Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 16
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Përleshje mes policisë e ish-pjesëtarëve të TMK-së.

    Përleshje mes policisë e ish-pjesëtarëve të TMK-së



    Ish-pjesëtarë të Trupave Mbrojtëse të Kosovës tentuan të hynin sot me forcë në ndërtesën e Ministrisë së Forcës së Sigurisë.

    Për pasojë janë regjistruar përleshje në protestën e ish-pjesëtarëve të TMK-së.

    Ata janë nxjerrë me forcë nga njësitë speciale jashtë ndërtesës ku ndodhen strukturat drejtuese të FSK-së.

    Protestuesit nuk janë në listën e të përzgjedhurve për FSK-në dhe ata pretendojnë se procesi i seleksionimit nuk ka qenë i drejtë. /TCH/
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    kjo eshte edhe nji rren e radhes si shum rrena tjera si tema qe hap ashtu edhe postimet tujat krejt rrena e urrejtje per ish pjestaret e UÇK-se qe burimin e kan ne beligrad
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Top-Channel ka dhen kete lajm.
    niemand
    Ndryshuar për herë të fundit nga Darius : 23-02-2009 më 10:29
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    nuk eshte nji soi se qe kan tentue te hyn mbrenda e nuk i kan lejue
    e ndryshe eshte me pas perleshje rrahje plagosje dhun etj.
    --------------
    Ish pjesëtarët e TMK-së këmbëngulin në kërkesat e tyre
    Rreth 100 pjesëtarë të ish TMK-së, të papërfshirë në Forcën e Sigurisë së Kosovës, kanë protestuar sot para ndërtesës së ish- SHP të TMK-së. Ata, të revoltuar, tentuan të hynë dhunshëm në objektin ku pritet të vendoset ministria e FSK, me kërkesa të njejta: dorëheqjen e ministrit të forcës së sigurisë, Fehmi Mujota, komandantit të kësaj force gjenerallejtënant, Sylejman Selimit dhe rishikimin e procesit të seleksionimit dhe rekrutimit të pjesëtarëve të TMK-së. Protestuesit janë shpërndarë të qetë.
    Kërkesat e ish-pjesëtarëve të TMK-së mbetën të njëjta, tha kryetari i këshillit orientues të protestës së ish-pjesëtarëve të TMK-së, të papërfshirë në Forcën e Sigurisë së Kosovës, Muhamet Gubetini. Ai duke kërkuar falje nga kolegët e tyre brenda FSK-së, për shqetësimet e shkaktuara, shtoi se hapat e ndërmarrë nga institucionet vendore për pjesëtarët e mbetur jashtë FSK-së janë të ngadalshëm dhe jo fuqiplotë

    “Hapat e ndërmarra nga institucionet tona nuk përkojnë me ritmin e nevojshëm për të shuar pakënaqësitë e ish pjesëtarëve të TMK-së. Premtimet e deritashme që s’janë fuqiplote ende i konsiderojmë si përpjekje e institucioneve për të fituar në kohë. Andaj, fakti që jemi mbledhur sot këtu tregon se qëndrojmë fuqishëm prapa kërkesave tona të parashtruara në institucionet përkatëse vendore. Mirëpresim hapa më intensiv nga institucionet dhe faktorët me ndikim, në mënyrë që të tërhiqemi nga protesta në rrugë, gjë e cila nuk na përkon me karakterin tonë ushtarak”, ka thënë z. Muhamet Gubetini.

    Protesta për shprehjen e pakënaqësive nga pjesëtarët e TMK-së ishte paraparë të ishte e qetë mirëpo, protestuesit u tensionuan dhe iu afruan objektit të FSK-së për të hyrë brenda duke konstatuar se krerët e FSK-së duhet të japin dorëheqje për, siç thanë, gabimin e bërë. Ata u revoltuan sa shprehën pakënaqësi edhe për anëtarët e këshillit organizativ të protestës.

    “Deri sa të dalin ata ne këtu kemi me nejtë. Nuk ka këshill ma. Ata na kanë pru deri qëtu, edhe të gjithë shefat e TMK-së na kanë pru deri qëtu edhe qeveria. Gjithqysh këta janë fajtor se nuk mundet me e dit ai i NATO-s, se kush jam unë. Këta janë përgjegjës, këta na kanë shfrytëzu qe 10 vjet”, ka thënë z. Agim Dërguti, njëri nga protestuesit.
    .

    Numrit të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës iu shtuan edhe përfaqësues të njësisë speciale, të cilët mbanin rend para objektit të ish Shtabit të Përgjithshëm të TMK-së, mirëpo vërehej edhe një numër i pjesëtarëve të karabinierëve të KFOR-it.
    Diku rreth orës 13:00 protestuesit u shpërndanë të qetë duke bërë me dije se do të bëjnë publikë hapat e mëtutjeshëm të organizimit.


    | s.b & RTK staff |
    23 shkurt 2009 - 13:18:56
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anëtarësuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    cfar njerzsh te frustrum dej ne maximum jeni bre ncncncnc hajt llapi paska pak kah mu kap po ti o hard style cfare koke shko gjeje psikologun ma te afert qe e ki se urgjent urgjent te vyn njo .
    We are all Aliens

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    Prishtinë, 23 shkurt - Ministri i Forcës së Sigurisë Fehmi Mujota është shprehur i sigurte se nuk do t`i vazhdojnë më protestat ish`pjesëtarët e TMK`së. Ai këtë qëndrim e ka shprehur sot pas takimit që ka pasur me përfaqësuesit e prestarëve të mbetur jashtë FSK`së, ku ka premtuar se deri në shtator të këtij viti do të ketë edhe një raund të seleksionimit të atyre që i përmbushin kriteret për qenë pjesë e FSK`së.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #7
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Llapi une s'di mo ça po presin qe nuk po te bojne jo moderator, po supermoderator, se vetem me fakte po flet/shkruan

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Edhe një raund seleksionimi për pjesëtarët e ish-TMK-së

    Prishtinë, 24 shkurt - Ministri i Forcës së Sigurisë, Fehmi Mujota u ka premtuar ish-pjesëtarëve të TMK-së se deri në shtator do të ketë edhe një raund të seleksionimit të pjesëtarëve që i përmbushin kriteret themelore, të cilët pastaj mund të inkuadrohen në forcën e re. Këtë premtim Mujota e ka bërë vetëm disa orë pasi ata protestuan para Shtabit të Forcës së Sigurisë. Megjithë paralajmërimet e ish të pakënaqurve se do të vazhdojnë të protestojnë, Mujota u shpreh i bindur se është arritur një marrëveshje që protestat të mos mbahen. "Unë pata një takim me përfaqësuesit e ish-pjesëtarëve të TMK-së dhe i informova se protesta nuk do të mbahet", tha Mujota. Ushtrimet pritet të ndodhin gjatë muajit gusht apo shtator. "Urojmë që më të mirët të zgjedhen në Forcën e Sigurisë. Me rëndësi është që nuk do të ketë protesta", ka thënë Mujota.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar më parë nga Rina_87 Lexo Postimin
    Llapi une s'di mo ça po presin qe nuk po te bojne jo moderator, po supermoderator, se vetem me fakte po flet/shkruan

    ...............
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Prej 99.9% te Shkrimeve te ketij .. jan copje nga Gazetat! .. 0.01 % ka shkru por gjitha jan ofendime/provokime ndaj antareve!! Lirisht bejani nje search e shiheni edhe vet!

    niemand
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga niemand Lexo Postimin
    Prej 99.9% te Shkrimeve te ketij .. jan copje nga Gazetat! .. 0.01 % ka shkru por gjitha jan ofendime/provokime ndaj antareve!! Lirisht bejani nje search e shiheni edhe vet!

    niemand
    ti si hapes i kesaj dezinformate sa keq po te vika qe nuk u ba siq ke pas deshir ti haaaaaa


    ----------------------------

    Është arritur një marrëveshje për ndërprerjen e protestave të ish-pjesëtarëve të TMK-së

    Pas protestave të djeshme të pjesëtarëve të TMK-së para Shtabit të Përgjithshëm, të cilët nuk janë pranuar në FSK, Ministri i Mbrojtjes, Fehmi Mujota, në konferencën me gazetarë ka bërë të ditur autoritetet e KFOR-it kanë shprehur gatishmëri që gjatë marsit ish-pjesëtarët e TMK-së të iu nënshtrohen edhe njëherë testimeve dhe trajnimeve. Ushtrimet për këta pjesëtarë do të mbahen gjatë muajit gusht apo shtator. Mujota me këtë rast ka uruar që kandidatët më të mirë të zgjidhen në Forcën e Sigurisë, duke shtuar se më me rëndësi është arritja e marrëveshjes për ndërprerjen e protestave.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  12. #12
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Citim Postuar më parë nga Dorontina Lexo Postimin
    ...............

    Doru, une seriozisht mendova se Llapi o shume aktive, dhe jo qe thashe ndonje gje me prapavije per moderatoret/ët tane, se me te mire ske ku i gjen....dhe konkurs publik me shpalle, me te mire nuk i kishim gjete

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e bleripz
    Anëtarësuar
    15-06-2005
    Postime
    33
    o LLap shko boju zëdhënes i Thaqit e mos ja fut kot kinse dezinformat është përleshja po shihet shumë mirë në lajmet TV-së

  14. #14
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-02-2009
    Postime
    812
    Citim Postuar më parë nga niemand Lexo Postimin
    Prej 99.9% te Shkrimeve te ketij .. jan copje nga Gazetat! .. 0.01 % ka shkru por gjitha jan ofendime/provokime ndaj antareve!! Lirisht bejani nje search e shiheni edhe vet!

    niemand
    ore nuk e di se si flet ai llapi por per 1 gje jam shum i sigurt gjate kohes se shkurter qe jam ktu ..ti je anetari me i turbullt i ketij forumi ose me sakte shkrimet tua jan me te ndyrat se ti ndoshta je njeri normal por nodhta kur shkruan je i pir apo i zemeruar a nuk e di ne c'far gjendje je ..sa per llapin bravo i qofte ..tamam burr mbron me zemer dhe fakte ate qe beson se esht e drejt...

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Nuk po e shoh malin nga lisat
    Keshtu po thot llapi,por punert qendrojn pak me ndryshe kjo protest kaloi ne nje gjendje shume te acaruar pati shtyrje pati edhe sharje pati edhe thirrje qe ministri i mbrojtjes dhe komandati i fsk-es te japin dorheqje.
    E keqja eshte se edhe protestuesit ishin te ndar ne dysh,me gjith ate ministri na tha se u arrit nje pajtim.Te shofim se a na genjeu ministri prap apo protestat do vazhdojn ,keta djem asesi nuk ben te lehen nen meshiren e politikes keta duhet perkrahur sepse kan kontribua me shume se qdo kush tjeter.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    FSK-ja aleate e NATO-s në rajon!

    Grupi Drejtues Ndërkombëtar diskutoi procesin formimit të FSK-së

    Grupi Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën është mbledhur në Vjenë për të diskutuar procesin e formimit të FSK-së në Kosovë. Anëtarët e Grupit Punues u njohën me rrjedhën e këtij procesi të rëndësishëm për Kosovën nga ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës z. Fehmi Mujota i i cili shoqërohej nga Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar Piter Feit, dhe nga z. Sabri Kiçmari i ngarkuar me punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Vjenë. Ministri Mujota e falënderoi Përfaqësuesin Civil Ndërkombëtar z. Piter Feit për mundësinë e ofruar që në cilësinë e ministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës t’u drejtohet pjesëmarrësve në takim. Ai gjithashtu, i falënderoi përfaqësuesit e shteteve pjesëmarrëse për ndihmën dhe përkrahjen që i kanë dhënë Ministrisë dhe ngritjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe Aleancën Veriatlantike dhe KFOR-in për dizajnimin dhe udhëheqjen e këtij procesi shumë të rëndësishëm. Në fjalën e tij ministri Mujota i ka njoftuar pjesëmarrësit për zhvillimet në Kosovë një vit pas shpalljes së pavarësisë, ndërtimin e kapaciteteve shtetërore në fushën e sigurisë, me theks të posaçëm për punën e Ministrisë dhe ngritjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ai ka shpjeguar procesin e deritanishëm në ngritjen e FSK-së si forcë profesionale, multietnike dhe në funksion të paqes e sigurisë në vend e rajon. Jemi të inkurajuar me mbështetjen konkrete të qeverive të shteteve mike dhe gatishmërinë e tyre për të vazhduar në këtë drejtim. Vëmendje e posaçme iu kushtua procesit të shpërbërjes dhe trajtimit të pjesëtarëve të TMK-së që nuk kanë kaluar në FSK. Ishte vlerësim i përbashkët se ky proces duhet të përmbyllet me dinjitet dhe me bashkëpunim të të gjithë faktorëve. Takimi u mbajt nën kryesimin e Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar z Piter Feit, ndërsa shtetet pjesëmarrëse u përfaqësuan në nivel të Drejtorëve Politik të Ministrive të Jashtme dhe Ambasadorëve, në mesin e të cilëve z. Stjuart Xhons - Drejtor Politik për Ballkanin nga Departamenti i Shtetit amerikan, z. Lari Rossin - Zëvendës asistent i Sekretarit Gjeneral të NATO-s z. Jap De Hop Skefer, Drejtori Politik për Evropën juglindore nga Ministria e Jashtme e Austrisë, z Kugliq, etj, njofton Zyra për Shtyp e Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës.
    ---------------------------------



    Grupi Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën vlerëson të arriturat e përgjithshme në Kosovë
    Grupi Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën vlerësoi sot në Vjenë të arriturat e përgjithshme në Kosovë, me theks të veçantë ndërtimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ndërkaq shqetësimet e ish pjesëtarëve të TMK-së, të cilët nuk janë përfshirë në FSK, do të shqyrtohen personalisht nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hop Skefer, bëri të ditur ministri Fehmi Mujota, i cili prezantoi të arrituarat për ndërtimin e FSK-së.
    Ministri Mujota shfaqi besimin se shumë shpejt do të gjendet një zgjidhje e drejtë dhe e pranueshme për ish pjesëtarët e TMK-së. “Kjo çështje është ngritur edhe deri tek Sekretari gjeneral i NATO-s, Jap De hop Skefer, i cili po punon ngushtë tashmë me gjeneralin Karadok, komandant i NATOs- për Evropë, me admiralin Fixherald dhe me komandantin e KFOR-it gjeneralin Gaj, ne kapacitetin ndërinstitucional, me Qeverinë e Kosovës, me Ministrinë e FSK-së dhe të gjithë janë të interesuar të bëhet një zgjidhje sa më e drejtë, sa më e pranueshme, sa më e dinjitetshme për të gjithë këta pjesëtarë”, tha Mujota.
    Në takimin e Grupit punues për Kosovën, që kryesohet nga përfaqësuesi civil ndërkombëtar, Piter Fajth, u diskutua për zhvillimet në tremujorin e fundit dhe rreth zbatimit të planit të Marti Ahtisarit. Ministri Mujota tha se pjesëmarrësit të vendeve të ndryshme të përfaqësuara në këtë forum, ishin më shumë të interesuar rreth ndërtimit të kapaciteteve të FSK-së.
    “Kemi marrë një përkrahje të fuqishme nga të gjitha vendet që sa më shpejt dhe sipas kritereve dhe standardeve të NATO-s të ngrisim Forcën e Sigurisë së Kosovës në interes të paqes dhe sigurisë, për Kosovën, për rajonin dhe për partneritetet në synimet e integrimeve euratlantike”, tha Mujota.
    Në këtë takim ministri Fehmi Mujota ka theksuar nevojat e shpejta për ndërtimin e FSK-së, duke koordinuar veprimet me NATO-n. Ai tha se shumë vende kanë premtuar sot se do të japin kontributin e tyre të drejtpërdrejtë në Fondin e FSK-së, sa më shpejt që të jetë e mundur. Mujota tha se shumë vende kanë premtuar marrëveshje bashkëpunimi me Kosovën për ngritjen e kapaciteteve të sigurisë në Kosovë me qëllim të stabiliteti të përgjithshëm në rajon.
    mbrapa 27 shkurt 2009 - 14:28:01
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 27-02-2009 më 12:19
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Tema të Ngjashme

  1. Historiku i Tiranes
    Nga INDRITI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 92
    Postimi i Fundit: 31-01-2022, 11:25
  2. Përgjigje: 188
    Postimi i Fundit: 02-09-2013, 21:37
  3. Gjenerali Agim Shehu emerohet Drejtor i Investigimit te tatimet
    Nga juanito02 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 09-12-2008, 13:01
  4. Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 23-12-2007, 09:06
  5. Afatet për kalimin nga një gradë më e ulët në një më të lartë
    Nga Zemrushja në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2007, 00:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •