Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1

    Kosova Në Okb Apo Drejt Tiranës Ose Shkupit

    KOSOVA NË OKB APO DREJT TIRANËS OSE SHKUPIT




    Kosova, në ecjen e pashmangshme dhe të pakthyeshme drejt pavarësisë, në vështrimin historik, diplomatik e juridik, merr rëndësinë e vet të pakufishme njohja e saj horizontale nga shtete të veçanta të planetit dhe njohja vertikale nga institucione ndërkombëtare si Organizata e Kombeve të Bashkuara, etj.

    Për njohjen ndërkombëtare të shtetit të ri të Kosovës, në këto dy vite, kemi tri dukuri:

    E para: Shpallja e Pavarësisë së Kosovës e njohja e shtetit të saj u bënë në mënyrë të sinkronizuar e të koordinuar me Uashingtonin e Brukselin, në linjën euroatlantike SHBA-BE dhe më ngushtësisht me vendet e të cilësuarit “Grup i Kontaktit për Kosovën”, si me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe e Irlandës së Veriut, Republikën e Francës, Republikën Federale të Gjermanisë e Republikën e Italisë, që e kanë në kuadrin e UNMIKU-t, në 5 administrime sektoriale gjeopolitike e ushtarake territorin e Kosovës.

    E dyta: Të gjitha njohjet janë kryer në planin horizontal nga 54 shtete të veçanta e nuk kemi pasur asnjë njohje vertikale, në bllok, nga ndonjë organizëm ndërkombëtar.

    E treta: Gjatë vitit të parë të pavarësisë kemi pasur njohje kualitative, shtete me peshë në botën e sotme.

    Këto 54 shtete përbëjnë mbi 71 për qind të GDP-së botërore, 3 nga 5 vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit apo 60 për qind e tyre, 7 shtetet anëtare të Grupit të Kontaktit G-7, 22 nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian apo 81.4 për qind e tyre, 22 nga 26 vendet anëtare të NATO-s apo 84.62 për qind e tyre, 33 nga 47 shtetet anëtare të Këshillit të Evropës apo 70.21 për qind, 33 nga 56 shtetet anëtare në OSBE apo 62.5 për qind. Ndër këto shtete, disa kanë fuqi të madhe planetare, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që në vitin 2006 dhanë 22 për qind të të gjitha donacioneve botërore për OKB-në, që për vitin 2006 në NATO 25 shtete kishin 824 bilionë USD financime, ndërsa SHBA 528 bilionë USD. Ndër 10 shtetet kualitative, si SHBA-ja, Japonia, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Italia, Kanadaja, Koreja e Jugut, Holanda e Australia japin 64.23 për qind të fondeve të OKB-së.

    Ndërsa, në vitin e dytë, të saponisur, duhet të përqendrohemi edhe tek njohjet kuantitative, për sa më shumë shtete të botës. Për këto arsye: Nga 192 shtete anëtare të OKB-së e kanë njohur mbi një e treta e tyre apo 36 për qind, nga 57 shtete të Konferencës së Vendeve Islamike e kanë njohur vetëm 8 prej tyre (Shqipëria, Turqia, Afganistani, Senegali, Burkina Faso, Emiratet e Bashkuara Arabe, Malajzia, Sierra Leone) apo 14.4 për qind, ndërsa nga 22 shtete anëtare të Lidhjes Arabe e kanë njohur vetëm Emiratet e Bashkuara Arabe apo 4.55 për qind. Asnjë nga 12 shtetet anëtare të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura, ku hyjnë shtete të pavarura të ish-Bashkimit Sovjetik.

    E rëndësishme është se Kosovën, kundërshtarët e pavarësisë së saj, nuk arritën ta formatojnë në asnjërën nga tri modelet e kohës:

    Modeli i parë: Ta linin si Qipron Veriore, që e ka njohur vetëm Turqia, ashtu siç e kishte njohur Kosovën vetëm Shqipëria.

    Modeli i dytë: Me revoltat e inspiruara, dirigjuara e sfumuara në vitin 2004, ta bënin “Palestinë” në Ballkan, për ta penguar drejt pavarësisë e anëtarësimit në OKB, sepse edhe Palestinën e kanë njohur si shtet rreth një e treta e vendeve anëtare të OKB-së, ka përfaqësi diplomatike në të gjitha kontinentet, por në disa dekada ka arritur ta ketë vetëm statusin e vëzhguesit në OKB.

    Modeli i tretë: Nuk mundën as në vitin 2008 ta kthenin si Taivanin, që e kanë njohur 23 shtete të botës, është moshatar me OKB-në, por ende nuk ka dritë në horizont për të qenë anëtare e saj.

    Anëtarësimi i Kosovës në OKB kërkon bohemë diplomatike, vetëlobing e lobingje të projektuara e të sforcuara, kushte politike etj., çka faktori shqiptar në Ballkan e bota euroatlantike në Bruksel e Uashington, pavarësisht nga lufta me terrorizmin në Irak e Afganistan, lufta në mes Rusisë e Gjeorgjisë, fushata elektorale në Amerikë, kriza financiare botërore, etj., Kosova, më 2008 e më 2009, nuk ka dalë as nga rendi i ditës, por as nuk ka arritur atje ku duhej të shkonte me progresin e njohjeve të reja nga shtete të ndryshme të botës, që t’i kishte hapat më të shpejtë drejt OKB-së.

    Deri më tani aleanca serbo-ruse, së bashku me aleatët politikë, ekonomikë, ushtarakë e nostalgjikë, si në Konferencën e Vendeve Islamike, në Lidhjen Arabe, në Bashkësinë e Shteteve të Pavarura (CIS), Organizatën e Vendeve të Paangazhuara (NAM), Organizata e Sigurisë Kolektive (CSTO), Organizata e Kooperimit Shangai (SCO), etj. në përballjen diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian e NATO-n, me faktorin shqiptar në Tiranë e Prishtinë, nuk kanë dalë të fituar, megjithëse kanë bërë të pamundurën nga lobingjet tek kërcënimet etj. Nisur nga të gjitha përballjet diplomatike në skenë e prapaskenë, nga kushtet në e nën tavolina pune, nga lobingjet e shteteve të veçanta apo organizma të ndryshme ndërkombëtare, e gjithë puna në këto dy dekada e në dy vitet e pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ka rezultante e rezultat të vetin sigurimin e numrit të votave nga shtetet anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

    Për anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara duhet të kapërcehen tri pragje shifrore të votave të anëtarëve të saj.

    Pragu i parë: Të kapet medoemos shifra 65 e njohjeve të shtetit të Kosovës.

    Deri më tani, në vitet 2008 e 2009, na ka ndihmuar fati historik se boshti serbo-rus me aleatët e vjetër e të rinj, nuk kanë pasur fuqi të përballen me aleancat euroatlantike dhe as nuk mund të harxhojnë aq shumë energji për të penguar anëtarësimin e Kosovës në OKB, pasi kanë pasur e kanë çështjet e tyre të brendshme e të jashtme mjaft problematike. Prandaj nuk kanë sponsorizuar ndonjë akt apo rezolutë kërcënuese apo bllokuese për mosnjohjen e Kosovës si anëtare e OKB-së, pavarësisht faktit se u mjaftojnë në këtë qëndrim e veprim të mbrapshtë vetëm 65 vota nga shtetet anëtare të OKB-së, çka do të thotë një votë më shumë se një e treta e numrit të vendeve anëtare. Përndryshe, me 65 vota kundër Kosova mbetet jashtë OKB-së.

    Boshti serbo-rus, pavarësisht nga përpjekjet e urrejtjet kundër Kosovës, në investigimet e kalkulimet e kësaj çështjeje, ka parë se: a) numri i aleatëve të tyre të vjetër e të rinj kundër Kosovës nuk shkon as në 50 shtete; b) ka një numër të konsiderueshëm të shteteve që kanë zgjedhur “abstenimin”; c) disa shtete kanë pranuar heshtjen; d) disa shtete kanë pak njohuri për çështjen e Kosovës; e) disa shtete ende i matin ekuilibrat e forcave të tyre e të rrjedhave të kohës etj.

    Në këto kushte e rrethana, vetëm kur të kapet numri 65 i njohjeve të shtetit të ri të Kosovës, atëherë do të kemi siguruar garancitë se nuk do të ketë bllokim të anëtarësimit të saj në OKB.

    Pragu i dytë: Të kapet shifra tjetër e rëndësishme, me 97 njohje të shtetit të ri të Kosovës.

    Në rast se, sipas objektivit fillestar, do të ishte arritur numri 97, atëherë nuk do të kishte asnjë shans Republika e Serbisë për ta kaluar rezolutën e saj famëkeqe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtatorin e vitit 2008, çka nuk mund t’i jepte asnjë premisë për t’iu drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare.

    Pragu i tretë: Që është edhe hap vendimtar, kërkon 128 + 1 votë, ku numri 128 vota përbën 2/3 e vendeve anëtare në OKB dhe vota (1+) është garanci diplomatike për sigurimin e pragut nëse ndonjë shtet i veçantë tërhiqet në nismën e votën e vet.

    Kosovës, me 128 vota, i mundësohet të jetë anëtari i 193-të në OKB.

    Çështja, në këtë linjë, shtrohet edhe ndryshe: Në rast se edhe pas kësaj arritjeje normative sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara, me sigurimin e 128 votave “Pro” do të ndodhë që Federata Ruse, si anëtare e Këshillit të Sigurimit e ndonjë tjetër anëtar i përhershëm i tij do të ndërmarrin nisma të tjera kundër njohjes institucionale ndërkombëtare të shtetit të ri të Kosovës në OKB, në rast se shtetit të ri të Kosovës ende i cenohen ose nuk i garantohen kufijtë sipas hartës në flamurin shtetëror të saj, atëherë si do të kundërpërgjigjet faktori shqiptar në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Malin e Zi etj.?

    Kjo çështje ka vetëm një zgjidhje me dy alternativa, që mund të na çojnë apo mund të shkojmë drejt saj.

    Alternativa e parë: Kosova të ecë drejt anëtarësimit në OKB.

    Alternativa e dytë: Kosova të ecë drejt Tiranës ose Shkupit.

    Në rast se dështon alternativa e parë, për t’u anëtarësuar në OKB, atëherë, për të arritur të dytën: bashkim me Shqipërinë, brenda kufijve etnikë natyrorë të kombit shqiptar në shekuj ose me Maqedoninë, brenda kufijve të Dardanisë së dikurshme antike, duhet organizuar një referendum mbarëpopullor në Republikën e Kosovës, por, pasi të kemi siguruar 65 vota për të mos u bllokuar në start dhe pasi të kemi siguruar 97 vota për të mos u bllokuar drejt finales.

    Kjo do të ndryshonte kufijtë e Ballkanit.

    Shqipëria ose Maqedonia do të kenë fatin më të madh të bashkohen me Kosovën, sesa vetë Kosova si bashkangjitëse gjeopolitike e tyre.

    Historia, edhe në shek. XXI nuk do të mbetet peng i Serbisë dhe as e ardhmja e Ballkanit në zhvillim e integrim dhe e Evropës së Bashkuar nuk do të mbetet në dorën e Serbisë..







    Ramiz Lushaj

    Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Shqiptare

    të Studimeve Amerikane e Britanike,

    TIRANË


    Tiranë, 18.02.2009



    ramizlushaj@yahoo.com

    standard

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    KOSOVA NË OKB APO DREJT TIRANËS OSE SHKUPIT





    Kjo çështje ka vetëm një zgjidhje me dy alternativa, që mund të na çojnë apo mund të shkojmë drejt saj.

    Alternativa e parë: Kosova të ecë drejt anëtarësimit në OKB.

    Alternativa e dytë: Kosova të ecë drejt Tiranës ose Shkupit.

    Në rast se dështon alternativa e parë, për t’u anëtarësuar në OKB, atëherë, për të arritur të dytën: bashkim me Shqipërinë, brenda kufijve etnikë natyrorë të kombit shqiptar në shekuj ose me Maqedoninë, brenda kufijve të Dardanisë së dikurshme antike, duhet organizuar një referendum mbarëpopullor në Republikën e Kosovës, por, pasi të kemi siguruar 65 vota për të mos u bllokuar në start dhe pasi të kemi siguruar 97 vota për të mos u bllokuar drejt finales.

    Kjo do të ndryshonte kufijtë e Ballkanit.

    Shqipëria ose Maqedonia do të kenë fatin më të madh të bashkohen me Kosovën, sesa vetë Kosova si bashkangjitëse gjeopolitike e tyre.

    Historia, edhe në shek. XXI nuk do të mbetet peng i Serbisë dhe as e ardhmja e Ballkanit në zhvillim e integrim dhe e Evropës së Bashkuar nuk do të mbetet në dorën e Serbisë..







    Ramiz Lushaj

    Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Shqiptare

    të Studimeve Amerikane e Britanike,

    TIRANË


    Tiranë, 18.02.2009



    ramizlushaj@yahoo.com

    standard
    kjo Alternativa e dyte mu duk interesant
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Tema të Ngjashme

  1. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  2. Kombin shqiptar 7 milionësh në Ballkan e kanë mbuluar retë e zeza
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  3. Tifozët e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 22:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •