Rritet fobia ndaj shqiptarėve nė Maqedoni
Mungesa e precizimit tė ligjeve tė posaēme qė kanė tė bėjnė me zgjidhjen e statusit tė shqiptarėve nė Maqedoni, tejmase po mban nė qendėr tė vėmendjes fobinė, e cila aplikohet nė ēdo sferė shoqėrore dhe institucionale, por edhe nė jetėn private.
Shumica e institucioneve tė Maqedonisė nuk praktikojnė gjuhėn shqipe, por edhe refuzojnė aplikimin e saj, njė situatė qė shfaqė dozėn e pranueshmėrisė sė albanofobisė. Praktikimi ndodhė nė tabela treguese, faqe interneti, panoa dhe materiale tė ndryshme propagandistike e deri tek treguesit e rrugėve, ku nė njė fshat me maqedonas nė perendim tė Maqedonisė, mbishkrimi nė shqip ėshtė shlyer. Nė institucionet komunale vazhdon tė jetė nė rritje e sipėr fobia ndaj ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me shqiptarėt,andaj shpeshherė praktikohen anashkalimi dhe refuzimi i kėrkesave me arsyetimin se nuk janė nė gjuhėn zyrtare. Kėto dėshmohen nga shumė dėshmitarė qė janė viktima tė fobisė institucionale.
Ekspertė dhe njohės tė zhvillimeve politike nė Maqedoni vlerėsojnė se shkalla e albanofobisė nė vend ėshtė nė rritje e sipėr. Sipas tyre, po krijohet paragjykim pėr shqiptarėt dhe ēėshtjet qė i pėrkasin atyre nė pėrgjithėsi.
Analisti, Jeton Shasivari nė njė deklaratė pėr agjencinė e lajmeve INA pranon se ky fenomen destruktivė ėshtė i pranishėm nė Maqedoni.
Mendoj se kjo ka tė bėjė me rėnien diskrete tė vlerėsimit tė Marrėveshjes sė Ohrit e cila trajtohet si njė dokument i thjeshtė pėr punėsime tė shqiptarėve nėpėr institucionet e ndryshme, edhe ata si shifra e jo si pika, nga ana tjetėr askush nuk mban llogari pėr demolimin e frymės multietnike dhe multikulturore nėpėr institucionet e shtetit. Kjo frymė assesi nuk arrin tė nikoqirizohet sepse maqedonasit ende konsiderohen si mė tė privilegjuarit dhe mė tė barabartė prej tė tjerėve mendoj se kjo marrėveshje ėshtė jo efikase dhe multinacionale ku bllokohet nga politika maqedonase, thekson analisti dhe ligjėruesi universitar pranė UEJL-sė nė Tetovė, Jeton Shasivari.
Nė tė njejtėn vijė ėshtė edhe ligjėruesi universitar Osman Kadriu, i cili pohon se albanofobia ėshtė e pranishme edhe nė nivel institucional.
Kjo ėshtė si rezultat i mospranimit tė kėrkesave tė tė drejtave tė shqiptarėve qė janė nė Maqedoni. Kėshtu qė kemi tė bėjmė me njė lloj averzioni ndaj asaj se ēka ėshtė e drejtė dhe si duhet tė realizohet. Institucionet e Maqedonisė deri tash pėr shumė ēėshtje nuk e kanė parashtruar dhe nuk e kanė garantuar tė drejtėn e shqiptarėve nė formė institucionale, ka theksuar Kadriu, duke shtuar se urgjentisht duhet tė shmanget fobia institucionale dhe injorimi dhe tė merret pėrgjegjėsi pėr zhvillime tė barabarta dhe respektim tė ndėrsjelltė.
Sipas tij, derisa nė Maqedoni nuk krijohen kushte dhe tė realizohen kėrkesat e shqiptarėve pėr tė drejtat e plota tė tyre pėr barabarėsi me maqedonasit, gjithmonė do tė ekziston fobia ndaj shqiptarėve.
Kjo ka qenė edhe ne sistemin nje partiak edhe tash nuk ka ndryshuar nė sistemin e ri demokratik, ka theksuar profesori universitar Osman Kadriu.
Hulumtimet e opinionit publik thonė se ky fenomen mund tė marrė forma racizmi dhe diskriminimi qė ndikojnė nė dhunimin e tė drejtave tė njeriut dhe kėrcėnojnė direkt kohezionin social. Ekspertė dhe njohės tė zhvillimeve politike nė Maqedoni vlerėsojnė se shkalla e albanofobisė nė vend ėshtė nė rritje e sipėr.Ne Maqedoni mėsohet se krijimi i ndjenjave antishqiptare behet me pėrkrahjen e haptė apo tė fshehtė tė disa partive maqedonase qė janė pjesėmarrėse nė Qeverisjen aktuale.
************************************************** ***************
Qeveria skenarė ogurzi pėr Strugėn
Ēka po pėrgatitet pėr Strugėn dhe cilat janė skenaret e radhės tė Qeverisė aktuale, kėto janė pyetjet e pėrsėritura tė qytetarėve shqiptarė tė Strugės, tė cilėt janė tė revoltuar dhe kundėrshtojnė hapur planin qeveritar pėr ndėrtimin e shkollės sė mesme pėr nxėnėsit shqiptarė nė fshatin Veleshtė
Projekti i fundit qeveritar pėr ndėrtimin e shkollės sė mesme nė Veleshtė tė Strugės, pėr tė cilėn u ndanė me urgjencė njė milion euro nga buxheti qeveritar, ėshtė njė nga planet e fshehta qeveritare tė pritura nga partia maqedonase nė pushtet. Struganėt theksojnė se me kėtė plan qeveria synon qė tė realizojė qėllimet pėrfundimtare qė Strugėn ta kthejė nė kufijt e vjetėr, duke i hequr komunėn e Veleshtės.
Po duken qartė qėllimet e tij dhe strategjitė sekrete qė kohė mė parė ishin shpalosur edhe nė fushatat e fundit zgjedhore se Struga do tė kthehet nė kufijt e vjetėr, theksojnė pėr agjencinė INA, struganė e veleshtarė, duke mos e mbėshtetur planin e ndėrtimit tė shkollės sė mesme nė Veleshtė, por duke kėrkuar qė njė shkollė e tillė tė ndėrtohet nė Strugė. Por kundėr kėtij skenari janė deklaruar tė gjithė kėshilltarėt dhe pėrfaqėsuesit komunal shqiptarė, por sipas tyre, ky skenarė ėshtė njė marrėveshje politike mes krerėve tė lartė politik tė VMRO-DPMNE-sė dhe BDI-sė.
Kėshilli nismėtar pėr bllokimin e kėtij projekti ka tubuar tė gjithė banorėt shqiptarė tė Veleshtės, por edhe tė Strugės, tė cilėt janė tė tmerruar qė me kėtė vendim qeveritar tė ēohen nxėnėsit shqiptarė tė mėsojnė nė shkolla rurale tė mesme dhe jo aty nė qendėr tė qytetit tė Strugės. Bashkėsia lokale e Veleshtės ka dalur hapur kundėr kėtij projekti, duke refuzuar ndėrtimin e shkollės. Por nė tė njėjtin zė janė edhe kėshilltarėt komunal si nga PDSH-ja, ashtu edhe nga BDI.
Xheladin Kica, kėshilltar i PDSH-sė ka theksuar se plani ėshtė destruktiv pėr ndėrtimin e kėsaj shkolle tė mesme nė zonė rurale, gjegjėsisht nė fshatin e tyre dhe jo siē shpjegon ai tė ndėrtohet shkollė apo tė arrihet zgjidhje pėr njė objekt nė qytetin e Strugės. Kėtė plan e kemi hedhur poshtė kategorikisht, sepse Qeveria nė bashkėpunim me komunėn kanė rėnė nė ujdi pėr kėtė plan tė dėmshėm pėr shqiptarėt, duke i ēuar nxėnėsit shqiptarė tė mėsojnė shkollė tė mesme nė zona rurale. Raste tė tilla nuk ka askund. Pse nuk shkojnė maqedonasit le tė ndėrtojnė me miliona euro shkolla nė fshatrat e tyre, nuk jemi kundėr. Por dihet se kjo ka qėllime qė nxėnėsit shqiptarė tė largohen nga shkollat aktuale amė nė qytet, thekson Xheladin Kica.
I tė njėjtit mendim ėshtė edhe kėshilltari i BDI-sė, Pėllumb Qyra, i cili thekson se ai mbėshtet ēdo kėrkesė dhe qėndrim tė banorėve shqiptarė, sepse ai ėshtė i zgjedhuri i tyre. Unė jam me vlerėsimin e pėrgjithshėm qė del nga qytetarėt e mi dhe nuk heqi dorė nga ato kėrkesa. Mbetemi pėr ta shqyrtu situatėn, ka theksuar Qyra, i cili ėshtė pjesė e grupit tė iniciativės qytetare pėr tė kundėrshtuar projektin. Derisa po vazhdojnė kėto debate, Qeveria ka ndarė mjetet, por edhe ėshtė shpallur njė kompani fituese e tenderit, por sipas banorėve tė Veleshtės asnjėherė nuk do tė lejohet ndėrtimi i kėsaj shkolle.
************************************************** *********
600 administratorė shqiptar kėmbėkryq nėpėr shtėpi
Shumica prej administratorėve shtetėror tė pranuar gjatė kėtij viti po qėndrojnė nėpėr shtėpitė e tyre, pėr shkak tė mos sistemimit nėpėr vendet e tyre tė punės nėpėr institucionet shtetėrore.
Kjo bėhet e ditur nga burime brenda sekretariatit tė pėrgjithshėm tė Qeverisė, ku ekskluzivisht pėr agjencinė INA konfirmohen faktet se gati tė gjithė administratorėt e pranuar gjatė kėtij viti nuk janė tė sistemuar nėpėr vendet e punės.
Edhe anėtarė tė BDI-sė, qė janė pranuar si terkut partiak konfirmojnė pėr gazetėn se kanė ngelur nė shtėpi dhe se nuk dijnė se ku do tė sistematizohen nėpėr vende tė punės. Tė gjithė kėta kandidatė tė pranuar posedojnė vendimet pėr punė dhe se rrogat pėr ēdo muaj mbėrrijnė nė kontot e tyre. Nė dikasteret qė drejtohen nga VMRO-DPMNE dhe partitė e tjera nuk pranohen administratorėt shqiptarė, me arsyetimin tė mbingarkesės sė administratės sė tyre. Dy javė mė parė nga Ministria e Kulturės u larguan disa administratorė tė rinj, edhe ate me urdhėr tė zėvendėsministrit, Dragan Nedelkoviē.
Nga kabineti i zėvendėskryeministrit Abdilaqim Ademi pohojnė se po bėhet procesi i sistematizimit dhe se brenda njė periudhe tė shkurtėr, tė gjithė kandidatėt e pranuar do tė vendosen nė vendet e punės nėpėr ministri e institucione tjera. Zėdhėnėsi i Qeverisė, Shefik Duraku ka theksuar se ėshtė nė procedurė zgjidhja e problemit tė sistematizimit tė administratorėve tė pranuar.
Momentalisht sekretariatit pėr Marrėveshjen e Ohrit ka kėrkuar prej tė gjitha institucioneve shtetėrore qė tė informojnė se sa vende pune kanė nė dispozicion dhe pas kėsaj do tė fillojė sistemimi i administratorėve tė rinj, varėsisht nga profesionet e tyre qė i kanė, ka theksuar Duraku, duke shtuar se nga muaji i ardhshėm do tė hapet konkursi i ri pėr pranimin e kandidatėve tė tjerė nė administratė.
Sipas sekretariatit pėr Marrėveshjen e Ohrit, gjatė vitit 2009 janė pranuar 600 nėpunės shtetėror, ndėrsa ėshtė paralajmėruar se deri nė fund tė vitit tė pranohen edhe 300-400 administratorė tė tjerė
************************************************** **************
Mėsim nėn qiell tė hapur
Mėsojnė tė shkruajnė dhe tė shumėzojnė nėn qiell tė hapur. Nxėnėsit shqiptar tė fshatit Trapiēndol nė Kėrēovė nė mungesė tė shkollės mėsojnė nė natyrė, nėn qiell tė hapur.
Afėrsisht para pesė muajve gjysma e kulmit tė shkollės kanė rėnė nė klasė. Muret nė klasa janė krisur dhe ēarė, kurse edhe pjesa tjetėr e kulmit rrezikon tė bie. Pėr kėtė rast ėshtė informuar Ministria e Arsimit tė Maqedonisė e cila pasi ka analizuar situatėn ka ndėrprerė mėsimin, shkaku i kushteve tė vėshtira dhe rrezikut qė pjesa tjetėr e tavanit dhe kulmit tė bie mbi kokat e nxėnėsve. Pėr fat tė keq ky nuk ėshtė mėsim, ne kemi improvizuar diēka, as nuk pranohet, as qė duam tė pranohet. Kjo ėshtė vetėm sa pėr tė mos i lėnė pa mėsim nxėnėsit, thekson Shefqet Ramadani, arsimtar nė kėtė shkollė. Prindėrit e nxėnėsve kėrkojnė nga Ministria e Arsimit ta rinovojnė shkollėn ose tė ndėrtojnė njė tė re. Ata ankohen se edhe pas pesė muajve Qeveria e Maqedonisė nuk ka marrė ndonjė iniciativė pėr tė siguruar mėsim normal pėr nxėnėsit shqiptar.
************************************************** **
Ministria e Arsimit kundėr kėrkesave tė nxėnėsve shqiptarė
Ministria e Arsimit dhe Shkencės hapur ėshtė deklaruar se nuk do tė pėrfillė kėrkesat e prindėrve shqiptarė pėr t`i regjistruar fėmijėt e tyre nė shkollėn e mesme tė mjekėsisė Nikolla Shtejn nė Tetovė. Rreth 180 nxėnės shqiptarė tė rajonit tė Tetovės edhe pėrkundėr suksesit tė shkėlqyeshėm kanė ngelur nė rrugė dhe tė paregjistruar. Pėr shkak tė kėsaj gjendje prindėrit e tyre janė hedhur nė protesta para shkollės, duke kėrkuar zgjidhje urgjente pėr hapjen e paraleleve shtesė. Mirėpo, ministri i Arsimit dhe Shkencės, Nikolla Todorov, por edhe zėvendėsja e tij, Lindita Qazimi u deklaruan tė prerė se nuk do tė ketė paralele shtesė dhe nuk do tė pėrfillen kėrkesat e prindėrve shqiptarė, tė cilėt kanė paralajmėruar vazhdimin e protestave, edhe para Qeverisė. Zėvendėsministrja e Arsimit, Lindita Qazimi theksoi se nė shkollėn e mjekėsisė nuk ka probleme, por sipas saj, po tentohet tė krijohen probleme.
Nuk besojė se 180 nxėnės kanė ngelur tė paregjistruar. Tė gjithė shkollat kanė kriteriumet e veta dhe njė numėr i nxėnėsve pa dashur tė ofendojė dhe nėnēmojė janė nga ata nxėnės qė ndoshta nuk e kanė plotėsuar kriterin qė ėshtė paraparė nga shkolla e mesme e mjekėsisė. Ata mund tė regjistrohen nė shkolla tjera, ku ka plotė vende tė lira, ka theksuar zėvendėsministrja Qazimi.
Edhe ministri i Arsimit, Nikolla Todorov ka theksuar se rasti mė i fundit nė mjekėsinė e Tetovės ėshtė i motivuar. Nuk e di se nga janė tė motivuar qė nė kėtė mėnyrė tė shprehin revoltėn e tyre. Paralelet nuk mund tė hapet me kėrkesė tė njė individi sepse ka njė procedurė.Kėrkesa nga pushteti lokal parashtrohet nė qeveri dhe pastaj nė koordinim me Ministrinė e Arsimit, pėrgjigja i kthehet pushtetit lokal, ka theksuar ministri Todorov. Por nga ana tjetėr, sektori pėr arsim i komunės sė Tetovės, thekson se ka parashtruar kėrkesėn pėr hapjen e paraleleve shtesė nė mjekėsi. Krerėt e lartė tė arsimit dje kanė marrė pjesė nė ceremoninė e lėshimit tė shkollės fillore nė Drenovec tė Tetovės, ku ishin tė pranishėm edhe zėvendėskryeministri Abdylaqim Ademi dhe ministri i Ekonomisė, Fatmir Besimi.
************************************************** ***********
Iljazi: Qeveria po shkatėrron arsimin shqip
Partia Demokratike Shqiptare nė njė konferencė pėr shtyp deklaroi se Qeveria e Maqedonisė synon ta shkatėrroj arsimin shqip nė Republikėn e Maqedonisė.
I tėrė opinioni i gjerė ėshtė dėshmitar se Qeveria e R.Maqedonisė, e veēmas BDI-ja ėshtė tejet e interesuar pėr tė shkatėrruar arsimin shqip nė Maqedoni. E gjithė kjo argumentohet me paralelet shqipe nė shkollėn e mesme tė mjekėsisė nė Shkup, me situatėn e shkollės nė Idrizovė, me getoizimin e arsimit shqip nė Strugė, me kantierėt nė Kumanovė dhe tani zullumi ka filluar edhe nė Tetovė. Nė shkollėn e mesme tė mjekėsisė nė Tetovė, qėllimisht mbyllen 5 paralele nė gjuhėn shqipe, ndėrsa nė anėn tjetėr paralelet nė gjuhėn maqedonase nuk preken fare, theksoi deputetja e PDSH-sė, Sadije Iljazi.
Ajo theksoi se po ashtu qeveria e R.Maqedonisė jep pėrgjigje negative pėr hapjen e 3 paraleleve tė reja nė gjuhėn shqipe po nė kėtė shkollė.
Situatė e njėjtė ėshtė edhe nė shkollat tjera nė Tetovė. Kjo Qeveri pėrveē pėrurimeve nuk di gjė tjetėr, por edhe kjo nė Tetovė nuk u eci pėr dore. Shkolla e cila u pėrurua nė Drenovec, qė nga ajo dite nuk u hap mė. Ata menduan se tetovarėt dhe gjithė shqiptarėt do tju besojnė kėsaj gėnjeshtre, theksoi Iljazi.
PDSH i apelon BDI-sė qė ti mbajė duart larg nga arsimi shqip nė Maqedoni.
Ne do ta mbrojmė me ēdo kusht arsimimin e gjeneratave tė reja nė gjuhėn tonė shqipe. Publikisht pyesim BDI-nė kur do tė bėhet partnere e vėrtet e koalicionit qeveritar, pasi qė serviliteti i saj ėshtė bėrė i padurueshėm pėr shqiptarėt, theksoi deputetja e PDSH-sė.
************************************************** ******
Promovohet enciklopedia maqedonase, reagojnė historianėt shqiptarė
Kryetari i Shoqatės sė Historianėve nė Maqedoni, prof.dr. Nebi Dervishi ka theksuar se Enciklopedia Maqedonase ėshtė nė vazhdėn e projekteve fashizoide qė i pėrgatit Bllazhe Ristevski me bashkėpunėtorė nė krye me Pasko Kuzmanin
Akademia e Shkencave dhe Arteve tė Maqedonisė (ASHAM) nė praninė edhe tė kryeministrit Nikolla Gruevski dje ka promovuar Enciklopedinė tė ashtuquajtur Maqedonase dhe jo tė Maqedonisė, ku pėrmblidhen fakte kryesisht qė kanė tė bėjnė ēėshtjen sllavomaqedonase dhe duke mos pėrfshirė asnjė elementė tė rėndėsishėm shqiptarė. Nė prezantimin e kėsaj vepre, kryetari i ASHAM, Georgi Stardelov ka theksuar se kjo enciklopedi nxjerrė nė shesh fatin e kombit dhe popullit maqedonas dhe rrugėtimin e tij. Me fjalime tė tyre rreth kėsaj vepre janė paraqitur edhe akademikėt Vllado Kambovski dhe Gane Todorovski.
Kryetari i Shoqatės sė Historianėve nė Maqedoni, prof.dr. Nebi Dervishi ka theksuar se kjo enciklopedi ėshtė nė vazhdėn e projekteve fashizoide qė i pėrgatit Bllazhe Ristevski me bashkėpunėtorė nė krye me Pasko Kuzmanin.
Ky projekt ėshtė nė vazhdėn e projekteve tė mėparshme antishqiptare dhe pėr kėtė ēėshtje si shoqatė do tė ngrejmė zėrin dhe do tė hedhim poshtė kėtė projekt tė tillė qė ėshtė kryekėput maqedonas, ka theksuar historiani Dervishi.
Sipas tij, pėrderisa nuk merr pjesė asnjė historian shqiptarė nė pėrpilimin dhe pėrgatitjen e saj kjo nėnkupton se ėshtė krejtėsisht antishqipare. Kjo enciklopedi qėllimin kryesor e ka qė shqiptarėt ti pėrjashtojė nga antikiteti deri nė shekullin 17 dhe tė dėshmojė se kinse shqiptarėt janė tė ardhur , ka theksuar kryetari i shoqatės sė historianėve, prof.dr. Nebi Dervishi, duke paralajmėruar qė ėshtė momenti i fundit pėr njė Enciklopedi paralele tė shqiptarėve.
Edhe historiani prof.dr. Vebi Xhemaili ka theksuar se kėto punime shkencore janė tendencioze kundėr autoktonisė sė shqiptarėve dhe vlerave tė mirėfillta tė trungut shqiptar. Pėr ne shqiptarėt ėshtė e papranueshme kjo enciklopedi e tyre e shkruar nė mėnyrė tendencioze. Prandaj, nė anėn tjetėr, shqiptarėt dhe brezi i ri asnjėherė nuk do ta pėrdor kėtė dokument dekstruktiv dhe tė rrezikshėm pėr tė ardhmen, ka theksuar ligjėruesi universitar nė USHT, Vebi Xhemaili.
************************************************** *
Pėrralla e sallės sė Sllupēanit
Nazmije Kamberi - MURATI
Kumanovė, 16 shtator - Punimet nė sallėn sportive tė fshatit Sllupēan ende nuk kanė pėrfunduar. Pėr kėtė shkak ende nuk ėshtė bėrė edhe inaugurimi pasi afatet e dhėna pėr pėrfundimin e plotė tė punimeve shtyhen, duke e hedhur fajin institucional herė te njėra e herė tė pala tjetėr. Pėrfaqėsuesit e shkollės thonė se ka njė kohė tė gjatė qė nuk ėshtė prekur punė me dorė nga ana e punėtorėve, kurse e gjithė salla ka mbetur nė njė status quo, edhe pse nevoja ėshtė mjaft e madhe, sidomos tash kur edhe fillon tė sezoni i vjeshtės dhe moti i ftohtė.
"Ėshtė dashur madje gjatė muajve tė verės tė punohet diēka kur nxėnėsit nuk kanė qenė nė shkollė. Ka mbi 2 muaj qė nuk ėshtė punuar asgjė, asnjė punė nuk ka lėvizur. Edhe pse sipas planit salla ėshtė me standarde tė larta moderne, por nuk besoj qė njė plani i plotė do tė realizohet. E mira e gjithė kėsaj ėshtė se deri tash ka arritur salla tė mbulohet, gjė qė na jep shpresė se tė paktėn nxėnėsit do tė strehohen brenda gjatė orėve tė Edukatės fizike" thotė Nehat Jahiu, zėvendėsdrejtor nė shkollėn fillore "Faik Konica" nė Sllupēan.
Sallat sportive tė cilat janė pjesė e projektit tė Qeverisė nė mbarė vendin janė nėn kompetencė tė Agjencisė pėr Rini dhe Sport. Ndėrkaq, kėta tė fundit thonė se problemet apo vėshtirėsitė qė kanė hasur deri mė tash gjatė procesit nuk janė tė natyrės sė financimit, por thjesht disa probleme qė hasen mes njerėzve gjatė punės nė kėto salla.
"Ėshtė e vėrtetė se punimet kanė ngecur nė sallėn sportive tė Sllupēanit, por kjo ėshtė bėrė pėr shkak tė njė problemi mes punėtorėve, qė e ka ngadalėsuar procesin. Ne do tė mbajmė njė takim me drejtorin e Agjencionit dhe kryetarit tė Komunės sė Likovės Sadulla Durakun, qė tė shohim se cilėt janė ata qė pengojnė punėn dhe sa mė shpejtė tė bėhet inaugurimi", thotė Fevzi Mani, zėvendės drejtor i Agjencionit pėr Rini dhe Sport.
Sipas Manit ngecjet e punimeve nėpėr sallat sportive tek vendbanimet shqiptare qėndron te firmat e ndėrtimit. Nga ana tjetėr, realizatorėt e punimeve pėr kėto salla nėpėr vendbanimet shqiptare gjithmonė janė ankuar pėr mjetet financiare qė nuk ndahen me kohė. Ndėrkaq, zv. drejtori Mani potencon faktin se edhe salla sportive nė Zherovjan ėshtė gati, megjithatė pritet njė kohė e lirė pėr pėrfaqėsuesit qeveritare qė tė vendoset nė agjendėn e tyre ditorė pėr tė bėrė inaugurimin solemn. Realizator i ndėrtimit tė disa sallave sportive nė vendbanimet shqiptare ėshtė ndėrmarrja "Vigan" nga Struga.
************************************************** ***************
Libra shqip me shkronja cirilike
Laura PAPRANIKU
Shkup, 16 shtator - Fraza tė tėra dhe teste tė plota nė gjuhėn maqedonase i gjen tė shkruara nė librat shkollore nė gjuhėn shqipe. Kjo ėshtė "moda" mė e fundit e sakatimit tė teksteve shkollore nė gjuhėn shqipe, ndėrsa maqedonishtja me alfabetin e saj cirilik po kapėrdihet pa u vėrejtur nga kompetentėt. Libra, tė kėtillė tė cilėt po ēorodisin shqipen e teksteve shkollore, po shpėrndahen pa asnjė problem nėpėr shkolla dhe qė aty u imponohen pėr mėsim nxėnėsve shqiptarė.
"Makedonski"qė nė kopertina
Shtėpia botuese maqedonase, si "Tabernakulla", "Albi" apo Makedonska iskra, me tė madhe po e imponojnė maqedonishten dhe ciriliken nėpėr tekste shkollore. Tė gjitha shkollat shqiptare, pa pėrjashtim janė shfrytėzuese tė ndonjėrės prej librave tė kėtyre shtėpive, nė tė cilat i gjen me mijėra "margaritarė" tė zhvleftėsimit tė shqipes dhe alfabetit tė saj latin dhe mbivlerėsimit tė maqedonishtes dhe cirilikes. Edhe atė kjo tendencė po bėhet aq hapur, sa nė librat shqip tė kėtyre shtėpive botuese maqedonishtja servohet qė nė kopertinat e teksteve. Tė shkruara me cirilikė "Tabernakulla", "Albi" dhe emėrtimi i ndonjė shtėpie tė ngjashme, nisin e bėjnė kėrdinė edhe brenda teksteve shkollore. Me pretekstin e ilustrimit, aty gjen tė shkruar mė tepėr maqedonisht se sa shqip, sikurse ėshtė rasti me Kulturėn qytetare, pėr klasat VIII. Nė disa fletė tė kėtij libri, botuese e sė cilės ėshtė "Makedonska iskra", ndodhėn qė e numėruar nė rreshta dhe e pėrpjesėtuar nė hapėsirė, tė ketė mė shumė tekst maqedonisht se sa shqip, edhe pse teksti shkollor u dedikohet nxėnėsve shqiptarė. Librin "Kultura qytetare" sivjet do ta shfrytėzojnė 90 pėr qind tė shkollave shqiptare. Nėpėr komuna, prej ku bėhet distribuomi i librave, thonė se nuk ėshtė shėnuar asnjė rast qė ndonjė shkollė tė ketė kthyer mbrapsht librat e Makedonska iskra, ndėrsa shkollat nuk ia kanė idenė se ēfarė "malli" po u servohet nė rastin konkret. Kėshtu, nė Komunė e Ēairit, nė pėrjashtim tė shkollės fillore "7 Marsi', tė gjitha shkollat e tjera e kanė nė program atė libėr. Arsimtarėt qė do tė mbajnė kulturėn qytetare, thonė se ai ėshtė teksti i vetėm shkollor pėr kėtė lėndė.
"Lavdi Shėn Kirilit"
Nė kėtė mėnyrė edhe kur do tė edukohen pėr rolin e medias nė shoqėri, shqiptarėve u nxirren para syve vetėm gazetat maqedonase, ndėrsa kur pėr ilustrim u jepet njė tekst gazete, "Makedonska iskra" ėshtė kujdesur qė nė konotacionin negativ tė fokuson shqiptarėt. I kėtillė ėshtė rasti me shkrimin "Tetova dhe Gostivari tė pa pėrgatitura pėr zgjedhje" qė shėrben nė librin shkollor si ilustrim pėrmes njė faksimile qė tėrheqė vėmendjen. Po tė analizohet ana vizuale e librave, nuk ka dyshim se ato kanė krijuar njė Maqedoni ekskluzivisht tė maqedonase dhe kishave. Nė njėsinė e trashėgimisė kulturore ėshtė vetėm njė xhami dhe vetėm njė pasues i vetėm pėr trashėgiminė kulturore islame, edhe pse gjysma e popullatės i takon kėtij konfeksioni. Ndėrsa nė trashėgiminė kishtare ėshtė shkuar aq larg, sa nxėnėsve u imponohet mitizimi i misionarėve kishtarė. "Lavdi Shėn Kirilit filozof" qėndron poshtė fotografisė, e shoqėruar me vargjet "tė jetė bekuar goja jote/ Kiril, baba i bekuar, nga ajo nė gojėn time/ u derdh ėmbėlsira shpirtėrore". Tekste me kėsi lloj pėrmbajtjes gjen nė Kulturėn qytetare tė SHB "Iskra maqedonase", faqja 51. Nė Ministrinė e Arsimit dhe Shkencės pėr mungesė autorėve dhe botuesve shqiptarė, nė konkursin pėr botimin e tekstit nga lėnda e kulturės qytetare, kanė lejuar pėrkthimin e kėtij libri nga maqedonishtja nė shqip. Mirėpo, askush nuk ėshtė kujdesur, qė tė paktėn ilustrimet teksteve tė korrespondojnė me nevojat e nxėnėsve, tė cilėve u dedikohet. Mbishkrimi pėr Kushtetutėn e Republikės sė Maqedonisė shuam mirė mund tė qėndron edhe nė shqip, pasi ėshtė i pėrkthyer dhe si i tillė shtetet dhe nė gjuhėn shqipe.
"Razmislli" nė "makedonski"
Duke mos mbajtur llogari pėr nxėnėsit shqiptarė, apo pėr t'ua ēoroditur gjuhėn dhe pėrfytyrimin mbi vetveten, kur u mėsohet pėr rolin e medias nė shoqėri ilustrimi u bėhet vetėm me gazeta maqedonase.
Edhe kur poshtė fotografive vendoset legjenda shpjeguese e fotografive (me tekste dhe shkronja tė mėdha cirilike) shqipja nisė tė flet "makedonēe". Shembull pėr kėtė ėshtė Historia e klasave V tė "Tabernakullit", ku nė shqip shkruhet "Nezavisna Makedonija", apo "Makedonija". Arsimtarėt thonė se janė tė detyruar ti kapėrcejnė rastet e kėtilla. "Ashtu ėshtė kur librat ti bėjnė tė tjerėt", thotė njė arsimtar nė shkollėn "Penko". Nė librin e Historisė qė ai duhet ta ligjėrojė me nxėnėsit e klasave tė pesta, jo vetėm qė nė vend tė fotografisė sė Bajo Topullit ėshtė vendosur fotografia e Konstantin Kristoforidhit, por nė pjesėn "Mendo dhe pėrgjigju" vendin e ka zėnė fjali "Razmislli i odgovori". Nė SHB "Prosvetno dello", vulėn e tė cilės e mban libri nė fjalė i historisė, arsyetohen se "duhet tė jetė ndonjė gabim teknik", mirėpo pėr njė shtėpi me 50 vjet pėrvojė nė botim teksteve dhe qė nuk ėshtė shėruar ende sa duhet prej manisė pėr tė pėrdorur toponiminė maqedonase nė libra shqip, ėshtė pak vėshtirė tė bėhet nė "gabime tė pa qėllimshme".
Krijoni Kontakt