Te burgosurit arratisen per te dyten here nga burgu Korydallos me helikopter.
Ne kryeqytetin e Greqise, Athine, sot u arratisen per te dyten here nga burgu Korydallos dy kriminele te rrezikshem.
47 vjecari Vassilis Paleokostas dhe 34 vjecari Alket Rizaj arriten qe te ngjiten ne helikopter permes nje shkalle ngjitese te leshuar nga lart.
Rojet hapen zjarr por ata nuk munden qe te ndalonin arratisjen spektakolare te tyre, per te dyten here me helikopter. Helikopteri u gjet me vone pergjate autostrades, ne veri te Athines.
Te dy arriten te arratiseshin nga burgu ne qershor te vitit 2006, po me helikopter por u arrestuan ne gusht po te atij viti.
(novum/sam)
22/02/09 18u58
Krijoni Kontakt