Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 15
  1. #1
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513

    Ja si jane pastruar nje pjese e parave te piramidave

    Ja paratė qė duhet tė mbledhė shteti nė xhepat e botės
    2 milion dollarė tė dhėna njė firme greke pėr ndėrtimin e njė fabrike moderne tullash nė Trevllazėr tė Vlorės, por qė nuk u ndėrtua kurrė



    Skrofotinė- Vlorė- Vlonjatėt dhe aq mė shumė kreditorėt e ish shoqėrisė huamarrėse "Gjallica" janė dėshmitarė tė inaugurimit pompoz qė ju bė fabrikės sė tullave qė do tė ndėrtohej nė fshatin Trevllazėr tė Vlorės, pranė rrugės nacionale Vlorė-Fier. Dihet se inaugurimi i fillimit tė punimeve pėr ndėrtimin e fabrikės sė tullave u bė pikėrisht ditėn kur u inaugurua pėrfundimi dhe vėnia nė punė e kompleksit tė benzinatės nė skrofotinė, pėrgjatė rrugės nacionale dhe ku morėn pjesė edhe politikanė tė kohės. Pasi u bė inaugurimi i pėrfundimit tė benzinatės dhe kompleksit tė saj turistik, tė pranishmit u spostuan disa dhjetra metra mė nė veri ku do tė bėhej inaugurimi i fillimit tė punimeve pėr ndėrtimin e njė Fabrike tė re dhe moderne tė tullave, ku Shemsie Kadria dhe Fitim Gėrxhaliu vendosėn gurine parė. Ishte Dhjetor i vitit ’96 dhe pikėrisht pasi "Gjallica" kishte mbyllur sportelet e saj, tė cilat do t’i hapte pėrsėri dhe pėr herė tė fundit rreth datave 20 Dhjetor tė po atij viti. Inaugurimi i pėrfundimit tė kompleksit tė benzinatės nė Skrofotinė pranė kripores dhe inaugurimi i fillimit tė ndėrtimit tė Fabrikės sė re tė Tullave nė Trevllazėr, ku ishte e pranishme edhe ish Presidentja e "Gjallicės" Shemsie Kadria dhe drejtori i saj Fitim Gėrxhaliu, krijuan pėrshtypjen se "Gjallica" nuk kishte vdekur, por nė tė vėrtetė kjo ishte tentativa e fundit e mashtrimit tė madh qė ju bė kreditorėve vlonjat dhe atyre shqiptar nė tėrėsi.

    Mbėrritėm nė Skrofotinė aty ku ndodhet kompleksi i shkatėrruar turistik i benzinatės, tė cilin mesa pamė, dikush e kishte blerė dhe po kryente ndėrtime nė tė. Pyetėm se ku do tė ndėrtohej apo filloi tė ndėrtohej fabrika e tullave tė firmės "Gjallica", por tė gjithė ngrinin supet. Njė burrė rreth tė 40-ve na orientoi duke na thėnė se fabrika e tullave nuk do tė ndėrtohej nė Skrofotinė por nė Trevllazėr.

    U detyruam tė shkonim pėrgjatė rrugės nacionale Vlorė-Fier deri nė Trevllazėr, pak mė tutje rrugės qė tė ngjit sipėr nė kodrėn ku ndodhet ky fshat. Takuam aty njė fshatar qė quhej Bego i cili mbante mend se nė fundin e vitit 96 kėtu, pėrgjatė rrugės nacionale, sot kjo zonė ėshtė e rrethuar, do tė ndėrtohej fabrika e re e tullave nga firma "Gjallica", por pas vendosjes sė gurit tė parė, aty nuk u krye asnjė lloj punimi dhe jo mė tė dukej ndonjė fabrikė mbi dhe kjo pasi "Gjallica" falimentoi. Pra, siē pamė dhe dėgjuam aty nuk u ndėrtua kurrė njė fabrikė tullash. Por problemi ėshtė se firma qė do ta ndėrtonte atė dhe ishte njė tjetėr firmė greke, kishte marrė 2 milionė dollarė pas nėnshkrimit tė kontratės pėr ndėrtimin e fabrikės. Ku janė tani 2 milion dollarėt qė u dhanė pėr ndėrtimin e fabrikės sė tullave dhe kush duhet t’i gjej dhe t’i kthej ato nė dispozicion tė kreditorėve tė "Gjallicės". Ēfarė duhet tė thotė dhe tė tregoj Shemsie Kadria dhe Fitim Gėrxhaliu pėr kėtė, kėto do t’u shėrbenin gjetjes dhe kthimit tė dollarėve tė zhdukur, tė cilėt duhen gjetur dhe duhen kthyer kreditorėve tė "Gjallicės".

    Korresp. i "Zėrit"

    Dokumenti ekskluziv, paratė u dorėzuan nė Adi Petrol

    Gazeta disponon njė dokuement tė nėnshkruar pėr Gjallicėn nga Shemsie Kadria dhe pėr SABO Hellas Sa nga D. Kiliaris dhe Anastasios Zervas sipas tė cilit nė datė 5 gusht 1996 tė dyja palėt kanė rėnė dakord qė mbi bazėn e njė kontrate paraprake Gjallica ti paguajė SABO 2 milionė dollarė. Gjithshka sipas tė duja palėe ka tė bėjė me njė parapagim tė shėrbimeve qė SABO do tė kryejė pėrkundrejt Gjallicės. Ky parapagim ėshtė pėrcaktuar qartė nė njė marrėveshje tė firmosur midis palėve nė 1 korrik 1996 qė ėshtė pjesė e marrėveshjes tėrėsore tė tė dy palėve e pasuar nga njė kontratė qė kap vlerėn e 4 milionė dollarė amerikanė.

    Por paratė janė paguar kokėrr mė kokėrr. Gazeta disponon tjetėr dokument qė provon se Hysen Velia dhe Polikron Koēo kanė kryer pagesėn pranė pėrfaqėsuesve tė SABO sipas marrėveshjes sė arritur nė Tiranė midis Shemsie Kadrisė dhe Anastasios Zervas. Kėshtu sipas procesverbalit origjinal: I mbajtur sot me datė 5.8.1996 nė vendin e quajtur "Adi Petrol" nė prani tė zotit Hysen Velia e Polikron Koēo pėrfaqėsues tė firmės Gjallica SH.p.k. Tiranė dhe zotit Anastas Zervas pėrfaqėsues i firmės SABO Hellas Sa Greqi, pėr sa mė poshtė: Nė lidhje me kontratėn e datės 1 korrik 1996 pėr ndėrtimin e Fabrikės sė Tullave Gjallica Vlorė ju paguan kesh nė dorė zotit Anastas Zervas shuma 2.000.000 dollarė (dy milionė USD).
    Just God Can Judge Me

  2. #2
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Si ka mundesi qe firma greke me nje kontrate te lidhur me nje firme piramidale shqiptare, te firmosur ne 1 korrik 1996 te paguhet me 2 milione dollare ne dore!! pas nje muaji!
    Firma grege Sabo ka ditur te lidhe kontrate me Gjallicen per 4 milion dollare sherbime ( ē'fare sherbimesh mund ti bente gjallices per nje shume kaq te madhe?! dhe e dyta ne pergjithesi nje ndermarje qe punon per konculence vlera e kontrates per konsulencen arrin rreth 5% e vleres totale te projektit. Atehere i bije qe Gjallica kishte per te bere nje projekt me 80 milion dollare!). Pagesa eshte bere nje muaj pas nenshkrimit te kontrates dhe kjo prezanton 50% te pageses totale!! Kapari apo down payment normalisht eshte 20% e vleftes totale dhe ne keto shuma asnjehere me para ne dore. Ne ate kohe dhe nje tregtar mishi bente pagesat me swift me evropen si ka mundesi qe greket te kene pranuar te marrin ne dore 2 milion dollare?!!
    Firma greke duhet te ndiqet nga shteti shqiptar per pastrim parash dhe bashkepunim ne mashtrim, krim te organizuar, si dhe te bashkepunohet me organet kopetente greke per moskallzim te ardhurash fiskut Grek vetem ne kete menyre mundet qe te gjehen sadopak nga ato para qe i jane vjedhur popullit.
    Just God Can Judge Me

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-12-2002
    Vendndodhja
    london
    Postime
    8
    eeee vinnny t ti po lol me fal po asi gjo nuk e mok kuptu ne ket teme hahaahah
    ne njeren dore femren dhe ne doren tijeter nje femer tjeter

  4. #4
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Lexoje dhe nje here per ta kuptuar se eshte artikull i shkruar ne shtyp dhe se shkruajta une. Flitet per problemin e parave te firmave piramidale dhe destinacionin ku kane shkuar keto para pasi te gjithe e dime qe 1.5 miliarde dollare nuk fluturuan neper natyre po ndodhen neper konto te ndryshme bankare neper bote.
    Per nje nga keto destinacione flet dhe artikulli.
    Just God Can Judge Me

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-09-2002
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    28
    Kam qen ne inagurimin e benzinates ne Skrofotine...Megjithese nuk jam ne dieni te kesaj te ashtuquajtur fabrike tullash,shkrimi i me siperm duhet te kete te verteten brenda.
    Eshte e padiskutushme se parat e firmave ndodhen ne kontot e hapura ne banka te ndryshme te botes...por eshte po aq e sigurt dhe do te shtoja...skandaloze qe me keto para ,te ashtuquajturit menazher kan bere e vazhdojn te ndertojne vila neper Tirane e Vlore e kushedi ku.Biles kohet e fundit ketyre njerzve u ka dal frika dhe kan rifilluar te parat e popullit.U ka dal frika se shteti nuk e ka me objekt rikethimin e parave te vjedhur,nuk ka ndermend tu marr parrat hajduteve ne Shqiperi e jo me hajduteve neper bote.
    Vini ,je ne rregull,po kujt i thua !!!!
    Meni

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Vinny, Zeri i Popullit paska gjetur 0.01% te parave te vjedhura te shqiptareve, nese do te perdornim shifrat qe ti ke dhene me lart. Une jam kurioz te mesoj se ku shkuan 99.99% te parave te tjera.

    Sikur kishim nje Arap qe do na i gjente hajdutet e fajdeve? Dhe mbase ZP na jep edhe te verteten se ku shkuan parate e ngrira neper bankat shqiptareve ne janar 1997, ku ishte planifikuar kthimi ne masen 49% te parave te firmave Bashkimi e Xhaferi? Perse vjet qeveria socialiste nxorri shifra groteske prej 5-10%?

    A ka filluar shperndarja e lekeve dhe a kane marre gje shqiptaret apo jo?

    Dhe meqe jemi tek ZP, me kujtohet se kjo gazete ne 97 shkruante qe parate shqiptareve ua ka vjedhur Berisha. Ia gjeten ku i ka futur Berisha apo jo?!
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #7
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Albo!
    ZP-ne e lexoj 1 here ne vit ashtu si dhe PD-ne pasi jane organe te propagandes te dy partive respektive dhe dihet qe nuk ka objezktivitet ne informacionin qe japin. Kete artikull qe solla ketu e lexova dhe mu duk qe kishte senc pasi vinte gishtin mbi metodat qe jane perdorur per pastrimin e parave. Nuk po them apo sygjeroj qe te mblidhen apo ketkohen vetem parate ne Greqi po thjesht kur autoret jane pothuajse te identifikuar dhe pjesemarresit ne krim te organizuar njihen me emra pse te mos vazhdohen proēedurat gjyqesore ndaj tyre?!
    Pse ne jemi te gatshem si popull qe te vritemi me njeri tjetrin kur nuk ka as njeri e as tjetri faj per parate e piramidave, e te mos jemi te zote te ngreme nje shoqate te pavarur qe te merret me investigimin dhe destinacionin final te parave tona?!
    Kur shteti nuk na mbeshtet e nuk ben gje per ne pse te mos bejme vet per veten tone? Nuk kushton asgje te mblidhesh 50 veta qe kane humbur para ne fajde dhe te paguajne nje avokat qe te investigoje per parate qe ndodhen neper bote. E nqs rezultatet jane pozitive keta 50 vete ne fillim mund te behen 500 apo 5000 me vone.
    Mos trajtoni ēdo problem e ka fajin PD-ja apo PS-ja se nuk zgjidhet gje me kete menyre, ata qe e kane fajin nuk kane te bejne as me te djathten e as me te majten pasi jane hajdute e kriminele keshtu qe mos ngaterroni gjerat.
    Pershendetje
    Just God Can Judge Me

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Arsyeja perse shkruajta ne kete teme ishte pasi titulli i temes eshte sensacional. Nuk ka asgje te diskutueshme ne kete teme, bile kjo nuk perben as news. Zbulimi i 0.01% te parave te fajdeve eshte njesoj si te perpiqesh ta ngresh lart elefantin nga bishti.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  9. #9
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Pse ti prisje qe parate e te gjithe shqiptareve te gjendeshin te gjitha ne nje grope te madhe dhe te gjeheshin te tera pernjehere?!
    Nqs ska gje per te diskutuar sje i detyruar te diskutosh ne kete teme se ka me dhjetra tema keshtu qe nuk e kuptoj qellimin e nderhyrjes tende !!
    Just God Can Judge Me

  10. #10
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    cuna mua me vjen cudi me dicka:
    pse se lene rrapush xhaferin te shlyej popullin kur ai ben te ditur se i ka aq leke ti shlyej huadhensit?!
    PAUCA SED MATURA

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    ViniT, mua me intereson te di si jane "avulluar" parate nga bankat shqiptare pas ngrirjes se parave dhe si u vodh thesari shekullor i shtetit.

    Mire hajdutin e Gjallices e kapem e na doli nje grek, por hajduti i bankave te vete shtetit kush te jete valle?!
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  12. #12
    instinkt i vetembrojtjes!
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    ne bahcen e shtepise time
    Postime
    351
    Ne aparence, nga bankat (e nivelit te dyte) u nda ajo perqindje e parave te firmave piramidale, e cila u kap ne banke ne momentin e ngrirjes se parave.
    Ne aparence, pra nese do behet ndonje kontroll dokumentar, zor se gjendet ndonje vjedhje (ose gabim i bere me dashje).
    Por..... ne te vertete, punonjesit e bankave te nivelit te dyte, u leshuan si mizat pas mjaltit pas atyre parave dhe tentuan te perfitojne te gjithe nga pak, duke filluar nga punonjesit e pastrimit deri tek drejtuesit. (Kuptohet se kujt i ka takuar pjesa e luanit.)
    Pra edhe njehere, ata qe kishin lene parate e tyre ne firmat piramidale, u vodhen ne menyren me te paskrupullt gjate ndarjes se tyre ne banka, dhe ata te shkretet, arriten te merrnin vetem perqindjen e "perqindjes".
    Ji Vetvetja!

  13. #13
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Nqs do te behet si duhet kontroll nuk mund te thuhet qe nuk gjehet gje pasi flitet per qindra miliona dollare te zdhukur!
    Te gjitha ato para ndoshta eshte e pamundur te gjehen pasi po kalon dhe kohe, po nje pjese e tyre pse jo.
    Just God Can Judge Me

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Patrioti
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Vendndodhja
    Neumuenster
    Postime
    347
    O Vini ku jeton!!!!!!!!!

    Sala na e futi me firmat Tosi me premtimn qe do i kthente morri pushtetin,perfundimi:i hudhen nga nji kocke popullit dhe te tjerat.... u ndane sipas rangut.
    Tani ca komisioni propozo ti me?!
    Ja po ta them une qe ne Athine eshte nje hotel 4 katesh qe i perkiste Vefes tani nuk e di se ca eshte be por di qe komisioni i atehershem i pronave nuk e morri dot ( ose nuk donte ta merte per arsye qe meren me mend)
    Duhet te dish dicka, per te kuptuar qe sdi asgje.

  15. #15
    Marre nga Gazeta Shqiptare 20/01:

    sh-ministri i Turizmit nė kohėn e Berishės ka llogari tė pambyllura me firmėn piramidale

    Bllokohet fabrika e Osman Shehut
    Prokuroria: E ka blerė me paratė e "Gjallicės"


    Gazmend Janku

    TIRANE

    Prokuroria e Pėrgjithshme ka urdhėruar vėnien nėn sekuestro tė fabrikės sė miellit nė Kukės, e cila rezulton nė pronėsi tė ish-ministrit tė turizmit nė qeverinė Meksi, Osman Shehu. Burime pranė organit qendror tė akuzės bėjnė tė ditur se urdhri i sekuestros ka dalė pasi nė bzė tė hetimeve paraprake dyshohet se blerja e fabrikės nė fjalė nga Shehu ėshtė realizuar nga mjete financiare tė ish-firmės piramidale "Gjallica".

    Pėrveē akuzės sė "tjetėrsimit tė pasurisė qė dihet se rrjedh nga njė krim", pronari i fabrikės, ish-ministri Shehu akuzohet edhe pėr "evazion fiskal" pasi u ėshtė shmangur detyrimeve financiare. Sekuestrimi i fabrikės sė miellit nė Kukės shėnon rastin e tretė brenda dy muajve tė fundit, kur Prokuroria e Pėrgjithshme vė nėn sekuestro objekte tė cilat dyshohet se janė financuar nga ish-firma piramidale "Gjallica".

    Prokuroria
    "Sekuestrimi i fabrikės sė miellit nė Kukės ėshtė rezultat i hetimeve gati trevjeēare tė organit qendror tė akuzės". Kėshtu e kanė argumentuar burime nga Prokuroria e Pėrgjithshme vėnien nėn sekuestro tė fabrikės sė lartpėrmendur. Sipas tė njėjtave burime, fabrika ėshtė blerė nga ish-ministri i turizmit, Osman Shehu me njė vlerė prej 100000 dollarėsh amerikanė, tė cilat dyshohen se janė marrė nga arka e ish-firmės piramidale "Gjallica". Sipas organit tė akuzės, nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se Osman Shehu ka tėrhequr nga firma "Gjallica" njė shumė prej 700000 dollarėsh, tė cilat nuk janė kthyer mė. Vlera e blerjes sė fabrikės mendohet se ėshtė financuar pikėrisht nga kjo shumė e pakthyer. Pėrveē vėnies nėn sekuestro tė fabrikės, Prokuroria ka ngritur edhe dy akuza ndaj pronarit tė saj tė cilat janė: tjetėrsim i pasurisė qė dihet se rrjedh nga njė krim dhe ajo e evazionit fiskal, qė vjen si pasojė e shmangies nga detyrimet financiare. Fabrika e sekuestruar do tė shėrbejė si provė materiale pėr organin e akuzės pėr vėrtetimin e akuzave tė lartpėrmendura qė rėndojnė mbi pronarin e saj.

    Kush ėshtė pronari i fabrikės?
    Osman Shehu, 49 vjeē, me profesion ekonomist, prej 10 vjetėsh ėshtė aktiv nė politikėn shqiptare si pėrfaqėsues i politikės sė djathtė. Nga viti 1992 deri nė vitin 1996 Shehu ka qenė ministėr i turizmit nė qeverinė Meksi. Nė fund tė vitit 1999 Shehu bashkohet me grupin e reformatorėve brenda Partisė Demokratike, duke krijuar Partinė e re Demokrate (PDr). Prej dy vjetėsh Shehu mban postin e shefit tė departamentit tė ekonomisė nė Partinė Demo-krate. Kohėt e fundit, mė saktėsisht, nė fund tė dhjetorit kur nė Pralament diskutohej projektbuxheti i qeverisė pėr vitin 2003, Shehu ka kritikuar me tone tė ashpra poltikat e mazhorancės nė pėrkrahje tė bisnesit tė vogėl dhe atij tė mesėm. Edhe si pėrfaqėsues i kėtij biznesi ai ka akuzuar socialistėt se biznesin e vogėl e tė mesėm nuk e shikojnė si partner pėr zhvillimin e vendit, por e pėrdorin pėr tė mbushur arkėn e shtetit. Ai ka akuzuar gjithashtu partinė nė pushtet se po u shėrben vetėn atyre grupeve biznesmenėsh qė kanė mbėshtetjen e tyre politike.
    U let him hold a gun 2 ur head during sex?I thought u were a feminist
    Usually he takes the clip out

Tema tė Ngjashme

  1. Kush janė 9 spinoff-et e Soros qė krijojnė Partinė G99
    Nga bnik nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 28-03-2009, 12:30
  2. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. Shqipėria, njė vend i preferuar pėr pastrimin e parave
    Nga Davius nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-02-2007, 13:25
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-10-2006, 22:42
  5. Egjipti, vendi i piramidave tė lashta dhe i “faraonėve” shqiptarė
    Nga DEN_Bossi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-09-2006, 05:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •