Dashurite e Lord Bajronit

» Dėrguar mė: 28/02/2009 - 13:17


Biografia e shkurtėr qė i bėn Edna O'Brien Bajronit, ka tė bėjė mė shumė me dashuritė e jetės sė tij dhe marrėdhėniet qė ai kishte me femra tė ndryshme. Aty pėrfshihen Lady Caroline Lamb, gjysmėmotra e tij Augusta Leigh, me tė cilėn ai mund tė ketė pasur njė vajzė, Claire Claremont, motra e Mary Shelley dhe Annabella Milbanke me tė cilėn pati njė martesė njėvjeēare. Mbi kėtė libėr, Nicholas Shakespeare shkruan: "Gjyshi im, poet, besonte nė filxhanėt e tij se ishte mishėrimi i Lord Bajronit. Unė mendoja se i ishte fiksuar kjo, sepse gjatė njė vizite nė Shqipėri pas rėnies sė regjimit tė Enver Hoxhės, unė kisha takuar njė burrė i cili kishte shpenzuar 16 vite duke shkruar pėr javėt qė Bajroni kishte kaluar nė Shqipėri, por censura komuniste ia kishte grisur dhe bėrė copė-copė. Librat mbi Bajronin tentojnė tė thonė diēka mė shumė mbi kėmbėn e djathtė tė deformuar tė poetit. Ecjen e tij tė tmerrshme e shoqja mund ta dėgjonte edhe kur ishte nė krevat, ndėrsa rrinte nė dhomėn e gjysmėmotrės sė tij poshtė (me tė cilėn pati njė marrėdhėnie). Kjo ka nxitur pyetje qė nga vdekja e tij nė njė moēal tė mjerė nė Greqi, i mbuluar me fasha. Edna O'Brien ka thėnė: "Librat e thashethemeve, pisllėku, ligėsia shtrihen nė 'asgjėnė e brendshme' dhe interesi mbi tė do tė rritet gjithnjė e mė shumė. Dashuria e tij e fundit dhe e vėrtetė ishte Kontesha Guiēioli, e cila ka komunikuar me tė nė mėnyrė qė mė vonė ajo tė shkruante kujtimet e veta mbi jetėn e tyre sė bashku nė Itali.

"Pėrse njė libėr tjetėr mbi Bajronin?"

Autorja e librit tė ri "Bajroni i dashuruar", duke iu pėrgjigjur kėsaj pyetjeje thotė qė ai kishte popullaritet tė vazhdueshėm, i cili shoqėrohej me njė mister dhe forcė tėrheqėse qė sfidoi kohėn. "Bajroni i dashuruar", ėshtė pėrgjigja e autores skoceze qė u tėrhoq shumė prej tij. Lady Blessington ka thėnė se Bajroni ishte njeriu mė i jashtėzakonshėm dhe mė i frikshėm qė ajo kishte takuar ndonjėherė. Ndėrsa lexon kėtė ritregim tė madh, kompakt dhe mjaft tė pėlqyeshėm tė jetės sė tij, dikush mund edhe qė tė ndjejė pashmangshmėrinė e biografes dhe subjektit tė saj.
Antologjia Great British Wit citon autoren O'Brien: "Mua mė tėrheqin meshkujt e gjatė, tė pashėm, tė cilėt kanė njė emėrues tė pėrbashkėt. Ata duhet tė jenė bastardė tė fshehtė". Xhorxh Bajron ishte i shkurtėr, i shėndoshė dhe ecte duke ēaluar, por nė kategorinė e tij kishte pak shokė. I riu Stendal, qė e ka takuar atė nė Milano, ishte shokuar nga sqima e tij. Dashuria e tij pėr veten lidhet me neverinė e tij pėr veten. Kjo e bėri atė tė ishte sheshi i fatkeqėsisė sė tij. Njė demon nė formė njerėzore, ishte opinioni i Madam de Stael. Kombinimi i gjeniut dhe i satanait turbullonte virtualisht ēdo njeri qė ai takonte. Kryeministri Lord Melbourne, gruaja e tė cilit, Caroline Lamb pati njė lidhje tė njohur me Bajronin, mė vonė i ka treguar Mbretėreshės Viktoria qė si burrė ishte "tradhtar pėrtej mundėsisė pėr ta konceptuar". Ai joshi ēdokėnd dhe i mashtroi tė gjithė".

"Tė kėqija e tė ēmendura", shfaqen letrat e Bajronit

Ajo ishte njė femėr e egėr, personalitet shoqėror qė e quante tė dashurin e saj "tė ēmendur, tė keq dhe njė rrezik serioz po ta njihje". Ai ishte shkrimtari nevrik, poemat e tė cilit e bėnė atė yllin letrar tė ditėve tė tij. Megjithėse sjellja e tyre e skandalizoi shoqėrinė, detajet mė intime tė lidhjes sė Lordit Xhorxh Bajron me Lady Caroline Lamb, u mbajtėn larg shtypit derisa interneti i ekspozoi tė gjitha detajet personale para publikut. Mėngjesin e ditės sė Shėn Valentinit, dokumente nga arkivi i John Murray u shfaqėn pėr herė tė parė nė Bibliotekėn Kombėtare tė Skocisė, duke dėshmuar lėkundjet e gjendjeve shpirtėrore dhe xhelozinė qė shoqėroi ēiftin. Gjatė kėtij viti, e gjithė marrėdhėnia e tyre do tė publikohet online, e dhėnė nė formėn e letrave dhe tė pusullave tė dashurisė, nga njėri i dashur tek tjetri dhe anasjelltas, e gjithė kjo pėr njė audiencė moderne. David Mcclay, kurator i arkivit, tha se vendimi pėr t'i bėrė publike letrat do tė mirėpritej nga njė audiencė historianėsh dhe studentėsh, por do t'i bėjė apel edhe lexuesit tė gjerė modern, qė ėshtė rritur me njė uri tė madhe e tė pashėndetshme pėr shkrimet e tabloideve me skandale.

Edna O'Brien

"Kėto janė personalitete mahnitėse. Ju mund tė lexoni pėr aventurat e Karoline Lamb dhe pijen e Lord Bajronit dhe tė duket e gjitha kjo sikur ka ndodhur dje", - ka thėnė Mcclay. "Korrespondenca si kėto mund tė vijnė nga e kaluara, por nuk janė tė pluhurosura. Ėshtė diēka qė lexuesit mund ta lidhin me tė tashmen, gjithēka ka ndodhur". Qė nga fillimi lidhja ishte bėrė e njohur. Lamb, e dobėt, me flokė tė shkurtra kaēurrela biondė, ishte gruaja 27-vjeēare e Lord Melbourne, njė politikan i spikatur qė do tė bėhej mė vonė kryeministri i Mbretėreshės Viktoria. Ajo ishte e egėr dhe e sinqertė. Bajroni ishte njė shkrimtar qė me poemat e tij magjepste romantikėt e kohės. Lidhja e tyre u mor vesh nga tė gjithė nė prill 1812. Ata lexonin sė bashku dhe diskutonin poezinė. Ndjenjat e Lambs dolėn shpejt nė sipėrfaqe nė letrat e saj: "Nuk ka asgjė nė Qiell, nė tokė ose poshtė saj si ju & ... nėse jam e dėnuar tė lundroj nė sulfur, kėtej e tutje unė do tė mendoj se ėshtė e vėshtirė dhe mizore arsyeja pse Zoti bėri njė Qenie si ju- nėse nuk na dha forcėn qė tė mos ta admirojmė e ta dashurojmė ...". Lambs i pėlqente tė kėrcente, Bajroni nuk mundej. Ai filloi tė mos i pėlqente sjelljet e saj. Lamb e kishte zakon tė vishej si djalė, ose tė falsifikonte shkrimin e tij dhe ai iku nga Londra pėr ta shmangur atė. Nga qershori i vitit 1812 pasioni i tyre filloi tė shkonte drejt fundit. Disa kritikė besojnė se Bajroni i ka thėnė Lamb se ai ishte homoseksual, nė mėnyrė qė ta largonte prej vetes. Ka shumė mundėsi qė ajo ta ketė kėrcėnuar se do tė tregojė se ai ėshtė biseksual, nėse ai e linte atė. Bajroni i pėrmend tėrthorazi kėrcėnimet e sė dashurės sė tij Lamb, nė njė letėr qė shėnon fundin e lidhjes sė tyre. Letra u shfaq nė Edinburg dhe nė tė shkruhet: "Unė nuk jam injorant i gjuhės sė jashtėzakonshme qė ju keni pėrdorur jo vetėm me mua por edhe me tė tjerėt dhe pohimi i vendosmėrisė suaj qė tė arrini atė qė ju e quani "hakmarrje", mė ka bėrė tė kuptoj dhe tė mėsoj se njė grua e zemėruar ėshtė njė armik i rrezikshėm". Ai thoshte se Lamb e kishte detyruar atė tė linte vendin: "Nė njė masė tė madhe ėshtė falė persekutimit dhe gjėrave tė neveritshme qė ju keni thėnė, tepricave qė ju keni bėrė qė mė detyrojnė mua qė tė lė vendin". Refuzimi e bėri Lamb tė prekte fundin. Nė njė rast, ajo u vesh si shėmbėlltyra druide dhe e djegur e tė dashurit tė saj tė dikurshėm. Nga ana tjetėr i ēoi atij njė tufė flokėsh, madje ajo i qėlloi vetes me thikė nė mes tė njė mbrėmjeje. Shumė veta mendojnė se ajo nuk e mori veten kurrė, megjithėse ajo kaloi njė natė me Dukėn e Wellingtonit nė prag tė Betejės sė Vaterlosė. Ajo u nda nga bashkėshorti nė vitin 1825, por ata qėndruan pranė njėri-tjetrit. Kur ajo vdiq tre vite mė vonė, ai ishte afėr saj.

gsh.