Njė studim i fundit flet se konsumimi i vogėl ose i kontrolluar i alkoholit shton rrezikun e kancerit tek gratė. Korrespondentja e Zėrit tė Amerikės, Amanda Skot, njofton nga Uashingtoni:

Studimi i kryer nga shkenctarėt e Universitetit Oksford zbulon se gratė tė cilat konsumojnė njė pije alkoholike nė ditė ballafaqohen me rrezik mė tė madh pėr tė zhvilluar lloje tė caktuara tė kancerit. Sipas studiuesve, rreziku rritet pėr ēdo pije shtesė qė konsumohet.

Nė studim u pėrfshinė mė shumė se njė milion gra tė moshės mesatare qė jetojnė nė Britaninė e Madhe dhe tė cilat mesatarisht konsumojnė njė pije alkoholike nė ditė. Studiuesit mėsuan se gjatė njė periudhe shtatė vjeēare, gati 69,000 nga kėto gra u diagnostikuan me kancer.


Doktoresha Jodi Moffat nga Instituti Britanik pėr Hulumtimin e Kancerit qė e organizoi kėtė studim, thotė se lloji i alkoholit tė konsumuar nuk ka qenė faktori kryesor.

“Njė pjesė interesante e kėtij studimi ėshtė se shkencėtarėt po synonin tė gjenin nė se rreziku ishte i ndryshėm pėr lloje tė ndryshme tė alkoholit tė konsumuar. Pėr shembull, nė se pija ishte verė, apo pėrzierje e llojeve tė ndryshme tė alkoholit—duke pėrfshirė edhe birrėn. Ata erdhėn nė pėrfundim se ajo qė ėshtė e rėndėsishme, ėshtė sasia e alkoholit tė konsumuar e jo lloji i alkoholit tė konsumuar.”

Studiuesit thonė se gati 13 pėrqind e kancereve tė gjirit, mėlēisė, tė zorrės sė trashė dhe tė grykės, mund tė jenė shkaktuar nga pėrdorimi i alkoholit.

Statistikat e pėrforcojnė kėtė gjė. Nė njė grup prej 1,000 grash, tė cilat mesatarisht konsumojnė nga njė pije nė ditė, 15 prejt tyre mund tė preken nga kanceri deri nė moshėn 75. Dy pije nė ditė do ta dyfishonin kėtė rrezik. Tri pije nė ditė do tė rrisnin rrezikun nė 45 raste tė tjera tė kancerit, qė nė kushte normale nuk do tė paraqiteshin. Sipas studjuesve, shumica e rasteve tė kanceri do tė mund tė ishin nė gji.

Doktor Robert Breuer nga Qendra amerikane pėr Kontrollin dhe Parandalimin e Sėmundjeve thotė se rezultatet nga kėto studime pėrputhen me rezultatet e studimeve tė tjera, tė cilat kanė treguar se kur ėshtė fjala pėr kancerin, nuk egziston njė sasi e caktuar, e padėmshme e alkoholit qė mund tė konsumohet.

“Si kėshillė e pėrgjithshme, konsumimi mė i vogėl i alkoholit, pa dyshim qė ėshtė mė i mirė se pėrdorimi mė i madh. Por, edhe konsumimi nė sasi tė vogla, tė cilat rekomandohen nė dieta, pėrmban rrezik. Zakonisht ėshtė njė rrezik shumė i vogėl, por ėshtė diēka pėr tė cilin njerėzit duhen tė jenė tė informuar kur ata marrin vendime pėr konsumimin e alkoholit pėr vete.”

Por studimi i Universitetit Oksford ka gjetur se konsumimi i alkoholit rrezikon mė pak tė zhvillojė disa lloje kanceri,—duke pėrfshirė atė tė gjendrės tiroide dhe disa kancere tė tjera. Studiuesit thonė se nevojitėn kėrkime tė tjera pėr tė mėsuar mė shumė pėr efektet e alkoholit.

Disa studime tė publikuara flasin pėr ndikimin pozitiv nė sėmundjet kardiovaskulare nga konsumimi i verės sė kuqe. Por doktori Robert Breuer thotė se kėto dobi mund tė jenė falė faktorėve tė tjerė, si aktivitetet fizike ose sasisė sė vogėl tė yndyrnave.

“Sinqerisht, unė mendoj se ende nuk dihet nė se konsumimi mesatar i alkoholit ėshtė, apo nuk ėshtė i dobishėm. Unė mendoj se ėshtė shumė e mundur, sidomos, kur ėshtė fjala pėr sėmundjet e zemrės. Por, ėshtė shumė e mundur qė shumė veti mbrojtėse qė ne mendojmė se vinė nga konsumimi i alkoholit mund tė vinė nga faktorė tė tjerė.”

Studimi i Universitetit tė Oksfordit zbuloi se kur alkoholi ėshtė nė trup, ai shndėrrohet nė njė kimikat qė mund tė shkaktojė kancerin, duke dėmtuar ADN-nė. Po ashtu, studimi thotė se njerėzit tė cilėt konsumojnė alkohol dhe duhan njėkohėsisht, janė mė tė rrezikuar, pasi alkoholi mundėson qė indet nė gojė tė thithin kimikatet nga duhani, qė shkaktojnė kancerin. Pėrfundimet e kėtij studimi do tė publikohen nė revistėn e Institutit Kombėtar tė Kancerit mė 4 mars.