Close
Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 178
  1. #21
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anėtarėsuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Citim Postuar mė parė nga altruisti_ek84 Lexo Postimin
    Hixhabi apo mbulesa e femres ne Islam eshte obligim per femren sikurse qe eshte namazi, ti je i lir ose e fal namazin ose se fal askush nuk te detyron askush me dhun ta falesh namazin, keshtu eshte edhe hixhabi mbulesa e femres eshte obligim nga Allahu qe femra per hir te Allahut te mbulohet, por ajo eshte e lir dhe me bindje te vet duhet te mbulohet jo me detyrim. Nuk ka dhun ne Islam

    I nderuar me ket qe ke then me lart, ke ber automatikisht kufer dhe kujdes te kisha keshillu te pendohesh per ate qe ke then dhe ti kerkosh Allahut falje per ket gabim te rend qe ke ber.

    Allahu te udhezoft
    Ma gjej se ku shkruan ne Kuran se femra e ka obligim te vej hixhabin, dhe une do te besoj plotesisht!
    Cfarte te them une ty dicka tjeter?!!

    GV_USA
    WE WILL NOT GO DOWN!

  2. #22
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anėtarėsuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Citim Postuar mė parė nga Njoni-ch Lexo Postimin
    aty me poshte ne nikun tend qendron "besimtar musliman" te kisha preferuar te nderosh me besimtar i perlyer nga disa ngjyra te cilat ti i din se c`“qellim kan,ose ti nuk e njeh mir fen tende,njera prej ketyre gjerave duhet te jete,ti mos flis per gjera qe sua ke haberin o burr,se te thuash dic apo te japesh vendim lidhur me fene dhe mos dijsh kjo te shpie ne zjarr,kush te tha ty se ferexheja ka mbetur nga koha e injorances,ateher edhe grat e pejgamberit dhe muslimaneve paskan qen injorante,shih,njeher te shkrova ne privat se shkrova dicka qe ska te bej me islamin edhe tash perseri po del me keshtu shkrime,me beso se vec dyshoj ne identitetin tend,seppse nje musliman i mire sepaku nuk shprehet keshtu si ti,dhe nje po te them,bej cte duash vec mos haro se munafiket jan me te keqij se te gjith.....ke frig nga Allahu dhe denimi i tij
    Une do te vete ne zjarr, jo ti. Kur une nuk merzitem qe do te shkoj ne zjar, nuk e di pse ti merzitesh per kete ?!!
    Sa i perket hixhabit te them une se nuk eshte pjese e fese islame. Tani ti ke dy mundesi, ose te me besojsh ose te mos me besojsh!
    Por te jesh mese i SIGURT QE UNE NUK FOLI KURRE KOT DHE PA FAKTE!!!
    Nese ti je i besimtar musliman dhe i drejte ne zemer urdhero ketu para mejdanit na trego se ku shkruan ne Kuran qe femrat te mbajne hixhab!!!
    Jam kurioz te di kete , kam lexuar Kuranin tre here dhe kerkundi nuk kam hasur ne Kuran qe Zoti ua ka be detyrim grave te vene hixhabin. Ku i dihet ndoshta me ka ik aj vargu ne Kuran , ja ku e ke ti shancen qe te me tregjojsh se ne cilin ajet Kuranor Zoti i detyron vajzat te vene hixhab!!!

    Me Respekt
    GV_USA

    P.S. " Une jam MUSLIMAN I PASTERT - Ti dhe te tjeter jeni te perlyer sepse disa nga ju pas fjales musliman keni mbiermin "suni" ose "shia". Une keto mbiemra tek feja ime nuk i kam"
    WE WILL NOT GO DOWN!

  3. #23
    Ketu u kenaqke me se si te bekan presion keta ushtaret e Allahut

    Sara vendosi te djeg ferexhen. Ok, edhe pastaj? Fakti qe Sara qenka besimtare myslymane tregon fare mire qe ajo e di se c'thuhet ne Ku'ran per mbajtjen apo jo te ferexhes. Nqs ne Ku'ran nuk thuhet asgjekundi se nje femer eshte e detyruar te veri ferexhe, atehere do te thote qe Sara beri dicka kunder besimit te saj dhe thjesht ndoqi turmen. Tani Sares i erdhi mendja dhe paska vendosur jo vetem ta heqi por edhe ta djegi. Edhe pse pak me vonese por ka rendesi qe i paska ardh mendja. Dicka qe une nuk kuptoj ne kete mes eshte se pse Sara ka vendosur te beje kaq buje? Per mua eshte thjesht nje PUBLICITET dhe qe Sara do qe te bej pak emer ne Norvegji dhe asgje me teper. Nqs Saren e detyronte dikush tjeter ta vishte ate, atehere ajo duhet t'u tregoj vendin atyre dhe te bej ate c'ka ajo beson. Pse nuk e beri nje gje te tille Sara ne Arabi (nqs ka emigruar ne Norvegji qe andej kuptohet)?

    Ne mbyllje thjesht dua te them qe per nje femer si Sara nuk kam ndonje simpati te vecante sepse thjesht po e perdor djegien e nje ferexheje per t'u bere me emer per vete. Une do te kisha shume respekt dhe simpati per Saren, nqs Sara do te ishte ne mes te Arabise Saudite apo vendeve te tjera myslimane dhe te bente c'eshte e mundur duke rrezikuar dhe jeten e saj qe femrat ne keto vende te kishin te drejta qe ato nuk i kane tani. Nje lajm i tille vertet ja vlen te sillet ketu dhe do ta pershendesja me kenaqesi, por kurrsesi nje lajm "filmash hollivudian" si puna e ketij.

  4. #24
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anėtarėsuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    o infiniti! e ku ka qene ndonjeher e mbuluar sarah a e vrare.

    sara eshte thjesht nje aktore si ajo e fiksi.t ajo as qe ka qene e mbuluar ndonje here, dhe as qe e di pse grat muslimane mbulohen.

    ajo thjesht ka kryer nje veprim shtazarak, dhe ka treguar qe eshte nje femer e ulet. kjo duket dhe ne forum qe pelqehel nga njerez te ulet.

    e djeg sarah idjote por e vendosin amerkanet.angezet,gjermane etj

    rradhe e ka u-tube

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga altin55 : 08-03-2009 mė 22:30
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  5. #25
    Ncncncncnc hajde pastaj mos thuaj qe nuk civilizohen kollaj keta derra. Rrugace thote njeri, perverse thote tjetri... e shitur tek perendimi vazhdon nje i trete... Po normal, ku e njihni ju termin zgjedhje personale, respekt ndaj vendimit te tjetrit, e drejte per te ndertuar jeten si e ndjen dhe deshiron etj. Nga njera ane pellisni qe i perkisni fese te se drejtes, mos imponimit, dashurise e mirekuptimin, nga ana tjeter slini te zeze pa nxjerre nga goja. Po pse mer ca ka te keqe qe nje femer nuk e ndjen se ferexheja i ruan besimin apo e mban te paster nga joshjet dhe mekatet e kesaj bote? Pse paska ajo me pak vlera se nje tjeter qe se ka vene kurre as hixhab e as burka? Po ma merrni jeten kur thoni qe nuk ka imponim dhe e vene ferexhene me deshiren e tyre. Ncncncncn ketu afer ku jetoj kam ca mjeker cjape qe ne mes te Kanadase i mbajne grate si ninja nga koka te kembet te mbuluara. Qe thoni ju i ra njeres nje dite mbulesa e fytyres dhe i shoqi, nje shtaze arabie e enjti me shkelma ne mes te parkingut. I lumte dora kush mori policine ne telefon, e kapen per veshin birbon dhe brenda 48 oreve e degdisen mbrapsht ne Pakistan (ishte akoma claim refuge). Dhe ta degjonit si shante Kanadane dhe sistemin. Epo thashe me vete, te kesh 4 mendere e ti cash te katerta. Te vjen biri i botes nga shpellat, e ben njeri, i jep mundesine te jetoje, e mban shteti me welfare si parazit (ndersa une paguaj taksa per keta MF), i jep mundesine te praktikoje fene e tij, te ruaje kulturen e tij, i lejon xhamine dhe minaren, i thote jeto i lire dhe ndjehu si ne shtepine tende dhe ky zagar shkon e te kafshon doren qe i beri mire, aplikon ate lloj dhune ne mes te publikut pa ju dridhur as qerpiku i syrit dhe me pas mallkon dhe shan sistemin qe e pranoi gjithe bujari...ky eshte kulmi. Ah shtaza nuk behet njeri jo!!!

  6. #26
    Citim Postuar mė parė nga century Lexo Postimin
    o infiniti! e ku ka qene ndonjeher e mbuluar sarah a e vrare.

    sara eshte thjesht nje aktore si ajo e fiksi.t ajo as qe ka qene e mbuluar ndonje here, dhe as qe e di pse grat muslimane mbulohen.

    ajo thjesht ka kryer nje veprim shtazarak, dhe ka treguar qe eshte nje femer e ulet. kjo duket dhe ne forum qe pelqehel nga njerez te ulet.

    e djeg sarah idjote por e vendosin amerkanet.angezet,gjermane etj

    rradhe e ka u-tube

    http://www.youtube.com/watch?v=VByrv...eature=related
    Ca ka te beje ky postimi jot me ate te timin qe me paske permendur?! Ti qenke per te vene duart ne koke mor zoteri po shko me mire falju Allahut dhe lutju te te japi pak tru se qenke berrnut fare.

  7. #27
    Une i kam komshinj keto kafshe ne anen tjeter te murit dhe gati s'ka dite qe s'kellcet dajaku. Vetem ulerima, te qara grash e femijesh dhe perplasje e bertitje meshkujsh degjohen. Te shkretat gra, dalin jashte te mbuluara koke e kembe dhe sa shohin ndonje mashkull tek pragu i deres ia mbathin me vrap lart, a thua se pane ndonje vampir. Ca tu thuash e mesosh ketyre specieve te pashpresa?! Mire keta, se te pakten keshtu ia trasheguan te paret e tyre, por tek keta arinjte tane me fytyre njeriu qe kemi ne Shqiperi, Kosove e Maqedoni si do ia bejme?!
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Ngushellime familjes se Sares. Neser neper gazeta rrezik do lexojme ndonje fatwa...
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  9. #29
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Citim Postuar mė parė nga Vista Lexo Postimin


    Keta femra , me mire dot ishte te kerkonin te ndalohet prostitucioni ne Norvegji , sepse fatkeqesisht mbi 3000 femra ne Norvegji sot jan objekt seksual (prostituta).

    Trishtim eshte kjo qe po ndodh , kjo per mua eshte cmenduri , keta po kerkojn te shkatrrojne femren , e jo ta bejn ate te lire.
    Ne norvegji, eshte nje ligj i tillle per prostitucionin:

    Eshte e lejuar te shesesh trupin por eshte e denuar me ligj te blesh te tilla sherbime
    Dmth, mjere ai qe kapet lol.... prostitutat kane dale ne asistence sociale

    Sa per ate qe dogji shamine, pune e saj. Shamine e saj dogji dhe jo te tjetrit.
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  10. #30
    LIVERPOOL FC Maska e geezer
    Anėtarėsuar
    29-09-2007
    Vendndodhja
    Windy City Chicago.USA
    Postime
    836
    kjo seshte dasht te hjek ferexhen ne kete menyr ne menyr publike , , kjo sigurisht ka qen e paguar nga ndonje fe tjeter ,edhe e dyta nuk eshte ashtu si ka then ajo qe te kufizon feregjja FJEJA ISLAME TE LEJON TE ZGJEROSH DIJONIN NJEJT SIKUR TE TJERAT MUND TE BESH QFARDO PUNE TE NDERSHME QE DESHIROOJN femrat POR KJO MUND TE JET NDONJE KUDER QE DESHIRON TE BEJ SEKS ME NJE KONTINENT EDHE KJO NDORMAL QE NUK LEJOHET NE FEN ISLAME
    LIVERPOOL
    you`ll never walk alone

  11. #31
    tHeKtHi MaMa :P
    Anėtarėsuar
    24-11-2008
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    1,708
    shumir ka be ajo esht gjeja qe urrej ne jet po kam frik se do e vrasin saren tani me siguri binladen esht nis ne kerkim te saj ol:
    if love is the answer, could you rephrase the question?

  12. #32
    MusLiman El-Hamduli-Lah
    Anėtarėsuar
    16-10-2007
    Vendndodhja
    Kur'an 19:32 Muhammedi: Me ka bere te miresjellshem ndaj nenes sime, e nuk me ka bere krye larte e as te padegjueshem.||Bible Gjoni 2:4 Jezui iu pergjegj Marise: Grua, se cdo bej une, eshte puna ime jo e puna jote?
    Postime
    111
    Citim Postuar mė parė nga Takuli Lexo Postimin
    Pikerisht me 8 Mars Sara Azmeh nga Syrija me banim ne Oslo sot dogji ferexhen e grave muslimane ne Oslo, ne prani te 2000 personave. Si reagim ndaj ketij akti, disa gra muslimane te mbuluara me ferexhe hudhen topa bore drejt Sara Azmeh e cila edhe u godit ne koke. Sara mendon se ferexhja e gruas duhet te perdoret vullnetarisht nga gruaja dhe jo duke e detyruar ate apo femijet te perdorin ferexhen. .

    Linku nga nje gazet norvegjeze sot:

    http://www.vg.no/nyheter/innenriks/a...p?artid=551334
    Vet Fakti qe e gjuajn ato grat tjera me topa bore TREGOn se ato e kan Mbulesen me vete deshire, jo me dhune.

    Po mundoheni me thene dicka qe spo ia dilni dot !!!

    ISLAMI nuk e njeh fjalen FEREXHE cka eshte kjo ferexhe?? Mos hecni me sy mbyllur o njerez...
    Jezusi:
    "Unė jam i dėrguar vetėm te delet e humbura tė shtėpisė sė Izraelit."(Mateu15:24)

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anėtarėsuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151
    A ėshtė shamia ferexhe?!

    Qemajl Morina

    http://www.gazetaex press.com/ pdf/888.pdf
    Gazeta Express, fq. 5, e premte, 28 shtator, 2007

    Reagim nė artikullin "Njė shtet pa ferexhe", tė botuar nė tė pėrditshmen e "Express", tė datės 24 shtator 2007, tė autorit, Nebi Qena.

    Pėr ēėshtjen e shamisė nė shkollat e Kosovės ėshtė debatuar disa herė. Janė tė njohura se si janė zhvilluar debatet dhe rezultatet e tyre. Kėsaj radhe kishim tė bėnin mė tri nxėnėse nė dy shkolla nė Skenderaj. Ajo qė tėrhoqi vėmendjen time ishte titulli i shkrimit dhe fotoja. Kjo mė bėri qė tė hulumtoj rastin dhe tė pyes se a ėshtė fjala pėr shami apo pėr ferexhe. Sepse, dallimi nė mes tė dyjave ėshtė shumė i madh. Pėr ēka redaksia, e cila pranon autorėsinė e titullit, duhet tė ketė pasur kujdes. Unė nuk besoj se redaksia nuk e ka ditur dallimin nė mes shamisė dhe ferexhesė, por qėllimi ėshtė keqkuptimi, keqinterpretimi dhe keqinformimi me dashje pėr tė nxitur reagime dhe tensione tė panevojshme dhe tė kota.
    Nė njė shoqėri demokratike, qė mėton tė jetė edhe shoqėria jonė kosovare, nuk ka asgjė tė keqe qė tė ketė mendime tė ndryshme rreth shumė ēėshtjeve mė tė cilat ballafaqohet shoqėria e jonė. Por, janė tė pavend dhe jo bindėse konstatimet, se "kjo (lexo shamia) e dėmton kėrkesėn tonė pėr pavarėsi, dėmton tėrė konceptin tonė", qoftė ai edhe kryetari i Akademisė sė Shkencave edhe Arteve tė Kosovės, Rexhep Ismaili.
    Pėr njė qytezė tė vogėl dhe tė pazhvilluar siē ėshtė Skenderaj, preokupim i pėrgjegjėsve tė arsimit atje duhet tė jenė problemet esenciale tė arsimit, siē ėshtė infrastruktura shkollore e jo shamitė e tri nxėnėsve. Ajo qė dėmton ēėshtjen e Kosovės nė sy tė ndėrkombėtarėve, por edhe tė vendorėve, nuk janė shamitė mbi kokat e tri vajzave nė Skenderaj, por ėshtė mos zbatimi i ligjit, dhe padrejtėsia qė po u bėhet atyre nxėnėseve, duke i suspenduar nga shkolla. Kėtė mė sė miri e vėrteton shkresa qė ushtruesi i detyrės sė Ombudspersonit i ka dėrguar kryeministrit tė Kosovė s dhe Ministrit tė Arsimit, pėr kthimin e tri nxėnėseve nė procesin arsimor, duke gjykuar veprimin e instancave arsimore tė Skenderajt si tė paligjshėm.
    Ajo qė tė habit edhe mė tepėr ėshtė se nė momentin kur strukturat politike mė tė larta tė Kosovės, nė vend se ato ta ngrinin zėrin kundėr kėtyre padrejtėsive, tė cilat nė kontuinutet po u bėhen vajzave tona, atu shohim se z. Ylber Hysa, historian dhe politikan kosovar, e ne do tė shtonim edhe kandidat e ORA-sė pėr kryetar tė Prishtinės, " i ka duartrokitur vendimit tė bordit shkollor, duke thėnė qė edukimi jofetar ėshtė themeluar fuqishėm nė Kosovė". Pėr tė shtuar se "heqja e ferexheve, para njė shekulli e gjysmė ishte mundim emancipues pėr shqiptarėt. Ndėrsa (heqja e ferexheve) sot ka fituar karakter social dhe kulturor".
    Nėse z. Hysa, si historian ėshtė cituar saktė nga autori i shkrimit, nuk ma merre mendja se kjo ka ndodhur para njė shekulli e gjysmė, por nėse ai e ka fjalėn pėr aksionin kundėr shamive tė grave myslimane tė regjimit sllavokomunist pas Luftės sė Dytė Botėrore gjatė okupimit jugosllav tė Kosovės, e ai ka nostalgji pėr atė regjim kjo ėshtė ēėshtje private dhe le tė mbetet nė ndėrgjegjen e tij. Ajo ēka mė intereson mua si qytetar i thjeshtė ėshtė se derisa na kemi politikan dhe deputet tė tillė, tė cilėt nuk ēajnė kokėn pėr interesin e popullit tė tyre dhe zbatimin e ligjit, nuk ka shpresė qė ne tė dalim nga kjo gjendje nė tė cilėn gjendemi sot. Kėtė mė sė miri e ilustron Kur'ani, libri i shenjtė i myslimanėve , i cili thotė; "Zoti nuk do ta ndryshojė gjendjen e njė populli derisa ai tė mos e ndryshoj vetveten".
    Andaj leksioni qė do tė mėsojnė ndėrkombėtarėt nga rasti i tri nxėnėseve tė Skenderajt ėshtė se ku pėrfaqėsuesit e kėtij populli janė nė gjendje tė shkelin tė drejtat e popullit tė vet, nė prezencėn tonė nė Kosovė, si do tė sillen ata me pakicat tjera pas pavarėsimit tė Kosovės?!
    _____________________________________
    ™I mencur eshte ai, i cili kujton vdekjen e tij..!

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anėtarėsuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151

    Cili burim po e ushqen injorancėn ndaj shamisė ?!



    Kur ditėt e nxėnėsve kalohen nė vendet ku dija pėrfitohet pėr ta mundur errėsirėn, pėr ta kaluar nė harresė injorancėn ndaj qenies njerėzore, atėherė, me pėrvojėn e njė mėsimdhėnėsi do tė thoja: Mirė se vini nė botėn ku egėrsirat janė tė uritura pėr injorancė! Nė pėrballje me kėtė sfidė hidh pak dritė sepse e vėrteta jeton edhe pėrtej vetvetės, edhe pėrtej mundėsisė qė ti e mendon, madje, edhe pėrtej asaj qė sot mund tė quhet ėndėrr! Dhe, kur ditėt e udhėtimit me dijen i shoqėroni me sjellje tė mirė, me adhurimin ndaj Zotit, atėherė, jo vetėm me pėrvojėn e njė mėsimdhėnėsi, por, para sė gjithash, me pėrvojėn e njė prindi, me krenari do tė thoja: Mirė se vjen mrekulli! Lehtėsoja barrėn e rėndė kėsaj toke, qė e kanė mbushur njerėzit me mėkate, me mirėsinė tėnde!

    Nuk ėshtė hera e parė qė shprehja dhe manifestimi i lirė i besimit fetarė mysliman, gjė e cila, tė paktėn nė letėr, garantohet me kushtetutė dhe ligje shtetėrore dhe ndėrkombėtare, nė shtetin tonė, bėhet shkak i diskriminimit tė shumė nxėnėsėve femra. Kėto ditė, e pėrjashtuara e radhės nga shkolla, sipas njė artikulli gazete, ishte Dashurie Emini, maturante. Nė fillim tė kėtij lajmi lexoj: “ “Nxėnėsja e shkėlqyer e gjiminazit “Kuvendi i Lezhės”, nė Viti, Dashurie Emini ……me vendim tė DKA-sė nė Viti ėshtė larguar nga procesi mėsimor pėr tė dytėn herė, pėr shkak tė bartjes sė shamisė….” Nga pozita e njė mėsimdhėnėsi, qė mendoj se shkolla ėshtė prioritet pėr tė gjithė tė rinjtė e tė rejat e kėsaj shoqėrie, pa dallim tė bindjeve tė tyre fetare, indinjohem me gjeste tė tilla tė drejtorėve komunalė, dhe, tė paktėn, shprehi mendimin e lirė qė nuk ka mundėsi tė pėrjashtohet nga skena shoqėrore. Dhe, pėr kėtė nxėnėse, shprehi mirėnjohjen time pėr besimin e saj dhe i them: Me shprehjen e lirė tė besimit tėnd, tė asaj qė tė buron nga zemra, ti vetėm sa i je ofruar edhe mė shumė dijes dhe i je larguar pėrgjithnjė arrogancės dhe nivelit tė tė qenit rob i dikujt.

    Keqkuptim juridik apo misionarizėm antiislam?!

    Qeveritarėt, tė cilėt nė fjalime tė tyrė e pėrdorin fjalėn evropianizim, sikur pėr ta dekoruar oratorinė, ende nuk duan ta kuptojnė se nė Bashkimin Evropian, asnjė nga shtetet nuk e mohon fenė e vet. Madje, feja atje nuk mėsohet vetėm nėpėr kisha apo shkolla fetare. Por, nė shkollat e tyre e kanė mėsimin fetarė si lėndė dhe mėsohet ashtu sikurse edhe dijet tjera mėsimore. Nė shtetin tonė, pėr tė cilin sakrifukuan aq shumė edhe nėnat tona me shami, lindėn dhe rritėn aq shumė heronj luftėtarė, na dhanė aq shumė dashuri dhe edukatė pėr kėtė vend, sot, njė pjesė e dinjitetit tė tyre, siē ėshtė shamija, injorohet.
    Nga buron kjo urrejtje ndaj shamisė? Tė gjithė ata qė marrin vesh sado pak nga feja islame, e dijnė se shamija ėshtė obligim fetarė pėr besimtaret myslimane. Ne, nuk mund ta mohojmė faktin se nė Kosovė jemi popullatė me shumicė myslimane. Kėtė e di e gjitė bota. Tė paktėn, nė komunikimin legal dhe legjitim, asnjė nga miqtė tanė qė na ndihmuan nė ndėrtimin e shtetit tonė, nuk na e kanė kushtėzuar kėtė ndihmė me heqjen dorė nga besimi ynė, apo, me kufizimin e bindjes sė femrės nė shaminė e saj. (E them kėtė, ngase shpeshherė i trumbetohet asaj se bota nuk na ndihmon nėse ne manifestojmė me tė madhe besimin tonė fetarė.) Atėherė, nga buron kjo urrejtje ndaj shamisė?! Nėse i referohemi ligjit, ai keqinterpretohet deri nė absurd. Askush nuk dėshiron ta interpretojė drejtė se ēfarė pėrmbajtje ka neni 38 i Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės, ku nė paragrafin 2 dhe 3 thuhet: 2. Liria e besimit, e ndėrgjegjes dhe e fesė ngėrthen tė drejtėn pėr tė pranuar dhe pėr tė manifestuar fenė, tė drejtėn pėr tė shfaqur bindjet personale dhe tė drejtėn pėr tė pranuar ose refuzuar pėr tė qenė anėtarė i njė bashkėsie ose grupi fetar. 3. Askush nuk mund tė detyrohet ose tė ndalohet, nė kundėrshtim me ndėrgjegjen e vet, qė tė marrė pjesė nė praktikimin e fesė si dhe tė bėjė publike bindjet ose besimin e tij/saj. Por, misionarėt kundėr fesė islame kėto ligje i lexojnė jo sipas kuptimit real tė tyre, por, sipas misionit qė kanė: Ta minimizojnė lirinė e shprehjes fetare.

    Margaritarėt japin vetėm shkėlqim

    Vėnia e shamisė nga kjo nxėnėse, si vetėdije e shprehjes sė lirė tė saj ndaj besimit fetarė, si preferencė persnale dhe, mbi tė gjitha, si adhurim ndaj tė Madhit ZOT, mė shtyn tė mendoj se prindėrit e saj asnjėherė nuk kanė pasur arsye tė brengosen se ajo mund tė pėrdorė drogė, alkool, vetėvrasje, e shumė e shumė dukuri tjera negative, qė mjerisht, sot i shohim edhe nėpėr shkolla. Kėtė mund ta di nga fakti i pamohueshėm se forca mė e madhe qė e gjunjėzon mashtrimin pas kėtyrė fenomeneve shkatėrruese, ėshtė pikėrisht edukimi dhe besimi fetarė, pa i mohuar kėtu edhe shumė disiplina tjera mėsimore. Andaj, nuk ėshtė e rastit se sot kemi nxėnėse qė bėjnė vetėvrasje, qė shthuren moralisht duke vrapuar pas kafe bareve, qė kanė aq pak njohuri pėr detyrėn e saj tė madhe, qė nė njė tė ardhme, duhet tė jetė nėnė. Nė afėrsi tė gjimnazit ku unė jap mėsim ka me dhjetėra kafene qė shėrbejnė alkool dhe qė nė mbrėmje tė lemerisin me muzikėn shurdhuese, dhe, pėr ēudi, nuk ekziston asnjė librari e vetme. Kėtu, pyes: Cili ėshtė kujdesi institucional? Pėr ēudi, akoma nuk kemi udhėheqės tė mirėfilltė qė do t’i luftonin me seriozitet kėto fenomene, dhe, nė anėn tjetėr, fyhen dhe largohen nxėnėset shembullore, me sjellje tė mirė (gjė qė e pohojnė edhe vetė kėta), vetėm pse bartin shamija. Eh, i tillė ėshtė realiteti ynė, por, fatbardhėsisht kemi margaritarė qė shkėlqejnė, sikurse nxėnėsja nė fjalė.

    Injoranca komuniste antife ende nė skenė

    Mjerisht, ne kemi akoma udhėheqės qė nuk duan ta kuptojnė se vajzat qė mbajnė shamija janė qytetare tė Kosovės, janė nga mesi ynė, kanė tė drejtėn e respektimit tė dinjitetit tė tyre, madje, familjet e tyrė paguajnė taksat pėr pėrkujdesjen shtetėrore. Nėse ato e duan shaminė, pėrpjekja pėr tė depėrtuar nė dirigjimin e dėshirave tė tyre vetėm sa i ndihmon diktatorizimit tė shoqėrisė sonė. Nga historia e njohim epokėn famėkeqe tė komunizmit ku nuk kishte vend pėr tjetėr ideologji, prveē asaj qė e ushqente njė grup i vogėl diktatorėsh. Feja ishte shpallur armiqėsore. Dhe, tė gjithė i dijmė dėmet qė solli. Madje, edhe sot e kėsaj ditė, jo vetėm se kjo ideologji ka lėnė gjurmė tė mjerueshme, por, botėrisht, vendet e pėrparuara kėrkojnė qė tė miratohen rezoluta ku do tė dėnoheshin krimet e saja. Sot, disa qeveritarė dėshirojnė qė t’i pėrshtasin nė sistemin demokratik pikėrisht praktika tė tilla. Qėllimi: Tė diskriminohet feja islame. Dhe, pėr realizimin e kėtij qėllimi kanė zgjedhur edhe metoda, ku nė radhė tė parė thirren nė rregullore administrative qė as nuk ju referohen nxėnėsėve, dhe, qė bien ndesh me vetė ligjet e miratuara dhe me Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės. Pastaj, me shantazhe tė ndryshme, duke i pėrjashtuar e duke i kthyer nė mėsim, e qė nė kėtė mėnyrė ushtrohet presion psikologjik ndaj tyre. Pastaj, thirren nė laicitetin e shkollave, pavarėsisht se vetė ata e dijnė se shkollat laike nė Evropė jo vetėm qė kanė nxėnėse me shamija, por, kanė edhe mėsimin fetarė. Mjerisht, akoma nuk duan tė kuptojnė kėta tė mjerė se populli ynė mė asnjėherė nuk do tė pranojė t’i kthehet asnjė ideologjie qė dirigjon shprehjen e lirė tė besimit.

    Pse tė prangosemi nėn diktatin e imponimit?!

    Vlerat paqėsore tė fesė islame nuk janė pronė vetėm e atyre qė studiojnė nė medresetė apo institucione fetare. Shkėlqimi natyral i Krijuesit, me mėshirėn e Vet, ka pėrfshirė ēdo gjė. Nga ky shkėlqim mund tė frymojė ēdo kush qė beson, pa marrė parasysh se a ėshtė nxėnėse e medresesė apo e ndonjė shkolle publike apo private. Andaj, pse tė privohet nga e drejta e shkollimit njė nxėnėse vetėm pse beson nė kėto vlera?! Ēfarė rreziku po paraqitka ajo pėr shkollat laike?
    Qudia ėshtė edhe mė e madhe kur ne e dijmė fare mirė se jemi njė popull qė vetė kemi jetuar nėn kushtet e imponimit tė lirisė. Madje, edhe ecjet nė rrugė i kemi pasur tė imponuara, ngase kudo vėnin prita xhelatėt e Serbisė. Ndėrsa, shkollat ishin shėnjestra e parė drejt prangosjes sė lirisė. Duke e kuptuar se ē’ėshtė imponimi dhe mohimi i lirisė, ende mbetėm i habitur se nga buron kjo dėshirė e drejtorėve, (tė ushqyer nga politika) pėr ta praktikuar rolin e diktatorit?! Kisha qenė kurioz tė di, tė paktėn pėr shkak tė njohjes mė tė mirė tė psikologjisė njerėzore, se ēfarė ndjenje apo kėnaqėsie pėrjetojnė kėta kur njė nxėnėse shembullore e ndėrpret mėsimin shkaku i tyre (Ngase kėta ia kushtėzojnė vazhdimin e mėsimit me heqjen e shamisė)?! Ēfarė pėrjetimi njerėzor mund tė ketė njė mendje e shėndoshė kur njė lule nuk ushqehet me dritėn e diellit ende pa e dhėnė bukurinė e plotė tė shkėlqimit.
    Dhe, nė fund, pėrderisa urrejtja ndaj shamisė nuk e ka bazėn nė traditėn e popullit tonė, pėrderisa jemi mėsuar qė me shami t’i shohim nėnat dhe gjyshet tona, shtroj pyetjen qė ngrita qė nė titull: Cili burim po e ushqen injorancėn ndaj shamisė?!

    Shkruan: Imer Pantina (Mėsimdhėnės i Gjuhės dhe Letėrsisė Shqipe nė Shkollėn e Mesme “Fehmi Agani”, nė Klinė.)
    _____________________________________
    ™I mencur eshte ai, i cili kujton vdekjen e tij..!

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anėtarėsuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151
    Shkruan: Avni Tafili

    Nėse i parashtron kėtė pyetje ndonjė femre muslimane, qė ende nuk ka vendos tė mbulohet, sigurisht se i ka disa arsye, qė i duken se janė tė shumta dhe janė tė pranueshme, por harron se ato “arsyetime” shpeshherė janė mėsime tė shejtanit edhe nėse ajo nuk i heton. Andaj nė vazhdim do t’i paraqes disa arsyetime ndėr mė tė pėrmendurat dhe,me ndihmėn e Allahut, do tė jap pėrgjigjet adekuate tė atyre arsyeve.

    “Ende nuk mė ėshtė mbushur mendja.”

    A je e bindur nė vėrtetėsinė e fesė Islame? - Padyshim, e bindur plotėsisht. Deklaratėn e Dėshmisė, se, s’ka zot tjetėr qė meriton adhurimin pėrveē Allahut,e konsideron si bindje ndaj Zotit, ndėrkaq, deklaratėn se Muhamedi ėshtė i Dėrguari i Allahut, bindje nė besueshmėrinė e rrugės sė tij, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė.
    Motra ime!
    Po a je e bindur se mbulesa ėshtė kod i veshjes islame pėr vajzėn muslimane nė programin hyjnor?
    Motra ime, ti duhet tė nxitosh e tė shqyrtosh atė qė thotė Zoti yt, tė Cilin e beson, dhe atė ēfarė ka thėnė i Dėrguari i Allahut, tė cilin e pranove, pėr tė qenė prej atyre, pėr tė cilėt Allahu i Urtė thotė:

    ”Vėrtetė, besimtarėt kur thirren tė gjykojė mes tyre Allahu dhe i Dėrguari i Tij, fjala e tyre padyshim ėshtė: dėgjuam dhe u nėnshtruam! Kėta njėmend janė tė shpėtuarit.” - Kur’an, 4:51
    Motėr!
    Nėse ke pranuar pėr Zot tėndin, Allahun, e pėr tė Dėrguar tė Tij, Muhammedin – lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, atėherė pse nuk iu bindėsh edhe fjalėve tė tyre?!
    “Jam e bindur se mbulesa ėshtė urdhėr i Allahut dhe i tė Dėrguarit tė Tij, por nėna ime mė pengon, nuk mė pėrkrah, e nuk kam se si t’ia kthej shpinėn.”

    Motra ime!
    I Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė: “Nuk respektohet krijesa nė gjėra qė kundėrshtohet Krijuesi.”
    Respekton prindin? Sa bukur po respekton njė ndėr urdhrat mė tė rreptė tė Zotit tėnd, Allahut.

    A e di moj motėr mos harro t’i thuash kėtė edhe tė ėmės sate, se Allahu e ka ngritur aq lartė pozitėn e prindėrve, e posaēėrisht tė nėnės, sa qė e konsideron dėgjueshmėrinė ndaj tyre nė njė shkallė tė afėrt me njėsimin nė adhurim ndaj Tij:
    “Adhurojeni Allahun, mos i shoqėroni Atij asnjė send dhe jini tė mirėsjellshėm ndaj prindėrve…” - Kur’an, 4:36

    Oj motėr! Dėgjueshmėria ndaj prindėrve vetėm nė njė rast nuk mund tė jetė i pranueshėm e as i arsyeshėm: nė mos-dėgjueshmėri ndaj Allahut!
    “Nėse tė shtyjnė (prindėrit) ty qė tė mė shoqėrosh Mua shok, pėr ēka ti nuk ke kurrfarė fakti, atėherė mos iu nėnshtro atyre dyve…” - Kur’an,, 31:15
    Por, mos harro motėr se, tė mos i respektosh prindėrit kur kundėrshtohet Allahu, nuk do tė thotė qė tė mos jesh e mirėsjellshme ndaj tyre!
    “… Jeto (qėndro) me ata (prindėrit) nė kėtė jetė si ėshtė mė sė miri…” - Kur’an, 31:15
    Motėr, si mund tė jesh e dėgjueshme ndaj nėnės sate ndėrsa kundėrshton Atė qė tė ka krijuar ty dhe nėnėn tėnde?!

    “Mundėsitė e mia financiare nuk mė mjaftojnė qė tė vishem me mbulesė.”
    Motra ime, vendose dorėn nė zemėr dhe ji e sinqertė, sepse Allahu di nė hollėsi atė qė fshehin zemrat!

    Nėse je e sinqertė nė atė qė thua, atėherė mendo pak mė shumė, sepse tė jesh e mbuluar do thotė tė kursesh prej pasurisė tėnde, pasi tė duhet vetėm njė mbulesė koke dhe njė pallto ta vėsh nė trup, ndėrsa kėshtu si je e pambuluar, tė kushton mė shumė!

    Jo vetėm rrobe, por trendi i rrethit “tė detyron” t’i ndėrrosh bluzat ēdo stinė, madje ēdo muaj, e “tė detyron” tė ndėrrosh pantallonat e fustanet, madje edhe tė vėsh stoli e bizhuteri, qė tė mos “pėrqeshesh” nga tė tjerat.
    Tė themi kėshtu:

    Mund tė jesh e sinqertė se, tė pėlqen tė vishesh si vishet rrethi ku gjendesh, por pse lejon qė rrethi yt tė ushtrojė influencė ndaj teje nė diēka qė prej asaj (vepre) varet Lumturia e Pėrhershme?

    Oj motėr! Tė gjitha hijeshitė dhe stolitė e kėsaj jete janė tė pėrkohshme, sado tėrheqėse tė jenė kurrė nuk mund tė krahasohen mė bukuritė e jetės tjetėr, jetės sė vėrtetė, nė tė cilėn ka ēka syri nuk ka parė, veshi nuk ka dėgjuar e as mendja nuk mund tė arrijė t’i imagjinojė.
    Motra ime!

    Mendo pak, ti je nė gjendje t’i pėrshtatesh rrethit, po vallė, pse nuk i lejon vetvetes t’i pėrshtatet njė mėnyre jetese, e cila tė ruan nga dėnimi dhe hidhėrimi i Zotit tėnd?
    “… Pyesni dijetarėt nėse nuk dini.” - Kur’an,, 16:43
    Mėsoje kėtė mėnyrė jetese, qė nėpėrmjet saj ta fitosh kėnaqėsinė dhe shpėrblimet e Zotit tėnd!

    Motra ime, kur kėrkon zgjidhje me sinqeritet, pa dyshim qė Allahun e ke nė ndihmė.
    “… Kush ka devotshmėri (sinqeritet, respekt) ndaj Allahut, pėr tė bėn zgjidhje (hap rrugė) dhe e furnizon atė nga nuk e kujton fare…” - Kur’an,, 65:1,2
    Pėr atė motėr qė dėshiron tė jetė “e pranuar” prej shoqėrisė dhe rrethit, i themi se, nderi dhe pozita nuk ngritėt duke e zbuluar trupin dhe duke i ndėrruar ngjyrat e rrobave, por nderi dhe pozita tė rėndohet nė atė shoqėri e rreth duke iu pėrmbajtur asaj qė tė ka mėsuar Zoti yt dhe i Dėrguari i Tij.
    “Vėrtet, tek Allahu mė i ndershmi ndėr ju ėshtė mė i devotshmi prej jush.” - Kur’an,, 16:13

    Motra ime nė Islam!

    Pėr tė fituar kėnaqėsinė e Allahut dhe Xhenetin e Tij, ia vlen tė sakrifikosh gjėrat mė tė shtrenjta nė sytė e tu!
    Po ta dije se sa vapė jep nxehtėsia e zjarrit tė Xhehenemit…
    ”Nuk mund tė mbaj mbulesė, sepse moti bėn shumė nxehtė dhe kam vapė. Unė nuk i duroj dot rrobat qė vesh, e lėre mė tė mbulohem.”
    Motra ime!

    Po ta dije se sa vapė jep nxehtėsia e zjarrit tė Xhehenemit, tė betohem se, nxehtėsia e rrezeve tė diellit do tė dukej e akullt!
    “Thuaju: “Zjarri i Xhehenemit ka vapėn edhe mė tė fortė, nėse janė qė kuptojnė!” – Kur’an, 9:81

    Mendoje moj motėr kėtė gjė: tė pėrjetosh pak vapė e tė jetosh nė kėnaqėsinė e Allahut, tek i Cili ėshtė kthimi ynė, ėshtė veprim i menēur, apo tė pėrjetosh freski e tė fitosh hidhėrimin e Zotit tėnd?
    Dije, motra ime, se djalli i mallkuar ėshtė duke u munduar qė tė fus nė rrjetin e tij e tė nxjerr nga nxehtėsia e kėsaj jete qė ti tė meritosh vapėn njėmend tė padurueshme tė Xhehenemit!

    Shpėtoje vetveten tėnde prej kurtheve tė shejtanit tė mallkuar, e konsideroje nxehtėsinė qė sjellin rrezet e diellit dhunti e jo dėnim, sepse vapa e kėsaj bote tė bėn tė mendosh pėr vapėn e fortė tė zjarrit tė Xhehenemit, e cila tejkalon ēdo botėkuptim rreth nxehtėsisė.

    Kėshtu, ti motra ime, i kthehesh Zotit tėnd duke sakrifikuar “njė qetėsi” tė pėrkohshme pėr hir tė Lumturisė sė Pėrjetshme.
    Kujdesu qė e ardhmja jote tė mos jetė njė vend si ky:
    “Aty kurrė nuk do tė shijojnė freskim e as pije (qė shuan etjen), pėrveē ujė tė valė dhe kalbėsirė.” – Kur’an, 78:24,25
    Oj motėr!

    Tejkaloji sprovat, sepse nuk janė veēse kalimtare, dhe dije se, hyrja nė Xhenet prej kėsaj jete ėshtė e thurur me plot gjėra tė hidhura, ndėrsa Xhehenemi ėshtė i rrethuar me plot epshe e dėshira.
    “Kam drojė se nėse mbulohem e heq prapė mbulesėn, sepse shumė vajza kanė vepruar kėshtu.”

    Oj motra ime, unė vėrtet do tė kisha drojė nėse gjithsecili do tė mendonte nė kėtė mėnyrė, sepse atėherė nuk do tė mbetej asnjė musliman nė tokė. E askush nuk do ta ruante moralin e vet nga frika se do tė rikthehej nė imoralitet pas moralit dhe askush nuk do tė bėnte namaz nga frika se do ta linte pastaj…

    E sheh moj motėr se si shejtani i mallkuar lėviz nė mendimet tua dhe tė mban peng nė rrjetin e djallėzive tė tij e nuk tė len tė kapesh pėr dritėn e Allahut?
    Nuk ka fuqi qė mund tė tė shtyjė tė largohesh nga rruga e Allahut veēse vetvetja. Vetvetja je ti, motra ime! Allahu tė dha vullnet, falė drejtėsisė sė Tij, qė ti me vullnetin tėnd tė jesh falėnderuese dhe mirėnjohėse ndaj dhuntive tė Tij ndaj teje. Allahu nuk ushtron forcė nė bindje dhe vepra, por sprova e rėndė prej Tij pėr njė musliman ėshtė edukim e tėrheqje e vėrejtjes, pra ėshtė mėshirė.

    Prandaj, pranoje atė qė pėrcaktoi Zoti yt pėr ty, sepse asnjėherė nuk do tė humbėsh. Po pranove me vullnet e bindje urdhrin e Tij, dije se, do tė ndihesh aq shumė e fuqishme, saqė edhe vet do tė ēuditesh.
    Allahu ėshtė i butė, nuk tė ngarkon pėrtej mundėsive! Ėshtė i Urtė, nuk tė urdhėron tė shėmtuarėn!
    Motra ime!

    I Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė:
    “Veprat mė tė dashura tek Allahu janė tė vijueshmet, qofshin (ato vepra) edhe tė pakta.”

    Ke menduar ndonjėherė tė pyesėsh pėr shkaqet qė i kanė shtyrė ato vajza pėr heqjen e mbulesės e tė pėrpiqesh qė t’i shmangesh atyre kurtheve tė djallit tė mallkuar?
    Po sikur, oj motra ime, tė mendoje pėr ato vajza qė e kanė vėnė mbulesėn dhe kanė sfiduar ēdo pengesė e janė bėrė edhe mė tė fuqishme duke u kapur pėr dritėn qė nuk shuhet, udhėzimin e Allahut tė Gjithėfuqishėm?
    T’i them disa shkaqe qė ato motra tė mbuluara i kanė bėrė tė fuqishme dhe tė palėkundshme:

    ato bėjnė namaz rregullisht, i luten Allahut pėr qėndrueshmėri dhe i janė nėnshtruar sinqerisht caktimit tė Allahut, Tė Urtit.

    A e njeh njeriun me moralin mė tė madh? Ai ishte i Dėrguari i Allahut, Muhamedi, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė. E di se si lutej ai?
    Thoshte: “O Allah, o Ndryshues i zemrave! Ma pėrforco zemrėn time nė fenė Tėnde.”
    Ai ishte i Dėrguar i Allahut, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, ishte i pastėr nga mėkatet, i njohur pėr tė mirėn dhe tė keqen.
    “Vėrtet, ti (o Muhamed) je nė njė piedestal tė lartė tė moralit.” - Kur’an, 68:4
    Megjithatė, lutej…

    Lutu edhe ti Allahut, motra ime, qė tė mos ndjekėsh shembullin e atyre vajzave qė tradhtuan urdhrin e Allahut, mbulesėn. Bė namaz, sepse namazi ta forcon lidhjen me Allahun.

    Ke durim, se Allahu ėshtė me durimtarėt!
    “Kėrkoni ndihmė (nė tė gjitha ēėshtjet) me durim dhe namaz, vėrtet, ajo ėshtė e madhe (vėshtirė), por jo edhe pėr ata qė kanė frikė (Allahun).” – Kur’an, 2:45
    Motra ime muslimane! Nėse me vėmendje dėgjon se ēfarė tė urdhėron Zoti yt, do ta kuptosh se Ai ėshtė i mėshirshėm ndaj teje dhe ndaj tė gjithė atyre qė e duan udhėzimin e Tij.

    Nėse i bindesh Atij, do tė jesh e palėkundshme. Njė premtim hyjnor, fjalė qė nuk thyhet ėshtė premtimi i Allahut, Zot i qiejve dhe i tokės e ēka ka mes tyre!
    “…E, sikur ata tė zbatonin pėr ēka kėshilloheshin pėr tė, do tė ishte mė mirė pėr ta dhe do t’i pėrforconte mė shumė.” – Kur’an, 4:66

    Motra ime, po shijove ėmbėlsinė e tė qenit besimtare e devotshme, do tė lidheshe shkaqeve qė tė bėjnė tė qėndrueshme. Se, edhe sikur tė ngrihej i tėrė njerėzimi pėr tė tė larguar nga rruga e Allahut nuk do t’ia arrinin kurrė!
    ”Mė ėshtė thėnė se, po vura mbulesė, nuk do tė mė martojė kush, kėshtu qė, nuk do tė mbulohem derisa tė martohem.”

    Motra ime!
    Njė burrė qė tė pėlqen tė zbuluar, ai burrė nuk tė meriton!
    Si do tė ndiheshe e sigurt me njė bashkėshort, qė nuk i ka frikė Allahut, e as nuk do tė ishte xheloz ndaj teje, e as nuk do tė ishte nė krahun e atyre qė fytyrat e tyre i kanė tė drejtuara kah Xheneti!

    Nuk ke frikė oj motra ime nga sprova me njė burrė, pėr tė cilin nderi dhe familja janė tė parėndėsishme? Nuk ke frikė se mund tė sprovohesh me njė burrė qė do tė ngritke njė familje pa themele tė shėndosha, me mėkatim ndaj Zotit tė botėve, Allahut tė Gjithėfuqishėm?

    A e di se, njė shtėpi e familje qė ngrihet pa devotshmėri nė Allahun, asaj shtėpie e familje i caktohet mundim e vuajtje, si pėr kėtė jetė por edhe pėr jetėn e amshueshme?
    “E kush ia kthen shpinėn udhėzimit Tim, do tė ketė jetė tė vėshtirė, ndėrsa nė ditėn e Kiametit do ta ringjallim tė verbėr.” – Kur’an, 20:124
    Tė jesh e sigurt se, martesa e ndershme ėshtė dhunti qė kujt tė do Allahu ia mundėson.

    Sa e sa motra tė mbuluara janė martuar dhe nė martesėn e tyre kanė gjetur rehati dhe ajo ka ruajtur nga dora e keqe e njerėzve tė pandershėm!
    A e di moj motėr, se njė djalė i devotshėm dhe i ruajtur mė pak do tė dėshironte tė martohej me njė vajzė tė pambuluar?

    Ji e sinqertė motra ime! Edhe sikur tė thoshe se, qėllimi im ėshtė i pastėr: tė lidh kurorė mė shpejt, dije se, nė fenė tonė tė pastėr islame, nuk na lejohet tė pėrdorim mjete tė ndaluara pėr tė arritur qėllime tė mira.

    Ta pėrkujtoj njė gjė: nuk bekohet njė martesė qė arrihet me mosrespektim ndaj Allahut tė Madhėrishėm!

    E, ti motra ime, kur tė mbulohesh,
    ke hyrė nė rrugėn e Allahut.
    ”E di se mbulesa ėshtė urdhėr i Allahut, por do ta vė atėherė kur tė mė udhėzojė Allahu.”

    Motra ime!
    Ke pyetur vetveten nėse e ke kėrkuar udhėzimin e Allahut? E, nėse e ke kėrkuar, si e ke bėrė atė?
    Siē e pėrmendėm mė sipėr, Allahu nuk e do dhunėn, Ai ėshtė i Urtė dhe i Butė dhe do qė Atij t’i binden me vet-vullnet, pa shtypje. Por, Allahu pėr udhėzimin e Vet ka vėnė shkaqe dhe secili qė sinqerisht i pėrmbahet atyre shkaqeve, Allahu me mėshirėn e Vet e udhėzon.

    Motra ime nė Islam!
    Njė prej shkaqeve pėr tė kėrkuar udhėzimin e Allahut ėshtė sinqeriteti, pastaj vullneti e pastaj pėrpjekjet dhe lutjet e tua tė vazhdueshme. Njė prej lutjeve qė ne e bėjmė gjatė namazit ėshtė:
    “Na udhėzo nė Rrugėn e Drejtė.” – Kur’an, 1:6
    Prej shkaqeve tė gjetjes sė udhėzimit ėshtė edhe shoqėrimi me motra tė devotshme e vepėrmira!

    Motra ime! Kėrkoje udhėzimin e Allahut, e kurrė nuk do tė zhgėnjehesh!
    “Ende nuk ka ardhur koha, jam akoma e re. Do tė mbulohem pasi tė rritem edhe pak.. pasi tė shkoj nė Haxhillėk…”

    Oj motėr!
    A e di se, meleku i vdekjes ėshtė i urdhėruar qė kur tė vijė afati i ndarjes prej kėsaj jete, tė mos jep kohė e as edhe njė sekondė? Atė melek tė vdekjes e ke nė prag tė shtėpisė, derisa t’ia jep urdhrin Allahu pėr hapjen e derės, e atėherė nuk do tė kesh kohė madje as pėr pendim!

    Meleku i vdekjes nuk ėshtė i urdhėruar t’i kategorizojė njerėzit nė bazė tė moshės sė tyre apo qėllimeve tė tyre. Je adoleshente apo s’je, pėr melekun e vdekjes je vetėm krijesė me shpirt, dhe atė shpirt meleku ėshtė i urdhėruar prej Allahut tė ta marr!
    “Po, Allahu kurrsesi askėnd nuk e shtyn pėr mė vonė, kur atij t’i vijė afati i vet…” - Kur’an, 65:11

    Tė pyes, oj motra ime: Po sikur tė vijė afati, e tė gjej ty tė pambuluar, me padėgjueshmėri ndaj urdhrit tė Allahut, si do tė dilje para Tij?
    Shpejto sa nuk ėshtė bėrė vonė! Bėje zgjedhjen nė jetė! Do tė jetosh pak kohė nė kėtė jetė pėrplot sprova dhe kthimi i tė gjithėve ėshtė tek Allahu! Pėrshpejto, hyr nė hijen e Allahut, se nė Ditėn e Llahtarshme tė Gjykimit nuk do tė ketė hije tjetėr pėrveē hijes sė Tij!

    Pėrshpejto nė dėgjueshmėri ndaj Allahut, sepse vėrtet ėshtė njė fitim i madh!
    “Shpejtoni nė atė qė fitoni falje prej Zotit tuaj dhe Xhenetin qė gjerėsia e tij
    ėshtė si gjerėsia e qiellit dhe tokės…” - Kur’an, 57:21

    Motra ime! Allahu nuk tė le nė harresė pėrderisa ti nuk e le nė harresė Atė. Ai, i Mėshirshmi, do tė ti tė fitosh faljen dhe mirėsitė e Tij. Jepi vetvetes sate tė drejtėn pėr tė qenė e pėrkushtuar nė fenė e Tij!

    A e di se, njė kategori e njerėzve, tė cilėt fshehėn pabesimin ndėrsa shfaqėn besimin, janė ata qė harruan Allahun, kėshtu qė, Allahu i la nė harresė! Ata e harruan edhe vetveten dhe kėshtu humbėn kėtė jetė. Jetuan gjithnjė me mundime dhe pasiguri, ndėrkaq humbėn edhe jetėn e amshueshme ku do t’i nėnshtrohen njė dėnimi tė dhembshėm e tė pambarueshėm!

    “…E harruan Allahun, prandaj Allahu i la nė harresė…” – Kur’an, 9:67

    Motėr muslimane!
    Tė kėshilloj qė tė mos hysh nė kategorinė e atyre njerėzve, tė cilėt humbėn vetveten e tyre duke menduar se janė nė rrugė tė drejtė! Lanė nė harresė fjalėt e Allahut dhe kėshtu u bėnė njerėz tė pavirtytshėm e tė prishur.

    Allahu i Mėshirshėm na porosit:

    “E mos u bėni si ata qė e harruan Allahun, e Allahu bėri qė ata ta harrojnė vetveten! Tė tillėt janė ata tė prishurit.” - Kur’an, 59:19

    Tė pėrkujtoj moj motra ime, se nė Ditėn e Gjykimit, Allahu do tė tė pyes pėr rininė se si e ke jetuar, e pėr ēdo sekondė tė jetės sate!

    A e di se kush ėshtė rritur me Islam i ėshtė siguruar Xhenneti!
    “Kam frikė se, nė qoftė se mbulohem, tė tjerėt do tė kenė paragjykime pėr mua dhe do tė thonė se jam nė ndonjė grup tė veēantė etj..”

    Motra ime!
    Ta sqaroj njė gjė: nė Islam ka vetėm dy rrugė, tė cilat janė pėrmendur nė Librin e Allahut, Kur’anin: partia e Allahut, tė cilėn Allahu e inkurajon dhe e ndihmon pėrderisa janė tė dėgjueshėm ndaj urdhrave tė Tij, dhe largohen prej veprave tė liga; dhe partia e shejtanit tė mallkuar, i cili ėshtė i afatizuar, armik i Allahut, ērregullues nė tokė bashkė me ithtarėt e tij.

    E, ti motra ime, kur tė mbulohesh, ke hyrė nė rrugėn e Allahut, je kapur pėr tė Fuqishmin, je prej tė shpėtuarave, e po bėre tė kundėrtėn, nuk je e dėgjueshme ndaj urdhrave tė Allahut. Atėherė ke zgjedhur njė barkė, tė cilėn e drejton shejtani i mallkuar dhe nė tė cilėn janė mosbesimtarėt dhe hipokritėt, tė cilėt ai i bartė nė valėt e detit drejt humnerės.

    Allahu na ruajttė!

    Motra ime e nderuar nė Islam!
    Kthehu tek Allahu, drejtoje fytyrėn kah Ai, e mos pėrfill fjalėt e atyre qė kanė hipur nė barkėn e shejtanit tė mallkuar! Fundi i tyre gjithsesi ėshtė ferri e tmerri!
    Ty motra ime tė duhet vetėm njė gjė: t’i mbėshtetesh Allahut, pra tė kėrkosh ndihmėn e Tij nė ēėshtjet tua.
    “…E kur tė vendosėsh, atėherė mbėshtetu nė Allahun, se Allahu i do ata qė i mbėshteten.” – Kur’an, 3:159

    Padyshim se ata qė pasojnė rrugėn e Allahut dhe jetojnė me Islam nuk i frikėsohen askujt pėrveē Atij dhe askush nuk mund t’u bėjė gjė.
    A e di moj motėr, se ēdo jetė, ēdo fuqi, ēdo gjė ėshtė nėn Pushtetin e Tij?
    Askush asgjė nuk mund tė tė bėj mirė apo keq, vetėm se atė qė ėshtė nė caktimin e Allahu!

    Po sikur edhe tė mblidheshin tė gjithė njerėzit e tė tė bėnin ndonjė tė keqe, pasha Allahun, nuk do tė mundnin kurrė! Po edhe sikur tė gjithė njerėzit tė bėheshin bashkė pėr tė tė bėrė ndonjė tė mirė, nuk do t’ia arrinin veēse atė qė Allahu ka pėrcaktuar!
    Po i pėrfundoj kėto porosi me njė pėrkujtim nga Allahu i Madhėruar:
    “Secili njeri do tė shijojė vdekjen, e shpėrblimet tua u plotėsohen Ditėn e Kijametit, e kush i shmanget zjarrit e futet nė Xhennet, ai ka arritur shpėtim, e jeta e kėsaj bote nuk ėshtė tjetėr pos njė pėrjetim mashtrues.” - Kur’an, 3:185
    Allahu na mjafton nė tė gjitha ēėshtjet, Ai ėshtė Ndihmėtari mė i mirė, dhe tek Allahu ėshtė kthimi i tė gjithėve!
    2 Responses to “Motra ime e pambuluar, pse nuk mbulohesh?”
    1. Esselamu alejkum, All-llahu e bekofte penen tuaj, e cila me ndriēimin e fjales se denje nuk sjell tjeter pos meditim, zgjim, pendim, permisim drejt rruges se Meshirshmit, rruge te cilen nuk e meriton gjithkush te jet pjes e saj, pervec te zotet e mendjes.
    Vertet shkrim i dobishem per Mbulesen-Hixhabin,shpresojm se kete thirrje te bekuar ta pranojne gjitha vajzat muslimane!!
    Mbulesa- bindja ime, bukuria ime,krenaria ime, zgjedhja ime, urdher i Zotit Tim!
    sister in islam - 03/11/2008 at 10:27
    2. Edhe pse pėr tė shtyrė haramin, shumė nga motrat gjejnė arsye, por asnjėherė nuk janė arsye.
    Logjika ime kurrė nuk pranon sado qė u orvat tė gjejė njė arsye qė tė bėn jetėn e lumtur n’krahasim me Xhenetin dhe njė vėshtirėsi sa do e madhe dhe labirint tė jetė qė nuk krahasohet me dėnimin ma tė vogėl dy gaca nėn kėmbė ku zorrėt do na vlonin!
    Pėr krijesėn nuk kundėrshtohet Krijuesi, e Krijuesi na krijoi por n’Kur’an na e pėrcaktoi mėnyrėn e denjė pėr t’mos dalė nga binarėt, deshe humnerėn urdhėro shko…po deshe lumturinė mir’se erdhe.
    Kripa dhe sheqeri nuk shkojnė tė pėrzihen me njė gojė se qė tė dyjat ngelin pa shije. Zgjedh mbulesėn ėmbėlsoju dhe jeto me ėmbėlsirėn e Islamit.
    ASHTU SIĒ PO NA SHĖRBENI ME KĖTO SHKRIME KU PO GJEJMĖ ATĖ ĒKA NĖ TĖ VĖRTETĖ NA NEVOJITET. ASHTU ALLAHU IU DERGOFT SHĖRBĖTOR QĖ DO T’JU SHĖRBEJNĖ ME MIRĖSITĖ E XHENETIT.
    _____________________________________
    ™I mencur eshte ai, i cili kujton vdekjen e tij..!

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Shkruan: Imer Pantina (Mėsimdhėnės i Gjuhės dhe Letėrsisė Shqipe nė Shkollėn e Mesme “Fehmi Agani”, nė Klinė.)
    Shqetesues eshte fakti qe ne sistemin arsimor ne Kosove te kete mungese laiciteti!
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  17. #37
    ' Maska e Earta
    Anėtarėsuar
    11-08-2008
    Postime
    336
    Citim Postuar mė parė nga Takuli Lexo Postimin
    Pikerisht me 8 Mars Sara Azmeh nga Syrija me banim ne Oslo sot dogji ferexhen e grave muslimane ne Oslo, ne prani te 2000 personave. Si reagim ndaj ketij akti, disa gra muslimane te mbuluara me ferexhe hudhen topa bore drejt Sara Azmeh e cila edhe u godit ne koke. Sara mendon se ferexhja e gruas duhet te perdoret vullnetarisht nga gruaja dhe jo duke e detyruar ate apo femijet te perdorin ferexhen. Sipas saj ky eshte edhe nje segregacion i femrave. Duke e djegur kete ferexhe do te digjen edhe kodet qe jane te arhivuara nė ketė ferexhe, thote Sara. Njeherit me kete akt protestoj edhe kunder bindjeve muslimane se gruaja eshte vetem objekt dhe se ky akt eshte i imi i domosdoshem. Ferexhja i ndalon femrat te zhvillohen ne shume lami te jetes dhe ato nuk mund te i realizojne cellimet e tyre. Sara Azmeh nga Syrija me banim ne Oslo ka kulture muslimane dhe mori guximin per te kryer kete akt perkunder hudhjes se topave te pores te arazhuar nga indivit fanatik.
    Enderroj qe te merr fund nje ferexhe e madhe e zeze ne mes perendimit dhe botes muslimane. Enderroj qe grate muslimane te kene mundesi per te lezvizur jashte pa ferexhe, u tha Sara te pranishmeve ne kryeqytetin e Norvegjise.

    Linku nga nje gazet norvegjeze sot:

    http://www.vg.no/nyheter/innenriks/a...p?artid=551334
    phaa vec lexoni 2 fjalit larte qe bona me te kuqe.

    Pra, nese ato gra qe paskan ferexhe edhe e paskan godit me topa bore kete Saren, ne shenje mospajtimi me veprimin e saj, atehere po del qe ato gra me ferexhe nuk qenkan duke e mbajte ferexhen me dhune, gje per te cilen kjo Sara paska fol.
    E nese kjo Sara ka pas ferexhe dhe e ka mbajt me dhune, mire ia ka bo qe e ka djeg, e ato tjerat une spo e kuptoj qe po e mbajkane me dhune ferexhen.
    **** ** ** ***** ** ***!

  18. #38
    tHeKtHi MaMa :P
    Anėtarėsuar
    24-11-2008
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    1,708
    e beri per shkak dokumentave ol
    if love is the answer, could you rephrase the question?

  19. #39
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anėtarėsuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Sara dhe Cekoslovakia ( ose Polonia, nuk jam i sigurte ) cfar kane te perbashketa ?!!
    Sara dogji shamine per shkak se e ndjente veten e saj te shtypur padrejtesisht, dhe ndjente se duheshte te bente dicka jo per poziten e saj, sepse pa mare parasysh se nqs e digjte ose nuk e digjte ferexhen , ajo kishte vendosur qe ta heki ate, por qellimi i saj nuk ishte djegia e shamise , por mesazhi qe ajo u drejtoi motrave muslimane se represioni u burrave duhet te marri fund dhe se ferexheja nuk eshte detyrim per vajzat qe ta mbajne.
    Ne te njejtin sens psh nje i ri me duket ne Cekosllovakine e luftese se dyte boterore, si shenje proteste e lyen veten me benzin dhe i fut zjarin vetes!!!
    Pse e beri ate ?!! E beri pasi deshironte qe bashkombasve te tij dhe gjermaneve tu japi nje mesazh , dhe mesazhi ishte " ME mire i vdekur dhe i djegur se sa i gjalle nen roberine tuaj" ky ishte mesazhi qe u dergoi gjermanve, ndersa mesazhi per bashkombasit e tij ishte qe te marin armen dhe te luftojne kunder roberise, te luftojne per lirine e tyre.
    Sot edhe pse nuk ja di emrin , por ky person eshte hero!
    Te njejten pune beni Sara, e cila mullave te ndryshem dhe imameve konzervator u coj mesazhin qe femrat muslimane nuk do te dominohen me prej burrave ne menyre te padrejte dhe leshoj mesazhin edhe per motrat tjera qe te ndjekin hapat e saja.
    Sot neve mund ta shajme, por neser te jeni te sigurte, keni ti ndertoni permendore!

    Me Respekte
    GV_USA
    WE WILL NOT GO DOWN!

  20. #40
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet nė Bllog
    1
    Citim Postuar mė parė nga Takuli Lexo Postimin
    Pikerisht me 8 Mars Sara Azmeh nga Syrija me banim ne Oslo sot dogji ferexhen e grave muslimane ne Oslo, ne prani te 2000 personave. Si reagim ndaj ketij akti, disa gra muslimane te mbuluara me ferexhe hudhen topa bore drejt Sara Azmeh e cila edhe u godit ne koke. Sara mendon se ferexhja e gruas duhet te perdoret vullnetarisht nga gruaja dhe jo duke e detyruar ate apo femijet te perdorin ferexhen. Sipas saj ky eshte edhe nje segregacion i femrave. Duke e djegur kete ferexhe do te digjen edhe kodet qe jane te arhivuara nė ketė ferexhe, thote Sara. Njeherit me kete akt protestoj edhe kunder bindjeve muslimane se gruaja eshte vetem objekt dhe se ky akt eshte i imi i domosdoshem. Ferexhja i ndalon femrat te zhvillohen ne shume lami te jetes dhe ato nuk mund te i realizojne cellimet e tyre. Sara Azmeh nga Syrija me banim ne Oslo ka kulture muslimane dhe mori guximin per te kryer kete akt perkunder hudhjes se topave te pores te arazhuar nga indivit fanatik.
    Enderroj qe te merr fund nje ferexhe e madhe e zeze ne mes perendimit dhe botes muslimane. Enderroj qe grate muslimane te kene mundesi per te lezvizur jashte pa ferexhe, u tha Sara te pranishmeve ne kryeqytetin e Norvegjise.

    Linku nga nje gazet norvegjeze sot:

    http://www.vg.no/nyheter/innenriks/a...p?artid=551334

    Eshte teme e konsumuar teper. Mendoj qe gruaja eshte e lire vete ne duhet te mbaje ferexhe e shami dhe se si vishet eshte ceshtje personale e saj ose besimit te saj.
    Ketu po mesoj edhe dicka qe nuk e dija. Sipas zonjes, islami i trajton grate vetem si objekt, pra si prone. Ketu tani kemi ceshtje tjeter. Nese farexheja imponohet nga feja e cila e trajton gruan si placke tregu, atehere nuk eshte faji i atyre qe kane hedhur topa pore. Faji eshte vete i besimit islam. Nese kjo zonje desheron vertete ato te drejta qe thote, i sugjeroj te braktise kete besim.

Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Muslimanet ne U.S.S.R (ish Bashkimi Sovietik)
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-11-2008, 20:23
  2. Njė tezė greke: Problemi i ēamėve myslimanė
    Nga DYDRINAS nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-05-2006, 18:19
  3. Nektari I Vulosur I Xhennetit
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-04-2006, 10:47
  4. Qëndrimet e Perëndimit ndaj Islamit dhe mulimanëve
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-02-2006, 17:46
  5. SHBA deklaron: I forti te rreh dhe nuk te le te qash!
    Nga DeuS nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 20:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •