SHPALOSJA E KRIZES NE LUGINEN E PRESHEVES
Nga Shirley Cloyes DioGuardi

Mijėra shqiptarė tė Luginės sė Preshevės (nė jug tė Serbisė) u mbolodhėn mė 28 Janar nė qytetin e Preshevės pėr tė kėrkuar lirimin e menjėhershėm tė dhjetė shqiptarėve tė arrestuar nga forcat e xhandarmėrisė serbe muajin e kaluar nėn akuza pėr krime lufte gjatė luftės sė Kosovės mė 1999. Shumica e tė arrestuarėve u torturuan dhe mandej u transferuar nė burg nė Beograd. Protestuesit po ashtu kėrkuar amnesti pėr luftėtarėt lokalė qė luftuar kundėr forcave serbe nė Luginė tė Preshevės mė 2000 dhe 2001, gjatė njė konflikti qė pėrundoi me njė marrėveshje tė hartuar nga NATO, SHBA-tė, dhe OSBE. Ditėn para protestės, partitė politike shqiptare nė Preshevė lėshuar njė deklaratė tė pėrbashkėt, duke thirrur komunitetin ndėrkombėtar pėr tė “ndėrmjetėsuar nė bisedime ne mes qeverisė sė Serbisė dhe pėrfaqėsuesėve politikė shqiptarė pėr tė vlerėsuar procesin shtatė-vjecar tė paqės dhe pėr tė ndaluar keqėsimin e mėtutjeshėm tė gjendjes politike dhe tė sigurisė.”

Ky ėshtė kursi i moralshėm i veprimit, duke patur parasysh dekadat e shkeljeve tė tė drejtave njerėzore tė shqiptarėve nė jug tė Serbisė. Ky ėshtė po ashtu kursi pragmatik i veprimit, sepse arrestimet—gjerėsisht tė besuara si njė pėrpjekje nga ana e qeverisė sė Serbisė pėr tė kriminalizuar shqiptarėt gjerėsa tė bėjnė spastrimin etnik tė “heshtur” tė Luginės sė Preshevės dhe ndarjen e veriut tė Kosovės—kėrcėnojnė stabilitetin e Luginės dhe rajonit. Me luftrat nė vazhdim nė Afganistan dhe Irak, komunitetit ndėrkombėtar aspak nuk i duhet edhe njė konflikt i ri nė Evropėn Juglindore.

Arrestimi dhe Tortura e Shqiptarėve nė Luginė tė Preshevės:
Faktet e Rastit

Mė 26 Dhjetor 2008, nga mesnata deri nė 2:00, qindra policė e paramilitarė serbė bastisėn 17 shtėpi dhe arrestuan dhjetė shqiptarė tė Preshevės. Kėta burra, sė bashku me grate dhe fėmijėt e tyre, u terrorizuan para grykės sė pushkės, u trajtuan brutalisht, dhe, nė shumė raste, u torturuan. Burra, gra, e fėmijė u nxorrėn nga shtretėrit dhe u detyruan tė qėndrojnė jashtė nė borė nė temperature nėn zero gjeri nė ora 9 tė mėngjesit. Gratė dhe fėmijėt qė pėsuan nga hipertermia dhe lėndimet tjera, mė vonė u dėrguan andej kufirit nga miqtė e farefisi pėr t’u kuruar nė spitalin e Gjilanit, Kosovė.

Kėto familje ishin ndėr mė tė varfėrat nė rajon. Ato nuk dinin gjuhėn serbe. Pasi qė nuk kishte prezentė as policė shqiptarė e as pėrkthyes, ata as qė e dinin se pse po sulmoheshin. Sa pėr tė bėrė arrestimet tė duken se u kryen nė mėnyrė tė rregulltė, policia serbe solli me vete edhe nje ekip xhirimi pas torturės qė kishte ushtruar—ku xhirimet tregonin vetėm marrjen e tė burgosurve nėn pranga. Kjo instancė filmike u transmetua nga televizioni shtetėror serb nė mėnyrė dramatike.

Ministri i mbrendshėm serb, Ivica Dacic, lėshoi njė deklaratė ku thuhej se policėt kishin gjetur “armė dhe prova” qė tė dhjetit ishin ish-anėtarė tė Ushtrisė Clirimtare tė Kosovės dhe tė UCPMB-sė, dhe fajtorė pėr kidnapimin e 159 civilėve serbė, burgosjen e tyre nė Gjilan, dhe vrasjen e 51 prej tyre nė mes tė Qershorit dhe Tetorit 1999. Duke i quajtur “Grupi i Gjilanit,” Dacic tha se kėta njerzė kanė tentuar t’i dėbojnė serbėt dhe jo-shqiptarėt tjerė gjatė pėrfundimit tė luftės nė Kosovė. Akuza po ashtu i involvon kėta tė arrestuar edhe nė ngjarjet sporadike tė Marsit 2004, qė erdhėn si pėrgjigje e mbytjes sė njė fėmiu shqiptar nė lum nė veri tė Kosovės.

Sipas njė raporti tė Agence-France Press, nė ditėn e arrestimeve, policėt dhe prokuroret serbė kishin deklaruar se kishin pritur mėse katėr muaj pėr t’i arrestuar kėta tė dyshuar, disa prej tė cilėve po vizitonin Preshevėn nga Kosova dhe Zvicra gjatė pushimeve tė Kėrshėndellave, dhe se operacioni ishin planifikuar detajisht “pėr shkak tė rrezikut ekstremisht tė madh pasi qė tė gjithė tė dyshuarit ishin tė armatosur.”

Duke zbatuar urdhėrat e prokurorit serb tė krimeve tė luftės, policia transferoi nėntė nga tė arrestuarit (Burim Fazliu, Faton Hajdari, Ferat Hajdari, Samet Hajdari, Ahmet Hasani, Agush Memishi, Sylimon Sadiku, Kamber Sahiti, dhe Nazif Hasani) nė paraburgim nė Beograd. I dyshuari i dhjetė, Muhamet Nuhiu, ishte rrahur brutalisht gjatė arrestit, dhe mandej ishte akuzuar vetėm pėr armėmbajtje pa leje dhe ishte liruar pas pagesės sė dėnimit prej 7,000 Eurove. Mediat serbe raportuan dhe prokuroria po hulumton edhe tė paktėn shtatė tė dyshuar tė tjerė, disa prej tė cilėve flitet se janė nė Kosovė.

Dhjetė tė arrestuarit janė lėnduar fizikisht kur ishin arrestuar dhe mandej janė deprivuar nga gjumi dhe janė torturuar nė mėnyra tė tjera. Kėto tė dhėna janė konfirmuar nga tė afėrmit e katėr nga tė arrestuarit qė kishin vizituar tė dashurit e tyre nė burg nė fillim tė Janarit. Qė nga atėherė ėshtė konfirmuar se kėta tė burgosur torturohen cdo ditė.

Analiza dhe Pėrgjigjet ndaj Arrestimeve

Ministri i Mbrendshėm Dacic insiston se arrestimet nuk ishin “akte kundėr qytetarėve shqiptarė” por kundėr njerėzve tė akuzuar pėr “krime serioze” tė cilėt duhet tė sillen para drejtėsisė nė Gjyqin e Krimeve tė Luftės nė Beograd. Por, faktet paraqesin dicka tjetėr. Ahmet Isufi, qė kishte udhėhequr Zonėn e Gjilanit nė Ushtrinė Clirimtare tė Kosovė gjatė luftės sė vitit 1998-99 dhe i cili sot ėshtė nėnkryetar i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, ka deklaruar publikisht se “arrestimet janė tė bazuara nė akuza false. Nuk ka serbė tė zhdukur nė Zonėn e Gjilanit. Akuzat kundrejtė kėtyre shqiptarėve tė Preshevės janė absolutisht tė pavėrteta.” Deklarata e tij ėshtė mbėshtetur edhe nga politikanėt shqiptarė tė Luginės sė Preshevės dhe po ashtu pėrkrahėt nga fakti se qė nga fundi i luftės e deri mė tani, serbėt qė pėrbėjnė mėse 5 pėrqind tė popullatės sė Kosovės, pėrbėjnė rreth 16 pėrqind tė popullatės sė Gjilanit.

Edhepse akte individuale tė dhunės kanė ndodhur kundėr serbėve nė Gjilan mė 1999 dhe 2004, asnjėri nga kėta dhjetė tė arrestuar (disa nga tė cilėt janė ish-anėtarė tė UCK-sė dhe UCPMB-sė) nuk ishin tė involvuar, sipas burimeve tė besueshme shqiptare dhe perėndimore qė nuk duan tė emėrohen. Njėri nga tė arrestuarit ishte vetėm pesėmbėdhjetė vjecar mė 1999; kurse mė shumė se gjysma e tyre ishin civilė qė asnjėherė nuk iu bashkangjitėn forces popullore tė mbrojtjes; dhe disa nga ata as qė ishin nė Gjilan nė kohėn pėr tė cilėn i rėndon akuza.

Riza Halimi, deputeti i vetėm shqiptar nė parlamentin serb dhe lider i Partisė pėr Veprim Demokratik, akuzoi policinė pėr pėrdorim tė tepruar tė forces dhe pėr “militarizim” tė rajonit. Kėshilli Organizues i Preshevės lėshoi njė deklaratė qė thėrret politikanėt vendorė dhe ndėrkombėtarė “tė bėjnė gjithėcka qė ėshtė e mundur pėr lirimin e menjėhershėm tė tė burgosurve.” Ata thanė se “nuk kanė besim nė gjyqėsinė serbe dhe se gjykimet e tyre janė tė motivuara politikisht dhe tė njė-anėshme andaj duhet tė trajtohen nga njė gjyq ndėrkombėtar.”

Zyrtarėt tjerė politikė nė Ballkan dėnuan arrestimet si tė motivuara politikisht dhe thjesht si gabim i rradhės i Serbisė pėr tė destabilizuar rajonin, vecanerisht pėr arsye tė minimit tė Kosovės si shtet tė pavarur. Mė 28 Dhjetor, kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Jakupt Krasniqi, insistoi se arrestimet kishin pėr qėllim “armiqėsinė nė mes shqiptarėve dhe serbėve dhe provokimin ndaj Kosovės.” Ai kėrkoi nga Beogradi qė tė “lirojė tė burgosurit dhe tė jetė i pėrgjegjshėm nė kėtė moment historik tė cilin po e kalon rajoni dhe dy vendet tona.” Ai po ashtu kėrkoi nga komuniteti ndėrkombėtar tė “rrisin presionin e tyre kundrejtė politikės agresive dhe represive qė Serbia po e implementon kėtyre ditėve.”

Arrestimet duket se janė dizajnuar pėr tė arritur edhe qėlime tjera. Sic i ka thenė edhe Januz Musliu, zėvendės kryetar i Bujanovcit, Agence France-Press mė 28 Dhjetor, “i gjithė ky veprim ėshtė njė invencion i qeverisė serbe me qėllim tė largimit tė vėmendjes nga problemet e veta madhore dhe transferimit tė saj nė Luginė tė Preshevės.” Jozyrtarisht, disa zyrtarė dhe pėrfaqėsues perėndimorė kanė thenė se nėn pretekstin e zbatimit tė sundimit tė ligjit dhe ndjekjes sė kriminelėve tė luftės, Beogradi po i pėrdorė kėto arrestime pėr tė hequr vėmendjen ndėrkombėtare nga pėrpjekjet e vazhdueshme tė saj pėr tė destabilizuar Kosovėn veriore dhe pėr ta aneksuar atė pėrfundimisht. Njejtė i rendėsishėm ėshtė edhe fakti se se kėto arrestime janė bėrė si pjesė e fushatės sė Serbisė pėr tė “spastruar etnikisht dhe heshturazi” Luginėn e Preshevės. Duke i akuzuar kėtė njerzė pėr krime tė luftės, Serbia shpreson tė bllokojė pėrfaqėsuesit e komunitetit ndėrkombėtar tė ndėrmarrin veprime tė nevojshme nė emėr tė tė burgosurve. Besohet nga unė dhe analistė tjerė se Beogradi do tė mirėpriste njė pėrgjigje tė dhunėshme nga ana e shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės si mėnyrė e mirė pėr t’i justifikuar arrestimet para komunitetit ndėrkombėtar.

Nė tė njejtėn kohė, pėrmes arrestimit, torturimit, dhe burgosjes sė njerėzve tė varfėr e tė margjinalizuar, Serbia shpreson t’i frikėsojė shqiptarėt e Luginės sė Preshevės nė mėnyrė qė ata tė largohen nga vatrat e tyre pėrgjithmonė. Sipas regjistrimit tė popullsisė tė vitit 2002, ka mėse 70,000 shqiptarė nė Preshevė, Medvegjė, dhe Bujanovc. Nė realitet, 30-40 perqind e kėtij numri jetojnė jashtė Luginės qoftė si punonjės sezonal apo ilegal. Ndėrkohė, shqiptarėt po e lėnė Luginėn e Preshevės pėr cdo ditė e mė shumė, qoftė pėr nė Kosovė, apo Perėndim, sepse jeta pėr shumicėn e tyre atje ėshtė bėrė e padurueshme, pa punė dhe me keqtrajtim tė vazhdueshėm nga forcat policore dhe ushtarake serbe.

Prapavija e Shpalosjes sė Krizės nė Luginė tė Preshevės

Lugina e Preshevės (Presheva, Medvegja, dhe Bujanovci) ėshtė e banuar kryesisht me shqiptarė etnikė dhe gjendet nė pjesėn jugore tė Serbisė pranė kufirit me Kosovėn dhe Maqedoninė. Nė Mars 1992, pas dekada diskriminimi anti-shqiptar dhe represioni, 99 pėrqind e shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės votuan pėr tė qenė njė “rajon special territorial dhe kushtetues,” qė do t’i bashkangjitej Kosovės nėse definimi i statusit tė saj politik pėrfundon nė ndarjen e pjesės veriore tė saj.

As Beogradi e as komuniteti ndėrkombėtar nuk e njohėn kėtė vullnet tė njerėzve. Nė fund tė luftės sė Kosovės, trupat serbe nė tėrheqje pėrdhunuan, vodhėn, dhe dogjėn gjatė kalimit nėpėr Luginė tė Preshevės, duke bėrė tė ikin mijėra banorė shqiptarė shumica e tė cilėve edhe sot e kėsaj dite nuk kanė patur mundėsi tė kthehen nė vatrat e tyre.

Kjo, sė bashku me pėrkeqėsimin e gjendjes ekonomike (mėse 75 pėrqind e shqiptarėve nė Luginė tė Preshevės janė tė papunėsuar) dhe diskriminimin politik, solli deri tek formimi i UCPMB-sė, e cila luftoi kundėr forcave serbe tė sigurimit nga viti 2000 deri mė 2001. Luftimi pėrfundoi nė Mars 2001 kur tė dyja palėt nėnshkruan njė marrėveshje demilitarizimi tė njohur si Marrėveshja e Konculit. Marrėveshja e Konculit kėrkonte reforma madhore nga ana e Beogradit pėr tė sjellur tė drejtat e nevojshme njerėzore dhe qytetare pėr pakicėn shqiptare tė kėtij rajoni, por shumica e ketyre reformave ende nuk janė implementuar. Tutje, njė bazė e madhe ushtarake serbe ėshtė afėr pėrfundmit sė ndėrtuari nė Cepotin, shumė afėr Bujanovcit. Shqiptarėt kėtė e shohin si njė provokim dhe marrje nėn kontrollė tė Luginės ushtarakisht.

Nė njė deklaratė publike qė dononte arrestimet, mė 28 Dhjetor, tė shtatė partite politike shqiptare, sė bashku edhe me Kėshillin pėr tė Drejtat e Njeriut nė Luginė tė Preshevės, kundėrshtuan casjen selektive tė Serbisė, “e cila deri mė tani nuk ka hedhur aspak dritė mbi krimet kundėr shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės” para dhe pas luftės sė Kosovės. Ata po ashtu potencuan mosvullnetin e Beogradit pėr tė mundėsuar “kthimin e mijėra shqiptarėve tė zhvendosur nga Lugina e Preshevės, vecanėrisht tė anėtarėve tė ish-UCPMB-sė dhe familjeve tė tyre.”

Ata po ashtu theksuan edhe dėshtimin e Serbisė pėr tė pėrmbushur obligimet e veta sipas Marrėveshjes sė Konculit. Shqiptarėt ende jetojnė nė varfėri, kanė pak pėrfaqėsim nė institucione publike, dhe nuk kanė casje nė arsimim tė lartė. Mė 28 Nėntor 2008, rreth njė muaji para arrestimeve, 8,000 protestues nga Presheva, Medvegja, dhe Bujanovci marshuan rrugėve tė Preshevės duke kėrkuar legalizimin e pėrdorimit tė flamurit shqiptar dhe gjuhės shqipe nė publik, hapjen e njė universiteti shqiptar nė Luginė tė Preshevės, dhe largimin e ushtrisė serbe nga rajoni.

Rekomandime

Dallimi nė mes tė tė drejtave tė garantuara pėr serbėt qė jetojnė nė veri tė Kosovės (qė pėrfshinė edhe lidhjet e tyre me institucionet nė Serbi) dhe mohimit tė tė drejtave njerėzore dhe qytetare tė shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės (duke pėrfshirė casjen nė institucione nė Kosovė dhe Shqipėri) ėshtė tmerrėsisht jofer, shkelė standardet ndėrkombėtare dhe ėshtė krejtėsisht i paqėndrueshėm. Komuniteti ndėrkombėtar duhet tė marrė qėndrim publik nė pėrkrahje tė tė drejtave tė shqiptarėve nė Luginė tė Preshevės dhe tė insistojė qė Beogradi tė pėrfundojė abuzimet e tij nėse dėshiron pranim nė Bashkimin Evropian.
Ka patur pėrgjigje jo tė bollėshme nga ana e komunitetit ndėrkombėtar nė lidhje me arrestimet ilegale tė dhjetė shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės dhe torturen e ushtruar mbi ta. Edhe SHBA-tė thuajse u gjendėn nė positė tė palakmueshme pėr tė reaguar, pasi qė ishin nė mes tė transferimit tė pushtetit nga Bushi tek Obama. Ky tranzicion pushteti zyrtarisht ka mbaruar, dhe pėr shkak tė rrezikut qė paraqet situata nė Luginė tė Preshevės ndaj stabilitetit rajonal, duhen ndėrmarrė veprime tė menjėherėshme pėr tė hulumtuar bazėn e kėtyre arrestimeve, pėr tė dėnuar publikisht torturėn e kėtyre tė burgosurve shqiptarė, dhe pėr tė kėrkuar lirimin e tyre. Kėshilli i Evropės duhet gjithashtu tė paraqesė njė resolute nė emėr tė tė burgosurve dhe organizatat e tė tė drejtave tė njeriut nė rajon dhe anekėnd botės duhet t’i bashkangjiten kėsaj nisme.

Pasi qė shqiptarėt e burgosur mund tė mbahen nė burg para gjykimit deri nė gjashtė muaj sipas ligjit serb (masa fillestare e paraburgimit pėr 30 ditė tani ėshtė vazhduar edhe pėr dy muaj) dhe mandej deri nė tetėmbėdhjetė muaj apo dy vite gjatė gjykimit, pėrpjekje tė menjėherėshme diplomatike duhet ndėrmarrė pėr tė parandaluar kėtė. Serbisė duhet t’i kėrkohet tė paraqesė evidencė dhe dėshmi pėr aktivitetin e tyre kriminal apo tė anulojė akuzėn.

Amnestia qė i ishte dhėnė ish-anėtarėve tė UCPMB-sė sipas Marrėveshjes sė Konculit, sė bashku edhe me nenet tjera tė kėsaj marrėveshje, duhet tė respektohet nė plotėni.

Partitė politike shqiptare dhe Kėshilli pėr tė Drejtat e Njeriut nė Luginė tė Preshevės, duke cituar politizimin e vazhdueshėm tė judikaturės serbe, kanė bėrė thirrje pėr njė mision ndėrkombėtar monitorues pėr tė pėrcjellur statusin e tė dhjetė tė burgosurve. Pėrveq pėrmbushjes sė kėsaj kėrkese, njė raportues special pėr tė drejta tė pakicave duhet emėruar pėr tė hulumtuar kėto arrestime dhe statusin e shqiptarėve nė Luginė tė Preshevės, duke pėrfshirė edhe pėrpjekjet serbe pėr tė parandaluar kthimin e mijėra shqiptarėve qė ishin detyruar tė largoheshin pėr nė Kosovė gjatė luftės sė Kosovės dhe gjatė konfliktit tė vitit 2001 si pjesė e njė fushate pėr tė spastruar etnikisht dhe heshturazi Preshevėn, Medvegjėn, dhe Bujanovcin nga shqiptarėt.

Partitė politike shqiptare nė Luginė tė Preshevės duhet tė thėrrasin njė takim me Presidentin Boris Tadiq dhe ambasadorėt e vendeve Kuintit (BE-sė, SHBA-ve, Japonisė, Australisė, dhe Kanadasė) pėr tė zgjidhur konfliktin.

Lidershipi i Luginės sė Preshevės duhet tė refuzojė kryerjen e detyrave tė tyre nė kuadėr tė qeverisjes lokale gjerėsa njė proces serioz i ndėrmjetėsimit, qė pėrfshinė shqiptarėt, serbėt, dhe ndėrkombėtarėt tė fillojė.


28 Janar 2009

Shirley Cloyes DioGuardi ėshtė Kėshilltare pėr Cėshtje tė Ballkanit pranė Ligės Qytetare Shqiptaro-Amerikane. Ky artikull ėshtė botuar pėr herė tė parė nė gazetėn Shqiptarto-Amerikane Illyria.