Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3

Tema: Nënës time

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e sweet_dreams
    Anëtarësuar
    14-12-2004
    Vendndodhja
    Aty ku nuk ka lotë..
    Postime
    146

    Nënës time

    Të gjithë e dim, që fjalët, mendimet për nënën janë të shenjta, të pazavendësuara...

    Do ju ftoja të shkruani disa fjalë për nënën, për mallin e saj, për dashurinë e saj për gjithcka të sajën.

    Nënës time

    Mbrëmë kisha shumë nevojë të flisja me ty nëna ime, kisha nevojë të të thoja që më kishte munguar përkedhelja jote, më kishin munguar sytë e tu, e mban mend kir isha e vogël dhe sëmuresha, futesha te prehëri yt dhe të perqafoja fort fort, stë lija të ikje, s'ta kam thënë kurrë po për mua ai vend ishte më i priviligjuari. Më dukej vetja e mbrojtur nga gjithcka aty në prehërinë tënd. Smund të më prekte asgjë, as llafet e njerëzve që tani pak nga pak po më rrëzojnë. Ishte vetëm përkedhelja e dorës tënde që më bënte të harroja gjithcka. Tani nënë dhe pse jam rritur për mua ke ngleur ai oazi i qetësisë që e kërkoj kaq shumë. Më mungon nëna ime. Me mungon gjithcka jotja. Ditën që kam lindur ka rënë aq shumë shi po unë s'kam pasur frikë se pranë teje ishe ti engjëlli im. Asnjëher s'kam mundur të të tregoj se sa të dua. Nënë sonte dua vetëm që ti të jesh krenare për bijën tënde.
    Dua të vë kokën te prehëri yt dhe parajsa të jetë sërish e imja.
    Vetëm e imja nëna ime!



    Leonora
    Askush se meriton lotin tend te art Qe del nga avulli i djegjes se shpirtit

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e sweet_dreams
    Anëtarësuar
    14-12-2004
    Vendndodhja
    Aty ku nuk ka lotë..
    Postime
    146
    Sapo morra një letër nga ty nëna ime. Me thoje që më doje shumë.
    Sa çudi nga e dije që ato fjalë doja ti dëgjoja në këto momente?
    Sa çudi, ku e kuptove që më kishte munguar ëndërra ime me ty?
    Ku e dije që më kishin munguar sytë e tu?
    Më shkruaje që të kem besim te vetja. Nënë kam besim te vetja sepse jam pjesë e jotja.
    Të dua shumë nënë, shumë...


    Leonora
    Askush se meriton lotin tend te art Qe del nga avulli i djegjes se shpirtit

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e sweet_dreams
    Anëtarësuar
    14-12-2004
    Vendndodhja
    Aty ku nuk ka lotë..
    Postime
    146

    O nënë pse!



    Pse më linde o nënë
    për të qarë përjetësisht
    Pse ma fale dritën e syve
    të më vërbojë terri,
    Pse ma fale buzëqeshjen
    ta gëzojë ferri
    Pse ma fale shpirtin
    të vdesë pa lindur mirë
    O nënë pse më linde femër
    Pse o Zot falë meshirë.
    Ti o nënë që me lindë
    pse ma falë dashurinë
    se gjithkujt ia fala
    por askund s`e gjeta
    Trup e shpirt i helmuar
    në udhëkryq të jetës mbeta!
    Askush se meriton lotin tend te art Qe del nga avulli i djegjes se shpirtit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •