Selamun alejkum vellezer.
Ketu keni nje paterial shume interesant ne lidhje me medh'hebet. Duke pare te nevojshme sqarimin e kesaj teme keni materialin me poshte i cili jep sqarime te mjaftueshme per kete teme.

Selam te gjitheve .




DR. JUSUF KARDAUI


VESHTRIMI YNĖ NĖ MOSPAJTIMET MES MEDH’HEBEVE NĖ ISLAM .



BISMIL-LAHIRR-RRAHMANIRR-RRAHIM.

1. SHUMĖSIA E IMAMĖVE DHE E MUXHTEHIDĖVE[1] .

Medh’hebet[2] shkollat juridike tė fikhut[3] nė mėsimet islame, nuk janė tė kufizuara vetėm nė katėr imamė siē mendojnė ata tė cilėt nuk janė tė informuar mjaft, e as qė janė Imamė[4] vetėm Ebu Hanifja, Maliku, Shafiu dhe Ahmedi. Pėrkundrazi, ndėr bashkėkohėsit e tyre kanė ekzistuar njerėz tė cilėt, edhe nėse nuk kanė qėnė mė tė arsimuar dhe njohės mė tė mirė tė fikhut sesa ata, megjithatė aspak nuk kanė ngecur pas tyre nė fushėn e shkencės sė hadithit.
Kėshtu Lejth b. S’ad ka qėnė bashkėkohės i Imam Malik b.Enesit, kurse Imam Shafiu
pėr tė ka thėnė:”Lejthi ka qėnė njohės mė i mirė i fikhut sesa Maliku, mirpo, shokėt, e tij nuk kanė kanė bėrė pėrpjekje tė mjaftueshme qė fikhu i tij tė pėrhapet.’’
Nė Irak ka qėnė i njohur Sufjan eth-Theuri, i cili aspak nuk ka ngecur pas Imam Ebu Hanifes. Pėr kėtė arsye Gazaliu e ka konsideruar pėr imam tė pestė nė fikh, ndėrsa ka qėnė edhe nė Sunnet[5], i njohur si Emirul-Mu’minine fil-hadith - prijėsi i besimtarėve nė njohjen e hadithit.
Imam Euza’iu ka qėnė prijės i pakonkurrent nė Sham (Siri, Liban, Jordani, Palestinė) dhe medh’hebi i tij ka dominuar nė kėtė rajion mbi dyqind vjet.
Pastaj, nga Ali Bejti[6] kanė qėnė tė njohur: imam Zejd b.Ali, Vėllai i tij Ebu Xha’fer
Muhammed Ali El-Bakir, mandej djali i tij imam Xha’fer Es-Siddik.Ēdonjėri prej tyre ka qėnė imam dhe muxhtehid[7] absolut dhe tė gjithė pasuesit e Ehli-Sunnetit e pranojnė dhe e respektojnė imametin[8] e tyre.
Pas imamėve tė pėrmendur, si muxhtehid i tėrsishėm paraqitet Et-Taberi, i cili, pėrveē imametit nė fikh, ėshtė i njohur edhe si imam nė tefsir dhe nė tarih-histori, medh’hebi i tė cilit do tė ketė pauses por mė vonė do tė shuhet.
Pastaj, para katėr imamėve (Ebu Hanifes, Malikut, Shafiut dhe Ahmedit), kanė qėnė mėsuesit e tyre si dhe mėsuesit e mėsuesve tė tyre…, po ashtu imamė, nė tė cilėt ėshtė treguar me gisht, dete dijenije dhe kandilė nė rrugėn e konceptimit (njohjes) tė sė vėrtetės. A ka ndonjė qė kėrkon pėr njohje e tė mos i pėrfillė: Se’id b. Musejjibin, shtatė juristėt nga Medina (El-Fukahaus-seb’a), Tausin, Alkamen, Ibrahim en- Neha’iun, Mesrukun, Mekhulin, Zuhriun dhe juristėt e tjerė tabi’inė[9], __________________________________________________ _____________________
1-Muxhtehid ėshtė personi i cili nė mėnyrė tė pavarur i zgjidh ēėshtjet fetare-juridike duke u bazuar nė Kur’an dhe Sunnet.
2 - Medh’heb - shkollė juridike, sistem juridik nė jurisprudencėn islame.
3 -Fikh – Kuptim, inteligjencė, dituri qė ka lindur si rezultat i shfrytėzimit tė mendjes e qė pėrfaqėson mendimin personal tė individit.
4 - Imam – nė jetėn e pėrditshme pėrdoret nė tre kuptime tė ndryshme a) udhėheqės i xhemati nė xhami b) khalif, pasi imami sipas drejtimit sunnit ėshtė udhėheqės i popullit.Kėtė emėr ia japin edhe si titull nderi themeluesve tė shkollave tė njohura si: imam Ebu Hanife, imam Shafiu, imam Gazaliu, c) te shi’itėt ka shumė kuptime si: udhėheqės shpirtėror, politik etj.
5 - Sunnet - Traditė, zakon. Nė terminologjinė islame ēdo gjė qė i atribuohet Muhammedit [a.s] prej fjalėve, veprave, miratimeve, pėlqimeve etj , sinonim i fjalės Hadith.
6 – Brezi i tė Dėrguarit tė Allahut s.a.u.s.
7 – Muxhtehid – ai i cili ėshtė i aftė tė interpretojė tekstet dhe tė nxjerrė gjykime prej tyre
8 – Imamėt – udhėheqja punėve publike tė bashkėsisė muslimane.
9 – Tabi’in –gjenerata e cila ėshtė shoqėruar me shokėt e Muhammedit a.s.
tė cilėt kanė kaluar pėrmes shkollės sė shokėve tė tė Dėrguarit tė Allahut [r.a]
Dhe mė nė fund, para tė gjithė tė pėrmendurve nė tė cilėt janė mbėshtetur dhe prej tė cilėve janė tė varur tė gjithė imamėt pas tyre, janė fukahaus-sahabėt njohėsit e sė drejtės sheriatike ndėr sahabėt. Ata tė cilėt kanė kaluar pėrmes shkollės sė pejgamberisė, kanė qėnė bashkėkohės tė zbritjes sė shpalljes dhe dėshmitarė tė shkaqeve tė shpalljes sė Kur’anit dhe Sunnetit (Hadithit). Ata janė shquar qartė mbi tė tjerėt nė njohjen dhe nė tė kuptuarit e fesė, njohjen e qėllimeve dhe domethėnieve tė Kur’anit dhe kanė qėnė mė tė udhėzuarit nė sintaksėn e gjuhės arabe dhe nė domethėniet e nocioneve tė tij.
Kush ėshtė ai qė mund tė injorojė fikhuen e Ebu Bekrit, Umerit, Uthmanit, Aliut, Zejd b.Thabit, Muadh ibn Xhebelit, Ibni Mes’udit, Ibni Abbasit, Ibni Umerit, Ubejj b. Ka’bit, Aishes dhe emrave tė tjerė ndėr sahabėt, qė pas cilitdo tė shkosh do tė jesh nė rrugė tė drejtė?!

ASNJĖRI NGA KATĖR IMAMĖT NUK E KA KONSIDERUAR VETEN TĖ PAGABUESHĖM [M’ASUM].

Asnjėri nga katėr imamėt si dhe asnjėri nga muxhtehidėt e tjerė nuk e ka konsideruar veten tė pagabueshėm, dhe nga ana tjetėr, askush nuk ua ka pėrshkrur kėtė cilėsi atyre. Mė sė shumti qė mund tė thuhet pėr ta ėshtė: kanė qėnė muxhtehidė dhe e kanė kėrkuar tė vėrtetėn, aq sa u kanė lejuar mundėsitė njerzore. Nėse nė kėtė rrugė do ta qėllonin tė vėrtetėn, do tė kishin shpėrblim tė dyfishtė, e nėsė do tė gabonin, atėherė do t’u takonte njė shperblim. Nga ky shkak ata shpeshherė braktisnin njė mendim dhe pranonin njė tjetėr, nė pėrputhje me prezencėn dhe fuqinė e dėshmisė-argumentit. Nė kėtė, gjithashtu, qėndron fshehtėsia e shfaqies sė mė tepėr traditave-mendimeve tek njė imam nė lidhje me tė njėjtėn ēėshtjen. Imam Shafiu ėshtė i njohur si zotėrues i dy medh’hebeve: tė vjetrit nė Irak, dhe tė riut nė Egjipt. Nga ana tjetėr, ekzistojnė pak ēėshtje tė rėndėsishme e qė nuk transmetohen nga Maliku dhe Ahmedi mė tepėr mendime, ndėrsa pėr Ebu Hanifen dihet se pak para vdekjes i ka braktisur disa mendime tė vetat.
Por edhe para tyre ka pasur raste tė tilla. Nga Umeri r.a. transmetohet se nė njė rast kishte dhėnė njė fetua (pėr ēėshtje tė caktuar), duke u bazuar nė kuptimin e tij personal, e qė pastaj vitin e ardhshėm tė japė fetua krejtėsisht tė kundėrt pėr tė njejtėn ēėshtje. Kur ėshtė pyetur pėr njė veprim tė tillė ka thėnė: “Herėn e kaluar kemi gjykuar nė pajtim me njohuritė e atėhershme, e sot gjykojmė nė pajtim me njohuritė e sotme!”
Nxėnėsit e Ebu Hanifes kanė rėnė nė kundėrshtim nė qindra pyetje me mėsuesn e tyre, duke u mbėshtetur gjatė kėrkimit tė tyre nė argumente, apo nė traditė (Hadith), deri tek e cila kanė ardhur ata, apo pėr shkak tė interesit dhe nevojės sė pėrgjithshme qė vėrenin pas vdekjes sė imamit–mėsuesit tė tyre. Prej kėtu disa hanefij shpeshherė thonė pėr ēėshtjet nė tė cilat kanė ardhur deri tek divergjenca: “Ky ėshtė kundėrshtimi i kohės (dhe hapsirės), e jo i argumenteve dhe dėshmive.”[10]
Kur Ebu Jusufi, njėri nga nxėnėsit mė tė shquar dhe mė tė njohur tė Ebu Hanifes, ėshtė takuar me imamin medinas Malikun dhe e ka pyetur atė pėr shumėn e sa’a-sė[11], bashkė me ēėshtjen e vakfit, pastaj pėr zekatin e zarzavateve (perime), dhe kur Maliku i ėshtė pėrgjigjur nė pėrputhje me traditėn-sunnetin e tė Dėrguaritė Allahut
s.a.u.s. Ebu Jusufi ka thėnė: “O Ebu Abdullah,[12] unė i kthehem mendimit tėnd (dhe e braktis timin) dhe sikur sahibi im (duke menduar nė Ebu Hanifen) do tė shihte atė qė pashė unė, edhe ai do tė vepronte njėlloj si unė”.
Ky ka qėnė objektiviteti dhe ixhtihadi i vėrtetė dhe ēdo gjė qė transmetohet nga imamėt nė kėtė kontekst, tregon kėtė vėrtetėsi tė ndritshme.
Kėshtu transmetohet se Ebu Hanife ka thėnė: “Ky ėshtė mendimi im dhe gjėja mė e mirė qė ka arritur arsyeja ime, andaj kush vjen me mendim mė tė mirė, ne do ta pranojmė atė!”
E Maliku ka thėnė: “Unė jam njeri, sikurse edhe njerėzit e tjerė, gjykoj me drejtėsi, por edhe gaboj, andaj vendosini fjalėt e mia nė peshoren e Kur’anit dhe Sunnetit!”
Ndėrsa nga Shafiu transmetohet se ka thėnė : “Nėse ndonjė traditė autentike (hadith)
i kundėrvihet mendimit tim, atėherė pėrplaseni mendimin tim pėr muri[13] e kur ta shihni ndonjė argument tė lėnė nė rrugė, dijeni se ai ėshtė mendimi im!”
Ja edhe njė proverb i shkėlqyer, qė transmetohet nga ai: “Mendimi im ėshtė i drejtė, me gjasa qė tė jetė i drejtė!”

PĖRSE JANĖ NDARĖ IMAMĖT, APO SHKAQET E DIVERGJENCĖS SĖ DIJETARĖVE .

Imamėt janė ndarė nė mendime, ngase Allahu i Lartėsuar burimin e fesė ua ka shpallur robėrve tė Vet nė trajtė tė tekstit, e njerėzit nė mėnyrė tė paevitueshme dallojnė nga aftėsia e tė kuptuarit dhe tė gjykuarit. Kjo ėshtė dukuri natyrore, meqė njerėzit ndahen nė ata tė cilėt i japin pėrparėsi kuptimit tė drejtpėrdrejtė tė tekstit dhe nė ata qė shikojnė nė domethėnien mė tė thellė tė tij. Kjo ėshtė e pranishme edhe te vetė komentuesit e ligjeve. Kėshtu kemi shkollėn e kufizuar e tė fjalpėrfjalshme dhe atė tė hapur e tė gjėrėsishme, e cila mė tepėr i kushton rėndėsi frymės dhe domethėnies sė brendshme tė tekstit juridik.
Kėto dy drejtime tė pėrmendura janė tė pranishme qė nga koha e Resulullahit s.a.u.s
Kur Resulullahut s.a.u.s pas luftės sė Hendekut[14] u ka thėnė shokėve tė tij: “Kush e beson Allahun dhe Ditėn e gjykimit mos ta falė ikindinė, vetėmse te fisi Beni Kurejdha!”[15] sahabėt, pasi u afrua perėndimi i diellit u ndanė nė mendime.
Disa thanė: “Jo, Pejgamberi a.s ka thėnė: “Kush e beson Allahun dhe Ditėn e gjykimit mos ta falė ikindinė, vetėmse te fisi Beni Kurejdha!” dhe ne nuk do tė falemi, pėrveē te fisi Beni Kurejdha, madje edhe pas perėndimit tė diellit…” Dhe me tė vėrtetė janė falur pas perėndimit tė diellit (pas kalimit tė kohės sė ikindisė). Kur Resulullahi s.a.u.s. u informua pėr veprimet e tyre, nuk e qortoi asnjėrėn palė, qė domethėnė leje nga ana e tij, meqė i ka lėnė nė ixhtihadin e tyre. Kjo ėshtė njė nga shkaqet e ndarjes nė mendime.
Shkaku i dytė do tė ishte me sa vijon:
Ndėrmjet njerėzve ekzistojnė tė tillė qė janė tė pėrpiktė (rigoroz) dhe tė atillė qė janė mė tolerantė, tė atillė qė ndjekin vijėn e pėrpiktė dhe tė atillė qė ndjekin vijėn e lehtėsimit dhe tolerancė. Kėshtu pėr shembull, Ibni Umeri dallonte nga Ibni Abbasi. Ibni Umeri r.a, gjatė abdesit lante edhe brendėsinė e syve, derisa u verbua[16], kurse Ibni Abbasi nuk e konsideronte kėtė tė domosdoshme, Ibni Umeri frikėsohej t’i puthė fėmijėt e tij, qė tė mos pikohej me sekrecionin e hundėve tė tyre, kurse Ibni Abbasi i pėrqafonte dhe i puthte, duke thėnė: “Kėta janė trėndafila qė u marrim erė!”
__________________________________________________ ______________________
13-Pra, mos e pranoni atė.
14-Gazuetul-Ahzab (ekspedita e aleatėve).
15-Beni Kurejdha ėshtė fis Hebre, i cili pati tradhėtuar muslimanėt nė betejėn e Hendekut, andaj pas fitores sė muslimanėve u ndėshkua sipas meritave!
16-Pėr shkak tė mendimit tė pėrmendur.
Kėshtu fikhu i kėtyre dy kolosėve dallonte, nė pėrshtatje me dallimin ndėrmjet dy frymave, dy temperamenteve, andej nga kėtu, rreptėsia e Ibni Umerit dhe butėsia e Ibni Abbasit janė tė njohura nė trashėgiminė tonė tė fikhut.
Pastaj, kėtu ėshtė edhe gjuha, e cila mund tė jetė shkak pėr ndarje. Allahu [xh.sh] pėr shembull thotė nė Kur’an: “Gratė e lėshuara duhet tė presin tre cikle mujore”
(El-Bekara 228)
Ēfarė nėnkuptohet me nocionin kuru’? Nga ana gjuhėsore, e ka domethėnien e hajd-it ciklit menstrual ndėrmjet dy hajdeve (pastrimit mujor). Nga kėtu imamėt, duke patur parasysh komentimin gjuhėsor tė kėtij nocioni dhe nocioneve tė tjera shumė-kuptimore, janė ndarė nė domethėnien e tyre juridike-sheriatike.
Nga ana tjetėr, ngjashėm me kėtė ėshtė edhe fakti se disa shprehje (nė gjuhėn arabe)
mbajnė domethėnie tė vėrteta por edhe figurative-metaforike (hakika dhe mexhaz).Nė situatė tė tillė, disa pranojnė domethėnien e vėrtetė tė shprehjes, e disa atė figurative, siē ėshtė rasti me fjalėt e Allahut tė Lartėsuar:
“…apo nėse i keni prekur gratė...” (El-Maide 6)
Me prekjen e grave, a mendohet nė prekjen e rėndomtė me dorė (apo me ndonjė pjesė tjetėr tė trupit), siē mendon Ibni Umeri, apo ky ka tė bėjė me marrėdhėniet seksuale, siē mendon Ibni Abbasi?
Nė shkaqet e ndryshimeve bėn pjesė edhe: siguria apo pasiguria e imamit nė traditėn (hadithin) pėrkatėse. Kėshtu, njėri prej tyre ka besim nė riuaje-transmetuesin dhe e pranon transmetimin prej tij, ndėrsa tjetri nuk ka besim nė tė dhe nuk e pranon transmetimin prej tij.
Disa imamė e kushtėzojnė pranimin e hadithit, e disa jo. Kjo veēanėrisht ėshtė shprehur nė ēėshtje tė caktuara, siē janė ēėshtjet qė i pėrkasin nevojave dhe sprovimeve tė pėrgjithshme.
Nė shkaqet e dallimeve bėn pjesė edhe ndarja e ulemasė (imamėve) nė vlersimin dhe pranimin e argumenteve…
Kėshtu pėr shembull, imam Maliku konsideron se veprat e banorėve tė Medinės, tė trashėguar nga brezi nė brez, nė lidhje me adhurimin, etj, kanė pėrparėsi kundrejt traditės qė e transmeton ndonjė riuaje (haber ehad).
Disa konsiderojnė se hadithi i dobėt (mendohet nė hadithin i cili mė vonė ėshtė quajtur hasen-i mirė) ėshtė mė vlefshėm se kijasi (analogjia-krahasimi), Ndėrsa tė tjerėt mendojnė tė kundėrtėn,etj.
Disa pranojnė hadithin mursel[17] pėrgjithėsisht, absolutisht, e disa e refuzojnė pėrgjithėsisht, kurse disa e pranojnė me kushte.
Disa sheriatet (legjislacionet) e popujve tė mėparshėm i konsiderojnė tė vlefshėm edhe pėr ne, e disa jo.
Disa mendimet e sahabėve i marrin si argument, e disa jo.
Disa nė argumentim pėrdorin termin pėr tė mirėn e pėrgjithshme, e cila nuk ėshtė e mbėshtetur e as e refuzuar me ndonjė argument tė Sheriatit, ndėrsa tė tjerė nuk e pranojnė kėtė lloj argumentimi.
Dhe mė nė fund, ndėr shkaqet e dallimeve bėn pjesė edhe mospajtimi i dijetarėve rreth domethėnies sė kėtyre termave: El-emr (urdhėri), en-nehj (ndalesa),
__________________________________________________ ______________________

17-Ky ėshtė hadith, zinxhiri i transmetuesve it ė cilit arrin deri te brezi i dytė pas Muhammedit s.a.u.s.
el-‘am (shprehje e pėrgjithshme), el-has (shprehje e veēantė), el-mutlak (shprehje e pakushtėzuar), el-mukajjed (shprehje e kushtėzuar), el-mentuk (domethėnie e fjalėpėrfjalėshme), el-mefhum (domethėnie e sendėrtuar), si dhe terma-nocione tė tjera profesionale, tė cilat pėrmenden nė shkencėn e quajtur “usuli-fikh”.
Ajo qė duhet tė pėrmendet kėtu veēanėrisht, ėshtė me sa vijon:
Ekzistojnė shkaqe tė shumta dhe tė llojllojshme tė dallimeve ndėrmjet imamėve dhe nė lidhje me kėtė janė shkruar vepra tė veēanta, ndėr tė cilat janė edhe; “Drejtėsia dhe objektiviteti nė ēėshtjet kontestuese” nga dijetari i mirėnjohur Ed-Dehleuij: “Shkaqet e mospajtimeve tė dijetarėve”, nga shejh Ali El-Hafif, si dhe libri im: “Zgjimi islam ndėrmjet mospajtimit tė lejuar dhe pėrēarjes sė ndaluar”.
Nė kėtė libėr kam shpjeguar se, ndryshueshmėria nė ēėshtjet dytėsore tė fesė (fur’u)
ėshtė nevojė e domosdoshme, mėshirė, gjėrėsi dhe pasuri, siē kam shpjeguar se cilat janė ato baza ideore dhe morale nė tė cilat duhet mbėshtetur kuptimi i ndryshueshmėrisė, si dhe marrėdhėniet reciproke (tė ndėrsjellta) tė ummetit islam nė ēėshtjet kundėrshtuese.
Mėshira e Allahut xh.sh ėshtė e madhe ndaj kėtij umeti (muslimanėve) qė nuk ua ka caktuar kufijtė e rreptė (kufizimin nė njė mendim apo drejtim), por ka lėnė hapsirė tė duhur pėr qėndrime dhe kuptime tė ndryshme. Sepse, ajo qė i pėrgjigjet njė kohė, nuk i pėrgjigjet kohės tjetėr.
Pėr kėtė shkak disa nga sahabėt kanė dhėnė ndonjė fetua nė bazė tė ndonjė mendimi, e pastaj e kanė braktisur atė mendim dhe kanė pranuar tjetrin, siē ėshtė rasti i Umerit r.a qė e pėrmendėm mė lart.
Pra, ngandonjėherė vijmė deri te ndėrrimi i rrethanave dhe situatave, prandaj njeriu bie nė ndikimin e asaj qė sheh apo qė dėgjon dhe e ndėrron mendimin apo qėndrimin e tij.
Njė shembull klasik pėr kėtė ėshtė rasti i imam Shafiut, themeluesit tė dy meth’hebeve tė vjetrit sa ishte nė Irak dhe tė riut pas kalimit nė Egjipt. Kėshtu nė librat e fikhut thuhet: ky ėshtė mendimi i vjetėr i Shafiut e ky ėshtė mendimi i tij i ri!
Shkaku i kėsaj ėshtė se ai, pas ardhjes nė Egjipt, ka parė gjėra tė cilat nuk i ka hasur nė Irak dhe ka dėgjuar hadithe dhe tradita, tė cilat nuk i ka dėgjuar mė parė, prandaj nė pajtim me kėtė edhe e ka ndėrruar mendimin e tij.
Pra, muxhtehidi shpeshherė i ndėrron pikėpamjet e veta, andaj edhe kjo ėshtė njė nga shkaqet e dallimeve nė mendime.
Sė kėndejmi, kur khalifi Ebu Xha’fer El-Mensuri vendosi t’i propozojė imam Malikut tė shkruajė “El-Muvetta-nė”, i kishte thėnė: “Shmangiu rreptėsisė sė Ibni Umerit, butėsisė sė Ibni Abbasit dhe pėrjashtimeve tė Ibni Mes’udit dhe bėje atė tė afrueshėm pėr tė gjithė njerėzit!” Maliku e kreu kėtė obligim dhe e shkroi librin e njohur Islam me titullin:
“El-Muuetta”.
Mirėpo, kur khalifi vendosi t’i detyronte tė gjithė njerėzit t’i pėrmbahen kėtij libri, imam Maliku si i paanshėm, i devotshėm dhe fekih i madh qė ishte, i tha atij: “O udhėheqės i besimdrejtėve, mos e bėj kėtė, sepse shokėt (sahabėt) e tė Dėrguarit tė Allahut janė shpėrndarė nėpėr vende tė ndryshme dhe ēdonjėri prej tyre ka bartur dijen e tij. Nė kėtė mėnyrė te njerėzit kanė arritur mendimet, me tė cilat ata janė tė kėnaqur, e nėse i detyron nė mendime tė tjera, atėherė do tė shkaktosh ngatėrresa dhe trazira!”
Kėshtu dijetarėt kėtė lloj mospajtimi e kanė konsideruar dallim nė ēėshtje dytėsore tė fesė, e cila ėshtė e dėmshme dhe e cila ėshtė e paevitueshme, sepse ėshtė e pamundur qė nė lidhje me kėto ēėshtje, ta bashkosh tėrė umetin rreth njė mendimi tė vetėm.
Nė kėtė fshihet mėshira e Allahut xh.sh dhe mirėsia e Tij ndaj muslimanėve, me qė u ka lėnė mundėsi pėr ixhtihad dhe hapėsirė pėr qėndrime dhe kuptime tė ndryshme. Tė paramendojmė se, tė gjithė muslimanėt janė tė detyruar tė ndjekin vetėm njė mendim! Atėherė askush nė asgjė nuk do tė kishte lehtėsime dhe askush kurrė nuk do tė mundė tė zgjedhė (veēojė) njė mendim nga mendimet e tjera, asnjė pikėpamje prej pikėpamjeve tė tjera, asnjė traditė kundrejt traditės tjetėr…

QĖNDRIMI I SHERIATIT NDAJ TAKLIDIT [18].

E para : Domosdoshmėria e pasimit tė katėr imamėve.

Ekzistojnė tė atillė qė konsiderojnė se pasimi i imamėve [Ebu Hanifen, Malikun, Shafiun dhe Ahmedin] ėshtė obligim.
Nė kėtė kuptim, autori i librit “Margaritarė nė teuhid ”, thotė: “Ėshtė obligim qė tė pasohet njėri dijetar prej tyre, siē flasin disa me shprehje qė ėshtė e kuptueshme!”
Disa madje i tejkalojnė te gjitha kufijtė nė lidhje me kėtė ēėshtje, e thonė: “Ėshtė uaxhib-obligim tė pasohet njė imam i caktuar!”
Kėshtu, pasuesi i medh’hebit tė Shafiut thotė: “Domosdo duhet tė pasohet Shafiu!”
Hanefiu thotė: “Ėshtė detyrė tė pasohet Ebu Hanifja!”
Malikiu dhe Hanbeliu gjithashtu…etj.

E dyta : Nuk ka argument pėr obligueshmėrinė e pasimit tė njė medh’hebi tė caktuar.

Pasimi i njėrit nga medh’hebet e pėrmendura dhe pėrngjasimi (imitimi) i njė imami tė medh’hebit pėrkatės nė ēdo gjė qė thotė ai, nuk ėshtė as farz-obligim i rreptė, as sunnet-i rekomanduar.
Prandaj, mendimi paraprak, pėrkatėsisht mendimi i atyre tė cilėt thonė se pasimi i imamit tė caktuar ėshtė uaxhib, ėshtė i papranueshėm.
Nė kėtė na udhėzojnė kėto fakte:
1 - Me Kur’an, Sunnet dhe Ixhma’a[19] ėshtė vėrtetuar se Allahu xh.sh, i ka obliguar robėrit e Tij qė t’i binden Atij dhe Pejgamberit tė Tij dhe muslimanėve nuk u ka urdhėruar dėgjesėn ndaj asnjėrit person tjetėr, pėrveē Pejgamberit a.s, nė gjithėēka qė thotė ai (qė urdhėron dhe ndalon). Krahas kėsaj, tė gjithė pasuesit e Ehli-Sunnetit janė nė pajtim se askush, pėrveē Pejgamberit a.s, nuk ėshtė m’asum - i pagabueshėm nė atė qė thotė ai, pėrkatėsisht nė gjithė atė qė urdhėron dhe ndalon, andaj, prej kėsaj transmetohet nga Ibni Abbasi, ‘Ata, Muxhahidi, Malik b. Enesi, se kanė thėnė:
“Nė thėniet e ēdo njeriu ekziston diēka qė s’duhet pranuar, pėrveē thėnieve tė tė Dėrguarit tė Allahut s.a.u.s.”
Pra, tė pasuarit e atij qė nuk ėshtė i pagabueshėm ėshtė devijim i qartė, ngase imami, nė kėtė rast, nė raport me pasuesit e tij, vihet nė pozitėn e Pejgamberit a.s.
__________________________________________________ _____________________

18 – Taklidi – pasimi (imitimi) i dikujt nė ēėshtje tė fesė pėr shkak tė paaftėsisė sė konceptimit (njohjes) sė pavarur tė saj. Nė kėtė bėhet fjalė pėr taklidin nė fik’h dhe jo nė akide-besim.

19 – Ixhma’ – pajtueshmėria e dijetarėve islam pėr njė ēėshtje tė caktuar fetare nė njė kohė tė caktuar.

Kjo ėshtė barazi me ndryshimin e fesė dhe ėshtė afėr qortimit tė cilin Allahu xh.sh ua drejton tė krishterėve:
“Ata i konsideruan rabinėt dhe murgjėrit e tyre si zota pėrveē Allahut …” [teube 31]
E, tė konsideruarit e rabinėve dhe murgjėve pėr zotėr nga ana e tyre, ėshtė pasqyruar nė pasimin e asaj qė u kanė bėrė hallall (tė lejuar), ose haram (tė ndaluar), siē e ka sqaruar i Dėrguari i Allahut s.a.u.s. (nė njė hadith).
2 - Nga ana tjetėr, vetė imamėt kanė ndaluar qė tė imitohen apo tė pasohen dhe nė asnjė ēast gjatė jetės sė tyre nuk kanė mendur se po ua caktojnė njerėzve fenė, tė cilėt janė tė obliguar ta pasojnė. Veē kėsaj, gjithnjė kanė tėrhequr vėrejtjen nė rrezikun qė i kanoset nė marrjen e mendimit tė tyre pa mbėshtetje dhe pa argumente, prandaj transmetohet se imam Shafiu ka thėnė: “Shembulli i atij qė kėrkon dije pa argumente, ėshtė si shembulli i atij qė natėn mbledh dru, merr njė krah dru, e nė tė gjendet gjarpėri tė cilin e ka, e ky as qė e vėren kėtė!”
Muzemi,[20] nė fillim tė “Muhtesar-it”.[21] thotė: “Kė e kam mbledhur nga dija e imam Shafiut dhe mendimeve tė tij, nė mėnyrė qė t’ia ofroj atij qė dėshiron pėr nevojat dhe sigurinė e tij personale, tė pėrfitoj nė konceptimin e fesė, duke ia tėrhequr vėrejtjen se ai e ka ndaluar qė dikush tė jepet pas dikujt tjetėr!”
Imam Ahmedi ka thėnė: “Mos mė pasoni as mua, as Malikun, as Shafiun, as Euza’iun, por merrni andej nga kanė marrė ata!”
Gjithashtu ka thėnė: “Dobėsia e njė fekihu (juristi islam) pasqyrohet nė atė qė nė besimin e tij pason dikė tjetėr!”
Ndėrsa Ebu Jusufi ka thėnė: “Askush nuk ka tė drejtė t’i pasojė mendimet tona, pėrderisa nuk vėrtetohet prej nga i kemi marrė ato!”[22] (Tė njejtėn gjė e ka thėnė edhe mėsuesi i tij Ebu Hanifja siē e transemeton Ibn Meini nga Zuhferi me sened sahih si dhe tė tjerė).
3 - Pasimi pa argument dhe momental i njė medh’hebi, ėshtė bid’at (risi) nė umetin e Muhammedit s.a.u.s. e krahas kėsaj ėshtė edhe nė kundėrshtim me praktikėn e selefit[23] dhe tre shekujve tė parė tė zgjedhur tė Islamit.
Autori i veprės “Takuimul- edil-le”[24] (Vlerėsimi i argumenteve), thotė: “Njerėzit nė kohėn (stadin) e parė tė islamit, nė kohėn e sahabėve, tabi’inėve dhe pasardhėsve tė tabi’inėve i kanė mbėshtetur mendimet e tyre nė argumente. Nė kėtė rrugė mė sė pari janė mbėshtetur nė Kur’an, pastaj nė Sunnet, pastaj nė mendimet e argumentuara tė atyre qė e kanė pasuar tė Dėrguarin e Allahut s.a.u.s.”[26]
Kėshtu muslimani pėr njė ēėshtje ka pasur mendimin e Umerit r.a, e pėr njė ēėshtje tjetėr iu ka kundėrvėnė duke pasuar mendimin e Aliut r.a. Mirėpo, askush nuk ka thėnė se medh’hebi i parė nė Sheriat ėshtė ai i Umerit r.a, e i dyti i Aliut r.a. porse tė gjithė i janė pėrshkruar tė Dėrguarit tė Allahut s.a.u.s. Ato kanė qėnė kohėra kur i Dėrguari s.a.u.s ėshtė shprehur me lėvdata, ngase pikėsynimi i vėmendjes sė tyre ishte argumenti, e jo dijetarėt dhe personaliteti i tyre. Andaj, pas kėsaj, nė fillim tė shekullit tė katėrt, kur u zhduk takuallėku (devotshmėria, pėrkushtimi) dhe njerėzit u dembelosėn nė kėrkimin e argumenteve, atėherė filluan tė marrin dijetarėt si argument dhe nisėn ti pasojnė ata.
__________________________________________________ ______________________
20 – Nxėnės i Shafiut .
21 – Vepėr nė tė cilėn ka pėrmbledhur mėsimet e Shafiut.
22 – Kėtė citat e pėrmend Ibn Kajjimi nė veprėn e tij “T’alemul Muvekki’in” 3/139, pėr Ebu Hanifen 2/309
23 – Gjenerata e parė e muslimanėve dhe pasuesit e vėrtetė tė Kur’anit dhe Sunnetit.
24 – Autori i kėsaj vepre ėshtė Zejd Ed-Debizi.

Kėshtu, derisa u bėnė Hanefij, disa Malikij, e disa Shafij, duke ua parashtruar argumentet njerėzve[25] duke e konsideruar tė rregullt pasimin e medh’hebeve sipas lindjes (e jo sipas bindjes) .
Imam Izzud-din b. Abdus-Selami thotė: “Ka qėnė zakon tek njerėzit qė t’i pyesnin dijetarėt duke mos u kufizuar nė njė medh’heb tė caktuar dhe askush nuk e ka qortuar askėnd pėr kėtė ēėshtje, derisa nuk qenė shfaqur kėto medh’hebe dhe pasuesit e tyre fanatikė. Qė nė atė kohė, mukal-lidi filloi tė pasojė imamin e tij nė ēdo gjė qė thotė ai, madje edhe nėse ajo ėshtė pa mbėshtetje nė argument, sikur tė ishte imami i tij Pejgamber, i dėrguar nga Allahu xh.sh. Ky ėshtė largim nga e vėrteta dhe devijim nga rruga e drejtė, me tė cilin askush sado pak i arsyeshėm nuk mund tė jetė i kėnaqur.”
Prandaj, muslimani e ka pėr detyrė, atėherė kur nuk ėshtė nė gjendje t’i kuptojė rregullat nė bazė tė argumentimit tė sheriatit, t’i drejtohet dijetarėve. Porse, nuk ėshtė i obliguar t’i pėrmbahet medh’hebit tė caktuar, ngase, obligim ėshtė ajo qė Allahu xh.sh dhe Pejgamberi i Tij s.a.u.s, e kanė bėrė obligim, e atė askush nuk e ka obliguar qė tė jetė hanefij, shafij apo diēka e tretė.
Pėr kėtė shkak, komentuesi i veprės “Musel-lemus-subut ” thotė: “Ta bėsh kėtė obligim, do tė thotė tė pėrcaktosh sheriat tė ri.”[26]
4 – Rezultat i kėsaj qė parashtruam mė lart ėshtė qė, dijetarėt kompetentė konstatojnė se mendimi pėr obligueshmėrinė e pasimit tė njė medh’hebi tė caktuar, ėshtė i gabuar. Pėr mė tepėr, ata konsiderojnė se, pasimi i njė imami tė caktuar, nė kuptim tė pasimit tė tė gjitha mendimeve tė tij, e refuzimin e mendimeve tė tjetėrkujt, ėshtė haram (e ndaluar nė fe).
Shejhul - Islam, Ibni Tejmije, nė kėtė kuptim, ka thėnė: “Nėse dikush, i cili pėrfaqėson njė mendim tė tillė, nuk pendohet, duhet tė vritet!”
Shkaku i kėtij gjykimi tė rreptė ėshtė se ai qė thotė: ėshtė obligim tė pasohet personi i caktuar nė fe, duke iu pėrmbajtur vetėm atij dhe tė gjitha mendimeve tė tij dhe duke i refuzuar mendimet e tė tjerėve ėshtė sikur ta ketė bėrė atė ligjėvėnės (shari’), apo pejgamber tė pagabueshėm.
Njė gjė e tillė nuk ėshtė e lejuar nė fenė e Allahut xh,sh dhe prej atij i cili thotė kėshtu, duhet tė kėrkohet pendimi, e nėse megjithėkėtė mbetet kėmbėngulės nė qėndrimin e tij, Ibni Tejmije mendon se ai ka dalė nga Feja.
Ibni Kajjim El-Xheuzijje thotė: “Ėshtė e vėrtetė e pakundėrshtueshme se nė kohėn e sahabėve nuk ka ekzistuar asnjė njeri, i cili ka zgjedhur ndonjė person tė caktuar, nė mėnyrė qė ta pasojė atė nė tė gjitha mendimet e tij, e i ka refuzuar tė gjitha mendimet e tė tjerėve. Gjithashtu ėshtė e njohur nė mėnyrė tė pakundėrshtueshme se raste tė tilla nuk ka pasur as nė kohėn e tabi’inėve. Nėse kjo qė thamė nuk ėshtė e vėrtetė, atėherė le tė tregojnė mukal-lidėt me gisht madje edhe nė njė person i cili, nė kohėt e zgjedhura, pas dėshmisė sė Resulullahit s.a.u.s, ka pasuar rrugėn e tyre tė sėmurė dhe tė ēoroditur. E tre shekujt e parė nė historinė e Islamit janė tė zgjedhur mbi tė tjerėt, siē dėshmojnė pėr kėtė hadithet e sakta. Bid’ati (risia) i pėrmendur[27] ėshtė paraqitur nė shekullin e katėrt, shekullin e qortuar gjithashtu sipas thėnieve tė Resulullahit s.a.u.s.”
__________________________________________________ ______________________
25-Atėherė kur forca e argumentit shihet nga ai qė e ka thėnė, e jo nga vetė fortėsia e tij.
26-Ai i cili ėshtė “lindur si hanefij ” duhet tė mbetet i tillė, meqė “lindja” nė njė medh’heb tė caktuar ėshtė argument i rregullsisė sė tij?!!
27-Tė pasuarit e imamit tė caktuar nė fe.
Mendimin pėr pasimin e katėr imamėve, apo njėrin tė caktuar ndėr ta, Ibni Kajjimi e rrėzon nė veprėn e tij “I’alemul-mvuek-k’in ” me afėrsisht pesėdhjet argumentime detajisht dhe profesionalisht, duke e pėrpunuar nė mėnyrė shumė tė dobishme, andaj kush dėshiron, le t’i drejtohet kėsaj vepre.
Rezultati i vėzhgimit tė tij nė veprėn e pėrmendur ėshtė se, ai i cili arrin deri tek ndonjė mendim i besueshėm tė njėrit prej katėr imamėve, apo ndonjė tjetri, prej atyre tė parėve apo pas tyre, i lejohet ta pasojė cilindo nga imamėt, apo fekihėt qė kanė arritur shkallėt e ixhtihadit.
Mirėpo, pėr sa i pėrket muxhtehidit, ai ėshtė i obliguar tė merret me ixhtihad. Njerėzit e pashkolluar dhe tė thjeshtė, qė nuk kanė mundėsi pėr kėtė, atyre u ėshtė lejuar tė pasojnė cilindo nga imamėt, apo fekihėt qė kanė arritur shkallėn e ixhtihadit.
Nė kėtė fakt na udhėzojnė edhe fjalėt e tė Lartmadhėruarit:
“... pyetni njerėzit e dijshėm, nėse ju nuk e dini !” (El-Enbija : 7)

E treta : Ibn Hazmi e ndalon taklidin.

Nė tekstin paraprak jemi shėrbyer me shprehje mė tė buta pėr sa i pėrket taklidit, e, kemi thėnė se ai nuk ėshtė uaxhib-obligim, as sunnet-vepėr e pėlqyeshme. Mirėpo, amaneti na obligon qė lexuesin musliman ta njoftojmė me mendimin e njė fekihu, me argumentet e forta, siē ėshtė Ibn Hazmi. Ai thotė: “Taklidi (imitimi apo pasimi i dikujt nė fe) ėshtė haram dhe askujt nuk i ėshtė lejuar, qė pa argument, tė jepet pas mendimit tė dikujt tjetėr, pėrveē tė Dėrguarit tė Allahut s.a.u.s.”
Ja disa nga argumentet e tij:
a - Fjalėt e Allahut Tė Lartėsuar:
“Ndiqni ēfarė ju ėshtė zbritur juve nga zoti dhe mos shkoni pas asnjė ndihmėsi-mbrojtėsi tjetėr pėrveē Atij. Sa pak qė pėrkujtoni !” (El-A’raf 3)
Pastaj fjalėt e Tij nė suren El-Bekarah:
“Kur u thuhet atyre: ‘Ndiqni atė qė ka zbritur Allahu”, ata thonė: “Jo! Mė mirė ne ndjekim atė qė gjetėm nga baballarėt tanė…” (El-Bekarah 170)
Ndėrsa pėr ata, tė cilėt nuk i pasojnė dhe nuk i imitojnė tė tjerėt, Allahu xh.sh i pėrgėzon e thotė:
“...Pėrgėzoi pra robėrit e Mi, tė cilėt dėgjojnė Fjalėn dhe ndjekin mė tė lartėn prej saj. Kėta janė ata qė Allahu i ka udhėzuar nė rrugė tė drejtė dhe kėta janė tė menēurit.” (Ez-Zumer 17-18)
b - Fjalėt e Allahut xh.sh nė suren En-Nisa’:
“…Nėse nuk pajtoheni nė ndonjė ēėshtje (ju dhe ata qė ju udhėheqin), parashtrojani Allahut (Kur’anit) dhe tė Dėrguarit (haditheve tė tij), nėse besoni Allahun dhe Ditėn e kijametit”. (En-Nisa 59)
Nė kėtė ajet Allahu xh.sh, nuk lejon qė, nė rast mospajtimi t’i drejtohemi dikujt tjetėr pėrveē Kur’anit dhe Sunnetit, pėrkatėsisht, ndalohet qė nė rast konflikti, tė kėrkohet mendimi i dikujt tjetėr, meqė ai nuk ėshtė as Kur’an e as Sunnet.
c - Nė bazė tė mbėshtetjes nė ixhma’-nė e tė gjithė sahabėve, qė nga i pari e deri te i fundit, si dhe i tė gjithė tabi’inėve ėshtė vėrtetuar se nuk ėshtė e lejuar qė dikush t’i drejtohet mendimeve tė dikujt prej tyre dhe t’i pranojnė (pasojnė) ato nė tėrėsi. Prandaj, le ta dijė ai i cili i pranon tė gjitha mendimet e Ebu Hanifes, apo tė Malikut, tė Shafiut apo tė Ahmedit Allahu qoftė i kėnaqur me ta, duke mos iu shmangur mendimeve tė atij tė cilin e pason, apo pėrveē tyre, nė llogari tė mendimeve tė ndonjė personi tjetėr, le ta dijė pra, me siguri dhe pa kurrėfarė dyshimi, se i ėshtė kundėrvėnė konsensusit (ixhma’sė) tė tėrė ummetit. Dhe le ta dijė se nuk do tė gjejė paraardhės me njė veprim tė tillė gjatė tėrė tre shekujve tė zgjedhur tė Islamit.
Me njė veprim tė tillė, devijohet nga rruga e besimėtarėve-mu’minunėve, Allahu i Lartėsuar na ruajt nga njė gjė e tillė!
d - Tė gjithė dijetarėt (e fikhut) e kanė ndaluar qė t’i imitojė dikush dhe t’i pėrshtatet atyre, andaj ai qė vepron kėshtu, vepron nė kundėrshtim me mendimin e tyre.
e - Prandaj, kush pason mėsimin e njėrit nga personat e pėrmendur dhe atė e konisideron mė tė rėndėsishėm se pasimin e Umer b. Hattabit, ose Ali b. Ebi Talibit, ose Ibni Mes’udit, ose Ibni Umerit, ose Ibni Abbasit, ose Aishes, nėnės sė besimdrejtėve – Allahu qoftė i kėnaqur me tė gjithė ata?!
Sikur tė ishte taklidi i lejuar, atėherė secili prej tė pėrmendurve do tė ishte mė i denjė pėr kėtė sesa dikush tjetėr.[28]
Mendimi i parashtruar mė parė u ėshtė drejtuar dijetarėve tė cilėt studiojnė Kur’anin, Hadithin (Sunetin), fikhun, usulin, gjuhėn arabe dhe stilistikėn e saj, mirpo, edhe pėrkundėr kėsaj, nuk e shohin tė arsyeshme qė sadopak tė angazhohen nė planin e analizimit, studimit, rishqyrtimit dhe krahasimit (tė qėndrimeve dhe mendimeve tė ndryshme). Pėrkundrazi, ata i janė lėshuar pėrtacisė dhe rehatisė, e kur dikush thellohet nė studime, peshime dhe terxhih-zgjedhje ndėrmjet mendimeve, siē ėshtė rasti i dijetarit tė vėrtetė, ata thonė: ndal! Kush je ti? Lėri njerėzit tė jetojnė ashtu siē janė mėsuar! Dhe ngrihen kundėr tij, sikur tė thėrriste nė diēka qė ėshtė e shėmtuar dhe e qortuar.
Pėr sa i pėrket njerėzve tė rėndomtė dhe tė padijshėm, nuk pajtohen me mendimin e Ibn Hazmit se Taklidi nė raport me ta ėshtė haram - i ndaluar, ndėrsa diskutimin nė lidhje me kėtė po e le pėr ndonjė rast tjetėr.

MOSPAJTIMET NĖ ĒĖSHTJE DYTĖSORE TĖ FESĖ NUK SHPIE NĖ KONFLIKT DHE NĖ PĖRĒARJE.

Mospajtimi nė ēėshtjet e ixhtihadit[29], pėr tė cilat nuk ekziston teksti pėrfundimtar, nuk duhet tė shkaktojė ndarje, pėrēarje dhe grindje, ngase edhe sahabėt janė ndarė ndėrmjet njėri-tjetrit, por kjo nuk ka shkaktuar pėrēarje, armiqėsi dhe urrejtje mes tyre.
Ndėr sahabėt, tabi’inėt dhe trashėgimtarėt e tyre, ka pasur tė tillė, tė cilėt kanė shqiptuar bismilahin (me zė, nė namaz) dhe tė tillė qė nuk e kanė bėrė kėtė.
Disa e kanė kėnduar me zė, e disa pa zė, disa e kanė kėnduar duanė e kunutit nė namazin e sabahut, e disa jo, disa e kanė pėrsėritur abdesin pas daljes sė gjakut (haxhame), pas rrjedhjes sė gjakut nga hunda, e disa jo, disa kanė marrė abdes nėse kanė ngrėnė diēka qė e ka pėrcėlluar zjarri, e disa jo, disa e kanė pėrsėritur abdesit pas ngrėnies sė mishit tė devesė, e disa jo.
Megjithatė, janė falur njėri pas tjetrit, siē janė falur pėr shembull, Ebu Hanifja dhe shokėt e tij, Shafiu dhe tė tjerėt r.a. pas imamėve tė Medines, pas malikijve dhe tė tjerėve, pa marrė parasysh qė ata nuk shqiptojnė bismilahin nė namaz, as me vete, as me zė.
__________________________________________________ ______________________

28-Nga vepra: “El-Ihkam fi usulil-Ahkam” . Ibn Hazmi.

29-Kėto janė ēėshtje nė tė cilat lejohet ixhtihadi, e me kėtė edhe dallimet nė mendimet e muxhtehidėve.
Transmetohet se khalifi Harun Er-Rashid ka falur namazin pas daljes sė gjakut (haxhama), e pas tij (si muktedij) ėshtė falur Ebu Jusufi (nxėnėsi i Ebu Hanifes) duke mos e pėrsėritur namazin, meqė, Maliku i ka dhėnė fetua khalifit se nuk ėshtė obligim tė pėrtėrihet abdesi pas daljes sė gjakut.
Imam Ahmedi ka konsideruar se ėshtė obligim tė pėrtėrihet abdesi pas daljes sė gjakut apo pas rrjedhjes sė tij nga hunda, e kur ėshtė pyetur: “Nėse imamit do t’i rridhte gjaku dhe nuk do ta ndėrronte abdesin, a do tė falesh pas tij?, ėshtė pėrgjigjur: “A mos vallė, tė mos falem pas Malikut dhe Sejjid b. Musejjibit?!”
Shafiu, me njė rast, falej nė afėrsi tė varrit tė Ebu Hanifes, duke mos kėnduar duanė e kunuti, nga respekti ndaj tij,[30] e tha: “Ndoshta kemi kaluar nė medh’hebin irakien (hanefij).
Nė njėrin nga librat hanefij, qė quhet: “El-Bezazijje”, thuhet se Ebu Jusufi, imami i dytė nė medh’hebin hanefij, me njė rast falte namazin e xhumasė si imam, duke u larė mė parė nė banjo publike. Pas namazit dhe pas shpėrndarjes sė njerėzve, u informua se nė rezervuarin, nga i cili furnizohej banjoja, gjendej i ngordhur njė mi gjirizi, me ē’rast tha: “Pra, nė kėtė rast, do tė pranojmė mendimin e vėllezėrve nga Medina, kur uji arrin nė vėllimin e kuletejnit[31], atėherė ndytėsira nuk i bėn dėm”. (“Mu’axhemul-lugatil-fukaha” , Dr. Muhammed Kal’axhi)[32] .
Shkaku i procedimeve tė parashtruara ėshtė ai, qė ēėshtjet e pėrmendura dhe tė ngjashme me to, janė tė tolerueshme dhe elastike dhe shpeshherė dy qėndrime pėr njė ēėshtje tė njejtė, nga pikpamja e Sheriatit janė tė pranueshme dhe tė rregullta.
Nėse, megjithatė, kjo nuk ėshtė nė pyetje, atėherė mendimi i drejtė (pėr atė problem) nuk ėshtė pėrfundimtar, e ai i cili gabon (nė kėtė), gabimi i ėshtė falur madje edhe ka shpėrblim pėr tė. Andaj imamėt, nė kėto raste, njė mendim e konsideruan tė rregullt, por megjithatė i kanė regjistruar dhe shėnuar edhe mendimet e kundėrta. Kėshtu disa e kanė pasur zakon tė thonė: “Ky mendim ėshtė mė i sigurt!”, ose: “Ky ėshtė mendim i zgjedhur!”, ose: “Ky (mendim) mė duket mė i pranueshėm!”. ose e kishin zakon tė thonin: “Deri tek ne nuk ka arritur asgjė tjetėr!”. Formulime tė tilla janė tė shpeshta nė: “Muvetta”, nė veprėn “El-Asar” tė Muhammed Esh-Shejbaniut, si dhe nė fjalėt e Shafiut Allahu i mėshiroftė qė tė gjithė!
Allahu i Dashur qoftė i kėnaqur me imam Malikun, sesa fekih (njohės i Sherijatit) i madh ka qėnė ai! Sujuti transmeton se khalifi Harun Er-Rashid ka propozuar qė, libri i tij: “El-Muvetta” tė varet nė Ka’be dhe tė detyrohen tė gjithė njerėzit ta pasojnė nė pėrmbajtjen e tij. Maliku i ėshtė pėrgjigjur; “Mos e bėj kėtė, meqė sahabėt janė ndarė nė mendime pėr ēėshtje dytėsore tė fesė (fur’u) dhe janė shpėrndarė nėpėr botė ndėrsa njerėzit kanė pranuar atė qė u ka sjellė ata (mendimet me tė cilat kanė ardhur) ”.
Atėherė Er-Rashidi i ka thėnė: “Allahu tė ndihmoftė dhe tė bekoftė, o Ebu Abdullah!”
Njė ndodhi e ngjashme pėrshkruhet dhe transmetohet edhe pėr khalifin El-Mensur.
__________________________________________________ ______________________

30-Qė do tė thotė ndaj mendimit tė Ebu Hanifes pėrkundrazi me kėtė ēėshtje.

31-Kuletejn ėshtė dy kuletun, e kjo ėshtė njė enė tė cilėn ėshtė nė gjėndje ta bartė njeriu mesatar kur tė mbushet me ujė. Shafijtė e kanė vlersuar “kuletejnin” si 93.75 sa’a ~ 160.5 litra.

32-Marrė nga libri: “Haxh-xhetull-llahi El-beliga ”, i shejh Uelijjullah Ed-Dehleuiut ”. 1/159.

SHMANGIA NGA MENDIMI I NDONJĖ IMAMI, NUK DO TĖ THOTĖ PĖRĒMIMIN E TIJ, E AS PĖRĒMIM I IMAMETIT TĖ TIJ.

Shmangia nga mendimi i katėr imamėve, apo nga mendimi i ndonjėrit prej tyre, nuk do tė thotė pėrēmim i imametit tė tyre, as zvogėlim i vlerės sė tyre, e as pėrēmim i diturisė sė tyre nė kėrkimin e sė vėrtetės. Ai qė mendon kėshtu, ai nuk e njeh realitetin e kėtij umeti[33] e as historinė e tij.
Pėrkundrazi, dashuria ndaj kėtyre gjigandėve, respekti ndaj tyre, pastaj shprehjet plotė lėvdata pėr ta, paraqesin pjesėn esenciale tė Islamit.
Shejhul-islam, Ibn Tejmijje, nė hyrjen e librit: “Raf’ul-melam ‘anil-eimmetil-E’alam”,[34] thotė: “Ėshtė obligim i muslimanėve qė, pas miqėsisė ndaj Allahut[35] dhe pejgamberit[36] tė Tij, tė shprehė miqėsinė e tij ndaj besimėtarėve,[37] siē urdhėron Kur’ani, e veēanėrisht ndaj dijetarėve, trashėgimtarėve tė Pejgamberėve, tė cilėt Allahu xh.sh. i ka bėrė yje pėr tu ndriēuar njerėzve nė errėsirat e tokės dhe detit dhe tė gjithė muslimanėt janė pajtuar nė lidhje me udhėzimin[38] dhe riuajetin[39] e tyre... Ata janė trashėgimtarė tė pejgamberit nė umetin e tij. Ata ringjallin atė qė fiket nga Sunneti i tij. Me ndihmėn e tyre ėshtė ruajtur Libri-Kur’ani, ata e kanė ruajtur atė. Me anė tė tyre Libri flet dhe ata flasin me gjuhėn e tij[40]...

ĒĖSHTJET PĖR TĖ CILAT JANĖ NDARĖ DIJETARĖT.

Nėse do tė pyesni: “A janė transmetuar tė gjitha ēėshtjet, rreth tė cilave janė ndarė dijetarėt, nga i Dėrguari i Allahut s.a.u.s., pėrgjigjja do tė ishte:
Ekzistojnė shumė gjėra qė i ka bėrė i Dėrguari i Allahut s.a.u.s. (nė shumė mėnyra) dhe nė tė vėrtetė edhe kėshtu transmetohet prej tij, edhe pse disa nga variantet i ka praktikuar mė shpesh, e disa mė rrallė. Kėshtu pėr shembull, tekbiri gjatė ezanit, a shqiptohet katėr herė apo dy herė? Transmetohet edhe njėra edhe tjetra. Malikijtė kanė zgjedhur traditėn pėr dy herė, ndėrsa tė tjerėt pėr katėr. Gjithashtu, pėrsėritja e shehadetit me zė tė ulėt, transmetohet nga i Dėrguari i Allahut s.a.u.s., disa nga dijetarėt e kanė pranuar e disa jo.
Pra, disa nga ēėshtjet e pėrmendura transmetohen nga i Dėrguari i Allahut s.a.u.s.(se i ka kryer nė mėnyra tė ndryshme), megjithėse njė variant e ka praktikuar mė shpesh nga tė tjerėt... I tillė ėshtė rasti me shqiptimin e bismilahit me zė, porse ekzistojnė hadithe tė cilat flasin se kėtė e ka bėrė me zė. Kjo nuk ėshtė e pamundur. Nuk ėshtė e pakuptimtė qė nė raste tė caktuara ta ketė shprehur bismilahin me zė, nė mėnyrė qė t’i mėsonte ata qė faleshin pas tij dhe tė tjera si kjo.
Prandaj, Ibn Tejmijje ka thėnė: “Ėshtė e lejuar qė, edhe gjėja mė e mirė dhe mė e vlefshme nė lidhje me ēėshtjen e adhurimit, tė lihet, pėr hir tė bashkimit tė zemrave, siē ka hequr dorė i Dėrguari i Allahut s.a.u.s. ta rindėrtojė Ka’ben nė themelet e Ibrahimit a.s., duke u frikėsuar se do tė shkaktojė neveri dhe rrėnim te sahabėt ”
Njė mendim i tillė transmetohet tekstualisht nga imam Ahmedi pėr bismilahin, bashkimin e namazit tė vitrit[41] dhe gjėra tė ngjashme, ku, ajo qė ėshtė mė e mirė lihet, e bėhet ajo qė ėshtė e lejuar, me qėllim qė tė ruhet uniteti (i bashkėsisė islame), apo pėr hir tė shkaqive tė ngjashme.
__________________________________________________ ______________________
40- “Ref’ul-melam ‘anil-eimmetil-E’alam” , Ibn Tejmijje.
41- Falja e tė tre rekateve sė bashku siē e bėjnė hanefijtė, e jo dy e pastaj njė e ndarė, si tė tjerėt.
[Pra lejohe mosveprimi i njė sunneti pėr hir tė unitetit, por jo veprimi i njė bidati se kjo ėshtė e ndaluar]
MBĖSHTETJA NĖ KUR’AN DHE NĖ SUNNET.

A ėshtė e lejuar tė pasohet dikush tjetėr pėrveē katėr imamėve? Dhe, a ėshtė e lejuar sot mbėshtetja e drejtpėrdrejtė nė Kur’an dhe Sunnet, pa pasimin e ndonjė medh’hebi tė caktuar ?
Duke u pėrgjigjur nė pyetjet paraprake, unė konfirmoj:
Po, ėshtė e lejuar pėr ata qė janė nė gjėndje, nga dijetarėt dhe njohėsit e fikhut, qė tė mbėshteten nė Kur’an dhe Sunnet.
E drejta e tyre ėshtė tė studiojnė, tė bėjnė ixhtihad dhe tė nxjerrin dispozita nė bazė tė Kur’anit dhe Sunnetit, siē ėshtė edhe e drejta e tyre t’i japin pėrparėsi njėrit kundrejt tjetrit (et-terxhih). Krahas kėsaj, ata mund t’i drejtohen dijetarėve tė cilėt janė tė njohur pėr terxhih dhe krahasimin e medh’hebeve, tė cilėt bėjnė krahasimin e mendimeve dhe drejtimeve tė ndryshme, e pastaj nė bazė tė dėshmive dhe argumenteve, t’i japė pėrparėsi njė mendimi kundrejt tjetrit.
Nė kėtė kategori tė dijetarėve, bėjnė pjesė: Ibn Dekik El-‘Id, Ibn Tejmijje, Ibn Kajjimi, Ibn Haxher El ‘Askalani, Es-Sanani, Esh-Sheukani etj …
Pas procedimit paraprak, i dituri do tė pasojė atė nė tė cilėn ėshtė i kėnaqur (pėr besimin e tij), e cila ėshtė mė e drejtė, sipas mendimit tė tij dhe ajo qė ėshtė mė e pranueshme pėr zemrėn e tij.
Kjo ėshtė ajo me tė cilėn ėshtė i ngarkuar ai, e Allahu xh.sh. nuk e ngarkon dikė pėrtej mundėsive tė tij.
Mendimi i cili ėshtė pėrhapur nė kohėn e ngrirjes dhe prapambeturisė sė muslimanėve, e sipas tė cilit dyert e ixhtihadit janė tė mbyllura, ėshtė i pa pranueshėm dhe nuk ekziston pėr tė kurrfarė argumenti, as nė Kur’an, as nė Sunnet e as nė ixhma’ qė do ta pėrkrahėte atė.
Pėrkundrazi, hanbelijtė, e edhe tė tjerėt, konsiderojnė se nuk ėshtė e lejuar qė asnjė shekull tė mbetet pa ndonjė muxhtehid, i cili do tu jepte njerėzve fetua nė pėrputhje me argumentet ekzistuese. Allahu xh.sh., nga mėshira e Tij e pakufishme, ėshtė nė gjėndje qė disave prej robėrve tė Tij, t’ua dhurojė aftėsinė dhe prirjen e cila do t’i bėjė tė aftė pėr ixhtihad. Kjo nuk ėshtė e pamundur. Pėrkundrazi, duke qėnė se rrugėt e perceptimit janė lehtėsuar mė shumė se ēdoherė deri mė tani, kjo ėshtė edhe mė e mundur. Kėtu gjithėsesi bėjnė pjesė: shtypi, aparatet kopjuese, kompjuteri, etj.[42]
Mirėpo, ata qė nuk e njohin gjuhėn arabe, disciplinat e saj dhe sistemet e saj, qė nuk njohin dituri tė shumėllojshme lidhur me Kur’anin dhe Sunnetin, ēėshtjet pėr tė cilat dijetart kanė tė njejtin mendim (ixhma’) dhe ato, pėr tė cilat janė nė mospajtim, pastaj kur si njeh bazat e fikhut, kijasit (analogjisė), parimet e te’arudit dhe terxhihut (kundėrthėniet dhe predominimet)… si dhe bazat e tjera tė supozimit tė ixhtihadit, pėr kėta ėshtė obligim qė t’u drejtohen dijetarėve dhe njerėzve tė dijshėm e tė arsimua.
Kjo ėshtė nė tėrėsi gjė e natyrshme, siē ėshtė e natyrshme qė njerėzit, pėr ndonjė fushė tjetėr profesionale, t’u drejtohen ekspertėve.
¬¬¬¬¬¬¬___________________________________________ _____________________________

42- Nė lidhje me kėtė shih veprėn: “Id’tihad u islamskom sherijatu”, kapitulli: “Olakshanost id’tihada danas” .


Allahu xh.sh. thotė nė Kur’an: “…andaj, pyetni njerėzit e dijshėm, nėse ju nuk e dini!” (El-Enbija : 7)
E, ėshtė gjė e papėrfytyrueshme qė tė gjithė njerėzit tė jenė obliguar qė tė merren me ixhtihad, siē mendojnė disa, meqė kjo ėshtė e pamundur dhe pėr kėtė nuk ekzistojnė baza shkenore.

QĖNDRIMI ISLAM PĖR “ TELFIK-UN ” PĖRZIERIJEN E MEDH’HEBEVE[43]

Shtrohet pyetja: kush ėshtė qėndrimi i Sheriatit nė raport me njeriun i cili pėr disa ēėshtje e pason njėrin imam, e pėr disa tė tjera imamin tjetėr ?
Veprimi i pėrshkruar quhet telfik-pėrzierje e medh’hebeve.
Disa nga dijetarėt kėtė e lejojnė, kurse disa tė tjerė e ndalojnė.
Mendimi im lidhur me kėtė ėshtė:
Nėse telfiku bėhet me qėllim qė nė ēdo medh’heb tė kėrkohet pėr lehtėsime, pastaj pėr mendimet mė tė lehta, tė cilat i pėrshtaten kėrkesave dhe pasioneve personale dhe tė cilat i pėlqejnė individėve pėrkatės, pa u kujdesur pėr dėshmi dhe argumente, atėherė, kjo nuk ėshtė e lejuar...
Pėr kėtė arsyje dijetarėt e vjetėr kanė thėnė: “Ai i cili kėrkon pėr lehtėsime nė medh’hebe ėshtė fasik- i prishur, mėkatar!”
Ja njė shembull:
Nėse dikush do ta pasonte njė medh’heb, nė njė situatė kur ai i pėrgjigjet interesave dhe dėshirave tė tij, pėr shembull nėse do ta pasonte mendimin e Ebu Hanifes, sipas tė cilit fqinji gėzon tė drejtėn e blersit tė parė, kur e dėshiron pronėn e fqinjit tė tij, atėherė ai pason medh’hebin qė ka mendim tė kundėrt, e thotė: “Unė pėr kėtė ēėshtje pranoj mendimin e Shafiut, por mendimet e tjera tė tij i refuzoj!”
Njė veprim i tillė nuk ėshtė i lejuar, ngase, ai qė vepron kėshtu, ndjek pasionin e tij, tallet me fenė dhe i shfrytėzon medh’hebet pėr realizimin e interesave tė tij personale.
Besimtari ėshtė i obliguar ta pasojė tė vėrtetėn, qoftė kjo kundėr tij apo nė favor tė tij, meqė, Allahu xh.sh. i qorton hipokritėt e thotė: “E hipokritėt thonė: Ne besojmė Allahun dhe Pejgamberin dhe jemi bindur, e, pastaj njė pjesė prej tyre kthejnė shpinėn (pasi e thonė kėtė), e kėta ( nė tė vėrtetė) nuk janė besimėtarė.
Dhe kur thirren tek Allahu (Kur’ani) dhe tek i Dėrguari (Sunneti) pėr tė gjykuar mes tyre, kur ē’tė shohėsh! Njėra palė prej tyre nuk pranon dhe shmanget, vetėm nėse e dinė qė e drejta ėshtė nė anėn e tyre, ata vijnė me zell e tė nėnshtruar”.
(En-Nur 47-49)
Ata kanė dėshiruar qė e vėrteta tė kthehet drejt tyre, e jo ata tė shkojnė drejt tė vėrtetės, siē ėshtė rasti me besimtarėt e sinqertė.
Mirpo, nėse muslimani pason atė qė ėshtė mė e drejtė dhe mė e fuqishme nė zemrėn e tij, atėherė nuk ka pengesa qė ta pasojė medh’hebini hanefij, nė lidhje me ēėshtjen qė prekja e gruas nuk e prish abdesin, shafijtė nė lidhje me ēėshtjen qė rrjedhja e gjakut nuk e prish abdesin, e as malikijtė nė lidhje me ēėshtjen se uji ėshtė i pastėr, pėrderisa nuk i ndėrron cilėsitė e tij (ngjyra,era,shija). Njė veprim i tillė ėshtė i lejuar, nėse ai qė e pason kėtė, ka besim nė argumentet lidhur me ēėshtjen pėrkatėse dhe kjo ėshtė fetuaja tė cilėn e pėrfaqėsoj unė nė kėtė mesele.
__________________________________________________ ______________________
43-Nė kuptim qė tė bėhet njė pėrzierje nga mė shumė medh’hebe, duke i pasuar disa nė disa ēėshtje, e pėr ēėshtje tė tjera, disa tė tjerė, e kėshtu me radhė.

E lus Allahun e Lartėsuar tė na ndihmojė ta perceptojmė dhe ta kuptojmė fenė tonė, meqė, “Kujt Allahu ia do tė mirėn, ia dhuron kuptimin e fesė ”
Dhe paqja dhe bekimet qofshin mbi tė Dėrguarin tonė, familjen e tij tė ndershme dhe sahabėt e tij fisnikė!