Fjalet e urta dhe kėshillat e Hasan el-Basriut

-Ebu Derdaja ka thėnė: “Tre veta mė bėjnė tė qeshem ndėrsa tre mė bėjnė tė qaj. Mė bėn tė qeshem:
- Njeriu qė shpreson njė jetė tė gjatė, edhe pse vdekja e kėrkon gjithkund.
- Njeriu i cili ėshtė i pakujdesshėm edhe pse e di se nuk do tė lihet nė pakujdesi.
- Njeriu i cili qeshet shumė, ndėrsa nuk e di se a ėshtė i kėnaqur Krijuesi e Zoti i tij me tė apo jo.
Ndėrsa mė bėjnė tė qajė:
- Frika nga fundi.
- Ndalja e punės dhe
- Qėndrimi para All-llahut, kur njeriu do tė presė qė t’ia caktojė All-llahu -vendin nė Xhennet apo nė Xhehennem.
Halifi Umer ibn Abdulazizi ka kėrkuar prej Hasanit qė ta kėshillojė. Duke ia plotėsuar deshirėn, ai ka thėnė:
“O sundues i besimtarėve! Ajo qė ka qenė – sikur tė mos ketė qenė fare, a ajo qė do tė vijė – sikur tė jetė tash! Dije, o sundues i tė drejtėve se ėshtė e mrekullueshme shija e asaj qė vjen pas durimit, madje edhe nėse e shijon idhtėsinė e atij durimi! Ndėrsa, shija e pėrfundimit tė bukur ėshtė mė e kėndshmja. Pasoja e kėnaqjes sė lakmive trupore ėshtė gjithsesi e idhėt dhe ajo medoemos do tė arrijė edhe nėse pėr njė moment e shijon kėnaqėsinė e saj. Ndėrkaq rezultati pėrfundimtar i gjithė kėsaj do tė jetė i kobshėm pėr atė qė shkon pas epsheve tė veta. Dije, o sundues i tė besueshmėve, se do tė shpėtojė vetėm ai qė ruhet nga mėkatet dhe qė pėrkujdeset qė ta fitojė shpėtimin nė shtėpinė e amshueshme. Ai do ta meritojė edhe mėshirėn e All-llahut dhe do tė hyjė nė Xhennet.

-O sundues i besimtarve! Kjo botė ėshtė shtėpi e pabesisė, prej tė cilės duhet tė kalojmė nė shtėpinė e banimit tė pėrhershėm. Ademi alejhisselam ėshtė zbritur nė Tokė qė tė jetojė nė tė, ashtu qė ta vuajė dėnimin pėr gabimin e bėrė. Prandaj bėhu i kujdesshėm ndaj kėsaj bote! Sepse, edhe tė dashuruarit nė tė do tė duhet ta lėnė.
-I pasuri nė tė ėshtė varfnjak i vėrtetė ndėrsa i lumtur ėshtė ai i cili nuk dorėzohet. Kėtė botė e ka shijuar ai qė ka pėrvojė dhe menēuri, i cili e ka zbuluar se ajo e poshtėron atė qė e vė mė lartė se ēdo gjė tjetėr.Ndėrsa atė qė ajo e tubon, e ndan prej asaj qė e ka mbledhur.
-Kjo botė ėshtė sikur helmi: e merr ai qė nuk e njeh dhe pėrpiqet t’i afrohet sa mė tepėr, sepse nuk e di rrezikun e saj, e ajo, pasha All-llahun atė e mbyt. Andaj, o sundues, bėhu nė tė sikur ai qė i shėron plagėt e veta! Nėse duron vetėm pak do ta arrish atė qė ėshtė e amshueshme! I menēur ėshtė ai qė ruhet nga kjo botė dhe qė nuk mashtrohet nga bukuritė e saj. Ai e di se bota ėshtė si mashtruesi i aftė dhe i rrezikshėm qė u afrohet dhe u pispilloset tė gjithve qė t’ju pėlqejė lajkatarėve tė vet, sikur nusja, nė tė cilėn janė tė drejtuar sytė e tė gjithėve dhe nė tė cilėn janė tė dashuruara tė gjitha zemrat. Kjo botė, pasha Atė qė me tė Vėrtetėn e ka dėrguar Muhammdein sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ėshtė vrasės i tė dashuruarve tė vet. Andaj, o sundues i besimtarve, ruaju qė mos tė tė rrėzojė edhe ty dhe bėhu syēelė tė mos devijosh! Bollėku i kėsaj bote sjell fatkeqėsi dhe sprova tė mėdha, ndėrsa lidhshmėria pėr tė medoemos tė ēon nė dėshtim. Dije, o sundues, se premtimet e saj janė shpresė e kotė, kthjelltėsia – turbullim, kurse jeta e saj – vėshtirėsi e vėrtetė. Do tė fitojė vetėm ai qė e lė, kurse do tė humb ai qė e merr.
-I menēur dhe i ditur ėshtė ai i cili i frikėsohet asaj me ēka e frikėson All-llahu xhel-leshanuhu dhe ėshtė syēelė nė atė ku duhet tė jetė syēelė, si dhe ai qė e ka llogaritur mirė qė patjetėr do tė ndodhė largimi nga shtėpia e pėrkohshme nė tė amshueshmen. Nė kėtė mė vonė ēdo njeri do tė bindet dhe do tė besojė.
-Kjo botė ėshtė, pasha All-llahun, shtėpia nė tė cilėn vuhet dėnimi. Kėsaj i vardiset vetėm ai i cili nuk ka mend dhe vetėm ai e grumbullon.Me tė ėshtė i mahnitur vetėm ai qė nuk ka dituri. I zgjuar dhe i menēur ėshtė ai qė me tė i shėron plagėt e veta duke e duruar idhtėsinė e ilaēeve me shpresė pėr shėrim tė shpejtė dhe ai qė i frikėsohet pėrfundimit tė keq.
-Kjo botė ėshtė ėndėrr, ndėrsa Ahireti ėshtė zhgėndėrr. Ato vetėm vdekja i ndan. Por, njerėzit janė tė lėshuar pas ėndrrave tė veta tė ngatėrruara. O sundues i besimtarėve! Unė vetėm tė them siē ka thėnė njė i urtė: “Nėse shpėton nga bota, ke shpėtuar nga ēdo fatkeqėsi, e nėse nuk mund tė nxiresh, nuk mund tė tė numroj ndėr tė shpėtuarit”.
-Kur e ka pranuar librin e Hasanit, Omer ibėn Abdulazizi ka qarė me aq zė, saqė edhe tė gjith tė pranishmit i ka bėrė tė qajnė. Pastaj ka thėnė: “Le ta mėshirojė All-llahu xhel-leshanuhu Hasanin! Ai gjithnjė njė na mėson duke kėrkuar tė jemi syēelė dhe ti shmangemi moskujdesit. Ai ėshtė vaiz i mrekullueshėm, oratorė i fortė dhe i sinqertė!” Andaj i ka shkruar Hasanit: “Prej teje kam pranuar kėshilla dhe udhėzime tė dobishme. Ato kanė qenė ilaē pėr shpirtin. Ti me tė vėrtetė saktėsisht e ke pėrshkruar kėtė botė sepse, nė tė i menēur ėshtė ai qė jeton gjithnjė me frikė sikur tė kenė vdekur tė gjitha qeniet e gjalla qysh moti. Le tė jetė paqja nė ty si dhe mėshira dhe bekimi i All-llahut!”
Ndėrsa Hasani kėshtu i ka interpretuar fjalėt e halifes:
- I mrekullueshėm ėshtė sunduesi qė e flet tė vėrtetėn dhe i pranon kėshillat! Me tė All-llahu xhel-leshanuhu e ka bėrė tė lumtur bashkėsinė e muslimanėve dhe ua ka plotėsuar bekimin, si dhe tė gjithė banorėve tė shtetit islam ua ka dhuruar mėshirėn e Vet.
E pastaj pėrsėri i ka shkruar halifes:
- O sundues i besimtarėve, para teje me tė vėrtetė janė frika mė e madhe dhe ndodhia e tmerrshme! Ato do tė vijnė, nė ēka nuk ka dyshim. Vetėm atėherė do ta shohėsh se a ke shpėtuar apo ke dėshtuar. Ruaju, o sundues, qė nė atė nė tė cilėn tė ka bėrė All-llahu xhel-leshanuhu sundues ndėrmjet robėrve tė Vet, tė mos bėhesh si ai tė cilit sunduesi ia ka besuar njė gjė: ia ka dhėnė nė ruajtje thesarėt dhe pasurinė e vet, e ai e ka shkapėrderdhur pasurinė, kurse thesarėt i ka lėnė dhe kėshtu e ka varfėruar edhe atė edhe familjen e tij. Dije se All-llahu xhel-leshanuhu i ka urdhėruar prijėsit tė cilėt i ka emėruar nė pozita nė tė cilėn je ti, qė robėrit e vet t’i largojnė nga veprat e kėqija dhe t’i ndalojnė, andaj nėse sunduesit bėjnė vepra tė kėqija dhe janė tė koruptuar, si do tė jetė gjendja atėherė?! Krahas kėsaj Ai i ka urdhėruar qė t’i dėnojnė ata qė e kanė merituar. Si do tė jetė gjendja nėse sunduesi duhet tė dėnohet?!
-Pėrkujtohu, o sundues i besimtarėve, kur do tė keshė pak ithtarė te Krijuesi dhe Zoti i gjithėsisė dhe pak ndihmės nė Ditėn kur Ai pėrsėri do tė tė ringjallė. Prandaj pėrgatitu pėr atė takim, pėr Ditėn e frikės mė tė madhe dhe tė pasigurisė!
-Dije, o sundues, se ke shtėpi, por jo atė nė tė cilėn banon tash, por atė nė tė cilėn do tė banosh gjatė dhe nė tė cilėn miqtė do tė tė lėnė tė vetmuar.
-Pėrgatitu mirė pėr ditėn “kur njeriu do tė ikė prej vėllait tė vet, nėnės sė vet, babait tė vet, shokėve dhe fėmijėve tė vet”. “Pėrkojtoje ditėn kur do tė ringjallen tė gjithė dhe kur do tė dalė nė dritė ajo qė e kanė fshehur nė zemėr, kur do tė zbulohen fshehtėsitė, kur do tė ndahet libri, libri i cili as mėkatin e vogėl e as tė madhin nuk do ta lė por tė gjitha do t’i numėrojė”.
-Puno derisa tė kesh kohė, para se tė tė arrijė vdekja dhe ta ndėrprejė ēdo punė!
-Ruaju, o sundues i besimtarėve, qė tė mos i gjykosh njerėzit siē kanė gjykuar jobesimtarėt, apo me ta ta ndjekish rrugėn e tiranėve. Tė dobtėve mos ua ngarko mendjemėdhenjtė, sepse mendjemėdhenjtė nuk e respektojnė ndaj besimtarėve as marrėveshjen e as pėrkrahjen. I dėrguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: “Kush e emėron pėr mėkėmbės ndonjė tiran, ose i ndihmon me diēka, e ka hedhur Islamin pas shpine”.
-Frikėsoju All-llahut! Mos i bart mėkatet tua e me to edhe mėkatet e tė tjerėve, barrėn tėnde e me tė edhe barrėn e tė tjerėve! Le tė mos mashtrojnė ata qė ndihen mirė nė vuajtjet tua dhe qė kėnaqen me tė mira nė dėmin tėnd. Mos e shiko, o sundues, fuqinė tėnde sot, por shikoje dobėsinė tėnde nesėr kur do tė jesh i kapur dhe i lidhur me litarin e vdekjes dhe kur do tė sillesh te Krijuesi dhe Zoti yt nė shoqėrinė e melekėve dhe tė tė dėrguarit, kur tė gjithė njerėzit tė Gjallit dhe tė Amshueshmit do tė duhen t’i pėrkulen.
-Unė, o sundues i besimtarėve, edhe pse nė kėshillėn time nuk e kam arritur shkallėn e tė diturve para meje, nuk kam bėrė koprraci nė dhėnien e kėshillave duke u ndier nė pozitėn tėnde. Andaj, librit tim jepja vendin qė e meriton. Dėgjoje porosinė e tij si ai qė dėshiron tė pėrfitojė prej tij. Le ta zbusė idhtėsia e ilaēit shpresėn nė efikasitetin e tij! Le tė jetė paqja, mėshira dhe bekimi i All-llahut mbi ty!
Njeriu bujar nxiton qė sa mė parė tė bėjė vepra tė mira, ndėrsa i keqi hiqet zvarrė nė kryerjen e bėmirėsisė dhe shmanget nga ajo.
-Ne i kemi konsideruar si koprracė tė gjithė ata qė kanė dashur t’i huazojnė vėllait tė vet nė fe, sepse ne i kemi ndihmuar njėri-tjetrit. Vėllai i ka dėshiruar vėllait mė shumė se vetvetes. Pasha All-llahun, kam parė si muslimani e ndanė nė dy pjesė mbulesėn e vet qė t’i ndihmojė atij qė nuk e ka. Ndėrsa tjetri agjėronte njė ditė dhe kur vinte koha e iftarit, shkonte te vėllai sipas fesė dhe i thoshte: “Unė sot kam agjėruar nė emėr tė All-llahut xhel-leshanuhu. Dėshiroj qė edhe ti tė jeshė pjesėmarrės nė kėtė tė mirė, andaj mė ofro diēka me ēka do ta pėrfundoj agjėrimin tim!” Dhe ai i jepte njė gotė ujė apo grusht hurmash, qė All-llahu xhel-leshanuhu ta shpėrblejė bashkė me agjėruesin.
E mbaj mend kohėn kur njeriu kujdesej pėr familjen e vėllait tė vet qė kishte ndėrruar jetė edhe pas dyzet vjetėsh.
-E mbaj mend kohėn kur njėrėzit i kanė urdhėruar tė afėrmit qė tė mos e refuzojnė e lėnė tė dėshpėruar asnjė nevojtar.
Nuk ėshtė mėkat tė hashė dhe tė pish nė shtėpinė e mikut tėnd edhe para se tė tė ofrojė vetė ai.
Njeriu do tė pyetet pėr ēdo gjė qė harxhon, si dhe pėr harxhimet qė i ka bėrė pėr prindėrit e vet. Mirėpo, nuk do tė pyetet pėr harxhimet qė i ka bėrė pėr vėllain nė fe dhe pėr pėruljet tjera ndaj All-llahut xhel-leshanuhu, sepse Atij i vjen turp ta pyesė pėr atė qė e ka harxhuar pėr kėto qėllime.
Ruaju nga ai i cili i pėrcjellė fjalėt e huaja, sepse edhe tuat do t’ia pėrcjellė dikujt tjetėr.
Ruaju nga ndalimet e All-llahut xhel-leshanuhu, do tė jeshė i devotshėm! Bėhu i kėnaqur me atė qė ta ka dhėnė All-llahu xhel-leshanuhu, do tė jeshė i pasur!
Bėhu fqi i mirė, do tė jeshė besimtar! Dėshiroju njerėzve atė qė e dėshiron pėr vete, do tė bėhesh i drejtė! Mos qesh shumė sepse kjo ta dėmton zemrėn dhe tėrė trupin!
Njerėz, derisa t’u nėnshtroheni lakmive trupore nuk do ta arrini atė qė e dėshironi, ndėrsa derisa tė mos i duroni sprovat, nuk do t’i realizoni shpresat.
Dikush e shau dikė tjetėr e ky i tha: “Sikur tė mos ndiente All-llahu xhel-leshanuhu, unė do ta ktheja (sharien)”.
Ekzistojnė dy durime: durimi nė fatkeqėsi dhe durimi nga nga mėkatet. Kush duron atėherė, vėrtet ėshtė i durueshėm.
Njeri! Nuk je nė besimin e vėrtetė pėrderisa ua zbulon tė metat tė tjerėve, ndėrsa vetė nuk je pa to. Andaj sė pari largoi tė metat tua, e lėri tė tjerėt dhe tė metat e tyre. Por, dije se kurrė nuk do tė mund t’i largosh tė gjitha tė metat tua, andaj ėshtė mė me rėndėsi t’u pėrkushtohesh dhe tė merresh me to. Nėse dėshiron tė jeshė i drejtė, atėherė mos i hulumto tė metat e tė tjerėve, kėshtu qė edhe pėr All-llahun xhel-leshanuhu do tė jeshė i dashur dhe i kėndshėm.
Xhihadi mė i mirė ėshtė ai qė zhvillohet kundėr epsheve (lakmive) personale.
I mbaj mend njerėzit tė cilėt nė dinarin dhe dirhemin e vet nuk i kanė dhėnė vetes mė shumė tė drejtė se vėllait nė fe. Po ē’ėshtė me ju, o njerėz; bėni koprraci nė atė pėr ēka medoemos do tė jepni llogari!?
Kush e mban drithin dyzet ditė duke pritur qė t’i rritet ēmimi, nuk do tė mund tė shpėtojė nga mėkatet edhe nėse mė vonė e bluan personalisht, gatuan bukė dhe me tė i ushqen tė varfėrit
All-llahu xhel-leshanuhu do ta ruajė nga djalli dhe Xhehennemi njeriun te i cili gjinden kėto katėr veti: pėrmbajtja nė frikė, nxitim, hidhėrim dhe lakmi.
Mos u bėn si ai qė e grumbullon diturinė e tė diturve dhe menēurinė e tė menēurve, ndėrsa ndaj tė Vėrtetės sillet si i marrė.
Kush ka edukatė tė keqe, e ka dėnuar veten.
Kush ka pasuri tė madhe, ka mėkate tė mėdha.
Kush flet shumė shpesh gabon.
Po tė mos ishte dituria, njerėzit do tė ishin si kafshėt.
Umer ibn el-Hatabi radiall-llahu anhu ka thėnė: “Jep selam i pari kur tė takohesh me vėllain nė fe, thirre me emrin qė ai e pėlqen mė shumė dhe bėja vendin nė ndejė, se kjo do t’ia shtojė dashurinė ndaj teje”.
Ē’ndodhė kjo me ne? E takojmė njėri-tjetrin dhe themi: “Le tė na falė All-llahu xhel-leshanuhu mėkatet dhe le tė na shtiejė nė Xhennet”! Por, kur janė nė pyetje dinari e dirhemi, ēdo gjė ndryshon. Tė mjerėt ju! Kėshtu nuk kanė vepruar paraardhėsit tuaj tė mirė. Pse nuk i merrni ata si shembull, siē jeni tė urdhėruar?!
Vėlla, ki kujdes se ē’flet! A nuk ėshtė thėnė se ėshtė mė sė miri qė gjuhėn ta mbash gjithnjė tė lidhur? I dėrguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: “A thua njerėzit do tė hidhen nė Xhehennem pėr diē tjetėr pos pėr tė folur e gabuar?!
Te njeriu i menēur gjuha ėshtė pas zemrės dhe kur dėshiron tė thotė diēka, sė pari mendon mirė. Nėse thėnia e tij do tė jetė e dobishme, atėherė e thotė, nė tė kundėrtėn heshtė. Ndėrkaq te i padituri zemra ėshtė pas gjuhės. Ai flet sa herė qė do duke mos menduar fare.
Kush ėshtė i sigurt nė kompensim, ėshtė zemėrgjėrė nė dhėnie.
Njeriu asnjėherė nuk e ka vazhduar shpresėn, e qė tė mos e ketė shkatėrruar veprėn.
Ti o njeri, je i pėrbėrė prej pjesėve. Dhe sa herė qė kalon njė ditė, shkon edhe njė pjesė ytja.
Ai qė i frikėsohet vetėm All-llahut xhel-leshanuhu, bėn qė t’i frikėsohen tė gjithė tė tjerėt, ndėrsa ai qė i frikėsohet botės, All-llahu bėn qė ai t’i frikėsohet ēdo gjėje.
Atij qė e largon nga vėllai i vet musliman ndonjė tė keqe ose ia plotėson ndonjė nevojė, do t’i falen mėkatet (e vogla) tė mėparshme.
Epshi tė ēon nė mėkat. Pasuria ėshtė sėmundje e mendjelartėve. Kjo botė ėshtė treg nė tė cilin fitohet bota tjetėr.
Mjerė dhe mjerė pėr ēdonjėrin i cili tė mirat e All-llahut i harxhon nė mėkatet ndaj Tij!
Njeri! Besimi nuk do tė thotė qė ti tė tregohesh para njerėzve se je besimtar, pėrderisa mashtrohesh me dėshira tė kota. Besimi i vėrtetė ėshtė ai i cili ėshtė skalitur thellė nė zemėr dhe tė cilin e vėrtetojnė veprat e mira tė njeriut.
Kur Hasanin e lajmėruan pėr vdekjen e Davud et-Taijjut, rahime-hullah, ai tha: “Le t’ia falė All-llahu mėkatet! Pasha All-llahun, ka qenė si shėndeti, vlerėn e tė cilit e kuptojmė atėherė kur e humbim”.
Mos u bė lakmitar, nuk do tė poshtėrsohesh.
Mos kėrko prej njerėzve, nuk do tė pakėsohet (pasuria), ndėrsa ti do tė mbetesh njeri.
Nėse nuk je i butė, tregohu i butė.
Nėse nuk je i ditur, pėrpiqu tė mėsosh.
Njeriu kryesisht ėshtė si ai me tė cilin shoqėrohet.
Njeriu i pėrkryer ėshtė ai te i cili gjenden kėto katėr vlera:
- Besimi qė e udhėzon;
- Mendja pas tė cilės shkon
- Turpi i cili ia mbron dinjitetin.
Njeriu te i cili hasen madje njėra nga kėto vlera, te populli i vet, ėshtė nė mesin e tė zgjedhurve.
Ti nga miku dhe shoku yt ke pjesė tė pėrgjegjėsisė nga shoqėrimi me tė, andaj zgjedhi vetes shok dhe mik tė vėrtetė. Ndėrsa pėr shoqėri tė keqe do tė pėrgjigjesh!
Njeri, bėhu tejet i kujdesshėm sepse njeriu shpesh e merr ushqimin tė cilin nuk e ka tė lejuar, shkon atje ku nuk e ka vendin dhe ulet nė shoqėri e cila e ndryshon dhe kėshtu, pak nga pak, shkon feja e tij e ai as qė e vėren.
Pėrpiquni tė jeni tė pranishėm gjatė ceremonive tė xhenazes, sepse nė kėtė ėshtė shpėrblimi pėr atė qė ėshtė durimtar nė atė qė i ka ndodhur, atij qė e ka falur xhenazen dhe atij qė e mbulon tė vdekurin me dhe. Kush pret derisa tė varroset i vdekuri, do t’i falen shtatėdhjetė mėkate tė mėdha.
O njerėz, kini kujdesė nga zvarritja nė punė sepse e kam dėgjuar njėrin ndėr njerėzit e mirė qė thoshte: “Ne nuk dėshirojmė tė vdesim para se tė pendohemi, ndėrsa vdesim pa u penduar”.
Sa bujar ka qenė Bekr ibn Abdull-llahu! E kam dėgjuar njėherė se si urdhėronte tė jemi shpirtgjerė dhe si nxiste nė falje (gabimesh) duke thėnė: “O njerėz, shuani hidhėrimin tuaj duke e pėrkujtuar flakėn e Xhehennemit”!
Ndėrsa Ebu Derdaja ka thėnė: “Derisa ėshtė i hidhėruar, njeriu ėshtė mė afėr hidhėrimit tė All-llahut”.
-Sillu mirė me njerėzit, sepse qėndrimi nė mesin e tyre ėshtė i shkurtėr.
-Dy gjėra kurrė nuk shkojnė sė bashku: kėnaqėsia dhe xhelozia.
-Ruaju nga tri gjėra, do t’ia ndalosh shejtanit praninė (rrugėn):
- Kurrė mos qėndro vetėm me gruan e huaj, edhe nėse thua se ia mėson Kur’anin;
- Assesi mos shko tek sunduesi edhe nėse thua se e mėson pėr bamirėsi, ndėrsa e ndalon tė bėjė keq dhe
- Mos u ul me bidatēiun, sepse do tė vejė helm nė zemrėn tėnde dhe ashtu do tė ta prishė fenė.
-Njerėz, pasha All-llahun ne jemi tė krijuar pėr amshim, e jo pėr tė pėrkohshmen. Ne vetėm shpėrngulemi prej shtėpisė nė shtėpi.
-Njeri, mos u mashtro me thėnien se njeriu ėshtė me atė qė e do. Nuk do tė jeshė me mirėbėrėsit pėrderisa tė mos punosh si ata.
-Sa i ēuditshėm ėshtė njeriu!
-Dy roje dhe pėrcjellės kurrė nuk e lėnė vetė.
-Gjuha e tij i ėshtė laps, ndėrsa pėshtyma e tij i ėshtė patron ngjyrė. E ai pėrsėri e flet atė qė nuk i pėrket!
-Shumica kanė dėshtuar sepse kanė qenė tė lavdėruar. Shumica kanė qenė tė mashtruar sepse ndaj tyre kanė qenė zemėrmirė. Ruajuni lavdėrimit sepse ai ėshtė vetėvrasje. Njėrin e kanė lavdėruar nė praninė e Tė dėrguarit tė All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, andaj i dėrguari ka thėnė: “E keni shkatėruar! Sepse, sikur ta kishte dėgjuar lavdėrimin, kurrė s’do tė kishte shpėtuar”.
Njeriu gjithnjė gjendet ndėrmjet tri gjėrave:
- sprovės e cila vjen
- tė mirės e cila kalon dhe
- vdekjes e cila i merr tė gjitha.
Kush e kritikon veten para njerėzve – lavdėrohet; ndėrsa keq ėshtė kjo qė vepron
Tre dėshtimet mė tė mėdha janė:
- udhėheqėsi tė cilit i nėnshtrohesh, e ai tė mashtron,
- fqinji i cili e pėrhap tė keqen tėnde, ndėrsa e fsheh tė mirėn tėnde, dhe
- varfėria e qė shkakton dhembje.
-Nėse te fėmija yt vėren diēka qė e urrenė, pendohu te All-llahu xhel-leshanuhu, dhe kėrko falje prej Tij, sepse kjo ėshtė pjesė e karakterit tėnd, respektivisht, mėkati yt tė cilin e ke bėrė mė herėt.
-Atė qė namazi i vet nuk e largon nga vepra tė kėqija, ndėrsa para teje ėshtė vepra e mirė tė cilėn po ashtu mund ta bėsh.
-O njeri, ruaju mėkateve tė mėdha e do tė jeshė gjithnjė nė tė mira. Mėkati do ta ndryshojė zemrėn, ajo do tė bėhet e zezė dhe do ta shkatėrrojė tė mirėn tėnde.
-Tė mrekullueshėm kanė qenė njerėzit e sė vėrtetės, kur shkopi i Omerit ka qenė mė i respektuar se shpata e Haxhaxhit.
-I mbaj mend njerėzit qė janė sjellė ndaj kėsaj bote si ndaj amanetit tė dhėnė nė ruajtje, e nė fund ia kanė kthyer pronarėve tė vėrtetė.
-I mbaj mend njerėzit tė cilėve u ėshtė ofruar kjo botė pėrplot bukuri, por e kanė refuzuar duke iu frikėsuar pėrgjegjėsisė. Vall-llahi, s’ka njeri qė e ka fituar kėt botė e tė mos e ketė humbur dinjitetin dhe fenė.
-Nuk ēuditem prej askujt sikur prej njeriut qė mendon se dashuria ndaj kėsaj bote nuk hyn nė mėkatet mė tė mėdha! A thua nuk kanė lindur tė gjitha mėkatet tjera prej kėsaj bote?!
A nuk adhurohen idhujt e nuk gabohet ndaj mėshiruesit vetėm pėr shkak se pėr sė tepėrmi duhet kjo botė dhe pėr shkak se i robėrohet mė shumė se gjithkujt tjetėr?!
-Nė Ditėn e Gjykimit njerėzit do tė ringjallen tė zhveshur,pėrveē atyre qė kanė hequr dorė nga kjo botė.
Pasha All-llahun, askush nuk do ta ngritė asnjė (mė lart) e tė mos e nėnēmojė All-llahu nė ditėn e Gjykimit!
-Iblisi i cili ėshtė i mallkuar pėrgjithmonė, kur janė farkuar dinari dhe dirhemi, i ka vėnė nė kokė edhe njėrin edhe tjetrin duke thėnė: “Kush ju do juve, ėshtė robi im i vėrtetė tė cilin do tė mund ta kthej kah tė dua. Kur njerėzit do tė fillojnė ta duan kėtė botė, atėherė nuk mė brengos qė mos ndoshta nuk do t’i adhurojnė idhujt dhe nuk do tė marrin zotėra tjerė pos Zotit, por se dashuria ndaj kėsaj bote do t’i ēojė nė njė shkatėrim edhe mė tė madh”.
-I kemi parė ata, tė cilėt duke punuar pėr atė botė, e kanė fituar edhe kėtė, por nuk kemi parė dikė, qė duke punuar pėr kėtė botė, ta ketė fituar botėn tjetėr.
Isai, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: “Kjo botė ėshtė arė e Iblisit tė cilėn ia lėvrojnė ata qė jetojnė nė tė”.
-Kush e ka njohur Krjuesin e vet, e ka dashur dhe i ka dhėnė pėrparėsi asaj qė ėshtė tek Ai. Kush e ka njohur kėtė botė dhe mashtrimin e asaj, e ka lėnė.
-Omer ibn el Hattabi, radijall-llahu anhu, ka hyrė te i dėrguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe e ka gjetur nė shtrat tė punuar prej shkopinjve tė palmės. Nė anėn nė tė cilėn ishte i shtrirė vėreheshin gjurmėt e litarėve. Duke e parė nė kėtė gjendje, Omeri zuri tė qajė, ndėrsa I dėrguari i All-llahut e pyeti: “Pse qan, o i biri i Hattabit?”. “Si mos tė qaj o I dėrguari i All-llahut?!” M’u kujtuan mbretėrit e Bizantit dhe perandorėt e Persisė dhe dėfrimet e tyre. Ti je i Dėrguar, i zgjedhuri mė i dashur i All-llahut dhe prap flen nė shtratin e thuruar prej litarėve!”
“A nuk je i kėnaqur me atė qė ata e kanė kėtė botė, ndėrsa ne atė botė? – pyeti I dėrguari.
“I kėnaqur jam, o I dėrguari i All-llahut” – u pėrgjigj Omeri.
“Unė nė kėtė botė jam si kalorėsi i cili nė njė ditė tė ngrohtė vere kalėron nė kalė dhe pėrnjėherė sheh njė dru me njė hije tė rėndė. Ai ulet njė ēast dhe pushon, pastaj ngrihet dhe e lė hijen.” I dėrguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka bėrė njė jetė tė rėndomtė, tejet modeste e tė thjeshtė; ka udhėtuar nė dhé, dhe shpesh ka pėrsėritur: “ Unė jam vetėm njeri, ha siē han njeriu i rėndomtė”.
Kur hynte nė varreza, Hasani thoshte:
- O Zoti im, Sundues i kėtyre trupave tė kalbur dhe eshtrave tė thėrmuara, pronarėt e tė cilėve janė larguar nga kjo botė duke besuar nė Ty dhe duke shpresuar nė mėshirėn Tėnde, dėrgoju prej Vetes frymėzim ndėrsa prej meje selam! (pėr kėtė dua Hasani ka thėnė
- Kush e thotė kėtė dua, pėr faljen e tij luten tė gjithė tė vdekurit qė nga koha kur All-llahu e krijoi botėn e deri nė Ditėn e Gjykimit.
Njė ditė pėr derisa Hasani e mbante hutben e tij, njėri nga tė pranishmit ofshau thellė, me ē’rast Hasani tha:
- O djali i vėllait tim, ē’deshe me kėtė? Nėse nė kėtė ishe i sinqertė, atėherė vetėm e ke nxjerrė atė qė e ke nė zemėr. Ndėrsa nėse nuk ke qenė i sinqertė, atėherė e ke shkatėruar shpirtin tėnd.
Njeri, si nuk tė vjen turp? – flet me fjalėt e tė devotshmit ndėrsa vepron si despot!
-Njeri, vishesh me rrobat e tė devotshmit, ndėrsa shikon me shikimin e mendjemėdhenjėve. Mjer pėr ty! Nuk e ke asnjė veti tė tė pėrkushtuarve tė All-llahut! Nė Ditėn e Gjykimit do tė ndalesh para All-llahut i cili “i di shikimet tė cilat fshehurazi shikojnė nė atė qė ėshtė e ndaluar dhe nė atė qė gjoksat e mbulojnė”.
-Ekzistojnė tre lloje tė lexuesve tė Kur’anit: tė parėt e marrin pėr tregti duke e blerė me atė qė ėshtė te njerėzit; tė dytėt e lexojnė duke i theksuar saktėsisht shkronjat e tij, por duke mos i respektuar kufijtė e tij. Ata me leximin e Kur’anit i mbledhin paratė e guvernantit dhe fitojnė pozitė tė privilegjuar midis njerėzve. Numri i tyre sot ėshtė dukshėm, All-llahu i pastroftė nga kjo tokė; tė tretėt e lexojnė Kur’anin duke menduar thellė pėr porositė e Tij. Pėr ta Kur’ani ėshtė ilac.
-Kam dėgjuar nga disa shokė Tė tė dėrguarit tė All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, se nė parashenjat e Ēastit tė fundit, nė mes tjerash hyn edhe kjo: Para Kijametit, sunduesit do tė jenė tė pamoralshėm, ministrat gėnjeshtarė, komisarėt tradhtarė, dijetarėt tė pėrdhosur dhe komandantėt tiranė.
-Unė vėrtet frikohem se mos ndoshta ajo kohė ėshtė koha jonė.
Kur’ani thotė: “Ju nė Tė dėrguarit e All-llahut keni shembull tė mrekullueshėm”. Neve na urdhėrohet tė marrim ēka jep I dėrguari, tė shkojmė sipas Udhėzimit, tė shkojmė rrugės tė cilės ka shkuar I dėrguari dhe tė veprojmė sipas Sunnetit tė tij. Ēka arrijmė nė atė rrugė, e kemi arritur duke iu falėnderuar All-llahut xhel-leshanuhu. i Cili na ka dhuruar mėshirė. Megjithatė ne jemi tė obliguar tė pendohemi pėr mėkatet tona dhe tė kėrkojmė falje nga All-llahu pėr tė gjitha lėshimet, ngase vetėm ajo ėshtė dera e shpėtimit. Nė dėshirat e kota nuk ka kurrfarė tė mire!Nuk ka tė mira as te ata qė jetojnė vetėm prej shpresave dhe dėshirave tė kota… Nė kohėn e Tė dėrguarit, i cili ka vepruar dhe jetuar nė mesin tonė, njerėzit kanė thėnė se e duan All-llahun xhel-leshanuhu, andaj Ai e ka shpalluar ajetin: “Thuaj: Nėse e doni All-llahun, atėherė ejani pas meje qė All-llahu t’ju dojė, t’ua falė mėkatet tuaja, se dashuria ndaj All-llahut xhel-leshanuhu, vėrtetohet me ndjekjen e rrugės sė tė dėrguarit tė Tij nė mėnyrė tė sinqertė. E kush nuk e ndjek rrugėn e Tė dėrguarit tė All-llahut, ai gėnjen se e do All-llahun xhel-leshanuhu.
-Duke dalė njė herė nga Ibni Hubejje, Hasani nė derėn e tij e ka takuar njė grup dijetarėsh tė cilėve iu drejtua me kėto fjalė:
“Ēka ju ka shtyrė tė pritni kėtu, All-llahu mos e shtoftė grupin tuaj!
Dėshironi tė hyni te kėta tė zgjebosur?! Pasha All-llahun, shoqerimi juaj nuk ėshtė shoqėrim me bamirėsit, e as ndeja juaj nuk ėshtė ndejė me tė mirėt.
-Andaj shpėrndahuni prej kėtu! Dhashtė Zoti qė shpirtrat tuaj tė jenė tė ndarė nga trupat tuaj dhe mos dhashtė Zoti qė nė mesin e muslimanėve tė ketė tė njejtė si ju! Jeni veshur, i keni shpėrvjelur rrobat, i keni rruar flokėt dhe e keni vėnė surinėn me ēka jeni bėrė grupi mė i keq dhe i keni turpėruar tė diturit. All-llahu kurrė mos e bashkoftė grupin tuaj! Po tė pėrmbaheshit nga ajo qė ėshtė te sunduesi, ata do tė vinin pas asaj qė ėshtė te ju. Por ju keni qenė lakmues ndaj asaj qė ėshtė nė duart e tyre, andaj atyre dituria juaj nuk u ėshtė mė interesante… Mendoj se pikėrisht ju jeni ata tė cilėt All-llahu xhel-leshanuhu i ka larguar nga mėshira e Vet.
-Kam dėgjuar se njėri nga njerėzit e mirė ka premtuar qė kurrė mė nuk do tė qeshet derisa tė mos e dijė se ku e ka vendin, nė Xhennet apo nė Xhehennem. Dhe, kurrė deri nė vdekje nuk ka qeshur me zė tė lartė. (Duke kaluar pranė njė njeriu i cili qeshej me zė tė lartė, Hasani e pyeti):
- Djali im, a e ke lėnė pas vetes Urėn e Siratit? Pse e tėrė kjo qeshje, All-llahu tė mėshiroftė?! Dije se puna ėshtė mė se serioze! (Thuhet se ky mė kurrė nuk ka qeshur).
-O njeri, zvogėloje qeshjen tėnde, sepse qeshja e tepėrt e ngrinė dhe e mbyt zemrėn, e largon gėzimin e vėrtetė, e zvogėlon trimėrinė, kurse tė ngriturin e bėn tė poshtėruar.
All-llahu xhel-leshanuhu i ka shpalluar Isait alejhisselam: “ O Isa, lajė sytė me lot kur tė shohėsh se tė pakujdesshmit qeshin!”
-O njerėz, ju jeni zgjuar, por edhe koha deri nė afatin e caktuar ėshtė shkurtuar me ēka edhe mundėsia pėr veprat tuaja ėshtė zvogluar. Vdekja ėshtė pėrmbi ju, kurse Xhehennemi u ėshtė afruar edhe mė shumė.
-O njerėz, ju e keni vetėm njė shpirt, tė cilin nėse e shpėton nga dėnimi i All-llahut, nuk do ta dėmtojė humbja e shpirtrave tė tjerė, e nėse e humbni, nuk do tė ketė dobi kurrfarė dobie nga ajo se tė tjerėt kanė shpėtuar.
-All-llahu e mėshiroftė secilin qė punon pėr atė botė, para se ta harxhojnė gjithnjė furnizimin qė Ai ia ka dhėnė!
-O njeri, ruaju vetėmashtrimit, sepse ti ende nuk je i sigurt se ke shpėtuar nga dėnimi i All-llahut; para teje ėshtė frika mė e madhe dhe ndodhia mė e tmerrshme. Nė varr do t’ia vėsh vetes nėn kokė atė qė vetė ia ke pėrgatitur vetes. Nėse ajo ėshtė e mirė, edhe ti do tė jeshė mirė, e nėse ajo ėshtė e keqe, edhe ti do tė jeshė keq. Andaj, puno dhe mos zvarrit nė atė qė ėshtė e mirė. Pėrgatitu sa ka kohė! Ruaju nga zvarritja nė kėtė. Ti sigurisht do tė jesh pyetuar, andaj sa mė parė pėrgatiti pėrgjigjet e sakta!
-Sikur ta mbante mend dikush nga ju atė qė unė e kam mbajtur mend dhe po ta kishte parė brezin e parė tė muslimanėve, brėezin mė tė mirė, me tė vėrtetė do tė brengosej deri nė fund, sepse do tė bindej, se mė seriozi mes jush ėshtė sikur mė joseriozi nė mesin e tyre, kurse puntori juaj si ai qė nė mesin e tyre kurrė nuk ėshtė munduar.
-Syri i askujt nuk do tė lahet nė lot nga frikėrespekti ndaj All-llahut xhel-leshanuhu e tė mos i shpėtojė trupi nga zjarri i Xhehennemit. Fytyrėn, e cila ėshtė lagur me lot prej frikės e respektit ndaj All-llahut xhel-leshanuhu, nuk do ta godasė kurrfarė mjerimi e as nuk do t’i ndodhė ndonjė poshtėrim.
-Ēdo vepėr mund tė vlerėsohet dhe sipas saj tė jepet shpėrblimi, pėrveē lotėve tė derdhur prej frikės dhe respektit ndaj All-llahut xhel-leshanuhu. Pėr kėtė ato do ta zbusin edhe flakėn e Xhehennemit aq sa Ai xhel-leshanuhu tė dėshirojė. Sikur vetėm njė njeri tė qante sinqerisht pėr All-llahun, unė do tė shpresoja se pėr shkak tė vajit tė All-llahut xhel-leshanuhu do ta mėshirojė tėrė popullin e tij.
Me njė rast Hasani prezentonte nė njė tubim nė tė cilin kishte pleq dhe tė rinj. Duke u drejtuar kah tė vjetrit, Hasani i pyeti:
- Ē’bėhet me grunajat kur piqen?
- Korren, - u pėrgjigjėn ata.
Mandej iu drejtua tė rinjve dhe u tha:
- Ka mjaft tė korra qė nuk e kanė arritur korrjen pėr shkak tė dergjes dhe kushteve tė vėshtira klimatike qė i kanė shkatėruar! Kėtu Hasani ka filluar tė qajė duke theksuar: “All-llahu pra, u parashtron njerėzve shembuj ashtu qė ata tė mendojnė.” (Kur’an, 14:25).
-Transmetohet se Ibni Omeri ka thėnė: “Kur njeriu gėnjen, meleku largohet prej tij njė mile qė t’i ikė erės (sė keqe), e cila shfaqet prej saj.
Njeriu do ta lėshojė mėkatin, nėse ai (mėkati) e fut nė brenga. Pendimi ėshtė ēelės i pendimit tė vėrtetė. Brengosja pėr mėkatet e veta (tė mos bėhet mėkate) ėshtė mė mirė se bėrja e disa veprave tė mira.
Kush nuk e shėron shpirtin e vet nga sėmundja e mėkateve gjatė jetės sė vet, ėshtė larg asaj qė tė shėrohet, dhe krejtėsisht afėr pikėllimit nė kėtė dynja (botė).
-Omer ibėn el Hattabi radial-llahu anhu ka thėnė: “Kujtojeni Xhehennemin, zjarri i tė cilit ėshtė i vrullshėm, thėllėsia e madhe, kurse shtyllat e hekurta”.
-Ah, ah,! Dėshirat e kota e kanė shkatėruar botėn. Fjalė ka, por vepra nuk ka. Dituri ka, por durim nuk ka. Besimi ekziston, por nuk ka bindje tė fortė.
-Ē’ėshtė kjo? I shoh njerėzit, por nuk e shoh menēurinė, ndiej shushullimėn, por mikun nuk e shoh. Kjo botė ka hyrė nė fe, e pastaj ka dalė (prej saj). E dinė se ē’ėshtė e mirė, por mirė nuk veprojnė. E dinė ē’ėshtė e ndaluar, por atė e punojnė. Feja u ėshtė vetėm nė gjuhė.Nėse e pyet dikėnd prej tyre a beson se do tė jape llogari pėr veprat e veta, ai do tė pėrgjigjet se beson. Betohem nė Sunduesin e Ditės sė Gjykimit se gėnjen! Sepse, nė edukatėn e mirė dhe nė cilėsitė e besimtarit numėrohen: fuqia sė bashku me besimin,vendosmėria sė bashku me shpirtmirėsinė, besimi sė bashku me bindjen e fortė, dituria me zemėrmirėsinė, zemėrmirėsia me diturinė, menēuria krahas veprimit tė sjellshėm, bujaria nė varfėri, sjellja me menēuri nė pasuri, mėshira ndaj tė pashpresėve, bujaria nė vendin e duhur dhe drejtėsia me kėmbėngulje.
-Njėri nga njerėzit e mirė e tė dijshėm ka dėgjuar se si shprehin njerėzit dėshira tė ndryshme, andaj ka kėrkuar qė edhe ai ta shprehė dėshirėn e zemrės sė vet: “Ku tė kishim pasur fat e tė mos ishim krijuar. Meqė jemi krijuar, ku tė kishim pasur fat e tė mos ishim krijuar. Meqė jemi krijuar, ku tė kishim pasur fat e tė mos kishim vdekur. E, kur tė vdesim, ku tė kishim pasur fat e tė mos pėrgjigjemi! E pasi qė do tė pėrgjigjemi, ku tė kishim pasur fat e tė mos dėnoheshim dhe dėnimi tė mos na jetė i pėrhershėm!
-Para jush njerėzit i kanė pasur zemrat mė tė buta dhe mė shumė janė frikėsuar pėr fenė e tyre. Por, feja e juaj sot ėshtė mė e dobėt, kurse zemrat tuaja mė tė ashpra.
Xhelozia e prishė fenė mė shpejtė se zgjerimi i zgjebes nėpėr trup.
-Besimtari ėshtė punėdashėsi mė i madh dhe ai i frikohet vetėm All-llahut xhel-leshanuhu. Sikur ai tė shpenzonte nė rrugė tė All-llahut ar sa Kodra e Uhudit, pėrsėri s’do tė ishte i sigurt se ka shpėtuar. Ai kėtė e pėrsėrit pėrderisa nuk dėshmohet nė shpėtim: “Kurrė, vėrtet kurrė, nuk do tė shpėtoj”!
-Ndėrsa dyfytyrėshi thotė: “Sa shumė njerėz tė thjeshtė qė ka! Ē’janė mėkatet e mia ndaj mėkateve tė tyre?! All-llahu ėshtė i mėshirshėm dhe fal shumė e do t’mi falė edhe mėkatet e mia”.
-Besimtari gjithnjė mbetet i njėjtė, pa marrė parasysh kohėn apo situatėn.
-Ai mbetet i pathyeshėm nė besim, me njė fytyrė tė njėjtė dhe nė tė njėjtėn rrugė. Ndėrsa dyfytyrėshi ndryshon sipas kohės dhe rastit, duke e shikuar vetėm dobinė e vet duke mos ēarė kokėn pėr askė tjetėr.
Tė diturit nė mesin e tė paditurve janė si mjekėt nė mesin e tė sėmurėve.
-Ja, tė tillė kanė qenė shokėt e Tė dėrguarit tė All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, gjatė tėrė jetės sė tyre. Tė tillė kanė qenė edhe tė parėt tuaj tė mirė. Gjendja juaj ėshtė ndryshuar ngase ju e keni ndryshuar veprimin tuaj ndaj All-llahut xhel-leshanuhu.
Pastaj Hasani ka theksuar: “All-llahu nuk e ndryshon gjendjen e njė populli, pėrderisa ata ta mos e ndryshojnė vetveten e tyre. Po, kur All-llahu vendos ta ndėshkojė njė popull, atė nuk ka kush qė ta zbrapsė. Ata (njerėzit) nuk kanė mbrojtės tjetėr pos Tij”, (Kur’ani, 13:11). Dhe nė fund ka shtuar:
- O Krijuesi ynė, tregoja mėshirėn tėnde udhėjeqėsit tonė Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe familjes sė tij fisnike, as’habėve tė tij dhe tė gjithė besimtarėve! Ndėrsa, neve na dhuro siē u ke dhuruar robėrve tė sinqertė dhe tė dashurėve Tu tė devotshėm. Ti je i Gjithfuqishėm dhe Ndihmės nė tė mira. Neve na mjafton All-llahu, Ai ėshtė Zot i mrekullueshėm! Falėnderimi qoftė vetėm pėr All-llahun, Krijuesin dhe Sunduesin e botėve!

-EL-HASAN EL-BASRIU kishe qėndruar sipėr njė varri dhe kishte shikuar gjatė nė tė,pastaj ishe kthyer kah njė njeri dhe e kishte pyetur:Si mendon ,cka do tė bėnte ky (mejiti)sikur do tė dilte prej kaburit tė vet? -Do tė pendohej dhe do ta pėrmendė Allahun xh.h ,u pėrgjigjė njeriu, ndėrsa Hasani i tha: po nėse ai kėtė nuk mund ta bėjė ,ti mundesh.

-Allahu xh.h thotė:
-Dhe pėrgatituni me furnizim e furnizimi mė i mirė ėshtė devotshmėrija. El-Bekare,197

EL-HASAN EL-BASRIU i lutur qė ta pėrshkrujė kėtė dhe botėn tjetėr ,nė njė rast pat thėn:

-Mė pyet pėr kėtė dhe botėn tjetėr ,kurse dallimi ndėrmjet tyre ėshtė sikur nėrmjet Lindjes dhe Perėndimit.
-Sepse,sa herė qė t’i afrohesh njėrės prej tyre,aq je larguar prej tjetrės !
-Kėrkon prej meje ta pėrshkruaj kėtė botė,e c’kam pėr ta pėrshkruar:kur fillimi ėshtė vuajtje,e fundi humbje.
-Kur do tė pėrgjigjet edhe pėr atė qė ėshtė e lejuar,e pėr atė qė ėshtė e ndaluar dėnohet dhe kur ,atij qė i jepet sprova i pėlqen,e atij qė nuk i jepet ,do t’i vij keq?!


-EL-HASAN EL-BASRIU i lutur qė ti pėrshkruajė njerėzit tha:

-Mjerė pėr ne c’bėmė me veten?!
Fenė tonė e sollėm nė ashtė e lėkurė,
e dunjasė barqet ua lamė ,
nderin dhe edukimin i pėrbuzėm,
kurse shtratin dhe rrobet i ndėrruam me tė reja,
nė njė kėmbė me ndihmėn e shkopit mbėshtetemi,
e me tjetrėn nė varr kemi shkelur,
por ,prap ,tė huajėn e marrim dhe me tė ushqehemi.
C’tė thuhet tjetėr pėr atė qė han tė huajėn ,
Tė cilėn,pa paguar ,nga frika,e shėrben,
i cili nga ėmbėlsira kėrkon thartinė,
nxehtė pas tė ftohtit,freskėt pas tė thatės
e kur tė ngopet, me zė gogėson,
e posa i lėshohet pak barku,
shėrbėtorit ,prap i bėrtet:
Sjell dicka tė hamė dhe zhveshim!

I cmenduri a nuk e din:

-Se,vall-llahi, me dhėmbėt e tij e shkynė fenė e vet.....kur nuk din apo nuk

Don tė pyetet:

A kam unė fqi tė varfėr?
A ka diku jetimė tė uritur?
A ėshtė i uritur ai lypėsi qė e shoh?
A ėshtė kjo vetėm e imja apo All-llahu nė kėte u ka dhėnė tė drejtė edhe tjerėve?!

Ku ėshtė fati qė tė jetė ashtu i vetėdishėm,
Se nė kėtė botė ka vetėm njė jetė ,
Qė cdo ditė i ėshtė ,kur tė del djelli,
Pėr njė ditė jeta mė e shkurtė,
Dhe me perėndimin e diellit,
pa kthim i ka shkuar edhe njė pjesė e jetės sė tij

Mos na harroni nė duatė e juaja, insha All-llah.