Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Qeverisja e Mitrovices - nje udhekryq i rendesishem

    Nga Valerie Percival Prishtine*

    Per pothuajse tre vjet e gjysme, qyteti i trazuar i Mitrovices ka qene nje shqetesim i perhershem per Misionin e Kombeve te Bashkuara ne Kosove, UNMIK. I tronditur nga protesta te shpeshta dhe nga nje ndarje mesa duket teper e thelle ndermjet shqiptareve dhe serbeve, qyteti eshte shembulli me i mire i mungeses se pajtimit ndermjet komuniteteve te ndryshme etnike ne Kosove.

    Pjesa veriore e qytetit eshte drejtuar nga nje administrate e

    paligjshme paralele e mbeshtetur nga Beogradi, dhe konsiderohet nga shqiptaret si nje ishull ku sundon pushteti serb, i cili kontrollon kete pjese te qytetit.

    Me 25 nentor, Perfaqesuesi Special i Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se ne Kosove, Michael Steiner, ka njoftuar arritjen e nje marreveshjeje me Beogradin ne baze te se ciles strukturat e paligjshme administrative dhe te sigurise ne pjesen veriore te qytetit do te zevendesohen nga drejtimi i UNMIK.

    Marreveshja perben nje fitore per UNMIK, i cili me ne fund mund te deklaroje se administron te gjithe provincen, dhe nje humbje per Beogradin i cili shpresonte qe vazhdimi i ndarjes se Mitrovices do te perbente nje argument teper te vlefshem per ta per ndarjen e Kosoves gjate bisedimeve per statusin perfundimtar te Kosoves. Kjo marreveshje e ka vendosur Mitrovicen - dhe ndoshta edhe Kosoven - ne nje udhekryq teper te rendesishem, dhe ne kete menyre ajo meriton mbeshtetjen e komunitetit nderkombetar.

    Por nje mbeshtetje e tille nuk mund te jete pa ekuivok deri sa UNMIK te tregoje se kjo arreveshje do te perbeje nje hap pragmatik drejt reintegrimit te serbeve dhe shqiptareve, dhe nuk do te sherbeje per te institucionalizuar ndarjen ekzistuese ndermjet dy komuniteteve.

    Ne nje raport te botuar ne qershor te ketij viti, Grupi Nderkombetar i Krizave, ICG, ka argumentuar se vazhdimi i ndarjes se Mitrovices po i lejon Beogradit te mendoje per nje ndarje de fakto te Kosoves. Kjo ndarje do te ishte nje destabilizim per Kosoven dhe do te perbente nje precedent te rrezikshem ne nje rajon edhe keshtu te trazuar nga nje dekade konflikte. Ne gjithmone kemi thene se hapa konkrete per heqjen e ndarjes se Mitrovices jane te mundshem, me kombinimin e duhur te vullnetit politik dhe presionit nderkombetar.

    Ne kemi rekomanduar qe komuniteti nderkombetar te beje presion ndaj Beogradit qe ai te luaje rolin e nje ndermjetesi te ndershem ne veri dhe kemi rekomanduar krijimin e nje zone te administruar nga UNMIK me ndihmen e nje keshilli lokal, dhe kemi percaktuar nje plan te detajuar per integrimin gradual te kesaj zone ne bashkine e madhe.

    Marreveshja e nentorit pason disa muaj bisedime te veshtira ndermjet zevendeskryeministrit te Serbise, Nebojsa Covic dhe Michael Steiner. Te dy keta kane meriten se kane treguar kurajo dhe deshire per te zgjidhur problemin e Mitrovices. Serbeve te Mitrovices fillimisht u eshte ofruar nje decentralizim i madh i pushtetit te bashkiak ekzistues, si edhe disa iniciativa zhvillimi ekonomik, me kusht qe ata te merrnin pjese ne votim ne zgjedhjet lokale te 26 tetorit.

    Kur ne Mitrovicen e veriut kane votuar me pak se njeqind njerez, u duk qarte se strategjia e UNMIK ishte e deshtuar. Me pas, filloi zbatimi i nje plani tjeter, sipas te cilit UNMIK do te merrte ne dore kontrollin administrative ne pjesen veriore te qytetit.

    Michael Steiner shpreson se menyra e re e administrimit do te sjelle normalitet ne pjesen veriore. Pikat e kontrollit me tela me gjemba mbi uren ne lumin Iber e cila ndan dy pjeset e qytetit tanime jane hequr. Njesite famekeqe paraushtarake, te quajtur "Rojet e Ures", te cilet kane ruajtur uren nga ana serbe, tani do te zevendesohen nga Sherbimi Policor i Kosoves - oficeret e te cilit do te kene ne radhe te tyre edhe ish-Rojet e ures dhe policine Serbe. KFOR do te kete nje prezence me pak te dukshme ne zone dhe UNMIK po transferon disa nga institucionet e tij ne veri. Nder keto institucione eshte edhe Agjencia e Privatizimeve te Kosoves, e cila do te mbikeqyre privatizimin e ish-ndermarrjeve shteterore, te cilat duhet t'i japin me pas nje shtytje ekonomise se zones.

    Zevendesadministratori i ri i OKB-se per Mitrovicen do te kete 70 punonjes, dhe nje bord lokal te perbere nga serbe, shqiptare dhe perfaqesues te komunitetit boshnjak. Kjo perberje reflekton edhe rekomandimet e bera nga Grupi i Krizave Nderkombetare. Me bashkepunimin e Beogradit, UNMIK ka krijuar nje zone te administruar nga OKB ne veri, ka krijuar nje keshill te perbere nga drejtuesit lokale dhe ka perfshire ne keto struktura te reja edhe oficere lokale serbe te policise.

    Por hapi i UNMIK ne drejtim te Mitrovices se veriut mund te jete ndermarre duke legalizuar ne fakt nje ndarje qe ka ekzistuar me pare. Mbetet e paqarte se cfare marredheniesh do te kete Mitrovica e veriut me pjesen tjeter te bashkise, cfare strategjie ekziston per te reintegruar ate ne zonen me te gjere, ap cfare do te zevendesoje sherbimet paralele, te cilat tani jepen nga Beogradi ne sektore te tille si shendetesia apo arsimi.

    E ardhmja e institucioneve paralele si spitali i Mitrovices i drejtuar nga Milan Ivanovic nuk eshte qartesuar ende. UNMIK ka dhene siguri se nuk ka plane per te vendosur nen kontrollin e tij sistemin arsimor dhe ate shendetesor ne Mitrovicen e veriut. Nje gje e tille ngre pyetjen se cfare niveli autoriteti do te ushtroje praktikisht UNMIK.

    UNMIK deshiron ta perdore Mitrovicen si tregues te decentralizimit, ndersa misioni ka nisur nje program te gjere decentralizimi ne te gjithe provincen. Kur serbet ne Mitrovicen e veriut nuk votuan, duke bere keshtu te pavlefshme paketen e decentralizimit, atehere UNMIK vendosi te vazhdoje me drejtimin e tij direkt. Ky eshte pa dyshim nje hap perpara, por sic e kupton shume mire edhe Michael Steiner, ai nuk mund te jete hapi perfundimtar. Perpjekjet e UNMIK per te qeverisur Mitrovicen nuk duhet te finalizohen me cmimin e sakrifikimit te arritjes se qellimeve per shume etnicitetin dhe integrimin.

    Qe prej vitit 1999 e gjithe vemendja e komunitetit nderkombetar dhe perpjekjet e tij jane perqendruar ne krijimin e nje province multi etnike te bashkuar ne Kosove ne perputhje me Rezoluten 1244 te Keshillit te Sigurimit te OKB-se, e cila i dha fund veprimeve ushtarake te NATO-s. Serbet e Kosoves do te pelqenin shume te ribenin kufijte bashkiake ne Kosove sipas linjave etnike, duke argumentuar se vetem ndarja etnike mund te garantoje te ardhmen e provinces. Mitrovica gjendet tani ne nje udhekryq te rendesishem. Mitrovica e veriut mund te filloje nje proces gradual integrimi me pjesen tjeter te bashkise dhe me Kosoven ne pergjithesi. Por ajo mund te fitoje edhe nje ndarje te nstitucionalizuar nga pjesa tjeter e bashkise, duke hapur rrugen keshtu per kantonizimin e provinces. Nese hiqet dore ne kete pike nga perpjekjet per integrim, atehere kjo do te kete nje impakt edhe ne bashkite e tjera te cilat perballen me tensione etnike te njejta megjithese me pak te dukeshme. Nese krijimi i nje Kosove shumeetnike vazhdon te mbetet synimi kryesor, ne nuk duhet te lejojme qe kjo zgjidhje provizore ne Mitrovice, sadoqe me qellim te mire, te shnderrohet ne hapin e pare drejt institucionalizimit te ndarjes etnike.

    *Valerie Percival eshte Drejtore e Projektit te International Crisis
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  2. #2
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Administratoreve

    Ju lutem te levizni kete teme pasi eshte e tepert per ne temen qe ka hapur ILovePeja mbi Mitrovicen ne po kete forum ne faqen e dyte: http://www.forumishqiptar.com/showth...&threadid=8792
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

Tema tė Ngjashme

  1. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15
  2. Ceshtja e Mitrovices
    Nga ILovePejaa nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 07-06-2009, 03:34
  3. Mitrovica, spastrimi etnik i popullsisė Shqiptare
    Nga flory80 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 20-05-2009, 15:30
  4. Ligjerohet ndarja e Mitrovices
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-01-2003, 16:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •