Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899

    Puthja e fundit

    Eu, pėrnjėmend i vdekuri mund tė vritet edhe nje herė,
    dhe i gjalli tė vritet e pastaj te debohet!

    Ishim mbi tre qindė veta tė fshehur nė njė luginė, ku gjarpėronte njė pėrroskė e kthjellėt dhe gurgulluese. Natėn bėnte ftohtė, nuk mund tė flinim,por dremisnim. Disa kilomatra larg nesh luftohej pa pushim. Nė terr gjuajtjet rraloheshin, herėt nė mėngjes vazhdonin me tėrė ashpėrsinė e vet. Unė kam pirė vetėm ujė, disa hanin edhe gjethe! Sot ra njė shi i dendur. Fillimisht na mbronin gjethet, njė copė herė mė vonė ato nuk e mbajten dot peshėn e shiut. Uji i pijshėm i pėrroskės u turbullua. Vdiqėn pesė foshnje dhe tre pleq. Tė gjithė ishin tė dėrmuar dhe tė rraskapitur. Jeta nuk kishte mė kuptim. Pėrpiqeshim tė fitonim ca orė, apo ditė, mirėpo vdekja ishte e paevitueshme. Me mbulesa tė plastikės i mbuluam fėmijėt dhe pleqt, shumica vuante nga ethet! Cdo ditė varrosim pleq dhe fėmijė; me shkopinj dhe duar i bėnim varret. Xha Zeneli, njė plak nė moshė tė shtyrė, tėrė kohėn fliste nė delir, Blerimi , njė ēun i ri, tallej me tė pa pasur respekt. Ai e quante plakun " zotri idiot "!
    Pas ēdo granate qė pėlciste afėr nesh vraponte xha Zeneli nė atė drejtim:" Po na hedhin bukė, po na hedhin ushqime…" thoshte dhe kthehej pėrsėri, tundte kokėn dhe shtonte i zemėruar :" Edhe njė gropė tė madhe bėn qafirat! Edhe njė varr pėr ta!"
    *
    Babai rrėfente pa pushim; nė fund thoshte gjithmonė se do ta mbijetonim… Mėparė nuk na kishte folur kurrė pėr fenė, tani cdonjėri fliste pėr Perendi dhe parrajsė! Babi fliste aq bukur pėr parrajsin sa qė tanimė nuk kisha frikė nga vdekja. Kisha drojė mė tepėr pėr vėllaun tim. Ai i kishte katėr vjet, unė kisha jetuar njėmbėdhjetė vite mė shumė. Dėshira ime ishte qė sė paku ai tė mbijetojė. Ideja se familja mund tė shuhej mė tmerronte! Kisha vetėm edhe njė dėshirė: Tė mos digjen kufomat tona!
    Kur braktisėm shtėpinė dhe kaluam pranė fakultetit filologjik, pash njė shok tė klasės para shtėpisė tė shkallmuar. Ia kishin prerė gjymtyrėt dhe e kishin shpėrndarė nė rrugė. Babait tė tij ia kishin prerė kokėn dhe ia kishin vėnė mbi bark ndėrmjet duarve. Kudo gjymtyrė tė prera njerzish. Para dere ishte njė biēikletė fėmijėsh, njė top, njė laps dhe njė abetare. Njė orė muri me xhamin e plasur mu nė mes. Disa libra dhe fletore i hapte era dhe tėrhiqej, pastaj pėrsėri rikthehej dhe i rishfletonte faqet e tyre. Ca hapa nga dera ishte e shtrire njė vogėlushe trevjeēare me shishen e qumshtin nė gojė. Rreth qafe mbante njė memė tė kuqe. Vogėlushen e kishin qėlluar me njė plumb nė ballė dhe ashtu ishte shtangur me shishe nė dorė! Nė hyrje tė derės njė qen pa kokė. Karta tė identitetit tė grisura, ēertifikata tė ndryshme, kėpucė dhe shumė gjak. Babai bėrtiti me zė tė lartė meqė kisha mbetur si e ngurosur dhe nuk bėja dot njė hap nga vendi!
    " Mos shiko, mos shiko atje ", bėrtitėn tė moshuarit.
    Unė u shtanga nė vend, mbylla sytė dhe u alivanosa!
    *
    Dritėron, dashnorin tim e kishin dėbuar nė njė drejtim tjetėr, ndoshta e ka kapercyer kufirin. Ai ishte 17 vjeēar. Njė ditė para dėbimit bėmė dashuri. Ai thoshte, ndoshta nesra vdesim, dhe e gjith kjo nuk kishte kuptim mė! Ai mė thoshte se tani jemi nė njė ēmendinė, tė braktisur prej njerzve dhe tė braktisur prej Perendisė! Unė i mbylla sytė dhe nuk kundėrshtova. E afrova duke e shtrenguar pranė meje. Nė fund tha:" E sheh ēfarė dasme ? Dasmė e zezė nė njė zezonė! Luftėtarėt tanė po shtiejnė, edhe ata tjerėt po gjuajnė. Askush nuk gėzohet qė u bėmė sot nė bodrumin tėnd burrė e grua!" U pėrpoqa ta puthė edhe njė here, puthja e fundit , mendova, por mu nė atė cast u dėgjua alarmi, britma , vaje , hapa tė shpejtė shkallėve dhe tė gjithė zbritėn nė bodrum. Pėr here tė pare i prezantova babait dashnorin tim. Babai i shtriu dorėn, madje edhe u buzėqesh. Dritėro u skuq nė fytyrė dhe nuk vėshtroi babain nė sy. Tėrė kohėn mbante kokėn e ulur!
    Sot bėnte pakėz mė ngrohtė, ishte njė ditė pak para pranverės. Ka muaj qė jetojmė me aeroplanė, helikopter dhe granata. Sirenat nuk pushonin. Alarm! Alarm dhe vetėm alarm. Njė i hendikepuar kishte mbetur vet mu nė mes tė rrugės me karrocen e tij! Sirena dhe ngarje makinash me shpejtėsi trishtuese. Njerz tė pashpresė dhe fėmijė duke qarė! Ushtarė dhe paramilitarė. Policė dhe civilistė tė armatosur; tanke dhe topa nė rrugė, topa dhe tanke zvarriteshin nėpėr qytetin tonė. Nė njė anė vajtohej, nė tjetrėn shperthente muzika dhe hareja!
    Paradarke u qetėsua ca. Madje edhe fėmijėt dolėn pak nė rrugė dhe luanin. " A thua pėrfundoi ?" Edhe ditėn e ardhshme ishte qetė, edhe pse nė largėsi degjoheshin akoma krismat. U kthyem pėrsėri nė banesa. Dikund nė Perendim kishte nisur pėrfundimisht tė peshohej vuajtja jonė. Sot na vizituan shokėt e babait. Mami bėri gati pėr ta vetėm nga njė shėrbet, diēka tjetėr nuk kishte nė shtepi, me pėrjashtim tė njė thesi miell dhe nje thesi patate! Ata folėn pėr tė kaluarėn. Ata folėn pėr ardhmėrinė. Ata folėn pėr jetėn dhe ata folėn pėr vdekjen. Ata folen per UCK-n dhe shpresat! Ata folėn pėr artistėt, shkrimtarėt dhe politikanėt. Qėndrimet e tyre! Pėrnjemend ata folėn pėr gjithēka: Pėr Uashingtonin, Berlinin, Londrėn, Parsin, Moskėn, Pekingin; pėr Perėndinė dhe djallin dhe folėn pėr fatin tonė tė pafat! Ata folėn pėr I.Kadaren, G.Grass dhe A.Glucksman;B.Clintonin dhe Toni Blair, G Schröder dhe J.Chirac. Mirėpo rrudhat nga ballet nuk mund asnjeri t“i fshihte!
    " Tė presim" , ishte vendimi i tyre pėrfundimtar. " Ne, nuk do t“i braktisim shtėpitė vullnetarisht...ndoshta na ndihmon NATO!" Aty nga mesnata shkuan nė shtėpitė e tyre. Nėna shkoi te daja sepse gjyshja ishte rėndė e sėmurė dhe thonin se nuk do tė zgjaste shumė. Ishte njė natė e qetė, njė natė e kthjellė pranverore. Dritat ishin kudo tė fikura. Herepashere degjoheshin krisma. Drita tė zbehta shiheshin nė ndėrtesėn pėrballė nesh. Aty banonin kryesisht oficeret dhe policet. Njė puhizė e lehtė i shushuriste lulet tona nė ballkon, qė, ishin pėr gjysmė tė thara. Ato do tė vyshken me ne. Ka javė qė nuk i ka ujitur njeri! Thjesht ato nuk ishin mė pjesė e jetės sone. Vėshtrova lart nė qiell dhe nisa tė lutem. Me kokėn e ngritur dhe lotėt qė mė rridhnin faqeve pėrveē Perendise luta edhe Nėnė Terezėn. " O Perendi" , thash " ku je ? Vallė nuk sheh kėtė vuajtje, kėta lot, kėtė mjerim tė fundbotshėm! Oh Perend…"
    " Eja brenda ", mė ndėrpreu babai, "eja vogelushja ime" ! E pash nė sy dhe dridhesha. Sytė e tij ishin tė mbushur me lot. Mė pėrqafoi pėr t“i fshehur syte. E degjova shtrengimin e dhėmbėve. Luli, vėllau im i vogėl vrapoi shpejt dhe e zuri babin nė kembe. U shtrimė nė divan dhe nuk folem me njėri tjétrin. Lulin e zuri gjumi mes nesh. Tash e disa jave flejmė tė veshur dhe me kėpucė.
    " Mė vjen keq pėr librat ", tha babai me zė tė ulėt dhe hodhi njė shikim rafteve perplot. Unė nuk thash asgjė, madje nuk e dija mė se pėr ēka mė vinte keq, e pėr ēka jo! Ai mund tė thoshte cka te doje, unė shihja para dere apoklipsin, fundin! Nuk mund assesi ta mirrja me mend se dikund ne bote te rinjet e moshes time argetoheshin dikund me muzike dhe drita neoni.Ne i mbyllem syte dhe bėmė sikur flenim. Pėrjashta bėrtiti dikush me njė altoparlant:" NATO nuk do te kete guxim, dėbimi duhet tė pėrfundohet…pa dhimbje, pa mėshirė…kjo ėshtė mundėsia jonė historike…!"
    Nga rrethet tjera gati ishin debuar te gjithe. Cdo dite na vinin lajme trishtuese. Unė mundohesha tė mendojė nė ditė tė mira dhe sillesha here majtas e herė djathtas. Gjumi nuk mė zinte. Heret nė mengjes u dėgjua oshėtima e rrotava tė makinave tė blinduara. Policė , ushtarė dhe paramilitare zbritnin nga kamionėt ushtarak. Radhėn e kishin ne!


    " Jasht ", bėrtiti njė oficer dhe e pėrplasi derėn. Kur babai u pėrpoq t“i thojė diēka ai e goditi me revole nė ballė dhe e rrėzoi pėrtokė.
    " Brenda pesė minutash nuk dua ta shohė kėtu askend", tha ai nė mėnyrė agresive dhe me zė tė lartė. Pastaj u ngjitėn rrėmbyeshėm shkallėve pėrpjet.
    " Pėrjashta ! Nuk dua ta shohė mė asnjė shqiptar kėtu!", i murmuroi fqinjeve tanė. Ishte ora gjashtė e mėngjesit. Mijėra veta ishim shpėrndarė nė tė gjitha drejtimet. Ne na detyruan tė shkojmė drejt maleve. Babai e mbante Lulin nė qafė, gjaku nė ballė iu kishte tharė. Traktorė, qerre, makina dhe kolona e gjatė nė kėmbė. Fėmijėt vazhdimisht pyetnin ku po shkonim dhe pse! Ne ecnim kokulur , ishfqinjėt tanė duartrokitnin dhe kėndonin!
    Xha Zeneli na nervozonte me qeshjen e tij tė neveritshme. Ai me bastonin e tij ishte udheheqes i kolonės.
    -" Ky ėshtė dėbimi ynė i katėrtė, i pestė apo i dhjeti nė kėtė shekull, mirėpo ky do tė jetė dueli i fundit me barbarinė! Forcė dhe pėrpara! Kini besim", tha ai. " Ne do tė kthehemi prap!"
    Askush nuk i vėnte veshin fjalėve tė tija, askush nuk i pėrgjigjej. Pėr ēdonjėrin ai ishte i ēmendur, nė fakt edhe ishte i tillė. Pėr ēudi nė fjalitė e tija tė ēmendura kishte diēka elegante, diēka diferencuese nga tė tjerėt!
    ~
    Sot Luftėtarė e Lirisė na sollėn bukė. Nė njė kalė i kishin sjellur pesė thasė dhe ikėn menjėhere duke shtuar se duhet sonte natėn tė jemi gati se do tė na pėrcillnin drejt kufirit nė njė vend mė tė sigurt! Disa iu bashkangjitėn, disa jo.... Madje njėri tha se per fatkeqesine tone nuk i kishin fajet ata, por kėta, tanėt!
    Nė muzg u dėgjuan zėrat e disa ushtareve. Gratė ua lidhėn gojėn fėmijėve me facoleta. Ata bisedoni atje lartė dhe qesheshin me zė tė lartė, kur befasisht gjėmoi njė granatė afėr nesh. Z. Zeneli pėrsėri vrapoi nė atė drejtim duke bėrtitur. Zėri i ushtarėve nuk u dėgjua mė. Pas gjysmė ore na rrethuan. Pas kondrave shihja mrekullueshem perendimin e diellit. Njė visore tė tillė nuk kisha pėrjetuar kurrė. Vėshtroja perendimin e diellit ndėrmjet lisave tė gjate dhe ndjehesha aq e dėshpruar se njė bukuri tė tillė pėrjetoja pikėrisht nė ēaste tė tilla.
    *
    " Ah, Z. mjek", tha oficeri. Ky ishte fqiu yne, e njohem menjehere.
    " Ejani kėndej, ju do tė jeni mysafirė tė mi! Burrat nė atė shtėpi, atje!, bėrtiti ai ashpėr. " Gratė atje!" dhe tregoi me gisht. " Dritat mos i fikni dhe numroni tė gjithė!"
    "Siurdhėroni Z. major" tha njė ushtar dhe shpejt iku.
    " Ejani", i tha ai babait. " Ju e keni dashur gjithmonė teatrin. Sot do ta pėrjetoni tagjedinė greke, njė dramė nga antikiteti. Sot dhe kėtu do ta pėrfundojmė!"
    Vėllau im iu ngjit babait pėr qafe dhe e fshehu kokėn. Kėmbėt e tija vareshin deri te rrypi i tij dhe kishte tė veshur vetėm njė kėpucė! Tjetren e kishte humbur.
    Ecėm pas tij, si dy mumi, tė cilat pas mijėra vjetėsh gjum ishin ngritur befasisht dhe tani arkeologu do t“i varroste pėr sė gjalli!
    - " 285 veta. 80 gra, 150 fėmijė, tė tjerėt meshkuj tė moshave tė ndryshme ", tha njė ushtar dhe e mbylli derėn.
    Ishte njė zyrė e improvizuar. Mbi tryezė ishte njė makinė shkrimi, shumė letra, njė laps, njė vulė dhe nė mur njė portret i kryetarit tė tij i cili na zgėrdhihej me pėrbuzje. Tre ushtarė bėnin roje para dere. Jasht dėgjohej piskama e fėmijėve dhe vaji ankues i grave!Ne tre rrinim kokėulur. Ai e mori automatikun nė dorė dhe doli pėrjashta.Njė copė herė mė vonė u fut njė ushtar dhe iu drejtua babait:" Zotri mjek, mė dėrgon majori si shkues, ai dėshiron tė martohet me bijėn tuaj!"
    Babai e tundi kokėn i mbylli sytė dhe buzėt i dridheshin.
    "Jo... jo, kurrė,... " tha ai me njė zė qė i dridhej dhe ia plasi vajit. Edhe vėllau im ia nisi tė qajė. Pėr herė tė parė nė jetė po shihja babain duke qarė. Duke qarė si njė fėmijė. "Kurrė", pėrsėriti ai vendosmerisht. Ushtari doli jasht. Pėr disa orė nuk erdhi askush. Vajtimet e grave futeshin ne zyrė si nga njė ēmendinė. Herė pas here dėgjoheshin edhe tė shtėna. Unė lutesha pa pushim. I lutesha tė gjithė profeteve. I lutesha Krishtit, Muhametit dhe I lutesha Budės. Gjithė Perendive qė i njihja me emėr: egjyptase, greke, e romake…
    " Tė harruar nga Perendia, tė braktisur nga njerzit ", mu kujtuan fjalėt e dashnorit tim.
    Ushtari u kthye pėrsėri.
    -" Majori thot se ju nuk e respektoni sa duhet dhe si duhet. Mirėpo ju mund tė zgjidhni: do ta dhunojmė djalin dhe do ta presim, ose ju pajtoheni qė ai ta marrė vajzėn tuaj. Ai e ka seriozisht, don te martohet!", dhe u buzeqesh me ironi.
    -"Jo, jo , " tha babai...", ju lutem mė vrani mua, mirėpo leni fėmijėt...ju lutem, ju lutem si Perendise!
    Ai rraptonte me kėmbė, dridhej si nė ethe dhe i mbuloi sytė me dy duart. Unė isha bėrė si njė shtatore. E pashpirtė. E ftohtė dhe e ngurosur. Kufomė. Shikoja nė kėpucė, flokėt e mia ma mbulonin fytyrėn. Ky ishte fillimi i fundit. Tani mė erdhi fundi, le tė bėhem pluhur, le tė pėrfundojė, le tė vdesė dhe basta! Ia shtrėngova dorėn vėllaut tim, kisha nevojė edhe njė here ta ndjejė ngrohtėsinė njerzore. Ai ishte mbledhur kruspull dhe nuk shikonte njeri. Ushatri doli pėrsėri. Me babain dhe Lulin i shtrėngonim duart.
    Helikopter dhe granata. Alarm. Qindra ushtarė ikėn nė tė gjitha drejtimet e mundshme nė panikė. Luftėtarėt tanė sulmuan befasisht. Shfaqeshin si shqiponjat nga mali dhe tėrhiqeshin. Prapė dilnin si Gjarpėri nga rrasat e shkėmbinjėve. Sulmonin dhe tėrhiqeshin pėr tu shfaqur pėrsėri.
    Tani pranė nesh dėgjoheshin edhe fjalė shqipe.
    " Florin, kujdes...prapa...pas shtėpisė,...erdha...u plagos , Bekimi .me ndihmoni...me ndihmoni ju lutem." U degjua nje ze i dhimbshem, trishtues i pėrzier me vaj.
    Shqiponjat u tėrhoqėn. Zemra na gufonte nga krenaria. Shihja para vete uniformen e tyre tė bukur me shqiponjen ne krah. Cizmet e tyre, marshin vendimtar dhe vendosmerine e tyre! O Zot, paēin uratėn!, thash me vete.
    Tri rojat rrinin tė strukur e tė frikesuara pranė dritares sonė dhe tymosnin njėrė pas tjetrės.
    Mė vonė u rralluan ca tė shtėnat.
    -" A ē… ndonjė..." pyeti ushtari me flokė tė gjata.
    -" Po " , tha ai me mjekėrr, " ate bionden, po ti ?"
    -" Unė e dhunova ate bastarden me flokė kaēurrela. Shiko si mė ka gėrvishur."
    - Po ēka do tė thojė gruaja yte?"
    -" Ah, tė lutem, kjo ėshtė luftė, ne luftojmė me tė gjitha mjetet, ajo do tė jetė krenare me mua"!
    -" E ke parė si ju vjen era, prandaj nuk kam mundur ta bėjė", tha i treti dhe e hodhi cigaren tutje.
    -" Aq mė bėn, kėtė e kam ditur gjithmonė, kėtė e kam dėgjuar qysh nė shtėpi. Tė zhduken kėta ėshtė njė vepėr e mirė. Kėtė e tha edhe popi dje kur i bekoi tanket tona! Kėto kafshė kundėrmuese! Kur u nisa nga shtėpia babai mė tha:" Kthehu si njė hero biri im! Vraje ēdo gje qė lėvizė apo zhagitet mbi tokė! Sa mė shumė fėmijė tė vrasish, aq mė pak shtohen ata!"
    Ai me mjekėr e ndezi njė tranzistor tė vogėl.
    " Ndalu , dėgjoni!" , " dėgjoni ", pėrsėriti ai nervoz.
    Asnjėri nuk foli mė. Ndonjėherė pėrshkak tė shtėnave zėri i radios nuk dėgjohej mirė
    " Problemi me shqiptaret nė intersin tonė nacional...shtetror...nuk ėshtė prej dje....nė Mesjetė njė rol tė madh...disa qindra mijė shqiptarė nga trualli ynė...Ne kemi...,dėbimin masiv...psikozė...kushti i parė...Nė fillim fshatarėt...pastaj qytetet ...ndezja e shtepive...dhunime...."! Ju dėgjuat pjesė nga projekti shkencor nga profesori i filozofise V.Cubriloviē, tha folsja.
    " A dėgjove ?
    "Natyrisht, pikėrisht kėte e bėjmė ne! Unė jam vėrtetė krenar! Mė nė fund pa shqiptare! Cdo presje duhet respektuar!"
    " Ne i kemi edhe tre projekte shkencore pėr dėbimin e tyre ", tha mjekrroshi.
    " E di ", bėri shenjė me kokė ai me flokė tė gjata, " e kam mėsuar nė shkollė!"
    Nuk do tė pėrfundoj kurrė, tė shtėnat sa vinin e rriteshin, pastaj pushonin, pastaj pėrsėri me tėrė hovin e vet. O Zot , kėtu njė bombė! O Zot njė granatė tė lutem…te lutem ...
    Asnjė minutė nuk pushonin. Rafalet, thirrjet e ushtareve, eksplodimet ofshamat, sharjet...As Oshetima e granatave nuk ndalej. Po zgjaste shume, zgjatja tė tmerronte. Une deshiroja nje granate ne kulmin tonė. Sigurisht kėtė e dėshironte edhe babai. Mirėpo ajo nuk vinte…! Thjesht ajo nuk dėshironte tė vijė. Dritaret dridheshin mirepo ato pėlcitnin larg nesh. Ushtaret vrapuan shpejt me kova per ta fikur zjarrin. Ata e shanė Zotin, Perendimin dhe Shėn Mėrinė.
    " Do ta paguajnė, mos u brengosni ", bėrtiti dikush me njė zė tė trashė.
    " Pushkatoi njėzetė veta, pushkatoi sa tė duash, gra apo fėmijė, kemi humbur shumė ushtarė. E kanė goditur kazermėn terroristėt. -"
    " Siurdhėroni z. kapiten ", tha zėri tjetėr , " me gjithė dėshirė.!"
    ~
    Oficeri e goditi derėn me ēizme dhe tha: " Tani z. mjek fillon akti i dytė. Perdja duhet tė ngritet " , dhe i vuri Lulit revolen nė ballė.
    ." Z. mjek ju po pėrbuzni gradėn time ushtarake. Unė dua ta dėgjojė prej jush njė " PO". Njė "po " me gėzim e hare. Njė po me miqesi dhe respekt. Unė jam Zoti yt, unė jam Zoti" , pėrsėriti ai dhe e tundte gishtin tregues para syve te babait. Unė vendos se a jeton ti apo jo. Une vendos se kush jeton e kush ngordh!"
    Babai nuk tha asgje. Ai i shtrėngoi Lulit dorėn dhe kėmbėt i dridheshin. E dija drojėn e babait. E dija drojėn e tij. Frika mė e madhe e tij ishte tė na vrisnin ne, e ai tė mbetej i gjallė!
    " E sheh gati mesnata, shiko, unė nuk mund tė flejė, ēdo natė duhet tė luftojė kundėr terrorristėve. Nuk patėm kohė ta pėrfundojmė kėtė pjesė teatrale", tha oficeri .
    " Heshtjen tuaj e konsideroj si shenjė pajtimi tha ai. Pra do ta kenaq vetem vajzen tende ..." dhe e shtynte me tyten e revoles ballin e Lulit! Babai dhe Luli dėnesnin. Ai bėri njė shenjė me kokė dhe tre ushtarėt u futėn brenda. Dy e shtyn me automatikė babain dhe Lulin perjashta, tjetri pastroi tryezėn. Makinėn e shkrimit e lėshoi nė dysheme. Unė isha bėrė njė njeri i pashpirtė, se po mirrja frymė kufizohej mė tepėr me mrekullinė. Ndjehesha si njė vajzė lakuriqe nė njė piedestal mu nė qendėr tė qytetit. Zemra mė rrahte deri nė fyt. Tani e kisha radhėn unė! Ai ma shqeu fustanin, mi ngriti kėmbėt pėrpjet dhe tha: " Nė emer tė kombit tim tė shenjtė vazhdoj luftėn…"
    Mundohesha tė mos nxjerrė zė pėrjashta, druaja se babai e Luli do tė dėgjonin. Shtėngova dhėmbėt…o Zot, kjo bishė e egėr, ah …kjo shtazė karpatesh…!
    Kur erdha pėrsėri nė vete pashė njė ushtar qė urinonte nė fytyrėn time.
    " Z. mjek, ėshtė zgjuar...ejani brenda !", tha ai.
    -"E shihni mundet edhe pa ujė. Ujin duhet ta kursejme, tash jemi nė lufte! E shihni, ne njohim mėnyra mė tė mira se ju "!"
    U ula nė njė skaj dhe mundohesha t“i mbulojė kėmbėt me fustanin e grisur. Babai mė pėrqafoi. Krejt trupi mė dridhej.
    " Kėto vajza sot ē.... edhe me dhjete vjet ", i tha ai babait gjersa e sillte automatikun nė dorė. " Kjo kurvė nuk ishte e virgjėr!"
    Ai e mbylli rripin e pantallonave dhe doli te pragu i derės.
    Njė telegram, njė telegram z. major, u dėgjua njė zė nga jasht. Njė telegram" , bėrtiti ai.
    Ai lexoi disa sekonda , ktheu kokėn majtas dhe shtoi :" Nxjerrni tė gjithė pėrjashta. Drejtimi stacioni i trenit. Deportimi nr.19/200. Nėnshkruar nga gjenerali Pavkovic. Miratuar nga kryekomandanti i forcave te armatosura te APJ z. S. Milloshevic.
    Ai u kthye nga babai i bėri disa hapa nė drejtim tė tij e shikoi mendueshėm dhe tha:" Z. mjek , ju duhet tė jetoni, mirėpo si mund tragjedia antike tė ilustrohet mė mirė me modernen? Prit pak: te themi se ti vdes vullnetarisht. Jo, kjo nuk mė pėlqen, ti duhet tė jetosh. Ta vrasim kurvėn e vogėl? Jo, edhe kjo nuk mė pėlqen! Po, tash e kam njė ide! Po, t“ia presim kokėn vogėlushit dhe kėshtu tragjedia bėhet e pėrkryer. Ty t“i nxjerrim sytė dhe kėshtu vejmė njė lidhje cilėsore me teatrin klasik. Po me vajzėn….
    Para se ta pėrfundonte iu afruan pesė ushtarė tė cilėt mezi merrnin frymė nga vrapi! Njėri prej tyre u fut brenda. Tė tjerėt u ndalėn nė pragun e derės.
    -" Aeroplanėt e NATO-s janė nisur", tha ai dhe shtriu dorėn pėr t“i dorėzuar njė letėr.
    -" Urdhėri i gjenarlit P ėshtė ky: " Tė gjithė duhet tė nisen menjėherė. Brenda njė ore duhet tė niset treni." Tė shpresojmė se do ta qėllojnė trenin. Nėse jo ekspertėt tanė janė duke menduar ndonjė alternativė. Gazetarėt tanė janė duke pritur pėr lajmin qė duhet tė pėrhapet sot", shtoi ai . Ai e dėgjoi me duar tė kryqėzuara na hodhi njė shikim neve , i ngriti supet ca dhe iu drejtua babait: " Rrugė tė mbarė z. mjek", dhe i mori babait dorėn duke ia shtrėnguar.
    -" Mėkat! Fatkeqėsisht nuk e pėrfunduam kėtė pjesė teatrale. Nuk pati njė pėrfundim teatral, dramatik. Mirė, nė rregull, le tė vendosė fati, unė duhet ta vazhdojė punėn", tha ai dhe u largua me hapa tė mėdhenj duke salutuar babain.
    Tashti u gdhi. Ishte ftohtė. Gjysma nuk ishte mė me ne. Plaku, xha Zeneli , pėrsėri ishte nė krye tė kolonės. I vetmi ecte krenar. I pa brenga dhe fishkėllonte! Ai ngriti kokėn vėshtroi gjatė aeroplanėt e NATO-s dhe lutej pa pushim:" Ave NATO gratia plena…!", dhe pėrsėri qeshej nga zemra.Tė tjerėt ecnin me kokė tė ulur dhe nuk shikonin as majtas, as djathtas. Ne nuk flisnim fare me njėri tjetrin. Ishte si njė kolonė e vdekur, njė kolonė e pander e cila marshonte drejt vdekjes. Dhe pėrnjėmend i vrari mund tė vritet pėrsėri. Kėtė e kam parė me sytė e mi. Dhe pėrnjėmend po i shoh tė vdekurit duke ecur, nė kolonėn tonė; te vdekurit po debohen, po arratisen drejt varrit, i parapare per te gjallet!
    Asnjėri nuk e ngriste kokėn pėr tė parė tjetrin nė sy. Asnjėri nuk pyeste tjetrin, po ti si kalove ? Asnjėri nuk pyeste sa ishin vrarė, pse kolona ynė ishte zvogėluar aq trishtueshėm dhe sa gra ishin dhunuar?
    Sa kishin mbetur brenda ? I kishin vrarė, apo ishin tė vrarė, mirėpo tė gjallė? Burrat i mbanin pėr dore gratė e tyre dhe ndonjė fėmijė. Asnjėri nuk kishte guxim ta pyesė gruan e vet:" E dashur , si ishte puna te ju, ne dėgjonim shumė britma qė vinin nga salla juaja!"
    Apo gratė t“i pyetnin burrat e tyre:" I dashur , po te ju ēka ndodhi, dėgjoheshin shumė piskama!"
    " Biletat ! Ju nuk mund tė udhėtoni falas nėpėr vendin tonė", tha njė konduktor i trenit. " Shtazė tė ndyta ", shtoi ai. Ushtarėt dhe policėt shikonin dhe qesheshin. U desh tė japim ēdo gjė qė kishim: paratė, stolitė dhe dokumentet personale. Rrugėt nė drejtimin e stacionit ishin pėrplotė. Tani e kishin radhėn qytetet, mu ashtu si tha folėsi nė radio! Babai na dorėzoi te njė familje tjetėr. Ai foli pak me ata njerėz, bėri shenjė me kokė duke e ulur nė shenjė pajtimi. Pėr disa minuta na pėrqafoi, na i pėrkdheli flokėt, na puthi nė ballė, nė faqe dhe zbriti. Nuk pata forcė ta pyesja se ēka kishte ndėrmend dhe ku shkonte. Ishte njė kohė e papyetje. Madje nuk pata guxim as ta shikoj nė sy nga frika se do t“i shihja lotė. Nuk kisha idenė se ēka kishte ndėrmend. Disa sekonda para se tė nisej treni bėrtiti nga jashtė:" Do ta kėrkoj nėnėn", tha ai me zė tė lartė dhe treni u nis.
    ~
    Avioni zvarritej drejt Perėndimit. Plaku ishte ulur pranė meje.
    -" Cfarė fati, o Zot!, tha ai.
    " Pse ? ", Pyeti tjetri qė gjendej para nesh.
    " Eh, mik i dashur, atje ku po shkojmė isha dy vite. Unė pata punuar, punuar dhe punuar. Jeta ėshtė ēmendinė! Shumė mė e ēmendur se sa njerezit kanė dėshirė ta besojnė. Unė ėshtė dashur tė vdesė atje. Unė isha tetėmbėdhjetė vjeē dhe i bukur...haha", qeshej xha Zeneli.
    -"Merre me mend, a nuk ėshtė kjo njė mrekulli? Dikur patėn dashur tė mė vrasin, sot ma shpėtojnė jetėn, haha ", u qesh pėrsėri dhe i shikoi retė.
    "Njerzit, unė i dua njerzit. Popujt, shikoni popujt, unė e dua urtėsinė e popujve". U ngrit nė kėmbė dhe ia nisi tė bėrtasė nė aeroplan:" Miq tė dashur, popujt posedojne njė forcė rezerve, njė gjenialitet tė fshehur. Populli e fut dorėn nė brendinė e tij , kėrkon, hallakat, bastisė shpėrndan dhe nxjerrė pėrjashta njeriun e mirė…hahaha…dhe , dhe ", i ngriti duartė pėrpjetė , " do tė vijė koha, do tė vijė koha dhe ata do tė na kėrkojnė ndjesė. Domosdoshmėrisht. E mira ngadhnjen gjithmonė. Shtrėngatat nuk zgjasin shumė. Kini besim nė mua. Kini besim nė ate qė ju thot Zeneli plak, " zotri idioti ". " Populli e ka njė dore tė gjatė, me njė dorė e cila prek edhe qiellin nėse ėshtė e domosdoshme dhe nxjerre tė mirėn. Tė mirėn - dhe megjithėkėtė jetė tė fundbotshme ne duhet pėrsėri me ata tė jetojmė si fqinj, kjo ėshtė ardhmėria. Fqiu nuk zgjedhet, ate e ke!"
    Njė burrė e tėrhoqi vrullshėm xha Zenelin pėr pallto dhe ai u pėrplas nė karrige.
    " Qepe! Mbylle gojėn idiot i mallkuar! , i tha ai pa respekt. Tė tjerėt heshtėn. Ndoshta edhe flinin. Xha Zeneli u qesh pėrsėri.
    Njėri tregoi se ai para nėntė muajve e kishte humbur krejt familjen dhe se kishte qenė mėsues. Cdo ditė kishte provuar me njė pirun ta nxjerrė familjen e vet nga dheu dhe prandaj i kishin dhėnė medikamente tė forta.
    Stjuardesa na solli drekėn. Pėr herė tė parė pas disa javėsh na pamė diēka tė mirė! Plaku e mori Lulin , vėllaun tim, nė prehėr, dhe i tregonte gjėra pėr vendin qė na kishte marrė me aeroplan. Qysh katėr ditė Luli nuk ka folur asgjė, e as tani nuk nuk reagonte. "Erdhėm!" , tha dikush . Avioni i afrohej tokės. Diku nė mes tė prillit, aeroporti L. ora 21.00. Njė njeri i veshur mirė hyri brenda dhe tha diēka. Pėrkthyesi e shqiproi. Nė emėr tė Qeverisė Federale na kishte dėshiruar mirėseardhje. Se do tė niseshim tani me autobus do tė udhėtonim edhe ca orė dhe ai pėrktheu edhe emrin e qyteti. Ishte disi me Gjysmė apo Krejtqytet ?!
    -" E shihni, njeriu eshte i mire? Kini besim", tha plaku.
    Kur Luli i pa policet i rrodhen lotet faqeve. Qante pa zė. U perpoqa t“i sqaroje se keta jane ndryshe, se po na ndihmoje dhe se nuk ishin ata qe na deportuan. Ai nuk kuptonte dot. Ai e shtrengoi ariun e vogel qe e kishte ne dore dhe shikonte pikellueshem. Kete ia dha nje plake gjermane... Shume autoambulanca dhe makina policesh na percillnin ne drejtim te qytetit, ne ate drejtim ku pas javesh do te pastroheshim per here te pare. Veshtroja me xhelozi nje familje te lumtur e cila priste prane semaforit. Nje grua dhe nje burre mbanin dy femijet e tyre per dore. Luli e shtypi hunden ne xhamin e autobusit dhe shikonte me syte e tij te zgurdulluar. Ora 23.00. Ne nje salle te madhe na foli nje minister. Pastaj dikush tjeter. Kishte nje dallim te madhe ne mes te njerezve ketu dhe atje. Dhe te gjithe ishin njerez.Po, po xha Zeneli ka te drejte...Kur ministri tha se ne se shpejti prape do te ktheheshim ne shtepite tona, nuk e besonim fare , mirepo shpresa ishte aty, per here te pare disi e kuptueshme, disi e prekshme. Per here te pare u shikuam ne mes vete ne sy., sikur donim te pyesnim njeri tjetrin :" Valle eshte kjo e mundur ?" Me kete u prekem shume dhe shumica ia nisen vajit. Ne kishim shpetuar, por te lumtur nuk ishim. Xha Zeneli ishte akoma me pantofle. Ate e kishin zene ne kopsht dhe nuk i kishin lene kohe per t“i veshur kepucet.
    Te nesermen erdhen shume qyteatre dhe na sollen kepuce, rrobe dhe cka ishte me rendesi , shume lodra per femijet. Ne shikonim si i shkarkonin gjerat dhe i falenderoheshim duke i pershendetur me dore. Shumica i fshinin lotet. Pashė femijet se si shikonin per rreth, me sy krejtesisht te hapur dhe nuk kuptonin me. Lodrat i shtrengonin dhe iknin menjeher duke pasur frike se do tua marre dikush. Une i fshiva lotet dhe shtrengova doren e Lulit .
    " Ju falemnderit "", thash ne brendine time, " ju falemnderit o njerez te mire .."!"
    " Majlinda! Majlinda! ", mbaju, mbaju...", degjova zerin e tjereve si ne enderr. Dlangadale pikeshikimi u ngushtua dhe rash e alivanosur pertoke.
    *
    Te gjithe kishin mbathur kepuce dhe rrobe te mira. Edhe xha Zeneli. Madje, ai kishte edhe nje kravate. Tani vertete dukej si intelektual. Syte e tij te vegjel pas xhamave te trashe te syzave mund te shihnin vertete thelle. Veshtire te rinjiheshin njerzit.
    -" Shikoni ketu, shikoni keta plepa!" , thirri plaku. " Ketu ishte dikur kazerma ruse, sot eshte shndrruar ne histori, ne perralle , ne nje perralle te merzitshme...u befte keshtu edhe e jona". Shihni keto rruge te ngushta, keto gjurme tankesh te mbulara me bare si monumente historike " , tha plaku dhe i vuri duarte ne rrethoje.
    ~
    Pas nje jave kryqi i kuq e gjeti nenen time me dajen ne SHBA. Per babain njerzit rrefejne dy storje. Dy storje te ndryshme qe me duken te verteta.
    E para thot se babai e kishte gjetur nje thike te ndryshket dhe kishte shkuar te oficeri . Ai ishte habitur kur kishte pare babane, e kishte pare ne sy dhe e kishte pyetur se cka deshironte. Babai i kishte thene se i sillte nje informate te rendesishme dhe se deshironte ta falenderoje per mosvrasjen e femijeve. Pastaj e kishte therre dhjete here me se paku me thike. Oficeri kishte vdekur nje here, babai dy here. E kishin vrare, e kishin prere ne copa te vogela dhe e kishin hedhur ne rruge.
    Versioni i dyte : se ai kishte shkuar te oficeri dhe i kishte thene se meqenese tani ishte pa femije, deshironte te flase me te. E kishte peshtyre dhe nga urrejtja e kishte kafshuar. Me stilografin qe ishte mbi tryeze e kishte qelluar ne sy dhe i kishte pelcitur syrin e djathte. Atehere oficeri e kishte nxjerre revolen kishte shtire disa here dhe kishte thene: " Ja , tani perfundoi tragjedia antike. T i vdiqe, ndersa une jam ciklop.."
    Vetem fjalia e fundit me ben te besoje se vertete kishte ndodhur dicka e tille.Pastaj e kishin vrare edhe nje here babain. E kishin prere cope cope dhe e kishin shperndare ne rruge.Nje daje qe e kishin strehuar ne Kanada kishte folur me babain ne stacion. Babai i paska thene se nuk posedon me dinjitet njerzor dhe se jeta e tutjeshme per te do t“ishte nje peshe ekstreme. Se ai brenda kishte vdekur, por mirrte fryme akoma. Dashnori im ...oh...pernjemend , pernjemend nuk e di me keto dy versione per babain i kam enderruar, apo i kam degjuar!!! Vertete endrroj cdo nate. Cod nate enderra te liga, oh njeri i mire te lutem mos me pyet me perkete....


    ****

    Pernjemend popujt nganjehere jane si luan te merzitur. Luan me shputa te shtrira qe dremisin dhe turfullojne hundet. Tundin koken sa here qe iu ndalet ndonje mize ne vesh, por duken tnmerresisht pertac. Ne kohera te veshtira ata besojne lehte dhe mund te manipulohen. Duket se nuk deshirojne te pengohen ne enderrimet e tyre. Duket se kane droje, frike. Ndonjehere u tregohen shume perralla, pernjemend shume. Madje edhe pushtetaret besojne se luanet do te dremisin qindra vjet dhe do t “i besojne genjeshtrave.
    Disa shtetar flasin te njejten gjuhe:" fqiu yt eshte armiku jone!", thojne ne fillim.
    Dhe kur te jene te siugurte se luanet po flejne thelle e pergadisin goditjen e fundit kunder luaneve te vete dhe shtojne :" Armiku na eshte futur ne shtepi !"
    Eu, kur luanet shkunden dhe dridhen, sikur gjoja shkundin pikat e mbledhura nga shiu disa javeshe dhe i hapin syte njeri tjetrit ! E verteta u fluturon rreth vesheve, si miza dhe nuk e lene me te qete.
    Eu, duken fillimisht pertac. Mirepo vaj nese e shkundin koken dhe perplasin bishtin, turfullojne dhe hapin gojen tej per tej duke treguar dhembet e tyre te mprehte. Vaj nese ēirren trishtueshem dhe me vendosmeri. Uffaa , kur te ngriten ne shputat e parme, shikojne majtas, veshtrojne djathtas, pastaj ecin me hapa te rende dhe te vendosur perpara. Kete zemrim te luaneve nuk mund ta mbijetoje asnje diktato, qofte ai edhe shka. Asgje nuk mund me t“i dale ne rruge. E kryejne detyren e tyre, zbresin nga malet ne shtepi, braktisin rrugen dhe fillojne perseri te turfullojne hundet deri sa urrejtja dhe padrejtesia te mbizotroje. Dhe pas turfullimt te pare te diturit shpallin clirimin dhe flasin per lirine e fituar!

    Huf, sa veshtire eshte te jesh njeri!


    Tetor 99

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Postime
    184

    Shen Alban

    se pari, urime per kete shkrim te denje, kaq informativ dhe te ndjeshem.jam rreqethur disa here duke lexuar dhe po aq here i kam thene vetes se kam lindur me fat.
    per ne qe jemi larg atij ambjenti dhe pak gjera dime per te eshte shume te mesojme.
    thjeshtesia, shpesh, eshte efekti.nuk po bej asnje veretje per cilesine artistike . une ndalem tek dridhja e trupit tim.
    te pershendes sinqerisht

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2002
    Postime
    223
    je me te vertete i mrekullueshem shen alban nuk di te te them ndryshe ose nuk di te gjej fjale me te pershtatshme se i mrekullueshem dhe mahnites ne menyren e te shkruarit. te perqafoj fort fort. te uroj fat kudo qe te ndodhesh shen alban.
    Fjalet jane si bletet kane edhe mjaltin edhe thumbin

    ****
    Jam anetarja e regjistruar me emrin sweetie me pare me falni per kete ndryshim te emrit flm.

  4. #4
    Urime per kete pjese te shkruajtur kaq bukur dhe kaq gjalle, qe te rrenqeth kur e lexon.
    Uroj qe histori dhe dhimbje te tilla te mos perseriten me kurre per kombin shqiptar.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Alban!

    Ky shkrim eshte Ditari i nje vajze kosovare ne ditet e Luftes ose ti e ke shkruar sikur nji vazje perjeton tmerret e luftes?

    Shume interesant ky tregim ose ditar dhe vlen dhe si dokument historik.

    vazhdo !

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-12-2002
    Vendndodhja
    Kopenhagen
    Postime
    24
    Une them se materialet e Shen Albanit jane te jashtezakonshme dhe mesazhi i tij eshte krejtesisht rinovues ne te dy tregimet.

    Megjithate, qe tregime te tilla te mund te behen vepra te verteta letrare (dhe nuk jane larg), stili i tij duhet te rafinohet dhe disa pjese te tregimeve te rishkruhen. Ato do te ishin te botueshme dhe shume te sukseshme.
    Ku shkel turku, nuk mbin bari.

    (Thenie popullore shqiptare)

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    I nderuar Brari, Kufiu2

    tregimin e kam pas shkruar ne gjermanisht eshte lexuar ne shume tubime ne vitin 99 para dy muajve eshte botuar ne nje liber me autore te huaje. Tregimi nuk eshte deri ne fund i perpunuar se ne perkthim ka humbur stilin e nuk kam pasur kohe te mirrem me te.
    Kur jane sjellur njerzit nga Bllaca ne Gjermani isha ne ne nje aeroport me nje delgacion i cili mblidhte materiale nga kosovaret per qeverine gjermane...vajza e mitur eshte zgjedhur qellimisht per te prekur publikun gjerman dhe qellimisht ka nje distance nga nacionalizmi dhe qellimi ka qene , me nje tregim te paraqiten programet e tyre, shollat nacionaliste dhe qendrimi i tyre barbar, por gjithmone duke treguar veprat e tyre, por pa i akuzuar personalisht, ne disa tubime kane qene te pranishem edhe serb, kane degjuar dhe heshtur, ( nje here ka pasur nje revolte ) ne veten e pare eshet bere per t“i bindur me lehete se gjoja ngjarjen e kam degjuar personalisht....


    ju pershendes

  8. #8
    shake me ... Maska e fisnik
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    212
    Wow , veta e pare, veta e trete
    Sa shume i madh ky lezet!!!

    Eh, Ja keshtu qenka sistemi letrar. Jo vetem teksti si sistem, por shkrimi ne sistem. Kesodore dalin se bashku teoria per tekstin si sistem ...

    [...]"Ende m'vrasin fjalėt tua, s'jam e jotja, por tė dua"...

  9. #9
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    o fisnik, perse perpiqesh me qene kaq i veshtire duke dashte me thene shume ne asgjethashen tende.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 09-01-2003 mė 00:57
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-10-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    2
    te lutem te me japesh titullin e shkrimit ose nje meny re se si mund ta kopjoj.

    historia duhet te jete me e gjate qe te percoje mesazhin qe duhet dhe eshte mrekullisht e bukur
    une jam kremar
    faleminderit

  11. #11
    i shplodhur
    Anėtarėsuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    289
    shume urime per shkrimin, kur e lexova nje peshtjellim inati, revolte, turpi, keqardhje me ben te me vras ndergjegja qe nuk kam qene ne kosove me arme ne krah ne ate periudhe te dhimshme.
    nga pikepamja letrare shume e arrire, persa i perket qellimit sensibilizues po prape shume e arrire, Bravo!

Tema tė Ngjashme

  1. Puthja magjike.......
    Nga DI_ANA nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 81
    Postimi i Fundit: 17-07-2008, 08:57
  2. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 21:53
  3. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10
  4. Mbi dashurine
    Nga ani-ani80 nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 05-03-2006, 12:05
  5. E fundit
    Nga dikeafajtore nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 03-09-2002, 13:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •