ME NJE FJALE NUK BEHET DEBAT I NDERSHEM DHE I BARABARTE.

(nga një debat joni)


Pa dashur të ndërhyj mes dyve që debatojnë, po që nuk kishte ndonjë gjegje deritash edhe duke ditur se është çështje jona e përgjithshme, po bëj një plotësim a intervenim, krejt çështja siellet rreth fjalisë sipër: nuk bëhet debat i ndershëm dhe i barabartë. Po, ku ke parë që me armiq, të bëhet debat i ndershëm dhe i barabartë? Me armiq, nuk bëhet as debat as luftë e barabartë kurrë, asnë histori nuk ka ashtu, mes anjë pale ndërdebatuese apo ndërluftuese! Theoria e forcës mbretëroi gjithkund e gjithkah, po ne kemi ku të mbahemi në debate e luftëra të drejta, mbrojtëse çliruese - jo okuptuese - për atë na nevojitej prore shkollimi, kualifikimet përkatëse shkencore, të cilat as i kemi na, as i kanë armiqët tanë - po na kemi një - historinë dhe gjuhën tonë, që flasim përditë dhe aty është krejt historia e historiografia reale! Na flasim Shqipen e lashtë e të re, fjalët nga ''greqishtja e lashtë'' dhe ''latinishtja e lashtë'' dhe asnjë prej pasardhësve të tyre nuk i flasin më, sepse formuan gjuhë gjoja të reja - në zuzë të vjetra, për atë edhe janë zuzarë të dy palët kundërshtare: greke e latine. Ne kemi atë gjuhën e lashtësisë në fuqi - ata jo! Na kemi argumentet e faktet e gjalla historike - ata jo! Ata kanë veç dredha historike, historiografike, etnogjenetike, falsifikime, përvehtësime, e për atë edhe gjoja iu iken gjurmëve e gjuhëve të lashta... Edhe ata paguhen fortmirë edhe për ato gjëra falsifikuese: falsifikuan e përvehtësuan doke e zakone illiro-shqiptare, rithme e valle arbanase, melos e arte...por shihen si lëvizin si minjtë, sepse nuk ka forcë gjenetike ta mbajnë historinë e huaj, as historiografinë e huaj 'barbare' 'varvare', sepse iu shihen lëvizjet e këmbës e dorës e gjuhës së tyre falsifikate. Nuk mund ta luajnë vallen illire arbane as symbolet diellore makedhone, këta 'makedoncet', as grekërit e sotëm, sado përpiqen të falsifikojnë historiografinë! Dihet kush ishin origjinalët e gjeneralët e vërtetë antik të Anitkuitit(që sot i thomë antikitet, sllavisht)!

Nuk duhet humbur shpresat, se nuk kemi debat e luftë të barabartë - se Shqiponja din si të lëvizë qiellit të saj antik, e tokës antike, e vargut antik, e gjurëve të vërteta të paraardhësve tanë! As nuk duhet humbur shpresat psene punojmë e veprojmë gratis (free) për këto çështje (psh.unë do tu ishja mirënjohës që mos të kemë topuze nga disa shqipfolës, sa për ndihma - fali zot, ndihmo zot e krahu yt)... mbase, tanët, ende nuk kanë vetëdije (sikurse kombet tjera që finansojnë fortë, për gjëra të tilla kombëtare) që bisnismenët tanë të harxhojnë diç për këto çështje - sa harxhojnë kotnasikoti, e humbin pa asnjë vlerë! Kryesorja, njeriut kur nuk ia sheh sherrin, sa për hair, falezot!


Literatura greko-latine është plotësisht autentike, vetëm me disa ndryshime kaligrafike, sufiksore e ndonjë rrotullim tingujsh linguistik, gjoja po bëjnë një ndryshim eventual, si të veçanta - ato janë nga themelet illirishte, arbane-shqiptare, sepse vet historianët latin pranuan, se vet alfabetet i morën nga illirishtet, Plini etj. Ata na servuan vite të rrëjshme histerike, për secilin fakt historiografik, veç të marrim shembuj, fillet e kombit e vet shtetit grek, e perandorisë romake, veprat e authorëve antik etj., shikoni datat historike të formimit të perandorisë romake, si devijojnë historikisht, janë të ndërthurura qëlimisht, që mos të dihet realiteti historik, të deformuara e falsifikuara plotësisht, duke lënë anash si asgjë, një dituri e kulturë se shkencë illiro-pellgasgjike edhe duke luftuar deri në ekstrem të gjithë dietarët shqiptar, me forma e methoda ndër më të ndryshme edhe duke ua vuar përballë vet veglat e tyre anti-shqiptare, shqipfolëse etj., derisot...!

Shkencëtarët e mirëfilltë ende nuk janë në skenë, as tek ne, as tek kundërshtarët tanë, sepse ende dominon theoria e forcës - jo e drejtësisë, sepse na kanë shumë borxhe historike edhe me gjuhë edhe me territore! Na duhet të jemi shumë vigjilentë, vizionar, largpamës, me guxim të shpërthejmë në momente historike - bashkë të pamposhtur - shqipe të paepura, deri në flijime - edhe kur flijohemi, le të flijohemi si shqiponja, e jo si qyqe!

nezir myrta