyna mbrenda pashė se ajo po bahesh gati me luejtė, me vijolinė, nji pjesė tė nji muzikanti tė pėrmendun. - Hajde Dije, se sot do tė gostis me muzikė - tha tue mė kapė pėr dore dhe tue m'ulė mbi nji karrike afėr vetėhes. I a urova Pashkėt dhe u ula, pa dashas, mu n'at vend, ku nji ditė ma parė kishte qėndrue ai... djaloshi veshshpuem. E mbėshteti thuprėn Irena mbi telat tue mė shique me buzė nė gaz dhe e luejti dorėn, menjiherė, si me nervozitet. Mė ēas cingėroi violina.

    Mbasandaj nisi me jehue, kadalas, ambėl e butė si me dashė me tė marrė me tė mirė, si me tė premtue dishka tė mirė, tė bukur, tė lumnueshme e tė... hyjnueshme. Irena i kishte mbyllė syt e zij, ma tė zij se rrushi, dhe, me fėtyrė tė qeshun, qėndronte nė kambė si statuja e venusit, e tretun, ndoshta, ndėr andrrime e vegime tė nji lumis sė pritun. Edhe un isha dehjė. Qėndrojsha me gojė hapun dhe s'merrsha frymė. Kisha tretė fare e rrėmbyeme nga nji harė e paspjegueshme. Zemra e eme ishte ēue peshė nga ngacmimet e jehit dhe mė dukej sikur fluturojsha nėpėr hapėsinat e kaltėrta tė Qiellit, mė gjante sikur s'rrojsha ma nė kėtė botė, por nė nji tjetėr, ku endeshin miljona fatbardhė me kunora rrezesh mbi kokė dhe me lule ngjyrash ndėr duer.

    - Mirė e ka Tolstoi kur thotė se duhet tė dėnohen muzikantėt qė e nxisin dhe e cysin shpirtin virgjin tė njeriut - thashė me vetėhe kur pashė se isha rrėmbye nga duer tė padukshme dhe isha pėrplasė ndėr oqeanet e paskajshme qiellore.

    - A din ti, Dije, se Shpendi interesohet shumė pėr ty? - tha befas Irena tue e hjekė thuprėn nga violina.

    - Si thė?

    - Pėr Zotin s'tė rrėjė. Ai dje pyeti shum pėr ty. Por ti mos m'u hidhno.

    - Cili?

    - Shpendi. Ai djali qė tė ka ndeshė kėtu dje e pardje - tha tue mė shique amblas ndėr sy.

    Shtanga dhe u hutova. Mė gjajti sikur mė gugulluen veshėt.

    - Ē'pyeti? - bana si e raskapitun.

    - Pyeti se cila je, e kuj je, a je vlue, a ke ndonji tė dashun. Me nji fjalė pyeti gjithshka mund tė pyetet pėr njė vajzė qė asht nė moshėn t'ande.

    - Ē'e keni ju kėt djalė? - pyeta me shpirtin pezull, pse nga pėrgjigja mvarej fati i zemrės s'eme.

    - At e kemi kumbarė. Im atė i a ka qethė flokėt - gjegji.

    - Ashtu?!... Xha Simoni qenka nuni i tij?!. - pėshpėrita me za tė mpakėt e tė dridhshėm.

    - Po.

    - Si the e quejnė?

    - Shpend.

    - Ēfarė emni ky?

    - I bukur, apo jo?

    Nuk i u pėrgjigja, se mė rrafi zemra me hof e s'kisha fuqi. Isha tronditė. Nji farė ligėshtije e dobsije e papėrballueshme m'a pushtoi shtatin. „Shpend" thashė si nė murmuritje dhe, e raskapitun, e mbėshteta kryet mbi tryezė.

    - Ē'ke Dije? - pyeti Irena e shqetsueme tue mė pamė tė zbeme.

    - Kurrgja - i thashė mekshėm dhe me buzė tė dridhshėm.

    Ajo u tremb se mos u vilanisa. Mė kapi dhe mė vu nė shtratin e vet. Mbasandaj u zhduk pėr tė marrė ujė. Unė me tė vėrtetė isha ligshtue aq fort sa s'kisha fuqi as me lėvizė e me folė. I mbylla syt qė tė qetsohem pak. Mbas pak mė ngjiti Irena nji gotė ujė ke buzėt. Kur i hapa syt pashė pranė shtratit Xha Simonin, Mamė Gjystinėn, Markun, Gjonin, Kolėn, Irenėn dhe, atje poshtė, Shpendin. I xixėlluen syt Shpendit kur pa se i hapa syt. Mė gjajti sikur mė shiqoi me dhimje e me... dashuni. Oh sa kėnaqėsi mė ndiu zemra kur pashė se nga syt e tij shprazej, nė mos gabohem, nji dhimbje shpirtnore e trazueme me nji farė gėzimi tė pa ēansueshėm. Oh se ēfarė force, ēfarė magneti kanė ata sy qė tė bajnė me vdekė vetėm pėr nji tė shiquem tė tyne. Ku e dijnė djelmt se sa shum na bajnė me vuejtė na tė gjorat kur na hudhin shiqime tė thekshme.

    Shyqyr qė s'e dijnė. Ata kujtojnė se vetėm syt t'ona djegin e pėrcėllojnė. Nuk mund t'a dijnė ata se sa fort lodhemi na tė ngratat pėr me i zbulue pjerrjet e zemrave tė tyre nga veshtrimet qė na hedhin. Nuk mund t'a dijnė ata se neve na duket sikur pasqyrohet nė syt e tyne jeta e jonė e ardhshme plot premtime lumnuese ase leqe mjeruese, e tanė qenėja e jonė dhe krejt bota e mendimeve, e shpresave dhe e andrrimeve t'ona. Vall ē'u kish thanė Irena atyne rreth dobėsis s'eme? A thue e ndin ai se vet asht shkaktari i kėsaj tronditjeje qė pėsova? A thue se pėrnjimend i vjen keq apo mė gjajti mue, mendova at ēas kur pashė se po mė verente. Ai kishte pas ardhė aty nė drekė, i grishun prej familjes.

    - Ē'pate moj bijė? Mos tė zemroi Irena? – pyeti Xha Simoni me nji za qė kumbonte i dridhshėm.

    - Jo; s'mė tha gja ajo, por u ligshtova- thashė tue e shique Irenėn qė qėndronte atje tej, e zbetė dhe e pikllueme tue kujtue se ishte fajtore. U mata tė ēohem, por s'mė la Mamė Gjystina.

    - Hiqu mor plak, se s'ka gja vajza - i a priti Mamė Gjystina tue e largue Xha Simonin dhe tue m'a fėrkue ballin me dashuni amtare. Mbasandaj shtoi:

    - Na e kanė marrė mė sysh ēikėn. Rri e qetsohu pak moj bijė.

    Tė gjithė, veē Shpendit, qeshėn. Mbas pak u ēova dhe erdha nė shtėpi. Tue u largue, me nji farė mėnyre, e ktheva kryet mbrapa dhe e pashė edhe nji herė at qė mė kishte robnue pėr jetė. Edhe ai mė ndiqte me sy tė turbulluem. Oh sikur tė shifsha qė ata sy tė derdhshin lot pėr mue. Tash e dij ma se ai s'qenka kushrini i Irenės. Ky dyshim, qė m'a brente zemrėn si nji krymb, nashti u shduk, por nji varg tjetėr e zavendsoi menjiherė: Po. S'asht fisi i tyre, por mund tė jetė i Krishtenė dhe kėsisoj bashkimi i jonė do tė jetė i ndaluem prej fės. Po nė qoftė i vluem ase i martuem? Po nė qoftė se ka ndonji dashnore? Nji grumbull pyetje tė tilla i bana vetėhes me shqetsim dhe s'munda me i dhanė asnji pėrgjigje.

  9. #9
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    12,736
    Faleminderit
    20
    211 falenderime nė 151 postime
    9 Prill



    Sot nė mėngjes erdh Irena me mė pamun. Mė gjet tue u mveshė nė kthinėn t'eme.

    - Mirė mėngjezi Dije - mė tha tue hymė mbrenda.

    - Mirė mėngjezi Irenė.

    - Hej si je sot?

    - Ma mirė.

    - Dish Zotin mė thuej. Dije, se ē'pate dje? Mos tė fyeva me ndonji fjalė? - pyeti e shqetsueme dhe e trishtueme.

    - Jo, Irenė, jo. Dje, qysh ma parė se tė vijsha ke ju, qeshė pak e dobėt nga shėndeti.

    - S'e besoj. Don me mė mashtrue.

    - Besomė se u ligshtova.

    - Domosdo u ligshtove, por pėrse?

    - Sepse... - bana tue u mendue se si t'a gaboj

    - Sepse u zemėrova nė mue.

    - Jo, pėr Perėndi, jo.

    - Po ē'pate?

    - Tė thashė dė! Lene kėtė, por mė thuej se ē'ngjau, mbassi mė vune mbi shtratė?

    - Asgja.

    - Fare, fare?

    - Fare Dije. Ē'mund tė ngjiste? Un, kur tė pashė se u dobsove, shkova mora ujė pėr me tė flladitė.

    - Mbasandaj?

    - Mbasandaj tė gjithė erdhėn e u kujdesuen pėr ty.

    - A e humba mendjen?

    - Jo. Vetėm se u meke fare.

    - Po ma?

    - Em atė mė shau tue kujtue se tė kisha hidhnue.

    „Ajo asht e ajthtė, ndin fort dhe ti do t'a kesh ngucė me ndonji fjalė tė papeshueshme mirė mori e marrė", mė tha i egėrsuem.

    - E pashė se atij i erdh shum keq.

    - Po, por ma fort se tė gjithė, pėr ēudi, u pezmatue Shpendi.

    - Kush? Shpendi thė? - i a bana me nji za tė mpakėt qė provonte kjartazi se sa fort isha ndrydhė e pėltucė nėn forcėn e dashunis, por ajo s'e vuni re.

    - Po Shpenndi - gjegji dhe vazhdoi: U zbe e u ba dyll i ngrati. I dridhesh buza dhe krejt shtati. Un u tremba se mos mpaket. Mue pėrsėri m'iku fėtyra. E ndiva se po tronditem. Prandaj u ula, plogshėm, mbi nji karrike qė u ndodh aty afėr dhe pyeta:

    - Nga asht ai?

    - Asht Kosovar. Ka vetėm nji nanė. Tatin dhe dy vėllaznit e tij ma tė mėdhej i a kanė vramė gjindarmėt.

    Oh sikur t'a dijshe se ēfarė trimash kanė qenė ata. . .

    E pashė se ajo do tė zgjatesh nė kallzime mbi trimnin, burrnin dhe besnikin apo fiknikin e atyne qė kishin ramė dėshmorė. Prandaj i a preva fjalėn tue e pyetė:

    - Mirė, por un kurrė s'e kam pamė at djalė ke ju.

    - Ai parvjet ka ikė bashkė me t'amėn. Na atėhere, shkuem me i pamė, E mban mend kur shkuem nė Shkodėr?

    - Po, e mbaj.

    - Edhe vjet pat ardhė Shpendi kėtu. Por nuk qėndroi veēse nji ditė. Prandaj ti nuk e ke pamė.

    - Vetėm t'amėn e paska marrė me vetėhe?

    - Po ti, mė duket, mė pate thanė se asht i martuem apo i vluem? - pyeta me nji farė mjeshtrije.

    - Ai?!. Ē'thue moj Dije? Ai ende asht foshnje. Tash nė vjeshtė i mbush 23 vjetėt.

    - Gabim e paskam marrė vesht - thashė me qėllim qė t'a humb gjurmėn.

    Tash isha shlirua ma, nga ato veriga qė mė lidhshin ma parė.

    - Jo xhanėm. Ai as asht vlue, as asht martue - pėrsėriti Irena me nji za qė dikonte siguri tė plotė.

    U pėrpoqa tė trilloj nji farė pyetje qė tė merrsha vesht se a ka ndonji dashnore, por nuk munda.

    - Edhe ai mė ka pyetė shumė pėr ty, Dije dhe mė ka kėrkue aq spjegime sa u ēudita - tha Irena mbas nji heshtjeje tė vogėl.

    - Pėrse pyeste?

    - S'e dij, por mė duket se. . .

    - Ē'fare?

    - Mos m'u hidhno se po tė them, por mė duket se tė . . . don.

    - Mė don thė? - i a bana si e luejtun mendsh dhe u hudha nė prehėn tė saj.

    - Ē'ke Dije? - thirri ajo e tmerueme.

    - Kurrgja - thashė me za tė mbytun, gati tė pėrvajshėm.

    - Ē'ke mori? Fol!

    - Asgja - gjegja tue e mshefė kryet nė krahėnuer tė saj.

    Dojsha me i a hapė zemrėn, por mė vinte turp. Me gjith qė asht nji mbėhi e pamohueshme me i a ēilė zemrėn nji shoqes dhe me gjith qė ajo nuk e ka mshefė prej meje as dashunin e Zefit as edhe kurrgja, un s'mundesha me i folė pėr ēka kisha nė zemėr. Ajo e ngrata u hutue fare. M'argėtoi dhe u pėrpoq tė mė qetsojė. Tue kujtue se mė kishte prekė nė sedrė e mė kishte fye, u pendue pse mė kishte folė asodore. Un s'i thashė gja. Tash mė gjan sikur m'asht lehtėsue shpirti, mė duket sikur u shkri, pjesėrisht, ai akull qė m'ishte rrasė nė zemėr, pse shpresoj se mė dashunon dhe ai s'qenka as i vluem as edhe i martuem. Po nė qoftė i Krishtenė? Edhe sikur tė rroposet bota nuk mund tė bashkohem me tė, pse nuk lejon feja, nuk len im atė. Ky mendim tash m'asht ngulė gozhdė nė tru. Oh sa e marrė qė jam! Ē'mė duhet t'a dij a asht i Krishtenė apo Musliman, kurse nuk dij a mė dashunon apo jo? Irena, e mbėshtetun nė pyetjet qė i ka bamė pėr mue, kujton se mė dashunon, por kush mundet tė besojė?

    Ndoshta ai asht ndonji djalė i lig dhe pyet me paramendime e me qėllime t'errta. Mos janė tė rralla rasat qė djelmt pyesin pėr gocat qė shofin? Natyrisht nga kėto farė pyetje qė drejtohen me qėllime djallėzore ase pėr tė kėnaqė kėrshėrin, si pėr ndonji teshė qė tė zen syni nė vetrinė tė ndonji magazinės, nuk mund tė nxirret ai kuptim qė neve na pėlqen, nuk mund tė kujtohet se ai e dashunon vajzėn, pėr tė cilėn kėrkon spjegime. Por sikur tė mė dashunojė! Nė mė dashunoftė ku ka me mue? Do tė jem 'e lumtun. Pėr ndryshe sharrova. Oh se ē'qenka dashunia. Ajo qenka si nji mulli qė rrotullohet gjithnji dhe me forca tė pėrtrime.

  10. #10
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    12,736
    Faleminderit
    20
    211 falenderime nė 151 postime
    10 Prill

    Prap sot mbas dreke shkova ke Irena me shpresė se mos e shof Shpendin, por ai s'erdhi. U mėrzita tepėr dhe qeshė tue plasė. Kush e din se ku ka shkue. Ndoshta ai kėtu ka ndonji dashnore qė luen mendsh pėr tė dhe tash asht... ndoshta asht tue i dhurue asaj thesarėt e zemrės e tė rinis sė vet. Ndoshta ai tash, i dehjun nga forca e alkoolit tė dashunis, e ka humbė vetėhe dhe e ka harrue krejt botėn e jo ma t'i bijė ndėr mend pėr mue.

    Oh sa shpejt gobohemi e gėnjehemi na femnat. Nji shiqim i thekshėm mjafton me na dėrmue dhe nji nėnqeshje e ambėl mjafton me na robnue. Vetėm se s'guxojmė me i shfaqė ndiesit e adhurimit, kemi turp tė shpallim se e dashunojmė at qė na e plagos zemrėn me nji veshtrim tė mpakėt ase me nji nėnqeshje tė kandeshme. Zemrat t'ona janė ma delikate se qelqet. Nji gur i vogėl, i hudhun nga dora e nji tė pamėshirshmit, i then dhe i ban thėrime pėr t'u shkelė mandej nga kamba e tij. Zemrat t'ona magnetizohen me dy fjalė, shitohen me dy pika lot. Sa e sa prej nesh janė bamė viktimet e naivitetit dhe tė sinqeritetit tė tyne tue u besue lajkave e premtimeve tė gėnjeshtėrta.

    Vera, stina e pushimeve shko llore, asht koha nė tė cilėn nis me u zhvillue akti i parė i asajė aventure qė, tė shumtėn e herėve, mbaron tragjikisht pėr femnat e gjora tė trathtueme prej tė rijve e sidomos prej disa studentave qė kthehen nga Europa, pse kėta pėrdorin njimij djallėzi pėr me e thye qėndresėn e asaj qė lakmojnė me e mposhtė. Shpesh mė kanė ramė nė vesh ngjarje tė tilla qė e cenojnė kryenaltėsin Shqiptare. Dėshiron tė dashunojė vajza Shqiptare, por mbrenda caqeve tė pastėrtis morale; lakmon tė lumnohet e gjora, por mbrenda kufijve qė pėrfshijnė ligjėt e ēerdhes familjare; don t'a shijojė jetėn e ngrata, por tue mos e humbė vlerėn e nderit dhe tue mos e e cenue sedrėn seksuale.

    - Uh ti qenke e marrė! Qenke nga ato qė ende e kėndojnė kangėn e Mukės! S'qenke e qytetnueme si gocat e Europės - i thonė djelmoshat kur shofin se ajo qyqarja mbahet me mos u pėrkulė para lajkave ngacmuese, pėrpiqet tė mos ndrydhet para premtimeve mashtruese, mundohet tė mos e shkallmojė magjen e virtyteve, tė nderit e tė sedrės. E kur i bahet kjo vėrejtje e ashpėr ajo e kujton vetėhen ma poshtė se shoqja Europjane dhe, tue dashė qė tė diftohet se asht naltėsue nė shkallėn e sajė, dobsohet e bije nė lak. Mbasandaj djali i kthen shpinėn tue u zgėrdhimė dhe tue e pėrqeshė. Asht e dijtun se nuk janė tė tillė gjithė tė rijt, por nė mes tė tyne ka mjaft asish qė e humbin ndėrgjegjen kur ndeshin nė femna Shqiptare.

    Ndoshta edhe Shpendi asht ndonji bandill qė kėrkon tė mbledhi mjaltė nga ēdo lule qė i shef syni i tij derptues. Ndoshta edhe ai asht ndonji kusar zemrash e gjuetar nderi. Ndoshta edhe ai ka lanė mbas shpine ndonji dyzinė goca qė tash qajnė e ulėrijnė me dėshprim prej kobit qė kanė pėsue. Ndoshta edhe ai asht ndonji mizuer i mshefun nėn atė shtat tė bukur dhe nuk i nduket ndėrgjegja nga rrėnkimet e atyne qė ka vramė me... shigjetat e synit tė vet.

    Ndoshta, por jo. Ai s'mund tė jetė zemėr gur; s'mund tė ketė shpirt bishe e fėtyrė engjėlli. Syt e tij tė vranuem, kur un u dobsova nė shtėpi tė Irenės, pasqyrojshin dhimbjen qė ndinte zemra e tij, diftojshin se ka shpirt tė mirė e njerėzi, provojshin se asht i dejė tė quhet njeri. Prandaj ai nuk mund tė futet nė grumbullin e atyne qė kanė zemra vagabonde, t'atyne qė dashunojnė vetėm pėr t'i ngopė lakmit e tyne prej kafshe ase qė dashunojnė pėr... sport. Ai, sigurisht, asht nga ata qė kėrkojnė tė kenė nji shoqe ideale nė kėtė jetė, nga ata qė pėrpiqen tė ndėrtojnė nji pallat lumnije nė kėtė botė, nga ata qė e ēmojnė kuptimin e naltė tė jetės bashkėshortore.

    Mė duket se kanė tė drejtė ata qė thonė se luen mendsh femna kur dashunon pėrnjimend. Edhe un mė gjan se e pėsova. Mė duket sikur kam nji votėr me prush nė zemėr qė mė shkrumon. Ē'baj kėshtu? Pėr cilin po shkruej nė kėtė mėnyrė? Natyrisht pėr nji djalė qė i a njof vetėm dukjen, por qė nuk kam as ma tė voglėn dijeni mbi karakterin, mbi moralin dhe mbi mendjen e tij. Pėr nji femėn mos asht bukuria e mashkullit i vetmi sigurim i lumnis sė dėshirueme? Pa dyshim jo. E atėhere pėrse po trenohem tue u kėnaqė me ato bukuri qė e argėtojnė vetėm synin dhe qė shduken mbrenda pak kohe? Ato qė kanė mend dhe qė duen nji lumni tė paperėndueshme kėrkojnė bukuri shpirti, pajtim karakteresh e qellimesh. Po un ē'kėrkoj? Un shkallita fare. S'kam me e pėrmendė



    12 Prill

    Pashkėt shkuen e mbaruen, por ai s'u duk ma. Duket se ngeci ndokund. Familja e Xha Simonit asht vrahthue e shqetsue shum pėr tė, pse nuk dijnė se a ka shkue nė Shkodėr apo mos ka pėsue gja. Qenka edhe i pasjellshėm. As nuk erdh me u pėrshėndetė me kėta kur u largue. Ndoshta asht zhytė nė ndonji pellg tė ndytė kėtu e s'mund tė dali. Oh sa keq! Sa keq i vjen njeriut kur shef se nė nji trup tė bukur ka nji shpirt tė keq! Me gjith kėtė e ndi se e dashunoj. E mjera un. Sharrova!... Dashunia e vėrtetė qenka si nji lulishte e rrethueme me mure tė pakapėrcyeshėm qė ka vetėm nji portė dhe qė ajo hapet vetėm pėr tė hymė e nuk ēilet kurrė pėr tė dalė. Era e kandėshme e luleve tė tėrhek me u futė mbrenda. Hyn lehtas, por ngec mbrenda pėr jetė. Qeh pata vendosė qė tė mos flas ma pėr tė, por nuk e mbajta fjalėn. Duket se pėrnjimend e dashunoj. A ka zemėr ky djalė? Nė qoftė se ka, vall ē'ka mshefė ajo mbrenda? Kush mundet me e dijtė. Ndoshta zemra e tij nuk ndin kurrgja, pse asht dhanė mbas epsheve. Ndoshta asht mpimė fare, pse vuejtjet e pėrpjekjet e ashpra qė ka pasė do t'i a kenė shkambėzue. Ndoshta.

    Sot, tue kuvendue me Irenėn e me Mamė Gjystinėn, ra fjala ke ai. Mamė Gjystina, e prekun thellė nga shdukja e Shpendit, foli nji copė herė mbi gjasat ė nji sė ligės. Mbasandaj kapėrceu ke familja e tij dhe rrėfeu se sa herė kishte luftue i ati i tij Dan Rėfeja kundėr Turqve e gjindarmėve dhe sa herė ishte plagosė. Kallzoi se si ai nuk i duronte mizorit e tyne dhe sa fort e urrejshin ata. Ma nė fund spjegoi se si e kishin rrethue nė shtėpi nė nji natė Vere, si kishte luftue bashkė me tre djelmt e vet e me tė shoqen, si e kishin ēamė gardhin e ishin aratisė, si ishin ndeshė mandej shpesh herė me patrullat, si e kishin spastrue vendin nga disa cuba qė i bijshin mė qafė gjindjes, si ishin rrethue ma nė fund nė nji katund afėr kufinit, si ishte vramė Dani dhe mbasandaj dy djelmt ma tė mėdhej Bardhi e Sokoli, si kishte shpėtue Shpendi bashkė me t'amėn dhe si e kishin kalue kufinin. Ajo flitte me za tė pėrvajshėrn dhe me sy tė pėrlotuem pėr kėtė familje tė mjerueme. Un u hutova fare. Kur mbaroi zuna tė mendohem pėr me gjetė se si kishte shpėtue Shpendi bashkė me t'amėn nga drapni i mordjes. Dojsha me pyetė, por nuk guxojsha. Ajo, si t'a kish hetue pyetjen qė mė vinte nė majė tė gjuhės, shtoi:

    - Shpendi, moj bijė, ishte nė gjimnaz tė Shkupit. Qeveria e kishte marrė e ēue nė Shkup me bursė kinse pėr t'a mėsue, por nė tė vėrtetė e kishte marrė si peng pėr t'i a rrudhė guximin t'atit. Nė Verė, me rasėn e pushimeve, djali ishte kthye nė shtėpi dhe u ndodh aty kur u zhvillue kobi. Kur u rrethuen, si herėn e parė ashtu edhe tė dytėn afėr kufinit, edhe ai ishte mbrenda. Mbas vrasjes sė Danit tre djelmt - Bardhi, Sokoli, Shpendi - bashkė me t'amėn i dhanė zjarmin shtėpis dhe, tue pėrfitue nga tymi e nga errėsina e natės, I msyen gjindarmėt. Nė rrėmujė e sipėr vranė mjaft nga anmiqt, por edhe Bardhi e Sokoli mbetėn. Shpendin e muer nji plumb nė vesh tė majtė dhe t'amėn nė kofshė. Dy ditė ngelėn tė ngujuem nė nji pyll dhe tė tretėn mundėn me e kalue kufinin. Tash e mora vesht se pse e paska tė shpuem veshin e majtė.

    - Nana e din mirė ngjarjen, se asokohe u ndodh nė Kosovė, ku pat shkue me e pamė tė motrėn – verejti Irena.

    - Po - i a bani ajo tue fshamė. - Kur e kapėrceva kufinin ata i gjeta nė Kukės. Mbasandaj bashkė erdhėm deri nė Shkodėr, ku zunė vend.

    - Mė duket se patėn mjaft tė holla me vetėhe - tha Irena, mbassi mė shiqoi mue si me dashtė tė m'a tėrheki verejtjen.

    - Po - pėrgjigji ajo - se Dani - dritė i pastė shpirti - e kishte parapamė kobin qė po i afrohesh. Prandaj ishte mbledhė. Kur u vra, Hija i a hoq qemerin dhe e ngjeshi vetė.

    - Kush i a muer qemerin? - pyeta.

    - Hija, e ama e Shpendit - gjegj Mamė Gjystina.

    E Hapa gojėn tė pyes mbi rranjėn e kėtij emni, pėr mue i pandigjuem dhe i ēuditshėm, por m'a preu fjalėn Irena. Mbasandaj, e turbullueme nga ngjarja e rrėfyeme prej Mamė Gjystinės, harrova fare me e pyetė.

    - Tash Shpendi vazhdon nė gjimnaz tė Shkodrės pėr t'i mbarue ato dy klasa qė i mbetėn pa i krye nė Shkup - plotsoi Irena.

    - Tė themi tė drejtėn, edhe qeveria u kujdesue pėr t'a - bani Mamė Gjystina.

    - Asht e dijtun - tha Irena - se ata e nderuen kombin t'onė. Tash Kosova u kėndon kangėn atyne kreshnikėve dhe asht krijue nji legjendė popullore rreth ngjarjes.

    Nji heshtje e ftofėt e mėrzitėse plakosi mandej. Tė tria po mendoheshim, natyrisht, mbi ngjarjet e zhvillueme. Imagjinata e eme ishte ndikue. Ngjarjet po mė sinematizoheshin tė pikturueme e tė kjarta. Zhurmė e potere, britma e rrėnkime, shamje e shfrymje, mburrje e lavdėrime, pėrzihen nė mes tė kafkufeve tė thata t'armėve qė shprazen. Krismat e pushkėve dhe bubullimat e bombave dendėsohen. Flaka e tyme e mbulojnė ēerdhen e viganve dhe duken do hije qė vėrsulen nga mbrenda jashtė. Edhe nji herė ashpėrsohet beteja dhe mandej shuhet pėr me mos u pėrsėritė, pėr nji kohė, n'at rreth. Mbasandaj shfaqet para syvet tė mendjes dendėsia e nji pylli, ku shifen tė strukun nji nanė spartane me tė birin pranė.

    Nji hero e nji heroinė i a lidhin plagėt njeni tjetrit, pa bėzajtė e pa rrėnkue, pse shpirtnat e mėdhej i durojnė hidhnimet dhe i lėbyrin dhimbjet me heshtje. Tabllo e shėmtueme, por njikohėsisht madhshtore pėr nji komb qė kėrkon liri, pėr nji zemėr qė ndin dhimė. A s'asht mėkat qė ky djalė, hero, tė jetė shpirt lig e me vese qė e njollosin emnin e atyne qė ranė dėshmorė? Fatkeqsi.

  11. #11
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    12,736
    Faleminderit
    20
    211 falenderime nė 151 postime
    14 Prill



    Sot jam e gėzueme, pse mora do lajme tė kėnaqshme. Shpendi paska dėrgue letėr nga Shkodra. I kishte shkrue Xha Simonit se, simbas nji telegrami tė marrun prej s'amės, qenka shtrėngue me u nisė pėr Shkodėr, pse motra e tij bashkė me tė shoqin paskan dalė nė Kukės pėr t'ardhė nė Shkodėr. Kėrkonte ndjesė qė s'kish mundė me u pėrshėndetė, pse kish gjetė nji automobil gati pėr nisje dhe kėshtu s'kishte pasė kohė. Motra i paska ardhė mbas dy ditėsh. Veēanėrisht i kishte shkrue edhe Irenės. E pyeste pėr shėndetin t'em dhe i thoshte tė mė pėrshėndesi nga ana e tij. Irena, tue drashtė se mos i zemrohem, nuk mė tha gja. M'a dha letrėn t'a kėndoj. Kur i pashė pėrshėndetjet qė mė bante m'u nxe e m'u ba prush shtati dhe zemra mė rafi me hov prej gėzimit. Por nuk bėzajta fare. Tash jam pendue plotsisht pėr shka kam dyshue pėr tė. Fėtyra e tij tash nisi me u shfaqė ma e kjartė dhe ma e ndritshme n'imagjinatėn t'eme. Nė syt e tij tash dallohen shenjat e pėrvujtnis, por edhe tė krenaris, tė pastėrtis; duken shenjat e gjallnis, tė fisnikis e tė trimnis, por edhe t'egėrsis s'ambėlsueme. Vlera e tij morale u dyfishue dhe po mė duket si nji hero mito llogjik qė ka bamė krushqi me Perėndit e jo si nji njeri i rendomtė.

    - Sa mirė ka bamė qė ka ardhė - tha Irena.

    U kėput pėr gjysmė filli i mendimeve tė mija.

    - Kush? - pyeta.

    - Motra e Shpendit. Sa e mirė asht se...!

    - Cila? - pyeti Mamė Gjystina tue hymė mbrenda.

    - Fija e Xha Danit - gjegji Irena.

    - Po, - tha Mamė Gjystina - Fija asht yll si nė bukuri ashtu edhe nė sjellje. Besa tė rralla i ka shoqet.

    - Si e quejnė? - pyeta e ēuditun.

    - Fije - pėrgjigji Irena.

    - Ē'farė emnash paskan kėto?! Ēudi! Njenės i thonė Hije e tjetrės Fije! Paskan emna... - Thuej se Shqip - i a priti Irena me buzė nė gaz.

    - T'amėn e Shpendit e quejnė Fet-hije, por pėr shkurtim i thoni Hije. E tė motrėn e quajnė Sofije, por pėr dhelatim i thėrrasin Fije, ashtu si tė thonė ty Dije, kurse emnin e ke Shadije.

    - Po kėto paskan emna Muslimanėsh - thashė e torrullueme.

    - Po Muslimanė janė moj bijė - gjegji Mamė Gjystina.

    - A!? S'qenkan tė Krishtenė?! - thashė e mahnitun dhe e harlisun.

    - Jo, jo - tha Irena tue mė shique me vėrejtje. Fėtyra m'ishte zbemė dhe zemra mė rrifte me hof. Po. Mė shungulloi zemra e shitueme nga ky lajm qė m'i haptė dyert e lumnis. Pėr pak qeshė tue u pėrplasė pėr tokė e vilanisun, por turpja e madhe qė kisha prej Mamė Gjystinės mė bani tė mbahem. Po tė mos mė vinte turp, tė pakėn, do t'i pėrqafojsha kėto qė mė shpėtuen nga ky kujdes dhe do tė derdhsha lot gėzimi. Tash ma ishte ndriēue krejt errėsina qė e rrethonte personin e Shpendit. M'ishte lehtėsue shpirti dhe s'drojsha ma se mundet me na e pengue feja lumnin.



    20 Prill

    Lulet m'i kanda fort. Ato tash kanė nisė me dhanė shtat. Shinat e simjetshėm, qė ranė nė gjysmėn e fundit tė Marsit, e penguen zhvillimin e tyne. Vetėm nashti kanė fillue me u mkambė e me u-forcue. Sot mbas dreke isha ulė nė mes tė tyne dhe po lexojsha nji libėr qė mė huajti Irena. Qershia, ku e kisha mbėshtetė kryet, ka ēelė lule dhe ka nisė me lidhė kokra. Nė nji degė tė sajė kish zanė vend nji bilbil dhe po kėndonte mallėngjyeshėm. Ndoshta ai s'kėndonte, por qante. Kush e din. Ndoshta ai i vargėzonte vjersha trandafilit dhe e vajtonte mbarimin tragjik tė vetėhes qė do tė ketė tue u therrė nga ndonji gjemb i tij. Po t'a dijsha gjuhėn e tij do t'a kuptojsha mirė poetin e zoqve dhe sigurisht do tė merrsha vesht se edhe zemra e tij, ndoshta ma shum se e emja, lėndon nga dashunia qė e ka pushtue. Mblodha nji tubė lule pėr t'i vu nė kthinėn t'eme. Oh sa do tė dėshirojsha tė mbledh edhe pėr Shpendin nji tufė.

    A thue se do tė vijė nji ditė q'ai tė kėrkojė me m'a kėnaqė zemrėn tue mė dhurue tuba lulesh tė mbledhuna nga kopshti i shpirtit dhe i zemrės sė tij? Kush e din. Atė ditė do tė isha femna ma e lumtun e botės dhe kurrkuj nuk do t'i kisha zili. Mund t'a ndrrojsha krejt jetėn t'eme me nji ditė tė vetme lumnije qė mund tė mė fali ai, ai qė ka nė dorė ēilsat e Parrizit t'em. Mora nji lule dhe nisa me i a kėputė fletėt, ashtu si bante dikur Irena, pėr tė provue se a mė dashunon apo jo dhe tue thanė: po, pak, aspak shpitrnisht. Tue i shqiptue kėto fjalė, qė pėr mue kishin nji fuqi mystike, vazhdova t'i kėpus fletėt e lules dhe arrina nė gjethin e fundit me fjalėn: Shpirtnish. Me gjith qė e dij se bestydnia asht krijesa e imagjinatave tė sėmuna, kėsaj rradhe mė pėlqeu t'a besoj profetin qė bani fleta e lules dhe mė kėrceu zemra prej gėzimit.

    Oh se ē'qenka dashunia. Ajo tė baka foshnje, tė marrė e tė mjerė, por njikohėsisht edhe tė lumtun. Po, se edhe dashnori i mjeruem nga fati i lig, sigurisht do tė jetė i lumtun dhe e kėnaqė zemrėn me tė vetfnen nėnqeshje qė ka marrė dikur nga ajo qė e ka futė nėn zgjedhėn e saj tė florintė. Edhe un ndoshta do t'i kujtoj me mall tė zjarrtė dhe me urim pėrsėritjeje ato tė paka nėnqeshje qė mė ka dhurue, ndoshta pa dashas, Shpendi i em. Ndoshta do tė jem nji e mjerė e lumtun tue u pėrshkue pėrmes mendimeve pėrvėluese, por pėrnjiherė edhe argėtuese e shijuese. Ndoshta.



    24 Prill



    Irena u fejua sot me Zefin, me at qė dashunohesh prej kohesh. Ajo asht dhe duhet tė jetė e lumtun, mbasi shkeli nė prakun e asaj jete qė pat lakmue e andėrrue pėr vetėhe. Shumė tė rij i hudhin letrat, i djegin fotografit dhe i hanė me bukė premtimet qė u napin dashnoreve, por Zefi duel besnik dhe nuk trathtoi. Kjo besniki provon se pėrnjimend e dashunon Irenėn dhe se lumnia e tyne asht e garantueme prej zemrave qė rrafin pėr njena tjetrėn. Tė pakė e tė rrallė janė ata djelm qė me tė vėrtetė derdhin lot pėr dashnoret e tyne. Tė shumtėt kėrkojnė dashuni nate, nji dashuni tė pėrkohėshme e trashamane. Ka gjithashtu shumė mashkuj qė i ndrrojnė dashnoret me atė lehtėsi qė i kėmbejnė robet e shtatit dhe mandej s'ēajnė kryet pėr to.

    Ka plot tė rij qė tinzisht pėrpiqen t'a spekulojnė sinqeritetin e femnave pėr t'i shkullue burimet e tyne tė nderit; ka asish qė premtojnė shumė e me bujari tė madhe por s'apin kurrgja; ka edhe t'atillė qė me shkathtėsin e nji akrobatit vėrsulen mbi femnat pėr me i gjuejtė zemrat e tyne me shigjetėn e dashunis qė mandej tė munden me i mposhtė me lehtėsi. Dhe, ma fort se kushdo tjetėr, kėta njerės qė kanė zemra elastike guxojnė me e akuzue femnėn tue thanė se asht dreq. Dreq apo engjėll asht femna? Ajo krijesė qė krijon tue u bamė nanė, ajo qė rrit dhe edukon fėmij me nji durim shembėlluer, ajo qė lidh plagė shtati e zemre, ajo qė asht burim i pashterrun ngushullimi, dashunije e dhimshunije qenka dreq? Do tė ishte mirė sikur t'ishte dreq kundrejt kėtyne typave, por nuk asht se... se natyra e ka krijue pėr engjėll.

    Zefi s'ban pjesė nė kėtė kategori tė bastardhueme. Ai asht i dejė pėr Irenėn e mirė e tė bukur. Un marr pjesė nė gėzimin e tyne ashtu si merr motra pėr vėllan e motrėn. Irenėn nuk' e penguen prindėt e vet nė zgjedhjen e shokut tė jetės. Ata e kryen detyrėn e tyne tue u kufizue vetėm nė qortime e kėshilla, por kurrė nuk e urdhėnuen e nuk e shtrėnguen qė tė martohesh me ndonji tjetėr, ashtu si bajnė shumė prindė nė vendin t'onė. Xha Simoni e Mamė Gjystina mendojnė krejt ndryshe dhe nuk u gjasojnė prindėvet t'onė. Ata besojnė se e drejta e zgjedhjes sė shokut tė jetės i pėrket atij ase asaj qė do tė martohet, pse vetėm ai ase ajo do t'a shijojė hidhėsinėn ase ambėlsinėn e kėtij vendimi. Me fjalė tjera, ata nuk duen me marrė pėrgjigjėsi morale para atyne qė do tė martohen. Sa mirė se? Ata qė martohen, simbas mendėsis sė Xha Simonit e Mamė Gjystinės, lypset tė jenė nė gjendje qė t'a ēmojnė randėsin e veprės dhe t'i kuptojnė kshillat drejtuese e ndriēuese tė prindėvet tė vet. Pėr ndryshe paēin vetėhen mė qafė.

    Fatin e Irenės kisha me i a urue edhe vetėhes, por kush e din se ē'ka rezervue destini pėr mue. Ndoshta edhe Shpendi asht shoku i atyne djelmave qė pėrmenda ma sipėr. Ndoshta ai asht edhe ma i lig se ata e nuk don tė dijė pėr atė zemėr qė lėngon prej shigjetave qė i nguli ai me syt e tij. Por jo. Ay asht i mirė, i urtė, i pastėr, i ndershėm dhe i... papėrlyem nga veset e liga.



    29 Prill


    Jam e dobėt nga shėndeti. Nji hafsh i nxehtė m'a ka kapullue krejt shtatin dhe mė duket sikur jam tue u djegė mbrenda nji furi. Edhe kolla po mė cyt mjaft dhe ndi dhimbje nė krahnuer. Dje disa herė pėrshtyna gjak. S'dij se tė gjitha kėto a janė shenjat e ndonji sėmundjeje apo tė shkaktueme nga i ftofti qė mund tė kem marrė. Mė pėlqen tė rrij shtrimė e nė qetėsi. I thashė babės qė tė mė sillte nji mjek, por ai i shtrembnoi turijt dhe duel tue e tundė kokėn e tue murmuritė:

    - Sa shpejt bahet goca pėr doktor se?!... Nji ēikė t'i dhem koka ase barku, menjiherė, kėrkon doktor!... Kam frigė se ka me kėrkue doktor edhe kur t'a zajė lemza!

    Ē't'i thojsha? Ai nuk i nep randėsi shėndetit dhe kujton se njeriu asht i sėmunė vetėm atėherė kur rrėzohet e bije nė shtrat pėr tė... vdekė. Oh sikur t'a kisha pranė Shpendin qė tė ma fėrkonte ballin qė mė digjet si nji saē i nxehtė. Sigurisht do tė shėrohesha menjiherė kur tė prekte dora e tij mbi ballin t'em dhe nuk do tė ndijsha as dhimbje krahnori as edhe dobėsi trupi. Por ku asht! Sa lakmi e kotė.



    1 Maj



    Pranvera e simjetshme, guditėnisht, ka kalue me shina dhe ka qenė mjaft e flladėshme. Shiu qė pat fillue disa ditė ma parė dhe vazhdoi me ndėrpremje tė shpeshta, dje mbas dreke pushoi ma. Dje mbrama kemi pasė nji qiell tė kthjellėt e tė mbushun me yj xixėlluese. Asnji re nuk dukesh nė hapsinė. Ishte nji natė e kandshme qė do tė gdhinte nė ditėn e parė tė Majit dehjės e ngacmues i zemrave tė reja. Ishte nji natė qė tė mbushte plot malle e dėshirime tė pakufishme, qė t'a ambėlsonte jetėn dhe t'a dhetfishonte forcėn e dashunis. Ah sa lakmova qė t'a kisha pranė Shpendin pėr me e shijue bashkė bukurin e natyrės.



    3 Maj

    Po tė vehen re fėmijt kanė ndryshime nė mes tė njeni tjetrit dhe njeni i gjason t'atit, tjetri s'amės. Gjasimet fizike i spjegon shkenca dhe theoria e sajė mund tė pranohet vetėm pėrsa ka tė bajė me dukjen e me shtatin e fėmis. Sa pėr shpirtin, simbas mendimit t'em, ndryshon puna. Nė tė kujtoj se ndikon nji fuqi tjetėr e padukshme, e cila i ban tė mirė ase tė liq, simbas asajė mbėhije qė pėr ne asht misterioze. Tė pakėn kėshtu mė duket mue. Pleqt e plakat mė thonė se un, si nė dukje ashtu edhe nė shpirt, kryekėput i gjaj nanės. T'im eti i pėrhijė vetėm nė gishtat e kambėve. Rizai i ka gjamė s'amės, si nė tė pame ahtu nė shpirt, kurse Ferideja, Meti e Razija ma fort pjerrin kah em atė se sa kah njerka. Qysh tash duken nė ta shenjat e prindėvet. Po. Rizai asht mjaft grindavec dhe nuk i len tė qetė motrat e vėllaun. Por edhe Feridja duket se do tė bahet kapricioze, se ēdo gja qė e pėlqen, don me e pėrvetue pa tjetėr, qoftė edhe me damin e tjerve. Meti ndryshon fare prej tyne. Ky asht lulja e fėmijve.

    Fėmijvet t'onė u mungon edukata, pse njerka s'e ka ēamė kryet me i rritė simbas parimeve qė epin fryte tė dobishėm. Nji grue qė nuk ka pasė vetė nji edukatė tė shėndoshė familjare dhe as ma tė voglin mėsim, asht e natyrshme qė edhe fėmijt e vet t'i rrisi e t'i edukojė simbas mendėsis sė vet tė ngushtė e tė mykėt. Ē'mund tė mėsojnė fėmijt nga nji nanė e padijshme? Natyrisht kurrgja tė mirė dhe shumė tė kėqia e marrėzina. Fėmijt e nji nanės injorante rriten tė dobėt nga shėndeti, nga mendja dhe nga shpirti, pse ajo i tremb me gogola, i kuen me bestutnina dhe i mojt me marrėzina. Pėr shembull kur bije rrėfeja, u thotė njerka fėmijve se engjėjt e gjuejnė dreqin me pushkėn e Zotit dhe kur bije shi thotė se engjėjt luajnė livere nė qiell! Pėr kėt shkak fėmia e nji nanės injorante nuk mund tė ketė asndonji ndihmė paraprake prej saj dhe rritet e trembun, e shtypun dhe e torrullueme.

    Un, herė mbas here, pėrpiqem me u a ndreqė gabimet fėmijve, por qortimet e mija nuk u bajnė efektin e dėshėruem, mbassi nuk gėzoi ndonji autoritet kundrejt tyne, pse veshėt e tyne me mija herė kanė ndigjue tė shahem e tė pėrbuzem prej nanės sė tyne. Veē kėsaj qortimet apo kėshillat e mija, simbas njerkės, janė porosina tė mbrapshta dhe tė damshme pėr fėmin. Prandaj ajo i porosit qė tė mos m'a venė veshin. Pėr shembull kur mundohem me u spjegue se ē'asht shiu ase rrėfeja, ajo i tharton turijt dhe mė kundėrshton tue mė fye si e pa fė. Edhe kur i porosis cucat qė tė krifen, nxehet dhe thotė se nuk janė... nuse.

    Kėshtu ngjan edhe kur u kėrcnohem qė tė mos gėnjejnė, qė tė mos i kruejnė hundėt, qė tė mos i hanė thonjtė me dhambė, qė tė mos mvishen trashė, qė tė mos flasin me gojė plot gjellė, qė tė jenė tė pastėr dhe qė tė mos flasin f jalė tė ndyta. Asht nji dhanti e madhe me u bamė nanė, por nji nanė e mirė qė ka cilėsin dhe zotėsin me pėrgatitė qytetarė tė mirė. Parrizi asht nėn kambėt e nanės ka thanė Muhameti pėrmend Dajė Haxhiu. Por un kujtoj se nė kėtė shprehje profetike asht qėllimi pėr nanėn e mirė e jo pėr ato qė i pėrgatisin cuba shoqnis njerzore. Nanat e mira i bajnė tė lumtuna familjet dhe kėto shoqnin. Qė tė jetė e mirė nji nanė, po e pėrsėris, ka nevojė pėr edukatė e mėsim. Po tė kishte pasė nji edukatė shkollore eme njerkė, padyshim, do t'ishte krejt ndryshe, se shkolla do t'i a herte veset dhe fėmijt do t'i rritte nė mėnyrė tė pėlqyeshme.

    Por mjerisht asaj i mungojnė tė gjitha ato qė duhen pėr tė qenė nji nanė e mirė. Edhe un, po tė mos isha edukue nė shkollė prej mėsuesve tė mira e t'urta dhe po tė mbetesha nė duert e sajė, sigurisht do t'a ndiqsha shembėllin e saj. Sikur t'a kisha pasė pushtetin e nji diktatorit, kurrė nuk do tė lejojsha tė martohen femnat ase mashkujt qė nuk kanė nji edukatė tė shėndoshė, sepse pjella e tyne do t'a shrregullonte e do t'a pengonte mbarėvajtjen e shoqnis. Sot ndėr ne as femna mund tė bahet nanė e mirė as edhe mashkulli atė i mirė, pse ma tė shumėt janė injorantė, pa edukatė dhe si tė tillė vazhdojnė t'a ndjekin me besniki mendėsin prapanike tė prindėrve. Me kėtė mėnyrė, asht e dijtun, pėrvėneret shoqnia me jargėt e tyne. E un, sikur tė kisha qenė djalė, do tė bėrtitsha e do t'a ngrejsha zanin deri nė kupė tė Qiellit qė tė mundesha me e sigurue mėsimin dhe edukimin e femnės ma shumė se tė mashkullit, sepse femna asht edukatorja e parė e njeriut.

  12. #12
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    12,736
    Faleminderit
    20
    211 falenderime nė 151 postime
    8 Maj



    Eme njerkė, tue bisedue sot me nji Zojė qė kishte ardhė nė vizitė, po i thoshte se ajo nuk ishte ma shum se 35 vjetsh. U ēudita kur ndigjove se njerka po i hiqte disa fasha moshės sė vet! Un mbaj mend shum mirė se ajo kur u martue me t'em atė kishte nja 32-33 vjet mbi shpinė dhe quhej gjysmė grueje prej grave tė fisit t'onė. E qysh atėhere, nė mos gabohem, kanė kalue nja 13 vjet. Njerka i a kishte kthye shpinėn derės. Kur hyna mbrenda pėr t'i dhanė kafe Zojės, ndigjova t'i thotė:

    - Un kur erdha kėtu Dijen e gjeta njikaqi tė gjatė - tha dhe bani shenjė me dorė qė tė diftonte se sa e madhe dhe e gjatė kam qenė kur asht martue ajo me t'em atė. U ēue pak nga karrika dhe e ngriti dorėn, sa mundi, naltė pėr t'a matė shtatin t'em t'asaj kohe. Un, edhe sot qė jam njė vajzė 17 vjeēare, nuk jam e gjatė n'atė masė qė tregoi ajo. I kafshova buzėt qė tė mos qesh.

    Pėrse gėnjen? Pėrse i mshef vjetėt e moshės sė vet? Mos pandeh se pėrtrihet tue mos e thanė tė vėrtetėn?

    Mos kujton se, me kėtė mėnyrė, ndalohet rrota e jetės e nuk rrotullohet? Sa tė lehta janė ato femna qė mundohen me i gabue tė tjerėt tue i mshefė vjetėt e tyne, sepse edhe ndigjuesin e venė nė pozitėn e tė marrit, mbassi ai lypset t'a kuptojė pėrafėrsisht moshėn e tyne nga dukja. Mirė, por ato kujtojnė se kurrkush nuk e ka kuptue rrenėn dhe as qė mundet me e njoftė moshėn e vėrtetė tė tyne. Kjo grue, qė arrin me gėnjye kėsodore nji njeri tė painteresuem nė moshėn e sajė, kush e din se si e rren t'em atė. Ndoshta atij i thotė se nuk asht as 30 vjeēare dhe ndoshta dhe ai i beson. Po t'i apim nji farė pėrfillje fjalės qė thonė se pleqnia asht vdekja e femnės, do t'i epsha nji farė tė drejte njerkės qė t'i skontonte vjetėt e moshės sė vet, por jo edhe aq shumė

    de se po tė bahet nji farė llogarije do tė shofim se ajo ban nji zbritje gati 25%!... Sigurisht kurrkuj nuk i pėlqen tė mplaket dhe t'i avitet ēastit kobar tė vdekjes, por jo tue e gėnjye vetėhen dhe tue i mashtrue tė tjerėt kaq trashanikisht de. Un nuk besoj tė pėrulem aq shum sa t'arrij me i gėnjye tjerėt mbi moshėn t'eme edhe sikur t'a dij se do t'i humbi thesarėt e lumnis s'eme, sepse ma e randė mė duket rrena se sa mosha e madhe qė do tė mė randojė mbi korriz.



    14 Maj

    Shpendi i kishte dėrgue letėr sot Irenės dhe nji fotografi familjes. Prap pyeste pėr mue dhe mė falesh me shėndet. Fotografin m'a diftoi Irena. Un e mora dhe, mbassi i hudha nji vėshtrim kinse mospėrfillės, e fuga mbi tryezė. Me kėtė mėnyrė dojsha tė diftohem sikur nuk e ēaj kryet pėr tė, por sikur tė mė vente mendjen Irena kishte pėr t'a dallue ndryshimin e madh qė pėsoi fėtyra e eme nė ēastin qė ndeshėn syt e mij nė fėtyrėn e tij. Veē kėsaj ajo s'vuni re se un po e kundrojsha tinzisht fotografin, tė cilėn e kisha hudhė mbi tryezė nergut nė nji pozė qė tė mundesha me e pamė ma sė miri.

    Indirefentė janė njerzit kundrejt tjerve ase sendeve qė nuk i interesojnė, por janė tė pashqitun dhe tė pasionuem kundrejt atyne qė i pėlqejnė e i dėshirojnė, Ku t'a dinte Irena se sa vlerė kishte pėr mue ajo pikturė qė e hudha me nji farė pėrēmimi. Jo vetėm qė un nuk i kam dhanė rasė pėr me e kuptue tinėzin e zemrės s'eme, por edhe lumnia e vet, e endun nga dora e Zefit, nuk e lejon tė shofi se ē'ngjan rreth e rrotull. Syt e Shpendit, edhe nė fotografi, gjajnė sikur nxjerrin rreze drite t'ambla, por edhe gaca zjarmi qė djegin e pėrcėllojnė. Ah ata sy! Ata derdhėn nė zemrėn t'eme helm e nektar dhe mė banė tė qaj e tė qesh, tė rrėnkoj e tė gėzoj. Po t'ishte e mundun qė t'a pėrvetsojsha kėtė fotografi, isha gati tė baj fli disa vjet nga jeta e eme.

    „Shėnimet me datė 17, 21, 24, dhe 30 Maj janė shly nė mėnyrė qė tė mos kėndohen." „Vetėm nė shėnimin e fundit dallohen kėto pak fjalė qė s'janė shly mirė mirė dhe qė janė tė shpėrndame nė rreshta tė ndryshėm: „ mbasi i mbusha 14 vjetėt . . . . . . e ndiva vetėhen dhe herė mbas here shifsha . . . . shifsha . . . . n'andėrr shkrihesha prej kėnaqėsis nji turbullim shpirtnuer dhe nji shkrehje tė gjymtyrve Edhe nashti e shof zemrėn . . . . . dhe mė duket sikur "



    3 Qershuer

    Dje mbasdreke mė kishin zanė ethet. Qeshė shtrimė mbi nji shilte nė nji kthinė poshtė, se pėrtojsha me u ngjitė naltė pėr me ra nė shtrat t'em. Kur po pėrpushesha nga dhimbjet e trupit e tė kokės erdh hallė Hatixheja. Qėndroi nji copė herė ke kryet t'em tue m'a fėrkue ballin. Kur u largue, tue drashtė se mos ftohem, e kshilloi njerkėn qė tė mė mbulonte me dishka. Un pata tė nxehtė dhe s'dojsha qė tė mbulohem, por nuk bėzana se s'kisha fuqi as edhe me folė pse isha raskapitė fare. E njerka, qė t'a ēonte nė vend porosin e hallės, mė kishte mbulue asokohe, kur mė kish katėllue gjumi.

    Kur u zgjova dhe i hapa sytė pashė se isha mbulue me nji jorgan tė vjetėr qė ishte copa copa e me njolla qė i vinte era uthull e djersė. E hoqa, me neveri dhe e hudha tej at jorgan, i cili sigurisht do t'ishte pasunia e trashėngueme prej stėrgjyshes plakė e tė dergjun nė shtrat vjet me rradhė. Nuk dij se qysh nuk e ka diktue im atė e t'u a shitte tregtarėve tė vjetėrsinave si jorganin e Adamit.

    - A s'gjete nji jorgan tjetėr qė mė kishje mbulue me atė fėlliqsinė? - i thashė kur u ngrita.

    - Pse a s'tė pėlqeu a? Ku t'a gjejsha ma tė mirin? - m'a bani me buzė tė mvarun.

    Jorganė kemi plot, por ma tė ndytė e ma tė vjetėr se kėt nuk kemi asnji. Edhe un ēuditem se si ka shpėtue pa u hudhė nė plehėn kjo vjetėrsinė e fėlliqun qė sigurisht pėrmban miljona mikropė. Sa shpirt tė lig ka kjo grue dhe sa fort m'urren. Edhe nė gjanat ma tė vogla kėrkon tė mė hidhnojė; edhe nė rasat ma tė parandėsishme pėrpiqet me mė zemėrue. Tue mendue se un jam rritė nė kėtė shtėpi, ku ajo zotnon, ēuditem se si nuk kam plasė pėrpara se t'arri nė kėtė moshė. Mjerė ata bonjakė qė bijen nė duer tė njerkave tė tilla. Un, po tė kisha qenė djalė dhe po tė hetojsha se mbrenda katėr mureve tė shumė shtėpiave mundohen vazhdimisht bonjakė tė njomė, sikundėr un, kisha me e ēue peshė botėn dhe do t'a detyrojsha prokurorin e Shtetit qė t'i paditte prindėt dhe njerkat e atyne fatzijve n'emėn tė sė drejtės botnore. Po, do tė kėrkojsha denime shembėllore si pėr njerkat e liga ashtu dhe pėr prindet sylesha qė nuk kujdesohen pėr mirėrritjen e bonjakėve tė shkretė, se me kėtė mėnyrė do t'i shėrbejsha njerzimit.



    8 Qershuer

    Dajė Haxhiu kishte ardhė ke ne sot nė mėngjes pėr vizitė. Ai asht daja i nanės. E quejnė Hasan, por un e thėrres Dajė Haxhiu, pse ka qenė nė Mekke. Ai asht edhe hoxhė dhe shum i fortė nė punėt e fės, por im atė e quen „rafėzi", ndoshta pse ai i shfaq

    lirisht gjykimet e veta dhe ndoshta pse kėta nuk pajtohen me konceptin qė ka formue im atė mbi fėn. Pėr shėmbėll Dajė Haxhiu thotė se vena asht e ndalueme me u pimė, pėr shkak se e damton shėndetin e mbralin e njeriut, por lejohet me u pėrdorė n'asht

    se e porosit mjeku pėr t'a pėrmirėsue shėndetin e nji tė sėmunit tė dobsuem. Em atė e kundėrshton rreptėsisht dhe thotė se nuk fut nė gojė asnji pikė edhe sikur tė jetė tue vdekė, pse ai qė pin venė dyzet ditė dalka prej Imanit!....

    - Njeriu fetarisht asht i detyruem me e ruejtė shėndetin e vet, sepse trupi asht nji ndėrtesė hyjnore. Pėr kėt shkak dhe pėr arėsye se njeriu lypset t'a kryejė misjonin e vet nė kėtė jetė, vetėvrasja asht e denueme rreptėsisht prej fės si nji nga mėkatėt ma tė mėdha. E ata qė nuk kujdesohen me e ruejtė shėndetin e tyne, me mjete e mėnyra qė nuk i sjellin ndonji dam tjetrit, dita ditės vazhdojnė t'a vrasin vetėhen dhe, me kėtė mėnyrė, e kundėrshtojnė dėshirin hyjnuer - thotė ai, por ku merr vesh im atė se?!... Nė bisedim e sipėr, s'dij se qysh, e preku Dajė Haxhiu ēashtjen e mbulesės dhe nevojėn e mėsimit tė femnės. Im atė e shiqoi shtrembėt dhe e kundėrshtoi me nji f jalė tė trashė. Atėhere ai i a priti dhe i tha:

    - Profeti porosit qė t'a kėrkojmė dijenin qysh nga djepi deri nė tabut dhe thotė. se titujt ma tė mėdhej tė nderit nė kėtė botė janė ata qė siguron dijenia e jo forca ase pasunia.

    - Mund tė ketė urdhėnue Pejgamberi qė t'a kėrkojmė dijenin, por atė tė Dinit e jo tė Frengut – pėrgjigji im atė.

    - Ai nuk e ka kufizue dijenin vetėm n'atė tė fes. Bile nė radhė tė parė e ka vu dijenin e shėndetit dhe mbasandaj tjerat - spjegoi Dajė Haxhiu.

    - Sidoqoftė dijenia mund t'i hyjė nė punė nji mashkullit, por jo nji femnės - tha em atė tue kujtue se i a lidhi kryet f jalės,

    - Jo, mor i uraem, jo, se dijenia nuk asht monopol'i mashkujve dhe, po t'ishte nji privilegj vetėm pėr burrat, ai do t'a shpallte pa u drashtė as prej meje as edhe prej femnave qė mund t'i zemroheshin. Pėrkundrazi thotė se dijenia asht e domosdoshme si pėr mashkujt ashtu pėr femnat Myslimane. Veē kėsaj duhet tė dijsh, miku i em, se historia Muslimane asht plot emna femnash qė kanė pasė zotnue nji kulturė tė gjanė dhe qė i kanė sjellė shėrbime tė ēmueshme njerzimit - tha Dajė Haxhiu, por em atė pat thanė nji herė jo e nuk mund tė thoshte po.

    - Ndoshta asokohe ka pasė femna tė dijshme, por nashti grueja s'ka nevojė pėr dijeni - tha im atė mbassi u mendua pak.

    - Pėrse? - pyeti Dajė Haxhiu.

    - Sepse femna e kėsaj kohe asht dreqi vetė dhe, po tė stėrhollohet edhe me mėsime, ka me sajue djallėzina dhe ka me na qitė njimij ngatrresa nė ditė.

    - Djallėsit e ngatrresat mund t'i bajė nji femėn qė s'asht zhvillue nga mendja e nga shpirti me anė tė mėsimit, por jo ajo qė gėzon nji dijeni, pse nji femėn e shkollueme i ēmon detyrat dhe i din tė drejtat e veta - i a bani Dajė Haxhiu.

    - M'a merr mendja se, po t'a kishe pasė ti nė dorė, do t'i zbulojshe femnat dhe tė gjitha shtėpiat do tė na i bajshe shkolla - tha im atė me qesėndi.

    - Po t'a kisha pasė nė dorė do t'a grissha ēarēafin dhe nuk do tė lejsha femėn pa shkollė, pse grueja asht themeli i shoqnis njerzore, pse ajo asht burimi I moralit, pse ajo asht nyja e shenjtė e qenėjes, pse ajo e mbjell farėn e dashunis vėllaznore nė mes tė njerėsve. E kur ajo lihet mbas dore vuen e tanė shoqnia njerzore.

    - Pun e madhe!... Do tė vuejtkemi tė gjithė, pse s'dijnė me kėndue e me shkrue flokė-gjatat!... E si kemi jetue deri sot? Dish zotin leni dreqkat, se na s'dijmė vetė - i a bani im atė me nji farė mėrzije.

    - Mirė, por ti me nji anė mbahesh si fetar i mirė dhe m'anė tjetėr nuk ban si urdhėron ajo - i tha daja.

    - Pse?

    - Sepse Pejgamberi thotė se ēdo gja asht njė gja, por padijenia s'asht kurrgja. Do me thanė se e porosit mėsimin. Veē kėsaj nė nji verset tė Kuranit thuhet se kurrsesi nuk mund tė ketė barasim nė mes tė dijshmit dhe tė padijshmit.

    - Pėrse?! - pyeti em atė i ēuditun.

    - Sepse njeri rron nė dritė e tjetri n'errėsinė, njeni shef gjithkah dhe tjetri asht i verbėt. Pejgamberi, qė t'a theksonte randėsin dhe vlerėn e dijenis, thotė se ma i pėlqyshėm asht gjumi i tė dijshmit se sa lutja apo falja e tė padijshmit. Im atė heshti e nuk foli ma. Dajė Haxhiu asht mjaft gjakftofėt dhe shum i urtė. Nuk nxehet lehtė. Vetėm kur shef se po shtremnohet e drejta ase cenohet e mira, bahet i egėr e nervoz. Kėshtu ngjau edhe sot kur im atė pėrpiqesh me i dhanė mėsim dhe me ia tregue rrugėn qė ai kujton se asht e drejtė.

    - Mėkati ma i madh i jueji - i tha me zemrim - asht guximi qė tregoni tue u a predikue tjerėve fėn sikundėr e keni keqkuptue ase si ju pėlqen juve. Ju e bastardhoni fėn dhe e ulni nė shkallėn e nji zakonit tė lig qė nuk ka asndonji bazė logjike e morale. Prandaj ju kshilloj qė tė mos e pėrsėritni edhe nji herė kėt faj. Po t'a pėrsėris edhe nji herė se e keqja dhe veprat qė nuk i pėrshtaten logjikės nuk janė pronat e fes s'onė. E ju, qė nuk keni as ma tė voglin mėsim, mos pėrhapni nė popull helm e vėner, se do tė jeni pėrgjigjės para njerzis e para Perėndis. Em atė e pat mbyllė gojėn ma dhe nuk kundėrshtoi. Shumė herė ai e cyt Dajė Haxhiun dhe, me paditunin e vet, pėrpiqet me e mundė. Im atė, sikundėr duket, kujton se zotnon nji dije tė gjanė mbi fe, kurse s'din gja. Veē kėsaj ai mbahet ma sheriatēi e ma fetar i mirė se hoxha vetė. Sikur t'isha nė vend tė Dajė Haxhiut do t'a rroksha flamurin dhe do t'i shpallsha luftė asajė turme tė pandėrgjegjėshme dhe injorante qė kėrkon t'a mbajė femnėn nėn zgjidhėn e padijenis dhe i a mohon tė drejtat e saja njerzore.

  13. #13
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    12,736
    Faleminderit
    20
    211 falenderime nė 151 postime
    14 Qershuer

    Pesė ditė e pesė net ndejta ke Dajė Selimi. Edhe ky asht njeni nga dajallarėt e nanės. Mė kanda tė shkoj e tė rri ke ai, pse mė duket sikur aty e ndij voksin e frymės sė nanės dhe dashunin e pastėr qė ata kanė pėr bijėn e vetme t'asajė q'e patėn si syt e

    ballit. Veē kėsaj Xhevrija dhe Sanija, dy gocat e dajės, janė shum t'urta e tė shoqnueshme. Me to kalohet jeta e ambėl dhe pa mėrzi, pse kanė nji farė cilėsije, dhanti prej natyre, me t'a hjekė tė keqen me dy fjalė ase me nji nėnqeshje.

    - Te lumtun do tė jenė ata qė do tė bahen burrat t'uje - u thashė pardje mbas dreke nė bisedim e sipėr.

    - Kujton ti, Dije, se do tė jemi tė zojat me i bamė fatbardhė burrat t'onė? - pyeti Xhevrija tue mė shique amblas me syt e zij.

    - Nuk kujtoj, por besoj Xhevrije - pėrgjigja.

    - N'asht se do tė keni fat me u martue me asish qe kanė meritėn me e quejtė njeri, me asish qė kanė tru e ndėrgjegje, do tė ēmohen cilėsinat t'ueja tė rralla dhe do t'i bani tė lumtun.

    - Ku e dijmė na tė gjorat se ē'fat na pret. Apo mos kemi tė drejtė me i zgjedhė vetė shokėt e jetės? - i a priti Sanija tue e pėrkulė kokėn me nji anė dhe tue e palue, me gishtat e hollė, kindin e fustanit tė vet.

    - Ke tė drejtė - i thashė tue hofkėllue dhe heshta.

    Heshta se s'kisha si me i ngushullue, mbassi edhe un isha si ato, pa as ma tė voglin privilegj dhe pa ndonji fuqi qė tė mundesha me e fitue atė tė drejtė aq natyrale qė duhet t'a gėzojmė. Mė shkoj mendja, menjiherė, ke Shpendi dhe m'u rrėqeth shtati kur e kujtova vėshtirėsin qė mund tė ndeshi pėr me e bamė shok jete. Ah femna shqiptare Muslimane. Ajo pėrgjithėsisht

    asht e vorfėn shpirtnish, e pazhvillueme mentarisht dhe e dobėt fizikisht, pse nuk i asht dhanė mundėsia qė t'a argėtoje shpirtin, qė t'a ushqejė mendjen dhe t'i gėzoje dhantit e natyrės pėr t'u bamė e fortė dhe e dobishme pėr shoqnin ku ban pjesė. Ajo s'ka kurrgja qė tė jetė e kėnaqun dhe krenare; vjen e shkon pa lanė gjurmė nė kėtė jetė. Ajo, edhe po tė dojė, s'mundet dhe s'ka se si t'i kushtohet sė mirės, sė bukurės e tė virtytshmes, pse pėrnjimend asht si nji robneshė pa kurrfarė tė drejte.

    - Xhevrijen e kėrkoi dikush, por s'e dha tata - tha Sanija mbas pak tue e kėputė kėshtu vargun e mendimeve tė mij.

    - Kush qė ai? - pyeta.

    Xhevrija u skuq dhe e uli kryet.

    - Nji farė Sabri... Dega - gjegji Sanija.

    - A e njifshe ti Xhevrije? - pyeta.

    - Ajo heshti e nuk bėzani.

    - Pėrse nuk flet Xhevrije? Mos tė vjen turp edhe prej meje?

    - Jo. Nuk e njifsha - tha kadalshėm pa e ngritė kryet.

    - Pse s'tė dha Dajė Selimi?

    - Sepse ai qenka pijanik - gjegji Sanija nė vend tė saj.

    - A!? - bana si e habitun pėr vendimin e pėrshtatshėm qė paska dhanė Dajė Selimi tue mos i a dhanė vajzėn nji njeriut qė e helmon vetėhen me alkool.

    Sa mirė paska bamė se?...

    - Edhe kjo nuk e donte - plotsoi Sanija.

    - A dashunon ndonji tjetėr? - pyeta.

    Ajo u skuq dhe mė ngjajti sikur u trondit. Nuk bani za.

    - Po - i a priti Sanija me atė thjeshtėsi qė e ban tė shquhet ndėr shoqe.

    - Cilin?

    - As ajo s'e din si e quejnė. E ka pamė, disa kohė ma parė, tue kalue kėndej rrugės.

    - Nga asht?

    - Ku t'a dijmė na - tha Sanija tue i mbledhė krahėt.

    - E shkreta vajzė - thashė me vetėhe dhe e qava atė dhe vetėhen, pse edhe un isha nė gjendje tė sajė. Po. Edhe un dashunoj nji djalė qė e pashė rasėsisht nė shtėpi t'Irenės, por qė nuk kam mundė me folė makar nji fjalė me tė. Edhe un, si Xhevrija, nuk

    e dij se a mė dashunon apo jo dhe se ē'fat e pret dashunin t'eme. Un, ma shum se ajo, pata fatin t'a mėsoj emnin dhe tė marr njoftime mbi familjen e tij, por kurrgja ma shum dhe asgja tė kėnaqshme pėr sigurimin e lumnis s'ardhėshme. Oh sa vajza, si na, lėngojnė gjatė jetės dhe vdesin pa i a kallzue kuj sėmundjen e zemrės. Sot kur po iksha, tue u pėrshėndetė ke porta, mė pėshpėriti Sanija ke veshi:

    - Dashnori i Xhevrijes asht me vesh tė shpuem.

    - Me vesh tė shpuem! - thashė me za tė kėputun.

    - Po. Asht i bukur: Ka dy sy tė zij qė tė merr mė qafė kur tė shiqon; ka shtat tė plotė e tė mesėm; rrin me kokė jasht dhe flokėt e zij i lėshon mbrapa - spjegoi Sanija.

    - Mos e quejnė...

    S'e mbarova f jalėn. U pendova.

    - Nuk e dij se si quhet.

    - Ku rrin me shtėpi?

    - S'e dij, jo. Pėr herėn e parė e patėm pamė nga dritarja aty kah mezi i Prillit, por mbas katėr a pesė ditėsh u shduk ma. Ndoshta asht i huej - bani ajo tue mė shique nė sy.

    - Ai asht - pėshpėrita me vetėhe dhe ika si e hutueme.

    Tash dashunis s'eme i u shtue edhe zilia dhe vuejtja shpirtnore u dyfishue.



    17 Qershor

    Feja e moda, simbas mendėsis sė disa tru-ndryshkunve, qenkan shemra qė s' pajtojnė kurrė. Un, tė them tė drejtėn, nuk po mundem me e kuptue arėsyen e rrjedhjes sė kėtij kundėrshtimi kaq t'ashpėr qė zhvillohet nė mes, t'antarve tė tė dyjave. Pėr shembėll disa kohė ma parė u ba kijameti prej njerkės, pse un kisha premė nji fustan pak tė shkurtun. Ajo u ba spec prej zemėrimit dhe thoshte se fustani lypset tė jetė i gjatė deri ke themrat e kambėve. E ai i emi ishte nji pėllambė nėn gju. Me gjith qė qysh atėhere ka kalue shumė kohe ende s'ka pushue grindja e fustanit. Do tė mveshin kėmishė zjarmi nė xhehennem - thotė njerka dhe ket kėrcnim e pėrsėrit shpesh e shpesh.

    Kėto ditė pat nisė nji grindje tjetėr: Ajo e flokve tė shkurtun. Shumica e femnave, simbas modės sė sotshme, i kanė premė leshnat dhe i kanė lanė nja nji pėllambė tė gjata. Edhe un, qė t'i pėrshtatem modės dhe qė tė mos dukem ndėr shoqe si dhi e egėr, shfaqa dėshirin me i premė, por njerka kundėrshtoi tue thanė se asht mėkat i madh. Dy ditė rresht nuk i prani goja tue folė mbi kėtė mėkat. Tė tretėn u tėrbue farė kur pa se un, kundėr porosis sė sajė, i kisha premė. Po. I preva. I a dhashė Irenės gėrshanėt dhe iu luta tė m'i presi. Njerka tash vazhdon tė ēirret tue thanė se u prish dynjaja. Pėr fat tė mirė dhe pėr ēudi, em atė nuk m'u vėrsul me at mėllef qė mė msyeni njerka. Ai mė shiqoi me nji farė pėrbuzje dhe mė tha:

    - Ē'paske bamė ashtu moj? Qenke bamė si dhija shutė eh tė marrtė mordja!

    - Nė kohnat t'ona - thotė njerka tue fry ndėr hundė - edhe Dielli ngrofte ma shum edhe Hana shkėlqente ma fort, pse na e kishin frigė Zotin dhe nuk bajshim kėsi maskarallėkesh. Nashti hyni dreqi nė zemėr tė njeriut. Kėto qė bani ju janė nishane kijameti. Tė mjerat na qė i a mbrrimė kėsaj dite. A thue se me tė vėrtetė do tė bahet kijameti pse i preva un flokėt? A thue se, pėrnjimend, ka me u zemrue Perėndia, pse na i shkurtuem flokėt e gjatė? Nuk besoj dhe nuk kujtoj qė zoti tė ketė vumė nji ligjė tė posaēem pėr t'a regullue ēashtjen e flokve, Nuk e kuptoj se ē'lidhje kanė flokėt e mij me lamshin e dheut. Mos asht lidhė lamshi i dheut nė fijet e flokve tė tė mij dhe, tash qė i preva, do t'a humbi drejtpeshimin dhe do tė rroposet?! Nė qoftė se do tė bahet kijameti pse un i preva flokėt, nė qoftė se do tė shkatrrohen rrathėt e Dheut pėr shkak tė flokve tė shkurtuna ase tė gjata, le tė bahet ēika ēika dhe pluhun fare, se edhe neve nuk na vlen ma. Disa ditė ma parė e pyeta Dajė Haxhiun mbi kėtė ēashtje. Ai mė shiqoi ēuditshėm dhe mė tha:

    - Pėrse mė pyet moj bijė?

    - Pyes, se disa thonė se asht gjynaf me i premė - pėrgjegja.

    - E pse qenka gjynaf? Ē'ka tė bajė floku i gjatė ase i shkurtun me fėn? Nė qoftė se asht gjynaf pėr ju duhet tė jetė edhe pėr ne burrat, se edhe na i presim - gjegji.

    - Ashtu?! ... - bana e habitun nga pėrgjigja e tij plot logjikė.

    - Ashtu po. Ban si tė duesh bijė. Vetėm kije ndėrmend se Zoti interesohet pėr shpirtin t'and, pėr veprėn t'ande tė mirė ase tė keqe nė kėtė botė, se sa pėr flokėt e tu tė gjatė ase tė shkurtun nuk don me dijtė gja - spjegoi. Mirė, por eme njerkė nuk asht nji mendimit me Dajė Haxhin. Disa vjet ma parė qenka zakon me i a premė flokėt vajzės sė fejueme ditėn qė do tė nusėnoheshka.

    Simbas kėtij zakoni apo besimi vetėm gocat paskan pasė tė drejtė me mbajtė flokė tė gjatė e gėrsheta, kurse femnat e martueme lypseshka tė kenė flokė jo ma tė gjatė se ke supet, pse floku i gjatė, pėr gruen e martueme, baheshka gjarpėn nė Xhehennem. Ma vonė paska ndrrue ky zakon dhe tė gjitha femnat, pa u pėrjashtue edhe njerka e eme, paskan nisė me i mbajtė flokėt tė gjatė. Pėr kėt shkak paskan ndodhė shumė grindje nė mes tė fanatikve e tė liberalėve sa paskan lanė shumė kujtime tė hidhta. Tash qė moda kėrkon t'i shkurtojmė, prap ka nisė me fry ai murran i egėr i kundėshtimeve dhe i grindjeve nė mes tė tė dy palėve. Qysh nga Eva e deri mė sot, sigurisht, mija volume do tė jenė shkrue mbi bukurin e flokve tė gjatė tė femnės dhe un, po t'a kisha pasė nė dorė, do t'a kundėrshtojsha modėn e premjes sė flokve, por qeh se nuk mė pyet e nuk mė ndigjon kush!...

    Dėshiri pėr me e shkėrbye femnėn e qytetnueme ka nisė me e ngacmue edhe femnėn Shqiptare, por ky farė ndikimi ka mbetė vetėm pėr sa ka tė bajė me modėn e jo ma shum. Duket se edhe burrave u pėlqen mveshja e mertisja e grave simbas modės, pse po diftohen mjaft toleruesa dhe herė e verbojnė njenin sy herė e shurdhojnė njenin vesh. Me gjithė kundėrshtimet e plakave e tė pleqve fanatikė moda i ka futė turijt edhe nė banesat ma tė harrueshme tė vendit tue e shtiem nėn zgjedhė shumicėn dėrmuese tė femnave. Me kėtė mėnyrė femna Shqiptare ka nisė me bamė nji shkėrbim tė sipėrfaqshėm pa qenė e zoja me bamė nji ndryshim rranjėsuer nė gjendjen e vet pėr me u bamė shoqe e vėrtetė me ato qė rrojnė jasht kufijvet t'onė. Mos kujtohet se i mungon vullneti ase dėshiri pėr me e arri atė tė qytetnuemen, jo.

    Ajo don, por pengohet e luftohet. At ēas qė tė shfaqen shenjat e kėtij vullneti, do tė ndeshi nė kundėrshtimin e fortė t'atyne fanatikve qė i ka verbue llomi fetar i prodhuem dhe i shpikun prej disa njerėsve tė padijshėm e tė pandėrgjegjshėm, kurse feja, sikundėr thotė edhe Dajė Haxhiu, kurrė nuk e pengon zhvillimin dhe pėrparimin e femnės, bile pėrkundrazi e nxit dhe e urdhėron. S'dij se kur do tė shduket kjo fanatizmė nga vendi i jonė dhe cili do tė jetė ai fatbardhė qė ka me e shpėtue kėt popull nga kėto kėthetra. Ah sikur t'isha djalė dhe t'a merrsha un flamurin e kėsaj vepre, me tė vėrtetė, madhėshtore e njerzore.



    20 Qershuer

    Pėrsėri muer letėr Irena prej Shpendit. Ai prap pyeste pėr mue. Nė mes tė tjerave i shkruente edhe se, mbasi t'a mbaronte shkollėn, dėshironte me u shpėrngulė nga Shkodra e me ardhė kėtu. Ky lajm mė gėzoi tepėr, sepse do tė mundem me e pamė nga ndonjiherė dhe ndoshta do tė mundem edhe me folė me tė. Mė pėlqen t'a gjykoj si shenjė dashunije interesimin qė tregon pėr mue, por nuk mundem me e besue kryekėput. Ah sikur tė mė dashunonte me tė vėrtetė. Po t'arrijsha me u dashune prej tij e me u . . . martue me tė, kurrgja tjetėr nuk do t'i kėrkojsha Zotit. Por ah. Ndoshta ai pyet pėr mue i shtyem vetėm nga ndėrgjegja dhe pėr tė nderue regullat e etiketės apo tė kalorėsis qė tash vonė kanė nisė me i pėrvetue tė rijt e sidomos studentėt t'onė. Dhe sigurisht kėshtu do tė jetė. Oh ku kam fat un e shkreta me u bamė Mbretnesha e adhurueme e atij Mbreti tė plotpushtetshėm qė sundon mbi zemrėn t'eme. Kush e din. Tė them tė drejtėn jam me zemėr tė ngrime.

  14. #14
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    12,736
    Faleminderit
    20
    211 falenderime nė 151 postime
    24 Qershuer

    Eme njerkė asht edhe ziliqare. Po, asht edhe fort. Shumė herė e thumbon t'em atė dhe kėrkon tė dije se ku e kalon kohėn, kur qėllon tė vonohet me u kėthye nė shtėpi. Sonte, pėr shembėll, em atė i zanun me punė tė shuma nė dyqan, erdh pak vonė. Pėr kėtė shkak ajo qė tue luejt mendsh prej nakarit. Sa shkeli baba nė prak tė derės, ndeshi nė njerkėn qė e priti me turi tė mvarun dhe me nji breshėn fjalė ankimi. Ai u habit dhe, pa e kuptue shkakun e vėrtetė tė kėsaj furrejeje t'ashpėr, spjegoi se kishte qenė i ngatrruem me punė tregtije nė dyqan. Mirė, por ku i mbushej mendja asaj se! Ai vonė e muer vesh qellimin e kėtyne sauneve tė bame me nji gjuhė aq tė fortė. Atėherė nisi me i folė ma shtruem qė t'a bindėte se ai nuk ishte nga ata burra qė mund t'i vehej nė dyshim nderi. Nji copė herė, i lodhi fėlqijt tue u arsyetue dhe tue dhanė spjegime, por njerka vazhdonte t'a kėndojė kangėn e vet. Ma nė fund babės i u sos durimi dhe e msyeni me nji varg f jalė t'ashpa sa i a mbylli gojėn. E dij se zilia apo nakari nė dashuni asht si krypa nė gjellė. Gjithashtu e di se edhe dashnorėt ngucen e besdisen fort kur hanė tepėr nga kjo krypė njelmuese deri nė helmim.

    Tė gjitha kėto i kisha ndigjuem prej atyne qė i kanė sprovue dhe m'a merrte mendja edhe mue se, shumė herė, munde tė ngjajnė moskuptime e dyshime midis atyne qė u kanė rasė zemrave tė veta nga nji kuintal ndiesi flakruese dashunore. Por nuk m'a merrte mendja se krymbi i dyshimit e i nakarit mundet me e brejtė edhe zemrėn e nji grueje tė mplakun dhe qė disa herė asht bamė nanė. Mbasandaj prej kuj me dyshue se?! Prej nji burrit qė ka kalue tė 50 vjetėt e moshės sė vet dhe qė, deri nė fanatizmė, arrin me i respektue porosit e fes. Pėrmbi tė gjitha ai nuk asht as edhe i bukur. Nuk them se asht i shemtueshėm, por s'asht edhe I bukur.

    Pėr shembėll ka sy tė zij, por qepallet i ka mjaft tė rralla; ka kokė vezake e faqe tė plota, por hundėn e ka tė shtrrembėt; ka shtat tė plotė, por shalėt i ka disi tė shtrembėta si dy kiza me korriz jashtė; ka krahėnuer tė gjanė, por ka edhe do duer tė mbėdha e plot lesh. Disa thonė se leshi ndėr duer tė meshkujve asht shenjė fisnikije, por mue, pėr Zotin, nuk mė mbushet mendja se leshi mundet me e fisnikue njeriun. Pėrkundrazi kisha me thanė se leshi ndėr duar asht shenjė primitiviteti, moszhvillimi ase papėrsosmėnije nė pikpamje fizike. Un fisnikin e njerut e kuptoj nga veprat e nga sjelljet e tija e jo nga leshi i duerve. Shkurt ai nuk asht nga ata qė mund tė admirohet prej nji femne si i bukur dhe t'a trembi njerkėn se mos i rrėshqet nga dora.

    Asht provue se jo vetėm njerzit por edhe kafshėt kanė zili. Gjithashtu asht vu re se femnat janė aq ziliqare sa e humbin mendjen dhe arrijnė me bamė gjithshka kur i kafshon grenza e nakarit. Por zili, them, do t'i kishte hije, deri diku, nji gocės qė dashunon ase ndonji nuses sė re e jo nji grueje tė mplakun. Veē kėsaj asht marrėzi me dyshue prej nji njeriut, si im atė, qė kur kthen nė shtėpi asht i ndragun kambė e krye me voj, me tėlyen, me uthull e me tė tjera. Prandaj kurrsesi nuk e gjej t'arsyeshėm dyshimin e saj kundrejt t'im et dhe kėtė farė zilije i a atribuoj mendjes sė sa trashamane qė nuk mbrrin me gjykue me kthjelltėsi dhe me arsyetue drejt.

    Me kėtė mėnyrė njerka i ndjell vetėhes hidhėnime e mėrzitje pa qenė nevoja dhe pa pasė ndonji shkak t'arsyeshėm. Kėsisoj vetė e cenon lumnin e vet. Po. Ka shumė njerės tė lumtun nė kėtė botė qė nuk e dijnė se janė tė lumtun, pse mendjes sė tyne i mungon drita e nevojshme pėr me e pamė jetėn e vet ashtu si rrjedh rithmikisht. Kėta typa, tė shumtėn e herėve, bahen manijakė tė mėrzitshėm dhe vetė kėrkojnė jetėn dhe bahen shokėt e tė mjerėve. Edhe njerka e eme hyn nė rradhėn e kėtyne mendje-lehtėve, ndoshta e shtyeme prej Destenit pėr t'i lamė mėkatet e mundimeve qė mė ka bamun mue. Ndoshta.



    27 Qershuer

    Irena asht e lumtun. Po. Herė mbas here asaj I vjen i dashuni nė shtėpi dhe, orė tė tana, rrijnė tue bisedue. Ah sa lakmojsha me qenė si ajo. I kam zili. Ajo u fejue me atė qė qė dashunue dhe tash projekton se si t'a ngrehi folen e lumnis. Ku ka ma mirė? Kanė vendosė tė martohen nė Vjeshtė dhe prindėt e tyne e kanė, pėlqye kėt vendim. Prandaj, qysh tash, kanė nisė pėrgatitjet pėr dasmė. S'ka dyshim se tė lumtuna janė ato qė i kėnaqin zemrat dhe tė mjera janė ato qė s'mundin me i argėtue dėshirat e tyne. Por ma tė lumtuna janė ato qė nuk gjejnė asnji pengim prej prindėrvet tė vet nė realizimin e andrrimeve tė tyne lumnuese. Edhe un andrroj nji lumni, por druej se do tė ndeshi nė pengime tė ndryshme e sidomos nė kundėrshtimin e pathyeshem tė babės, pse ai, pėr fat tė keq, nuk asht nė gjendje me e ēmue tė drejtėn e bijės sė vet.



    2 Korrik

    - Sihariq, Dije, se erdh Shpendi - mė tha sot Irena sa mė pa. Zemra mė rrafi me hof dhe shtatin m'a kapulloi nji hafsh i nxehtė.

    - Pėrse mė thue... sihariq? - i thashė me za tė dridhshėm.

    - Kot. Dishka mė shtyni. Mė fal nė tė hidhnova - m'a bani ajo e qeshun dhe tue mė shique ndėr sy.

    I ula syt, pse nuk guxojsha t'a shof ma gjatė. Druejsha se mos m'a hetojė atė qė mshef mbrenda zemrės.

    Dje paska ardhė bashkė me t'amėn e tė motrėn. Paska zanė shtėpi kėtu. Sot nė mėngjes kishte ardhė ke Xha Simoni pėr vizitė. E paska mbarue shkollėn tue dalė ndėr tė parėt. Qe tash filuen netėt e andrrave. Nisėn netėt qė do tė kalohen pa gjumė dhe tue i ndigjue rrafjet e zemrės sė gandueme prej tij. Mbas sodi kam pėr t'i ndimė, ma fort se kurdoherė, dridhjet e zemrės sė dehjun prej dashunis. Mbas kėndej kam pėr t'i njoftė mėngjezet e trandafilta dhe kam pėr t'i shijue agimet e ndritshme qė ka me pjellė imagjinata e dashunis vajėznore. Mbas sodi kam pėr t'a njoftė, ma sė miri, botėn e msheftė tė dashunis. Oh sa ē'qenka dashunia. Ajo t'a ambėlsueka jetėn, por tė robnueka e s'tė lanka me rrėshqitė nga prehni i saj. Qeh s'mė merr gjumi. Mendoj se ai tash asht kėtu. Vetėm disa rrugė e disa shtėpi mė ndajnė prej tij. Mbas sodi ai ka me jetue kėtu si bashkėqytetar i em.

    Mbas kėndej edhe ai, si un, ka me e thithė kėt ajr qė prekin, butas, buzėt e mija tė nxehta nga ethet e dashunis. Qeh mė duket sikur jam tue e thithė at ajr qė ai ka nxjerrė nga goja e vet e pastėr. Mė gjan sikur e ndi frymėn e tij tė vokėt qė m'a lėmon fėtyrėn t'eme. Qeh syt e tij plot shkėndia gjallnije e flakėruese. Qeh fėtyra e tij e qeshun. E si mund tė flej me zemėr tė trazueme qė vlon pėrmbrenda? Natyrisht s'mundem. Nuk dij se nė cilėn lagje e nė cilėn shtėpi banon. Me gjith kėtė u krijue nė fantizin t'eme nji banesė qė tash ka marrė hijen dhe dukjen e bukur tė Qabės sė dashunis s'eme. Qeh e shof, si nėpėr vegim, se ka ramė mbi shtrat e po flen amblas tue marrė frymė lehtė si ndonji foshnje e padjallzueme dhe e njomė. Syt e zij janė tė mbyllun. Qepallet e zeza bajnė hije mbi fytyrėn e tij tė bukur dhe gjajnė si ushta tė zeza qė ruejnė thesarėt e grumbulluem n'ato dy kupa tė ndritėshme.

    Flokėt e zij, palė palė, i kanė ramė mbi ball. Krahėt i ka nxjerrė, jashtė mbulesės sė bardhė, ndoshta, pėr t'i a shtue asajė bukurin e bardhėnis. Dorėn e djathtė e ka livarė; tė majtėn e ka vu mbi zemėr, si tė donte me i pushue rrafjet e saja tė forta. Buzėt herė mbas here, lėvizin nga pak. Duket sikur flet pėrgjumshėm, por s'mundet me e kuptue ēdo njeri. Vetėm veshi i zemrės sė puthun prej tyne mundet me i ndigjue e me i kuptue. Asht n'andėr e kuvendon me dikė. Ndoshta me... mue. Ah sikur t'isha un, makar n'andėrr, ajo sė cilės i flet aq ambėl. Mė dridhet dora dhe s'po mundem me shkrue, pse m'asht shkri zemra. Ajo shurgullon pėrmbrenda nga valėt e forta qė pėrplasen nė njena tjetrėn me forcė tė madhe.



    4 Korrik

    E pashė Shpendin. Ai kishte ardhė sot ke Xha Simoni. Ishte ulė buzė dritares sė hapun nė kthinėn e Irenės. Un nuk e pashė, pse e kisha krrusė kokėn.

    - Irenė! - thirra kur u avita ke dera, pa vu re se kush ishte mbrenda.

    - Dije! - gjegji ajo. - Ē'don? - pyeti.

    Pa i u pėrgjegjė u futa nė kthinė. Edhe kur hyna mbrenda s'e pashė. U drejtova kah Irena q'ishte ulė kundrejt tij.

    - M'ep nji libėr, Irenė, se jam mėrzitė tepėr – i thashė dhe u afrova ke bibliotheka. Kapa nji libėr dhe e hapa.

    - Ē'farė libri don Dije? - pyeti ajo.

    - N j i . . . nji qė tė m'a hjek mėrzin e shpirtit - thashė.

    - Epi nji libėr vjershash, nji libėr qė tė dikojė gaz e harė, nji libėr qė t'a kėmbejė, me nji fuqi magjike, mėrzin nė gėzim - tha dikush.

    M'u duk si zani i tij. Kur e ktheva kryet pashė se ai po mė pritte me buzė nė gaz. Ai vetė ishte libri i gjallė i porositun prej tij, libri i dėshiruem aq fort prej zemrės s'eme dhe qė ka fuqin magjike me mė lumnue pėr jetė. Por kush mund i thoshte se?...

    - A! - bana e harlisun dhe e mahnitun.

    Nji kahkaha e fortė e Irenės ushtoi mbrenda kthinės me tingujt e hollė tė nji kristalit qė thyhet. Bana me ikė, por s'munda. Mė ndalėn nė vend syt e tij plot shkėndia magnetike. Mė mbajtėn ata sy qė un nuk mundem me u a durue shiqimin depertues.

    - Pėrse ikni Zojushė? Na jemi pamė aq herė sa e ka humbė ma vlerėn ai kuptim ase qėllim qė ju ban

    me u mshefė prej meje - tha.

    Un ende qendrojsha nė vend, nė kambė. Nji harė e ambėl m'a kishte pushtue shpirtin. Librin qė kisha nė dorė e kisha rrasė mbi zemėr, pse ajo mė rrifte fort. Syt e tij tė qeshun, por edhe si lutės, ishin ngulė mbi mue si dy projektorė tė fuqishėm qė t'i terratisin syt. Fėtyra e tij dalė-ngadale, mė gjajti sikur nisi me u qarkue me do rrathė rrezesh shkėlqyese. Isha mahnitė.

    - Rri Dije, se s'tė shef kush - mė tha Irena tue mė kapė pėr krahu. Atėhere m'u duk sikur u shkunda jermijet. E mblodha vetėhen dhe ika me vrull. Kur u ktheva nė shtėpi u mbylla nė kthinėn t'eme pėr t'a qetsue zemrėn e trazueme dhe pėr t'i mendue fjalėt qė mė tha. Njimij kuptime u dhanė fjalėve tė tija dhe njimij spjegime u dhashė veshtrimeve tė tij pėrpise.



    7 Korrik

    Irena, me sa kuptoj, interesohet shumė qė t'a lidhi zemrėn t'eme me atė tė Shpendit dhe tė sigurojė mundėsit e lumnis s'onė. Sot mbas dreke mė thirri dhe, mbassi mė futi nė shtėpi tė vet, mė njofti se kishte ardhė Mamė Hija, e ama e Shpendit, dhe se donte me mė njoftė me tė.

    - Jo - i thashė - mė vjen turp.

    - Pse tė vjen turp? Eja se ajo asht nji grue aq e mirė sa ke me e dashtė sa t'a shofish - mė tha dhe, tue mė tėrhekė gati rrėshanas, mė futi mbrenda.

    - Hajde Dije - mė tha Mamė Gjystina sa mė pa,

    Un u skuqa dhe mbeta nė kambė, nė fund tė kthinės, si t'isha gozhdue aty. M'ishte nxemė krejt shtati. Pėrshėndeta vetėm me nji tė luejtun tė kokės dhe pa mund me qitė nga goja asnji fjalė. Irena pėrsėri mė kapi pėr dore dhe, tue mė tėrhekė drejt s'amės sė Shpendit, i tha:

    - Nuk e njifni Zojushėn Dije. Kjo asht shoqja e eme e dashun; asht fqija e jonė, bija e Zotni Sulė Kėrthizės.

    - Gėzohem qė po tė njof moj bijė. Pėr ty mė ka folė shumė mirė Zoja - donte tė thonte pėr Mamė Gjystinėn - dhe Irena - tha tue mė shique butė e ambėl.

    U avita dhe i a kapa dorėn me i a puthė, por ajo mė tėrhoq dhe mė puthi nė ball. Mbasandaj m'uli ngjat vetėhes dhe nisi me mė pyetė pėr vetėhe, pėr t'em atė, pėr njerkėn e pėr fėmijt. Ma nė fund mė tha:

    - Zoja dhe Irena, me sa kam kuptue, tė dojshin fort, por ti me tė vėrtetė, qenke pėr t'u dashtė bija e eme. Kėto paskan tė drejtė qė tė lavdėruekan. Edhe un kam me tė dashtė si Fijen e si Shpendin. Dashtė Zoti qė tė bahesh e lumtun nė jetė. Tue folė kėsodore m'i lėmonte flokėt e kokės dalėnga-dale.

    Mamė Hija, sikundėr do t'a thrres ase mė pėlqen t'a thrres, ishte nji grue nja 45 vjeēare, me shtat tė naltė, me kokė vezake, me flokė tė thijun, me ball tė gjanė, me vetulla tė holla, me sy tė zij, me hundė tė drejtė dhe me qafė tė gjatė. Tue i kujtue pėrpjekjet qė kishte bamė ajo me gjindarmėt me armė nė dorė tha tue u mundue t'a mas guximin e saj m'u shtue kėrshėria pėr tė. Mora kurajė dhe nisa me e shique, ma fort pėr tė gjetė nė fėtyrėn e sajė shenjat dalluese t'amazonės Shqiptare dhe pėr t'a bindė vetėhen se ndodhesha para nji heroinės.

    Shkathtėsia nė lėvizjen e duervet, xixėllimi i herėmbasėherėshėm i syvet tė zij, mrrullja e vetullave nė rasa ashpėrimi tė fjalimit dhe tė matunit nė tė shprehun tė mendimit, me nji f jalė zhdrivielltia e dallueshme nė tė gjithė gjymtyrėt, mė banė tė besoj se ajo, pėrnjimend, kishte nji vullnet tė madh, kishte nji veēanti dhe se ishte, me tė vėrtetė, nji kreshnike, nji trashėgimtare e Teutės krenare dhe se nė dejt e saj vlonte gjaku i nanave Illyriane.

    Syt e saj tė butė e t'ambėl, herė herė, egėrsoheshin, shkrepshin e vetėdijshin. Atėhere tė dukesh sikur po i shef sqenat e tmershme, sikur lufton me ata qė i vranė burrin me dy djelmt e vet dhe mija e mija kreshnikė tjerė. Nė kėtė rasė, nga xixėllimet dhe fikjet e paprituna tė syvet tė saj, zbulohesh lehtas shqetėsimi qė i a mbushte zemrėn. Shkurt nė syt e saj pasqyrohesh nji mall i pambaruem dhe nji tristim i thellė. Kjo grue tė bante t'a nderojsh dhe t'a duesh. E kjo ishte e ama e Shpendit, e atij qė un e dashunoj me gjithė shpirt.

  15. #15
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    12,736
    Faleminderit
    20
    211 falenderime nė 151 postime
    10 Korrik

    Marr vesh se nji farė Fazli Pllaja mė paska kėrkue pėr grue, por im atė, pėr fat tė mirė, nuk kishte ndigjue me mė dhanė, pse ai s'qenka i rodit tė mirė. Nė kohen t'onė e nė shoqnin t'onė tė gjithė ata qė nuk kanė nji pozitė tė fitueme me pasuhi ase me fuqi, nuk janė nga rodi i mirė. Kultura e morali ende s'kanė mundė me u ngjitė nė kikėl dhe me e fitue ēmimin e parė. Kjo ngjarje mė bani tė mendohem shumė pėr fatin t'em. Druej se mos mė martojė im atė me ndonji njeri pa me mė pyetė fare. Ē'tė bėj? Edhe un nuk dij. Kam mbetė nė mėshirėn e fatit; jam e trembun nga droja se mos mė qėllon ndonji shigjetė shituese e helmuese.



    12 Korrik

    Prap takova me Shpendin. Mė gjet sot tue kėndue nji libėr ke Irena. U ēova me ikė, por ai qėndroi ke praku i derės dhe tha:

    - Ju, Zojushė, ishit njoftė me t'eme amė dhe ajo, menjiherė, ju kishte simpathizue. Mbassi u njoftėt me tė, pėrse nuk dėshironi me u njoftė edhe me mue? Un, ju siguroj se s'jam i egėr. Jam biri i asaj grueje qė ju njoftėt disa ditė ma parė. E nė mos ju pėlqeu ajo, keni tė drejtė me mė pėrbuzė edhe mue.

    - Jo - thirra menjiherė si t'isha shty nga nji fuqi.

    - Lypset tė krenoheni. Zotni, pėr atė nanė tė mirė qė kishit dhe duhet t'a ndini vetėhen tė lumtun nė pranin e sajė - i thashė tue bėlbėzue.

    - Ju falem nderit shumė pėr simpathin qė ushqeni pėr t'eme amė - gjegji dhe mandej bani nji hap pėrpara. M'a zgjati dorėn tue mė thanė: Ju lutem mė lejoni t'ju paraqitem si...

    - Epja dorėn Dije - briti Irena.

    U hutova. E ndiva se u skuqa, pse nji hafsh i nxehtė m'a mbuloi shtatin. Me gjithė turpin e math qė kisha, dishka mė shtynte me i u bindė dėshirit tė tij. Prandaj i a dhashė dorėn. Ai u pėrkul para meje dhe m'a shtrėngoi dorėn tue mė hudhė nji veshtrim t'ambėl e tė thekshėm. I ula syt. Veshtrimi i tij plot shkėndia e pėrcėlloi zemrėn t'eme. Nji frigė e paspjegueshme, e bashkueme me nji kėnaqėsi tė thellė, m'a trazoi shpirtin.

    - Besomėni, Zojushė, se jam i lumtun nė kėtė ēas dhe lus qė tė mos m'a kurseni kėtė lumni edhe mbas sodi - tha.

    - Ju....Ju.... S'munda me thanė gja, pse nuk isha e zoja t'a urdhėnoj vetėhen e tė gjej nji pėrgjigje tė pėrshtatshme. Pėr fat tė mirė m'erdhė Irena nė ndihmė dhe mė shpėtoi nga ajo gjendje kritike. Mė kapi pėr krahu dhe m'uli mbi karrike tue mė thanė:

    - Rri, Dije, e mos fol, se disaherė heshtja asht shprehja ma e fortė se sa tallazi i fjalėve qė shpėrthen nga goja.

    Me tė vėrtetė ashtu asht. Mbasi u ula e ngrita kryet dhe e pashė Shpendin qė mė shiqonte me buzė nė gaz dhe me nji mėnyrė tė veēantė. Oh sa i hijshėm mė dukesh! A thue se pėrnjimend, asht aq i bukur e i dashun, apo mė vjen mue pse e dashunoj? Kush e din.

    - Mos u tremb! - mė tha Irena. - Rri e qetė, se un po pėrgjoj prej kėtu mos vjen kush. Po erdh jot njerkė ase ndonjeni nga kalamajt, menjiherė, kam me e mshefė Shpendin nė mėsandėr. Shpendi bani buzėn nė gaz. Irena tue e tregue me gisht mėsandrėn u ul buzė dritares qė shef kah oborri. Un dridhesha. Dojsha t'i flas dishka, por nuk dijsha ē't'i them. Pėrpiqesha me i gjetė ato f jalė qė netė e ditė me radhė kisha sajue pėr me i a thanė, por tė gjitha i kisha harrue. Isha turbullue fare. I kisha ulė syt dhe po rrijsha si ndonji pulė e squllosun prej shiut t ė . . . . djersėve. Ai i dha dum se isha hutue. Prandaj, menjiherė, nisi me folė. Mė pyeti se cilat libra mė pėlqejshin ma fort, a mė kandesh muzika dhe tė tjera si kėto. Mu atėhere kur un kisha nisė me u kthjellue, e ndiva zanin e njerkės qė m'a thirrte emnin. U ēova dhe ika mbassi i a shtrėngova dorėn. Kur i a shtrėngova dorėn, si herėn e parė ashtu edhe nashti, mė gjajti sikur u preka nga nji fuqi elektrike qė t'a pershkon krejt shtatin me forcė dhe tė ban tė dridhesh. Pa dyshim ishte fuqia e dashunis ajo qė m'a rrėqethi trupin me nji tė prekun tė dorės. Oh sa fort e dashunoj! Mė duket se po shkallis prej ngucjeve tė parreshtuna qė mė ban zemra. Oh sa i ambėl e i dashun qė asht! Oh sikur tė mė dashunonte e tė bahesh i emi.



    13 Korrik

    Meti asht i squet e i dashun. Un at e due ma shum se tė tjerėt dhe mė duket se kam tė drejtė, pse ai ban disa lodra qė tė kėnaq dhe tė tėrhek. Qeh nji shembėll: I ishte shqy sot topi i llastikut dhe s'kishte me se me luejtė. I kėrkoi s'amės nji koron qė tė blente nji tjetėr, por ajo s'i dha. E pashė se u pezmatue shum. U ul nė nji kand tė kthinės dhe nisi me shfry tue true me vetėhe. M'u dhims. U afrova dhe i hudha nji koron. Kur e pa koronin nė prehėn, menjėherė, brodhi nė kambė dhe m'u hudh nė qafė. Mė puthi e mė shtrungoi me dashuni.

    - T'a kthej neser - mė tha mandej.

    - S'e due. T'a kam falė - gjegja.

    - Ani se m'a ke falė. Edhe un t'a fal - m'a bani tue mė shique me sy xixėllues.

    - Mirė, por ti s'ke ku merr se...

    - I marr tatės.

    - Ai s'tė nep pėr ditė.

    - Kam me e bamė qė tė m'api - gjegji mbassi u mendue pak dhe fluturoi pėr me blemė top. Mbas darke, kur po rrijshim mbi rrogosa tė shtrueme n'oborr, i u avit Meti babės dhe, mbassi e veshtroi me buzė nė gaz, i tha:

    - A bahemi shokė tatė?

    - Si thė? - pyeti em atė qė s'kish mundė me e pėrfshimė kuptimin e propozimit qė i bahesh prej tė birit.Tė gjithė u habitėm.

    - A bahena shokė po tė them - pėrsėriti Meti.

    Nji habi e bashkueme me nji nėnqeshje tė hollė u duk nė fėtyrė tė t'im et.

    - Me ty me u ba shok a?... - i a priti.

    - Po - gjegji Meti me tė shpejtė.

    - E ēfarė shoqnije mund tė baj me ty? - i tha em atė me nji farė pėrbuzje.

    - Pse? A s' t'a mbush syn a?..... - i a bani Meti i prekun nė sedre.

    - Jo. S'po them gja, por nuk marr vesh se si don me u bamė shok me mue - spjegoi im atė.

    - Njashtu ma! Si bahen gjith bota - tha Meti.

    - Si? M'a thuej!

    Tė gjithė pritshim me padurim e me veshė tė ngrehun se ē'farė pėrgjigje do t'epte.

    - Qeh se si: Ē'tė kem un kam me tė dhanė ty e ē'tė kesh ti ke me mė dhanė mue. Kush tė tė ngasi ty kam me tė dalė zot une kush tė mė ngasi mue ke me mė mprojtė ti - spjegoi me serjozitet.

    Tė gjithėve na snpėrtheu gazi. Meti e ktheu kryet kah un dhe m'a shkrepi syn.

    - Po ti s'ke kurrgja mor hor - i tha im atė.

    - Si s'kam? Eh se ē'kam un! Por ti s'din gja.

    - Ndoshta. Por ty, veē kėsaj, tė rref jot amė, yt vėlla e motrat, kurse mue nuk guxon kush me mė prekė me dorė.

    - E pėr kėto tė mira deh due me u bamė shok me ty - i a priti Meti.

    Gazi shpėrtheu pėrsėri.

    - Hajt, pra, po bahemi - i tha baba i kėnaqun nga pėrgjigja.

    - M'a ep dorėn - tha Meti dhe e zgjati tė vetėn.

    - Pėrse me t'a dhanė dorėn?

    - Tė m'a napish besėn se nuk do tė m'a bajsh me hile dhe se nuk do tė luejsh prej f jalės.

    - Mirė pra - gjegji em atė dhe ia shtrėngoi dorėn.

    Mbassi mbaroi lidhja u ul Meti ngjat babės dhe zu me na shique me kreni pėr fitimin qė kishte pasė. Ndėrkohe prap m'a shkrepi syn, por unė pėrsėri s'kuptova gja. Nuk kishin kalue as edhe pesė minuta qysh nga ēasti i lidhjes sė shoqnis, kur i a bani Meti:

    - M'ep nji koron tate.

    - Shka don.

    - Nji koron.

    - Thyej qafėn!

    - E! Po na u bamė shokė!... - tha me buzė tė mvarun dhe shtoi: A kėshtu e mban besėn?

    - Uh ke paskam harrue mor Met - gjegji im atė si i turpnuem.

    - Mos harro tjetėr herė - verejti Meti tue e shikue me kujdes se mos tallet tata me tė.

    Na qeshėshim.

    - Na, se e ke hak - tha im atė dhe i dha nji koron.

    - Tė falem nderit or shok - i tha Meti dhe, me koronin nė dorė, erdh pranė meje.

    - A tė thashė? - m'a bani kadal dhe me sy tė qeshun.

    - Tė lumtė! - i thashė dhe e putha me nji dashuni tė dyfishueme.

    - Menre - mė tha mbas pak tue m'a rrasė dorėn nė prehėn.

    - S'e due. Mbaje se t'a kam falė.

    - Po e mbaj, por mos gabojsh me m'a kėrkue pėrsėri - gjegji dhe u ēue. Kėrceu nja dy herė prej gėzimit dhe iku tne flejtė tue na e urue natėn e mirė. Sikur t'edukohesh mirė kjo fėmi e squetė kush e din se ēfarė shėrbime tė ēmueshme do ti bante Shqipnis e njerėzis.

  16. #16
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    12,736
    Faleminderit
    20
    211 falenderime nė 151 postime
    16 Korrik



    Tė Mėrkurėn erdh Fahrija e Dajė Dautit dhe mė muer pėr tė shkue ke Dajė Haxhiu. Un s'dojsha me shkue se....se mė dukesh sikur do tė largohem pėr gjithmonė prej Shpendit, por ajo nguli kambė dhe mė muer. Ndejta tri net. Sot u ktheva. Dajė Haxhiu u gėzue shum kur na pa. E porositi tė shoqen qė tė na bante dreka e darka tė mira. Mbasandaj u kthye kah Fahrija dhe i dha tė kuptoje se asaj i takonte me mė zbavitė me lojna e hoka.

    - Lueni si nė fėmini - tha tue u drejtue kah un.

    - Besoj se ju pėlqejnė lodrat e vogjėlis, mbassi ato ju a kujtojnė jetėn e ambėl e pa brenga qė keni kalue dikur.

    - Ke tė drejtė pėrgjigja un me buzė nė gaz.

    - Nashti s'kujtoj tė jeni, si atėhere, tė patrazueme nė shpirt - shtoi mbassi na shiqoi gjatė ndėr sy, si tė donte me hetue e me zbulue dishka.

    - S'dij - gjegja un e prekun nė shpirt dhe pak e hutueme.

    I mrulli vetullat me nji farė dhimbje, si ajo qė tregohet pėr ato qė lypset tė mėshirohen, dhe tha:

    - Lueni, gėzoni, qeshni, jetoni.

    U largue, mandej, si t'ishte i pezmatuem prej gjendjes s'onė tė vajtueshme. Un, mahnitshėm, e shiqojsha at plak t'adhuruem qė na nxitte t'a gėzojmė e t'a shijojmė jetėn. Mė dukej sikur e ēmonte gjendjen t'onė plot mungesa dhe e zbulonte t'ardhmen e shėmtueshme qė na pret.

    - Po na s'jemi tė vogla qė tė luejmė si fėmijt - i tha Fahrija kur ai po largohesh.

    U kthye. Na kundroi dhe tha:

    - Oh sa mirė do t'ishte sikur tė ishit tė vogla apo tė mbeteshit foshnje, tė pakėn, pėr nja 10-15 vjet.

    - Pėrse?! - pyeti Fahrija e ēuditun.

    - Pėrse?! Sepse....

    E kėputi dhe e kapėrdini fjalėn. E tundi kryet si me zemrim dhe shtoi mbas pak me nji za t'egėr:

    - Na....na jemi fajtorė dhe dėnimin, sigurisht, do t'a vuejmė.

    Iku mbasandaj si ata qė nuk duen me e pamė mjerimin e tė dashunve tė vet.

    - Ē'thotė xhaja kėshtu Dije? Ai shpesh flet kėsodore, por un nuk e kuptoj - tha Fahrija naive qė sė kishte marrė vesht gja.

    - Ku dij un - gjegja si ndėr dhambė, pse sė kisha nge.

    Po. S'kisha nge, se mendja e eme po pėrpiqesh me i spjegue fjalėt e tija enigmatike. Ma nė fund solla besim se atij i vinte keq pėr fatkeqėsin t'onė.

    - Pse dėshirove tė mbetemi tė vogla edhe pėr disa vjet? - e pyeti Fahrija kur u kthye nė mbrame.

    - Pėrse? - Sepse sot shumica e mashkujve nuk i shofin punėt t'ueja edhe me syt e femnės. Ata gjykojnė sikundėr u pėlqen pa i pėrfillė tė drejtat t'ueja. E mbrenda 10-15 vjetve, sigurisht, do tė ndrrojnė mendim dhe do t'arrijnė me i ēmue tė drejtat t'ueja - spjegoi Dajė Haxhiu tue folė me nji farė nxehtėsije qė tė bante tė kujtojsh se asht tue nxjerrė lav nga goja e jo frymė.

    - Beson se pėr 10-15 vjet mund tė ndrrojė kjo mendėsi? - pyeta.

    - Po, besoj. Mbrenda kėtyne vjetve, me doemos, do tė shembet bota e vjetėr e do tė krijohet bota e re - gjegji tue e thithė cigaren me aq forcė sa tė dukesh sikur don me i pėrpimė krejt hidhėsit e shoqnis sė sotme pėr me mos i a lanė trashėgim asajė sė nesėrmes.

    - Po mbulesa ē'asht Dajė Haxhiu? - pyeta un mbas nji heshtjeje tė shkurtun.

    - Mbulesa? - bani tue i mrrullė vetulat. - Ajo asht... shpikja e pėrēudėshme e disa fanatikėve qė i a kanė ulė vlerėn fės s'onė. Asht nji zakon i mbetun prej mija vjetsh dhe qė mprohet prej turmave fanatike si ligjė fetare.

    - A nuk urdhėnon feja me u mshefė e me u mbulue?

    - Jo. Feja nuk robnon, por liron. Vetėm duhet tė nderohet porosia fetare e morale qė ban Kurani pėr t'i mbulue pjesėt e turpėshme tė shtatit.

    - Asht e dijtun.

    - A t'i hjekim, pra, ēarēafėt? - pyeeti Fahrija.

    - Jooo.

    - Pėrese?

    - Sepse ju grijnė fanatikėt; sepse duhet tė vijė koha qė tė hudhen tej ata llome qė i a kanė ngjitė fės - gjegji.

    - Q'u thue gocave ashtu mor burrė? - i tha e shoqja qė kishte ardhė pak ma parė dhe i kishte qėndrue mbas shpine.

    - Tė vėrtetėn moj grue - pėrgjigj, mbassi e kthei kryet mbrapa dhe e pa.

    - Si? Don me i qitė jashtė pa ēarēaf?

    - Jo, moj e urueme, jo. Un nuk i qis pa ēarēaf, por feja, ajo fė qė disa fanatikė thonė se e urdhėnon mbulesėn - gjegji.

    - Hej! - bani e shoqja e harlisun.

    - Po tė kishje pasė gocė ti Dajė Haxhiu a do t'a mbulojshe? - pyeta.

    - Do t'a lijsha tė lirė tė vendoste vetė e t'a zgjidhte njenėn dysh: lirin ase robnin - i a bani dhe u ngrit me dalė.

    - E! A e ndigjove se si tha xhaja? - tha mbas pak Fahrija tue e thye heshtjen qi kishte plakosė.

    - E ndigjova.

    - Ē'mendon nashti?

    - Nashti? Nashti mendoj sikur t'isha djalė.

    - Sikur t'ishje djalė?! - bani e habitun.

    - Po.

    - Ē'do tė bajshe?

    - Do t'i shpallsha luftė botės fanatike dhe do tė vazhdojsha derisa tė ngadhnojsha ase tė mbarojsha.

    - Ke tė drejtė - tha dhe heshti. Duket se edhe atė e rrėmbyen mendimet.

    Tasht qė po i shkruej kėto rrradhė prap mendoj mbi gjendjen t'onė tė mjerueme. Ata qė kanė mend, qė kanė ndėrgjegje tė pastėr dhe shpirt tė dlirėt, pa dyshim, e shofin me tmer se sa tė vrazhdėt, se sa tė ndytė e tė shėmtueshme e kemi jetėn na sot. Jeta e jonė asht e zbrazėt, e kotė, mėrzitėse dhe pa asnji ngjyrė. Ajo ma fort i gjason vdekjes se sa rrojtjes. Jemi burgosė dhe na asht mohue ēdo e drejtė. A ka ēarēafi bazė morale dhe a urdhėrohet prej fės? Jo. Atėhere ē'asht kjo bolbė pėr na tė mjerat? A asht ēarēafi, me tė vėrtetė, kėshtjelli i papushtueshėm qė ruen nderin e femnės? A asht ēarēafi nji shtėrrak midis nderit e turpes? Pa dyshim jo. Nderin e femnės e ruen karakteri i sajė i fortė dhe jo ajo pece e bardhė ase e zezė qė i a mbulon shtatin.

    Para mburojes sė patro nditshme tė karakterit, pa tjetėr, qėndron e pacenueshme virgjinia e pastėrtia e femnės. Ajo qė asht mbrujtė me nji edukatė tė shėndoshė dhe asht pajue me vlerat morale tė trashėgueme bres mbas brezi prej stėrgjysheve, e ruen nderin si nji pasuni tė vlershme qė e ban krenare, por jo si nji teshė tė futun nė thes. Prandaj mbulesa, sikundėr tha edhe Dajė Haxhiu, asht nji shpikje qė nuk i shėrben qėllimit t'atyne qė e porosisin. Pėrkundrazi asht nji pengesė e pakapėrcyeshme pėr zhvillimin dhe naltėsimin e femnės Muslimane. Po tė kqyret shoqnia e jonė me synin e pagabueshėm tė nji studjozit, lehtazi, do tė konstatohet se demoralizimi e korrupsioni asht ma shum ndėr qytete se sa ndėr katunde, ku femna nuk asht futė nėn zgjedhėn e ēarēafit. Nuk kujtoj se mund tė guxojė kush me pretendue se fusharaket ase malėsoret tona janė ma pak fetare dhe ma pak tė ndershme se na qytetaret.

    Brezat e ardhėshėm, pa dyshim, do tė ēuditen se si e kemi durue kėtė robni qė na asht impozue me pėrdhunė. Nė nji kohė kur bota mundohet me i kapėrcye kufijt e stratosferės pėr t'i kolonizue planetet dhe pėrpiqet me zgjidhė probleme me randėsi kryesore, na qajmė hallin e ēarēafit dhe e vrasim mendjen se a duhet t'a hjekim apo jo? Oh tė mjerat na. Un, po t'isha djalė, do t'i tregojsha botės mashkullore se dora qė pėrkund djepin asht ajo qė e rrotullon boshtin e fatit tė njerzis, sepse ajo dhe vetėm ajo e drejton jetėn kah horizontet e ndrituna ase t'errta. Por mjerisht s'jam djalė dhe si femėn nuk mundem me e nxjerrė zanin.

    Sot nė mėngjes, mbassi ika nga Dajė Haxhiu, bashkė me Fahrijen shkova ke ajo, ku qėndrova nja nji orė. Ndėrkohė erdh Bedrija, nji e njoftuna e Fahrijes. Kjo ishte nji vajzė nja 16 veēare, sy e vetull zezė, shtat hollė, buzė trashė, dhambė bardhė, hundė drejtė dhe qafė gjatė. Me nji fjalė ish mjaft e bukur. Kishte ardhė me marrė do figura lulesh pėr me qėndisė dishka. Mbas pėrshėndetjes dhe mbassi i a dha figurat e pyeti Fahrija:

    - Hej Bedrije! Si i ke punėt nashti me at djaloshin qė rrin nė shtėpi t'ande?

    - Mirė - gjegji ajo mbassi shiqoi kah un pak si me droje.

    - Kjo asht kushrina e eme - tha Pahrija tue mė tregu mue.

    - Mos druej! Fol!

    - Mirė pra - pėrgjigji Bedrija me buzė nė gaz dhe tue u spėrdredhė.

    - Nashti ka filue me mė folė ambėl e...

    - Beson se tė don? - pyeti Fahrija tue i a premė fjalėn.

    - Po. Dje i dhashė nji letėr dhe kėrkova tė takohem me te.

    - Po pse i shkrove letėr, kurse ti e ke nė shtėpi dhe e takon pėr ēdo ditė?

  17. #17
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    12,736
    Faleminderit
    20
    211 falenderime nė 151 postime
    - Nė letėr i kam shkrue edhe dishka tjetėr. Mbarsandaj mė vinte turp t'i thom me gojė.

    - A!. Po a shpreson se ka me t'u pėrgjigjė?

    - Me doemos, se... mė don.

    - Hej! - bani Fahrija dhe, mbassi u mendue pak, pyeti: A e more vesh se nga asht?

    - Po. Asht Kosovar. Ka vetėm nji nanė plakė dhe nji motėr.

    - Po emnin a i a mėsove?

    - Po. Shpend e quejnė, por un e thrres veshshpuem, pse e ka tė shpuem veshin e majtė.

    - A! - bani Fahrija si e topitun dhe e mpime. Sikur tė mė kishte ramė pika apo tė mė goditte rrėfeja, nuk do tė tronditesha ma fort se sa kur ndigjova prej gojės sė Bedrijes se dashnori i saj qenka Shpendi, ai djaloshi qė pak ditė ma parė mė foli me nji gjuhė qė shprehte kėnaqėsin e zemrės pėr njoftjen e bame me mue. M'u dridhėn leqet e kambėve dhe qeshė tue u rrėzue pėr dheu pa pikė fryme. Sedreja, ajo krenari qė ka femna dhe qė nuk e lejon me u pėrulė edhe para shoqeve tė saja, mė mbajti nė kambė. Po tė mos mė vinte turp prej asajė Bedrijes qė nuk e njifsha, sigurisht, do tė kisha thirrė me shkul tė zemrės dhe do t'isha pėrplasė pėr tokė si e vdekun. Dėshprimi m'i mveshi syt me nji hije tė zezė dhe nga thellėsia e zemrės ndiva tė ngjitet pėrpjetė nji valė pėrvėluese pėr t'u shprazė nga syt e mij si nji lang i nxehtė e helmatues. Prandaj i ula syt. Po, i ula se nuk dojsha tė mė diktojė ajo qė un tash e urrejsha si shemrėn t'eme. Me gjithė atė nuk qava, dhe tue i kafshue buzėt, e frenova furin. Kur i ngrita syt pashė se edhe Fahrija ishte zbemė fare.

    - Ē'ke - e pyeta pa dashas.

    - Kurrgja - gjegji me nji za tė mpakėt.

    Kuptova se edhe ajo kishte qenė shitue prej veshshpuemit. Ika pa e zgjatė ma dhe e tronditun, pse edhe me Fahrijen qenkemi shemra. Kur ktheva nė shtėpi, shfreva tue derdhė lot pėr dashunin e humbun e pa fat qė e ka pushtue zemrėn t'eme tė shkretė. Thonė se femnėn e mundon shum nakari. Po. Kjo qenka e vėrtetė, por qenka e vėrtetė edhe ajo qė kur dashunueka femna arrika me e sakrifikue edhe shpirtin. Ma mirė t'i kisha thye kambėt e tė mos kisha shkue ke Fahrija, se sa shkova dhe vrave vetėhen.



    17 Korrik

    Sot nė mėngjes erdh Irena ke ne. Mbassi mė pėrshėndeti m'u ankue se pse nuk shkova t'a shof kur u ktheva dje nė shtėpi. Ma nė fund e shfaqi ēudin e vet se si kisha ndejtė tri ditė e tri net larg . . . shtėpis. Mė duket se ajo e ka hetue se shka asht grumbullue nė zemrėn t'eme qė flet kėsodore, me gjith qė pak mbylltas. Ajo, natyrisht, habitesh se qysh kisha ndejte tri ditė larg Shpendit e jo larg shtėpis, por kėtė nuk e tha. Tė them tė drejtėn un s'dojsha me ndejtė, por mė mbajtėn. Dhe u mėrzita aq shum sa qeshė tue plasė. Me gjithė kėtė, me mend e me zemėr, jetova kėtu, pranė atij qė e dashunoj me tė gjitha fuqit e mija tė shpirtit e tė zemrės. Si thashė edhe ma naltė, kuptohet se Irena e ka pikasė dashunin t'eme, atė dashuni qė Shpendi shpirtazi kėrkon t'a shfrytėzojė me lajka dhe mandej tė m'a kthejė shpinėn.

    Oh mizuer! Kush e din se sa Bedrije, Fahrije e Xhevrije ka si un nėpėr skutat e Tiranės qė i lajkaton pėr me i futė nė kurthin e poshtnimit. Sido qė tė ngjajė mue nuk mundet me mė pėrulė, pse un do t'a ndryej nė zemėr atė dashuni dhe s'do t'a shfaq edhe sikur tė pėlsasi prej kėtij lėngimi. Irena e pastėr, natyrisht, nuk dinte gja pėr sa kam marrė vesh mbi at djaloshin e rrezikshėm. Prandaj ajo flitte shkoqun dhe ankohesh pse nuk kisha shkue me e pamė. Ku t'a dinte ajo se un nuk shkova nga droja se mos hasem me Shpendin ke ajo. Kam vendosė qė tė mos e shof ma dhe zemrės me i vu nji gur tė randė.

    - Ti shkove ke Daja, Dije, por Shpendi m'a lodhi kokėn me pyetje tė parreshtuna qė mė drejton pėr ty - tha ajo mbas pak.

    - Ē'pyeste? - thashė me mėllef.

    Ajo nuk i dha dum zanit t'em qė duel jo nga gėrmazi, por nga thellėsit e zemrės sė plasun.

    - Gjithshka: ku asht? Ku ka shkue? Pse ka shkue? Sa do tė qindrojė dhe nji varg tė gjatė si kėto. Ai gjithnji pyet pėr ty dhe tash besoj se tė njef fare mirė - gjegji Irena.

    - Nga mė njef?

    - Tė njef prej meje, se un i kam thanė.

    - Ti? Ēudi! Pėrse i flet atij pėr mue?

    - Sepse mė pyet.

    - Nė tė pyet, ti mos i u pėrgjiq.

    - A mundem se?!

    - Pse s'mundesh?

    - Pse mė vjen keq.

    - Tė vjen keq?. Pse?!...

    Dojsha t'a shpraz vėnerin e zemrės tue i kallzue se sa djalė i lig ishte Shpendi, por e mbajta vetėhen, se s'dojsha me e pezmatue.

    - Pse at e kam si vėlla dhe ty si motėr. Ndoshta ai... - tha dhe u hudh e mė rroku pėr qafe.

    Nji copė herė mė shtrėngoi e mė puthi me nji dashuni shum ma tė madhe se atė qė ushqen pėr mue. Mue m'ishin mbushė syt me lot, pse e ndijsha dashunin e pastėr tė saj dhe se pse zemra e eme, e plagosun randė nga marrdhanjet e Shpendit me Bedrijen, vėlonte prej dėshprimit. Mbas pak ēastesh u zhgreha nė vaj dhe qava mirė e mirė, plotsisht si ato qė duen tė shfrejnė e tė shpaguhen nė vetėvetėhe pėr gabimin trashanik qė kanė bamė tue i dhanė llas zemrės. Irena m'argėtoi dhe u pėrpoq tė mė qetsojė. Kėrkoi t'a marri vesht shkakun e kėtyne lotve tė derdhun me aq furri, por nuk i a thashė. Po, nuk i thashė, se due t'a ndryej mbrenda zemės atė tinėzi qė deri sot pėr mue qė ma se e shenjtė dhe mbas sodi ka me qenė si nji plagė vdeksuese e trashėngueme nga nji betejė e humbun... Eh jetė. Qofsh shue! Eh dashuni... Qofsh mallkue!

  18. #18
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    12,736
    Faleminderit
    20
    211 falenderime nė 151 postime
    21 Korrik



    Qysh atė ditė qė ktheva nga Dajė Haxhiu nuk kisha shkelė nė shtėpi t'Irenės, me gjith qė ajo mė ishte ankue dhe mė kish ftue. Nuk kisha shkue, por me e thanė tė drejtėn ky vendim mė kushtoi shum shtrehjt, pse e pagova me disa mij hofkėllime dhe me ca litre lot. Me nji anė drojsha se mos e ndeshi a t . . . – ah atė – dhe m'anė tjetėr dojsha t'a shof, tė paktėn, pėr sc largu. Shpesh mė kapshin rrebet dhe e dėshprueme, qajsha tue e mallkue vetėhen. Disa herė bahesha fare foshnje: Kėrkojsha t'a mbys por me kusht qė t'a ngjall rishtazi!...

    Mamė Gjystina dhe njerka qysh dje kishin vendosė me shkue sot diku nė vizitė. Njerka pėrpara se tė nisesh mė porositi t'a mbylli portėn prej mbrenda. Me qenė se edhe fėmijt nuk ishin nė shtėpi, sa duel ajo, e mbylla portėn dhe u ula nė lulishtė, kur kujtojsha se do t'i qetsoj nervat tue lexue nė nji libėr. Pa kalue shum kohė erdh Irena dhe mė ftoi me shkue nė shtėpi tė sajė pėr me mė diftue dishka interesant. Refuzova dhe nji copė herė nuk i u binda, por ma nė fund u pėrkula nga lutjet e saja. I shkova mbrapa. Kur hymė nė kthinė tė saj pashė se aty, ngjat bibliotekės, qėndronte nė kambė Shpendi. Sa e pashė bana tė zbrapsem, por mė pengoi Irena tue mė kapė pėr dore e tue mė thanė:

    - Ku shkon Dije?

    - Liromė, se do tė shkoj nė shtėpi - gjegja tue i hudhė Shpendit nji veshtrim t'egėr dhe plot mėllef e duf.

    - A prej meje ikni Zojushė? - pyeti ai me za, qė tregonte se ishte shqetsue.

    - Po prej teje - thirra me mėllef.

    - Pėrse? - pyeti i premė.

    - Sepse ti je katil.... - thirra me tė tanė forcėn e urrejtjes qė mė kishte grumbullue zilia nė zemėr.

    - Ē'thue Dije? - m'a bani Irena tue mė shkundė pėr krahu.

    - Rri ti Irenė - i thashė asaj dhe i dola para Shpendit me nji hof tė guximshėm qė epte tė kuptohet se dojsha tė matem me tė pėr t'u shpague. Fėtyra e tij, menjiherė, u zbe. Mbasndaj u mbulue prej nji hijes melankolike. Edhe syt e mij ishin errėsue prej lakmis sė shpagimit kundrejt atij qė kishte qenė idoli i zemrės s'eme. Prandaj po e shifsha turbull, si t'ishte rrokulluem prej reve tė zeza.

    - Un qenkam katil!? Cilin vrava? - pyeti i turbulluem.

    - Tė tanė botėn - i thashė tue u dridhė prej nervozitetit.

    - Gaboheni Zojushė. Un i due njerzit - gjegji me za tė kėputun.

    - Po. Tregohesh sikur i don qė t'i mbytish mbasandaj tue i pėrqeshė mbas shpine - i a bana me qesėndi.

    - S'asht e vėrtetė. Mė thoni se cilin vrava?

    - Mue, mue, or i pashpirt? - brita si e tėrbueme.

    - Un ty tė kam shpirt - thirri dhe mė rroku pėr duersh.

    - Shporru! - klitha dhe u rrėzova ndėr krahėt e tij.

    Tė gjitha femnat janė sensibėl, por un jam ma fort se ēdo tjetėr. Menjiherė pėrshtypem dhe e humb fuqin e qėndresės. Edhe kėsajė rradhe mė dėrmoi dobsia e nervave dhe u vilanisa. Kur i hapa syt pashė se Shpendi dhe Irena qajshin ke kryet t'em.

    - Hej! Si je Dije? - mė pyeti Irena me za tė pėrvajshėm dhe tue m'a fėrkue ballin me dashuni.

    - Hof! - i a bana dhe e ktheva kryet kah muri pėr t'u mshefė prej Shpendit.

    - Shif, Dije, se si qan Shpendi pėr ty - mė tha Irena.

    - Qan pėr Bedrijen i . . . poshtmi - gjegja me zemrim, por me za tė kėputun.

    - Pėr cilėn Bedrije? - pyeti ajo e habitun.

    - Pėr atė qė ka nė shtėpi - thashė dhe bana tė ngrihem pėr me ardhė nė shtėpi.

    - Pėr shpirt tė babės e tė vėllazėnve nuk due tjetėr veē teje o engjėll - thirri Shpendi me za tė pėrvajshėm dhe mė kapi pėr duersh.

    - Gabohesh, Dije, se Shpendi s'don njeri tjetėr veē teje. Tė betohem se ai prej kohėsh m'a ka hapė zemrėn dhe mė ka thanė se tė don si i marrė – shpjegoi Irena.

    - Kam me t'a provue se nuk e due Bedrijen e marrė dhe mėrzitse - tha ai me dėshpėrim.

    Ai dridhesh si thupėr dhe qante me dėnes. Ai djalosh qė kish luftue, me pushkė nė dorė, kundėr gjindarmėvet, ai qė nuk ishte pėrkulė edhe para vdekjes, tash qante para meje dhe betohesh se nuk dashunonte njeri tjetėr veē meje. Nji flad sigurije e argėtoi zemrėn t'eme tė pėrvėlueme dhe shpirti nisi me u lehtėsue nga ajo peshė e madhe qė randonte mbi tė. E ktheva kryet dhe e pashė. Syt e tij, tė mbushun me lot, shprehshin pėrvujtnin e atij qė kėrkonte mėshirė tue thanė:

    - Besomė se tė due o shpirt! Kij dhimė pėr mue, Thonė se femna pezmatohet ma shpejt e ma shum se mashkulli. Un, sikundėr duket, e kam ma tė zhvillueme ndiesin e dhimės se menjiherė ndrydhem para atyne qė qajnė.

    - Mjaft ma Dije! - mė tha Irena dhe u shduk.

    - Mjaft ma! - mė beson? A mė don? - tha Shpendi me za tė pėrvajshėm dhe i krrusun mbi kokė t'eme. Lotėt e tij pikojshin mbi mue. M'u sos durimi.

    - Poh - thashė dhe i mbylla syt.

    - O shpirt! - thirri ai mė nji za qė gjante sikur dilte nga megjet e nji zemrės sė zhuritun prej flakėve shkrumnuese tė dashunis. Buzėt t'ona ishin bashkue dhe lotėt ishin pėrziem me tė njeni tjetrit. Gjithė dyshimet ishin avullue nė ēas dhe ret e zeza ishin zhdavaritė nga Qielli i mendjes s'eme. Kishte lemė Dielli i lumnis dhe buzėt t'ona kėndojshin kangėn e dashunis pėr t'a pėrhirue ngadhnimin e zemravet t'ona. As Leka i Madh qė e pushtoi botėn, as Napoleoni qė i mundi gjeneratat ma tė mėdhej tė kohės sė tij, nuk ngadhnuen sa un, pse ata fituen tokė e kėshtjej tue derdhė gjak, kurse un tue derdhė lot, pushtova nji zemėr qė vlen ma shum se mbretnit e tyne.



    27 Korrik

    Tash gati ēdo ditė takohem me Shpendin. Ndihma e Irenės, nė kėtė mes, ka luejtė rolin kryesuer. Ajo, sikundėr e lehtėsoj afrimin dhe e pėrgatiti sheshin e bashkimit t'onė, nashti vazhdon tė na pėrkrahi tue na dhanė lehtėsina tė ndryshme pėr me u takue me njeni tjetrin. Ajo asht e kėnaqun pse arrini me na pamė tė marrun vesh nė mes t'onė dhe tė dehjun nga dashunia. Na rrėfen se si e ka zbulue dashunin t'onė, si asht kujdesue qė tė mos hetohemi prej tjerve dhe, ma nė fund, si asht pėrpjekė qė tė na bashkojė. Mbassi mbaron kallzimi, nis me na pėrqeshė tue i shkėrbye sjelljet e gjeset t'ona. Atėhere na shpėrthejmė nė gaz dhe qeshim me tė madhe. Ven nė shpoti ma fort dobėsin e nervave tė mija dhe tallet me krizat qė kam pasė tue u vilanisė. Oh sa cytanike asht bamė Irena nashti! Ajo tash ban njimij lodra pėr tė na tallė, por edhe pėr tė na afrue ma tepėr. Jam e lumtun qė kam nji shoqe kaq tė mirė.

    Tash atė e due ma fort se pėrpara, pse asht edhe shoqja e tinėzive tė mija. Tė gjitha ret e dyshimit e tė mosbesimeve, qė rrijshin vjerrė e pezull mbi kokėn t'eme, tash janė zhdavaritė. Shpendi e ndrroi shtėpin. Iku prej Bedrijes, prej asaj qė me rrenat e saja qė tue mė ba me luejtė mendsh. Ai mė dashunon me gjith shpirt dhe ndoshta ma fort se sa meritoj. Ai tash mė duket ma i ambėl, ma i shoqnueshėm dhe ma i afėr ke zemra e eme. Disa herė orė tė tana kalojmė tue u fjalosė vetėm e vetėm pėr t'a matė dashunin e njeni tjetrit. Tash ma jetojmė bashkė, pse edhe nė gjumė andrrojmė pėr shoqi shoqin. Un e ndjek dhe e pėrcjell, me mend, nė te gjitha orėt e ditės. Sigurisht edhe ai si un asht. Ēdo punė e ēdo mendim kėrkojmė t'i a pėrshtatim dashunis s'onė. Ajo qė nuk pajtohet me natyrėn e dashunis s'onė, pėr ne, nuk ka vlerė, nuk ka jetė.

    Oh se ē'qenka njeriu qė dashunon. Ai qenka nji pus i pashterrun ndiesish dhe goja e tij nji kovė shprehjesh dashunije. Se ku gjinden gjitha ato fjalė! Edhe un ēuditem se nga burojnė gjitha ata dėshira e lakmi qė pėr ndokend do t'ishin foshnjarake, por pėr ne janė tepėr tė ēmueshme dhe t'arta.Sa shpejt ik ora se?!. Ajo nuk ndihet fare dhe; kundėr dėshirit t'onė, fluturon me krahė tė lehta dhe krahas me rrezet e shpejta tė Diellit.

  19. #19
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    12,736
    Faleminderit
    20
    211 falenderime nė 151 postime
    30 Korrik

    Befas u hap sot mbas dreke porta e shtėpis dhe hyni mbrenda Rizai bashkė me nji katundar qė kishte sjellė nji kalė tė ngarkuem me qymyr... Un, njerka dhe Hallė Hatixheja, asokohe, ndodheshim t'ulun mbi nji rrogosė nė lulishte. Hallė Hatixheja, menjiherė, e mbuloi fėtyrėn me dorė dhe, tue u kthye kah ne, thirri:

    - Uh u shoftė! Na pa... dreqi.

    Un u ēova nė kambė dhe mbeta e habitun, me gjith qė halla mė bėrtite:

    - Ik e mshifu moj qyqe!

    Njerka vrapoi kah gjelltorja qė tė mshifesh, por tue ngamė u pengue dhe u rrokullis si ndonji tinar. Sa turp dhe punė e shėmtueshme asht kur rrėzohet femna me - kambė pėrpjetė. Kėtė e provova sot me njerkėn. S'munda me e mbajtė gazin dhe qesha me tė madhe kur pashė se njerka u plandos dhe qė tue e thye qafėn. Katundari ishte nji plak nja 70 vjeē, me shtat vigani, me mustaqe tė mėdha dhe pak i krrusun. Brekushet e zeza i kishte tė grisuna dhe aty kėtu t'arnueme. Xhoken e vjetėr e kishte hudhė mbi kalė. Kėsula e tij, dikur e bardhė, ish nximė prej pluhunit tė qymyrit dhe ish zhulosė rreth e rrotull prej djersės. Plokėt e thijun tė kokės kund kund ishin nximė prej pluhunit tė qymyrit. Duert dhe fėtyrėn i kishte tė murme e tė nxime prej Diellit dhe prej qymyrit. Djersėt e fėtyrės, herė mbas here, i mshinte me pėllmbėn e dorės ase me kindin e mangės. E shkarkoi qymyrin dhe u largue pa verejtė n'asndonji anė si t'ishte njeri i pangacmuem prej kėrshėris dhe si i mpinė prej brengjeve tė jetės.

    Kush e din se ku e kishte mendjen i ngrati kur na shkėpurdheshim me ikė e me u mshefė prej tij. Kush e din se ē'vlonte nė trut e tij tė lodhun nga vuejtjet e jetės kur njerka dhe halla po shfrejshin tue truem e tue shamė. E pse e pėrbuzshin dhe e mallkojshin tė ngratin? Sepse i kishte pamė. Ēudi! Ndoshta syt e tij nuk panė kurrgja, mbassi mendja e tij, sigurisht, do tė ketė qenė e grabitun prej halleve tė sigurimit tė jetesės sė fėmijve. Ndoshta ai nuk ndigjoi gja, pse mendja e tij pa dyshim, do tė ketė qenė pėrpjekė me e bamė llogarin e atyne sendeve qė do tė blente me tė hollat e qymyrit pėr kalamajt e vet tė zveshun, tė zbathun dhe ndoshta edhe t'unshėm. I shkreti katundar! Njerkėn zijoshe apo hallėn e rregjun nga mosha do t'a shifte qyqari? Fytyrėn e zezė tė njerkės apo fėtyrėn rumbullake tė hallės qė asht plot rrudha, taman si nji... sahan sutlash?... Oh sa fanatike janė kėto plakat t'ona.

    Kur u mbyll porta tue kėrsitė me zhurmė mbas shpinės sė tij, krisi poterja mbrenda shtėpis. Njerka e rroku Rizanė dhe i a zbuti shpinėn, pse ai kishte hymė mbrenda me burrin e huej pa lajmue fare. Po!... Mbasandaj u kthye kah un dhe nisi me mė shamė, pse nuk isha mshefė, menjiherė, prej katundarit. Edhe halla u bashkue me tė. Nji copė herė mė shanė dhe mė paralajmuen se do tė digjesha nė flakėt e pashueshme tė Xhehenemit, mbassi mė kishte pamė ai katundari. Vall ē'do tė thoshte nji shoqe e qytetnueme Europjane po t'a shifte kėtė sqenė dhe po t'i ndigjonte kėto pėrbuzje e kėrcnime? Kush e din. Ndoshta ajo nuk dp t'u besonte syvet e veshėvet tė vet dhe do tė kujtonte se ka parnė nji... andėrr tė keqe.



    2 Gusht

    Dje Meti, tue u zanė me Feriden, kishte thye nji xham. Pėr kėt shkak njerka e rrafi, ashtu si mė rrifte mue dikur, tue i ramė me grushta krės dhe tue e pėrplasė pėr muri. M'u dhims djali qė ulėrinte. Prandaj shpejtova me e shpėtue, por ajo nuk e leshonte, se donte te shtrejė e tė ngopet nė tė. Fjalėt e lutjet e mija nuk mundėn me e zbutė. Vazhdonte t'i sjelli. Ma nė fund e kapi djalin pėr fyti, me tė dyja duert, dhe nisi me e shtrėngue. Metit i u kėput zani dhe i u zgurdulluen syt. Ė pashė se asht tue e mbytė fėmin e vet kjo shtrigė. Prandaj e rroka pėr duersh dhe, tue e tėrhekė me tė tanė fuqin t'eme, e shqita prej ēunit.

    - Hiqu! shporru! - bėrtitte kjo arrushė e egėr dhe vėrsulesh t'a kapi djalin qė u struk nė nji ēip tė kthinės.

    Foshnja dridhesh prej tmerit dhe cingėronte nga dhimbja e grushtave. Turijt i ishin pėrlang nga gjaku qė i kishte shpėrthye nga goja e hunda. Gjendja e tij ishte aq e dhimshme sa me t'a coptue zemrėn, por ajo bishė, qė e kishte pjellė kėtė fatzi, nuk ndinte dhimė pėr tė. Pėrkundrazi e urrente dhe donte me e shqye. Trupi i em delikat, natyrisht, nuk mund tė kishte fuqi pėrballuese e penguese pėr nji kohė tė gjatė kundrejt atij shtati prej viganesh. Prandaj i thirra djalit:

    - Ik Met! Ik e shko ke tata nė dyqan!

    Djali i trembun, nė fillim, u mat dhe nuk guxoi nga droja. Mbasandaj, mbas porosis sė pėrsėritun, u ēue dhe, tue shique trembshėm, iku e shpėtoi. Atėhere njerkėn e kapėn rrebet ma fort dhe nisi me m'u kėrcnue.

    - Pse s'mė lė t'a mbytsha? Ē'ke ti? Kush je ti qė mė pengon? - thoshte si nė tė pėrēartė e me zemrim tė madh.

    Pėrpiqesh tė mė mposhti pėr tė shfry nė mue.

    - Ē'ke ti? Pse m'a shpėtove? - briti pėrsėri si e luejtun mendsh.

    - Mė dhimset se e kam vėlla mori shtrigė – i thashė ma nė fund me tė tanė dufin e urrejtjes qė m'ishte grumbullue nė zemėr. Mbasandaj bana tė shqitem. E pėrmblodha krejt fuqin dhe, mbassi e shtyna me hof, u tėrhoqa mbrapsht. Pa humbė kohė u vuna nė tė ikun, por ajo m'u turr, si nji bishė e egėrsueme pėr sė tepėrmi dhe mė kapi mu nė prak tė derės.

    - Ku shkon mori dosė? - mė thirri me nji za tė vrazhdėt tue mė kapė pėr zverku me dorėn e sajė tė madhe si ndonji shputė arrushe. Mė mėshoi me tė tanė forcėn e vet dhe mė pėrplasi pėr dheu. Un klitha e lemerisun dhe mbeta si gjysmė e vdekun. Ndėrkohė arrini Mamė Gjystina dhe Irena. E larguen njerkėn dhe qėndruen ke kryet t'em. Tė dyja mė shiqojshin me dhimbje tė thellė. Mė ndihmuen me u ēue e me e lamė fėtyrėn qė m'ishte ndragė, pse edhe mue mė kishte shpėrthye gjaku nga goja e nga hunda. M'i ndrroi robet Irena dhe, bashkė me Mamė Gjystinėn, mė ēuen nė shtėpi tė tyne. Em atė as mė pyeti se si ndodhi ngjarja. Mė hudhi disa veshtrime t'egra dhe zu me hofkėllue nė shenjė zemrimi. Me kaq muer fund ngjarja, por ua jam e dobėt dhe vazhdoi tė nxjerr gjak.

    I thashė t'im et qė tė mė sillte nji mjek, por s'e ēau kryet fare. Sonte kam ethe, dhimbje koke dhe jam e raskapitun fare. Veē kėsaj kam qitė edhe mjaft gjak nga goja. Mė duket sikur po me shkatrrohet krahėrori. Shkaktarja e kėtij lėngimi asht eme njerkė. Dhe pėrse? Sepse dojsha me e shpėtue tė birin nga vdekja e sigurt q'ajo vetė donte me i shkaktue. Kėsajė grueje, qė s'ka dhimė e mėshirė pėr fėmin e vet,asht e dijtun se nuk i vjen keq pėr mue. Tue mendue se sa fort kam vuejtė prej saj, ēuditem se si kam shpėtue pa vdekė ndėr duert e saja.



    6 Gusht

    E kishte marrė vesh Shpendi ngjarjen qė u zhvillue nė mes t'em e tė njerkės disa dltė ma parė. I a kishte thanė Irena me tė tana hollėsinat dhe i a kishte kujtue detyrėn qė tė vraponte me mė shpėtue sa ma parė nga thonjt e njerkės. Ai ishte pezmatue jashtė masės. Kur e pashė sot mė gjajti sikur qante me syt e zemrės dhe i lėngonte shpirti. Mbas shumė mendimesh qė u kėmbyen, tue qenė gati edhe Irena, martesa u zgjodh si mjeti ma i mirė pėr shpėtimin t'em nga njerka. Pėr t'i a mbrrimė qellimit vendosėn qė ma parė tė merret leja e s'ames sė Shpendit me anėn e Mamė Gjystinės dhe mbasandej tė shkojė Xha Simoni ke im atė si mesit. U ngarkue Irena qė tė fjaloset me Mamė Gjystinėn dhe mandej me Xha Simonin. Shpendi ka vendosė me shkue n'Itali pėr me i ndjekė mėsimet nė nji shkollė ushtarake. Prandaj asht i mendimit qė martesa tė bahet sa mė parė dhe kur tė vijė vjeti shkolluer tė shpėrngulemi n'Itali. Un jam turbull. Jam e shtangun nga droja se mos na dalin pengime.



    7 Gusht

    Mamė Gjystina ishte takue dje me t'amėn e Shpendit dhe kishte folė me tė rreth ēashtjes sė martesės s'onė. Ajo e kishte pėlqye dėshirėn e Shpendit dhe ishte gėzue kur kishte marrė vesht se na e dashunojmė tjetrin. Tash Mamė Gjystina do tė kuvendojė me Xha Simonin qė t'a ēojė ke im atė pėr me kėrkue pėlqimin e tij pėr bashkimin e Shpendit me mue. Zemrėn, s'dij se pse, e kam tė ftofėt dhe mė duket sikur do tė ngjasi ndonji e papritun.



    9 Gusht

    Kushrini i em Hamit Kėrthiza asht hidhnue me t'em atė qysh asokohe qė ai mė hoq nga shkolla dhe mė futi nė ēarēaf. Qysh atėhere kamba e tij nuk ka shkelė nė prakė tė portės s'onė. E shof vetėm kur i shkoj nė shtėpi tinės t'ime ėti. Hamiti zotnon nji kulturė mjaft tė gjanė, ka nji gjykim tė mprefėt e tė kthjellėt, karakter tė fortė, ndėrgjegje tė pastėr dhe asht idealist. Mbi tė gjitha ka edhe nji veēanti qė e ban tė dallohet ndėr shokėt: asht njeri i sakrificit dhe e ndin detyrėn kundrejt tjerve. Po tė duhej me bamė nji farė krahasimi midis njerėsve tue marrė sr bazė zhvillimin menduer e kultural tė tyne, sigurisht em atė kishte me i pėrkitė shekullit 15 e Hamiti atij qė vjen. Nė kėtė ndryshim rolin kryesuer, pa dyshim, e ka luejtė, bashkė me natyrėn, edhe shkolla. Natyra kapricioze pėr njenin asht tregue koprace e pėr tjetrin bujare.

    Edhe shkolla njenit i a ka hapė dyert dhe tjetrit i ka mbyllė fare. E dij se Hamiti mė don shum dhe se pėr mue arrin me bamė edhe therorina tė mėdha. Prandaj shkova sot t'i lutem tė pajtojė me t'em atė qė mandej tė pėrpiqet me e bindė pėr martesėn t'eme me Shpendin. Por m'erdh turp e s'munda me i thanė gja. Ai mė priti, si pėrherė, me buzė nė gaz dhe tue mė shfaqė dashuni prej vėllau. Mė pyeti edhe se pse isha zbemė pak dhe si shkoj me njerkėn. Nuk i thashė gja mbi sa kisha pėsue prej njerkės, pse e dijsha se do tė pezmatohesh shum. I thashė se kisha ardhė kot, sa me e pamė e me u shmallė. Ika pa i folė gja mbi qėllimin e vėrtetė tė vizitės.

    Irena, sė cilės i a rrėfeva ēashtjen, u zotue tė shkojė e tė flas me Hamitin nė vend t'em. M'anė tjetėr vendosėm qė tė mos shkojė Xha Simoni ke im atė pėrpara se Hamiti tė jetė pajtue me tė. Tė shofim se si do tė zhvillohen ngjarjet.



    11 Gusht

    Razijen e kanė zanė ethet. Njerka i a lagu fėtyrėn me fijnjė dhe dje mbrama e ēoi dhe e la kėmishėn e sajė Ke vorri i Dervish Hatixhes qė t'i a mveshi pėr t'u shėrue!.... Veē kėsaj sot i lidhi nė dorė edhe nji pė me shumė nyje, tė fryem e tė bekuem prej nji plake qė ka pėr mjeshtėri me ishtė ase me kushitė. Un e kundėrshtova, por ajo s'u bind. Lufton bota e re me tė vjetrėn, por fiton ajo qė duhet shembė nji orė e ma parė nė daēim tė rrojmė

    si njerės.



    12 Gusht

    U takue Irena me Hamitin dhe ai u pajtue me t'em atė. Neser, nė nji kohė tė caktueme, do tė shkojė Hamiti nė dyqan tė babės dhe mbas pak do tė vejė Xha Simoni me mė kėrkue n'emėn tė s'amės sė Shpendit. Pėrgatitjet e planet janė bamė mirė, por nuk dij se a do tė kemi fat me ngadhnue. Sa e largėt mė duket dita e nesėrme. Mė gjan sikur nuk do tė vijė kurrė e nesermja e kėsaj dite plot shqetsime.

  20. #20
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    12,736
    Faleminderit
    20
    211 falenderime nė 151 postime
    14 Gusht


    Nuk u bind im atė qė tė martohem me Shpendin.

    - S'mundem me i a dhanė gocėn nji muhaxherit - kishte thanė.

    - Ai asht prej nji familje fisnike dhe ka mjaft tė holla - i ish pėrgjigjė Xha Simoni.

    - Sikur tė jetė edhe bir Pashai dhe sikur tė ketė nji thes me flori, nuk i a nap t'eme bijė nji djaloshit qė asht shkulė nga vendi i vet, se guri, miku i em, asht i randė nė vend tė vet - kishte vėrejtė im atė. Nė vend qė ai tė shfaqte nji dashuni e stimė tė veēantė pėr ata tė shkretė qė i kanė lanė trojet nė duert e armiqve dhe kanė ardhė kėtu pėr t'a shpėtue nderin e jetėn, nė vend qė tė ndinte dhimė pėr ata tė mjerė dhe t'i ngushullonte me mirpritjen Shqiptare, po i pėrbuz si t'ishin anmiqt t'onė. Sa keq! Sa turp! As gjykimet e Xha Simonit as arsyetimet e Hamitit nuk kishin bamė efekt. Pėr kėt shkak jam e dėshpėrueme. Edhe Shpendi nuk asht ma mirė se un. Irena sajoi me e lajkatue njerkėn dhe me e krye punėn me anėn e saj, por un nuk e lashė, pse e dij se ajo nuk e dėshiron lumnin t'eme. Jemi turbullue fare. S'jemi nė gjendje me marrė nji vendim pėr me mundė me i a mbrrimė qellimit. Hof moj nanė! Jam tue plasė. Do tė mė lehtėsohesh shpirti ndopak po tė mundesha me shfry tue qamė. Por, sikundėr duket, edhe burimet e syvet janė shterrė. Oh sikur t'a kisha gjallė nanėn dhe, tue e mbėshtetė kryet nė krahnorin e saj, tė qajsha derisa tė qetsohesha. Oh fatkeqsi!



    16 Gusht

    Hamiti ende pėrpiqet pėr me i a mbushė mendjen t'im ėt qė t'a pėlqejė martesėn t'eme me Shpendin. Ai shpreson t'a bindi. Sot mė kishte ēue f jalė me anė tė Irenės qė tė mos e humbi shpresėn dhe tė kem besim se, ma nė fund, do tė shduken gjithė pengimet. M'anė tjetėr Shpendi mendon t'i dėrgojė t'ime ėt nji shkesė tjetėr, ndonji njeri qė i peshon e i shkon fjala ma fort. Un jam e ngrime dhe e shtangun. Mė duket sikur qėndrojnė mbi kokė t'eme turma resh, gati me u pėrplasė pėr me mė gjuejtė me ndonji rrėfe vdeksuese.



    19 Gusht

    Edhe plani i dytė dėshtoi e ra nd'ujė. Njeriu qė zgjodh e dėrgoi Shpendi, tue shpresue se do tė mundesh me e bindė t'em atė pėr martesėn t'onė, nuk pat sukses. Ai nuk ndigjon kurrsesi. Tash e humbėm fare. Im atė as qė e shef me udhė tė mė pyesi a dishiroj tė martohem me Shpendin. Asht zot absolut mbi mue, si tė kisha qenė dhi, por nji dhi qė nuk vlen fare. E simbas Sherijatit, qė ai pretendon se i beson, asht i detyruem tė mė pyesi. Hamiti, si masė tė fundme, mendon e propozon qė ta njoftojė t'em atė mbi dashunin qė kemi pėr njeni tjetrin. Me kėtė mėnyrė ai pandeh se do tė bindet im atė. Un jam tutė fortė. Prandaj s'mund tė them as po as edhe jo. Shpendi e pėlqen mendimin e tij dhe kujton se em atė ka me e vu gishtin nė tamth dhe dorėn

    nė zemėr po t'a marri vesht dashunin t'onė.

    - Nė rasė tė kundėrt - thotė ai - nuk kemi se ē'humbim, mbassi ai ka vendosė me, e kundėrshtue martesen t'onė. Kam frigė se zemra e eme e trishtueme nuk do tė mundet me i durue kėta mundime dhe do tė pėlsasi para se t'arrijė me u gėzue. Eh fat'i lig!





    21 Gusht

    Krisi poterja. Edhe plani i Hamitit dėshtoi. Ai i a kishte zbulue babės dashunin t'onė dhe i a kish kujtue detyrėn qė i takon, si atė, pėr me e pėlqye dhe bekue bashkimin t'onė. Por ai, nė vend qė tė mendohesh ndopak mbas kėtij zbulimi, ishte zemėrue dhe egėrsue keq. Ishte zanė me Hamitin dhe s'kishte lanė fjalė pa i thanė. Hamiti i shkretė, pėr hatėr t'em, e kishte durue dhe nuk e kish prishė me tė. Ai ende shpreson se do t'a ndreqi punėn me tė mirė. Kur erdhi im atė nė mbramje ishte krejt duf e mėllef. Mė shiqoi me nji farė egėrsije qė kujtova se mė

    pėrpiu.

    - Rri urtė, se eshėhedubil-lah t'a marr shpirtin moj murtajė! - m'a bani dhe u turr tė mė sjelli.

    Un ika dhe u mbylla nė kthinėn t'eme. Ai vazhdoi tė flasi me zemėrim e me za tė naltė.

    Sot nė rnėngjes, tue i theksue fjalėt dhe tue u mshue rrokeve me za tė fortė, i tha njerkės qė tė mė porosisi pėr me mos shkelė ma nė shtėpi tė Xha Simonit. Un, e shtangun dhe e trishtueme, e ndigjojsha nga kthina e eme. Ky ndalim mė pezmatoi shumė, pse nuk do tė mundem me u pamė e me kuvendue ma me ata qė mė duen e sidomos me Shpendin. Tash u burgosa dhe u robnova plotsisht. Pėr kėt shkak nji kohė tė gjatė derdha lot deshpėrimi dhe e shpraza krejt vėnerin e zemrės. Edhe tash, qė dukem si e qetsueme, syt e mij janė plot dhe pikat e lotvet bijen mbi kėto fletė qė po shkruej. Oh sa fatzezė paskam qenė. Sigurisht i vjen keq t'im ėt pėr vorfėnin e vobsin e nji njeriut, por nuk i vjen keq pėr mjerimin shpirtnuer qė don me i shkaktue sė bijės; m'a merr mendja se i dhimset i sėmuni, por nuk i dhimset e bija qė lėndon nga zemra; besoj se i vjen keq pėr tė trenuemin, por nuk don me kuptue se po e shkallit tė bijėn me kryeneēin e vet tė paarėsyeshme; pa dyshim e urren vrasėsin, por nuk e merr vesh se vetė po e vret tė bijėn me pengimet qė po i nxjerr pėr me mos u martue me dashnorin e saj. Pėrse ai pėr mue tregohet kaq i keq, kaq i egėr, kaq i padhimshėm? Pėrse nuk pajtohet shpirti i em me t'atij? S'dij.



    23 Gusht

    Ishte vrahthtue Irena tue kujtue se jam sėmunė. Prandaj erdh sot e mė pyeti se pse nuk kisha shkue ndėr to. I a spjegova shkakun me pikėllim tė madh dhe u zhgreha nė vaj. Edhe ajo s'u mbajt. Qau pėr mue e pėr fatkeqsin t'eme. Lotėt e saj, pėr mue tė ngratėn qenė si pika shiu mbi nji lule qė krruset e nis me u vyshkė. Ndiva nji farė ngushullimi kur pashė se ajo ndinte dhimė dhe qante pėr mue. Ata lot, pėr mue, vlejnė ma shum se nji varg margaritarė tė kushtueshėm. Kur u ndamė e porosita, me zemėr tė coptueme, qė t'a pėrshėndette Shpendin nga ana e eme. U puthėm me dashuni dhe u ndamė me sy tė mbushun plot me lot.



    25 Gusht

    Sot nė mėngjes kishte ardhė ke na Kumja, e shoqja e Xha Cenit qė kemi fqi. E kishte marrė me vetėhe edhe djalin e saj motak. Kumes nuk i rrojnė fėmijt. Shpesh i asht djegė zemra tue mbulue nėn tokė ajkėn apo pemėn e jetės sė vet.

    - Zoti i ep, Zoti i merr - thotė ajo me nji besim tė plotė kur bahet fjalė mbi vdekjen e fėmij.vet tė saj. Kur i sėmuhen fėmijt nuk merr doktor. Pėrpiqet me i shėrue me prime plakash dhe me hajmalia. Doktori kurrė s'ka shkėlė nė shtėpi tė saj, me gjith qė i kanė vdekė aq fėmij. Salihun - emni i djalit - e ruen si dritėn e syvet dhe mundohet me e rritė mirė, ashtu si e kupton ajo kėtė tė mirė. Qė t'a mprojė ēunin nga mordja shtrigė i ka mvarė nė qafė nji gTumbull hajmalia, si ndonji varg gėshtenja. Kur flen foshnja, natyrisht, e vrasin kėto dhe s'e merr gjumi. Ajo kujton se asht sėmunė dhe s'don tė besojė se mund t'a vrasin hajmaliat. Kur e shef njeriu kėtė foshnje me shum shenja gandimi nė shtat, i bahet tė besojė se ajo dikur ka qenė e burgosun dhe e lidhun

    me vargoj hekuri. Nė ball i ka vumė nji gjysmė napoloni dhe nji gisht tė zi, tė marrun nga fundi i fteres! Nė krahėnuer, pėrveē hajmaliave, i ka mvarė nji thelb hudhėr me nji copė shtipz, tė mbėshtjellun nė nji pece tė ndytė. Vargu i hajmaliave, bashkė mė shukun e hudhrės, gjajnė si dekorata. Ai qė e shef ka pėrshtypjen se ndodhet para nji . . . personi tė madh tė dekoruem dhe, pa tjetėr, e ndin nevojėn me e pėrshėndetė me nderimet pėrkatse!.... Tė gjitha kėto, simbas Kumes, vlejnė pėr me mos u sėmue dhe me mos marrė sysh ēuni!... I thashė t'i a heki e t'i a mvari nė djep, por ku i mbushesh mendja se?.... E pashė se i u prish qejfi. Prandaj nuk e zgjata shum. Kėshtu rriten dhe kėshtu mbyten fėmijt t'onė. Kumja ka edhe nji motėr qė banon diku, atje tej. Ajo me gjithė qė asht martue gati pesė vjet ma parė, s'ka fėmij, pse s'ka pjellė kurrė. Kur tė flasish me tė mbi kėtė, ēashtje, tė pėrgjigjet:

    - S'don Zoti.

    - Kush e ka fajin? Ajo apo i shoqi?

    - Zoti e din - do tė pėrgjigjem un, pse mjeku s'i ka vizitue kurrė.

    Kėshtu rrokulliset Shqiptari nė kėtė jetė.



    27 Gusht

    Ditėt u banė tė zeza dhe netėt edhe ma tė zeza. Mėrzia mė ka mposhtė dhe dėshpėrimi mė ka mbėrthye me kthetrat e veta pėr mos mė lirue, ndoshta, kurrė. Jam shum turbull. Shpirti mė cingėron, zemra mė rrėnkon dhe syt mė qajnė. S'jam e zoja as edhe me i pėrshkrue ndiesit e mija ndėr kėto fletė. Disa herė kulmi i mjerimit t'a mbyll gojėn.



    30 Gusht

    Tash asht mbyllė ma deriēka qė na shėrbente pėr vojtardhje nė shtėpi tė Xha Simonit. Vetė im atė i a ka vumė shulin dhe ka porositė qė tė mos e hapi njeri. Me nji fjalė u mbul dera e atij pallati, ku u pėrbujt dhe u argėtue zemra e eme.

    Nashti s'mundem me e pamė ma Xha Simonin e mirė, at plak qė mė ka dashtė si Irenėn e vet. Tash s'mundem me u kėnaqė ma me argėtimet e Mamė Gjystinės qė m'ish bamė si nanė e dytė. As nuk mundem me kuvendue me Irenėn qė m'a pat dhanė gjysmėn e zemrės dhe pat marrė pjesė plotsisht nė gėzimet ase hidhnimet e mija. Gjithashtu s'mundem me i pamė vėllaznit e saj qė edhe pėr mue qenė vėllazėn, E Shpendin e mirė jo se jo.

    Em atė i mbylli pėr mue dyert e kėsajė familjeje, Por ai s'mendon se zemrat e tyne s'i kanė mbyllė dyert pėr Dijen qė aq fort e kanė dashė. Oh sa mallėngjehem kur i ndigjoj nga oborri zanat e tyne. Oh sa dėshirojsha tė mė ngushullonte Mamė Gjystina tue m'i lėmue flokėt e kokės. Oh sa do tė kėnaqesha sikur tė mundesha me e pėrqafue Irenėn dhe t'i thojsha nė vesh se sa fort mė ka marrė malli pėr... Shpendin. Ndoshta im atė pandeh se me kėtė mėnyrė i vu gardh dashunis s'eme me Shpendin. Oh sa shum gabohet. Demede s'e ka provue ndonjiherė dashunin qė t'a njofi fuqin e sajė tė papėrballueshme. Ndoshta ai kujton se me masat e ndalimit do tė mundet me e shue flakėn e fortė tė dashunis qė valvitet nė zemrat t'ona. Ndoshta ai mendon t'a ftorisi zemrėn t'eme me jargėt e ndonji bandillit qė i pėlqen tue kujtue se zemra asht nji enė bakri e jo nji magje ndiesish e lakmish tė pastra. Ai demede nuk e din se atje ku shkrep dashunia e vėrtetė hapet nji vullkan i pashueshėm pėr jetė. Lavėt e kėtij vullkani janė lotet dhe krateri i tij syt. Ky vullkan edhe kur duket si i shuem, ndizet e digjet pėrmbrenda pėr tė hgufmue ma vonė ma me forcė. Ai do tė ndizet, do tė digjet dhe do tė grafėllojė, pse ashtu e ka krijue natyra, pse ashtu shfren e kėnaqet.

Faqja 1 prej 2 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Haki Stermilli
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 23-06-2013, 14:11
  2. Fragmente interesante librash
    Nga FierAkja143 nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 08-06-2013, 20:17
  3. Haki Stėrmilli
    Nga Veshtrusja nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-02-2005, 11:24

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •