Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,220

    Bluetooth do të monitorojë së shpejti edhe rrahjet e zemrës

    Nëse gjithçka shkon sipas planit, së shpejti Bluetooth do të ndihmojë njerzit të monitorojnë edhe rrahjet e zemrës. Kjo do të mundësohet me aplikimin e standardeve të reja të Bluetooth.

    Ndonëse teknologjia Bluetooth sot është shumë e përdorur në sinkronizimin e celularëve dhe për të punuar pa tela me veglat për PC, Bluetooth Special Internet Group (SIG) po punon në dy standarde të reja.

    Këto standarde do ta bëjnë më të shpejtë përdorimin e teknologjisë dhe do të rrisin efikasitetin e energjisë. Mike Foley, Drejtor Ekzekutiv i Bluetooth SIG thotë se do zgjerojë në masë të madhe kërkesat për komunikimet pa tela të Bluetooth.

    Harxhimi i ulët i energjisë do t’i mundësojnë Bluetooth të punojë edhe me veglat dhe pajisjet që kanë më pak energji se celulari dhe kompjuteri personal, apo edhe monitoruesit e rrahjeve të zemrës.

    “Standardet në konsumin e ulët të energjisë do të hapin shumë mundësi të reja. Kjo jep mundësinë që të ndërtohen sensorë që do të mund të flasin me telefonat celularë dhe që do të mund të kontrollohen nga largësia”, thotë Mike Foley.

    Ndërkohë standardet për përdorimin më të shpejtë të teknologjisë do të mundësojnë dërgimin e MP3-shave pa tela nga kompjuteri në celular, shkarkimet, fotografitë apo çfarëdo tjetër, nga kamera në kompjuter.

    Qëllimi i Bluetooth SIG është që të arrijë një shpejtësi prej 100Mbit për sekondë.

    E hapa kete teme tek ky forum nese shkon ndeshe me rregullat e ketij Forumi mund te levizet ne ndonje Forum tjeter
    Flm per Mirkuptim
    Necky
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540
    Bravo 1 Arritje e madhe kjo sdo te jete me nevoja qe te masim tensionin Arterial
    me Sfignometer
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    tash per tash tensionin po ma mat mobili.............
    tash fillun edhe Tvmobil ....ma mat edhe kohen .........
    rroft teknollogjia qe jeton me pare te mija..............
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dorontina : 24-02-2009 më 06:43
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

Tema të Ngjashme

  1. Zemra
    Nga Fiori në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 31-07-2013, 10:58
  2. Telefonat 'Mobile' - Teknologjia e fundit
    Nga YlliRiaN në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 156
    Postimi i Fundit: 24-01-2012, 13:09
  3. Ku është pozita e zemrës tënde?
    Nga titi-a në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-12-2008, 09:54
  4. Festa e Zemrës Krishtit
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-06-2006, 18:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •