Një bebe mashkull, i është nënshtruar një operacioni shumë të gjatë, pasi kishte lindur me 2 penisë.
Fëmija, i quajtur Artyom G., ka lindur dy javë më parë në Rusi, pas një lindjeje normale, në të cilën mjekët nuk hasën ndonjë problem.
"Mjekët ishin të shokuar nga ajo çfarë panë kur Artyom lindi: ai kishte 2 penisë, në vend të një", - shkruajnë reporterët.
Operacioni
Djali u transferua nga materniteti i spitalit tek një klinikë speciale në Moskë, ku ai iu nënshtrua një operacioni të gjatë, për të bashkuar 2 organet seksualë.
"Operacioni ishte shumë i komplikuar. Na duhej të formonim një penis në vend të dyve, të krijonim mur abdominal dhe të krijonim një fshikëz", - tha njëri nga doktorët i përfshirë në operacionin, i cili zgjati plot 5 orë.
"Kur kolegët tanë na kërkuan ndihmë, ne iu përgjigjëm po menjëherë, por nuk mund të imagjinonim që rasti mund të ishte kaq i komplikuar".
Spitali thotë që bebja është tani në gjendje shëndetësore shumë të mirë dhe operacioni u krye me sukses.
"Ai do të rritet si çdo mashkull normal dhe do të jetë i aftë të ketë fëmijë", - tha doktori.
Ky nuk është rast i izoluar, në qershorin e kaluar, një bebe lindi me një penis të dytë, por që e kishte në shpinë. Fëmija ishte bir i një fermeri 30-vjeçar, Li Jun, dhe gruas së tij, të cilët jetonin në qytetin e Hejianit, një provincë e Kinës.
Krijoni Kontakt