EDITORIAL
Kryeministri Sali Berisha ngushėllon familjen e ish-kryetarit tė degės sė PD-sė nė Vlorė
28-02-2009 / Gazeta 55
Kryeministri Sali Berisha ngushėlloi familjen e tė ndjerit Shpėtim Xhyheri, duke ēmuar veprėn madhore tė tij, nė shėrbim tė atdheut si njė organizator i vyer i Partisė Demokratike tė Vlorės nė kohėt e saj mė tė vėshtira. Ndarja e parakohshme nga jeta e njeriut tuaj mė tė dashur, Shpėtimit, mikut tim dhe veprimtarit tė shquar tė Partisė Demokratike, ėshtė njė humbje e madhe e pa kompensueshme pėr ju, pėr miqtė e Shpėtimit, pėr Vlorėn dhe Partinė Demokratike. Shpėtim Xhyheri ishte njė qytetar dhe prind shembullor, njė udhėheqės, organizator i ēmuar i Partisė Demokratike tė Vlorės nė kohėt e saj mė tė vėshtira. Ai ishte njė zyrtar i pėrkushtuar, atdhetar i flaktė, vepra dhe kontributi i tė cilit do tė kujtohet gjithmonė.Duke ndarė me ju dhimbjen e thellė nga kjo humbje e rėndė, lutem qė ju tė gjeni forcėn pėr tė pėrballuar atė me dinjitet dhe qė shpirti i Shpėtimit tė gjejė paqen qė meriton, shpreh nė telegramin e tij tė ngushėllimit, drejtuar familjarėve tė tė ndjerit Shpėtim Xhyheri, kryeministri i vendit Sali Berisha.
Shpėtim Xhyheri, u nda nga jeta nė moshėn 66-vjeēare. Shpėtim Xhyheri, ish kryetari i degės sė PD-sė Vlorė, nė vitin 2003-2004 dhe gjithashtu ish drejtor i Portit tė Vlorės, ėshtė vetėvrarė me armė gjahu nė gjoks. Ai ėshtė gjetur i vetėvrarė nė banesė nga bashkėshortja e tij. Mendohet se shkak i vetėvrasjes sė Xhyherit tė ketė qene depresioni. Sipas informacioneve Xhyheri ka ndėrruar jetė rrugės pėr nė spitalin e Vlorės.
Nekrologji
Shpėtimi erdhi nė jetė nė 25 shtator 1943 nė familjen e patriotit Muharrem Xhyherit dhe Nafiqesė. Xhyherat ishin ndėr familjet e vjetra qytetare vlonjate tė brumosura me ndenja patriotike e liridashėse. Gjyshi i tij, Aziz Xhyheri ishte mbėshtetės, pjesėmarrės nė aktin madhor tė ngritjes sė Flamurit nė Vlorė, sė bashku me patriotė tė tjerė vlonjatė. Shkollėn fillore e kreu nė qytetin e lindjes. Nė vitin 1961, kreu gjimnazin Ali Demi tė Vlorės. Pas pėrfundimit tė gjimnazit, kreu studimet e larta nė Institutin Pedagogjik ku diplomohet nė degėn matematikė-fizikė.
Pėr shumė vite, deri nė vitin 1989 ka punuar si mėsues nė fshatrat Sevaster, Poro, Llakatund, Nartė, Mekatė. Kudo qė punoi la gjurmė, duke u konsideruar figura e njė njeriu model, korrekt dhe human. Atė periudhė tė vėshtirė qė mbante edhe peshėn e patriotizmit tė familjes Xhyheri e pėrballoi me dinjitin qė e karakterizonte.
I dėshiruar pėr ardhjen e demokracisė u pėrfshi nė lėvizjen demokratike ndėr tė parėt. Ka qenė njė ndėr themeluesit e PD tė qytetit tė Vlorės. Zgjidhet nė strukturat drejtuese tė PD, qysh prej fillimit.
Nė vitin 1991 zgjidhet nė strukturat drejtuese tė PD dhe tė pushtetit lokal.
Emėrohet nė vitin 1991 shef organizmi dhe nėnkryetar i Rrethit Vlorė.
Nė vitin 1996, zgjidhet anėtar i Kėshillit Bashkiak tė qytetit.
Nė vitin 1997, zgjidhet Kryetar i grupit tė Kėshilltarėve tė PD, duke mbajtur njjė qėndrim dinjitoz nė mbrojtje tė opozitės nė Kėshillin Bashkiak.
Nė vitin 1999-2001, zgjidhet nėnkryetar i PD
Nga viti 2001-2004, Kryetar i PD tė rrethit tė Vlorės dhe Kryetar i grupit tė kėshilltarėve tė PD.
Nė vitin 2006, emėrohet Drejtor i Portit Detar Vlorė deri nė vitin 2007, kur mbylli karrierėn e tij.
Jo rastėsisht, Shpėtim Xhyheri ishte qytetar i ndershėm, njeri i devotshėm, miku i respektuar dhe familjari korrekt.
Me ndarjen e Shpėtimit nga jeta, familjes, tė afėrmve, miqve do tu mungojė njeriu i tyre mė i afėrt, partisė, intelektuali mė i devotshėm.
Astrit Patozi, Hasan Halili, Agron Sharra, Gjergj Lezhja, Bujar Leskaj, Ardian Kollozi, Fahri Balliu, Laureta Bejosalla, Luftar Cakrani, Enver Memisha, Ajen Grabova, Dorothe Konomi, Genc Panozaqi, Remzi Haxhiu, Ismet Mersini, Paquze Petriti, Spiro Ēaushi, Petraq Truja, Tanush Shaska, etj.
Krijoni Kontakt