Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Një vit nga Marrëveshja e Lehtësimit të Vizave: Çfarë ka ndryshuar realisht?

    Më poshtë është paraqitur një pjesë nga një studim i përgatitur nga European Movement Albania mbi "Marrëveshjen e Lehtësimit të Vizave". Studimi i plotë mund të lexohet në faqen e EMA duke ndjekur këtë lidhje.




    Përgatitur nga Ditmir Bushati dhe Ilir Qorri

    Realiteti i ri pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Lehtësimit të Vizave ndërmjet Shqipërisë dhe Komunitetit Europian

    Marrëveshja e Lehtësimit të Vizave (MLV) ndërmjet Shqipërisë dhe Komunitetit Europian, e cila hyri në fuqi më 1 Janar 2008, ka për qëllim të lehtësojë lëvizjen e shtetasve shqiptarë drejt vendeve të BE-së. Objekti kryesor i marrëveshjes janë “faktorët e shkëmbimit” të tillë si: anëtarë të delegacioneve zyrtare; përfaqësues të komunitetit të biznesit; gazetarë; përfaqësues të shoqërisë civile; nxënës, studentë dhe pedagogë,të cilët udhëtojnë për arsye studimi apo trajnime; personat që marrin pjesë në aktivitete shkencore, kulturore dhe artistike; pjesëmarrësit në ekspozita ndërkombëtare, konferenca, simpoziume, seminare; familjarët e afërm, bashkëshortët, fëmijët, prindërit, gjyshërit, nipërit dhe mbesat, vëllezërit dhe motrat duke përfshirë edhe fëmijët e tyre; sportistët; turistët.

    Marrëveshja parashikon:

    - shkurtimin e procedurave të pajisjes me vizë Shengen;
    - mbajtjen në kuotën e 35 Eurove të tarifës së aplikimit për vizë për të gjithë qytetarët shqiptarë dhe heqjen e kësaj tarife për kategori të caktuara personash;
    - heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike;
    - mundësinë e dhënies së vizave afatgjata dhe me shumë kalime për ato kategori personash që kanë shkëmbime të shpeshta në vendet Shengen.

    MLV-ja është akti i parë kontraktual i përfunduar mes Shqipërisë dhe Komunitetit Europian në lidhje me vizat. Përfundimi i kësaj marrëveshjeje inkurajoi edhe rregullime të tjera në rajon sikurse është Marrëveshja e Liberalizimit të Vizave ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë, e cila sanksionon heqjen e regjimit të vizave mes qytetarëve të dy vendeve.

    Megjithëse palët nënshkruese të marrëveshjes janë Shqipëria dhe Komuniteti Europian, nuk duhet harruar se janë vetë Vendet Anëtare që përgjigjen për vënien në zbatim siç duhet të kësaj marrëveshjeje. Marrëveshja hyri në fuqi në një moment të rëndësishëm për vetë zgjerimin gjeografik që ka pësuar Marrëveshja Shengen, e cila ka në gjirin e vet 25 vende anëtare, 22 prej të cilave janë anëtare të BE-së. Larmia e pjesëmarrjes së vendeve europiane në mënyra të ndryshme në sistemin Shengen mundësohet nga natyra e kësaj marrëveshjeje, e cila duhet pranuar se ka lidhje në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe jo të drejtpërdrejtë me të drejtën europiane.

    Pavarësisht se vendet e Shengenit i kanë procedurat e vizave të rregulluara në bazë të udhëzimeve të përbashkëta, në praktikë ka rezultuar se zbatimi i tyre ka qenë i ndryshëm duke sjellë vështirësi për aplikantët dhe duke mos e perceptuar aplikimin për në vendet Shengen si aplikim në një hapësirë unike, por si aplikim që ndryshon në varësi të kërkesave dhe rregullimeve specifike të secilit Vend Anëtar të Shengenit. Në dallim nga përfundimi i Marrëveshjes së Ripranimit me Komunitetin Europian, e cila shërben si kuadër dhe kërkon domosdoshmërisht përfundimin e protokolleve bilaterale ndërmjet Shqipërisë dhe Vendeve Anëtare të Komunitetit Europian, MLV-ja shoqërohet nga Udhëzuesi për zbatimin e marrëveshjes. Në këtë mënyrë, Konsullatat e vendeve Shengen marrin udhëzime dhe zbatojnë ligjet e vendeve specifike, ndërkohë që MLV-ja dhe Udhëzuesi për zbatimin e marrëveshjes tentojnë harmonizimin e procedurave nga konsullatat e vendeve Shengen në Shqipëri. MLV-ja nuk i ka shpëtuar varësisë esenciale të politikave të vizave të vendeve anëtare, sepse ajo nuk mbulon elementë të rëndësishëm të vendimmarrjes për vizat e lëshuara, si për shembull:

    - refuzimi i vizës
    - njohja e dokumenteve të udhëtimit
    - provimi i mjeteve të mjaftueshme të jetesës, dhe
    - refuzimi i hyrjes dhe masat e dëbimit”.

    MLV-ja pritej të sillte ndryshime në procedurat e pajisjes me vizë për shtetasit shqiptarë. Këto procedura shpesh të komplikuara dhe të paharmonizuara ndërmjet përfaqësive konsullore Shengen në Shqipëri, më hyrjen në fuqi të MLV-së, duket se në thelb nuk kanë pësuar ndryshime. Është dekurajues fakti që Udhëzimet e përgatitura nga Komisioni Europian në funksion të një harmonizimi dhe uni kimi sa më të mirë nga ana e vendeve Shengen nuk janë të detyrueshme nga pikëpamja ligjore, por thjesht marrin vlerën e një angazhimi politik. Mungesa e një detyrimi specifik ligjor minimizon risitë e marrëveshjes. Për të vërtetuar këtë përfundim, janë analizuar në hollësi të gjitha hapat e këtij procesi, i cili  llon me informimin për procedurat e vizave dhe përfundon me rikthimin e pasaportës në duart e aplikantit. Në të njëjtën kohë janë marrë parasysh dhe analizuar opinionet e “agjentëve të shkëmbimit” të cilët konsiderohen si për tuesit e regjimit të lehtësuar të vizave.

    Ppu
    Sui generis

  2. #2
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Mesa di une asnjegje ska ndryshuar.Dmth edhe kjo marrveshje ishte si te tjerat,fjale qe i merr era.
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

Tema të Ngjashme

  1. Ndodhitë në Maqedoni 2008 - 2011
    Nga RaPSouL në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 1093
    Postimi i Fundit: 17-05-2011, 16:49
  2. Marëveshje midis BE dhe qeverisë shqiptar për liberalizimin e vizave
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 02-08-2007, 01:15
  3. Lehtësohet dhënia e vizave për banorët e Ballkanit
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 14-11-2006, 09:06
  4. Kuvendi që na la trashëgim ADN-në e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •