E qeshura e pashpirtė e Bush-it mė ndezi

Muntad’her al Zaidi, gazetari irakian nė gjyq pėr gjuajtjen e kėpucėve tė tij vitin e kaluar nė presidentin e atėhershėm Xhorxh W. Bush tha se “e qeshura e pashpirtė dhe gjakftoftė” e Bush-it dhe tallja e tij e provokuan atė.

Ai shpjegoi veprimet e tij nė njė paraqitje njė orėshe tė enjten nė Gjyqin Qendror tė Krimeve nė Irak. I pyetur se mos dikush e ka shtyrė apo motivuar tė bėnte kėtė, Al Zaidi tha se ai u prek nga “dhunimet qė po kryhen kundėr Irakianėve.”

“Unė shikoja Bush-in dhe parafytyroja gjakun e tė pafajshmėve duke rrjedhur nėn kėmbėt e tij, derisa ai qeshej – sikur tė kishte ardhė ti jipte lamtumirėn Irakut dhe pėrkrahjen e fundit me mbi 1 milion dėshmorė,” tha Al Zaidi. “Nė atė moment, ndjeva se ky ishte njeriu qė e mbyti kombin tonė...vrasėsi kryesor dhe pėrgjegjės pėr mbytjen e popullit tonė.”

Duke folur nė paraqitjen e tij tė parė publike qė nga arrestimi i tij dy muaj mė parė, Al Zaidi i tha gjykatės se “u emocionua dhe gjuajti kėpucėn nė tė” dhe “kėpuca e dytė ishte padashje.”

”Nuk kisha qėllim ta vras komandantin e forcave okupuese...edhe po tė kisha armė...vetėm i shpreha ndjenjat e mia tė brendshme dhe ndjenjat e tė gjithė atyre Irakianėve nga lindja e perėndimi, nga veriu e jugu dhe urrejtjen qė ata kanė pėr tė,” tha ai.

Al Zaidi tha se ai ishte rrahur keq nė sytė e kryeministrit dhe botės kur ai u nxor jashtė nga dhoma ku mbahej konferenca pėr shtyp.

I veshur me njė kostum ngjyrė ulliri dhe tė gjelbėr dhe me kėpucė tė zeza, Al Zaidi hyri nė gjykatė ku u prit me duartrokitje tė larta dhe brohoritje.

Disa familjarė dhe pėrkrahės, qė ishin duke pritur jashtė, i varėn atij nė qafė njė flamur tė Irakut.

Njė grua nga turma bėrtiti “Ti je hero!”. Nipi i tij 6 vjeēar Hajdari, qėndroi jashtė dhomės sė gjykatės dhe recitoi vjershėn “Gjuaje me kėpucė...vampirin.”

Kur doli, turma duke u shtyrė u afruan drejt Al Zaidit, i cili pėrshėndeti me dorė derisa po largohej.

Me traditė, gjuajtja e kėpucės ėshtė akti mė ofendues nė botėn Arabe.

Gjesti i tij preku nervin mospėrfillės pėrgjatė botės Arabe dhe Muslimane.
Ai konsiderohet si hero nga shumė njerėz, dhe demonstruesit kanė dalė nė rrugė nė botėn Arabe duke kėrkuar nga shteti qė ai tė lirohet.

Pėrktheu: Sefedin Muēaj

Marrė nga faqja: www.timeturk.com