Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 68
  1. #1
    It's Good to Be Yourself Maska e new-man
    Anėtarėsuar
    16-10-2008
    Postime
    355

    Flamuri i Kosoves




    Flamuri i Kosovės ėshtė njė flamur i verdhė, i bardhė dhe i kaltėr me hartėn e Kosovės nė mes dhe 6 yje lart qė prezantojnė 6 komunitetet nė Kosovė. Mė 17 shkurt 2008 bashkė me pavarėsinė u zgjodh edhe flamuri i Kosovės nga Kuvendi i Kosovės.



    Historia
    Deri mė 17 shkurt 2008 nė Kosovė u pėrdor Flamuri i Shqipėrisė. Mė 2007 nė Prishtinė pati njė ekspozitė mė temėn "Flamuri i Kosovės". Pėr flamurin e Kosovės ka pasur shumė propozime, ndėr tė tjerė nga LDK-ja dhe Joseph DioGuardi. Diskutimet pėr flamurin e Kosovės filluan paralelisht me diskutimin pėr statusin e Kosovės.

    Dizajnuesi i flamurit ėshtė Muhamer Ibrahimi, qė ėshtė njėkohėsisht dhe ish luftėtar i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.



    Pėrshkrimi
    Flamuri i Kosovės ėshtė njė flamur i verdhė, i bardhė dhe i kaltėr me hartėn e Kosovės nė mes dhe 6 yje lart qė prezentojnė 6 komunitetet nė Kosovė. Mė 17 shkurt tė vitit 2008 bashkė me pavarėsinė u zgjodh edhe flamuri i Kosovės nga Parlamenti.


    Stema e Kosovės


    Stema e Kosovės ėshtė simbol i Republikės sė Kosovės i cili publikisht u paraqit pėr herė tė parė nė ditėn e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės mė 17 shkurt tė vitit 2008.
    Gjashtė yje tė bardha nė hark mbi formėn e artė tė Kosovės tė parė nė njė hartė tė zakonshme, tė vendosur nė njė mburojė nė formė tė trekėndėshit tė rrumbullakėt nė njė fushė tė kaltėr tė rrethuar me tė artė.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    I don't like to fuss or fight, just tryin' to live life right ! Florim Qerimi

  2. #2
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anėtarėsuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266
    ideal do ishte nje flamur i perbashket
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga toni007 : 20-03-2009 mė 18:41

  3. #3
    tHeKtHi MaMa :P
    Anėtarėsuar
    24-11-2008
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    1,708
    TJA vizatoim edhe noj dardh aty mrenda

    pls do i humbte lezeti flamurit kombtar
    if love is the answer, could you rephrase the question?

  4. #4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    26-10-2008
    Vendndodhja
    Republic oF Kosovo
    Postime
    1,162
    Citim Postuar mė parė nga prishtinase Lexo Postimin
    TJA vizatoim edhe noj dardh aty mrenda

    pls do i humbte lezeti flamurit kombtar
    hahahahaha, , jo jo po ja vizatojm edhe do gjygyma te qajit, edhe do filxhana aty , edhe pe shkrujm nerfundi e cliroj kosoven ibrahim rugova tu pi qaj e kafe ...

  5. #5
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anėtarėsuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty mė gjen, nėn hijen tėnde qė mė le amanet!Nėse tė duket qė kam humb,mė kerko atje ku fryn uragani i kohės,atje do mė gjeshė,duke tė kėrkua Ty!
    Postime
    7,750
    Citim Postuar mė parė nga Hard_Style Lexo Postimin
    hahahahaha, , jo jo po ja vizatojm edhe do gjygyma te qajit, edhe do filxhana aty , edhe pe shkrujm nerfundi e cliroj kosoven ibrahim rugova tu pi qaj e kafe ...
    Mos ofendo te lutem!Shishen me Wiski bene, se qaj e kafe i ka pas lan mooooti!
    Rėndesia e njė personi nuk vlerėsohet nga hapėsira qė zė, por nga boshlleku qė le kur nuk ėshtė mė.

  6. #6
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    26-10-2008
    Vendndodhja
    Republic oF Kosovo
    Postime
    1,162
    Citim Postuar mė parė nga e panjohura Lexo Postimin
    Mos ofendo te lutem!Shishen me Wiski bene, se qaj e kafe i ka pas lan mooooti!
    ahahaha , mir e ki ...po mandej i fusim aty , jack daniels , dunhill ni shteg , malboro t'kuq , mandej gjera ushqimore , reqel , pekmez, oriz , ni qen t'sharrit , do bullica , ja vizatojm edhe ni mulli me er qe e paten zbulu iliret. etj etj ....

  7. #7
    -
    Anėtarėsuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Po ju po harroni shallin?
    Duhet vene rrotull qafave te shqiponjes shalli i Ibrahimit. Kishte deklaruar i ndyeri qe kur te shpallej pavaresia do hiqte shallin dhe do e vinte ne flamur.
    -

  8. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Kavir pėr postimin:

    SKIFTERI&12.05 (18-02-2014)

  9. #8
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    26-10-2008
    Vendndodhja
    Republic oF Kosovo
    Postime
    1,162
    Citim Postuar mė parė nga Kavir Lexo Postimin
    Po ju po harroni shallin?
    Duhet vene rrotull qafave te shqiponjes shalli i Ibrahimit. Kishte deklaruar i ndyeri qe kur te shpallej pavaresia do hiqte shallin dhe do e vinte ne flamur.

    a thu a e ka hjek ??????

  10. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Hard_Style pėr postimin:

    SKIFTERI&12.05 (18-02-2014)

  11. #9
    -
    Anėtarėsuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Besoj se e ka hequr ne shenje zie. S`e perdor dot me per te genyer shqiptaret me "pavaresine" sci genjehen kalamajte "do te te jap nje cokollate".
    Pavaresia e Ibrahimit ishte bere si dhelpra qe priste t`i binin bolet dashit.
    -

  12. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Kavir pėr postimin:

    SKIFTERI&12.05 (18-02-2014)

  13. #10
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    26-10-2008
    Vendndodhja
    Republic oF Kosovo
    Postime
    1,162
    Citim Postuar mė parė nga Kavir Lexo Postimin
    Besoj se e ka hequr ne shenje zie. S`e perdor dot me per te genyer shqiptaret me "pavaresine" sci genjehen kalamajte "do te te jap nje cokollate".
    Pavaresia e Ibrahimit ishte bere si dhelpra qe priste t`i binin bolet dashit.

    ahahahahahahaha...loool...ke fol me vend.

  14. #11
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Flamuri i Kosoves



    Kosova luajti me flamur dhe himn, serbėt ēmenden


    Valais, 17 qershor – Pėrfaqėsuesja e futbollistėve tė rinj tė Kosovės (U21) e luajti ndeshjen nė Valais Cup nė Zvicėr, ku ėshtė pranuar si anėtare me tė drejta tė plota, ndonėse ende nuk ėshtė, gjė qė ka ēuar pluhur tė madh nė Serbinė fqinje. Mediet serbe shkruajnė pėr kėtė si “njė skandal pa precedent” dhe se "Sepp Blatter i ka bėrė serbėt gomarė”, sepse kreu i FIFA-s para ca ditėsh nė Beograd ka kėrkuar qė fėmijėt nga Kosova tė mund tė luajnė futboll, transmeton gazeta kroate V. List.

    Nė ndeshje janė paraqitur simbolet shtetėrore dhe ėshtė lėshuar himni i Kosovės, me ēka ėshtė shkelur vendimi i FIFA-s, e cila ka lejuar zhvillimin e ndeshjeve por pa simbole shtetėrore, pasi qė Kosova ende nuk ėshtė njohur nga Kombet e Bashkuara.

    “Do tė protestojmė nė FIFA dhe ndaj Federatės sė futbollit tė Zvicrės”, ka thėnė pėr mediet serbe kreu i FFS-sė, Tomislav Karaxhiq.

    Pos kėtij suksesi tė rinjtė e Kosovės nuk kanė kaluar edhe aq mirė nė kėtė turne. Nė ndeshjen e parė kundėr Ganės humbėn me penallti (nė kohė tė rregullt ndeshja pėrfundoi baras), kurse nė ndeshjen e dytė kundėr moshatarėve tė Egjiptit pėsuan humbje katastrofave me rezultatin 0:8. Ndeshjen e ardhshme tė rinjtė e Kosovės e luajnė kundėr Brazilit.

  15. #12
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anėtarėsuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Pėr: Flamuri i Kosoves

    me kujtohet kur na genjenin kur tnonin se nuk ben dy shtete me nje flamur por po te hyni ne internet dote gjeni disa shtete me flamuj te njejt

  16. #13
    i/e regjistruar Maska e Hotlani
    Anėtarėsuar
    22-11-2012
    Postime
    273

    Pėr: Flamuri i Kosoves

    Ka vend edhe pėr disa flamuj shqiptar deri sa te bashkohen trojet shqiptare na duhen ende flamuj!
    Kultura,sjellja edukata,arsimi e bėjnė njeriun tė vlefshėm!!!!

  17. #14
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Flamuri i Kosoves

    http://www.youtube.com/watch?v=RWwKp5rKMT0#t=146

    Serbet festojn me flamur te Kosoves
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  18. #15
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Flamuri i Kosoves



    Si u krijuan simbolet e shtetėsisė sė Kosovės
    Simbolet tona shtetėrore dhe kombėtare, tė ngjallin krenari, e cila nuk shuhet kurrė. Pėrmes gjuhės sė simboleve njė komb apo shtet ua transmeton pjesėtarėve tė tij, por edhe kombeve tė tjera, kuptimin e ekzistencės sė tij, lindjes sė tij dhe qėllimeve. Me shpalljen e Pavarėsisė sė Kosovės 6 vjet mė parė, janė miratuar edhe simbolet shtetėrore.
    POSTUAR 19:10 / 15.02.2014
    Majlinda Doda
    Himni, flamuri dhe stema janė tri simbolet shtetėrore tė cilat janė miratuar menjėherė pas shpalljes sė Pavarėsisė sė shtetit tė Kosovės me 17 Shkurt 2008. Sa ka qenė e vėshtirė pėrgatitja e kėtyre simboleve qė tashmė Kosova pėrfaqėsohet me identitetin e saj. Atė kohė, pėrzgjedhja e simboleve u realizua nga kryeministri Hashim Thaēi dhe juria seleksionuese pėr simbolet e shtetit e cila pėrbėhej nga pėrfaqėsues tė tė gjitha etniteteve politike parlamentare, pėrfaqėsues tė minoriteteve dhe pėrfaqėsues nga sfera akademike. Kjo pėrzgjedhje u dėrgua nė Kuvendin e Kosovės pėr aprovim ku edhe u aprovua.

    Flamuri ėshtė rezultat i punės sė konkurruesit Muhamer Ibrahimi dhe pėrbėhet nga gjashtė yje tė bardhė qė janė mbi hartėn e artė tė Kosovės tė vendosur nė njė hapėsirė tė kaltėr. Gjashtė yjet zyrtarisht pėrfaqėsojnė gjashtė grupet etnike mė tė mėdha nė shtetin e Kosovės. Disenjatori i tij, Muhamer Ibrahimi, thotė se pėr Flamurin qė sot na pėrfaqėson, ka filluar tė punojė menjėherė pas shpalljes sė konkursit. Ai ėshtė punuar nė qershor tė vitit 2007.

    ”Ide pėr flamurin e Kosovės ka pas mė herėt sesa qė ėshtė shpall konkursi. Kur veē ėshtė folur se Kosova nuk mund tė pėrfaqėsohet mė simbole tė njėjta me ato tė shtetit tė Shqipėrisė, dhe ka pasur edhe ekspozita tė ndryshme, rreth dukjeve tė simboleve, pėrgatitjes sė opinionit. Kėtė version qė ėshtė kam filluar ta punojė pas shpalljes sė konkursit, i cili i ka pasur disa kritere, mos me thėnė kufizime dhe nė bazė tė atyre ėshtė pranuar Flamuri i Republikės sė Kosovės i cili ėshtė edhe tash. Kriteret kanė qenė qė tė mos ngjajė me flamujt e tjerė, tė mos ketė ngjyrat tė cilat e pėrfaqėsojnė ndonjė etni nė Kosovė apo simbole qė e pėrfaqėsojnė ndonjė etni nė Kosovė”, thotė Muhamer Ibrahimi.

    Rreth disenjimit tė kėtij simboli shtetėror ka pasur kundėrshtime dhe refuzime, por, Ibrahimi thotė se Flamuri i Republikės sė Kosovės rrjedh nė bazė tė shtetit tė Kosovės. Kuvendi dhe liderėt e Kosovės janė pajtuar dhe qytetarėt duhet ta respektojnė kėtė dhe simbolet e shtetit tė tyre thotė Ibrahimi.

    ”Tė them tė drejtėn, unė si krijues nuk jam i kėnaqur duhet qytetarėt ta pranojnė pak mė afėr dhe meqė e kemi pranuar kompromisin se duhet tė jetojmė me njė shtet i cili ėshtė i projektuar tė jetė multietnik, shtet i qytetarėve edhe nėse nuk e duam flamurin, tė paktėn ta respektojnė edhe shtetin normal sepse ėshtė obligim i yni qytetar”, shton Ibrahimi.

    Ai rikujton se konkurrenca ka qenė shumė e madhe diku 1 mijė e 60 punime, por qė thotė se asnjėherė nuk i kishte shkuar nė mendje se do tė ishte vepra e tij qė do tė mbetej nė histori.

    ”Konkurrenca ka qenė shumė e madhe, ka qenė njė konkurs ndėrkombėtare, ka pas krijues edhe nga vendet e tjera nėse nuk gaboj kanė qenė diku mbi 1060 garues dhe asnjė nga ne nuk e kemi pritur qė do tė jem fitues deri nė finale dhe kur kemi hyrė nė finale 5, na kanė thirr dhe kanė kėrkuar nga ne simbolet qė i kemi punuar, dhe na kanė kumtuar qė duhet tė jemi larg mediave dhe tė tjerėve”, thotė ai.

    Shteti i Kosovės po ashtu identifikohet edhe me himnin i cili ėshtė kompozuar nga Mendi Mengjigji dhe i cili nuk pėrmban tekst. Ai ėshtė pranuar mė 11 Qershor tė vitit 2008.

    Nė ndėrkohė, shpallja e Pavarėsisė nė shkurt tė vitit 2008 pritej nga ēasti nė ēast edhe pse nuk kishte njė datė tė saktė. Nė momentin e shpalljes, duhej edhe organizime. I tėrė ky organizim i kremtes shtetėrore ėshtė bėrė nėn patronazhin e kryeministrit tė Kosovės. ish -shefi i protokollit shtetėror Haki Merovci ka qenė njė nga organizatorėt e kremtes sė pavarėsisė sė vendit. Merovci festėn e Pavarėsisė e quan njė ditė tė veēantė historike e gravurar me shkronja ari me njė atmosfere madhėshtore nė ēdo anė tė Kosovės.

    ”Evenimenti kryesor i kėsaj kremte shtetėrore ėshtė bėrė nė sallėn 1 Tetori nė Prishtinė nė orėt e mbrėmjes me pjesėmarrje tė mbi 500 mysafirėve nga vendi ynė duke pėrfshirė edhe pėrfaqėsues tė misioneve diplomatike tė cilat ishin tė akredituara nė Kosovė. Kjo pritje shtetėrore ėshtė karakterizuar me fjalime tė personaliteteve tė larta shtetėrore, me pika muzikore nga Filarmonia e Kosovės dhe disa pika nga evenimenti I kėsaj kremteje. Ia vlen tė theksohet se Salla 1 Tetori nė kėtė mbrėmje ka pasur njė arenė festive, tė dizajnuar pėr mrekulli me shumė elemente atraktive, nė mesin e tyre flamuri shtetėror, kombėtarė, flamuri I BE, SHBA-sė, NATO-sė, Kombeve tė Bashkuara, dhe shteteve anėtare tė OKB-sė”, thotė Merovci.

    Ai thekson se flamujt shtetėrorė tė Kosovės rreth 1 mijė, ishin porositur nė Turqi shumė pak kohė para shpalljes sė pavarėsisė. Merovci edhe sot ėshtė falėnderues pėr shpejtėsinė qė ka treguar shteti I Turqisė pėr punimin e flamujve. Ai thotė se nė organizimin e kėsaj feste kanė qenė njė grup prej 30 personash, tė cilėt me shumė kėnaqėsi dhe me dinjitet kanė bėrė qė ēdo gjė tė duket pėr mrekulli pėr ditėlindjen e shtetit.

    ”Vendosja e tė ftuarave ėshtė bėrė sipas rregullave tė protokollit, d.m.th me vendosje nė radhėn e pėrfaqėsisė ėshtė marr grupi I protokollit I cili ka demonstruar njė performancė shumė solide. Gjithė kohės sė shkurtėr qė ka qenė pėr organizimin e pavarėsisė, ne jemi ka kemi dal duke ju falėnderuar njė bashkėpunimi tė mirėfilltė lidhur me protokoll, ėshtė formuar njė grup enkas pėr kėtė mbrėmje 20-30 persona ku e pėrcaktuar mė shumė ka qenė struktura gjinore femėr edhe kemi bėrė njė porosi tė gardėrobės mė tė veēantė pėr atė ditė, ka qenė njė trup protokollar qė me tė vėrtetė qė kanė dhėnė njė performancė shumė solide. Kaptina mė e veēantė e atij grupi ka qenė se kemi bėrė pėrpjekje qė ēdo pjesėmarrėsi t’i dhurojmė nga njė trėndafil tė kuq e cila e ka zmadhuar edhe mė shumė artin e shtetit”, shton ai.

    Deklarata e Pavarėsisė - dokumenti me tė cilin Kuvendi i Kosovės shpalli shtetin sovran pėrmban shumė tė veēanta, jo vetėm nė pėrmbajtjen e saj, por edhe nė ruajtjen e deritashme. Edhe 6 vjet pas shpalljes, Kuvendi i Kosovės, nuk e ka pėrcaktuar me ligj se ku duhet mbahet dokumenti me tė cilin ky institucion shpalli vendin shtet sovran. Origjinali i deklaratės sė pavarėsisė ndodhet nė hapėsirat e kabinetit tė Kuvendit tė Kosovės, konkretisht nė zyrėn e kryetarit tė Kuvendit. Sekretari i pėrhershėm nė Kuvendin e Kosovės, Ismet Krasniqi, thotė se arsyeja e vendosjes sė tė njėjtės nė ato hapėsira ėshtė bėrė pėr shkaqe sigurie dhe pėr mos gatishmėrinė e Muzeut tė Kosovės qė tė sigurojė kushte pėr ruajtjen e saj.

    ”Garanca pėr qėndrimin e deklaratė sė Pavarėsisė qėndron nė atė kabineti i kryetarit ėshtė i vėzhguar me kamera 24 orė dhe njėkohėsisht gjatė gjithė 24- orėshit hapėsira ėshtė e monitoruar nga rojet, konkretisht policia e cila e ruan objektin jashtė qė dhe brenda saj. Na ėshtė thėnė se deklarata e pavarėsisė duhet tė vendoset nė njė tavolinė pak mė tė veēantė, dhe tė mbulohet mė njė qelq i cili do tė jetė rezistencė nga veprimet e kohės dhe lagėshtisė sė ajrit, por njėkohėsisht edhe nga fotografitė e shpeshta, nga blicet qė mund ta dėmtojnė letrėn nė varėsi nė intensitetit tė blicit ku bėhet shkrepja e aparatit fotografik”, thotė Ismet Krasniqi.

    Nė shtetet demokratike dokumentet e rėndėsishme tė shtetit vendosen nėpėr Muze, nė mėnyrė qė qytetarėt tė kenė mundėsi t’i shohin nga afėr ato. Mirėpo kjo praktikė nuk pėrdoret edhe nė vendin tonė. Pėr kėtė sekretari Krasniqi thotė se Muzeu ende nuk i ka plotėsuar kriteret qė kėrkohen pėr ruajtjen e kėtij dokumenti.

    ”Ėshtė biseduar mė faktor tė relevant vendor dhe ndėrkombėtarė pėr trajtimin e mėtejmė si njė dokument me vlerė tė veēantė, ėshtė thėnė se nė muzeun e Kosovės duhet tė behėn disa pėrgatitje dhe me rastin se ata do tė sigurojnė njė qelq pėr tė cilin nuk kam shumė dijeni se ku sigurohet dhe sa kushton dhe i cili do tė vendosjes mbi deklaratėn kur e shkruar deklarata e pavarėsisė, kuvendi ėshtė i gatshėm t’ia prezantoj Muzeut pėr ruajte tė mėtutjeshme”, shton Krsaniqi.

    Njė pergamenė qė do tė mund tė qėndrojė mė shumė se 700 vjeēar i dimensioneve 80 me 50 centimetra i cili iu fal Kosovės nga Muzeu i Londrės, ka qenė letra nė tė cilėn ėshtė shkruar Deklarata e Pavarėsisė sė Kosovės. Pėrderisa tė gjithė prisnin nė ankth ēastin historik, profesor i Universitetit tė Prishtinės, Shyqyri Nimani e hidhte tekstin e deklaratės mbi pergamenė. Ai thotė se ndjehet i shpėrblyer nga Zoti qė i ka ofruar kėtė mundėsi. Gjashtė vjet mė vonė profesor Nimani, i kujton kėto ēaste tė ankthshme dhe historike. I kishte vetėm 16 orė pėr ta kaligrafuar tė tėrėn.

    ”Kanė qenė 16 orė tė shkrimit tė kėsaj deklarate. Unė paraprakisht kam qenė i informuar se do tė jetė njė faqe teksti i deklaratės dhe pata kėrkuar qė tė kem sė paku 5 deri 6 ditė pėr ta kaligrafuar, por atė mbrėmje kur mė ftuan nė qeveri dhe e pashė qė kishin qenė mė shumė se 4 faqe e gjysmė, pėr mua ishte njė tronditje shumė e madhe, pėr arsye se e disha se kisha jashtėzakonisht pak kohė dhe e ishte e pamundur qė njeriu nė mėnyrė korrekte, me iniciale me ornamente vlorale e tė tjera, atėherė mu deshtė tė vendos se cfarė tipi tė shkronjave tė pėrdori. Dhe unė atė natė e kam pasur shumė tė vėshtirė dhe vendosa tė pėrdorė ajo qė ėshtė esenciale njė tip njė stil shkronjash, njė fond i cili ėshtė i bukur, subtil dhe i cili shkruhet shumė mė lehtė sesa stilet tjetra, prandaj unė thash meqė formula e Pagėzimit ėshtė njė dokument i shkruar me kaligrafi tė bukur nga viti 1462 me tė cilin ne mburremi qė ėshtė dokumenti mė i vjetėr i shkruar nė gjuhėn shqipe, dhe ajo ėshtė shkruar nė stilin e bukur italik”, thotė profesor Nimani.

    Akrepat e orės po lėviznin me tė shpejt dhe koha po fluturonte bashkė me tė edhe ethet e kohės se a do tė arrinte ta pėrmbyllte me sukses kėtė sprovė tė jetės e cila do tė mbetej nė histori. Profesor Nimani thotė se ka pasur rast qė ka menduar se nuk do t''''''''ia dilte dot.

    ”Kėshtu qė unė pata trauma shumė tė mėdha sidomos nė ditėn e nesėrme ku kishin mbetur sė paku edhe 3 orė pėr tė kaluar kjo pergamenė nė kuvendin e Kosovės pėr tu lexuar dhe pėr tu nėnshkruar dhe nė njė qastė unė mendova se do tė dėshtojė pėr herė tė parė nė jetėn time se nuk do tė mund ta kryej tėrė tekstin dhe me fuqinė tė madhe, me eksperiencė dhe me ndihmėn e zotit unė arrita qė ta kryej diku rreth 15 minuta para orės 3. Kohė pas kohe kanė ardhur kryeministri, zv kryeministri dhe tė tjerė, por mė sė shpeshti kryeministri, e kishte parė njėherė 1/3 njėherė gjysmėn e tekstit dhe nė fund erdh 15 min pėrpara dhe kaloi andejpari dhe ishte i lumtur qė kjo pėrfundoi”, shton ai.

    Nimani thekson se pergamena e ka jetėn e pakufizuar nėse ruhet mirė, ėshtė larg rrezeve ultraviolete tė diellit, larg faktorėve tė tjerė siē ėshtė lagėshtia dhe ajo do tė zgjas shumė dhe pėr tėrė jetėn gjeneratat e reja do ta kenė njė dokument qė do tė jetė si njė fosil i pėrjetshėm.

    Atė e ka lexuar kryeministri i atėhershėm dhe i tashėm, Hashim Thaēi. Shteti ėshtė shpallur nga kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, ndėrsa i pari qė ka vėnė firmėn mbi Pergamenėn e Pavarėsisė, ka qenė ish-presidenti, Fatmir Sejdiu. Deklarata e pavarėsisė qė mban nėnshkrimin e 109 deputetėve tė pėrbėrjes aktuale tė legjislativit pėrbėn njėrėn prej deklaratave mė tė gjata tė pavarėsisė. Deri mė tani nuk ėshtė bėrė kurrė e qartė se kush ėshtė ose kush janė autorėt e vėrtetė tė hartimit tė kėsaj deklarate qė shpallte Kosovėn shtet. Deklarata e pavarėsisė ėshtė miratuar me aklamacion, me 109 vota pėr dhe asnjė kundėr. Njė kopje e Deklaratės sė Pavarėsisė i ėshtė dhuruar Arkivit tė Kosovės e njė tjetėr Bibliotekės Kombėtare. Shumė personaliteteve u ėshtė dhėnė nė format mė tė ngushtė, e shumė zyrtarė tė lartė tė shtetit e mbajnė nė pjesėt ballore tė zyrave tė tyre. Megjithėse shprehet me modesti se secili artist do ta bėnte njė gjė tė tillė, profesor Nimani i qėndroi besnik popullit tė tij deri nė minutat e fundit tė shpalljes sė pavarėsisė.

    Njė tjetėr simbol i lirisė ėshtė ai NEW BORN. Ai ėshtė i gjatė 24 metra dhe peshon 9 ton, ndėrsa zė njė sipėrfaqe prej 192 m2, qė edhe mė tutje mbete para Pallatit tė Rinisė. Monumenti arriti tė shprehė vetėm me njė fjalė gjithēka qė akti i pavarėsisė duhet tė sillte nė Kosovė dhe pėrtej saj, pėr tė pėrcjellė mesazhin e njė vendi qė po e niste gjithēka nga fillimi. Ideatori dhe kreatori i saj, Fisnik Ismajli thotė se kjo vepėr, fillimisht ėshtė dashur tė vendoset diku tjetėr, por tani ajo ka bėrė vendin dhe identitetin e saj aty ku ėshtė sot.

    ”Unė dhe mė herėt e kam propozuar si ide, por NEW BORN do tė mbetet aty ku ėshtė tani, sepse ėshtė vend mė adekuat pėr NEW BORN-in, dhe pse ėshtė pėrdorė fillimisht pėrkohėsisht tani tash 6 vjet ai ia ka bėrė vetės vendin aty dhe identifikohet me atė hapėsirė dhe krejt ēka kam kėrkuar deri tash dhe shpresoj qė kėtė vit do tė realizohet ėshtė dosja e njė bazamenti tė ēimentos dhe zhvendosja e NEW BORN-it 3-4 metra majtas nė mėnyrė qė tė lirohet hyrja e Pallatit tė Rinisė dhe 2-3 metra tė jetė mė afėr rrugės, pra do tė mbetet kėtu ku ėshtė”, thotė Fisnik Ismajli.

    Njerėz nga e gjithė bota, pėrfshirė edhe personalitete tė botės sė artit dhe politikės kanė vendosur firmat dhe kanė shprehur emocionet e tyre mbi kėtė monument, duke e kthyer atė nė njė vepėr arti qė ndryshon ēdo ditė. Ideatori Ismajli ka vendosur qė ēdo ditėlindje tė shtetit ky simbol tė duket ndryshe. Vitin e kaluar ky simbol i lindjes ishte ngjyrosur me tė gjithė flamujt e shteteve qe e kanė njohur Kosovėn, ndėrsa nė kėtė pėrvjetor tė shtetit, simboli i lirisė ėshtė i ngjyrosur me uniforma ushtarake tė viti 1999, tė cilat na kanė ndihmuar gjatė luftės para 15 vitesh: rroba tė ushtarėve tė NATO-sė, rroba identifikuese tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės si dhe tė Ushtrisė sė Shqipėrisė. NEWBORN-i, qė pėr qytetarėt vazhdon tė mbetet njė simbol i lirisė, u pėrfshi edhe nė reklamėn e fundit pėr Kosovėn nė CNN.

    Sot, simbolet e Kosovės: flamuri, himni dhe stema, tė gjitha kėto pėrdoren nė respektim tė neneve nga ligji pėr protokollin e shtetit nr. 03/L-132 dhe duke i respektuar edhe aktet nėnligjore te cilat dalin nga ligji me sipėr. Flamuri shpaloset nė mjediset e brendshme dhe tė jashtme tė institucioneve shtetėrore dhe publike, nė universitete, nė selitė e partive politike, nė institucione shkencore e kulturore, nė objekte tė kultit dhe nė organizata tė ndryshme. Nė kėto raste, flamuri qėndron nė tė djathtė tė vendit. Ai sot respektohet duke u pėrdorur nė: rastet e takimeve ceremoniale tė pėrfaqėsuesve tė institucioneve shtetėrore me pėrfaqėsues tė shteteve tė huaja, me rastin e takimeve vendore dhe ndėrkombėtare, tubimeve publike, me rastin e festave zyrtare, me rastin e ditėve pėrkujtimore,garave sportive, kulturore dhe garave tjera, shfaqjeve humanitare, ushtarake, dhe tjera.

    Sė fundi ku ka valuar Flamuri i Kosovės dhe ėshtė intonuar himni i Kosovės ėshtė nė Paris tė Francės, ku xhudisjta kosovare Majlinda Kelmendi fitoi medalje tė artė me Ipon dhe me kėtė medalje ajo ka fituar pikė tė reja pėr kualifikim nė Lojėrat Olimpike ”Rio 2016”.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  19. #16
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Flamuri i Kosoves

    Citim Postuar mė parė nga Llapi Lexo Postimin
    ...

    Si u krijuan simbolet e shtetėsisė sė Kosovės
    ...
    Nga UDBA-shet ne krye me kryehajdutin dhe tradhetarin e kombit Hashim Thacin...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Antiproanti : 15-02-2014 mė 20:58

  20. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Antiproanti pėr postimin:

    ARIANI_TB (28-02-2014)

  21. #17
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Flamuri i Kosoves

    Citim Postuar mė parė nga Antiproanti Lexo Postimin
    Nga UDBA-shet ne krye me kryehajdutin dhe tradhetarin e kombit Hashim Thacin...
    hahahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

    po po masi ti i perket UDB-es
    UDB-eja na ka qlirue UDB-eja na e ka shpall shtet e nai ka zgjedh
    simbolet e krejt ti po don me te falenderue ty tash a hahaha
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  22. #18
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Flamuri i Kosoves

    Citim Postuar mė parė nga Llapi Lexo Postimin
    hahahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

    po po masi ti i perket UDB-es
    UDB-eja na ka qlirue UDB-eja na e ka shpall shtet e nai ka zgjedh
    simbolet e krejt ti po don me te falenderue ty tash a hahaha
    A t'ka pyet ty ( si lojalist i Thacit) dikush se cfare shteti dhe cfare simbolesh po don...!?
    Kur jane pyetur shqiptaret apo populli i Kosoves se cfare Kushtetute,cfare simbolesh dhe cfare shteti po dojne!?

    Prandaj, kete "shtet" nuk e ka bo populli shqiptar dhe ky shtet faktikisht, i tille cfare eshte, nuk e ka as pelqimin e shumices se shqiptareve te Kosoves.
    Ceshtje tjeter eshte propaganda e perditshme e regjimit tradhetar te Thacit dhe ndihmesve UDB-ashe nga Kosova dhe Serbia ne bashkepunim me shtete te huaja (per interesa te veta).

  23. #19
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Flamuri i Kosoves

    Citim Postuar mė parė nga Antiproanti Lexo Postimin
    A t'ka pyet ty ( si lojalist i Thacit) dikush se cfare shteti dhe cfare simbolesh po don...!? :D
    Kur jane pyetur shqiptaret apo populli i Kosoves se cfare Kushtetute,cfare simbolesh dhe cfare shteti po dojne!?

    Prandaj, kete "shtet" nuk e ka bo populli shqiptar dhe ky shtet faktikisht, i tille cfare eshte, nuk e ka as pelqimin e shumices se shqiptareve te Kosoves.
    Ceshtje tjeter eshte propaganda e perditshme e regjimit tradhetar te Thacit dhe ndihmesve UDB-ashe nga Kosova dhe Serbia ne bashkepunim me shtete te huaja (per interesa te veta).

    na e dim qe ket shtet e beri lufta e popullit tone
    te prir nga UCK-ja dhe te ndihmuar nga SHBA-te e NATO-ja
    se pari per tu qlirue nga uhstria e juaj
    ndersa shtetin e shpalli heroi i yne i gjall
    HASHIM THAQI ne kordinim me SHBA-te dhe shtetet tiera mike
    ne Kuvendin e Republikes te Kosoves dhe per shpalljen
    e keti shteti e dha verdiktin e vet edhe GJND-ja
    dhe deri tani na kan n joft 106 shtete
    edhe simbolet e Kosoves u perzgjodhen ne nji konkurs
    dhe ato i miratoi Kuvendi i Republikes se Kosoves unanimisht

    e une nuk po shof far meritash te ju UDBA-shve ketu
    perveq qe ini perpiek ta pengoni po nuk ia kini arrit
    as qe do tia arritni naj here.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Llapi : 17-02-2014 mė 15:55
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  24. #20
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Flamuri i Kosoves



    Arsim Bajrami: I pari e pash Flamurin, i pari dėgjova Himnin

    Nga Express | 17 Shkurt 2014 19:20

    Deputeti dhe nėnshkruesi i deklaratės sė pavarėsisė sė Kosovės Arsim Bajrami shpalosi detaje tė pathėna pėr pėrzgjedhjen e simboleve shtetėrore tė Kosovės.

    Duke folur nė emisionin Info Magazine tė Klan Kosovės, Bajrami tha se ishte i personi i parė qė e pa flamurin e kaltėr me yje dhe hartė tė verdhė, pak ditė para shpalljes tė pavarėsisė sė Kosovės.

    “Unė kam qenė i njoftuar ndoshta para tė gjithėve pėr dukjen e flamurit dhe himnin e Kosovės. Natyrisht aty mė pas erdhėn edhe anėtarėt tjerė tė komisionit kushtetues qė ishin e ndjera Nekibe Kelmeni, Hajredin Kuqi e Ramė Manaj.

    Kemi punuar 48 orė pa ndėrprerė dhe tė mbyllur nė njė zyre tė qeverisė. Ne e pėrzgjodhėm nė mėnyrė unanime kėtė flamur, pasi pamė mbi 1000 shembuj”, deklaroi Bajrami.

    Por ish anėtari i komisionit qeveritar kushtetues tha se autorėt e himnit dhe flamurit u morėn vesh mė vonė.

    “Tė gjitha kanė qenė tė kodume. Ne mė vonė e kemi kuptuar se edhe autori i himnit dhe i flamurit janė shqiptarė, sepse kishte shumė ndėrkombėtarė qė kishin aplikuar. Kur i kemi hap kuvertat e pamė se kush janė ata. Mė pas e pash qė krijuesi i flamurit madje ka qenė edhe ish anėtar i UCK-sė dhe kjo ishte njė kėnaqėsi”, u shpreh deputeti dhe nėnkryetari aktual i PDK-sė .

    Por Bajrami gjashtė vjet pas shpalljes sė pavarėsisė tha se kėtė flamur e ndjenė tė vetin.

    “Unė gjithnjė e mė shumė po ambientohem me kėtė flamur. Ėshtė njė flamur i realitetit dhe buron nga fryma e kushtetutės sė Kosovės. Ky flamur ėshtė nė institucionet vendore dhe do tė valojė edhe nėpėr instucionet ndėrkombėtare”, pėrfundoi ai.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Kėshtu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  3. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndėrkombėtar me Kosovėn
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •