TE LUTEMI:
O Zot, bëj që zemrat tona të gurëzuara
të coptohen duke parë mundimet tua
e të bëhen zemra të ndieshme prej mishi!
Bëj që Kryqi yt të zhdukë paragjykimet tona
me vegimin e luftës sate sfilitëse kundër vdekjes,
ta zhdukë indiferencën tonë e kundërshtimin tonë !
O Zot, bëj që të mos shtiem më short,
sikurse ushtarët, te këmbët e Kryqit;
mos shtiem më short,
të shtyrë nga një hisori e verbër dhe e marrë,
mbi petkat tuaja, me rrezikun që të grisim
mantelin një cope të Kishës sate !
Shpirti i Hyjit na priftë për të kuptuar misteret tua,
misterin e dashurisë të së Shenjtërueshmes Trini,
përse kur ti vuan, Ati është në ty,
E kur vdes, Shpirti Shenjt rri zgjuar mbi ty !
Ty, o Atë,
nëpër Shpirtin Shenjt,
nder e lumni
të qoftë në shekuj të shekujve !
AMEN
Udha e Kryqit, në Kishen Katolike, kujtohet çdo të premte gjatë kohes së Kreshmeve.
Përgatiti: Famullia Katolike "Shën Katarina" - Pejë, 2006
FILLIMI I UDHËS SË KRYQIT
O i miri dhe i dashuri Jezu Krisht,
jemi të bashkuar në përkujtimin e udhës së mundimeve tua.
Këtë përkushti po e paraqesim për nderim të emrit tënd,
për nevoja tona shpirtërore, për freskim të shpirtërave purgatorit
dhe si për nevojat e kishës shenjte.
Amen.
TE NDALURIT E -I-rë;
JEZU KRISHTIN E DENOJNE ME VDEKJE
(Mt 27, 22-23.26)
E Pilati i pyeti: “Ç’të bëj, pra, me Jezusin që quhet Krisht?” Të gjithë u përgjigjën: “Të kryqëzohet!” Por ai u tha: “Ç’të keqe bëri?” Por ata bërtitnin edhe më fort: “Të kryqëzohet!” Atëherë ua liroi Barabën, kurse Jezusin, pasi e frushkulloi, ua dorëzoi të kryqëzohet.
MEDITIM
Dëgjoje Jezusin që po të flet: Mua më kanë gjykuar dhe më kanë dënuar. Klika qeveritare dhe ajo fetare më ka gjykuar së bashku me popullin që i ka dëgjuar predikimet e mia, ndërsa miqtë dhe apostujt e mi ikën andej e këndej. Pak përpara më kanë lavdëruar, kanë qenë të mahnitur prej mrekullive, kanë pasur mall për të më prekur dhe më premtonin miqësi besnike. Tani janë kthyer kundër meje dhe prej Pilatit kërkojnë që të më kryqëzojë. Pilati, i huaj në vendin tim, dëshiroi të më liroj. Por bashkëqytetarët e mi e detyruan të më dënojnë.
Krijoni Kontakt