Është më se e vërtetë: meshkujt e sotëm e kanë hedhur tashmë tej tabunë e kujdesit për bukurinë e tyre dhe pretendojnë të kenë pamje të jashtme sa më të këndshme. Kështu duke u ndihmuar jo vetëm nga produktet e ndryshme kozmetike por edhe përmes një rruajtjeje të saktë të fytyrës, ata kanë filluar të zotërojnë lëkurë gjithnjë e më të butë, pa puçrra dhe zona të thata.
Sipas statistikave rreth 89% e meshkujve vazhdojnë të preferojnë brisqet e ndryshëm për mjekrën dhe mustaqet, ndërsa vetëm 11% e tyre përdorin makinat elektronike. Njëkohësisht rezulton se rreth 40% e meshkujve përdor në masë të gjerë produkte për fytyrën. Por cilat janë vallë sekretet për të pasur një rruajtje sa më të saktë të saj?
Lloji i lëkurës
Hapi i parë ka të bëjë me gjetjen e llojit të lëkurës dhe të qimeve që mund të ketë një mashkull. Për këtë ai duhet të shikohet me kujdes në pasqyrë dhe të ndjekë ecurinë dhe pasojat e rruajtjes për çdo ditë.
• Nëse lëkura juaj shkëlqen në pjesën e hundës dhe në ballë por në faqe është e thatë, atëherë keni lëkurë të përzier ose të yndyrshme.
• Nëse lëkura juaj duket fiziologjike, nuk shkëlqen por nuk duket as e thatë, atëherë keni lëkurë normale.
• Nëse lëkura juaj është e thatë, e prirë që të shqitet në copa të vogla, atëherë keni lëkurë të thatë.
Hapi i dytë që duhet të ndërmerrni ka të bëjë me gjetjen e llojit të qimeve që keni në fytyrë.
• Nëse ato janë tepër të dendura, në ngjyrë të errë, të egra dhe ridalin pak orë pasi jeni rruar, atëherë keni "mjekër" (qime) të fortë.
• Nëse qimet e mjekrës janë të dendura, të zeza ose kafe, disi të ashpra dhe mjafton që të rruheni çdo mëngjes për të qenë në formë të mirë për 24-orëshin e ardhshëm, atëherë padyshim që keni qime me fortësi mesatare.
• Nëse qimet e juaja janë të dendura, por kanë edhe hapësira mes tyre, nuk janë të egra dhe nuk rriten shpejt, atëherë keni qime të buta.
Krijoni Kontakt