Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 14 prej 14
  1. #1
    Drinbach Maska e DYDRINAS
    Anėtarėsuar
    17-02-2005
    Postime
    7,897
    Faleminderit
    42
    15 falenderime nė 15 postime

    Arratisen serish me helikopter nga burgu Korydallos

    Te burgosurit arratisen per te dyten here nga burgu Korydallos me helikopter.




    Ne kryeqytetin e Greqise, Athine, sot u arratisen per te dyten here nga burgu Korydallos dy kriminele te rrezikshem.

    47 vjecari Vassilis Paleokostas dhe 34 vjecari Alket Rizaj arriten qe te ngjiten ne helikopter permes nje shkalle ngjitese te leshuar nga lart.

    Rojet hapen zjarr por ata nuk munden qe te ndalonin arratisjen spektakolare te tyre, per te dyten here me helikopter. Helikopteri u gjet me vone pergjate autostrades, ne veri te Athines.

    Te dy arriten te arratiseshin nga burgu ne qershor te vitit 2006, po me helikopter por u arrestuan ne gusht po te atij viti.

    (novum/sam)
    22/02/09 18u58
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 22-02-2009 mė 15:52

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-04-2006
    Postime
    175
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Te burgosurit arratisen per te dyten here nga burgu Korydallos me helikopter.




    Ne kryeqytetin e Greqise, Athine, sot u arratisen per te dyten here nga burgu Korydallos dy kriminele te rrezikshem.

    47 vjecari Vassilis Paleokostas dhe 34 vjecari Alket Rizaj arriten qe te ngjiten ne helikopter permes nje shkalle ngjitese te leshuar nga lart.

    Rojet hapen zjarr por ata nuk munden qe te ndalonin arratisjen spektakolare te tyre, per te dyten here me helikopter. Helikopteri u gjet me vone pergjate autostrades, ne veri te Athines.

    Te dy arriten te arratiseshin nga burgu ne qershor te vitit 2006, po me helikopter por u arrestuan ne gusht po te atij viti.

    (novum/sam)
    22/02/09 18u58
    Epo kesaj radhe do ti kene bere mire llogarite.
    Sa do rrosh do te mesosh......

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Selami2006
    Anėtarėsuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Te ?
    Mosha
    36
    Postime
    405
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Selami2006 : 23-02-2009 mė 07:42

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    20,062
    Faleminderit
    22
    83 falenderime nė 81 postime


    Arratisja, familja e Rizait hap shtepine per urime

    Ne qytetin e Ballshit, aty ku jetojne familjaret e Alket Rizait, lajmi per arratisjen e bujshme eshte bere tema e dites. Me qindra te njohur shkonin te uronin te afermit e Alketit, ndersa keta te fundit jane te frikesuar per fatin e djalit te tyre.
    Arratisja, familja e Rizait hap shtepine per urime

    Alket Rizai u arratis per te dyten here me nje helikopter nga nje burg i sigurise se larte ne Greqi. Daja i 35 vjecarit qe eshte ne kerkim nga policia greke mohon qe nipi i tij te kere kryer krime dhe nuk beson se Alekti eshte arratisur vete nga bugu.

    “Kjo mund te jete loje e shtetit grek, qe keta persona te arratisen dy here nga nje burg i sigurise se larte. Ai eshte nxjerre per ta vrare ne ndonje pyll apo ne ndonje vend tjeter”, shprehet Kastriot Beqiri.

    Kete variant mbeshtesin edhe banoret e qytetit te Ballshit. “Ata duan ta vrasin Alketin”, thote nje prej tyre.

    Daja i Alket Rizait thote se me nipin ka kontaktuar vetem 10 dite me pare dhe nuk dinin gje per planet e tij per arratisje. “Gjate kesaj kohe qe zhvillonte gjyqet, ai thoshte se po ndiqte proceset, por nuk na ka folur kurre per nje arratisje te tille”, shton Beqiri.

    Donika, nena e Alketit, ka 11 vjet pa e pare djalin e saj. Ajo jeton me te ardhurat qe vijne nga nje lokal i vogel ne qytetin e Ballshit.

    Nena e Alketit nuk pranon te flase, por tregon ambjentet e dhomes se vogel ku banon prej disa vitesh. Gruaja duket e trembur por edhe e gezuar qe i biri mundi t’i shpetoje burgut per here te dyte.
    Lista e Injorimit: Pirate of Love,referi_1, Le dévoué, Zagor,ane,beni33.

  5. #5
    Drinbach Maska e DYDRINAS
    Anėtarėsuar
    17-02-2005
    Postime
    7,897
    Faleminderit
    42
    15 falenderime nė 15 postime

    Njė grua shqiptare, “truri” i arratisjes

    Njė grua shqiptare, “truri” i arratisjes


    ARDIT BIDO


    Piloti tregon pėr dy personat qė rrėmbyen helikopterin

    Rizai komandonte operacionin me telefon – orė dore



    Truri i operacionit tė arratisjes sė Alket Rizait dhe bashkėpunėtorit tė tij, Vasilis Paleokostas, ka qenė njė grua, e cila mendohet tė jetė shqiptare, sipas mediave greke. Sė bashku me njė tjetėr person, edhe ai sipas tė gjitha gjasave shqiptar, ajo rrėmbeu helikopterin, tė cilin mė pas e uli nė burgun e Koridhalosit pėr tė mundėsuar arratisjen e dy tė shumėkėrkuarve.

    Gruaja ... e arratisjes

    Gazeta greke “Kathimerini” shkruan nė artikullin e saj tė djeshėm se kjo grua “afėrsisht 30 vjeēe, ishte paraqitur nė kompaninė “Interxhet”, si sipėrmarrėse dhe kishte paguar dy herė helikopterė mė 13 dhe 15 shkurt, me tė cilėt shkoi nė Itea”. Pikėrisht tė njėjtėn rrugė ka ndjekur edhe helikopteri i dy ditėve mė parė, qė mundėsoi arratisjen e Alket Rizait dhe Vasilis Paleokostasit.

    E pėrditshmja greke, “Ta Nea”, shkruan se “dje, e njėjta grua, telefonoi nė kompani duke dhėnė tė dhėnat e saj, tė cilat ishin tė njohura pėr punonjėsit, dhe kėrkoi njė helikopter qė ta merrte sė bashku me fėmijėt nga Itea. Kur helikopteri mbėrriti aty dhe u ul nė vendin e paracaktuar, u shfaq gruaja sė bashku me njė burrė, afėrsisht 35 vjeē, me njė makinė, tip “Tojota””.

    Sipas pilotit, i cili rrėfeu nė polici atė ēfarė kishte pėrjetuar gjatė orėve tė rrėmbimit, ai i kishte kėrkuar se ku ishin fėmijėt, por gruaja tha se do tė hipte nė helikopter sė bashku me burrin qė e shoqėronte. Nė polici, piloti rrėfeu se kur pyeti pėr emrin e burrit, ai u pėrgjigj nė mėnyrė tė paqartė me njė emėr qė u dėgjua si “Cinga”.

    Sipas pilotit, kur po i afroheshin Athinės, burri nxori nga xhepi njė granatė, tė cilėn e vendosi nė qafė tė pilotit dhe e drejtoi drejt burgut tė Koridhalosit, ku e detyroi tė ulej nė nivelin e tarracės dhe tė merrte me njė shkallė litari dy tė burgosurit. “Nė ēastin qė dy tė burgosurit hipnin nė helikopter, gruaja kėrcėnonte rojėn e burgut, qė ishte nė kullėn e vrojtimit tė tarracės, me njė automatik tip “Skorpion” dhe ai nuk kundėrshtoi”, – shkruan gazeta “Kathimerini”.

    Telefon-orė dore

    Ndėrkohė policia greke, me anė tė njė njoftimi pėr shtyp, bėn tė ditur se dy personat qė ishin nė helikopter merrnin udhėzime nga Alket Rizai qė fliste me ta nė telefon. Telefoni ishte nė formėn e njė ore dore, qė Rizai e kishte brenda nė burg.

    Piloti rrėfeu nė polici se menjėherė pas largimit nga burgu i Koridhalosit tė arratisurit dhe dy personat qė i ndihmuan i kėrkuan qė tė ulej nė rrugėn Athinė-Lamia prej nga hipėn nė dy xhipa tė zinj, tė cilėt nuk mundi t’i identifikonte. Pėrpara se tė largoheshin, me tė ulur helikopterin, Rizai dhe Paleokostas e lidhėn me litar dhe e lanė nė pjesėn e pasme tė helikopterit, me mjete qė i kishte me vete gruaja, qė duket se ėshtė organizatorja e gjithė operacionit.


    24/02/2009

    standard

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,535
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    eh Zoti e krijoi edhe Gruan...........
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-09-2008
    Postime
    29
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    e prit deri sa ti vrasin

  8. #8
    Drinbach Maska e DYDRINAS
    Anėtarėsuar
    17-02-2005
    Postime
    7,897
    Faleminderit
    42
    15 falenderime nė 15 postime
    Avokati grek i Alket Rizait: Tė ikė jashtė vendit, se kėtu policia do ta vrasė

    » Vendosur: 25/02/2009 - 09:11
    •

    Nga Athina, Marko Caka

    "Duhet tė largohet nga Greqia sa mė shpejt, sepse policia do ta vrasė nė rastin mė tė parė". Njeriu qė shqipton kėto fjalė quhet Joanis Markulakos dhe ėshtė avokati, qė ka shoqėruar nė tė gjitha seancat gjyqėsore Alket Rizain, shqiptarin mė tė famshėm aktualisht brenda kufijve tė shtetit grek dhe jo vetėm.Nė njė intervistė ekskluzive pėr "Panorama", avokati i Rizait ėshtė krejt i drejtpėrdrejtė nė mendimet qė pėrcjell. Sipas tij, paragjykimet se ėshtė shqiptar e kanė dėnuar me burg Alketin, nė njė kohė qė pėr akuzat e ngritura nuk ka pasur nė asnjė rast prova tė forta. Ja intervista e plotė me avokatin qė duket se ėshtė fort i ndikuar nga personaliteti i papėrsėritshėm i klientit tė tij shqiptar.

    Zoti, Markulakos, kur keni kontaktuar pėr herė tė fundit me klientin tuaj, Alket Rizai?

    Ditėn e martė, mė 17 shkurt, vajta pėr tė diskutuar pėr ditėn e gjyqit qė do tė zhvillohej tė hėnėn, pra rreth njė javė mė pas, pasi duhej tė pėrgatiteshim ndaj akuzave qė e rėndonin.

    Cilat janė akuzat apo dėnimet ndaj klientit tuaj Alket Rizai?

    Aktualisht ai do tė shkonte para gjykatės vetėm pėr akuzat pėr planin dhe realizimin e arratisjes sė parė, por edhe pėr njė vrasje tė dyfishtė i akuzuar se e ka kryer po pas arratisjes sė parė. Alket Rizai ėshtė dėnuar pėr ēėshtjen e vrasjes sė qytetarit grek Athanasios Koropioti nga Gjykata e Shkallės sė Parė, qė doli me njė vendim tė diskutueshėm, ku gjykatėsit u ndanė 4 me 3 duke e quajtur tė fajshėm. Por edhe nė Shkallėn e Dytė i njėjti vendim mbeti nė fuqi. Aktualisht, kishte mbetur vetėm Gjykata e Lartė pa dhėnė vendimin e saj dhe unė shpresoja se Alketi do tė fitonte pafajėsinė, pasi nė tė dy gjyqet e para kishte shumė shkelje ligjore, qė u pėrdorėn pėr t'ia faturuar vrasjen Alketit. Pretendimet e Alket Rizait janė se ai nuk ka asnjė lidhje me ēėshtjen, pasi nuk kishte asnjė arsye tė vriste personin nė fjalė, sepse asgjė nuk i kishte ndodhur dhe se e fejuara e Koropiotit ishin shoqe me tė dashurėn e tij.

    Po Gjykata e Lartė me ēfarė vendimi doli?

    Procesi nuk zhvillua kurrė nė Gjykatėn e Lartė. Kjo pėr faktin se Aklket me njė fisnikėri tė rrallė nuk kishte besim te drejtėsia greke dhe ishte mėse i bindur se nuk do tė gjente tė drejtėn e tij. Gjithė ato vuajtje dhe tortura nė qelitė e burgut i dhanė pėr tė kuptuar, se nė Greqi pėr tė ēdo gjė ėshtė e humbur vetėm pėr shkak tė kombėsisė sė tij.

    A kishte fakte tė forta nė duar tė drejtėsisė qė tė vėrtetonin fajėsinė e Alket Rizait?

    Qė tė nxirrte njė vendim duke e vlerėsuar si fajtor, gjykatėsit u ndanė katėr kundėr Alketit dhe tre tė tjerėt pro tij. Pra, kėta tre tė tjerėt e vlerėsuan si tė pafajshėm. Ėshtė shumė e vėshtirė qė tė zbardhet kjo ēėshtje, por unė kisha shumė shpresė se nė Gjykatėn e Lartė ai do tė shpallej i pafajshėm. Dua tė theksoj se nė kėtė proces nuk kishte denoncime dhe akuza qė tė provonin katėrēipėrisht fajėsinė e Alket Rizait. Pastaj ditėn e hėnė Alketi kishte gjyq edhe pėr akuzat nė lidhje me arratisjen e parė me helikopter si dhe pėr njė vrasje tė dyfishtė nė njė lagje tė Athinės, kjo e fundit pa asnjė fakt, qė vėrtetonte pjesėmarrjen e Rizait. Por sidoqoftė ai bashkė me Paleokostėn nuk e pritėn kurrė ditėn e hėnė, pasi kishin planifikuar arratisjen e tyre njė ditė mė parė.
    Ku ishit kur mėsuat arratisjen e klientit tuaj?
    Kisha vajtur pėr uikend kur njė mikeshė e imja mė telefonoi dhe mė tha se Rizai u arratis sėrish duke pėrdorur njė helikopter. I thashė tė mos tallej me mua, nuk po e besoja. Pra, as qė doja ta besoja, por kur hapa televizorin atėherė e kuptova se ishte e vėrtetė. Pra tė dyja arratisjet i kreu ditėn e diel. Mbase dhe e diela qenka ditė fati pėr tė (qesh).

    Gjatė kontakteve qė kishit me Rizain, a kuptuat se ai kishte planifikuar diēka nė mendjen e tij?

    Jo nuk mė dha asgjė. Dihet qė burgu e kishte lodhur, por nė fytyrėn e tij nuk dyshova gjė. Gjithsesi mė la tė kuptoja se nuk ėshtė dorėzuar plotėsisht. Kishte shumė forcė nė vetvete, madje mund ta them se rrallė gjen si ai njeri. Pasi rrezatonte gjithmonė njė siguri tė plotė te vetja. Vetėm rambot nė filma e demonstrojnė njė shenjė tė tillė. Pra, mendja i punonte mirė.

    Gjatė gjithė kėsaj kohe qė ishte nė burg, si ka qenė sjellja e tij?

    Kishte sjellje tė mirė. Megjithėse cilėsohej ndėr tė burgosurit e rrezikshėm, ai nuk kishte sjellė kurrė probleme tek tė burgosurit e tjerė. Kishte njė hije tė rėndė nė burg dhe tė tjerėt e respektonin nė maksimum. Kjo mbase sepse kishte marrė famė me arratisjen e parė. Por dhe miqėsia me vėllezėrit Paleokosta e ka ndihmuar shumė. Ai nuk e duronte kurrė padrejtėsinė. Gjatė gjithė kėsaj kohe vetėm nė njė sherr ėshtė pėrfshirė. Por edhe nė kėtė rast, vetėm sepse u ndje i spiunuar nga shoku i tij. Pra, kishte njė moral fiks. Ishte nga ata tipa qė po ti kesh njėherė mik, tė kanė 10 herė. Kaq sedėr tė fortė kishte.

    Keni vite qė mbeteni avokat besnik i tij. Si ėshtė si klient Rizai?

    Mė cilėsonte si njė avokat shumė tė mirė dhe me besonte se isha i denjė pėr ta mbrojtur. Kishte njė korrektėsi nė marrėdhėniet me mua dhe me jepte siguri nė qėndrimet e tij. Prandaj nuk kam pasur asnjė problem me tė. Ėshtė shumė korrekt dhe dopio burrė. Atė qė thotė, nuk e ndryshon kurrė. Vetėm kėrkonte qė tė kishte drejtėsi nė gjykim me qėllimin pėr tė fituar pafajėsinė e tij.
    Policia e cilėson si njė nga kriminelėt mė tė rrezikshėm. Mund tė jetė edhe juaji ky mendim?
    Alketi ėshtė vetėm njė njeri i pėrndjekur dhe mendon se padrejtėsisht u akuzua dhe dėnua.
    Duhet tė kemi parasysh se shpirti i tij ėshtė i plagosur. Nė qoftė se do tė mbetet nė Greqi, do ta kalojė gjithė jetėn si kaēak dhe jeta e tij rrezikohet plotėsisht. Policia nuk ka zgjidhje tjetėr dhe po tė bjerė nė duart e tyre, ata sigurisht qė do ta vrasin. Pėr kėtė jam plotėsisht i sigurt. Pastaj ėshtė gjynah ta qajė nėna e tij, pasi Alketi nuk i ka bėrė askujt asgjė edhe pse ka kryer dy arratisje. Prandaj pėrmes jush i bėj njė apel, qė tė largohet sa mė parė nga Greqia e tė qėndrojė atje ku e sheh jetėn tė sigurt. Populli nė Greqi mund ta dojė si Alketin ashtu dhe Paleokostėn, por shteti ėshtė egėrsuar ndaj tyre. Sepse pėr shkak tė arratisjes sė tyre autoritetet janė bėrė objekt humori kudo nė botė.

    Nuk cilėsohet e rrezikshme siguria e rendit publik pėr sa kohė Alketi qėndron jashtė qelisė?

    E kam thėnė edhe herė te tjera dhe mendoj se nė qoftė se do tė jetojė nė vendin e tij, nė Shqipėri, me njerėzit qė njeh dhe me prindėrit e tij, do tė jetė djalė shumė i mirė. Sepse nuk ka arsye tė ndihet keq, pasi ėshtė i pafajshėm pėr akuzat ndaj tij.

    Ju ka marrė nė telefon pas arratisjes?

    Jo, jo, fare. Arsyeja ėshtė e qartė se kudo qė tė ndodhet, telefonatat e tij tani pėrgjohen me vendimin e ri tė Qeverisė. Por tani Alketi ėshtė i kujdesshėm pėr ēdo veprim qė bėn. Pra nuk do ta pėsojė si radhėn e kaluar, pasi tani ka eksperiencė.

    Prisni qė ndonjė moment tė flasė me ju pėr t'u konsultuar?

    Ashtu shpresoj, se nė njė moment do tė mė marrė, vetėm pėr tė mė pėrshėndetur, se pėr mbrojtje ligjore e di shumė mirė se nuk ka mė shpresė. Dhe jeta nė Greqi pėr tė ėshtė gjithēka e mbaruar.

    Me prindėrit e tij apo me ndonjė tė afėrm tė tij, a keni pasur kontakte?

    Vetėm njė herė kam biseduar me nėnėn e tij, qė mė pyeti pėr Alketin. Pashė qė po e vuante shumė burgosjen e djalit tė saj.

    Nė Ballsh

    Gjatė ditės se djeshme nė lokalin e tyre pranė qendrės sė qytetit Donika dhe Ramizi, prindėrit e Alket Rizait, kanė pasur njė fluks tė pazakontė vizitorėsh, tė cilėt ishin kryesisht tė njohur tė tyre nga qyteti. Tė gjithė i kanė uruar qė djalin ta ndihmojė Zoti, ndėrkohė qė shumė tė tjerė e kanė vlerėsuar aktin e tij si heroik

    Opinionet

    E gjithė Greqia, kėto ditė ka nė krye tė bisedave Alket Rizain e Vasili Paleokostėn. Pėr ta flitet me njė admirim tė veēantė. Njerėzit nuk e mendojnė se arratisja i bėn tė implikuar para drejtėsisė, pėrkundrazi, sipas tyre kjo mėnyrė largimi i bėn heronj pėrballė njė sistemi tė zhytur nė korrupsion.

    Arrestet me burg

    Gjatė ditės sė djeshme Gjykata e Pireut vendosi arrest me burg pėr katėr policėt e burgut, si dhe pėr pilotin e helikopterit tė arratisjes. Akuza qė u rėndon ka lidhje me pakujdesi dhe shkelje tė rregullave tė shėrbimit, qė ēuan nė arratisjen e dy tė burgosurve Paleokosta e Rizai.

    Qeveria

    Qeveria greke ėshtė vėnė nė shėnjester nga tė gjitha anėt. Pasi vetėm arratisja e sė dielės e ka zhvleftėsuar nė tė gjitha skajet e botės. Janė disa partitė politike, qė kėrkojnė dorėheqjen e Kryeministrit Karamanlis, shpėrndarjen e qeverisė dhe zgjedhje tė reja.

    Gardiani

    Nga hetimet qė kreu dje prokurori i ēėshtjes u zbulua njė shumė e dyshimtė prej 40 mijė eurosh nė llogarinė bankare tė njėrit prej gardianėve tė sektorit 3 tė burgut tė Koridhalosė, ku mbaheshin dy tė burgosurit, Rizai dhe Paleokosta.



    Paleokosta dhe Rizai reputacion nė popull, askush nuk spiunon

    Policia greke e ka tė qartė se kapja e dy tė arratisurve do tė jetė njė sfidė aspak e lehtė. Kjo sepse vėllezėrit Paleokosta, por edhe Alket Rizai, kanė fituar reputacion nė popull, sidomos pas kėsaj arratisjeje tė dytė. Prandaj policia ėshtė e qartė se me gjithė kėrkesat pėr ndihmė nga populli pėr informacione, askush nuk do tė dėshmojė pėr vendndodhjen e tyre. Paleokosta ka qenė njė grabitės i mirėnjohur bankash dhe ka bėrė shumė akte bamirėsie personave tė ndryshėm. Burimet policore flasin se Paleokosta e Rizai disponojnė njė shumė marramendėse prej 5.5 milionė eurosh nga pengjet dhe pohojnė se me ato para ata janė tė gatshėm tė blejnė kėdo qė ofron strehimin e tyre, ndėrrimin e identitetit e tė tjera. Burimet flasin se ndėrkohė Rizai dhe Paleokosta janė pajisur me pasaporta rumune. Shpeshherė si Paleokosta, ashtu dhe Rizai, jashtė qelive, u janė gjendur pranė familjeve tė varfra qė kane pasur nevojė pėr para, duke u dhuruar shuma tė konsiderueshme. Pikėrisht kėto gjeste kanė fituar simpati tė madhe nė popull.


    panorama

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,380
    Faleminderit
    35
    29 falenderime nė 21 postime
    ceshte ki alket riza..
    kush e njeh..
    cmoshe ka..nga eshte..
    per cfar eshte i degjuar ky..
    a ka vrare shqiptare apo grek te pafajshem ?

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    8,812
    Faleminderit
    54
    19 falenderime nė 17 postime
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    ceshte ki alket riza..
    kush e njeh..
    cmoshe ka..nga eshte..
    per cfar eshte i degjuar ky..
    a ka vrare shqiptare apo grek te pafajshem ?
    eshte kusheri i edvinit te hoxhajve o brar lol
    JO SEKS PARA MARTESE

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    610
    Faleminderit
    4
    4 falenderime nė 4 postime
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    ceshte ki alket riza..
    kush e njeh..
    cmoshe ka..nga eshte..
    per cfar eshte i degjuar ky..
    a ka vrare shqiptare apo grek te pafajshem ?


    lexo deshmine e avokatit JOANIS MARKULAKOS

    eshte arrestuar per grindje (rrahje) ne nje lokal nate, akuzohet PADREJTESISHT pa asnje rast faktik si person i rrezikshem * vrases me pagese" pa asnje prove me te vogel mbahet ne burg (si shume e shume te pafajshem te tjere)

    arratiset nga burgu me elikopter dhe kapet perseri


    akuzohet per arratisje

    Arratiset perseri, sigurisht me doren e ZOTIT


    Ky asht i degjuar per TRIM dhe njeri shume i mire dhe korrekt

  12. #12
    Kalimtar i rastit.. Maska e Nice_Boy
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,452
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Ndegjo sikur te ishte aq i mirė , prej burgut s'del bir nene te ik 2 her .. aq me pak me helikopter! Mos harroni!

    Ky eshte njeri i madh .. mafia i madh kshtu 1000% .. por un jam shum krenar qe ka arrit me ik po ishalla se kapin me!!

    niemand

  13. #13
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    19-11-2008
    Vendndodhja
    €
    Postime
    637
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Dy here ?

    Si ishte ajo thenja ? "Me mashtrove nje here, turp te qoft, po me mashtrove dy here, turp me qoft !"


    Megjithate, krimineli mbetet kriminel. Qoft ne Greqi apo ne Shqiperi.

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    610
    Faleminderit
    4
    4 falenderime nė 4 postime
    Citim Postuar mė parė nga niemand Lexo Postimin
    Ndegjo sikur te ishte aq i mirė , prej burgut s'del bir nene te ik 2 her .. aq me pak me helikopter! Mos harroni!

    Ky eshte njeri i madh .. mafia i madh kshtu 1000% .. por un jam shum krenar qe ka arrit me ik po ishalla se kapin me!!

    niemand


    Njeriu ka te drejte edhe TE VRASI kur i cenohet liria dhe jeta e tij padrejtesisht

    Greqia ka mbushur burgjet me shqiptare TE PAFAJSHEM dhe i perdorin per te mbushur xhepat e avokateve

    nje shok i imi u denua 18 muaj burg sepse perdori 5 minuta makinen e nje miku te tij

Tema tė Ngjashme

  1. FC Inter, kampionėt e Italisė (#2)
    Nga interX nė forumin Futbolli
    Pėrgjigje: 524
    Postimi i Fundit: 14-03-2009, 19:41
  2. Arratisja nr. 2, Rizai sfidon Greqinė
    Nga RaPSouL nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 27-02-2009, 09:31
  3. Komunizmi triumfoi sėrish
    Nga Maars nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 15-02-2009, 08:53
  4. Arratisen dy tė burgosur me helikopter nga burgu grek
    Nga nosselgae nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 48
    Postimi i Fundit: 10-09-2006, 13:56
  5. Miss Glob" do te zhvillohet serish ne Shqiperi !!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 28-02-2005, 19:13

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •