Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283

    Bashkimi Kombėtar: Sfida Dhe Realiteti

    Shkruan; Valon Murati


    Kur flitet pėr bashkimin kombėtar tė shqiptarėve shtrohet domosdoja e heqjes sė tabusė dhe e ēmitizimit tė kėsaj teme. Debati duhet t’i thyejė kornizat nė tė cilat ajo deri mė tani ėshtė vendosur.

    Bashkimi kombėtar ėshtė anatemuar tash e njė kohė tė gjatė, jo pa qėllim, jo rastėsisht, si njė ide e tejkaluar, romantike, primitive, agresive, qė e prish paqen nė rajon, qė ėshtė nė kundėrshtim me frymėn e integrimeve evropiane dhe qė ėshtė e drejtuar kundrejt tė tjerėve. Shpeshherė ėshtė dėgjuar tė thuhet se njė Shqipėri e bashkuar nuk mund tė mendohet ndryshe veēse si njė vend i mbyllur, si njė shtet vetėm i shqiptarėve, si njė shtet qė i shkel nė mėnyrėn mė brutale tė drejtat e pakicave qė do tė jetonin nė tė. Jo rastėsisht koncepti i bashkimit kombėtar ėshtė barazuar me konceptin e Shqipėrisė sė Madhe, e kjo me Serbinė e Madhe, Greqinė e Madhe etj. Pėr mė tepėr, shumė herė kemi qenė dėshmitarė qė edhe pėrkrahėsit e idesė sė bashkimit, kur i kanė vizatuar hartat etnike kanė futur aty territore qė sot nuk banohen fare nga shqiptarėt dhe kanė lėnė hapėsirė keqinterpretimi tė idesė sė bashkimit, me atė tė Shqipėrisė sė Madhe. Kjo pjesė e njerėzve ka kontribuar nė folklorizimin e idesė sė bashkimit. Andaj, nuk ka dyshim se debati pėr kėtė temė duhet tė racionalizohet, duhet tė shndėrrohet nė njė debat normal e konkret pėr njė ēėshtje qė ėshtė me interes pėr shqiptarėt dhe tė tjerėt. Kjo ėshtė sfida e parė nė kėtė realitet tė ri qė po krijohet, kur po krijohen mundėsitė qė tema e bashkimit tė mos trajtohet si tabu apo si gogol frikėsues pėr shqiptarėt dhe tė tjerėt.

    2.
    Kėshtu, kur kėtė temė fillojmė ta diskutojmė dhe debatojmė nė terma tokėsorė, konkretė dhe racionalė, sė pari duhet tė pėrcaktojmė se a ka qenė ndarja njė padrejtėsi e madhe qė i ka shkaktuar shumė vuajtje popullit tonė dhe se a kanė shqiptarėt tė drejtė tė bashkohen? Pėrgjigja e natyrshme nė kėtė pikė, qė mund tė konsiderohet ndoshta edhe konsesuale, ėshtė: po. Shqiptarėt kanė tė drejtė tė jetojnė nė njė shtet.
    E dyta ēėshtje qė duhet tė trajtohet ėshtė se a ėshtė i dobishėm bashkimi pėr shqiptarėt. Pra, ne mund te kemi tė drejtė tė jetojmė nė njė shtet, por, nėse konsiderojmė se ky shtet i pėrbashkėt nuk ėshtė i dobishėm, mund tė vendosim tė jetojmė tė ndarė. Tė gjitha analizat e bėra herėt dhe tani, madje vetė orientimi i kohėve tė fundit i garniturės politikė tė Prishtinės kah Tirana, pėr shkak tė vėshtirėsive qė po shkaktohen nga mungesa e stabilitetit politik dhe ekonomik tė Kosovės, ēojnė tek konstatimi se bashkimi kombėtar ėshtė tejet i dobishėm pėr shqiptarėt nė tė tri dimensionet: politik, ekonomik dhe atė tė sigurisė.
    Dhe ēėshtja e tretė, pra e fundit, qė duhet tė shtrohet kėtu (e qė jo pa qėllim shumė shpesh shtrohet si e para) ėshtė se a mund ta realizojmė sot bashkimin kombėtar. Nėse jo, pse jo? Cilat janė arsyet dhe faktorėt qė e pengojnė kėtė proces. Dhe nė pėrputhje me kėto konstatime tė punohet pėr eliminimin e pengesave dhe pėr realizimin e saj nė tė ardhmen. Gjithashtu mund tė konstatohet se ēka ėshtė sot menjėherė e realizueshme. Dhe nė kėtė kontekst integrimi i shqiptarėve nė shumė fusha (ekonomike, energjetike, sportive, arsimore, kulturore etj.) do tė mund tė realizohej, duke shtruar kėshtu rrugėn edhe pėr realizimin e bashkimit politik nė tė ardhmen. Nėse ne kemi tė drejtė dhe nėse ai ėshtė i dobishėm pėr t’u realizuar, pengesat e sotme nuk do tė duhej tė na demoralizonin nė angazhimet tona drejt realizimit tė kėtij synimi.
    Duke i konsideruar krejtėsisht tė qarta pengesat shumė mė tė mėdha qė i bėhen bashkimit kombėtar tė shqiptarėve qė ndodhen nė viset nėn pushtim klasik (shqiptarėt nėn Maqedoni, nėn Mal tė Zi e ata tė Kosovės lindore tė mbetur nėn Serbi) dhe pėrpjekjet pėr tejkalimin e atyre pengesave atje nuk mund tė jenė tė njėjta me ato qė duhet tė bėhen nė Kosovė, mė poshtė do tė pėrqendrohem nė mundėsinė e bashkimit tė Kosovės me Republikėn e Shqipėrisė, duke e trajtuar Kosovėn Lindore tė mbetur nėn Serbi si pjesė tė Kosovės, si pjesė tė kontestit shqiptaro-serb dhe nė funksion tė zgjidhjes sė tij.
    Pėrndryshe, njė nga pengesat reale, njė sfidė ėshtė se si tė gjendet mekanizmi qė tė ndryshohet Kushtetuta e Kosovės, pėrkatėsisht neni i saj 1.3. qė e ndalon kėtė bashkim. Dhe problemi nuk ėshtė tek njė amendamentim i thjeshtė kushtetues, por tek njė thyerje e kornizave qė i janė vėnė shtetit tė Kosovės me Planin e Ahtisarit, qė nė tė vėrtetė pėr momentin paraqet njė konsensus tė njė pjese tė madhe tė faktorit ndėrkombėtar. Pra, nga ndryshimi i Kushtetutės dalim tek sfidimi i Plani tė Ahtisarit dhe tek shumė nga parimet qė ai i ka pėrcaktuar. Njė nga kėto parime ėshtė ai i multienticitetit, i cili shqiptarėt edhe pse janė mbi 90% tė banorėve tė Kosovės, i konsideron komunitet, pra nuk i trajton si komb dhe si rrjedhim ua mohon tė drejtėn e kombeve pėr vetėvendosje. Sidoqoftė, kėto sfida nuk janė tė patejkalueshme nė qoftė se institucionet e Prishtinės, tė fuqizuara edhe nga pėrkrahja e qytetarėve tė vet, do ta sfidonin kėtė situatė. Dhe kjo sfidė nuk duhet tė mendohet si shpallje lufte bashkėsisė ndėrkombėtare. Pėrkundrazi. Drejtėsia e ēėshtjes pėr tė cilėn angazhohemi dhe vendosmėria jonė pėr ta arritur qėllimin do t’i shtyjė faktorėt ndėrkombėtarė qė t’i ndryshojnė qėndrimet dhe bindjet e veta karshi kėtij problemi dhe do tė ripozicionohen nė favor tė zgjidhjes sė drejtė tė tij.
    Vazhdimi i kėsaj situate dhe i kėsaj letargjie politike nė Kosovė mund tė sjellė situata shumė tė rrezikshme pėr paqen me shpėrthime tė pakontrolluara. Nė kėtė funksion, Lėvizja pėr Bashkim mendon se rruga e vetme pėr ta sfiduar kėtė rregullim dhe pėr ta hequr kėtė pengesė ėshtė zgjidhja e problemit shqiptaro-serb dhe atė pėrmes zgjidhjes me reciprocitet tė problemit tė veriut tė Kosovės (tri komunat serbe) dhe tė Kosovės Lindore tė mbetur nėn Serbi, qė domosdo nė fund do tė ēojė nė vetėvendosje pėr tė dy pjesėt. Me zgjidhjen e kėtij kontesti do tė rrėzohej edhe koncepti mbi tė cilėn ėshtė ndėrtuar Kosova e sotme – ajo e multietnicitetit dhe komuniteteve dhe shqiptarėt do ta fitonin tė drejtėn pėr tė vetėvendosur, pra pėr ta shprehur lirisht vullnetin e tyre pėr shtet tė pavarur apo pėr bashkim me Republikėn e Shqipėrisė.

    3.
    Dhe pėr fund po dua t’i sfidoj disa nga konceptet qė i pėrmenda nė fillim, e me tė cilat koncepte nė tė vėrtetė mundohen ta luftojnė dhe ta stigmatizojnė idenė e bashkimit. Sipas tyre, bashkimi ėshtė njė ide e tejkaluar, romantike dhe se sot ėshtė koha e shteteve qytetare dhe jo atyre kombėtare. Nėse ėshtė ide e tejkaluar, pse u bashkua Gjermania nė vitin 1990!? Nuk ėshtė i largėt ky vit. Dhe sot tė thuash se nuk ka shtete kombėtare, por qytetare, ėshtė vėrtet mungesė njohurish elementare pėr situatėn dhe pėr funksionimin e shteteve moderne. Funksionimi i shteteve kombėtare nuk ėshtė fare nė kontradiktė me konceptin e shteteve qytetare, sepse sot shumica e shteteve demokratike, edhe kur janė shtete kombėtare, i respektojnė tė drejtat e ēdo qytetari, pa dallim feje, etnie, gjinie, race etj. Nė themel tė shteteve qė e konsiderojnė veten demokratike ėshtė respektimi i parimit tė mosdiskriminimit. E tillė ėshtė edhe Gjermani e bashkuar. Nėse ėshtė ide romantike, pse po ka tendencė bashkimi nė njė shtet tė vetėm evropian? Kjo pėrpjekje nuk qenka romantizėm, por qenka modernizėm! Po ēka nėse dėshton projekti i Bashkimit Evropian? Ēka nėse kriza financiare shndėrrohet nė krizė ekonomike dhe politike? A duhet ne shqiptarėt tė mbesim peng i projekteve tė tilla dhe tė mbesim nėn mėshirėn e fqinjėve, nėse ndryshimi i rrethanave nuk na gjen tė konsoliduar?
    – Projekti i bashkimit ėshtė nacionalizėm agresiv, i drejtuar kundėr tė tjerėve dhe e prish paqen nė rajon, – ėshtė pohimi tjetėr qė e kanė nė majė gjuhe kundėrshtarėt e kėsaj ideje. Nė tė vėrtetė, bashkimi i territoreve tė shqiptarėve nė njė shtet tė vetėm, aty ku ata janė shumicė dhe kanė lidhshmėri territoriale vetėm sa do t’i kontribuonte paqes dhe stabilitetit nė rajon. Shqiptarėt, tė shpėrndarė nė shumė shtete, tė shtypur e tė diskriminuar do ta rrezikojnė ēdo herė paqen nė rajon! Ndėrsa shqiptarėt nė njė shtet do tė thotė edhe Serbi stabile dhe Maqedoni pėrfundimisht e konsoliduar. Shqiptarėt, tė shpėrndarė e tė shtypur, jo vetėm qė vetė mund tė jenė burim i destabilizimit pėr shkak tė shtypjes dhe pasigurisė, por munden shumė lehtė edhe tė manipulohen pėr ta destabilizuar rajonin nga faktorė tė ndryshėm tė jashtėm, kur ata e kanė atė nevojė. Shqiptarėt e bashkuar do ta krijonin njė shtet stabil, tė respektueshėm dhe pėrafėrsisht tė barabartė nė potenciale njerėzore me fqinjėt, si dhe me mundėsi tė krijimit tė njė ambienti demokratik dhe tė zhvillimit mė tė madh ekonomik. Nė kėso rrethanash do tė mund tė flitej pėr njė integrim me premisa tė suksesit edhe nė rajon.
    Dhe, nė fund, rreth sintagmės “Shqipėri e Madhe”. Shumė kundėrshtarė tė bashkimit kombėtar, shqiptarė e tė huaj, e barazojnė me vetėdije e pa tė, bashkimin kombėtar tė shqiptarėve sidomos me konceptin shovinist tė Serbisė sė Madhe, tė Serbisė edhe aty ku “ėshtė njė varr serb”, tė Serbisė nė tri dete, tė Serbisė aty ku nuk ka serbė. Ky koncept ėshtė shovinist, kolonialist dhe luftėnxitės. I tillė ēfarė ka qenė pėr mė shumė se njė shekull. Nė tė vėrtetė, synimi i shqiptarėve nuk duhet tė jenė territoret, por njerėzit dhe mirėqenia e tyre. Shqipėria me territore ku sot nuk ka shqiptarė, apo ku shqiptarėt janė pakicė, ėshtė vėrtet Shqipėri e Madhe. Por ne duhet tė kemi koncept tjetėr. Lėvizja pėr Bashkim e ka tjetėr koncept dhe nė pėrgjithėsi lėvizja jonė politike e ka pasur tė tillė tradicionalisht. Ne duhet tė kėrkojmė qė Shqipėria tė vendoset atje ku shqiptarėt janė shumicė dhe kanė lidhshmėri territoriale nė mes vete. Kjo ėshtė zgjidhja mė njerėzore dhe mė e natyrshme. Kjo nuk ėshtė Shqipėri e Madhe. Ky koncept nuk mund tė anatemohet si shovinist apo nacionalizėm agresiv. Shqipėria aty ku shqiptarėt janė shumicė ėshtė racionale, e dobishme dhe paqėsore.
    Dhe, nė fund, do ta theksoja bindjen time tė plotė se nėse ne vėrtet mobilizohemi dhe punojmė seriozisht si komb, bashkimi kombėtar mė nuk do tė jetė sfidė, por realitet.

    (Fjalim i Valon Muratit, pėrfaqėsues i Lėvizjes pėr Bashkim, nė tryezėn e organizuar nga Asociacioni Studentor i Institutit “Universum” nė Ferizaj, tė mbajtur mė 13.3.2009. Tema e tryezės: “Bashkimi kombėtar – sfida dhe realiteti”)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Nuk e di perse e zen ne goj ti shkrimin e Valonit se
    me siguri po mundohesh ta kompromitosh Valonin
    Valoni nuk ka asgje te perbashket me ju talebanet-falltoro-arab
    dhe ju talebanet-falltoro-arab nuk keni asgje te perbashket me
    Bashkimin Kombetar
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Tema tė Ngjashme

  1. Origjina e Himnit te Flamurit
    Nga Albo nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 22-12-2021, 11:51
  2. KF Elbasani, "TIGRAT VERDH E BLU"
    Nga ClaY_MorE nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 479
    Postimi i Fundit: 04-10-2008, 00:26
  3. Historia ndryshe
    Nga karaburuni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 01-07-2005, 09:53
  4. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22
  5. Abaz Ermenji
    Nga Eni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •