Flokët janë një pjesë shumë e rëndësishme e pamjes së jashtme. Prandaj dhe kujdesi për to duhet të jetë shumë i madh.
Si çdo gjë tjetër, edhe floku ka nevojë për ujë. Sa më e thatë të jetë një fije floku, aq më kollaj këputet ajo. Floku ka vetinë ta thithë vetë lagështirën që i nevojitet nga atmosfera. Numri i flokëve në kokë lëkundet nga 120.000-500.000. Ato ndodhen me shumicë në pjesën e prapme të kokës dhe me pakicë në pjesët e tjera. Gjatësia e flokut rritet normalisht 12-15 cm në vit, pra 1-1.5 cm në muaj. Rënia normale e flokut duhet të jetë 100-200 fije në ditë.
LLOJET E FLOKUT
Flokët gri janë zakonisht të fortë dhe të shndritshëm. Bërja e permanentit në to është e vështirë. Për këtë arsye përdorim formulën për flokë të shëndetshëm.
Floku i dendur. Kujdes! Nuk duhet të ngatërrojmë flokun e dendur me flokun e trashë. Mund të kemi flokë të dendur dhe të hollë, të trashë dhe të rrallë. Flokët e dendur janë zakonisht flokë të shëndetshëm.
Flokët e shkurtër dhe të gjatë. Gjatësia e flokut në permanent ka rëndësi për përmasat dhe mënyrën si do të kapen. Gjatësia e përshtatshme e flokut për permanent është nga 6-15 cm.
Flokët porozë dhe flokët jo porozë. Flokët porozë janë zakonisht të thatë, të shkatërruar nga dekolorimet, nga lyerjet ose nga dielli. Thithin shpejt lagështirën e permanentit dhe bëhen shpejt me bukle. Kanë nevojë për permanent.
Flokët e hollë. Zakonisht, flokët e hollë janë të lehta në kapje për permanent dhe kanë nevojë për solucion për flokë natyralë delikatë. Por kujdes, disa flokë të hollë janë të vështirë për t’u bërë permanent. Janë ata që nuk kanë nerv fare dhe që nuk e mbajnë krehjen. Në këta flokë përdoret formula për flokë të shëndetshëm.
Krijoni Kontakt