Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Ndahet nga jeta këngëtari i njohur popullor Xhevdet Hafizi

    TIRANE- Këngëtari i njohur i muzikës popullore qytetare shkodrane, Xhevdet Hafizi është ndarë nga jeta në moshën 84- vjeçare. Hafizi, që ka mbajtur titullin "Artisti i Merituar", e nisi karrierën në qytetin e tij të lindjes, në Shkodër. Më pas u aktivizua në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve. Dueti i tij me këngëtaren Luçie Miloti: "Kur perendon dielli", është në kujtesën e mbarë shqiptarëve. Ai ka kënduar edhe në duete të tjera me Naile Hoxhën e Florinda Gjergjin. Këngë të kënduara prej tij janë: "O bylbyl" apo "Tri vjet që u deshtme bashkë". Xhevdet Hafizi renditet ndër këngëtarët më shembullorë të këngëve qytetare shkodrane. Bashkë me familjen, ai jetoi në Tiranë që nga viti 1945. Ndër këngët e tjera të tij mund të përmendim: "Erdh t'punoj me ne në n'ograja", "Karafili kuq si gjaku", "Këngë për Ali Pashë Tepelenën", "Kur fillon drita me dalë", "Kur perëndon dielli", "Lule malësore", "Moj e vogël tash sa vjet", "Moj e vogla si flori", "O bilbil o i bukuri i shpendëve", "Oh sa e bukur vjen pranvera" dhe "Thotë lulja për lule".

    Balkanweb
    Sui generis

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mos.. cfar lajm i hidhur..
    po me dhimbset si te jet i afert i imi..
    apapapa..

    Na iku dhe Xhevdet Hafizi.. mjeshtri i madh i kanges shkodrane e i cdo kange qe kendoj.. per popullin e vet..

    Ngushellime krejt atyre qe e adhuruan kangetarin e jashtzakonshem.. me zanin e ambel e te paperseritshem.. njeriun e mire e te te dashtun si rralle kush..

    Lavdi Xhavdet Hafizit..

    nje mirnjohje atyre qe e futen kangen shkodrane ne youtube e keshtu do ta kemi prane gjithmone Lucen e Xhevdetin Bikun e marie krajen etj mjeshtra te medhej..



    I pershendes ata qe e deshen ,e nji nga perlat e kanges shqiptare te cilen Xhevdeti e kendoj me artisten e madhe e me bylbylin e paharrushem.. Lucie Milotin..







    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 17-03-2009 më 17:09

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    E percjell dhimbjen mes magjise se zerit te me te dashurit dhe adhuruarit kengetar shkodran qe me ka mahnitur nder vite.
    I paperseritshem ne zerin e tij te vecante, me kenget e tij, pra, I PAVDEKSHEM.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Po ikin një nga një perlat e muzikës popullore.......zërat e papërsëritshëm që zor se ne mund të hasim më në to.
    I shpreh ngushëllimet e mia familes së Tij!

Tema të Ngjashme

  1. Krimet komuniste në Shqiperi
    Nga Albo në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 375
    Postimi i Fundit: 03-01-2024, 15:54
  2. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  3. Shkenca ne Islam
    Nga Shën Albani në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 18-08-2010, 11:10
  4. Citate nga njerez te njohur per Civilizimin Islam
    Nga Acid_Burn në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 09-04-2006, 03:08
  5. Hafiz Musa Dërguti
    Nga kosovar në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-08-2002, 09:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •