Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-03-2009
    Postime
    34

    Post 60 Menyra te Aritjes se Shperblimit dhe Shlyerje te Mekateve

    60 mėnyra prej mėnyrave
    tė arritjes sė shpėrblimit
    dhe shlyerjeve tė mėkateve
    Me emrin e Allahut, Mėshiruesit, Mėshirėplotit
    Tėrė falėnderimi i takon vetėm Allahut, Zotit tė botėve, dhe bekimi e shpėtimi qofshin mbi mė tė ndershmin e profetėve dhe tė dėrguarve...
    Pastaj...kjo ėshtė njė shkresė drejtuar ēdo muslimani qė adhuron Allahun dhe nuk i bėnė shok Atij asgjė, pėrderisa qėllimi kryesor pėr ēdo musliman ėshtė qė tė dal nga kjo botė kur Allahu veēse ia ka falur tė gjitha mėkatet, e as qė e pyet Allahu pėr to nė Ditėn e Kijametit, dhe ta fus atė nė Xhennetet e begatshme pėrgjithmonė duke mos dalė prej tyre kurrė...nė kėtė shkresė tė shkurtėr do t'i pėrmendim disa vepra tė cilat shlyejnė mėkatet dhe nė tė cilat ka shpėrblim tė madh tė nxjerra nga hadithe tė vėrteta tė tė Dėrguarit (s.a.w.s.). Lusim Allahun, tė Gjallin, tė Pėrjetshmin, i Cili ėshtė Ai qė nuk ka zot tjetėr pėrveē Tij qė t'i pranoj veprat tona, padyshim Ai ėshtė Dėgjuesi, i Gjithėdijshmi!
    1. Pendimi: 'Kush pendohet para se tė lind Dielli nga perėndimi i tij, Allahu ka pranuar pendimin e tij (ia ka falur mėkatet)' Muslimi (2703) 'Vėrtet Allahu azze we xhel-le ia pranon pendimin e robit derisa mos tė gargaris (gulfat vdekja - t'i vij vdekja nė fyt).'
    2. Dalja pėr tė kėrkuar diturinė: 'Kush merr ndonjė rrugė pėr tė kėrkuar dije, Allahu do t'ia lehtėsoj atij rrugėn pėr nė Xhennet' Muslimi (2699)
    3. Tė pėrmendurit e Allahut tė Madhėrishėm: 'A t'ju tregoj pėr veprėn tuaj mė tė mirė, mė e pastra tek Sunduesi i juaj, dhe mė e larta nė shkallėt e shpėrblimeve tuaja; mė e mirė pėr ju sesa dhėnia e arit dhe argjendit, dhe mė e mirė pėr ju sesa ta takoni armikun tuaj e t'ua rrihni qafat e tyre (t'i luftoni ata) dhe t'ua rrahin qafat tuaja (t'ju luftojnė juve)? Thanė: Po. Tha: tė pėrmendurit e Allahut tė Madhėrishėm' Tirmidhij (3347)
    4. Shėmbėlltyra nė vepra tė mira dhe udhėzimi pėr nė tė mirė: 'Ēdo vepėr e mirė ėshtė sadak (lėmosh-bamirėsi), dhe udhėzuesi nė tė mirė ėshtė si vepruesi i saj' Buhariu(374/10) dhe Muslimi (1005)
    5. Vlera e thirrjes tek Allahu: 'Kush thėrret nė udhėzim do tė ketė shpėrblim sikurse shpėrblimet e atyre qė e pasojnė atė duke mos i pakėsuar kjo asgjė prej shpėrblimeve tė tyre.' Muslimi (2674)
    6. Urdhėrimi pėr nė veprat e mira dhe ndalimi nga veprat e kėqija: 'Kush sheh prej jush njė vepėr tė keqe le ta ndaloj (ndryshoj) atė me dorėn e tij, nėse nuk mund le ta bėj kėtė me gjuhėn e tij, e nėse nuk mund le ta bėj kėtė me zemrėn e tij, e ky ėshtė imani mė i dobėt' Muslimi (49)
    7. Leximi i Kur'anit Fisnik dhe kėndimi i tij: 'Lexoni Kur'anin se vėrtet ai vjen Ditėn e Gjykimit ndėrmjetėsues pėr lexuesit e tij.' Muslimi(804)
    8. Studimi i Kur'anit dhe mėsimi i tij tė tjerėve: 'Mė i miri prej jush ėshtė ai qė mėson Kur'anin dhe ua mėson atė tė tjerėve.' Buhari (66/9)
    9. Selami(pėrshėndetja me selam): 'Nuk do tė hyni nė Xhennet derisa tė besoni, dhe nuk do tė besoni derisa ta doni njėri-tjetrin, a t'ju tregoj pėr diēka nėse e bėni atė do ta doni njėri-tjetrin, pėrhapeni selamin mes jush.' Muslimi (54)
    10. Dashuria pėr hir tė Allahut: 'Vėrtet Allahu i Madhėrishėm thotė nė Ditėn e Gjykimit: 'Ku janė ata qė donin njėri tjetrin pėr hir tė madhėrisė sime, sot do t'i fus ata nė hijen Time, ditėn kur nuk ka hije tjetėr pėrveē hijes Sime.' Muslimi (2566)
    11. Vizita e tė sėmurit: 'Nuk ka asnjė musliman qė viziton njė musliman tė sėmur herėt nė mėngjes pėrveēse tė lutėn pėr tė shtatėdhjetė mijė melek (melaqe, engjėj) deri nė mbrėmje, e nėse e viziton atė nė mbrėmje lutėn pėr tė shtatėdhjetė mijė engjėj deri nė agim, dhe do ta ketė njė kopsht nė Xhennet.' Tirmidhij (969)
    12. Ndihma e njerėzve nė fe: 'Kush ia lehtėson vėshtirėsitė atij qė ėshtė nė vėshtirėsi, Allahu do t'ia lehtėsoj atij nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr (Ahiret).' Muslimi (2699)
    13. Mbulimi i veprave tė kėqija tė njerėzve: 'Nuk ia mbulon robi ndonjė tė keqe robit tjetėr nė kėtė botė, pėrveēse ia ka mbuluar atij Allahu nė Ditėn e Gjykimit.' Muslimi (2590)
    14. Mbajtja e lidhjeve farefisnore: 'Farefisi ėshtė i lidhur pėr Arshin(Fronin) e Allahut dhe thotė: 'Kush mė lidh mua e ka lidhur atė Allahu, dhe kush mė shkėput mua e ka shkėputur atė Allahu.' Buhari (350/10) Muslimi (2555)
    15. Morali i mirė: 'Ėshtė pyetur i Dėrguari i Allahut (s.a.w.s) pėr atė se ēka do t'i fus njerėzit mė sė shumti nė Xhennet. Ka thėnė: 'Frikė-respekti ndaj Allahut dhe morali i mirė.' Tirmidhij (2003)
    16. Sinqeriteti: '(Ju porosis) T'ju pėrmbaheni gjithnjė sinqeritetit se vėrtet sinqeriteti shpie nė mirėsi, dhe vėrtet mirėsia shpie nė Xhennet.' Buhari (423/10) Muslimi (2607)
    17. Pėrmbajtja e hidhėrimit: 'Kush pėrmbahet nė hidhėrim duke pasur mundėsi tė shfryhet nga ai, Allahu do ta thėrras atė nė krye tė krijesave Ditėn e Gjykimit duke i dhėnė mundėsi tė zgjedh prej huriave (bukurosheve tė Xhennetit) ēka tė dojė.' Tirmidhij (2022)
    18. Shpagimi i ndejės: 'Kush ulet nė ndonjė ndej dhe e tepron me fjalė, pastaj para se tė ngitet nga ajo ndej thotė: 'I lartėsuar je Ti o Allah dhe falėnderimi tė takon Ty, dėshmoj se nuk ka zot tjetėr pėrveē Teje, kėrkoj falje dhe pendohem tek Ti.' Veēse i ėshtė falur atij ēka ka bėrė nė atė ndej(tubim).' Tirmidhij (153/3)
    19. Durimi: 'Nuk e godet muslimanin asnjė lodhje, asnjė sėmundje, asnjė shqetėsim, asnjė trishtim, asnjė vuajtje, dhe asnjė mjerim, bile asnjė therė qė therėt prej saj pėrveēse t'i fal Allahu me tė prej mėkateve tė tij.' Buhari(91/10)
    20. Mirėsia ndaj prindėrve: 'I nėnēmuar qoftė, i nėnēmuar qoftė, dhe i nėnēmuar qoftė! Ėshtė thėnė: kush o i Dėrguar i Allahut? Tha: Kushdo qė ka zėnė prindėrit e tij nė pleqėri njėrin prej tyre ose dytė pastaj nuk hyn nė Xhennet.' (d.m.th. nuk e shfrytėzon kėtė rast pėr tė hyrė nė Xhennet duke u kujdesur, respektuar dhe ndihmuar prindėrit. Sh.p.) Muslimi (2551)
    21. Pėrkujdesja ndaj vejushės dhe skamnorit: 'Kujdestari ndaj vejushės dhe skamnorit ėshtė si muxhahidi (luftėtari) nė rrugėn e Allahut' dhe mendoj se ka thėnė: 'dhe si falėsi i namazit qė nuk pushon, dhe si agjėruesi qė nuk han.' Buhari (366/10)
    22. Mbikėqyrja e jetimit: 'Unė dhe mbikėqyrėsi i jetimit do tė jemi nė Xhennet kėshtu dhe i bashkoj dy gishtat e tij, gishtin tregues dhe tė mesmin.' Buhari (365/10)
    23. Abdesi: 'Kush merr abdes duke e zbukuruar atė i dalin mėkatet e tij nga trupi i tij, derisa tė dalin prej nėn thonjve tė tij.' Muslimi (245)
    24. Shehadeti (dėshmia) pas abdesit: 'Kush merr abdes duke e zbukuruar atė pastaj thotė: 'Dėshmoj se nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut, Njėrit, tė Pashoq, dhe dėshmoj se Muhammedi ėshtė rob dhe i Dėrguar i Tij, o Allah mė bėj mua prej tė penduarve dhe prej tė pastėrve' iu hapėn atij dyert e Xhennetit hyn prej cilės dėshiron.' Muslimi (234)
    25. Pėrsėritja pas muezinit (thirrėsit tė ezanit): 'Kush thotė kur e dėgjon thirrjen: 'O Allah, Zot i kėsaj thirrje tė pėrsosur dhe i kėtij namazi tė ngritur, jepi Muhammedit vesilen (ngritje nė shkallė ose pozitė tė lartė) dhe mirėsinė, dhe ringjalle atė nė vendin mahmud (tė lėvdueshėm) tė cilin ia ke premtuar atij, do ta kaplojė atė ndėrmjetėsimi im Ditėn e Gjykimit.' Buhari (77/2)
    26. Ndėrtimi i xhamive: 'Kush ndėrton njė xhami e dėshiron me tė kėnaqėsinė e Allahut, do t'i ndėrtohet atij njė e njėjtė me tė nė Xhennet.' Buhari (450)
    27. Siwaku (Furēa e dhėmbėve): 'Sikur tė mos frikėsohesha se do t'ua vėshtirėsoja ummetit (besimtarėve) tim, do t'i urdhėroja ata me siwak pėr ēdo namaz.' Buhari (331/2) Muslimi (252)
    28. Shkuarja nė xhami: 'Kush shkon nė xhami herėt ose nė kohė tjera, Allahu ia pėrgatit atij njė shtėpi nė Xhennet sa herė qė shkon herėt apo nė kohė tjera.' Buhari (124/2) Muslimi (669)
    29. Pesė kohėt e namazit: 'Nuk ka njeri musliman qė e zė kohėn e ndonjė namazi tė obligueshėm dhe e zbukuron abdesin e asaj kohe, pėrqendrimin nė tė dhe pėrkuljen (ruku) nė tė, pėrveēse do tė jetė kjo pėr tė shpagim i mėkateve tė bėra mė herėt-duke mos bėrė mėkate tė mėdha-, dhe kjo ėshtė pėr tė tėrė jetėn (kohėn).' Muslimi (228)
    30. Namazi i sabahut dhe i ikindisė: 'Kush fal namazin e sabahut dhe ikindisė do tė hyj nė Xhennet.' Buhari (43/2)
    31. Namazi i xhumasė: 'Kush merr abdes dhe e zbukuron atė, pastaj vjen nė xhuma dhe dėgjon e pėrmbahet nga tė folurit, iu falen mėkatet nė mes kėsaj xhumaje dhe xhumasė tjetėr, dhe i ka tė shtuara tri ditė.' Muslimi (857)
    32. Koha e pėrgjigjes nė ditėn e xhuma: 'Nė tė (ditėn e xhuma) gjendet njė kohė qė nuk ndodh tė pėrputhet me tė robi musliman duke qenė nė namaz dhe e lut Allahun pėr diēka, pėrveēse t'ia ketė dhuruar atė Allahu.' Buhari (344/2) Muslimi (852)
    33. Namazet sunnet bashkė me namazet farz: 'Nuk ka rob musliman qė fal pėr Allahun e Madhėrishėm ēdo ditė dymbėdhjetė rekate vullnetare (nafile) jashtė namazėve tė obliguara, pėrveēse t'ia ndėrtoj Allahu atij njė shtėpi nė Xhennet.' Muslimi (728)
    34. Falja e dy rekateve pas bėrjes sė ndonjė mėkati: 'Nuk ka rob qė bėnė ndonjė mėkat, pastaj zbukuron pastrimin (abdesin), i fal dy rekate, dhe pastaj i kėrkon Allahut falje, pėrveēse t'ia ketė falur Allahu.' Ebu Dawud (1521)
    35. Namazi i natės: 'Namazi mė i mirė pas namazėve tė obliguara ėshtė namazi i natės.' Muslimi (1163)
    36. Namazi i paradites: 'Pėr ēdo asht tė gishtėrinjve tuaj ka sadaka, ēdo tesbih (thėnia: SubhanAllah) ėshtė sadaka, ēdo tahmin (thėnialhamdu lilah) ėshtė sadaka, ēdo tehlil (thėniaa ilahe il-lAllah) ėshtė sadaka, ēdo tekbir (thėnia:Allahu Ekber) ėshtė sadaka, urdhri pėr tė mirė ėshtė sadaka, dhe ndalimi nga e keqja ėshtė sadaka, dhe shpėrblimin e tė gjitha kėtyre e kanė dy rekate qė falėn nė paradite.' Muslimi (720)
    37. Bėrja salavat (lutje) pėr tė Dėrguarin a.s.: 'Kush bėn salavat pėr mua njė herė, Allahu pėr tė ka bėrė dhjetė herė.' Muslimi (384)
    38. Agjėrimi: 'Nuk ka asnjė rob qė agjėron njė ditė pėr hir tė Allahut tė Madhėrishėm, pėrveēse ta ketė larguar Allahu atė pėr shkak tė asaj dite nga Zjarri shtatėdhjetė pranvera.' Buhari (35/6) Muslimi (1153)
    39. Agjėrimi i tri ditėve nga ēdo muaj: 'Agjėrimi i tri ditėve nga ēdo muaj ėshtė (sikur) agjėrimi i tėrė kohės.' Buhari (192/4) Muslimi (1159)
    40. Agjėrimi i muajit Ramazan: 'Kush agjėron muajin e Ramazanit me iman tė plotė dhe me vullnet e pėrmbajtje iu ėshtė falur atij ēka ka bėrė prej mėkateve.' Buhari (221/4) Muslimi (760)
    41. Agjėrimi i gjashtė ditėve nga muaji Shewwal: 'Kush agjėron Ramazanin dhe e pason atė me gjashtė ditė nga muaji Shewwal, ėshtė sikur ta ketė agjėruar tėrė kohėn.' Muslimi (1164)
    42. Agjėrimi i ditės sė Arefatit: 'Agjėrimi i ditės sė Arefatit i shlyen mėkatet e vitit tė kaluar dhe vitit qė pason.' Muslimi (1162)
    43. Agjėrimi i ditės 'Ashura': 'dhe agjėrimi i ditės 'Ashura', mbėshtetėm tek Allahu, t'i shpaguaj mėkatet e vitit para tij.' Muslimi (1162)
    44. Dhėnia iftar agjėruesit: 'Kush i jep iftar njė agjėruesi, do tė kėtė shpėrblimin e njėjtė si tė tij (agjėruesit), duke mos i pakėsuar shpėrblimin e agjėruesit asgjė.' Tirmidhij (807)
    45. Falja namaz nė Natėn e Kadrit: 'Kush fal namaz nė Natėn e Kadrit me iman dhe me vullnet e pėrmbajtje iu ėshtė falur atij ēka ka bėrė prej mėkateve.' Buhari (221/4) Muslimi (1165)
    46. Sadaka-ja (lėmosha): 'Sadaka shuan mėkatet ashtu siē shuan uji zjarrin.' Tirmidhij (2612)
    47. Haxhi dhe umre-ja: 'Umre-ja prej umre-sė ėshtė shlyerės i mėkateve mes tyre, dhe haxhi i pranuar nuk ka shpėrblim tjetėr veēse Xhennetin.' Muslimi (1349)
    48. Veprat e mira nė dhjetė ditėt e Dhil Hixhxhes: 'Nuk ka ditė qė vepra e mirė ėshtė mė e dashur tek Allahu sesa kėto ditė, do tė thotė sesa dhjetė ditėt e Dhil Hixhxhes. Kanė thėnė: 'As lufta nė rrugėn e Allahut? Ka thėnė: 'As lufta nė rrugėn e Allahut, pėrveē njeriut qė del me veten e tij dhe me pasurinė e tij pastaj nuk kthehet me asgjė prej kėsaj.' Buhari (381/6)
    49. Lufta (Xhihadi) nė rrugėn e Allahut: 'Njė ditė luftė nė rrugėn e Allahut ėshtė mė e mirė sesa dynjaja dhe ēka ka nė tė, dhe vendi i kamxhikut tė njėrit prej jush nė Xhennet ėshtė mė i mirė sesa dynjaja dhe ēka ka nė tė.' Buhari (11/2)
    50. Dhėnia nė rrugėn e Allahut: 'Kush e pėrgatit njė luftėtar veēse ka luftuar, dhe kush e zėvendėson njė luftėtar nė familjen e tij veēse ka luftuar.' Buhari (37/2) Muslimi (1895)
    51. Falja e namazit pėr tė vdekurin dhe pėrcjellja e xhenazes: 'Kush pėrcjell xhenazen derisa ta fal namazin pėr tė, do ketė shpėrblim sa njė kirat, dhe kush e pėrcjell atė derisa tė varroset, do t'i ketė dy kirat. I ėshtė thėnė: e ēka janė dy kirat? Ka thėnė: 'sa dy kodra tė mėdha.' Buhari (158/3) Muslimi (945)
    52. Ruajtja e gjuhės dhe organit seksual: 'Kush mi siguron mua ēka ka mes dy mjekrave (mjekrės dhe mustaqeve – gojėn) dhe ēka ka mes dy kėmbėve, unė ia siguroj Xhennetin.' Buhari (264/11) Muslimi (265)
    53. Vlera e thėnieve 'La ilahe il-laAllah' dhe 'SubhanAllahi we bi hamdihi': 'Kush thotė: 'La ilahe il-lAllahu wahdehu la sherike lehu, lehulMulku we lehulHamdu, we huwe ala kul-li shej'in Kadir.' njėqind herė nė ditė, do tė ketė shpėrblimin e lirimit tė dhjetė robėrve, i shkruhen njėqind tė mira dhe i shlyhen njėqind tė kėqija, dhe (kjo thėnie) do t'i jetė atij mburojė nga shejtani nė atė ditė deri nė mbrėmje, dhe askush nuk do tė vij mė diē mė tė mirė se me ēka ka ardhur ai, pėrveē njeriu qė ka bėrė mė shumė se ai.' Dhe ka thėnė (i Dėrguari a.s.): 'Kush thotė: 'SubhanAllahi we bi hamdihi' njėqind herė nė ditė, iu falen gjynahet edhe nėse janė sa shkuma e detit.' Buhari (168/11) Muslimi (2691)
    54. Largimi i pengesave nga rruga: 'E kam parė njė njeri duke u shtrirė nė shtratin e vet nė Xhennet pėr shkak tė njė peme qė e ka prerė nga rruga, e qė i pengonte njerėzit.' Muslimi
    55. Edukimi dhe pėrkujdesja ndaj vajzave (bijave): 'Kush i ka tri vajza, i strehon ato (ua siguron vendbanimin), i mėshiron ato dhe pėrkujdeset pėr to, Xhenneti pėr tė ėshtė bėrė obligim pėrgjithmonė.' Ahmedi me sened (zinxhir tė transmetuesve) tė mirė.
    56. Mirėsjellja ndaj kafshėve: 'Vėrtet njė njeri ka parė njė qen duke ngrenė dheun nga etja, ka marrė njeriu opingėn e tij (pėr tė nxjerrė ujė nga pusi), dhe i ka dhėnė ujė me tė derisa ėshtė ngopur, Allahu e ka falėnderuar pėr kėtė, dhe e ka futur atė (njeriun) nė Xhennet.' Buhari
    57. Lėnia e debateve (grindjeve): 'Unė jam garantues pėr njė shtėpi nė mes tė Xhennetit pėr atė qė lė grindjen edhe nėse ka tė drejtė.' Ebu Dawudi
    58. Vizita e vėllezėrve pėr hir tė Allahut: 'A doni t'ju tregoj pėr njerėzit e juaj qė janė nė Xhennet? Kanė thėnė: 'Po, o i Dėrguar i Allahut!' Ka thėnė: 'Profeti ėshtė nė Xhennet, Ebu Bekri ėshtė nė Xhennet, dhe njeriu qė viziton vėllain e tij nė skaj tė qytetit (shumė larg), nuk e viziton pėr tjetėr veēse pėr hir tė Allahut, ėshtė nė Xhennet.' Taberani, hadithi ėshtė hasen (i mirė).
    59. Dėgjueshmėria e gruas ndaj burrit tė saj: 'Kur gruaja t'i fal pesė kohėt e namazėve, ta agjėroj Ramazanin, ta ruaj nderin e saj, dhe ta dėgjoj burrin e saj, hyn prej cilės derė tė Xhennetit qė dėshiron.' Ibn Hiban, hadithi ėshtė i vėrtetė.
    60. Tė mos kėrkohet nga njerėzit asgjė: 'Kush mė siguron mua se nuk do t'i kėrkoj njerėzve asgjė, ia siguroj atij Xhennetin.' Hadithi ėshtė nė Sunene, dhe ėshtė i vėrtetė.


  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-03-2009
    Postime
    34
    ajo foto ka dal vet nuk di as vet se si esht gjendur aty moderator hiqne flm

Tema tė Ngjashme

  1. Dy mėnyra pėr ta njohur Krijuesin
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:31
  2. C++ - Katėr mėnyra pėr tė shoqėruar njė objekt me njė dritare
    Nga Neritan Hyso nė forumin Arti i programimit
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 23-04-2007, 04:39
  3. Dy mėnyra pėr ta njohur Krijuesin
    Nga llokumi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-03-2006, 18:49
  4. Shteti, mėnyra dhe forma e ndėrtimit tė shtetit tė Kosovės
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 14:31
  5. Besimi Orthodhoks
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 06-04-2005, 02:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •