Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 30
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Solomoni
    Anėtarėsuar
    18-10-2008
    Postime
    134

    Lightbulb Gramatika e Gjuhes Shqipe - testime

    Per ata nxenes te shkolles 9-vjecare te cilet kane Provimet e Lirimit dhe qe nuk kane mundesi te blejne libra qe te sterviten e mesojne bukur gjuhen shqipe (si dhe leximin letrar) po postoj ketu poshte si fillim ndarjen e fushave gjuhesore, disa keshilla dhe ushtrime qe do ti zgjidhni ju.

    I lutem shume drejtuesve te forumit FSH qe nese ka ndonje gje qe nuk shkon te me lajmerojne ose kujtdo tjeter t'i publikojne edhe ne forume apo faqe te tjera edhe me te pershtatshme.

    Do perpiqem ne maksimum qe te shkruaj sa me drejte e me gramatike. Ju lutem mos paragjykoni sepse nuk po shkruaj drejte per mburrje jo, por meqe keto jane gjera serioze ne menyre te tille po veproj. (Postimet do i beje pjese-pjese, ndaj me duhet kohe)

    Ju faleminderit!!! - Nese ndonjeri ka nge mund te postoni edhe zgjidhjet e tyre qe te provoni nje here veten.

    PROVIMI I LIRIMIT

    Orientime pėr pėrmbajtjen e testit te provimit kombėtar nė lėndėn e Gjuhės Shqipe dhe tė Leximit Letrar

    Testi i provimit do tė pėrmbajė pyetje nga lėnda e gjuhės dhe e leximit letrar.

    Leksikologjia
    1. Fusha Leksikore
    2. Kuptimi i parė dhe i figurshėm i fjalėve
    3. Sinonimet dhe antonimet
    4. Frazeologjia
    5. Familjet e fjalėve

    Morfologjia
    1. Emri
    2. Mbiemri
    3. Pėremri
    4. Folja

    Sintaksa
    1. Fjalia e thjeshtė
    2. Fjalia e pėrbėrė
    3. Tipat e fjalive
    4. Rendi i fjalėve nė fjali
    5. Fjalia vetore dhe fjalia pavetore
    6. Kundrinori
    7. Rrethanori
    8. Llojet dhe funksionet e pjesėve tė nėnrenditura

    Fjalėformimi
    1. Fjalėt e thjeshta dhe jo tė thjeshta (tė prejardhura, tė pėrbėra dhe tė pėrngjitura)
    2. Fjalėt me parashtesim dhe prapashtesim
    3. Klasat e fjalėve

    Drejtshkrimi
    1. Pėrdorimi i shkronjės sė madhe
    2. Pėrdorimi i shenjave tė pikėsimit
    3. Shkrimi drejt i emrave, mbiemrave, foljes dhe pjesėve tė tjera tė ligjėratės

    Tė shkruajmė
    1. Tė tregojė mbi bazėn e figurave
    2. Tė tregojė mbi bazėn e fjalėve kyēe
    3. Tė ndėrtojė shkrime me disa paragrafė
    4. Tė shkruajė njė letėr
    5. Tė shkruajė njė ftesė, kartolinė, letėr falėnderimi
    6. Tė shkruajė rreth njė vepre ose pjesė letrare
    7. Tė pėrshkruajė njė objekt, njė peizash, personazhe, veten e tyre etj.
    8. Tė shkruajė biografi, autobiografi, histori tė shkurtra

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Solomoni
    Anėtarėsuar
    18-10-2008
    Postime
    134
    Ushtrime pėr Leksikologjinė dhe Fjalėformimin


    1. Lexojmė dhe analizojmė

    “- Nuk shkoj mė nė shkollė... Nuk mundem... Nuk duroj mė..., - tha Dita, sapo vuri kėmbėn nė shtėpi. Lotėt i rrėshqitėn mollėzave tė hijshme. Jashtė frynte erė me tėrbim. Pėrkulte degėt e zhveshura.
    E ėma u trondit. I pėrkėdheli flokėt e zinj. E vėshtroi nė sy. Vėshtrimi i saj ishte pyetės: “C’tė ndodhi?”
    -Nė pushim vajzat po luanin me top. U futa edhe unė. Sa mė pa Ema, vrapoi drejt meje. Mė shtyu gjoja pa dashje, m’i shkeli gishtat e kėmbės.”

     Gjej fjalėt e ndryshueshme
     Dallo edhe tė paktėn gjashtė fjalė tė pandryshueshme

     Nėnvizo mbaresat e fjalėve:
    Shkoj, duroj, lotėt, pėrkulte, degėt, pėrkėdheli, flokėt, vėshtrimi, vajzat, luanin, vrapoi, shkeli, gishtat.

     Hiq mbaresė e fjalės kėmbėn. Cila ėshtė pjesa qė mbetet dhe qė nuk ndryshon?
     Vepro kėshtu edhe pėr fjalėt: vėshtrimi, vrapoi, gishtat.

     Gjej dhe nėnvizo temat e fjalėve:

    Shkoj, duroj, lotėt, pėrkulte, degėt, pėrkėdheli, flokėt, vėshtrimi, vajzat, luanin, vrapoi, shkeli, gishtat.

     Dallo dhe nėnvizo mbaresat dhe temat e fjalėve:

    Shkrimtar, pėrhapėn, malit, humbasin, e qiellit, dorėzonim, fletėt, provimit.

     Gjej rrėnjėt e fjalėve:


    Padrejtėsia –
    Kėngėtari-
    Fletorja-
    Zhvendosje-
    Kėmbėsorėt-
    Nėntokėsor-

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Solomoni
    Anėtarėsuar
    18-10-2008
    Postime
    134
    Ja ku po postoj edhe dy ushtrime te fundit se u lodha per sot.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    [QUOTE=Solomoni;2194861]

    1. Lexojmė dhe analizojmė

    “- Nuk shkoj mė shkollė... Nuk mundem... Nuk duroj mė- tha Dita, sapo vuri kėmbėn nė shtėpi. Lotėt i rrėshqitėn mollėzave tė hijshme. Jashtė frynte erė me tėrbim. Pėrkulte degėt e zhveshura.
    E ėma u trondit. I pėrkėdheli flokėt e zinj. E vėshtroi nė sy. Vėshtrimi i saj ishte pyetės: “C’tė ndodhi?”
    -Nė pushim vajzat po luanin me top. U futa edhe unė. Sa mė pa Ema, vrapoi drejt meje. Mė shtyu gjoja pa dashje, m’i shkeli gishtat e kėmbės.”


    (Kam nenvizuar vetem ato te pandryshueshmet, te tjerat jane te ndryshueshme.Disa jane te perseritura, dhe i kam nenvizuar vetem nje here)

     Gjej fjalėt e ndryshueshme
     Dallo edhe tė paktėn gjashtė fjalė tė pandryshueshme
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mia@ : 21-03-2009 mė 09:32
    Feelings change - memories don't.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Solomoni
    Anėtarėsuar
    18-10-2008
    Postime
    134
    (vazhdim)

    4. Shkruaj:
    a. pesė fjali me fjalė qė shprehin ngjyrim emocional pozitiv:
    b. pesė fjali me fjalė qė shprehin ngjyrim emocional negativ:


    5. C’dallim kanė nė kuptim shprehjet:
    “Sillet si kali nė lėmė” dhe “Shin si kali nė lėmė”
    (Shij = Shkoq nga kalliri kokrrat e tė lashtave dhe i ndaj nga kashta me anė tė makinave tė posaēme ose duke i shkelur me ka a me qe nė lėmė. Shijnė grurin (tėrshėrėn, elbin, thekrėn, tepėn, urovin). Shij lėmin (vrahun) e parė. Shij me kalė (me qe). Shij me makinė shirėse (me autokombajnė). Shij shpejt dhe pa humbje!)

    6. Formo folje tė prejardhura, duke pėrdorur parashtesat sh-, zh-, ē-.
    Fryj, ngjyros, bllokoj, kėput, lodhem, kujdesem, vendos, qep, rregulloj, vesh, organizoj, dėmtoj.

    7. Formo fjalė tė pėrbėra duke bashkuar fjalė tė grupit I me fjalė tė grupit II:
    I. ujė, sy, veri, vend, zemėr, kėmbė
    II. mbarė, sjellės, kaltėr, banim, lindje, bardhė.

    8. Gjej fjalėn e thjeshtė nga e cila ėshtė formuar secila nga fjalėt e mėposhtme:
    Pėrhap, kopshtar, i padrejtė, parafjalė.

    9. Pranė ēdo fjale tė huaj shkruaj fjalėn pėrkatėse shqipe:
    Konkluzion, konsensus, aktivitet, fenomen, maus, draft, milenium, transparent, dimension, bipartizan.

    10. Vitet e fundit, nė gazeta dhe nė RTV, po pėrdoren mjaft fjalė tė huaja. Ja disa:
    Kompjuter, implementim, anunēoj, skaner, ligė (ēempions ligė), implementoj, sponsor, sponsorizoj, anunēim, kalkuloj, flesh, departament, asocim, negocim, negociatė, katarsis, interlokucion, investigoj, investigim.

    a. Listo fjalėt pėr tė cilat mungon fjala shqipe pėrkatėse:
    b. Pėr ēdo fjalė tė panevojshme shkruaj fjalėn shqipe.


    11. Pėr fjalėt e huaja gjej shprehje frazeologjike me tė njėjtin kuptim nė shqip:
    Braktis, inkurajoj, insistoj, diskreditoj, ekzagjeroj.
    Formo fjali me secilėn nga dy shprehjet e para frazeologjike.

    12. Zėvendėso fjalėt e nėnvizuara me fjalė tė tjera sinonime:

    “Plaku e ndiente veten shumė tė lodhur (......). Vitet kishin lėnė gjurmė tė pashlyera (......) nė mendjen e tij. Mjerimi (......) nuk i ishte ndarė asnjėherė (......). Ai bluante (......) nė mendje kohėn (......) e luftės kur i dogjėn vatrėn (......) dhe e lanė pa strehė. Vuajtjet nė kurbet nuk i shkuleshin (......) nga kujtesa. Megjithatė ai krenohej me fėmijėt (......) e tij qė i kishte si floriri. Ata e mbanin babain (......) nė pėllėmbė tė dorės”.

    13. Shkruaj vargun e sinonimeve tė falave:
    Vajzė, djalė, doke, fqinjė, almise, gėmushė, i lodhur.
    (ALMISE f. kryes. sh. 1. Mjet i thjeshtė pune; vegėl bujqėsore. Almiset e bujkut. Almiset e punės (e shtėpisė). Almiset e luftės. vjet. mjete tė thjeshta prej druri, qė pėrdoreshin gjatė sulmit kundėr kėshtjellave. Ndreq (bėj) almise.)

    14. Secila nga fjalėt e mėposhtme pėrdori me kuptim homonimik nė fjali:
    Bar, hap, bel, vesh.

    15. Zėvendėso fjalėt e nėnvizuara me njė fjalė antonime:

    “ Plaku (......) e ndiente veten shumė (......) tė lodhur (......), edhe pse vitet kishin lėnė gjurmė tė lehta (......) nė mendjen e tij. Pasuri (......) nuk kishte pasur asnjėherė (......). Ai edhe pse s’kishte qenė i pasur (......), miqtė (......) i kishte pritur me zemėr tė bardhė (......). Tani (......) ai zemėrohet (......) me fėmijėt e tij qė i kanė dalė tė pazot (......). Plaku s’ka (......) besim se dikush (......) do tė ēajė mirė nė jetė”.

    16. Ndėrto nga dy fjali me kuptimin e figurshėm tė secilė fjalė:
    Faqe, qesh, shikoj.

    17. Qarko vetėm rastin a, b ose c, ku fjala ėshtė shkruar drejt:
    1. a. Ditė lindje b. Ditė-lindje c ditėlindje
    2. a. Teknikoshkencor b tekniko shkencor c. Tekniko-shkencor
    3. a. Meshollė b. Mes-hollė c. Mes hollė

    18. Fjala shumėngjyrėshe ėshtė fjalė e pėrbėrė. Shkruaj edhe katėr fjalė tė tjera tė pėrbėra qė tė kenė nė pėrbėrje fjalėn shumė.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar mė parė nga Solomoni Lexo Postimin
    (vazhdim)

    [
    [6. Formo folje tė prejardhura, duke pėrdorur parashtesat sh-, zh-, ē-.
    shFryj, cngjyros, zhbllokoj, shkėput, clodhem, shkujdesem, zhvendos, shqep, crregulloj, zhvesh, corganizoj, cdėmtoj.

    7. Formo fjalė tė pėrbėra duke bashkuar fjalė tė grupit I me fjalė tė grupit II:
    I. ujė, sy, veri, vend, zemėr, kėmbė
    II. mbarė, sjellės, kaltėr, banim, lindje, bardhė.

    sykalter, kembembare, veri-lindje, ujesjelles, zemerbardhe, vendbanim
    8. Gjej fjalėn e thjeshtė nga e cila ėshtė formuar secila nga fjalėt e mėposhtme:

    Pėrhap, kopshtar, i padrejtė, parafjalė.

    kopsht, drejt, fjale.
    te tjerat me vone.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mia@ : 28-03-2009 mė 12:02
    Feelings change - memories don't.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar mė parė nga Solomoni Lexo Postimin
    [I](vazhdim)[


    16. Ndėrto nga dy fjali me kuptimin e figurshėm tė secilė fjalė:
    Faqe, qesh, shikoj.

    Kubi ka gjashte faqe.
    ''Na e zbardhe faqen o bir'', i tha kryeplaku duke i hedhur doren mbi sup.
    Mira eshte vajze e qeshur.
    ''Qesh me mire, kush qesh i fundit''.
    Arbeni po shikonte nje film me aksion ne televizor.
    ''Mos i shiko gunen, por punen.''

    17. Qarko vetėm rastin a, b ose c, ku fjala ėshtė shkruar drejt:
    1. a. Ditė lindje b. Ditė-lindje c ditėlindje
    2. a. Teknikoshkencor b tekniko shkencor c. Tekniko-shkencor
    3. a. Meshollė b. Mes-hollė c. Mes hollė

    18. Fjala shumėngjyrėshe ėshtė fjalė e pėrbėrė. Shkruaj edhe katėr fjalė tė tjera tė pėrbėra qė tė kenė nė pėrbėrje fjalėn shumė.
    shumeplaneshe, shumellojshmeri, shumedrejtimeshe, shumeshifror.
    ........................
    Feelings change - memories don't.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Solomoni
    Anėtarėsuar
    18-10-2008
    Postime
    134
    Te falenderoj Dea qe po zgjidh keto ushtrime se keshtu i ndihmon dhe te tjeret. Po te tjeret ku jane? prsh Dea ke bere nje gabim qe eshte normale se po te qe ndryshe i postoja te zgjidhura ushtrimet (se kam frike per vete qe kam gabime sigurisht). Nuk duhet ēdemtoj por zhdemtoj
    19. Nėnvizo parashtesat dhe prapashtesat (ku ka) te fjalėt e mėposhtme:
    Vendos, i paplotė, zbardh, tregtar, hyrje, mbipeshė, drejtėsi, i akullt, rishfaq, pėrkthej, i dobishėm, shlyej, skuq, pėrputh, mendoj, vulos, lumturi, futbollist, gjykatės, kopshtar, nėndrejtor, folezė, dituri, shqep, veshje, zhvesh, argjendar, blerės, fajtor.

    a) Shkruaj vetėm fjalėt e prejardhura me parashtesa:
    b) Shkruaj vetėm fjalėt e prejardhura me prapashtesa:


    20. Formo familjen e fjalėve me fjalėn-rrėnjw botė (jo mė pak se 10 fjalė). Cilės klasė i pwrket secila nga fjalėt e kėsaj familjeje? Cilat fjalė janė formuar me parashtesa? Cilat fjalė janė formuar me prapashtesa? Cilat fjalė janė formuar me para- dhe prapashtesa njėkohėsisht (nėse ka)?

    (Heres tjeter do te postoj ushtrime per mofologjine dhe sintaksen)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Solomoni : 28-03-2009 mė 12:38 Arsyeja: Ne vend te ė kisha vendosur w

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar mė parė nga Solomoni Lexo Postimin
    (vazhdim)





    [
    14. Secila nga fjalėt e mėposhtme pėrdori me kuptim homonimik nė fjali:
    Bar, hap, bel, vesh.

    15. Zėvendėso fjalėt e nėnvizuara me njė fjalė antonime:

    Plaku (djali) e ndiente veten shumė (pak) tė lodhur (clodhur), edhe pse vitet kishin lėnė gjurmė tė lehta (te renda) nė mendjen e tij. Pasuri (varferi) nuk kishte pasur asnjėherė (gjithmone). Ai edhe pse s’kishte qenė i pasur (kishte qene i varfer), miqtė (armiqte) i kishte pritur me zemėr tė bardhė (pushke ne dore). Tani (......) ai zemėrohet (gezohet) me fėmijėt e tij qė i kanė dalė tė pazot (te zote). Plaku s’ka (ka) besim se dikush (ai) do tė ēajė mirė nė jetė”.

    [.[/B]
    .................................................
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mia@ : 28-03-2009 mė 12:36
    Feelings change - memories don't.

  10. #10
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Citim Postuar mė parė nga Solomoni Lexo Postimin
    19. Nėnvizo parashtesat dhe prapashtesat (ku ka) te fjalėt e mėposhtme:
    Vendos, i paplotė, zbardh, tregtar, hyrje, mbipeshė, drejtėsi, i akullt, rishfaq, pėrkthej, i dobishėm, shlyej, skuq, pėrputh, mendoj, vulos, lumturi, futbollist, gjykatės, kopshtar, nėndrejtor, folezė, dituri, shqep, veshje, zhvesh, argjendar, blerės, fajtor.

    a) Shkruaj vetėm fjalėt e prejardhura me parashtesa:
    b) Shkruaj vetėm fjalėt e prejardhura me prapashtesa:


    20. Formo familjen e fjalėve me fjalėn-rrėnjw botė (jo mė pak se 10 fjalė). Cilės klasė i pwrket secila nga fjalėt e kėsaj familjeje? Cilat fjalė janė formuar me parashtesa? Cilat fjalė janė formuar me prapashtesa? Cilat fjalė janė formuar me para- dhe prapashtesa njėkohėsisht (nėse ka)?


    Parashtesat

    i pa- plote
    z-bardh
    mbi-peshe
    ri-shfaq
    per-kthej
    sh-lyej
    s-kuq
    per-puth
    nen-drejtor
    sh-qep
    zh-vesh

    Prapashtesat

    vend-os
    treg-tar
    hyr-je
    drejte-si
    i akull-t
    i dobi-shem
    mend-oj
    vul-os
    futboll-ist
    kopsht-ar
    vesh-je
    argjend-ar
    ble-res
    faj-tor

    Nderkohe qe fjala [dituri] kam pershtypjen se eshte e perbere, pra di-dije- te dish dhe uri ...dmth uri per dije.

    Me sa mbaj mend, fjalet e perbera formoheshin nga bashkimi i dy emrave:

    Hekur-udhe
    At-dhe
    etj.

    PS: Jam i sigurte qe gabime kam pa fund, por mendoj se its worth trying
    PS prape: Urime per temen!

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Solomoni
    Anėtarėsuar
    18-10-2008
    Postime
    134
    DeuS

    mesa pashe ishe goxha mire, por as vete sma mban te them shkelqyer se mos i di une me mire. Por sa kam pare te ky libri im qenkemi njesoj.
    Flm per urimin.

  12. #12
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Citim Postuar mė parė nga Solomoni Lexo Postimin
    20. Formo familjen e fjalėve me fjalėn-rrėnjw botė (jo mė pak se 10 fjalė). Cilės klasė i pwrket secila nga fjalėt e kėsaj familjeje? Cilat fjalė janė formuar me parashtesa? Cilat fjalė janė formuar me prapashtesa? Cilat fjalė janė formuar me para- dhe prapashtesa njėkohėsisht (nėse ka)?
    Bota
    Bote-rore
    Bota-nik
    ri-bot-im (me te dyja)
    bot-kuptim (e perbere)
    botim
    bot-ues
    bot-oj
    Mbare-bote-rore (s'jam i sigurte)
    i pa-bote

  13. #13
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    16. Ndėrto nga dy fjali me kuptimin e figurshėm tė secilė fjalė:
    Faqe, qesh, shikoj.
    Puna dhe perpjekja e madhe e nxorri Obamen me faqe te bardhe! (e nderoi)
    Por pas gafes qe do beje me vone, nuk do kete sy e faqe t'u dale perpara amerikaneve. (nuk guxoi)

    Qesh mire kush qesh i fundit!
    Diten kur u takuan, i qeshte shpirti!

    As s'e shikonte fare me ate sy!
    Nuk shikon pertej hundes se tij!

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Solomoni
    Anėtarėsuar
    18-10-2008
    Postime
    134
    USHTRIME PĖR MORFOLOGJINĖ DHE SINTAKSĖN

    Shėnime pėr rifreskim e sistemim njohurish
    Fjalėt ndahen nė dy grupe kryesore: fjalė qė mund tė ndryshojnė formėn e tyre gjatė pėrdorimit nė fjali (puna – punės – punėn; niku – mikut etj.) dhe fjalė qė nuk e ndyshojnė formėn e tyre (nuk, po, me, dhe, shpesh etj.). Tė parat quhen fjalė tė ndryshueshme, tė dytat fjalė tė pandrysheshme.
    Fjalėt e ndryshueshme dhe tė pandryshueshme ndahen nė klasa. Klasat e fjalėve quhen edhe pjesė tė ligjėratės.
    Klasat e fjalėve tė ndryshueshme janė: emri, mbiemri, folja, pėremri, numėrori.
    Klasat e fjalėve tė pandrysheshme janė: ndajfolja, parafjala, lidhėza, pjesėza, pasthirrma.
    Mos ngatėrro klasėn e fjlaėve me funksionin e tyre. Njė fjalė i pėrket gjithmonė njė klase (p.sh.: emėr), por mund tė kryejė funksione tė ndryshme nė fjali: kryefjalė, pėrcaktor, kundrinor, rrethanor.
    Nga ana tjetėr, fjalė tė kalave tė ndryshme (emra, pėremra) mund tė kryejnė tė njėjtin funksion gramatikor nė fjali (p.sh.: kryefjalė).
    Ka fjalė tė pakta qė u pėrkasin klasave tė ndryshme: buzė parafjalė (buzė rrugės) dhe buzė emėr (Ai kishte buzė tė holla).


    1. A ėshtė fjalė e pandryshueshme? Qarko PO ose JO:
    Emri, folja, nyja, numėrori, parafjala, pasthirrma, lidhėza, pėremri, pjesėza

    2. Ajanė forma tė pashtjelluara tė foljes? Qarko PO ose JO:
    Dėshirorja, pjesorja, pėrcjellorja, paskajorja, lidhorja, kushtorja

    3. Shkruaj formėn joveprore tė foljeve tė mėposhtme, duke mos ndryshuar mėnyrėn, kohėn, vetėn dhe numrin:
    Punonin, vizatoi, paskam zgjuar, tė mbjellė, duke larė, pa lexuar

    4. Nėnvizo foljen dhe plotėso pasqyrėn:
    Qielli pati marrė njė ngjyrė tė blertė, tė pėrshkruar me fasha jargavani tė mbyllur.

    Folja – Lloji – Forma – Mėnyra – Koha – Veta – Numri

    5. Plotėso fjalinė me trajtėn e shkurtėr qė mungon:
    Kur pa mjekrėn e bardhė tė plakut tė dridhej nga emocioni, ____u mbushėn sytė me lot.

    6. Qarko vetėm foljet gjysmėndihmėse:
    Jam, mund, luaj, ėshtė, duhet, kam, zė, dihet, di, do, nis, vazhdoj, kishte, filloj, them.

    Shėnime pėr rifreskim e sistemim njohurish
    Zakonisht, foljet pėrdoren nė fjali me kuptimin e tyre tė plotė. Por ka folje qė pėrdoren si mjete gramatikore dhe, nė kėtė rast, e humbasin kuptimin e tyre (foljet ndihmėse kam, jam). Foljet ndihmėse shėrbejnė pėr tė ndėrtuar kohėt e pėrbėra tė foljes. Ato vihen pėrpara pjesores sė foljes themelore: kam mėsuar, ishte mėsuar. Foljet kam, jam shėrbejnė si folje ndihmėse edhe kur pėrdoren pėr tė ndėrtuar forma foljore tė tipit kam pėr tė mėsuar, jam duke folur.
    Ka, gjithashtu, folje qė, nė lidhje me folje tė tjera, pėrdoren me njė kuptim tė zbehur dhe nė fjali e humbasin mėvetėsinė e tyre tė zakonshme. Kėto folje janė folje gjysmėndihmėse. Foljet gjysmėndihmėse pėrdoren pėr tė shprehur fillimin, vazhdimin ose mbarimin e veprimit tė emėrtuar nga folja qė vjen pas dhe qė ėshtė themelorja.


    7. Lexo tekstin:
    “Gjuha ėshtė mė e para e madhja shenjė e njė kombėsie.
    Ai qė s’do kombin e mėmėdheun e tij, ėshtė tradhtar e i lig;
    i tilli s’mund tė quhet njeri.” (S. Frashėri)

    a. nėnvizo kallėzuesorėt e kryefjalės
    b. me se janė shprehur kallėzuesorėt qė nėnvizove


    8. Lexo me vėmendje tekstin:
    “Lart nė male ishte ende pranverė. Shkrinte akulli dhe dėbora,
    buēisnin rrėketė e pėrrenjtė, gurgullonin krojet begatore,
    harlisej bari i ri shumė i hollė, bleronin drurėt e shkurret”

    a. Pėrcakto llojin e tekstit
    b. Nėnvizo gjymtyrėt homogjene dhe trego funksionin e tyre
    c. Nėnvizo secilin emėr bėrthamė


    9. Krijo njė fjali tė pėrbėrė me mė shumė se dy pjesė, ku tė pėrdoret njė PK dhe tri PN tė varura nga njėra-tjetra:
    a) Emėrto pjesėt pėrbėrėse tė fjalisė dhe pėrcakto shkallėn e secilės pjesė:
    b) Ndėro skemėn e fjalisė


    Shėnime pėr rifreskim e sistemim njohurish
    Pėr tė bėrė analizėn e njė fjalie tė pėrbėrė, veprojmė nė kėtė mėnyrė:
    1. Gjejmė dhe nėnvizojmė foljet vetore.
    2. Pėrcaktojmė dhe ndajmė pjesėt e fjalisė. Duhet tė na dalin aq pjesė, sa folje vetore janė pėrdorur nė fjali.
    3. Emėrtojmė pjesėt dhe shėnojmė numrin e tyre, duke u nisur nga pjesa kryesore ose e pavarur (Mund tė jenė mė shumė se njė) dhe duke vazhduar me pjesėt e nėnrenditura (tė varura), sipas raporteve tė lidhjes sė nėnrenditjes (varėsisė).
    4. Bėjmė skemėn e fjalisė duke i vendosur pjesėt sipas lidhjes qė kanė me njėra-tjetrėn.
    5. Analizojmė fjalėt e grupet e fjalėve qė na kėrkohen, duke treguar sė pari funksionin e tyre gramatikor dhe duke vazhduar me veēoritė (kategoritė) gramatikore tė secilės fjalė.


    10. Nė fjalitė e mėposhtme zgjero GE kryefjalė dhe GF:
    a. Njė nxėnės __________________ mėson ______________.
    b. Zogu __________________fluturoi _____________________.
    c. Njė nxėnė recitoi.---->____________________________________.
    d. Libri po lexohet. ---->______________________________________.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Solomoni
    Anėtarėsuar
    18-10-2008
    Postime
    134
    (vazhdim)

    11. Foljet nė kllapa vendosi nė kohėn e kryer tė thjeshtė tė dėftores:
    a) Fshatarėt (dėgjoi) ______ nė pyll njė zhurmė tė pakuptueshme.
    b) Nė oborr (tingėllon) ______ njė zile biēiklete.
    c) Fėmijėt i (uroj) ______ mėsueses ditėlindjen.

    12. Pėrdor si kundrinorė tė drejtė grupet emėrore (folje+GE):
    a. mali i Korabit ---> ________________________________.
    b. libri i leximit letrar ----> _________________________________.
    c. njė tregim i bukur i Spases ----> ________________________________.

    13. Nė fjalitė e mėposhtme afro kryefjalėn te folja:
    + Era e fortė e veriut, duke u pėrplasur nė vela, po e ēonte anijen drejt brigjeve tė panjohura.
    + Peshkatarėt , duke vozitur nga njėri breg tek tjetri, i mblodhėn rrjetat pa ndonjė vėshtirėsi tė madhe.
    + Qyteti, i larė nga shiu i natės, shkėlqente nėn rrezet e diellit.
    + Ismail Qemali, me tė zbritur nė durrės, u dėrgoi lajm gjithė delegatėve ta prisnin nė vlorė.
    + Gėzimi, me dėftesėn dhe fletėn e lavdėrimit nė dorė, duke buzėqeshur, u krenohej shokėve.

    14. Nė dy fjalitė e fundit (ush. 13), nėnvizo rrethanorėt, ē’lloj janė, me se shprehen.

    15. Ndėrto fjali tė pėrbėra duke i vendosur pjesėt me kėtė renditje:
    A. Pjesa kryesore dhe dy pjesė tė nėnrenditura kohore tė shkallės sė parė, tė bashkėrenditura ndėrmjet tyre. (Bėj skemėn)
    B. Dy pjesė kryesore tė bashkėrenditura qė plotėsohen nga njė pjesė e nėnrenditur kohore e shkallės sė parė (Bėj skemėn)
    C. Pjesė kryesore, pjesė e nėnrenditur ftilluese e shkallės sė parė, pjesė e nėnrenditur pėrcaktore e shkallės sė dytė. (Bėj skemėn)
    ---> Ne fund te ketij postimi kam bere per ndihme skemat. Shpresoj te jene te sakta.

    16. Nėnvizo pėremrin lidhor dhe trego funksionin e tij.
    a) Arkeologėt kanė gjetur disa gurė tė tipit sėpatė, qė dėshmojnė pėr njė kulturė prehistorike tė zhvilluar nė kėtė zonė.
    b) Llamba elektrike qė kishin vėnė te dera, ndriēonte tėrė vendin pėrreth me njė dritė tė fortė.
    c) Po vizitojmė bibliotekėn e re, e cila sė shpejti do tė hapė dyert pėr lexuesit.

    17. Lexo me vėmendje tekstin:
    “Prapa qelqeve tė dritareve po shikoj. Ngadalė-ngadalė, sikur ka frikė tė dėgjohet, bora fluturon mbi tokė e shtrohet mbi dhe. Bie kudo e duket se kėrkon tė ndreqė e tė zbukurojė.

    a. Pėrcakto llojin e tekstit
    b. Nėnvizo rrethanorėt e mėnyrės dhe trego me se shprehen
    c. Bėj skemėn e fjalisė sė dytė


    18. Jepen fjalitė:

    1. Klasa VII fitoi konkursin e fjalisė artistike.
    2. Ai emision ėshtė dhėnė nga disa kanale televizive.
    3. I sapoardhuri e kishte paramenduar kėtė atmosferė.
    4. Ky akt mund tė sqarohet vetėm nga tė pranishmit.

    Grupo:
    a. Janė fjali veprore:________________ Shndėrroji nė fjali joveprore
    b. Janė fjali joveprore: __________________. Shndėrroji nė fjali veprore

    Shėnime pėr rifreskim e sistemim njohurish
    Gjatė shndėrrimit tė njė fjalie veprore nė fjali JV, ndodhin tri ndryshime gramatikore:
    1. Folja merr formėn joveprore,
    2. Kryefjala e foljes veprore bėhet kundrinor i zhdrejtė i foljes joveprore. Ky kundrinor zakonisht ndėrtohet me parafjalėn nga, por edhe me parafjalėn prej.
    3. Kundrinori i drejtė i foljes veprore bėhet kryefjalė e foljes joveprore.
    Te fjalia joveprore kryefjala hsėnon atė qė pėson veprimin e shprehur nga folja, pra qenien a sendin mbi tė cilin bie ky veprim. Fjalia joveprore quhet edhe fjali pėsore. Ajo shėrben pėr tė vėnė nė dukje situatėn e atij ose asaj qė pėson veprimin.
    Pėrdorimi i fjalisė pėsore jep mė shumė mundėsi pėr tė komunikuar me fjali tė shkurtra.


    19. Rishkruaj secilėn fjali, duke zėvendėsuar pėrcaktorin me njė PN:
    a. Mė hodhi fati nė njė ishull tė pabanuar.
    b. Pėr kėtė punė pėrdorja njė hu tė trashė.

    20. Rishkruaj secilėn fjali, duke zėvendėsuar rrethanorin me njė PN:
    a. Nganjėherė mė duheshin dy ditė pėr t’i shpėnė nė banesėn time.
    b. Pėr tė kėnaqur oreksin tim tė pangopur, kam gllabėruar shumė desh.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-07-2007
    Postime
    128
    Solomon,Dea,DeuS,
    sakush qe e do gjuhen shqipe,sigurisht se do ju admiroj per kete pune te nisur.Kjo pune juaja,kujtoj,do te jete ndihmese e madhe per arsimtaret e gjuhes shqipe,veqanerisht ne ato shkolla qe kane edhe internetin.
    Me shume se sa te admiroheni,ju meritoni respekt.

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-07-2007
    Postime
    128
    Solomon,Dea,DeuS,
    kjo pune e juaja ne fushenb e gramatikes se gjuhes shqipe eshte me shume se sa testim.Kjo eshte forma me praktike e mesimit te gjuhes dhe rregullave te saj permes internetit.

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar mė parė nga Solomoni Lexo Postimin
    (vazhdim)

    11. Foljet nė kllapa vendosi nė kohėn e kryer tė thjeshtė tė dėftores:
    a) Fshatarėt (dėgjoi) degjuan nė pyll njė zhurmė tė pakuptueshme.
    b) Nė oborr (tingelloi ______ njė zile biēiklete.
    c) Fėmijėt i (uroj) uruan______ mėsueses ditėlindjen.

    12. Pėrdor si kundrinorė tė drejtė grupet emėrore (folje+GE):
    a. mali i Korabit ---> __Agimi tregoi ne harte malin e Korabit______________________________.
    b. libri i leximit letrar ----> _Arbi nxori librin e leximit letrar.________________________________.
    c. njė tregim i bukur i Spases ----> _Sot ne klase lexuam nje tregim te bukur te Spases._______________________________.

    13. Nė fjalitė e mėposhtme afro kryefjalėn te folja:
    + Era e fortė e veriut, duke u pėrplasur nė vela, po e ēonte anijen drejt brigjeve tė panjohura.
    Era e forte e veriut po e conte anijen drejt brigjeve te panjohura duke u perplasur ne vela.
    + Peshkatarėt , duke vozitur nga njėri breg tek tjetri, i mblodhėn rrjetat pa ndonjė vėshtirėsi tė madhe.
    Peshkataret i mblodhen rrjetat pa ndonje veshtiresi te madhe duke vozitur nga njeri breg tek tjetri.
    + Qyteti, i larė nga shiu i natės, shkėlqente nėn rrezet e diellit.
    Qyteti shkelqente nen rrezet e diellit i lare nga shiu i nates.+
    Ismail Qemali, me tė zbritur nė durrės, u dėrgoi lajm gjithė delegatėve ta prisnin nė vlorė.
    Ismail Qemali u dergoi lajm gjithe delegateve ta prisnin ne Vlore me te zbritur ne Durres
    + Gėzimi, me dėftesėn dhe fletėn e lavdėrimit nė dorė, duke buzėqeshur, u krenohej shokėve.
    Gezimi u krenohej shokeve duke buzeqeshur me deftesen ne dore .

    [.
    .................................................. .................
    Feelings change - memories don't.

  19. #19
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    16. Nėnvizo pėremrin lidhor dhe trego funksionin e tij.

    a) Arkeologėt kanė gjetur disa gurė tė tipit sėpatė, qė dėshmojnė pėr njė kulturė prehistorike tė zhvilluar nė kėtė zonė.
    b) Llamba elektrike qė kishin vėnė te dera, ndriēonte tėrė vendin pėrreth me njė dritė tė fortė.
    c) Po vizitojmė bibliotekėn e re, e cila sė shpejti do tė hapė dyert pėr lexuesit.
    Sa per te ndihmuar pak dea 07

    a) Arkeologėt kanė gjetur disa gurė tė tipit sėpatė, (te cilet) dėshmojnė pėr njė kulturė prehistorike tė zhvilluar nė kėtė zonė.

    b) Llamba elektrike (te cilen) kishin vėnė te dera, ndriēonte tėrė vendin pėrreth me njė dritė tė fortė.

    c) Po vizitojmė bibliotekėn e re, e cila (qe) sė shpejti do tė hapė dyert pėr lexuesit.

    Te them te drejten funksionin qe kryen nuk jam ne gjendje ta sqaroj. Ka shume vite qe jam shkeputur nga shkolla dhe cuditem si arrij t'i mbaj mend disa prej ketyre rregullave. Ndoshta eshte nga fakti qe gjuhen shqipe dhe gramatiken e saj e adhuroja, por ne te njejten kohe, ne brendesi edhe e kritikoja, per kompleksitetin, per mendimin tim te panevojshem, qe ka. Duhet te ishte pak me e thjeshtuar.


    17. Lexo me vėmendje tekstin:“Prapa qelqeve tė dritareve po shikoj. Ngadalė-ngadalė, sikur ka frikė tė dėgjohet, bora fluturon mbi tokė e shtrohet mbi dhe. Bie kudo e duket se kėrkon tė ndreqė e tė zbukurojė.

    Dy te parat, mendoj se jane fjali deftore, ndersa e treta lidhore.
    Me c'mbaj mend, di te gjej vetem kryefjalen e cila eshte 'Bora'
    Hellp pipell se tani as qe ja kam haberin me tej (lol)

  20. #20
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet nė Bllog
    1
    17. Qarko vetėm rastin a, b ose c, ku fjala ėshtė shkruar drejt:
    1. a. Ditė lindje b. Ditė-lindje c ditėlindje
    2. a. Teknikoshkencor b tekniko shkencor c. Tekniko-shkencor
    3. a. Meshollė b. Mes-hollė c. Mes hollė

    18. Fjala shumėngjyrėshe ėshtė fjalė e pėrbėrė. Shkruaj edhe katėr fjalė tė tjera tė pėrbėra qė tė kenė nė pėrbėrje fjalėn shumė.
    shumėplanėshe, shumėlinjėshe, shumėsportėshe, shumėvlerėshe, shumėformėshe

    15. Zėvendėso fjalėt e nėnvizuara me njė fjalė antonime:

    “ Plaku (Djaloshi) e ndiente veten shumė (pak) tė lodhur (ēlodhur), edhe pse vitet kishin lėnė gjurmė tė lehta (rėnda) nė mendjen e tij. Pasuri (Varfėri) nuk kishte pasur asnjėherė (gjithmonė). Ai edhe pse s’kishte qenė i pasur (i varfėr), miqtė (armiqtė) i kishte pritur me zemėr tė bardhė ( pushkė). Tani (Pastaj) ai zemėrohet (kėnaqet) me fėmijėt e tij qė i kanė dalė tė pazot (zot). Plaku s’ka (ka) besim se dikush (askush) do tė ēajė mirė nė jetė”.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ilia spiro : 02-04-2009 mė 07:16

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjuha Shqipe - Kisha dhe Kleri Katolik
    Nga toni77_toni nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 02-10-2011, 14:48
  2. Dėshtimi i gjuhės standarde shqipe te gegėt!
    Nga Davius nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 460
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 20:27
  3. Armiqtė e gjuhės shqipe dhe triumfi i saj
    Nga brooklyn2007 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 11:35
  4. A vihet ne diskutim Sovraniteti Kombit?
    Nga Dito nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 20:17
  5. Armiqte e Gjuhes Shqipe?
    Nga Tastiera nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-10-2005, 10:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •