Samuel Barclay Beckett

  • Samuel Beket (1906 - 1989)


Nder tere shkrimtaret moderne,Samuel Beket njihet per vizionin e tij te ngrysur ne lidhje me qenien dhe me ekzistencen njerezore.Sipas tij, fati i njeriut ne bote eshte i erret, meqenese ne ēdo kthese jete njeriun e pergjojne semundja, mjerimi, vdekja. Nisur nga ky botekuptim prej pesimisti te pandreqshem, situatat dramatike ne veprat e beket paraqesin aspektet e zymta te jetes: vetmine, dobesine, degradimin, humbjen e dinjitetit. Humori sarkastik qe shoqeron skenat, situatat, gjestet dhe personazhet, e ben me kelthites kete pesimizem te skajshem, qe nuk i le shtegdalje shpreses. Ne funksion te ketij mesazhi deshperues, konceptohen mjediset,heronjte, konfliktet. Por forca pershkruese me te ciles jepen te gjitha keto, e ben Beketin nje nder penat me te forta te letersise moderne.


Jeta dhe veprat

Irlandezi Samuel Beket eshte nje shkrimtar dygjuhesh, ai shkroi sa ne anglisht sa ne frengjisht dhe mjaft shpesh i perktheu veprat e veta nha njera gjuhe ne tjetren. Ai lindi ne nje familje protestante me 1906, ne jug te Dublinit. Mbas studimeve ne vendlindje,ku mesoi gjuhen italiane e franceze, Beketi i ri jeton e punon ne Londer,sa ne Paris, sa ne Dublin. Ketu, ne universitetin e qytetit te lindjes ku qe diplomuar, ai nis nje karriere universitare si petagog i letersise frenge, po shpejt jep doreheqjen, meqenesemesuesia nuk i jepte kenaqesi. Mbas 1937, ne prag te Luftes II Boterore, vendoset pergjithome ne Paris, ku fillimisht ben pjese ne rrethin e ngushte te miqve te shkrimtarit tjeter te shquar irlandez, Xhejms Xhojs, me te cilin eshte njohur qe ne vitin 1928. Jetesen e fiton duke bere pune te ndryshme sekretarie ose duke u marre me perkthime ne anglisht. Nderkaq, veprat e para shkruar ne anglisht - poezi, ese, novela dhe nje roman, mbeten thuajse te panjohura. ne pushtimin e Frances, Beketi angazhohet ne luften e Rezistences me pseudonimin "Sam" dhe merret me mikrofotografi per ca kohe ne Kryqin e Kuq irlandez qe gjendej me mision ne provincat franceze, mandej kthehet ne Paris, ku nis te shkruaje pa pushim.

Beketi behet i njohur si shkrimtar ne hillim te viteve '50 me triologjine romaneske shkruar ne frengjisht : Moloi, Molone vdes, I paemertueshem, kuverehet shkaterrimi i skemave te rrefimit klasik. te njejten pune rrenuese ndermerr ai edhe ne teater, po kesj here me me sukses e ne menyre me rrenjesore. me venien ne skene te pjeses dramatike "Ne pritje te Godose" , Beketi behet menjehere autor ne mde. Nis keshtu nje seri e njepasnjeshmesuksesesh ne teater, qe lidhet me shkrimin e shume pjeseve te reja, te cilat e ndryshojne rrenjesisht historine e teatrit evropian, ndersa vihen ne skene anembane globit. Beketi fiton keshtu statusin e nje shkrimtari modern nga me te medhenjte e epokes dhe emri i tij permendet si prijes i te ashtuquajturit "teater i absurdit" , ku shquhen gjithashtu Jonesko dhe Adamov.

Mbas vitit 1965 Beketi i ben edhe me te skajshme eksperimentimet ne teater, duke krijuar forma dramatike te paimagjinueshme prej askujt tjeter me perpara. Ne vitet '80 ai ka zene tashme ne historine e teatrit modern dhe per te shkruhen teza te shumta universitare, organizohen simpoziume, koloniume, festivale teatrore. Ai vazhdon nderkaq te shkruaje pjese eksperimentale, poezi, proze artistike, ne nje stil te zhveshur, te thate, eliptik, qe u ka nxjerre aq shume pune studiuesve, hulumtuesve e komentuesve, per vete faktin se Beketi nuk fliste per veten, nuk jepte intervista, nuk pranonte te filmohej. "Gjithēka qe kisha per te thene, e kam thene ne vepren time" , eshte nje shprehur ai, duke i demoralizuar kritiket e gazetaret. Madje, nga sikleti i gaetareve, ai nuk shkoi as ne Stokholm per ceremonine e Nobelit, qe iu dha me 1969, por autorizoi botuesin e vet qe ta terhiqte ēmimin. Kurse nje vit me pare nuk pati pranuar oferten e Universitetit te Oksfordit per te drejtuar Katedren e Poezise. Keshtu vazhdoi Beketi deri ne fund te jetes, duke u rrekur me sa mundej qe t'i shpetonte kurthit te lavdise.