Astrit KOSTURI : NEN THONJTE E DJALLIT (Pjese)

Eva dhe Fiku, tashmė nuk paragjykoheshin mė. As nga prindėt e saj, dhe as nga komshinj e tė afėrt, siē ndodh nė kėto qytetet tona tė vogla. Dilnin sė bashku. Shėtisnin. Qėndronin nėpėr lokale e Pub-e, kėtu e nė qytete tė tjera. Njohėn miq tė rinj. Tė rinj, sidomos pėr Evėn. Ēuditėrisht, pėr tė dukej, se gjithė dynjaja mendoka njėllojė dhe ata qė janė ndryshe, janė vetėm prindėt e saj. Mami dhe babi. Babi i saj, qė e njihte nga fotografitė dhe e ėma, qė kishte mbetur fanatike e pandreqshme. Si tė kishte marrė dhe tė ishte gatuar me artin universal tė marrėzisė, ajo fuste nė punė lajkat dhe trillet. Mendonte, se kjo ishte e vetmja rrugė e harmonisė. Me Silvėn dhe ēdo tė njohur tjetėr, qė bėhet monoton, i bezdishėm dhe i pėshtirė. Ndoshta trokthi i pėrditshėm i provincės, po i ngjallte debulesė dhe mėrzi. Nga ana tjetėr, iluzioni, se njė shpirt tė panjohur, e sheh dhe e ndjen ngadalė pėrditė e nga pak, e bėnte kurioze, e bėnte zbavitėse, deri edhe tė lumtur. E shihte, djalin si Sharketonin e famshėm, edhe pse as kishte dėgjuar dhe as kishte lexuar pėr lundėrtarin e famshėm anglez, tė njėqind viteve mė parė, qė s’i trembej syri pėr asgjė. Do tė ishte Fiku i saj, qė do tė ēante akullnajat dhe do ta mbante nė krah, si lundėrtari i famshėm, qė mbante nė kurriz shokėt qė i sėmureshin.
Mė sė fundi mbėrriti te kėrkesė e lajkatuar:
- Mami, je e shkėlqyer! Nuk do tė ma prishėsh qejfin tė shkoj ca ditė nė Maqedoni… Me Fikun. Ka shumė shokė dhe kushėrinj, qė i kemi takuar nė Tiranė. Na kanė ftuar dhe ne u dhamė “okejin” atyre. Do tė ikim nė Itali, apo jo dhe nuk i dihet kur takohemi me ta. Nė Maqedoni, asokohe kalohej lehtė, pa vizė ambasade… Drejt e nė kufi. Matanė, prisnin “shoqėria”. Se ku hyhej e nga dilej, vajza s’merrte vesh gjė, veēse ndjehej e lirė, e kėnaqur dhe e zhgėnjyer atje nė vendlindje.
I pėrcillte Silva deri te sheshi i qytetit, sa herė qė merrnin rrugėn, ata tė dy. E pėrcillte me merakun e nėnės dhe e porosiste tė bijėn, me kėshillat e dhėna njė nuseje tė re. Dhe shpirti i saj i butė, mbetej brenda saj, pėrherė delikat. Si princi i pėrrallės, qė ndjente dhe shqetėsohej nga kokrra e bizeles edhe poshtė njėqind dyshekėve, kėshtu prekej dhe lėndohej pėr tė:
- Sillu mirė. Tregoju e shtruar. Respektoji tė afėrmit e djalit dhe mos harro bėj punė shtėpie! Ėh, tė keqen mami. Hajt udhė tė mbarė dhe mirėardhėshi!
Tre netė, kishin fjetur te halla e Fikut. Kėnaqėsisht ajo, ka treguar:
- Ishte njė familje e madhe. Vetėm vajza, ajo kishte gjashtė. Tė rritura, tė shkathta, tė menēura. Nuk di cila ishte mė e bukura. Ato ishin tė pasura. Gjithė ditėn laheshin e kriheshin. Argėtoheshin dhe gėzonin jetėn. Mua do tė mė pėlqente njė jetė e tillė, por Fiku, qė ėshtė dashuria ime dhe qė i besoj ēdogjė, mė thotė:
- Ti nuk ke parė, se si jetojnė nė Itali vajzat dhe djemtė e tezes…?
Tė gjitha ishin tė dashura, dhe nuk mė linin tė bija pėrdhe. Diskutonin pėr jetėn dhe mė qortonin me shumė dashuri qė ta kuptoja sipas kohės, situatėn.
- Duhet kuptuar jeta, dhe pėsimet tė jenė mėsime, pėr ty bija ime. Jeta ėshtė e shkurtėr. Edhe po tė jetė njėmijė vjet, ajo pėrsėri do tė quhet e shkurtėr. Mbetet e tillė. Prandaj s’ka kohė pėr eksperimente pafund. – mė thoshte, burri i hallės, qė tė mėdhenj e tė vegjėl e thėrrisnin profesor. Dhe halla e Fikut, kishte njė oratori tė paparė. E kishte si zakon, qė donte ta pyesje, e pastaj tė vazhdonte pėr tė tė lėnė me gojė hapur:
- Si tė duket nusja ime? – kishte pyetur, ai qė duhet tė ishte nipēja. Mė tej akoma, kėrkonte tė dinte:
- Kush ėshtė mė i mirė unė apo kjo?
- Pėr tė mirė, nuk e di, por ėshtė e bukur dhe mė duket e menēur. Ti, nipēe, nuk je i bukur, por simpatik. Dhe dėgjo hallėn tėnde, ta dinė dhe kėto cucat: ēunat e bukur janė palloshėr. Tė jenė tė pashėm sa t’i hajė syri. Tė ka halla si kungull vjeshte, por s’ta ha qeni shkopin. Si i thonė njė fjale, je nga ata qė ta rrėmben vezėn nėn klloēkė. Apo tė pėlqen tė jesh mė i zoti se gjeli,- bėri ajo shaka, qė u duk nga e qeshura e saj dhe qė u pasua nga tė tjera tė zgėrdhira.. E pra, nipēja moj ēupė, e rrėmben edhe kokrrėn e melit para gjelit. Me kėtė djalė, ke pėr tė bėrė hymėr e hajėr. Ke patur fatin me bisht. Ja kėshtu!
Dhe me profesorin, ishte e njėjta gjė… E pyesnin dhe mė pas pėrfshiheshin nė debat psikologjik a filozofik, nuk di si ta quaj.
Ajo fytyrė e tij e pastėr dhe e zbehtė si drita e hėnės, tė dukej si tė kish rėnė vetė mirėsia universale nė tėrė pamjen e tij. Mbante si sharm, njė pamje paksa tė ēuditshme. Krejt i habitur. Dukej sikur humbiste nė hapsira tė panjohura. Me orė tė tėra, dhe i patrazuar aspak nga zamallahia pėrreth. Herė, herė, mbetej si i ballsamosur dhe ndjehej i mbėrthyer, nga njė mur i lartė, si tė ishte mur kėshtjelle, i ndėrtuar i tėri nga tė panjohurat e enigmave.
- Dėgjova qė pyetėt dhe mė pas thatė: ėshtė i mire, apo ėshtė i keq? Dėgjojeni dhe futeni nė mendje: E mira dhe keqja janė e njėjta gjė. Ėshtė njė ndarje absurde, qė i bėn njeriu vetvehtes dhe gjithēkaje pėrreth tij. Kush dreqin e futi njeriun nė kėtė ndarje absurde! Qė e futi njeriun nė konflikt dhe nė garė kotėsie!
Eva, mbetej pa frymė dhe humbiste hapsirave, nėn krahėt e ėndėrrave. Mahnitej, pas kuptimit qė merrte jeta nga njerėzit “e menēur” dhe kėnaqėsisė planetare qė, ajo zotronte brenda kėtyre mureve. Po kuptonte, se nuk kishte mė kohė pėr tė humbur. Nėse do tė kishte mundėsi tė zgjidhte nė kėtė botė, do tė bėnte ato qė do tė buronin nga kėshillat e tyre.
- Ėshtė, pikėrisht ky kuptim absurd, qė na ka lėnė pėrherė nė grindje. Pėrēarje dhe grindje pėrditė.- plotėsoi njėra nga vajzat qė ishte nė kėmbė dhe iu hodh nė prehėr plakut. Atij, qė na pėlqente ta quanim profesor, dhe njėherazi duhet tė ishte, burri i hallės.
- Vogėlushja ime! – nxori Ai, kėtė frazė kushedi se nga ē’thellėsi, dhe e afroi aq afėr vetes, saqė dhe nga pėrkėdheljet e ngrohta dhe tė lehta tė flokėve tė saj, po dukej se mes tyre po kalonte ėmbėlsisht njė fllad pranveror. Pastaj ai tėrė energji, nxori atė zė tė qartė dhe shpjegues:
- Kjo lejohet, kjo s’lejohet. Kėshtu ėshtė mirė e ashtu keq. Morali dhe imoraliteti. Broēkulla! Pikėrisht, kjo ėshtė lajthitja e mendjes dhe paaftėsia e saj pėr tė shijuar gjithēka. Mund tė jetė dhe pamundėsi, pėr tė rrėmbyer gjithė kėnaqėsitė qė rrok syri i njeriut. Kjo pamundėsi, polli muret ndarės, solli barrierat, dhe pas tyre pruri grindjet dhe luftėn. Ja pra, ėshtė bėrė e tillė kjo ibret jetė dhe kėshtu s’mundemi tė shijojmė dhuratat e kėsaj bote. Dhe … mė gallata ėshtė, se nuk lejojmė as tė tjerėt, tė bėjnė tė njėjtėn gjė. E kuptuat se ē’bėn mendja dhe vullneti i njeriut? Pėrshembull, seksin e ka shėndėrruar, nga mjet pėr tė siguruar vazhdimėsinė e jetės, nė njė univers tė kėnaqėsisė dhe argėtimit. Kjo ėshtė bukur! Apo jo?
Pėrgjigjet, ishin tė shumta e tė ndryshme, e qė rrihnin nė atė qė jeta ėshtė qejf. Pa e vėnė re fare, se nga puthjet e shumta qė kishin mbular qėnien e saj, do tė shpėrthente flaka dhe do tė verbonte tėrė jetėn e saj. Fiku dhe Perėndia. Asgjė tjetėr, nuk kishte nė kėtė botė. Tamam, siē e ka thėnė i moēmi: Nė mes tė gomerėve edhe cjapi, po i dukej kalė. Njėra nga vajzat, kishte aprovuar:
- Profesor, si na ke thėnė, mishi ėshtė i dobėt. Mukozat dhe lėkurat delikate tė trupit duan tė kėnaqen…
- Prandaj, bėhet pallimi, bukuroshja ime. Akoma ke dyshim pėr kėtė?
- Por, dhe nuk duhet kaluar, se pastaj gjendemi si pa e kuptuar nė zonėn e mėkatit.- ndėrhyri djali, nėse nuk gaboj.
- Ēfarė mėkati? Kjo na ka lėnė mbrapa botės ne.- shfryu plakushi professor. Njeriu i sotėm, kėrkohet tė jetė dhe zot, edhe djall. Tė jetė zot i vetes, duke qėnė i
lirė. Sidomos femra, qė ka disa mundėsi mė shumė, po tė jetė e zonja t’i shfrytėzojė, bėhet gati e pathyeshme. Kėtu, te femra pėrplasen, pasi janė shfaqur dėshirat dhe preferencat e instiktit mashkullor. Ato janė kafshė, zogj dhe i njohin kėto gjėrat e qefit, e jo mė njeriu. Kanarina, nuk vjen nė qejf dhe, nuk i rrit vezoret, pa e detyruar mashkullin tė kėndojė mė pėrpara pėr tė. Breshka femėr, shkon me atė mashkull qė e godet nė kokė. Apo lepurushja, qė ka tjetėr avaz. E dini? Dhe qeshi me tė madhe. Lepurushja pranon mashkullin qė i ka shurruar mbi tė asaj. E kuptuat? Dhe pėrsėri, qeshi sa kishte nė kokė dhe, thirri: Kush ėshtė lepurushja ime? Brofi mė kėmbė. Zgjati dorėn si nė mall tė qerratait dhe rrėmbeu njėrėn prej vajzave pėr beli. Si tė kishte rėnė qeni nė petulla, nisi tė kėndojė me gjithė sokėllimėn e shpirtit dhe nisi tė vallėzojė. Me duar, me kėmbė e gjeste. Zbėrtheu kėmishėn dhe pėrveshi pantallonat. Nė sheshin e valles po shfaqte lirinė e shpirtit tė tij. Lėvizjet e pėllėmbėve nė ajėr, ulja dhe ngritja e kokės “vrink” nė ajėr, nėn ritmin e rrokut. Pastaj gėrrmuqet. Ashtu, i bėrė njė dorė, godet me putrat e kėmbėve dyshemenė, si tė donte tė futej vetė nė tė. Pastaj, drejtohet pėrsėri nė ajėr, si njė shpend i lehtė, ku me duar e me kėmbė, sikur jep e merr mesazhe tė magjishėm. Dhe ėngjėll, edhe djall. Dredhje dhe pėrdredhje. Shtėrngime dhe puthje. Sinjale pa fund, femrave, qė e ndjeknin nga pas nė ēdo lėvizje. Njė qejfli mahnitės, qė ta mbushte mendjen se kjo ėshtė jeta, kėshtu e ka jeta.
Duke u zhveshur e duke ardhur vėrdallė, nėpėr dhomė u krijua njė nxehtėsi e pazakontė. Trupat lakuriq, vazhdonin tė vinin vėrdallė cep mė cep, duke pirė e duke u hedhur e pėrdredhur si nė jerm. Striptizėm, nė shtėpinė e “hallės”.
Kurioziteti dhe tė papriturat e kėtilla, e kishin bėrė edhe pesėmbėdhjetėvjeēaren, nė ēakėrrqejf. Ndėrsa, Ai dukej si tė bisedonte me veten, tė tjerėt e kishin rrethuar dhe ishin zhytur, sy e vesh , nė gojėn e tij. Vogėlushen, Eva, fjalėt po e dehnin, ashtu njė e nga njė, si tė ishin, gllėnjka tė ndonjė pijeje dehėse. Ashtu papritur, ajo po mendonte, se fati e kishte ēuar brenda pėrmasave tė njė pėrralle, qė dukej se s’kishte pėr tė mbaruar kurrė. Tashmė, gjithė jeta, gjithēka, kishte kaluar, brenda pėllėmbėve tė duarėve tė djaloshit me emrin Fik. Mes fjalėve dehėse tė profesorit. Midis puthjeve tė tyre, ajo ndjehej e ngecur nė cektinėn e detit ku mbeten fokat e reja.
Vetėm nė krye tė javės, u kthye te e jėma. E kėnaqur. Shumė e kėnaqur dhe e pėrgatitur, pėr jetėn. Pėr njė jetė tė vėrtetė dhe jo koti, si kėtu. Kėtė, kishte nė mendje dhe gjithė botėn universale tė dashurisė, tė mėsuar nga njerėz jo dokudo. I pėlqente, tė ishte dhe interprete:
- Mami, mjaftė me moralizime! Je shumė acaruese, vetėm gėrr-gėrr. Sekreti i kėsaj bote, ėshtė tė dish shumė e tė flasėsh pak. A ka mundėsi tė mos flasėsh fare?! Ti s’ke si tė dish shumė, kur nuk ke dalė asgjėkundi.
- Jeta nuk ėshtė lojė, moj bijė! Mos tė ta heqin veshin tė tjerėt! Tė kesh kujdes, se je e re. Tek ti bleron pranvera, tek unė po bie vjeshta. – dhe ashtu magjishėm, filloi tė qajė, siē ndodh jo rrallė me tė dėshpėruarit. Mendja ėshtė si puna e atij zogut qė rri nė kafaz, qė po doli prej andej, vėshtirė tė kthehet mė. Kishte filluar tė na jepte tė gjithėve ujė, nė bisht tė lugės:
- MISTERI i kėsaj bote e ka bėrė jetėn njė moskuptim. Ke raste qė ti kėnaqesh me mua. Nė tė tjera, bėhesh xhind e tė duket se u bė qameti me sjelljet e mia. Mama! Kėto, nė raport me ato, qė ti quan si parime, dhe ato qė fotografon syri jot nė njė moment, pėrbėjnė njė aksident. Po, po mama ! Njė aksident, qė bėhet i pėrhershėm. Aksident i mendjes sė njeriut