Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Të Premteve gjatë kreshmeve - Udha e Kryqit, në Kishen Katolike.

    TE LUTEMI:
    O Zot, bëj që zemrat tona të gurëzuara
    të coptohen duke parë mundimet tua
    e të bëhen zemra të ndieshme prej mishi!

    Bëj që Kryqi yt të zhdukë paragjykimet tona
    me vegimin e luftës sate sfilitëse kundër vdekjes,
    ta zhdukë indiferencën tonë e kundërshtimin tonë !

    O Zot, bëj që të mos shtiem më short,
    sikurse ushtarët, te këmbët e Kryqit;
    mos shtiem më short,
    të shtyrë nga një hisori e verbër dhe e marrë,
    mbi petkat tuaja, me rrezikun që të grisim
    mantelin një cope të Kishës sate !


    Shpirti i Hyjit na priftë për të kuptuar misteret tua,
    misterin e dashurisë të së Shenjtërueshmes Trini,
    përse kur ti vuan, Ati është në ty,
    E kur vdes, Shpirti Shenjt rri zgjuar mbi ty !


    Ty, o Atë,
    nëpër Shpirtin Shenjt,
    nder e lumni
    të qoftë në shekuj të shekujve !

    AMEN


    Udha e Kryqit, në Kishen Katolike, kujtohet çdo të premte gjatë kohes së Kreshmeve.
    Përgatiti: Famullia Katolike "Shën Katarina" - Pejë, 2006


    FILLIMI I UDHËS SË KRYQIT

    O i miri dhe i dashuri Jezu Krisht,
    jemi të bashkuar në përkujtimin e udhës së mundimeve tua.
    Këtë përkushti po e paraqesim për nderim të emrit tënd,
    për nevoja tona shpirtërore, për freskim të shpirtërave purgatorit
    dhe si për nevojat e kishës shenjte.

    Amen.




    TE NDALURIT E -I-rë;
    JEZU KRISHTIN E DENOJNE ME VDEKJE


    (Mt 27, 22-23.26)
    E Pilati i pyeti: “Ç’të bëj, pra, me Jezusin që quhet Krisht?” Të gjithë u përgjigjën: “Të kryqëzohet!” Por ai u tha: “Ç’të keqe bëri?” Por ata bërtitnin edhe më fort: “Të kryqëzohet!” Atëherë ua liroi Barabën, kurse Jezusin, pasi e frushkulloi, ua dorëzoi të kryqëzohet.

    MEDITIM
    Dëgjoje Jezusin që po të flet: Mua më kanë gjykuar dhe më kanë dënuar. Klika qeveritare dhe ajo fetare më ka gjykuar së bashku me popullin që i ka dëgjuar predikimet e mia, ndërsa miqtë dhe apostujt e mi ikën andej e këndej. Pak përpara më kanë lavdëruar, kanë qenë të mahnitur prej mrekullive, kanë pasur mall për të më prekur dhe më premtonin miqësi besnike. Tani janë kthyer kundër meje dhe prej Pilatit kërkojnë që të më kryqëzojë. Pilati, i huaj në vendin tim, dëshiroi të më liroj. Por bashkëqytetarët e mi e detyruan të më dënojnë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 01-03-2009 më 14:31
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  2. #2
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Udha e Kryqit, në Kishen Katolike, kujtohet çdo të premte gjatë kohes së Kreshmeve.



    TE NDALURIT E -II-të;
    JEZUSIN E NGARKOJNË ME KRYQ




    Atëherë ushtarët e qeveritarit e shtinë Jezusin në pallatin e qeveritarit dhe mblodhën rreth tij tërë kohortën. E zhveshën dhe i hodhën krahëve një mantel të kuq. Pastaj gërshetuan një kurorë ferrash e ia vunë në kokë, ndërsa në dorën e djathtë i dhanë një kallam. Pastaj binin në gjunj para tij për ta vënë në lojë dhe i thoshin: “Të falemi, mbreti i judenjve!” e pështynin, ia morën kallamin e me të i binin kresë kokës. Pasi e vunë në lojë, ia hoqën mantelin e kuq, e veshën me petkat e tij dhe e çuan për ta kryqëzuar.(Mt 27, 27-31)


    MEDITIM

    Kam pasur mundësi të mbrohem ose të kërkoj që të më mbrojnë. Kam pasur mundësi të them: jam i pafajshëm, pse të vuaj? Por e kam pranuar kryqin pa asnjë kundërshtim.


    vazhdon-->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  3. #3
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Udha e Kryqit, në Kishen Katolike, kujtohet çdo të premte gjatë kohes së Kreshmeve.



    TE NDALURIT E -III-të
    JEZUSI RRËZOHET PËR TË PARËN HERË



    E pra, Ai i mori mbi vete vuajtjet tona, mbi shpatulla të veta i ngarkoi dhimbjet tona! E ne ishim të bindur se ishte i ndëshkuar, i munduar prej Hyjit e i nënçmuar! Kurse Ai ishte i plagosur për shkak të paudhësive tona, i ndrydhur për shkak të fajeve tona; ndëshkimi, peng paqeje për ne, peshoi mbi Të: me vërragën e tij ne u shëruam. Të gjithë ne endeshim si berrat e humbur, secili udhën e vet ndiqte e Zoti e ngarkoi mbi Të paudhësinë e të gjithë neve. (Is 53, 4-6)

    M E D I T I M

    Është vështirë të rrëzohesh. Të gjithë dëshirojnë të qëndrojnë në këmbë dhe të ngadhënjejnë. Unë jam Zot, por megjithatë bie nën kryq, i pafuqishëm. Të gjithë i kanë parë mrekullitë që i kam bërë dhe më kanë admiruar, kurse tani më shohin të rrëzuar, të përbuzur, të dështuar.

    vazhdon-->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  4. #4
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Udha e Kryqit, në Kishen Katolike, kujtohet çdo të premte gjatë kohes së Kreshmeve.



    TE NDALURIT E -IV-të
    JEZUSI TAKON NËNËN E VET



    Atëherë Simoni i bekoi dhe i tha Marisë, nënës së tij: “Shih! Hyji e caktoi këtë Fëmijë të shkaktojë rrënim e ngritje për shumëkënd në Izrael. Do të jetë edhe shenjë të cilës njerëzit do t’i kundërshtojnë. (edhe ty vetë një shpatë do ta tejshkojë shpirtin) që të zbulohen shestimet e zemrës së shumëkujt.” Atëherë Jezusi u kthye me ta, erdhi në Nazaret dhe i dëgjonte. E ëma i ruante me kujdes në zemër të gjitha këto ngjarje. (Lk 2, 34-35.51)


    M E D I T I M

    Është e pamundur të mos i pikëllosh ata që i do. Kam pasur mundësi që t’i shmangem takimit me nënën. A e di cfarë do të thotë të shohësh dikë që e do, ndërsa ti e ke pikëlluar? Kam qenë i përbuzur dhe i braktisur nga i tërë populli si pafe dhe mashtrues. Nëna ime e ka ditur këtë. E ka parë dhimbjen fizike dhe të brendshme, dhe më shikoi me ngulm në sy. Ky është kryq – të shikosh në sy qenien më të dashur kur je i përqeshur nga të gjithë.

    vazhdon-->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  5. #5
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Udha e Kryqit, në Kishen Katolike, kujtohet çdo të premte gjatë kohes së Kreshmeve.



    E NDALURIT E -V-të
    JEZU KRISHTI NDIHMUAR PREJ CIRINEUT



    Ndërsa po e çonin për ta kryqëzuar, kapën një farë Simoni prej Cirene, që po kthente nga fusha, ia vunë në krah kryqin që ta mbarte pas Jezusit. Pas tij shkonte një shumicë e madhe njerëzish e disa gra që e qanin dhe e vajtonin. (Lk 23, 26-27)

    M E D I T I M
    Të gjithë më kanë përbuzur. Më kanë braktisur ata që i kam shëruar. Edhe më të afërmit e mi. I përgjakur dhe i plagosur, i tronditur nga takimi me nënën, kur kam pritur dashuri, një njeri e detyruan të më ndihmojë. Kam pritur ndihmë nga dhembshuria dhe dashuria, kurse Simonin e detyruan që të ma mbajë kryqin. Ky është kryq – kur nuk ke askënd që ndien dhembje ose dashuri për ty. Kur ta pranosh këtë, atëherë unë jam këtu, atëherë nuk je vetëm.

    vazhdon-->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  6. #6
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Udha e Kryqit, në Kishen Katolike, kujtohet çdo të premte gjatë kohes së Kreshmeve.




    TE NDALURIT E -VI-të
    VERONIKA IA FSHIN FYTYRËN JEZUSIT



    Para Tij u rrit porsi pinjolli, porsi rrënja nga toka e thatë. S’kishte bukuri as hijeshi, që të mund të vërenim në të, as pashi që të mund të na pëlqente. Ishte i përbuzur, më i sprasmi ndër njerëz,
    njeri dhimbjesh, i regjur me vuajtje, si ai, para të cilit mbulohet fytyra, i përbuzur, këndej as s’e çmonin për gjësend!
    (Is 53, 2-3)


    M E D I T I M

    Të gjithë m’i kanë marrë. Dhe të gjithë më kanë braktisur. Kam mbetur i vetëm, pa asgjë, në rrugën e cila shpie në vdekje. Atëherë vjen Veronika dhe më jep shaminë. A e di si është kjo? Jam i prekur, jam mirënjohës, por s’kam si t’ia kthej. Kam pasur vetëm vuajtjen dhe mundimin tim. Dhe i kam dhënë këtë: gjurmën e fytyrës së përgjakur në shami.

    vazhdon-->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  7. #7
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Udha e Kryqit, në Kishen Katolike, kujtohet çdo të premte gjatë kohes së Kreshmeve.



    TE NDALURIT -VII-të
    JEZUSI RRËZOHET PËR TË DYTËN HERË



    Unë jam njeriu që e sprovoi mjerimin nën frushkullin e zemërimit të tij. Ai më urdhëroi e më bëri të ec nëpër terr e jo në dritë. M’gurë të latuar m’i muroi rrugët, m’i mbylli shtigjet e mia. Me gurë dhëmbët m’i thërmoi, më zhgërreu në pluhur.(Vaj 3,1-2.9.16)



    M E D I T I M

    Tanimë njëherë u rrëzova. Të gjithë pritnin të isha i fortë. Dhe pastaj u rrëzova sërish. E dija se kjo gjë do ta trishtojë nënën, do të nxitë një sërë përqeshjesh ndër armiqtë e mi, do t’i habitë dhe dëshprojë miqtë e mi. Dobësia ime i skandalizoi të gjithë. Pyetnin: a është ky me të vërtetë Zot? E kam pranuar këtë kryq. Ati ka dërguar të tregojë se Ai në mua është më i fortë se cdo skandalizim.

    vazhdon-->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  8. #8
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Udha e Kryqit, në Kishen Katolike, kujtohet çdo të premte gjatë kohes së Kreshmeve.




    TE NDALURIT -VIII-të
    JEZUSI NGUSHËLLON GRATË E JERUZALEMIT



    Jezusi u kthye kah ato dhe tha: “Bijat e Jerusalemit! Mos më qani mua, por qani veten e fëmijët tuaj! Sepse, ja, po vjen koha, kur do të thuhet: ‘Lum beronjat! Lum ato që s’lindën kurrë e që nuk patën kujt t’i japin gji!’ Atëherë do të fillojnë ‘t’u thonë maleve: bini mbi ne! E kodrave: na mbuloni!’
    Sepse, nëse veprohet kështu me drunë e njomë, çka do të ndodhë me të thatën?”
    (Lk 23, 28-31)



    M E D I T I M

    Gratë më kanë dëgjuar, më kanë dashur dhe më kanë besuar. Ua kam bekuar fëmijët. Më kanë shikuar në zemër. Dhe nuk kanë mundur të kuptojnë pse jam dënuar. Kanë qarë për këtë. Kanë pasur përshtypjen se me këtë është gjykuar jeta. I ka kapluar pikëllimi. Atëherë i kam ngushëlluar.


    vazhdon-->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  9. #9
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Udha e Kryqit, në Kishen Katolike, kujtohet çdo të premte gjatë kohes së Kreshmeve.




    TE NDALURIT -IX-të
    JEZUSI RRËZOHET PËR TË TRETËN HERË


    Është mirë për burrin ta mbartë zgjedhën që prej rinisë së vet. Le të rrijë vetëm e të qëndrojë në heshtje kur Zoti ta mbrehë në zgjedhë. Le ta vërë gojën e vet në pluhur: sepse ndoshta ende ka shpresë. Le t’ia sjellë faqen goditësit, le të ngihet me poshtërime! Sepse Zoti nuk përbuz për përgjithmonë. Nëse ndëshkon, Ai do të ketë dhimbje sipas mëshirës së vet të madhe. (Vaj 3, 27-32)



    M E D I T I M

    Edhe të tretën herë jam rrëzuar! Kanë menduar se kjo është disfata ime përfundimtare. Dhe kur të gjithë menduan se nuk do të mund të shkoj më tutje, u ngrita, e mora kryqin dhe e çova në Golgotë. Mundësia ekziston edhe atëherë kur të gjithë mendojnë të kundërtën.

    vazhdon-->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  10. #10
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Udha e Kryqit, në Kishen Katolike, kujtohet çdo të premte gjatë kohes së Kreshmeve.




    TE NDALURIT -X-të
    JEZUSIN E ZHVESHIN




    Kur arritën në vendin e quajtur Golgotë d.m.th. Vendi i Kafkës i dhanë të pijë verë të përzier me tëmëlth e, pasi e kërkoi, s’deshi ta pijë. Atëherë e gozhduan në kryq dhe me short i ndanë mes tyre petkat e tij. Pastaj ndenjën dhe e ruanin.(Mt 27, 33-36)


    M E D I T I M
    Kam lejuar të jem lakuriq, të më rrëmbejnë edhe atë që për mua është më intime. Kam lejuar që e keqja e ferrit të zbrazët në mua deri në fund. Kam lejuar që ta çnderojnë trupin dhe intimitetin e trupit tim.

    vazhdon-->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  11. #11
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Udha e Kryqit, në Kishen Katolike, kujtohet çdo të premte gjatë kohes së Kreshmeve.



    TE NDALURIT -XI-të
    JEZUSIN E KRYQËZOJNË




    Ishte ora tre kur e kryqëzuan. Ishte i shkruar mbishkrimi i fajit të tij: “Mbreti i judenjve.” Bashkë me të kryqëzuan edhe dy cuba, njërin në anën e tij të djathtë, kurse tjetrin në të majtën e tij. (Mk 15, 25-27)


    M E D I T I M
    Ndërsa mbart kryqin, ende ke mundësi ta braktisësh atë. Por, kur një herë të gozhdojnë, nuk ke më si të ndalesh prej tij.


    vazhdon-->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  12. #12
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Udha e Kryqit, në Kishen Katolike, kujtohet çdo të premte gjatë kohes së Kreshmeve.



    TE NDALURIT -XII-të
    JEZUSI VDES NË KRYQ




    Që prej orës gjashtë deri në orën nëntë errësira e mbuloi mbarë tokën. Rreth orës nëntë, Jezusi klithi me zë të madh: “Eli, Eli! Lema sabakthani? që d.m.th: Hyji im, Hyji im! Përse hoqe dorë prej meje!” Disa prej të pranishmëve, kur dëgjuan, thanë: “Ky po thërret Elinë!” E Jezusi bërtiti edhe një herë me zë të madh e dha shpirt. (Mt 27, 45-47.50)


    M E D I T I M
    Vdekja. Po shkoj nga kjo botë. Por për të jetuar, e jo për t’u zhdukur. Vdekja ime është përmbushje e vullnetit të Atit. Dhe prandaj kam thënë: “O Atë, në duart e tua po e dorëzoj shpirtin tim”. E kam kryer planin e Atit.

    vazhdon-->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  13. #13
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Udha e Kryqit, në Kishen Katolike, kujtohet çdo të premte gjatë kohes së Kreshmeve.




    TE NDALURIT -XIII-të
    JEZUSIN E ULIN PREJ KRYQIT



    Një frikë e madhe e kapi centurionin dhe ata që bashkë me të po e ruanin Jezusin, kur panë tërmetin dhe ngjarjet e tjera, thanë: “Me të vërtetë ky paska qenë Biri i Hyjit!” Aty ndodheshin e vërenin prej së largu shumë gra, të cilat Jezusin e kishin përcjellë që prej Galilesë dhe i kishin shërbyer. (Mt 27, 54-55)


    M E D I T I M
    Kur vdiqa, atëherë mu afruan miqtë.

    vazhdon-->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  14. #14
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Udha e Kryqit, në Kishen Katolike, kujtohet çdo të premte gjatë kohes së Kreshmeve.



    TE NDALURIT -XIV-të
    JEZUSIN E VARROSIN



    Kur u bë natë, erdhi një pasanik nga Arimateja, që quhej Jozef. Ishte edhe ky nxënës i Jezusit. Jozefi shkoi te Pilati dhe ia lypi trupin e Jezusit. Pilati urdhëroi t’i jepej trupi. Jozefi mori trupin, e mbështolli në pëlhurë të pastër dhe e vendosi në varrin e vet të ri, që e kishte çelur në shkëmb. Pastaj rrokullisi në derë një gur të madh dhe shkoi. (Mt 27, 57-60)


    M E D I T I M

    Miqtë e mi kanë menduar se më kanë shfaqur nderimet më të mëdha me vendosjen e trupit tim në varr. Janë kujdesur për trupin tim. Kjo është çdo gjë që ka qenë në mundësitë e tyre. Kanë harruar se kam thënë: Kjo është vetëm për tri ditë. Vdekja nuk zotëron mbi mua.



    PËRFUNDIMI I UDHËS SË KRYQIT

    O Atë, të falënderoj për këtë Udhë të Kryqit.
    I kam njohur kryqet e mia,
    të cilat duhet t’i marr çdo ditë dhe të shkoj pas Birit tënd.
    Tani e di si duhet pranuar, hequr dorë,
    falur dhe dashuruar përkundër të gjithave!
    Tani e di si vdiqet para vdekjes dhe si i shkohet në takim Jetës.
    Faleminderit që tani po hyj në mbretërinë tënde.
    Po dal nga vullneti im rebelues dhe po hyj në vullnetin tënd.
    Jam duke u bërë pjesëtar i natyrës tënde, fëmija yt, gëzimi yt.

    O Atë, bëj që qysh sot të kryhet edhe ngjallja ime.

    Amen.
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

Tema të Ngjashme

  1. Historia e Kryqit të famshëm të Labovës
    Nga ALBA në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 25-06-2013, 21:32
  2. Shenja e Kryqit - Fuqia, Kuptimi dhe Mrekullitë e tij
    Nga Matrix në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 31-05-2007, 03:23
  3. Gonxhe Bojaxhiu - Nënë Tereza
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 30-12-2006, 15:05
  4. Historia e Kishes Katolike shqiptare ne Kosove
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-06-2006, 16:43
  5. "Familiaris Consortio" Papa Gjon Pali II
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 16-05-2006, 01:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •