Nëse gjithçka shkon sipas planit, së shpejti Bluetooth do të ndihmojë njerzit të monitorojnë edhe rrahjet e zemrës. Kjo do të mundësohet me aplikimin e standardeve të reja të Bluetooth.
Ndonëse teknologjia Bluetooth sot është shumë e përdorur në sinkronizimin e celularëve dhe për të punuar pa tela me veglat për PC, Bluetooth Special Internet Group (SIG) po punon në dy standarde të reja.
Këto standarde do ta bëjnë më të shpejtë përdorimin e teknologjisë dhe do të rrisin efikasitetin e energjisë. Mike Foley, Drejtor Ekzekutiv i Bluetooth SIG thotë se do zgjerojë në masë të madhe kërkesat për komunikimet pa tela të Bluetooth.
Harxhimi i ulët i energjisë do t’i mundësojnë Bluetooth të punojë edhe me veglat dhe pajisjet që kanë më pak energji se celulari dhe kompjuteri personal, apo edhe monitoruesit e rrahjeve të zemrës.
“Standardet në konsumin e ulët të energjisë do të hapin shumë mundësi të reja. Kjo jep mundësinë që të ndërtohen sensorë që do të mund të flasin me telefonat celularë dhe që do të mund të kontrollohen nga largësia”, thotë Mike Foley.
Ndërkohë standardet për përdorimin më të shpejtë të teknologjisë do të mundësojnë dërgimin e MP3-shave pa tela nga kompjuteri në celular, shkarkimet, fotografitë apo çfarëdo tjetër, nga kamera në kompjuter.
Qëllimi i Bluetooth SIG është që të arrijë një shpejtësi prej 100Mbit për sekondë.
E hapa kete teme tek ky forum nese shkon ndeshe me rregullat e ketij Forumi mund te levizet ne ndonje Forum tjeter
Flm per Mirkuptim
Necky
Krijoni Kontakt